Elvis Presley, legjenda e Rock & Rollit

Kastriot Haxhiaj
Zeri i Amerikes
Uashington


undefinedMbreti njihej për karizmën, pamjen dhe talentin e rrallë….ai ishte një ikonë e kulturës amerikane pop ndërkohë që vdekja e tij bëri botën të mbante zi.

Vdekja e tij me 16 gusht 1977 e shokoi botën. Megjithatë shpejt u bë e qartë se kombinimi i punës së tij marramendëse, shtimi i peshës, depresioni dhe abuzimi i tepruar me drogën…e përshpejtuan vdekjen e tij.

Elvis Aaron Presley ishte njeri nga binjaket që lindi i shendoshe. Ai u lind në Tupelo Mississipi me 8 janar të vitit 1935 nga prinderit Vernon dhe Gladys Presley. Kur Elvisi ishte vetem 11 vjec, prindërit nuk mund të përballonin blerjen e një biçiklete që endërronte djaloshi por në vend të saj ata i blene atij një kitarë që kushtonte 12 dollarë çfarë do të shënonte edhe fillesat e muzikës për ate që do të behet Mbreti i Rock and Rollit.

Ndërkohë që karriera e tij lulëzonte, pas skenës ndodhte diçka tjetër…super ylli ishte i pakënaqur dhe kishte një manaxhment të dobët.

Me kërcënimet e njëpasnjëshme për tu larguar nga muzika….ai ju kthye përdorimit të drogës pasi u largua nga ushtria amerikane në vitin 1960 duke u fshehur nga publiku gjë që e çoi atë të bëhej thuajse krejt i vetmuar.

Pavarësisht se thuhej se Elvisi merrte drogë pasi ju fut muzikës, abuzimi dhe shtimi i përdorimit njohën rritje gjatë viteve të fundit të jetës së yllit.

undefinedNdërkohë që sherbente në Gjermani, Elvisi u takua me atë që do të bëhej gruaja e tij e ardhëshme 14 vjeçaren Priscilla Bealieu, e cila më pas do të mundohej të ndryshonte stilin e jetës së kauboisit. Martesa e tyre, kur Priscilla ishte 22 vjeçare, do tu sillte vajzën Lisa Marie nëntë muaj pas martesës.

Martesa e tij coptoi zemrat e miliona vajzave por kjo nuk do të ndalonte histerinë e Elvisit që të sundonte botën. Ai këndonte duke përdredhur belin në mënyrë tejet sensuale çka e bëri atë edhe më të dashur tek të rinjtë dhe një model për gjenerata rebelësh.

undefinedNdërkohë që Elvisi ishte një figurë e rëndësishme në muzikë, duke revolucionarizuar stilin që mbizotëroi Amerikën, ndarja e tij nga Priscilla në vitin 1973 e bëri atë më të izoluar.

Atë e kaploi depresioni dhe dhënia pas drogës…duke ndikuar ndjeshëm në shëndetin dhe interpretimet para publikut.

Gjatë fundit të jetës, atij do ti merrej goja në skenë…kostumet nuk do i binin mirë për shkak të shtimit të peshës dhe së paku një herë do të rrëzohej në skenë.

Vdekja e Elvis Preslit më 16 gusht 1977 ishte rezultat i djallëzive të tij çfarë do ta çonin Amerikën në një ditë zie të paparë. Superylli u gjet i rrëzuar në një banjo të vilës së tij në Memphis.

undefinedShkaku i vdekjes ishte arresti kardiak, çrregullimi i rrahjeve të zemrës të nxitura nga shkaqe të pacaktuara. Një shkak më preçiz i vdekjes ishte kombinimi i varësisë nga droga, shendoshja dhe dobësimi i zemrës..dhe thuhej se rreth 14 lloj ilaçesh me përmbajtje droge ishin zbuluar në gjakun e tij.

Disa vite pas vdekjes së tij, doktori personal u dënua nën akuzat për lëshimin e recetave për ilaçe të shumta droguese në muajt para vdjekjes së Elvisit.

Pavarësisht publicitetit të madh që shkaktoi ndarja nga jeta e Elvis Preslit, në mendje ruajmë imazhet e Mbretit duke kënduar, muzika e të cilit e ka bërë atë të pavdekshëm. (kh)*

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente

  1. eT thotë:

    17 August 2007 @ 6:04 pm

    “Mbreti njihej për karizmën, …”
    ———
    ne ball e paska patur

  2. blete thotë:

    17 August 2007 @ 6:41 pm

    eh sa i bukur qe ka qene ky xhaxhi.
    akoma ne vegas bejne para me oke dynjaja qe e imitojne.

