Login



Register

Estonia bën zgjedhjet me Internet

Ndërsa shikojmë se sa mbrapa jemi me zgjedhjet në Shqipëri, disa nga shfajësimet e shpeshta mund të jenë që jemi demokraci e porsadalë nga komunizmi, apo jemi popull i varfër. Sa herë që dëgjoj shpjegime të tilla më kujtohet shteti i Estonisë dhe sa shpejt kanë përparuar ata pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik. Tani Estonia transmeton mbledhjet e parlamentit në Internet dhe kanë arritur deri tek bërja e zgjedhjeve me Internet.
Shteti i Estonisë do të jetë vëndi i parë në botë që do të lejojë votim nëpërmjet Internetit për zgjedhjet parlamentare më 4 mars. Gjithashtu për herë të parë lejuan votimin me Internet për zgjedhje lokale më tetor 2005, ku morrën pjesë mbi 10.000 votues elektronikisht.
Sistemi elektronik i votimit u provua dhe disa ditë më parë nga 3.925 votues të cilët zgjodhën midis 10 kafshëve si dreri brilopatë, dreri (brijolopatë :) dhe derri i egër për mbretin e pyllit. Votimi bëhet duke përdorur dy fjalëkalime dhe një kartë identiteti me çip elektronik i cili lexohet nga një pajisje e lidhur me kompjuterin. Kushtet për këtë gjë janë në favor pasi 41% të familjeve në Estoni kanë kompjutera dhe rreth 850.000 shtetas kanë karta identiteti (një përqindje e madhe kur mendon që 1.06 milionë votuan në zgjedhjet lokale).

Sistemi pranon votimin e disahershëm në Internet por vetëm vota e fundit vlen. Gjithashtu nëse dikush voton në person vota e Internetit zhvleftësohet. Kjo edhe mund të jetë problematike për fshehtësinë e votës pasi votimi bëhet nëpërmjet një kodi por dikush edhe mund ta dijë përkatësinë e kodeve.
Një zhvillues kryesor i programit të shumëpërdorur në Estoni, Skype, thotë “Një nga shpjegimet më të shpeshta të dhëna për përqafimin e teknollogjisë nga Estonianët është se çdo gjë duhet bërë nga fillimi këtu”.

Bazuar tek artikulli nga Reuters nëpërmjet CNET.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2007 @ 6:18 am

    Eh o Dor sa mbrapa jemi ne keto ceshtje :( Ne jemi akoma tek mungesa e dritave, jo me te veme tek votimi ne internet. Mire Estonia me 1 milion votues por ka raste si Brazili ku perdoret nje sistem votimi elektronik i cili ne vitin 2000 perballoi 110 milione votues.

  2. Genty Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 February 2007 @ 6:54 am

    Po te kete vullnet dhe deshire per zgjedhje te lira, kjo realizohet edhe ne Shqiperi. Veshtiresia qendron qe nga maja e zhvillemeve, KQZja, qe eshte e lidhur ngushte me klanet politike ne vend qe te jete thjesht nje rregullator dhe organizator i zgjedhjeve dhe gjersa “arbitri” eshte gjithmone i influencuar te favorizoje ekipin qe luan ne fushen e saj, spektatoreve u humbet deshira dhe respekti per kete loje. Kjo lloj procedure do te favorizonte edhe votat e Shqiptareve qe jane jashte Shqiperise, sepse dihet qe mbi 20% e elektoratit eshte jashte kufinjve te vendit.

  3. eizo thotë:

    22 February 2007 @ 9:05 am

    estonia eshte nje shtet qe don neve shqiptareve te na shohe te vdekur dhe ju rrini beni mendime ketu mbi estonine ………………ne kohen e luftes se kosoves ishin ata te paret qe i quajten uck terroristen duke ja zgjatur keshtu jeten politike kriminelve serb ……..dhe rrime ketu dhe flasim per shtete sllaviste …skandal

  4. pppp thotë:

    22 February 2007 @ 9:36 am

    Te gjitha keto te dhena mbi Estonine jane shume interersante. Po duhet shtuar qe Estonia ka vite qe eshte e gjitha e mbuluar me Wireless. E nuk kemi pse te shkojme aq larg. Maqedonia qe eshte fare prane nesh eshte 98% e mbuluar me Wireless. Kurse vendi yne i dashur fitoren e tij te madhe ne fushen e internetit e ka arritur duke mbuluar 100% te territorit rreth Piramides (Tirane) me Wireless.
    E ato pak linja interneti qe njerezit kane neper shtepi perdorin akoma linjen normale telefonike me modem.
    Ne kete moment ka filluar po shtrihet Abissnet por cmimet jane shume te larta.
    Eshte e kote qe shteti yne harxhon 25 milion dollare per te blere porta interneti (qe akoma nuk e kam kuptuar se cdo te thote?) per shkollat fkur are mire mund te kishte mbuluar gjithe territorin me WiMax.
    E mbi te gjitha ne Shqiperi duhen vite per te perhapur nje kulture te vertete te perdorimit te teknologjise dhe internetit pa harruar problemet e energjise dhe mbi te gjitha te trurit shqiptar qe eshte mesuar tashme te funksionoje vetem mbrapsht.

