Mbi Peshkun

(English below)

Çfarë është Peshku Pa Ujë?
Peshku pa ujë është një projekt i nisur në Dhjetor të vitit 2003. Fillimisht, u nis si një projekt i Revistës Ezeta, por tashmë është kthyer në një nga faqet më serioze shqiptare në Internet.

Disa prej synimeve të kësaj faqeje janë:

  • krijimi i një hapësire për zhvillimin e mendimit kritik dhe medias qytetare e të pavarur
  • përmbledhja e ngjarjeve kryesore të kohës duke përfshirë materiale nga burime të ndryshme në një faqe të vetme
  • krijimi i hapësires publike për komente, përgënjeshtrime dhe informacione të mëtejshme nga publiku i gjerë
  • komentimi i lajmeve dhe shfaqja e gabimeve dhe influencave të interesave të ngushta të medias komerciale

Ky projekt mund të duket sikur shkel të drejtat e autorit. Në të vërtetë, duke krijuar lidhje me artikujt fillestarë, dhe duke referencuar cdo pjesë që marrim prej një burimi të caktuar, besojmë se respektojmë të drejtat e autorëve dhe gjithashtu ndikojmë në krijimin e një transparence përsa i përket medias shqiptare.

Peshku mirëmbahet nga:

Llukan Tako

Penar Musaraj
- Penari e nisi Peshkun si një projekt anësor të revistës ezeta në Dhjetor ‘03, por ka kohë që i kanë rënë bateritë. Design-et dhe redesign-et e faqes janë produkte të tij. Ka mbaruar universitetin për politikë dhe antropologji, dhe tani është bashkë-partner i CMS Lounge, nje kompani për web design. Jeton në Montreal.

Blendi Salaj
- Blendi, i diplomuar për median ne Boston, eshte kthyer ne Tirane qe ne 2008-en dhe punon tek Universiteti Marin Barleti. Blendi merret me fotografi artistike. Kohën për të shkruar tek Peshku ia vjedh gjumit. Jeton në Tiranë.

Gjithashtu, që nga versioni i ri, Peshku ka dhe një grup të ngushtë moderatorësh që kujdesen për komentet e faqes.


What is this site? 

Peshku pa ujë (fish without water) is an Albanian-language group blog. The project started in December 2003. Some of the key goals of this website are: 

  • to create a space for the development of critical thinking and independent citizen media
  • to recap the main events of the day from a variety of sources
  • to create a public space for the discussion, rebuttal and fact-checking of information by the general public
  • to expose narrow influences in the mainstream Albanian media

This site is run by Llukan Tako, Penar Musaraj and Blendi Salaj. For more information please contact via email: info@peshkupauje.com