  3. lolagaz thotë:

    17 August 2007 @ 6:53 pm

    Kam lexuar shume vite me pare librin qe ka bere gruaja e tij “Elvisi dhe Une”. Tregonte detaje shume interesante te jetes se tij, private dhe karrieren ne muzike.

  4. ardi thotë:

    17 August 2007 @ 8:09 pm

    ….sigurisht qe ka qene i bukur, i talentuar, dhe aktor e ne fund kengetar….por jo mbret i rrokenrrollit ouuuu….
    …kush njeh pak rrokenrrollin e di qe ka shume mbreter para tij….

  5. Leon thotë:

    17 August 2007 @ 8:30 pm

    Sa me ngjan dreqi… ;)
    Keta njerezit qe akoma cmenden pas ketij, se kan marre veten akoma ktu e 30 vjet…
    “The King had left the building long ago”…

  6. Blendi thotë:

    17 August 2007 @ 8:39 pm

    ardi thote: ….sigurisht qe ka qene i bukur, i talentuar, dhe aktor e ne fund kengetar….por jo mbret i rrokenrrollit ouuuu….
    …kush njeh pak rrokenrrollin e di qe ka shume mbreter para tij….

    ——

    Elvis ka qene kengetar, pastaj aktor. Kishte rreth 10 vjet karrere muzikore para se te bente filmin e pare. Saktesoi faktet se kjo eshte shume e rendesishme. Ai “aktor” ishte vetem pse Hollywoodi donte ta shfrytezonte cdo menyre per te bere para.

    Dhe ishte Mbreti i rock and roll. Askush nuk ja merr dot kete titull, frymezimi dhe mentoret e tij ishin muzikantet zezake te Rhythm and Blues, por asnje figure e krahasueshme me Elvis Presley nuk kishte bere buje para tij. Perkundrazi, ishte ky qe e penetroi “rock and roll”in nder rinine e bardhe amerikane…dhe te gjithe gjigandet e rock-and-roll vijne pas tij, jo perpara.

  7. nostradamus thotë:

    17 August 2007 @ 9:04 pm

    Une deri tek Hitleri e pata parashikimin.
    Po ky ja kaloi edhe shperthimeve atomike sepse me muziken (zerin e interpetimet ) e tij shembi ideologji e kaperxeu kufij te pa imagjinushem pa dhune, pa gjak,pa vuajtje e dhembje.vertetoi qe njerzit jane nje.te lindur per pune dhe per muzike.
    Me ose padashje ishte pararendesi i shembjes se “murit te Berlinit”.Sebashku me Bitellsat ata udhehoqen shpirterisht Rinine drejt nje mentaliteti te ri e kendveshtrimi te ri per te ardhmen qe edhe te ne pothuajse ka nisur.Dhe sipas modelit te tyre u hodhen themele per rindertimin e nje mentaliteti CUDIBERES qe bota ka 2000 vjet qe e kerkon. LIRIA eshte mbi te GJITHA.
    Udheheqsat e mevonshem largpames me kete celes magjik hapen dyer e ngriten ura bashkepunimi.Popuj me te prapambetur u zgjuan per te kuptuar se ndricimi vinte nga kahje te tjera.
    Dhe prap sot si finale eshte e vetmja beteje qe njerzimi fiton pa gjak ndaj PERANDORISE te se KEQES=ARROGANCES.
    Me vone jam i bindur dhe nuk ka dyshim qe ai bashke me Bitellsat do jene JEZUSET e rij per njerzimin per ate c’ka ata bene ne kohet moderne te qyteterimit.

  8. ardi thotë:

    17 August 2007 @ 9:08 pm

    ….blend,
    ….nuk eshte tamam si thua ti,…duhet te dish qe shumica e kengeve qe ka kenduar nuk jane te tijat, vetem 5% e tyre mundet,…
    ….nese do une edhe mund te ti numeroj me gishta kenget e tij….dhe perpara se te quhej ai “king” jane me dhjetra perpara tij, little richard, jerry lee lewis, chuck berry, hank williams etj etj….
    …..king of r&r quhet per disa aftesi te tij te tjera por asnjeher si kengetar legjende….
    …me keto nuk dua tja ul vlerat, se une jam - askushi - por legjenden e vertete e kane bere bossa te tjere te vertet, nga te cilet ai ka marre hua shume….

