Fajin nuk e kane gjithmonë te tjerët
Një ndër prirjet më tipike mes shqiptarëve është padyshim që të shahet politika dhe politikanët për problemet që përballen. Për hir të së vërtetës këto sharje apo përçmime janë në më të shumtën e rasteve të merituara mirëpo nga njëra anë nëse ngelen vetëm tek sharjet nuk zgjidhet gjë, dhe nga ana tjetër ato shërbejnë si manifestim i papërgjegjshmërisë sonë individuale ose si një arratisje nga bashkëfajësia.
Adri Nurellari, Gazeta Shqip
Kjo pasi nëse do bëjmë një ndarje artificiale kategorish bazuar në sfera veprimtarie, del qartë që pandershmëria apo kalbësia nuk është ekskluzivitet vetëm i politikës, por është po aq në mos më shumë e lulëzuar në të tjerë sektorë të jetës, madje edhe në ato sektor që zakonisht apriori duhet të kishin përbrenda më shumë virtuozitet, rigorozitet apo moral. Kështu po të marrim si fillim shoqërinë civile, instrumentalizimi politik, varësia ndaj agjendës së diktuar nga donatorët e “jashtëm” si dhe mungesa e transparencës së administrimit të buxheteve, mungesa e vullnetariatit apo misionit të qartë të organizatave nuk e bën këtë sektor të tretë më pak të përlyer se politika. Po të shihen institucionet fetare ku, helbete, morali e pastërtia pretendohen të jenë të nivelit superior, shikojmë që shpesh institucionet fetare tona janë zgjatime të interesave të huaja, servile ndaj sponsorizuesve financiar që vijnë nga jashtë dhe hera herës me konflikte të ndezura meskine të brendshme. Bota akademike pastaj është një kusur më vete, me ndonjë përjashtim të rralle të ndonjë individi virtuoz, apo ndonjë institucioni që ende ka ngelur oaz, në përgjithësi karakterizohet nga plagjiarizmi, seniliteti , steriliteti, mediokriteti e ryshfetet për provimet. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për median, ku me përjashtime të rralla, pamundësia për të nxjerrë para drejtpërdrejtë nga reklamat, apo abonimet e shitjet, ka bërë që media shqiptare të ketë një varësi tek interesa të tretë të pronarëve përkatës, të cilët shpesh e instrumentalizojnë institucionin mediatik që zotërojnë për të bërë shantazh, shtënë në dorë favore ose për të siguruar imunitet.
Sharja apo përçmimi i politikanëve është një gjë që mund të bëhet shumë lehtë pasi nuk kërkon mundim të madh, mirëpo konkurrimi, zëvendësimi, ndryshimi i tyre është një gjë shumë më e vështirë për t’u realizuar, mirëpo kur vjen tek këto të fundit njerëzit tërhiqen. Megjithatë nuk pritet që të gjithë të kenë dellin e politikanit që të garojnë për të rivalizuar ekzistuesit. Gjithsesi të gjithë individët kanë një rol në shoqëri. Fakti që për shumicën nga ne është e vështirë e mbase e pamundur që personalisht të zëvendësojmë apo ndryshojmë lidershipin politik nuk do të thotë që të mos bëjmë asgjë. Edmund Burke dikur thoshte që nuk ka gabim më të madh sesa të mos bësh asgjë sepse mendon se i vetëm mund të bësh shumë pak. Në fakt zhvillimi i shoqërisë vjen pikërisht si agregat i atyre shumë pak gjërave që ne si individ bëjmë. Mund të bëhet shumë edhe pa qenë politikan, duke punuar me ndershmëri, rigorozitet e përkushtim nëpër punë të ndryshme që i përkasin të tjerave sfera të jetës.
