Elitë fringo

“Dy kafe dhe një ujë pa gaz.

Lori? Ca Lori o çun? Illy ore, unë marr diplomën e dytë, ti më thua Lori”….

…Stepa për dy arsye. 1) Lori është inferiore ndaj Ilit (shqip) dhe 2) bashkë-pirësja e kafes sime po diplomohej për herë të dytë. Brenda një viti e gjysmë.Unë as për diplomën e saj të parë pas 9 vjetësh korrespodencë në Elbasan nuk jam e sigurt nëse është marrë ndonjëherë, duke e ditur se studentja i pinte kafet jashtë Shqipërisë.

Diplomën e dytë? Juriste? Për herë të parë u ul në bankat e atij Universiteti “më të mirit privat në Shqipëri” (si të gjithë të tillët) në Janar të 2007-ës. Dhe në Korrik të 2008-ës vjen Diploma.

Unë vazhdoj të numëroj për herë të tretë me gishtat e të dyja duarve sa vite duhet të shkosh në fakultet për t’i dhënë të drejtë vetes të quhesh “paralegal” tjetërkund.

Por biseda e kafe-përzgjedhurës ishte shumë e flaktë. Zbulova se nuk kishte asnjë rëndësi kushtetuta, ligji, e drejta ndërkombëtare, civile, kodet, ligjvënësi, ekzekutivi, gjyqësori…sepse nuk erdhën asnjëherë në bisedë. Por nuk pyeta dot, sepse çdo kuriozitet timin e vinte përpara vrulli i elozheve për “Universitetin më të mirë në Shqipëri, pedagogët më të mirë në vend, leksionet “e rrepta” (një herë në gjashtë muaj, seminaret akoma ishin fjalë e huaj). Dëgjova për “përmirësim notash” nga katër e nga pesë herë në vit. (Ligji akoma lejon vetëm një dhe vetëm në rastet kur plotësohet kriteri i mesatares).

Pastaj dëgjova se juristja që kisha përballë kishte pretendime për master. Dëgjova gjithashtu se në vitin 2005, kursi i saj kishte pasur 300 studentë e në 2008-ën, bashkë me kafe-pirësen e Ilit, ishin diplomuar edhe 1200 juristë të tjerë nga e gjithë Shqipëria në këtë Universitet “të  madhërishëm”. Pra vetëm 300 kanë shkuar tre vjet (part time). Të tjerët janë bashkuar rrugës në “extra part-time) duke shkuar në fakultet ditën e regjistrimit dhe ditën e diplomimit (me rezultate të shkëlqyera, se do të bëj MASTER).

Kafen e kisha rrufitur me kohë. Trazoja ujin që kisha shtirë në filxhan. Ishte kthyer në letyrë…dhe i bënte konkurrencë dëgjimit tim: “Do hap një zyrë timen tani që kam diplomë. Shqiptarët janë idiotë. Seç vinin ca ditën e provimit që s’shiheshin me sy. Duan të bëhen të gjithë juristë. Veshur si fshatarë. Unë s’mora temë se nuk e dija, se mesataren e kisha shuuumë të mirë. Ca pyetjesh më ranë? Po ja nga këto pyetjen e Juridikut. Më pëlqen drejtësia. Kështu prezantohem. Kam mbaruar për drejtësi”.

Në kahun tjetër, Ismailit i thonë që nuk ka dhënë mjaftueshëm për arsimin aq sa t’i vënë emrin në një Universitet. Po këto Universitete, ç’japin për arsimin, që të meritojnë emrin e Ismailit?

Pyeta “shoqen juriste”. “Do ngrihem të shkoj te parukieria tani, se jam e ftuar për darkë. Ç’të duan t’ia vënë emrin. Ai Universitet shtetëror është. Nuk i hyn në punë kujt”!

Jo vetëm çështja e emrit, por edhe e pronës, ligjit, e të drejtës e të gabuarës kanë për të rënë në duart e shokëve dhe shoqeve të tilla juriste, që do ta ndrisin arsimin dhe të ardhmen më shumë sesa  do kishte ëndërruar ndonjëherë Ismaili edhe në ëndrrat e tij më të pazakonta.

Nën vështrimin pa ngjyrë të kamerierit, filxhanët e Lorit dhe të Ilit morën rrugën e lavamanit, për t’i lënë aty çuditë!!!

t_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

71 Komente

  1. Parrulla Armiqesore thotë:

    28 July 2008 @ 6:06 pm

    hapu toke te futem

  2. Penar Musaraj thotë:

    28 July 2008 @ 6:14 pm

    ose, Instant Jurist!
    Vetem 5 minuta ne furre, dhe merr jurist modern te cilesise se pare.