  5. big brother thotë:

    22 February 2007 @ 9:38 am

    Une kam takuar njerez nga estonia qe merren me teknologjine. Jane vertet duke punuar shume ne kete drejtim. Ata e kane vendosur ta perdorin teknologjine si avantazh konkurues. Edhe per ne autobus perdornin karten e ID ne vend te abonese :-) Duan te behen dicka si Finlanda ne mos me mire. Por mos e perceptoni si vend ish-sovjetik. Ata jane si kusherinj te suedezeve apo finlandezeve. Jane dhe vend i vogel dhe kostoja e ndryshimeve teknologjike eshte me e ulet dhe me me pak risk sesa ne vendet e medha dhe te zhvilluara.

  6. peshkaqeni thotë:

    22 February 2007 @ 3:39 pm

    Eizo më bëhet shumë qefi që je shumë i ndjeshëm për cështjen e Kosovës, por e ke gabim që mendon se estonët janë sllavë. Ata së bashku me letonët dhe estonët janë skandinavë pavarësisht se që nga viti 1918 deri më 1990 kanë qenë të pushtuar nga rusët sllavë. Për sa i përket zgjedhjeve mendoj se jo vetëm estonët që janë pak dhe brazilianët që janë shumë, por edhe india që janë gjysma e botës (më shumë se 1 miliard dhe që nuk kanë buk të hanë) i bëjnë zgjedhjet me internet. Duket si paradoks, por është e vërtetë…
    Ne shqiptarët nuk kemi arritur tek interneti, por të paktën ti bëjmë me letërnjoftime si shumica e botës.

    Shënim: Bota ka mbi 6 miliardë banorë

  7. Pjer Thomas thotë:

    22 February 2007 @ 7:41 pm

    Estonezet djema, jane skandinave dhe sistemin e internetit e kane falas, siç kam pare nje emision per ate vend. Vend me prespektive.

  8. eizo thotë:

    22 February 2007 @ 8:01 pm

    pjer une kam folur me nje suedez dhe ai me ka thene qe nuk jane skandinave por kanne pasur gjithmone ndihmen e mbretit te suedise

  9. Beli thotë:

    22 February 2007 @ 9:15 pm

    Estonia eshte 1.5M popullsi te rregjistruar nder keto 500 mije jane Rus. Popullsia e mbetur ne Estoni eshte plot me victima me side the pleq e plaka ….se rinia eshte ne mergim. Dhe prejardhja e Estonesve nuk eshte ruse, gjuha e tyre ka te njejten rrenje me Finlanden dhe Hungarine.

  10. Pjer Thomas thotë:

    23 February 2007 @ 7:01 pm

    Eizo, gjuha e tyre eshte (siç thote dhe Beli) e perafert me Filandishten dhe pakez me Hungarishten. Nuk jane 500 mije rus por 200-300 mije, dhe nuk kane shum emigracion po ta krahasosh me fryme per popullsi, nuk ka shume me Side ne krahasim me vende te tjera, jane komb i larte, social, fleksibel, dhe i la mbrapa sistemi rus se ata do ishin si Filanda tani po te mos ishin pushtuar nga Stalini. Per politik dhe ekonomi , pyesni plakun/babain, se jua tregon ai te gjitha, dhe mos shihni komentet me tifozllik :-)

  11. Kotherja thotë:

    24 February 2007 @ 12:40 pm

    Edhe mund te behen ne Shqiperi. Nuk ka asgje qe nuk shkon ne parim, por ne realitet mund te na behet lemsh fare.

    Iu kujtohet qe si bicim projekti i nje dysheje QJA-en per publikimin online te rezultateve te zgjedhjeve ?

    E mbaroi misionin, dhe e ka lene pergjysem projektin ose ka vendos rezultate GABIM. Lemsh rezultatet. ( para te cuara dem tha DIKUSH ne fillim )

    P.sh, Lezhen e ka nxjerr skandal fare me minus ofro 30 % te votave per keshillat bashkiake!

    Korcen e ka mangut me - 6%,

    Beratin me - 9% te votova pa argument.

    Qe mos vazhdoj me te tjerat se humbasim kohe.

    Edhe kur behet nje sonazh i thjeshte dhe rezultati ka me shume saktesi se ky projekti qe kishte ne qarqe . ( sipas tyre vezhgues ne KQZV )

  12. Cheney thotë:

    24 February 2007 @ 1:21 pm

    nuk ka rendesi mjeti por menyra e kontrollimit te mjetit..

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.