Nuk është qëllimi i këtij artikulli ti bëj apologji politikës, por që të nxjerrë në pah fenomenin e bashkëfajësisë si një ndër faktorët kryesor që bën të mundur jetëgjatësinë e një sistemi, politike apo gjendje të padrejtë. Për të kuptuar mirë sesi funksionon një sistem i mbështetur tek padrejtësia, do ishte e përshtatshme që të shihej literatura që trajton totalitarizmin dhe konkluzionet e nxjerrë nga disa nga ekspertet më të mirë të fushës si Raymond Aron dhe Hannah Arendt. Sipas tyre sistemi nazist nuk bazohej thjesht ne dhune, terror, kontroll e propagande, por mbështetej edhe tek bashkëfajësia e qytetareve te cilët qëndruan mënjanë dhe me indiferencën ose përfshirjen e tyre sado të zbehte bënin të mundur që nazizmi të lulëzonte. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qindra mijëra njerëz të cilët në vetvete ishin rob të urtë, që zbatonin ligjin dhe ishin të sjellshëm por që nuk lëvizën asnjë gur kur bashkëqytetarët e tyre ishin duke u masakruar. Në fakt këta njerëz justifikojnë pasivitetin e tyre duke mohuar çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë e duke ia mveshur fajin vetëm Hitlerit dhe hierarkisë naziste. Mes këtyre njerëzve bënin pjesë makinistët apo trenistët që çonin trenat me hebrenj për t’u masakruar në Aushvic. Pa këta individë ato trena me siguri nuk kishin për të lëvizur.
Mirëpo po qe se ata nuk do të kishin heshtur ai sistem nuk do të kishte funksionuar dhe tek kjo logjikë është mbështetur edhe ideja e mosbindjes civile e praktikuar nga Mahtma Gandi dhe Martin Luter King. Ky i fundit deklaronte që nuk mund të të hipi kush sipër nëse ti nuk përkulesh dhe bënte thirrje që njerëzit të bënin rezistencë jo të dhunshme ndaj qeverisë. Mosbindja civile nënkuptonte ndërmarrjen e një veprimi në mënyrë të ndërgjegjshme duke rrezikuar ndëshkim ligjor por me qëllim që të thyej një prirje apo zbërthejë një sistem. Kjo është arsyeja pse Roza Parks në 1955 me vetëdije e kurajë qytetare vendosi që të mos i bindej rregullave raciste duke mos pranuar që të braktiste sediljen e saj në autobus për t’ia lënë vendin një pasagjeri të bardhë. Me këtë akt ajo ia doli që të dramatizojë një çështje të zakonshme në atë farë mase, sa nuk mund të injorohej më.
Lidhjen mes bashkëfajësisë dhe një sistemi e kishte kuptuar mirë gjenerali fashist Alfred Stroessner, i cili ia doli që ta sundonte Paraguain si diktator për 45 vjet jo vetëm nëpërmjet dhunës, por duke instrumentalizuar elementin e bashkëfajësisë. Ai udhëzonte bashkëpunëtorët e vetë që ta përhapnin korrupsionin, të joshnin sa më shumë njerëz që të ngjyenin gishtin, dikush më shumë e dikush më pak por që të gjithë të bëheshin palë, në mënyrë që asnjë të mos kishte të drejtë morale e gojë për të folur e për të ngritur krye.
Për ilustrim në rastin e Shqipërisë pak më shumë kurajë qytetare mbase do të përkthehej në një evitim të Gërdecit dhe ndalimin e korrupsionit apo abuzimit politik. Kështu nëse gjeneralët, inspektorët e shëndetit, inspektorët e punës apo të tjerë zyrtarë të niveleve të ulta të cilët në punët e tyre të përditshme kanë firmosur dokumente apo mbyllur një sy duke toleruar ndërtimin dhe funksionimin e asaj fabrike të vdekjes,; do të kishin rrezikuar postin e tyre të punës duke zemëruar eprorët e nëpërmjet mosbindjes ndaj urdhrave të paligjshëm e abuziv për hir të profesionalizmit dhe ndershmërisë atëherë mbase ajo tragjedi nuk do të kishte ndodhur. Këta individë të posteve të ulta me heshtjen e tyre janë bashkëfajtor, dhe pavarësisht se mund të ketë në të ardhmen një ministër apo gjeneral të ndëshkuar, janë dhjetëra ofiqarë të tjerë të thjeshtë që puna i ka lidhur dhe i ka vënë në dijeni për atë rrezik por që nuk bënë zë dhe për rrjedhojë janë palë në krim.