  3. Idris thotë:

    28 July 2008 @ 6:15 pm

    t-red…VIP.vazhdon konkurrencen me Akllin…Edhe tregim edhe …gjithshka ..po mbi te gjitha nje “rikoderzim i brigjeve te trurit”…
    E thashe bukur !?!? :)
    Me tere mend BUKUR ! Kesaj i thone jashte skemave por komplet brenda tyre ne te kutpuar te PRURJES.

  4. shqipo thotë:

    28 July 2008 @ 6:18 pm

    pikes i ke rene!

  5. fh thotë:

    28 July 2008 @ 6:32 pm

    Per juriste kaq te shkathet (gjeth tjetra)gjithmone kemi nevoje…
    Sh. bukur t_R.

  6. edi thotë:

    28 July 2008 @ 6:38 pm

    T_red, të uroj të mos kesh ndonjëherë nevojë për atë shoqen tënde…
    Inkoshienca e atyre të bindurve që “parja çan detin”, arrin që të bëhet fatkeqësia e të gjithëve … (as nuk dua të imagjinoj ndonjë që ka djersitur për atë dipllomë që do t’i mbetet që të “kënaqet” me një rrogë sekretari ose daktilografisteje tek “Zyra” e ksaj .

  7. censura thotë:

    28 July 2008 @ 6:42 pm

    Si ne te gjitha fushat e jetes, edhe ne arsim…

  8. Tironsi thotë:

    28 July 2008 @ 6:48 pm

    T_red e ke qa. Une po shkul leshte nga marazi tani.
    E keqja me e madhe eshte se gjithe keta gjytyrymet, pa perjashtim, mblidhen ne shtet.
    Parrulla e ka gjet zgjidhjen per kete situate :( :(

  9. Leon thotë:

    28 July 2008 @ 6:50 pm

    Konkurenca e ardhshme dhe paraja ka per ndare shapin nga sheqeri..
    Keto ndodhin se ne shqiperi nuk ka treg te zhvilluar me ligje dhe standartet e veta..Eshte per te ardh keqe por shume shpejt do te kemi juriste me master dhe me tituj qe rrine ne shpi pa pune..
    Gomar me diplome!!!!!

  10. J. thotë:

    28 July 2008 @ 6:51 pm

    :)

  11. fh thotë:

    28 July 2008 @ 6:55 pm

    parrula, boj i b… ven per mu

  12. eT thotë:

    28 July 2008 @ 6:57 pm

    mu duk sikur po e pija une kafen me të..:)
    bukur T_red.

  13. Vuno thotë:

    28 July 2008 @ 7:04 pm

    Parulla e ka gabim se kshu kalon nga Armiqesore ne Vetevrasese.
    Une do thosha: “Sapun, sapun!!!”

  14. losttext thotë:

    28 July 2008 @ 7:40 pm

    Parulla e ka gabim se kshu kalon nga Armiqesore ne Vetevrasese.

    Pikerisht, Vuno, menyra sesi behen gjerat ne Shqiperi (ne shtetin tuaj, sic do thoshte Qafir :D) eshte vetevrasja e nje shoqerie, e cila pasi eshte shplare trush, perpunuar dhe zvetenuar nga sindroma e mases gjate totalitarizmit, tani nuk arrin dot te pershendoshet me ane te inkurajimit te individit dhe te talentit, kur keto te fundit i gjen vetem tek nepotizmi, ryshfeti dhe gangsterizmi.

  15. Vuno thotë:

    28 July 2008 @ 7:53 pm

    Shif, ja fute kot. Po te ishte Qafiri ktu do shprehej “Arnautistan” per Shqiperine dhe “Ne stanin tuaj” per shtetin tone :D
    Une pereseri kembengul per prodhimin e sapuneve..dhe lende te pare kemi me shumice, biles, te certifikuar :D

  16. Qafir Arnaut thotë:

    28 July 2008 @ 8:21 pm

    T’ishte Qafiri ketu do thoshte:

    ‘kto gjona jane jashte juris-my-dick-tion-it tim’

  17. shqiperia thotë:

    28 July 2008 @ 8:42 pm

    :D :D :D
    Sa jane shtuar keta me dy fakultete MASTERA, apo ata qe mbarojne per shkenca politike e bejne masterin per marredhenie nderkombetare. Do na nxjerrin ne drite keta per zotin. Ne qe mbaruam nje fakultet, dhe mundohemi te ecim ne degen tone nuk quhemi, keta e kane CV-ne me dy - tre faqe, me shkolla e mastera qe s’kane lidhje me njera tjetren.

