Elbasani mes skamjes dhe përbuzjes
I quajtur si “qyteti i luleve”, Elbasani i ballakumeve tradicionale, është katandisur sot në pikën zero. Me një popullsi prej 130 mijë banorësh, Elbasani numëron aktualisht mbi 32 mijë të papunë.
Nga gazeta Ku Vemi?, gazete e qarkut te Elbasanit
I quajtur si “qyteti i luleve”, Elbasani i ballakumeve tradicionale, është katandisur sot në pikën zero, e cila po e degradon çdo ditë popullsinë më të papunë në shkallë vendi. Me një popullsi prej 130 mijë banorësh, Elbasani numuron aktualisht mbi 32 mijë të papunë, ku gjysma e tyre janë ish-punonjës dhe specialistë të ish-kombinatit Metalurgjik dhe 12 uzinave të tij, si dhe shumë ndërrmarjeve nacionale të cilat u mbyllën, shkatërruan ose falimentuan gjatë 17 viteve tranzicion.
Qyteti i luleve, është lënë në harresë totale nga të gjitha qeveritë e pas ’90, duke stimuluar largimin e qindra e mijëra elbasanllinjve nga vendlindja drejt emigrimit apo qyteteve metropol Tiranë e Durrës, duke krijuar me shpejtësinë e dritës ushtrinë më të madhe të të papunëve në vend , të vobektëve, dhe abuzantëve primitivë. Qyteti ka vite që ka marrë hijen e zymtësisë, askush nuk kujtohet për të investuar, askush nuk tregohet xhentil për të akorduar fonde të veçanta për punët publike, investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, rrjetin hidrik dhe energjitik. Në qytetin e Elbasanit ka dy menca publike, tek të cilat ushqehen çdo ditë të vobektë, gjithashtu ka edhe dy qendra të tjera të cilat strehojnë përkohosisht shtresat pa përkrahje si pleq të vetmuar apo të tjerë me probleme të thella sociale. Qyteti ngryset e gdhihet me të njëjtat fytyra, të zbehta nga ajri dhe tymi i gazeve dhe tymrave të metalurgjiku , ferrokrimit dhe fabrikës së çimentos, të cilat kanë që pas vitit 1998, që punojnë me intensitet të plotë, duke helmuar çdo ditë jetë njerëzish. Në Zyrën e Punës, Ndihmës Ekonomike, komuna, apo edhe bordure trotuaresh, do të shikosh çdo ditë grupe të papunësh, tek përtypin fara luledielli, fytyra të parruara dhe lëkura të vyshkura, të cilët presin habere për ndonjë vend pune, ndihmë ekonomike, thes me miell. Në Elbasan ka shumë kategori njerëzish, si të papunët dhe invalidët që trajtohen nga shoqata të ndryshme me ndihma në ushqime. Në këtë qytet veprojnë 10 shoqata dhe fondacione bamirësie, aq sa veprojnë në pesë qytete të tjera të mara së bashku, duke ushtruar aktivitete të dendura, duke nisur nga trajtimi ushqimor i mijëra familjeve të papuna dhe të vobekta.