Dhe nuk është puna vetëm tek ata zyrtarë të cilët po të kishin pasur pak më shumë kurajë dhe profesionalizëm në mos do kishin ndaluar Gërdecin, të paktën do të kishin drejtuar gishtin tek ai problem e tashmë do mund të flinin të qetë me shprehjen “e thashë dhe shpëtova shpirtin tim”. Bëhet fjalë për më gjerë, për një prirje masive të shoqërisë sonë ku indiferenca, pasiviteti, dëgjueshmëria, përulja, përfshirja, implikimi janë bërë pjesë e jetës së përditshme, dhe janë këta njerëz të thjeshtë që nuk e kuptojnë se me këtë bashkëfajësi janë shndërruar njëherazi në xhelatë dhe viktima. Kjo është një ndër arsyet pse anëtarët e shoqërisë sonë i presin ndryshimet nga lartë, si me shkopin magjik të Merlinit, janë në kërkim e pritje të një lideri shpëtimtar, të iluduar se zhvillimet politike pozitive janë te mundura vetëm falë vullnetit të ndonjë lideri energjetik e të papërlyer por pa kuptuar se ndryshimet janë rezultat i një konteksti shume me te gjere konjuktural ku ata janë aktor thelbësor. Pra nuk është e thënë që individët e shoqërisë sonë të jenë ose flamurmbajtës në krye të betejës ose hiç fare, ka mundësi të ndërmjetme për ta ndryshuar vendin tonë nëpërmjet kontributit personal, papajtueshmërisë nëpërmjet një lloj heroizmi të përditshëm që nuk shpërblehet me lavdet dhe famën që merr një politikan, por që gjithsesi meriton po aq kurora dafinash për rëndësinë që ka. Këtu bëhet fjalë veçanërisht për ata që deri tani vetëm kanë derdhur vrer me tërsëllim ndaj politikanëve por që kur atyre personalisht iu është dhënë mundësia për të abuzuar nuk kanë nguruar. Sepse ata kanë aplikuar vetë një filozofi hajduti e tipit “po nuk e vodha unë dikush tjetër do ta vjedhë prandaj më mirë po e vjedh vetë sesa ta vjedhë tjetërkush”. Kjo do të thotë që secili duhet ta shoh veten si aktor e jo si populli që na qenkërka gjithmonë i pafajshëm e ku faji e përgjegjësia ngelet gjithmonë jetim. Politikanët kanë shumë përgjegjësi dhe do ishte mirë që politikanët e këqij të largoheshin dhe zëvendësoheshin, përveçse të shaheshin. Mirëpo kjo gjë nuk do të thotë që ne thjesht të eksternalizojmë përgjegjësitë individuale dhe ta quajmë veten të larë në këtë situatë. Përkundrazi çdo individ ka një rol, duke aplikuar një etikë, ndershmëri apo përgjegjësi individuale në pozicionet apo veprimtaritë e përditshme mund të jepej kontributi i parë i individëve të shoqërisë shqiptarë për t’i bërë ballë kësaj epidemie kriminalizimi të shoqërisë sonë.


30 June 2008 @ 1:32 pm
Zoti Nurellari fajin e ka politika e qelbur 17-vjecare ne shqiperi… Kaq dhe pike…
Artikulli juaj shume cilesor por nuk ka lidhje me Shqiptaret fatkeqesisht!!!!! Mbase per anglezet do ishte debat tjeter..
30 June 2008 @ 2:42 pm
Problemi qendron kush u be me pare veza apo pula. Pra beri pula vezen apo veza pulen. Eshte sistemi shoqeror ( politika, qeveria, parlamenti etj) dhe njerezit qe e drejtojne ate qe bejne shoqerine civile te ndergjegjshme dhe per pasoje sipas Nurellarit dhe faji eshte i politikaneve sic thote Leon me siper , apo eshte shoqeria jone civile ajo qe krijon sistemin politik dhe njerezit qe e drejtojne ate dhe perpasoje ajo eshte fajtore apo bashkfajtore e gjendjes se Shqiperise sot sipas Nurellarit.
) apo Spanja ( Kampionja e re e EURO 08 pas 44 vjetesh
). Ne keto vende pula dhe veza kane qindra vjet qe jane krijuar dhe sot pyetja kush erdhi ne fillim pula apo veza ska me vlere. Atje dihet qe pula ben vezen dhe nga veza del pula qe prap ben veze e keshtu me radhe. ne rastin tone ne nuk dime nga te fillojme. Te behet me pare pula qe te bej veze apo te kemi nje veze qe te bej pulen.
Problemi do te ishte i thejeshte ne vende si Anglia, SHBA, Gjermania ( qe humbi kampionatin Evropian
Per kete duhet pare historia e ketyre vendeve, mbase per te pare se kush u be me pare sistemi civil dhe pastaj ai politik apo ai politik e pastaj ai civil.