    Shume aktual tregimi, dhe nqs eshte i sajuar, eshte kopje e sakte e realitetit

  18. Nostalgji thotë:

    28 July 2008 @ 8:56 pm

    Ej sa bo n’Shqipni me bo provimin n’vend nonjonit se une futem liste. Na dule shpirti tu punu knej, jo projekte, jo skadenza jo po …jo po…
    Ka nei tjeter gje do t’perfitoje e t’shkojme t’hapim i zyre sherbimesh atje? :P

  19. t_red thotë:

    28 July 2008 @ 9:22 pm

    Problemi me i madh qendron tek heshtja qe te injektojne keta tipa. Nuk jane vetem juriste. Jane edhe ekonomiste, kontabiliste te miratuar, historiane, biologe, gjeografe, profesore e doktore qe te mbysin nga rendesia qe i japin vetes me kualifikimet e pergatitura ne mikrovale.

    Njeriu hesht. Vertet hesht para zjarrit me te cilin flasin keta bartes diplomash ne fusha pa lidhje; keta studente qe nuk dine as emrat e lendeve, as profilin qe “ndjekin”, as titullin qe iu ngjisin me keto copa letrash.

    Me shume se e habitur, do te kisha bere mire te thoja ” e lenduar” nga agresiviteti me te cilin eshte perdhosur arsimi ne memedhe.

  20. shqipo thotë:

    28 July 2008 @ 9:33 pm

    ke shume te drejte t_red! e keqja tjeter qe qe kta tipat, si shume te hedhur qe jane, “bertasin” aq shume sa zeri i atyre qe i kane diplomat “prej verteti” humbet fare.

    Mjafton te shihen CV-te e zyrtareve Shqiptare qe jane neper internet te vesh duart ne koke (te pakten me standarted Amerikane qe njoh, se ato Europiane s’i njoh aq shume). Simpoziume 2-3 ditore (qe rrezik s’kan shku fare) apo “certifikata” qe ktu t’i japin me thes, i paraqesin si pjese e shkollimit te tyre. Jane mjeshtra te genjesh… me fal, marketingut te vetes. Bravo u qofte.

  21. etmondi athine thotë:

    28 July 2008 @ 9:45 pm

    sa mire e sa bukure e gjithe shqiperia eshte mbushure me njerez te talentuar qe po cajne oqeane male detera fortuna livadhe dhe alpe me debore sa te lumture qe jemi…..
    vetem nje gje nuk mora veshe ku jane keta universitete qe te diplomojne per gjashte muaje shkollim dhe pastaj master!!!!!!!!

  22. moralisti thotë:

    28 July 2008 @ 9:47 pm

    Problemi me i madh qendron tek heshtja qe te injektojne keta tipa. Nuk jane vetem juriste. Jane edhe ekonomiste, kontabiliste te miratuar, historiane, biologe, gjeografe, profesore e doktore qe te mbysin nga rendesia qe i japin vetes me kualifikimet e pergatitura ne mikrovale.

    Thenie: “The only thing evil needs to triumph is for good people to do nothing!”

  23. etmondi athine thotë:

    28 July 2008 @ 9:52 pm

    sa mire shqiperia perparon?????
    hajte te pime dhe nje kafe tjeter..,,,

  24. etmondi athine thotë:

    28 July 2008 @ 9:53 pm

    sa mire shqiperia perparon?????
    hajte te pime dhe nje kafe tjeter..,,,
    cfare ndienje trilluese me krijove

  25. etmondi athine thotë:

    28 July 2008 @ 9:56 pm

    kure i perserit gjerat eshte mire bobo se evropa per ne keshtu e ka kuptimin
    ne vend numuro!

  26. akvll-naja thotë:

    28 July 2008 @ 9:58 pm

    A, të ish mbledhur, o t_red, të ish mbledhur…Mirë e bëre që e nxore!:)

  27. edi thotë:

    28 July 2008 @ 10:03 pm

    O Akëll, prandaj je zhduk ti se paske shku n’Shqipni me marrë një dipllomë tjetër??? Dhe ne që kujtonim se kishe shku për midhje andej nga deti (Se peshqit osht gjynaf me i hangër):P

  28. akvll-naja thotë:

    28 July 2008 @ 10:06 pm

    ore peshk i patretshëm, unë për aq sa ndënja, mora tre diplloma dhe një PhD.:P

    p.s. ti dukesh të më njohësh aq sa të dish se unë s’i ha midhjet kur kam peshqit.;)

  29. peshku thotë:

    28 July 2008 @ 10:09 pm

    Kanibale :P .
    Unë thashë se mos bëje ndonjë vargua me guaska (jo me koce, po nga ato spiralet :P )

  30. akvll-naja thotë:

    28 July 2008 @ 10:11 pm

    Jo, jo, unë bëj brerore me hala peshqish.:P

  31. minatori thotë:

    28 July 2008 @ 10:11 pm

    E hengri dhe Tanushi/trimi me duket.
    Gjynah.