Pushteti vendor apatik, qeveria dhe deputetët indiferentë, Në qytetin e Elbasanit, institucionet e pushtetit vendor janë teje apatike. Duke nisur nga Rajonet, Komunat, bashkia, si dhe zyra dhe drejtoritë e tjera, kanë një administratë e cila punon me logjikën e nëpunësit të para 17 viteve. Askush në bashki, komuna dhe institucionet e tjera vendore, nuk ka bërë dhe nuk po bën përpjekje maksimale për të ulur numurin e të papunëve, për të „rrëmbyer“ nga dikasteret qëndrore projekte të punëve publike, dhe investime. Elbasani ka në parlament gjashtë deputetë , nga të cilët asnjëri nuk ka aktualisht banim në këtë qytet, pasi prej dy vitesh janë larguar drejt Tiranës, madje edhe deputeti i Belëshit, duke e braktisur elektoratin dhe premtimet e dhëna me bujë 2 vjet më parë. Afro 60 përqind e fuqisë punëtore në Elbasan, janë të papunë, duke mos patur asnjë shans për të gjetur një të tillë edhe në vitet që vijnë. Qyteti po plaket dhe rrudhet çdo ditë, i gjendur mes mungesës së përkrahjes, jetës aktive, papunësisë, varfërisë ekstreme, rrënimit të biznesit, largimit masiv të qindra familjeve, dhe rritjes së numurit të vetëvrasjeve. Sipas statistikave policore, vetëm gjatë muajve janar-nëntor 2007, janë kryer 9 vetëvrasje në qarkun e Elbasanit, dhe 3 raste të tjera të cilat janë arritur të shpëtohen nga mjekët e spitaleve të kryeqytetit, pasi janë dërguar atje me urgjencë. Kushtet e vështira ekonomike, si dhe problemet e thella sociale tek individë dhe shumë familje, janë arsyet e vetme të një katastrofe të tillë në qytetin e luleve dhe ballakumeve. Askush nuk kujtohet për Elbasanin, veç datës 14 mars, kur drejt tij dynden krerët e shtetit dhe politikanët, për të shijuar ëmbëlsirën tradicionale (ballokumen), duke lënë pas tabllonë gri të një qyteti që po lëngon dhe lufton çdo ditë, mes jetës dhe ferrit.
Foto nga santacroce gjetur tek grupi i Ebasanit ne Flickr.

31 March 2008 @ 8:17 pm
Kanë të drejtë kur kërkojnë pashaporta greke njerëzit!
31 March 2008 @ 9:05 pm
“Në Zyrën e Punës, Ndihmës Ekonomike, komuna, apo edhe bordure trotuaresh, do të shikosh çdo ditë grupe të papunësh, tek përtypin fara luledielli, fytyra të parruara dhe lëkura të vyshkura, të cilët presin habere për ndonjë vend pune, ndihmë ekonomike, thes me miell.”
:D 
31 March 2008 @ 11:41 pm
Me vrau ky shkrim:qe si thele permi bisht,po me kah negativ,qe m’u shtua vec semundjes qe ka nje muaj,qe me mban nen vargonj.Po per Elbasanin u cova nga shtrati.Me kot:u rrenqetha nga ato qe lexova.Natyrshem,mallkimin e leshoi mbi ata qe kane me shume”merita”qe e sakatuan Elbasanin tim te bukur;Elbasanin e kumurive;Elbasanin e ballakomuve dhe pogaceve;Elbasanin e MBretit te kengeve,alias Isuf Myzyri:Elbasanin e aq e aq njerezve te mire qe,mjerisht,ua kane hequr skalpin.Sa keq me vjen!Kam kaluar ne kete qytet te dashur 4-vjet te rinise sime.E kam perciell per ne varr Mbretin e Kengeve te Shqiperise se Mesme,Isuf Myzyrin.Atje prehen profesoret e mi te dashur,me ndonje perjashtim fort te rralle.Sa mall qe kam ta rishoh edhe nje here me ato karakteristika aq te mira qe ka patur!
31 March 2008 @ 11:51 pm
Hajt mor Papi, mos u merzit, se ashtu ka qene perhere.
kur ngjyhej bugacja me telyn
Neve vec na behet qejfi qe profesoret (gjysherit tone) te kane mesu me perkushtim dhe ne niperit lexojme poezite e tuja.
Sot e 50 vjet i sakatum.
Shif shnetin byrazer.
Ehuuuuu kohet qe kujton ti, kane vdek bashke me Isuf kodoshin
Hajt u befsh si djale i ri !