Ne tere keto vende ne fillim kishte nje sistem politik qe me ane te forces edukoj ne keto vende sistemin civil. Sistemi politk mbase nuk ishte i perkryer ( nuk mund te quhet pule ne kuptimin e vertet te fjales por ishte nje kafshe qe bente veze si te thuash gjysme pule) ky sistem filloj te krijojne nje shoqeri civile, mbase jo te perkryer por me tipare te shoqerise qe kemi sot. Dalngadale ky sistem civil filloj te kete presion mbi sistemin politik qe sic thashe me lart nuk ishte ky shikojme sot. Keshtu qe me krijimin e ketij sistemi civil dhe me perfeksionimin e tij presioni per te perfeksionuar sistemin politik shtohet dhe keshtu dora dores gjerat ne keto vende kane ndryshuar dhe vijme atje ku jemi sot ne keto vende. Shikoni historine e wild west ne SHBA. Sherifa apo marshalle qe vendosnin me kobure dejtesine, shume mbase dhe te pafajshem u denuan por shume me shume hajdute e kriminele u vrane e u denuan. Njesoj ne Gjermani apo Spanje me inkuziocionin katolik.
Raste me pastra jane Turqia dhe Greqia. Kujtoni Ataturkun ne Turqi, si ai shkeli kushtetuten Turke per te krijuar shtetin Turk modern qe kemi sot. ( Shkelja e kushtetutes behet vetem nga sisteme politke jo te mira) Ndersa greqia kujtoni gjeneralet e zinj, qe vrane e prene nen preteksin e luftes kunder komunizmit, por qe kthyen greqine nga nje vend i epitetuar si hajdutet e Evropes ne nje vend anetare te BE dhe e krahasushme deri diku me vendet e tjera BE.
Nisur nga keto shembuj une mendoj se eshte Evolucioni revolucionar dhe jo Revolucioni i mirfillte ai qe ben ndryshimin e shoqerise politike dhe asaj civile ne nje vend. Kjo fillohet nga krijimi i sistemit civil per te cilien kekrohet nje sistem politik. Ne lidhje me pyetjen e puse dhe vezes fillohet nga gjysma pula ( jo gjysma gjeli shqiptar se gjeli nuk ben veze) dhe eshte kjo gjysma pule qe ben vezet qe evulojne ne pula te mirfillta qe duam te kemi ne shqiperi.
Nga sa thashe me siper do te duket sikur eshte sistemi i sotem politik qe kemi ne Shqiperi eshte ajo gjysma pula qe mund te evuloj ne pule. Une mendoj se JO. Sistemi i sotem eshte nje gjysme gjel, qe nuk ben veze qe nuk ka te ardhme, qe eshte desitnuar te zhduket, sepse ai nuk krijon asnje premise per lindjen e nje sistemi civil shoqeror te evoluar, ne fakt sistemi i sotem e ka vrare sistemin civil shoqeror. Duke ndihmuar korupsionin, duke kercenuar e zhdukur cdo inisjative civile shoqerore gjysma gjeli i sotem politk ( nuk eshte as gjel por gjysma gjel se nuk eshte as mbreteri apo diktature e mirfillte) Keshtu shqiperise i duhet nje gjysme pule. Nje sistem politik i eger dhe i ashper mbase jo aq shume demokratik ( pule) sa ai i Anglise, Gejrmanise, Spanjes apo SHBA, por i afte te krijoj bazen e nje shoqerie civile mbase jo aq te pregatur dhe aktive si ne Angli Gjemnai Sopanje apo SHBA por aq akive sa te kerkoj ndryshimin e sistemit politik ne pule te verte. Dhe kjo nuk behet me gjysma gjelet e sotem, por kam frike as me gjysma vezet e G99 liberale. Nuk mund te kesh pjellori nga nje veze qe nuk eshte e plote, ajo eshte e destinuar te zhduket njesoj si gjelat pa pulat. Prandaj nuk kam besim as tek G99cat e rinj si alternative e Nurellarit, duke besuar se te gjithe jane dakort qe nuk duhet patur besim tek gjysmagjelat e politikes egzistuese. Keshtu per artikullin dua te them se Nurellari nuk ka te drejte kur e ben shoqerine civile bashkfajtore ne gjendjen e shqiperise sot, Ajo shoqeri aq di dhe aq ben, mentaliteti anadollako-komunist 550 vjecar nuk e ka lene te zhvillohet ne shoqeri qe mund te krijoj nje sistem politk te mirfillte demokratik pro zhvillimit te shqiperise. Dakort qe kjo shoqeri ka rolin e saj ne kete zhvillim por kjo nuk do te thtoe se ajo eshte fajtore.