  32. dea thotë:

    28 July 2008 @ 10:13 pm

    po ca te mesoj kjo dhe te tjeret ku profesorat jane me keq se kta.
    Me ka ngel ne mendje.. ne 2001 sapo kisha ardh ne Austri dhe diku na gushti na erdhi dekani i fakultetit ( me kish dhene mesim ne shqiperi dhe e mbanin per te zotin) Mbajti nje seminar (15min) mbi nje teme qe ka gjithe jeten qe punon. I ktheu salles kurrizin dhe ja keputi kot se koti me nje gjermanishte qe se hanin as qent (anglisht nuk dinte fare).
    Nuk ishte ne gjendje ti pergjigjej as dhe nje pyetje nga ato qe i ben nga salla ose i pergjigjej pyetjes kot me kot sa nje profesor austriak u ngrit dhe iku….Dhe ky s’qe i vetmi. Ne 2002 erdhe shume te squt te tjere qe lan nam …. mire qe nuk dinin po robi pergatit 10 rreshta per ato 15 min. Sic duket donin vetem bursen per te pare lulet e salzburgut e te vienes….dhe i pane ne fakt.

  33. edrus thotë:

    28 July 2008 @ 10:15 pm

    Dea, prit kur të të vijë Aklli nga Zvicra tani :)

  34. dea thotë:

    28 July 2008 @ 10:16 pm

    ajo na nderon e di une ;)

  35. akvll-naja thotë:

    28 July 2008 @ 10:17 pm

    Akllit i merr të keqen, se ka lule në Zvicërland, sa i shkon mëndja të modifikohet gjenetikisht e të ushqehet me lule…:)

    E teprova ‘içikë, zoti Admin, po malli na mori më qafë…:)

  36. edrus thotë:

    28 July 2008 @ 10:19 pm

    Po ç’do të të nderojë moj e shuar?
    Me atë dipllomën e tretë të marrë me firmën e asaj shoqes së t_redit?? :P .
    Thuj pale e ka marrë malli të flasë pa gjermanisht… ndoshta

  37. njera thotë:

    28 July 2008 @ 10:47 pm

    Eshte kaq e njohur, per mua, nje skene e tille sa nuk me ben me pershtypje. Vertete te bejne te heshtesh: nuk te jepet per as me te voglin kundershitm apo kendveshtrim ndryshe; te japin ndjesine se cdo fjale qe mund te thuash eshte e kote… Dhe ti ia var fare e mezi pret sa te mbaroj biseda. Eshte lodhese.
    Thone albanezet ” mos u merr me budallin se te ben si veten”. Mirepo, po e le budallin te lire,ai i ve flaken gjithckaje… Pra dikush duhet t’ia bledhe.

  38. Gepard thotë:

    28 July 2008 @ 11:08 pm

    Me thuaj me ke rri, te te them se cili je. Besoj se ishte e mire ”juristja”, nuk besoj se e kishe ftuar per kafe per keshilla juridike.

  39. adriatik thotë:

    28 July 2008 @ 11:28 pm

    Oh, sa qejf i kam dipllomat. Pervec Safety Passit kam marre dhe pese apo gjashte diploma te tjera.
    Pastaj une nuk e kuptoj perse disa peshkaxhinj e shohin numurin e madh te diplomave me shqetesim apo edhe percmim. Harruat ju zoterinj se Alberr Hajnshtajnti merret nota pakaluese ne matematike deri ne moshen 14 vjec, ama pastaj ja mblodhi gjithe botes me ate teorine e relativitet dhe kontinumin hapsire-kohe.
    Keshtu qe mos u cudisni o peshq kur nje dite do te duhet te degjoni te urtesuar leksionet e atyre qe dikur i quajtet Injorante.

  40. gre_wireless thotë:

    28 July 2008 @ 11:31 pm

    kur e hap T-CH nga Amerika mes te tjerash te del ky shkrim:

    Per te porositur ripuntimin dhe boksin e ri, telefononi ne:
    1-888-312-2182

  41. Rob-terneti thotë:

    28 July 2008 @ 11:55 pm

    Ore kjo puna e juristeve eshte pa shume zarar. Se mos ka drejtesi atje. Mufate gjykatsin, e s’te duhet jurist fare.

    Po kur te dalin daktorat e seres, thuj. Me mire robt te marrin atobuzin e Sharres vete.

  42. shqipo thotë:

    29 July 2008 @ 3:45 am

    Ore kjo puna e juristeve eshte pa shume zarar. Se mos ka drejtesi atje. Mufate gjykatsin, e s’te duhet jurist fare.

    si t’ja besh kur edhe gjykatsi eshte me kshu lloj diplomash se ;)

  43. Rob-terneti thotë:

    29 July 2008 @ 3:59 am

    Aq me mire. Bile gjygryksi nuk ka nevoje as te dije te numeroje lepushkat. Peshimi eshte me i shpejte.