1 April 2008 @ 12:07 am
Shume i mire shkrimi… dhe moza ka te drejte dukshem…
Une vetem nje gje do shtoja, dmth po ti heqesh emrin elbasan dhe tja vesh psh Peshkopi/ Shkoder/ Vlore/ Tirane etj etj… te njejtes permbajtje nuk i leviz dot asnje presje…
1 April 2008 @ 1:01 am
Keni te drejte por duhet te jemi dhe pak realist,elbasanin ajo qe e ka shkateruar dhe shperfytyruar me shume eshte ndertimi i metalurgjuise
1 April 2008 @ 11:05 am
Elbasani po vuan historine e tij te shndritshme te paraluftes, prandaj perbuzet nga socialistet dhe mashtrohet nga demokratet.
Ajo qe i frikesohen keto forca, por gjithsesi te gjithe ato qe nuk duan zhvillimin e nje mendimi ndryshe nga i Tiranes zyrtare, eshte fuqia revolucionare kulturore e Elbasanit, qe ka hudhur themelet e sovranitetit te shtetit modern shqiptar.
po s’kuptuam kete gje do ngelemi gjithmone ne dore te te ardhureve katile dhe elbasanllinjve te paafte.
1 April 2008 @ 2:11 pm
Vajzat si sorkadhe/ Djemte si petrita…
Elbasan i Bukur, Elbasan…
1 April 2008 @ 3:42 pm
me ne fund nje shkrim e diçka konkrete per realitetin tone. tani jam teper kureshtar te lexoj ç’kane te thone ata qe realitetin tone e shijojne dy here ne vit.
2 April 2008 @ 12:48 pm
Desha te di ndonje koment nga ata 6 deputet te Elbasanit ne lidhje me kte shkrim, por edhe sikur ndonje prej jush te peshkut qe jeton apo di, se ku dhe si mund ti bie ne dore nje shkrim i tille atyre kodosheve qe perfaqesojne Elbasanin, si zor, se do ta besoja qe do te kishin sy, e faqe qe t’ju pergjigjeshin, pale me pastaj te jepnin ndonje doreheqje si Sabit Brokaj qe tha po iki se ne 17 vjet nuk beme asgja nga ç’i premtuam ketij populli.
2 April 2008 @ 6:55 pm
me kujtohen ca lajme nga Elbasani, per gjela deti me dy koka e gomere gjenetikish te shnderruar. problemi me i madh i ketij qyteti eshte ndotja e tokes(dhe e ajrit), nga ai i mallkuar kombinat. e kush do te donte te jetonte e investonte atje? jo une..
dikur degjova edhe nje kenge te transformuar ne :Qelbasan i bukuri Qelbasan
2 April 2008 @ 9:06 pm
falenderoj si kryeredaktori i gazetes “Ku Vemi?” qe artikulli “Elbasani mes skamjes dhe perbuzjes” ka ngjallur interes tek lexuesit,dhe ftojte gjithe lexuesit qe duan te denancojne,politikan pushtetar,te korruptuar,faqja e gazetes tone eshte e hapur per te gjithe.
pershendes Kryeredaktori Arben Borici
2 April 2008 @ 9:27 pm
Metalurgjiku mbante ate qytet gjalle…Tani…c’ti bejme ne qe i vume zjarrin?? Mire deputetet qe paskan faj etj etj…po…si mendoni ju se deputetet do tju gjejne pune? Pra mendimi komunist i para 17 vitesh eshte i pushtetarve lokal…apo i atyre qe i shkojne pushtetarve lokal dhe u thone “m’gje nje pune!”.
Se mire qe na sillni shkrime te tilla plot me keqardhje etj etj…po pyetja duhet bere…dhe si eshte zgjidhja?? Deputetet bark-derra!! Po biznesi privat qe eshte themeli i shoqerise kapitaliste…c’ka ber?
Njerzit rrine e qjane hallet e shajne…dhe ashtu…zgjidhet gjithcka. Me kujton zezaket ne ghetot e Amerikes…po dashur te dukem racist.
18 June 2008 @ 5:32 pm
Eh mer Elbasan…