Faji ne kete rast eshte i atyre individeve paksa idealiste, paksa egoiste, paksa realiste, qe duan dhe kane mundesine te krijojne nje force politike qe do te influencoje ne krijime shoqerise civile. Faji eshte toni qe dime dicka me shume se sa shoqeria “civile” shqiptare, dime me shume se sa populli turme, qe sot leviz sot si miza pa koke nga ta drejtoj gjysmagjeli shterp politik shqiptar
30 June 2008 @ 3:36 pm
Duhet te flasesh me emra te pervetshem Ardi perndryshe eshte dallavere kafenesh dhe i humbet vlerat.
30 June 2008 @ 7:39 pm
Ne fakt Adri Nurellari, ka nje fare te drejte, dhe ashtu eshte qe pjesa dermuese e shoqerise behet bashkfajtore, mirpo duhet zbuluar se pse, nga kush vjen kjo gjendje, dhe une mendoj se kjo i ka shkaqet tek gjendja emocionale qe e pershkon individin perball nje fenomeni. Kuptohet e ndikuar kjo dhe nga kultura e tij qe i percakton dhe karakterin. Ka individe qe nuk e durojne nje vrasje ndaj nje grupi njerzish, apo shtypjen, mirpo ka te tjere qe i quajne si te nevojshme, apo nuk marrim rastin ekstrem, vrasjen, por torturen apo vuajtjen ekonomike, apo ngritjen e çmimeve, apo padrejtesite e nje kaste, dhe shohim qe disa rrine urte, disa ngrejne krye, dhe kjo gje shihet thuajse tek te tera shoqerite. Eshte ne fakt nje teme interesante ku studimi mbi keto shoqeri dhe kasta politike, duhet marre/studiuar ne raport dhe me % apo thellimin e krimit apo padrejtesise, se sa mban mbi kurriz njeriu/shoqeria.
30 June 2008 @ 7:42 pm
Nuk e di pse me del flamuri amerikan kur une jetoj ne Belgjike.
30 June 2008 @ 10:38 pm
Shikoni mbase ju sqaron me mire Mr. Carlin
http://www.youtube.com/watch?v=0u6lCBnRoHQ30 June 2008 @ 10:52 pm
eh mer deni….
dje po e shifsha edhe une ket….
I like this GC! Se ky, edhe po nuk pat te drejte, ta ben trunin me mendu…..
30 June 2008 @ 11:22 pm
Carlin, rest in peace, big Man!!!
30 June 2008 @ 11:46 pm
Adrin xhan xhan po ketu e ka bo skuthllikce. Ne Shqipni eshte blloku qarkullimi dhe pergjegjsi per kete ka dhe Adri vete. Qenia e Berishes atje eshte ajo qe po e mben ate vend peng. Adri para se te ma vere fajin mua si popull, te me thote nje here pse e mbylli gojen kur e zbuan nga kryeministria? Pse nuk tregoi ate integritet qe tani e kerkoka nga shqiptaret e thjeshte? Pse nuk e dha shembullin Adri duke dale ne publik e thene tek e tek e tek
qe Berisha eshte ky e ky e ky? Pse nuk ja hapi pak syte popllit Adri? Adri kontribuoi ne imazhin e 2005 qe i dhe fitoren ketij bajraktari injorant. Nuk e vrau aspak ndergjegja sa ta bente te dilte e tu thoshte publikisht njerezve te verteten per “ndryshimin” e Berishes?
Jazek
E tani me tregon mua se si duhet te sillem qe te marr kuroren e dafinave
1 July 2008 @ 8:46 am
Tironso ti je duke bere tre skuthlliqe 1) je duke e sulmuar personalisht Nurellarin ne vend qe te diskutosh shkrimin 2) je duke mashtruar se nga kryeministria ai ka dhene doreheqjen bashke me Hasimen, nuk eshte debuar 3) kritika per kete qeveri ai ka pasur boll neper shkrime te tjera. Pastaj kur behet fjale per ti hapur syte popullit po ia fut kot fare plake se ma merr mendja fakti qe ai eshte i pranishem ne media ta hedh poshte ate qe thua. Une e kam pasur pedagog tek gazetaria dhe di te them qe edhe pse nuk pajtohem me idete e tij te djathta dhe si ty e quaj fajtor per kthimin e monstres Berisha, tek filoqyli ka qene nder te paktit pedagog rigoroz e te ndershem.