  44. t_red thotë:

    29 July 2008 @ 8:37 am

    Me pak zarar akull, po ja qe nuk mbahej me :P
    Tani po hap syte ne pritje te qendismave nga Zvicerlandi. Mos harro te reflektosh edhe mbi ato qe nuk pe :D

    Ja, ndonje jurist nga keta te seres se ketushme p.sh. nuk e takove ti. Do te te kishte bere zip goje e mendje me lehtesine qe do te te spjegonte per te gjetur zgjidhje per PhD-te e atyshme. : D

  45. Putin thotë:

    29 July 2008 @ 8:41 am

    “vetem nje gje nuk mora veshe ku jane keta universitete qe te diplomojne per gjashte muaje shkollim dhe pastaj master!!!!!!!!”

    Njashtu!! Llafet e tjera fukarallek!!

  46. Moza thotë:

    29 July 2008 @ 9:31 am

    hmmmm t_red, e cmuar eksperienca e kafes tende pavaresisht se ti mund te mos e kesh shijuar tamam e te ka ngel ne fyt. Ju e perjetoni me tone te larta skandalizimi situaten, por n’fakt duhet me e pa me qetesi.
    Ky eshte dimensioni tjeter i rrumpalles ! Teper i nevojshem per te mbeshtetur informalitetin qe zoteron ekonomine. Teper i nevojshem per te mbeshtetur korrupsionin e instaluar ne sistem.
    Vetem se duke qene me afer trurit dhe intelektualizmit eshte nje dimension i cili po zbulohet vone, dhe po forcohet me vone se te tjeret.
    Pse shqiperia eshte kjo qe eshte nuk ka vetem nje shkak (Mixha psh) as nuk behet duke shkaterru nje pjese te saj. Eshte zinxhir i lidhur.
    Deri me sot na bente pershtypje pse qeverite dhe paralamentet tona shkaterruan sistemin e pronesise ne shqiperi, pse u abuzua me territorin, me ndertimet, me kontabanden dhe informalitetin, evazionin fiskal, dhe me IDNETIFIKIMIN e njerezve, sendeve, bizneseve dhe gjithckaje tjeter.
    Mirepo keto tashme jane pune te kryera, dhe mania (sidomos e gjenerates se re te Sales) eshte qe te kete frenat e shkaterrimit ne dore. Shkaterrimi eshte pune e kryer me zell prej 20 vjetesh, por frenat duhen mbajt.
    Dhe target i fundit i pushtetareve dhe sidomos te ketyre te pas 2005 ka qene sulmimi i TE DREJTES PER TE USHTRUAR, i TE DREJTES PER TE LEJUAR.
    Qe ta shpjegoj me llafe te thjeshta : Licensimi !
    Duket llaf i vogel por gjemen e ben te madhe. Sepse ne realitetin e sotem, duhet me dit me vjedh me lezet, me shkaterru me lezet, nuk mund te marresh rruspen e te shembesh. Dhe c’bejne qeverite e koheve te fundit ?
    duan te kontrollojne pikerisht : dhenien e te drejtes per te bere dicka.
    Ju jap ca shembuj :
    Shkarkimi i gjithe bordit drejtues te telekomunikacioneve - enti fuqiplote per licensimin e operatoreve ne fushen e telekomunikacioneve !!!!
    Krijimi i institutit TE PALIGJSHEM te licensimit te eksperteve kontabel qe do te dublonte aktivitetin e atij te ligjshmit dhe do te shkaterronte mbi 10 vjet pune qe ishte bere per te futur ne shina kete profesion te lire, me rendesi te madhe ne mbarevajtjen dhe formalizimin e ekonomise si dhe ne ZBATIMIN E LIGJIT !
    Sulmi ndaj profesioneve te tjera te LIRA si psh liberalizimi i licensave te NOTEREVE !!!! Sulmi ndaj dhomes se notereve.
    C’rregullimi i veprimtarise se dhomave te tregetise. Bene opsionale anetaresimin e bizneseve ne to, duke ja hequr krejtesish rolin rregullues dhe mbikqyres.
    Shkaterrimi qe ne membrame i autoritetve mbikqyres Financiare dhe joFinanciare. Keto autoritete qe duhet te ishin dare e hekurt per rregullimin e shume veprimtarive ne vend jane krejtesisht kukulla dhe lolo.
    Dhe last but not least : Licensat ne arsim dhe kualifikim profesional.
    Nisi me juristet e plepave dhe vazhdon me juristet e t_red :P Arsimi eshte absolutisht biznesi i ligjshem me fitimprures sot per sot ne shqiperi. Trafiku i licenave per te drejten e ushtrimit te nje aktiviteti ne arsim, ka 2 shtylla mbeshtetese : e para eshte trafik fitimprures per te dyja palet licensedhenesin dhe licensemarresin dhe e dyta prodhon tranguj, debila me diplome te cilet ne kuadrin e rrumpalles dhe te kontrollit mbi TE DRJETEN E USHTRIMIT do lejohen te hapin zyrat e tyre dhe do kontribuojne ne shkaterrimin e porfesionalizmit, dhe do marrin nen fre perseri dhenien e licensave, do punojne ne administrate, ne privat , ne drejtesi.
    Pra e keqja ka nevoje te riporodhohet.
    Riprodhimi eshte proces goxha fitimprures por dhe siguron vazhdimesine !
    Kaq kisha una :P Kurse per ta kapur perciptasi, mos u skandalizoni shume se keto gjona nuk ndodhin vetem ne shqiperi. Kam une njohuri per njerez qe keto pune po shkojne ti bejne dhe neper shkolla te ngjashme ne ballkan. Po marrin mastera lart e poshte lloj lloj matrapazesh. Mos them tani qe plot diploma leshi blihen dhe ne perendim nga keta pasunaret tane !
    Anyway, respekte t_red, me shijoji shume shkrimi. Sikur ta kisha pire dhe une nje ILO kafe (kshu i thone korcaret :P )