  9. Idris thotë:

    17 August 2007 @ 9:26 pm

    Ardi…jemi shume…….
    Te gjith ata qe thua ti jane King-a per USA . Elvis eshte King-u i gjith Botes muzikore Boterore…..

  10. Blendi thotë:

    17 August 2007 @ 9:43 pm

    Earth angel, eardh angel,
    will you be mine?
    My darling dear,
    love you all the time
    I’m just a fool
    a fool in love with you.

    ~Chuck Berry :D

    Ardo, eshte sic thote Idrizi. Ke te drejte qe Elvis mori shume nga kengetaret e bluzit (zezaket) para ketij, por shuma e te gjithe atyre te mbeldhur bashke nuk barazon figuren e Presleyt. Ky ishte “paketa e plote” sic i thone.

    Little richard ? hehehe
    Jerry Lee Lewis doli njekohesisht me Elvis, jo para tij, por pakez pas tij, dhe per suskses nuk kishte krahasim mes tyre. karrjera e JLL s’arriti dot ato maja.

    Me ket robin ktu kena qen me nje party ne vegas ket vit. Quhet Darren. (kampion bote - elvis impersonator) Eshte thjesht imitator, po po qelbet ne leke duke kendu si Elvis. Dhe femrat i vishin vete. E them kete sepse ka kuptim ne lidhje me muhabetin. Sepse kur ben jete vetem pse i ngjan dikutj, ai dikushi duhet te kete qene me te vertete kolos.
    Darren Lee

  11. blete thotë:

    17 August 2007 @ 9:56 pm

    aha ardi, ketu ia fute kot. dihet se nuk eshte mbret ai qe i shpik apo i zbulon gjerat i pari, por ai qe eshte i zoti t’i shese e qe ka pushtet mbi masat. nuk e thirri njeri “babai i rrokenrrollit”
    nuk eshte bere kurre per chuck berry dhe jerry lee lewis ajo qe eshte bere per elvisin. nese rroku mori formen e perbindshme te mevonshme, vetem elvisi dhe bitellsat ishin fajtoret.
    p.sh. nuk ka asnje kengetar tjeter pervec elvisit qe ka altare ku njerezit luten, ose dedikojne magji. njerezit besojne qe Graceland (muzeu-shtepia e elvisit) ka veti kuruese dhe bejne aty piligrimazh per te sheruar semundje te ndryshme.
    shume nga jugu i amerikes besojne dhe betohen per zotin dhe per elvisin.
    ne mund te na vije inat sa te doje, por kur thua “King of Rockandroll” vetem nje te vjen ne mendje dhe ky nuk eshte as Hank Williams e as Little Richard.
    Thankyouverymuch

  12. ardi thotë:

    17 August 2007 @ 11:21 pm

    …po shkruaj edhe dy rrjeshta dhe po e mbyll…..
    …sdoja te thoja por me detyruat te them qe EP eshte nga kengetaret/kompoz (nese ka kompozuar ndonjehere vet) me te dobet te USA,….e pelqejne vetem se ka kombinuar mire fytyren me kendimin/aktorizmin medioker…. e pelqejne ata gazetare-historiane qe se njohin mire muziken dhe kengetaret e atyre viteve, por edhe te tjere qe sduan te ofendojne nje mase njerezish qe e duan, ata qe e masin muziken me sa $ ka bere, ….po ja fusin edhe kot me kot duke e krahasuar edhe me BEATLES!!!!!
    ..ca gjona i ka pas - cun i bukur flok me gel, lute filma ku i rrifte e fitote vetem ai…..edhe gishtat i boheshin gonxhe kur i “binte” kitares….
    ….megjithate e kam nje cd te tij…per respekt…

  13. ardi thotë:

    17 August 2007 @ 11:25 pm

    …blete,
    …tani po ja fus kot vertet, se smor vesh nga shkenca…
    ….por keta shkenctaret e sotem do i dinin me bore po mos kishte “punu fort” Ajshtojni…

  14. ardi thotë:

    17 August 2007 @ 11:52 pm

    ….asnjeri ne bote (pervec imituesve) ska kenduar kenget e EP…..kurse ky i fundit ka kenduar te LR, CH.B, JJ L,…..rralle ndonje te veten…..

