Ese për mendimet dhe ndjenjat që mund të ngjallë fytyra dhe kuptimi që i jep fjalës qen dikush që mendon se qeni është kafsha më besnike e njeriut
Megjthëse qeni është kafsha më besnike e njeriut, këtij të dytit i erren sytë kur e emërtojnë si të parin. Në fakt, varet nga situata kur bëhet ky lloj përcaktimi, krahasimi ose ofendimi etj., dhe nga zgjuarsia e shenjuesit dhe të shënuarit. Puna e besnikërisë është diçka tjetër.
Dy njerëz shajnë njëri-tjetrin ‘’qen’’ nga një trotuar në tjetrin njëkohësisht dhe kuptohet që janë të dy pak të zgjuar (njëlloj me njëri-tjetrin). Në qoftë se i shtojnë nga mbrapa ‘’i zgjebosur’’ harrojnë se edhe ata mund t’i vizitojë zgjebja shumë natyrshëm.
Nëse njëri prej këtyre dy njerëzve do të ishte shumë më i zgjuar se tjetri, do të ishte i pari që do të thirrrej qen dhe nuk do të kthente menjëherë përgjigje, por do të mendohej një çast, të zgjatur për veten dhe të shkurtër për tjetrin. Do të ndërmendte njëherë të gjithë llojet dhe racat e qenve me të cilët mund të krahasohej (një njeri i zgjuar dhe i varfër do të zgjidhte të ishte një qen shtëpie i tredhur që do të hante çokollata dhe salçiçe). Sikur të ishte një qen rrugësh i vërtetë, i lirë, i pazot dhe pa nevojën për të qenë besnik i dikujt që të mbijetojë, do të kishte të njëjtat shanse për të zgjedhur dhe për t’u ruajtur nga armiqtë e shumtë njësoj si ai njeriu i zgjuar, por i varfër. Çdo lloj tjetër qeni të ishte do të shihte vetëm bardh e zi dhe do ta kishte një zot, të cilit do t’i qëndronte besnik, sepse është në natyrën e tij (qenit) që të jetë i tillë (besnik) dhe të përshtatet (të mos harrojmë kohën kur njeriu dhe qeni akoma nuk bashkëjetonin, këtu qeni merr edhe nga i ati; kur thuhet përshembull “qen bir qeni!’’).
Në qoftë se njeriu (ky njeri) do të zgjidhte të ishte një qen i tërbuar dhe të kafshonte, përveçse njeriut tjetër në trotuarin përballë, edhe të zotin (duke ia futur sa krahu dhe zhgënjyer këtë të fundit për besnikërinë e vet, por dhe duke e tërbuar pastaj), do të mendohej akoma më shumë, sepse ai e di mirë se qentë e tërbuar gjithmonë i vrasin (shoqëria i merr masat mirë për raste të tilla).
Njeriu nuk përgjigjet, por buzëqesh me ironi dhe vazhdon rrugën e vet (duke mos menduar për llojet e tjera të qenve: të cirkut, me morra, ata që të zotët i quajnë fëmijë dhe i ledhatojnë për t’i hequr mërzinë vetes, qentë që përdoren për…etj.) as për kafshët e tjera si: urithi, zhaba, koala etj. Gëlltit gatishmërinë e vet për të rrahur njerëz e qen bashkë, besnikë e të mërzitur. Mëton se njeriu së pari duhet të braktisë shtrigërinë, pastaj i thotë vetes me zë të ulët: ‘’Unë nuk dua të bëhem zot qensh, as të kem një të tillë zot, prandaj po i flak surratit ekzistencën time këtij universi qensh!’’.
Ai që e quajti qen kënaqet për “fitoren’’ dhe baret drejt shtëpisë të luajë me qentë dhe fëmijët e vet…)
Njëherëenjëkohë, kafsha më besnike e njeriut nuk ishte qeni, por vetë njeriu…
http://www.arbenorhani.com


15 Maj 2007 @ 1:05 pm
ë ?
15 Maj 2007 @ 1:26 pm
ë !
20 Maj 2007 @ 5:22 pm
me thene te drejten nuk me duket gjetje e keqe kjo qe ke kapur.mbase mund te ishte trajtuar me gjere e me gjate.besoj se do meritonte me shume komente se kaq sa te kane shkruar.them se ne nje fare pike je perhumbur pak dhe paralelizmi nuk qendron teresisht ne kembe si ne fillim te krijimit,por…shpresojme te te shkoje me mire rradhes tjeter.ciao
23 Tetor 2007 @ 11:57 pm
Kësaj i përshtaten vargjet e mia që i bëra nga anekdota
U TAKUAN BABË E DJALË
Rraheshin dy veta në pazar
U afrua hoxha për t`i ndarë
Ata pastaj vazhduan me grindje
Ti je gomar, njëri i tha me bindje.
Ia ktheu pastaj i dyti të parit
Ti je gomar e i biri i gomarit
Kur i dëgjoi hoxha këto fjalë
Këta tha qenkan babë e djalë.