  47. t_red thotë:

    29 July 2008 @ 10:52 am

    Ketu qendron edhe shqetesimi im Moze. Nuk eshte habi, eshte shqetesim qe te ben te shtangesh duke vjedhur emertimin e habise.

    Ky shqetesimi perzihet edhe me nje lloj meraku me te thelle pastaj qe te pickon ne tru e ne stomak teksa te tjeret flasin ne tavoline per keto diplomat.

    Mua me step shqipja e tyre, veshtrimi, artikulimi, strikturimi i munguar i ideve, i arsyes perse iu duken te rendesishme keto genjeshtra qe edhe vetes ia bejne kaq te besueshme ne mes te dites. Dhe ketu, arsimi me dhemb vertet.

    Ky Universitari eshte me problematiku per kontigjentin qe do te jete ne administrate apo kudo ne sektorin publik e privat bashke; kurse sa per arsimin dhe formimin profesional, realisht nuk i shoh negativisht perpjekjet per te perqenduar licensimin, akreditimin dhe certifikimin e qendrave te AFP-se ne nje dore te vetme, qe do te ishte autoritet kombetar per kete fushe.

    Kjo do te sillte edhe ate pak decentralizim te uruar qe po mbytet ne burokracite e Ministrise se Punes dhe asaj te Arsimit, qe kane aktualisht kompetencat per te bere licensimet e ketyre qendrave fantazma, qe jane kopje e shemtuar e Univesiteteve private ne miniature; UT-te nxjerrin juriste per 1 vit e gjysem, kurse qendrat e Arsimit dhe Formimit Profesional nxjerrin elektrike, hidraulike, ndertues e shkaterrues me kurse tre javore.

    Aman c’na ben per kafe prape me kete seriozitet edhe ti :)

  48. gjon cima thotë:

    29 July 2008 @ 11:23 am

    djeeeema dhe vajzaaaa,
    mos u ankoni, ka edhe me keq.
    po sikur te “studjonte” per mjekesi kjo mikesha dhe te specializohej ne kirurgji?

  49. t_red thotë:

    29 July 2008 @ 11:45 am

    Ne gjykaten e Tiranes ka nje ceshtje ne shqyrtim keto dite, Cime, ndaj nje mjeku fringo te ri qe i vdiq nje pacienti ne dore se i ngaterroi pakez mjekimin. Ky shoku pertonte te vinte ne leksione, paguante ca para dhe pas pese vitesh “shkolle”, pacientin e pare qe mori ne dore, e rregulloi brenda nates.

    Po ky eshte tjeter problem. Deri tani, persa i perket mjekesise, ketyre privateve deri tek stomatologjia iu ka shkuar guximi. Dhe kur paraqitesh ne klinkat e tyre, te duket vetja si mall tregu, burim perftimi, mesimi, eksperimentimi, c’fare te duash ti.

    Se kam harruar ta them ndonjehere; tek keto klinkat e stomatologeve qe studiojne, punojne, jetojne, flene, zgjohen e frymeshkembejne ne te njejtin vend, te gjithe cunat e gocat e sapo-diplomuar i therrasin njeri-tjetri “doktor” dhe “doktoreshe” :)

    Aty me duket se me cojne me katapulte brenda ndonje seriali te redomte qe flet per jeten brenda ambjenteve shendetesore ku ndodh dhe flitet per gjithcka pervecse per mjekesi.

  50. Blendi Salaj thotë:

    29 July 2008 @ 11:50 am

    t_red pergezime per shkrimin, e kam lexuar qe dje, shume i mprehte - dhe me ka lene pa koment.