  15. loer kume thotë:

    18 August 2007 @ 12:14 am

    elvis ishte mbret. madje elvis eshte mbret. per ate kohe qe kaloi.
    me thene te drejten, eshte mbret historik. elvis eshte relike. relike e bukur, por e vjeter. nuk edukon breza. nuk te fut ne bote te reja. nuk eshte shpirteror.
    i kendon dashurise, e i kendon bukur, po icik si shume siperfaqsor. elvis me shume se mbret, do te ishte e sakte ta quanin nje prijes qe zgjeroi me macete - mikrofonin e tij rrugen e rremujshme te muzikes drejt rockut.
    sec kam nej suspicious mind qe te krahasosh psh elvis me morrison, ky i fundit do e thoshte fjalen i fundit…
    tere c’dua te them eshte qe ka muzike qe vleresohet per kohen, dhe muzike qe eshte e cdo kohe, sepse eshte universale.
    per mendimin tim muzike universale kane bere vetem dy grupe; beatles dhe queen. dhe karizem universale ka pasur only morrison ne lidhje me personalitetin. (ej, nuk jam fans i cmendur e?:) )
    ec tani e degjo elvis ne makine me nje vajze shume shpirterore, rruges se llogarase, naten, me henen qe te flet…
    jooo, sigurisht qe do degjosh ndonje “moonlight drive” :)
    (eshte per tu saktesuar qe une jam fan i presleyt, po te rrime shtrember e te flasim drejt)
    anyway, they will
    they will,
    ROCK YOUU!

  16. blete thotë:

    18 August 2007 @ 12:56 am

    m’ke sha elvisin?
    Raquel Welsh ka thene : Mos me ki inat se jam e bukur!
    Teto Rita : Inatin ma ka po kafene ma bene te mire ama!
    E kishim fjalen, eshte apo s’eshte Elvisi mbreti i rrokut. absolutisht po
    ka merita muzikore? ka ca.
    ka bere filma limonata 5 lekeshe?
    patjeter.
    Ka veshur 10 kile diamante fallco ne trup?
    Po
    ka prezantuar rrokun ne formen qe e njohim ne sot?
    ehe.
    suksesi eshte kafshe e cuditshme qe nuk shpjegohet dot plotesisht. ka plot qe mund te kishin qene elvis presley, por nuk u bene dot.
    edhe Njutonit po te mos i kishte rene molla mbi koke nuk do te ishte bere i famshem.
    sa per reinterpretimin e kengeve, shih me poshte:
    http://www.secondhandsongs.com/stats/artist_covered.html
    nuk eshte i pari, por nuk eshte as i fundit. do t’i linte nje gje mangut zoti edhe atij

  17. Dori thotë:

    18 August 2007 @ 1:29 am

    blete, m’ke sha Njutonin? Komplet jashtë teme, por së pari molla s’i ra në kokë, thjesht po mendohej kur pa një mollë që ra dhe e bëri të mendoj deri ku shtrihet forca e gravitetit. Së dyti, Njutoni ka pasur edhe arritje të tjera shumë të mëdhaja, si (bashkë) shpikja e kalkulusit, shpikja e teleskopit me pasqyrë, puna në optikë, etj, etj. Të jesh e sigurt që do të ishte po aq i famshëm edhe pa parë (apo pa ndjerë) mollë.

  18. krasta krau thotë:

    18 August 2007 @ 1:43 am

    Shkruajta une po nuk e kapi komentin kjo….
    tani ku e lame

    (Vera Matson - Elvis Presley)

    Love me tender,
    love me sweet,
    never let me go.
    You have made my life complete,
    and I love you so.

    Love me tender,
    love me true,
    all my dreams fulfilled.
    For my darlin’ I love you,
    and I always will.

    Love me tender,
    love me long,
    take me to your heart.
    For it’s there that I belong,
    and we’ll never part.

    Love me tender,
    love me dear,
    tell me you are mine.
    I’ll be yours through all the years,
    till the end of time.

    (When at last my dreams come true
    Darling this I know
    Happiness will follow you
    Everywhere you go). sapo ridegjova, meqe po punoj ne ore te vona… frymezim me te mire skam………

  19. blete thotë:

    19 August 2007 @ 12:57 am

    dori kam te drejten e autorit, ti nuk e di se ndoshta nNjutoni ka qene duke marre rreze dielli me speedos poshte pemes, prandaj i ra molla ne koke.
    pastaj une e kam infon nga burim i sigurt, ne tere filmat vizatimore, njutonit i bie molla mbi koke. dhe elvisi eshte mbreti i rrokenrrollit.
    for krasta, my favorite:
    you ain’t nothing but a hound dog
    for crying all the time
    you ain’t nothing but a hound dog
    for crying all the time
    weeell, you ain’t caught the rabbitt
    and you ain’t no friend of mine.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com