1 July 2008 @ 9:34 am
emigrant, nese nuk e ke pare, te sugjeroj fort “Complaints and Grievances” e ke ne google video,
http://video.google.com/videoplay?docid=-7788172958854389750&q=george carlin&ei=zOtpSIz7OYf62wLOrdTZDQ&hl=en1 July 2008 @ 9:47 am
Shume drejte qendrojne arsyet e Carlin,qe ne ankohemi kot, sepse jemi vertet pergjeqsit qe sollom ne pushtet,nje kryeminister qe ka kaq vite qe i bi me dor,dhe abuzon me pushtetin qe i kemi dhene ne vete atij,perdora nje gjuhe te ngjashme me ate te Georg Carlin, te cilin po e shoh per here te pare ,fal peshkut ,rofte peshku pa uje !
1 July 2008 @ 11:43 am
Ardito, s’po boj skuthllik fare plako.
1. Nuk po sulmoj Nurellarin, po po kerkoj qe para se t’ia vere fajin shoqerise se kalbur te thote me falni o njerez se une isha nje nga ata qe i vura makiazh Berishes.
2. Kur dha “doreheqjen” duhet te kishte dale ne media e te thoshte pse qysh tek e dha dhe mos pranonte sqarimin e kryeministirse qe do bente doktorature ne nje universitet prestigjioz. Pak me shume ‘balls’ plako meqe po i kerkon nga te tjeret.
3. Kritika per kete qeveri ka pas nga te gjithe, po ai ka qene ne nje pozite qe di me shume dhe mund ti beje me te bazuara e jo llafe kot me kot. Mos te na beje analistin po ti tregoje popllit detaje qe nuk i dine Muc Nano e kompani.
Nuk e ve fare ne dyshim ndershmerine akademike te Adrit, biles e respektoj shume per kete. Une po kerkoj dicka me shume nga ai, meqe edhe ai e kerkon me shume nga une si popull.
1 July 2008 @ 5:58 pm
Snikersi me ne fund eshte bere popull… mireseerdhe ne rradhet tona!!!
Artikulli ishte cilsore… po ishte me te frazen kur hidhje ndonje gure ne moshe qumshti “ti bi kujt ti bi, vetes time mos i bi”
Po ai universiteti famshem… europiani… apo thuaj…
ahhh ju jeni njerez desku mo shoku… doni me ndryshu shqiptarin nga desk-u.
Shqiptarin spo e ftillon dot as italia as zvicra as usa…
Ishalla po “heqin nga puna” (posti) sa me shume si puna ketit, qe ti shfryn nervat neper forume…
1 July 2008 @ 6:54 pm
Per mu i thote mire por ne menyre SPEKULATIVE.
:)
.
Koha e gjate e kaluar mbi LIBRA e ka mbushur me teza e kuptime te shumellojta qe as vete tani nuk di se ku e kane origjinen….por rendesi ka qe jane te verteta dhe une do ti referohem vetem nje teze ose thenie(THEMELIT te te GJITHE PRURJES) per te thene se nga e thena ne te bere na ndan nje LUM i tere.(ose dhe DET
Ja c’thote si “gjithnje” ARDI:
“”"”"Bëhet fjalë për më gjerë, për një prirje masive të shoqërisë sonë ku indiferenca, pasiviteti, dëgjueshmëria, përulja, përfshirja, implikimi janë bërë pjesë e jetës së përditshme, dhe janë këta njerëz të thjeshtë që nuk e kuptojnë se me këtë bashkëfajësi janë shndërruar njëherazi në xhelatë dhe viktima”"”"
Ja dhe nga e ka nxjerre kete konkluzion:
(Soc.) ””e ndertojne masat…. Partia i ben te ndergjegjeshme ato”"”.
Eshte KOMPLET SHEKULL i RI ne te konceptuar e per rrjedhoje ne te PRURE ne se desheron dhe mendon se me te vertete do te jesh deri diku nje PINK FLOJD i “sistemit edukativ”…Ne te kundert merr DANKON e GORKIT perzieje me Vargjet e MAJAKOVSKIT ngjyeje pak me FROM dhe futi dhe si shkarazi ndonje FROJDIZEM dhe gjithnje ke thene DICKA dhe JO KEQ…sidomos ne kohen e PA BOSHTESISE ose TE HARDALLOSJES se MENDIMIT…..