  51. Moza thotë:

    29 July 2008 @ 11:55 am

    Po skane nevoje me u lodh neper shkolla mjekesore keta me.
    Bohen leket me kollaj me do zanate te tjera.
    Te thashe, jane per ti sherbyer sistemit.
    Prandaj duhen sa me shume juriste, ekonomiste, shkencetare politike :P, diplomate, sepse keta mund te behen gjykates, notere, prokurore, avokate, auditore, certifikues, drejtues,shefa kuadri, mund te punojne ne zyrat e parlamentit, ne zyrat e shtypit te qeveriut, ne ambasada, ne ministriu, ne dogane, ne tatime, ke rruget, ke peshmatjet, ke licensat etj etj etj
    Cer ju duhet mjekesia ketyre me ??
    Keta duan fast&easy money mer, punen sdo ta bejne keta, keta do kene firmen dhe vulen.
    Dhe kur ta ngjeshin ate vulen, mjere atij qe do tja ngjesin.
    Se keta modele perdoren lehtas per te vulos dhe per te firmos gjona qe maskaranjte qe i sjellin pas vetes nuk duan ti firmosin vete.

  52. t_red thotë:

    29 July 2008 @ 11:59 am

    Blendi,
    Mungesa e komentit tend nuk me le vend per koment :D

    Qeshim se nuk mundim te qajme aman ne raste te tilla. E kam gjetur nje menyre per te devijuar vemendjen une ama; po degjoj podcastin…edhe po pres me te riun :)

  53. flokenaja thotë:

    29 July 2008 @ 12:06 pm

    Sa qesha me fjaline: “Keshtu prezantohem, kam mbaruar per drejtesi…” Hmm drejtesia… nje model i ri flokesh per vajzen ne fjale… asgje me shume.

    Shkrim tejet interesant.Komplimente vertet.

    Mund te rrija e te flisja gjate per anti-vlerat, pseudo-intelektualet, snobet qesharake, apo zbrazetine qe gumezhin, e kote, bareve e pub-eve te Tiranes, por nuk dua te prish diten.

  54. Syri Shqiponjes thotë:

    29 July 2008 @ 12:16 pm

    t_red,
    Bukur shkrim!
    Po ky gjoja “i riu” qe po pret ceshte???!!!

  55. Moza thotë:

    29 July 2008 @ 12:19 pm

    Po ky gjoja “i riu” qe po pret ceshte???!!!

    Viti RI :P
    Po podkasti o podkasti :P

  56. Artian thotë:

    29 July 2008 @ 12:38 pm

    t-red;

    Por biseda e kafe-përzgjedhurës ishte shumë e flaktë. Zbulova se nuk kishte asnjë rëndësi kushtetuta, ligji, e drejta ndërkombëtare, civile, kodet, ligjvënësi, ekzekutivi, gjyqësori…sepse nuk erdhën asnjëherë në bisedë.

    Keto me siper mbulojne nje shtet,Shqiperia ?..xhveshur fare!

  57. Gjergji thotë:

    29 July 2008 @ 1:02 pm

    Artikulli ishte shume i bukur.

    Me kujtohet qe kam shkuar njehere tek universiteti Kristal, pronari i te cilit ka qene hajdut bicikletash tek Pazari i Ri ne Tirane dhe ka bere edhe 2 vjet burg per kete pune. Ky i dha 500 mije euro ministrit te arsimit Genc Pollos ( te birit te komunistit dhe kriminelit Stefanaq Pollo) per te marre licensen e Universitetit.
    Nejse… Kur shkova tek Universiteti per gallate dhe u ula ne banka me nje shokun tim, qe studioi nja 2 vite tek Sapienca ne Rome por ngaqe pinte aq shume kerp atje nuk gjente dot as sallen e leksioneve keshtuqe vendosi te kthehej ne Shqiperi. Nejse shkuam tek Universiteti dhe u ulem ne banke bashke, dhe e pyeta ” Po perse u rregjistrove ketu?” ai qeshi dhe me tha ” Po me ka dhene cmim te mire pronari i universitetit se e njeh im ate. Paguaj vetem nje mije euro ne vit part-time. Pastaj me ka premtuar edhe qe do me dali mesatarja 10 keshtuqe ia vlen se behem avokat brenda 3 vitesh” une qesha dhe i thashe “me nje mije euro ne vit e ben edhe ne universitete te tjera po dite te besh pazar se ato vetem leket duan”. pergjigja qe me dha ishte tipike per shokun tim qe pi kerp gjithditen ” e po ketu eshte edhe Zajmina e rregjistruar, dhe kur del nga makina me mini ma heq trurin fare. Do e ndaloj ndonje dite kur ta shoh rastin e pershtatshem”.
    Shoku im e mori te drejten per te ushtruar profesionin e avokatit brenda dy vitesh e gjysem se e beri me katalizator. Tani eshte rregjistruar ne rradhet e PD’se dhe ka filluar pune tek Dogana dhe ka blere edhe nje BMW te madhe per te kapur Zajminen. Une sapo arrita ta mbaroj masterin pas 7 vitesh studime jashte shtetit dhe kam marre nje oferte nga nje firme ne mergim. Do e kem te veshtire te kthehem ne Shqiperi se nuk kam miq per te gjetur pune gjekundi.

  58. Artian thotë:

    29 July 2008 @ 1:16 pm

    Tani eshte rregjistruar ne rradhet e PD’se dhe ka filluar pune tek Dogana dhe ka blere edhe nje BMW te madhe per te kapur Zajminen.

    Partia mbi te gjitha! …ne qoftese do pune te mire,shtepi te mire ,makine te mire, bile partia te gjene edhe nusen!

  59. Syri Shqiponjes thotë:

    29 July 2008 @ 1:37 pm

    Artan,
    ja fut kot fare,se ne fakt ata te rregjistruarit ne rradhet e Nanos jane te priveligjuarit per t,u punesuar ne dogana&co…ata marrin cdo lloj tesere dhe ne keet drejtim edhe mund te kesh te drejte sepse krahas..kane ne xhep edhe teseren e PD-e….

  60. t_red thotë:

    29 July 2008 @ 3:22 pm

    Edhe kjo hyn ne moden e te pasurit me shume se nje karton ne xhep. Nga fryn era, kthehet guna; i majte, i djathte, jurist, mjek, profesor, doganier…c’fare ta kerkoje dita. Ka hyre globalizmi edhe brenda per brenda njeriut!

  61. J. thotë:

    29 July 2008 @ 3:33 pm

    Ka hyre globalizmi edhe brenda per brenda njeriut!

    :)

  62. gioi thotë:

    29 July 2008 @ 4:28 pm

    nuk e di pse ky artikull nuk me habit edhe aq shum. ka tipa te tille sa te dushe, e nga sa duket nga ky artikull kjo vajza edhe pa universitet, por vetem me te mesme do te bente si znob, mendoj se univeriteti ska lidhie, thiesht mund te ndihet dhe me e sigurt me universitet. Pastaj nje pyetje per kureshtje sa eshte diferenza ne lek mes dy llojeve te kafefe qe permenden ne artikull, se nuk arrij te kuptoj ku qendron festimi i diplomes me kafe illi, nuk ka me mire se nje kafe per te festuar nje diplome duke pare se sa znob qenka kjo vajza(te pakten nga sa duket nga artikulli)? buu. pastaj mendoj se shpesh ne shqip fjala shoqeri perdoret dhe kur nuk duhet.

  63. Lori thotë:

    29 July 2008 @ 4:40 pm

    Ik e Xhoi se kuptohesh qe nga Z-ja…Ik futi nonje Lori me pak sheqer..

  64. Dajoshi thotë:

    29 July 2008 @ 4:54 pm

    t_red, klas fare. Edhe analiza e Mozes si gjithmone SUPER.
    Shkrimi me kujtoi ate humorin tek Portokallia para ca kohesh…..”O shtet ta hongsha bithen o shtet,qi na ke dhon munsi me u pasuru….”. Nuk e gjej dot videon ne youtube, ka qene spektakolare. :)

  65. gioi thotë:

    29 July 2008 @ 4:55 pm

    Lori shpiegohu me mir c’fare doje te thoje me:
    Ik e Xhoi se kuptohesh qe nga Z-ja…
    cfare kuptohet qe nga Z-ja

  66. Lori thotë:

    29 July 2008 @ 4:59 pm

    Qe s’je ajo qe u fute si kshu mo…si Xhoi ????? :( :( :(

  67. gioi thotë:

    29 July 2008 @ 5:03 pm

    Perseri nuk arrij te kuptoj. por gjithsesi nje gje asht e sigurt kushdo qofte “ajo”te ciles i referohesh nuk jam une.Sepse jam nje ai e jo nje ajo.

  68. enka thotë:

    31 July 2008 @ 8:34 am

    t_red te lumte dora..me mire nuk mund te qendisej

  69. besi thotë:

    1 August 2008 @ 4:42 am

    Në kahun tjetër, Ismailit i thonë që nuk ka dhënë mjaftueshëm për arsimin aq sa t’i vënë emrin në një Universitet. Po këto Universitete, ç’japin për arsimin, që të meritojnë emrin e Ismailit?

    Smart :)

  70. adela thotë:

    1 August 2008 @ 7:00 pm

    Nje indiference per te mos thene injorance,dhe pse ajo eshte fjala e duhur, mbulon vajzen me te ashtuquajturat dy diplomat e saj……….ato dy copa letrash me disa shkrime fare pak te rendesishme do ti hyn shume ne pune…………….me besoni…….

  71. simin thotë:

    3 August 2008 @ 9:55 am

    t red, boooouu…. e ki kap thelbin punes… o car teme, elita qe prodhon heshtje (injorance bashku me dhune dhe vanity)!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com