Identifikohu



Regjistrohu

Eja motër - nga Edison Ypi

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

51 Komente »

  1. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 12:39 pm

    eja moter mase e qetso pak kete ypin, eja.

    ky ypi ka dale naihere jashte ky. apo ku ka shku ka pa vetem muze e ka bo muahbet me pleq.

    pfff dava budallenjsh, robve u digjet mjekrra e ky do me nez cigaren.

  2. xheni thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:22 pm

    te shkretet ju e lum si ju qe s’e kuptoniYpi-n;shkrimet e tij duhet te botohen per tekste shkollor e te analizohen hollesisht
    mos eshte e ndaluar te shohesh muzete jashte shtetit?

  3. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:30 pm

    po ne muze dhe muhabet me pleq nuk e kupto fare dinamiken e jetes metropolitane te qyteteve te medha, ku ka lloj lloj njerezish.
    Po Ypi ato si ka pa e habitet me shqiperine.
    Habitet me kerthizat jashte, me punetoret ne te zeze, me rinine e shtreses popullore qe enderron per easy money, puna eshte qe ne shqiperi e me teper ne tirane si nje qytet qe tani po perballet me keto fenomene keto mund te jene shokuese po ky realitet eshte ne cdo cep te botes.
    Apo ypi do kohen e xhaxhit.
    o Ypi shiko Taxi Driver, eshte natyra njerezore e tille eshte fytyra e kapitalizmit kjo.
    i ka pa naiher ypi filmat e neorealizmit italian ose te kurosaves.

  4. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:36 pm

    @Jany avash se na e bere ypin si dostojevskin, ypi vertet duhet studiuar po ama ne kurset e psikologjise ku te permendet si rast i vecante i skiciofrenise se suksesshme.
    ose ne kurset e gazetarise si forme e paster e rubrikes trash.

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:37 pm

    Edisoni nuk e ka keq me ate te veten dhe pathosin ja super-aprovoj (une jam me Geten, qe femra na con te Zoti), vetem pse dreqin nuk gjen nje lexues teksti per se mbari, profesional!? I con videot dem keshtu. Gjynah! Se zeri i Ypit mund te jete i dashur per njerez intime dhe keto versione degjohen mbasdarke buze vatres me qejf, nuk e diskutoj, por per mexhlisin e gjere, jo Edison. Nuk bejne.

    Blend, ky tekst ka disa kohe qe eshte shkruar, ne mos gaboj.

  6. MC thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:47 pm

    Flm Blendi per postimin. Une nuk di shume per Ypin si gazetar, por di se shkrimet e tij ngjallin shume debate ndaj dhe e hapa linkun.

    Ypi eshte shume ngulmues, dhe shume i qarte ne mesazhin e tij. Por mbi te gjitha eshte shume i hapur me ndjenjat e tij. Se burrat shqiptare nuk para e hapin barkun keshtu, se jane burra de.

    Mezi i nxjerrin llafet ndersa per ndjenjat duhet tu lexosh mendjen. Perjashtim ben sali berisha qe flet me aq zell dhe figura letrare lol.

  7. Moza thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:50 pm

    Po ska gru Ypi me,
    pranej hap barkun me lexusin :-)

  8. Ida thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:04 pm

    mire thote Ypi, po kush kthehet!!! Tani kur shkoj ne Shqiperi me duket sikur kam udhetuar mbrapa me makinen e kohes.

    P.s ne cfare pune i keni pare vajzat me kurrizin e barkun perjashta jashte shtetit? :) Ka pune dhe pune o vellezer nga atdheu.

  9. jeta thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:12 pm

    Faleminderit edison dhe blendi. cdo nate para se te fle, e cdo mengjes kur zgjohem me shkon nder mend. Eshte e drejte ajo qe thua, jo vetem per shqiperine por edhe per ne.

  10. Aiglon thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:24 pm

    Rrini peshq se Edisoni eshte peshkaqen letrar qe akuariumi yne nuk e mban dot. Mos e ndotni ujin kot…

    Uroj sinqerisht qe Ypi do ti futet shkrimit te nje romani realist. Sa deshire kam te lexoj dicka mbi nipin e Shokut Zylo ne ditet e sotme,nje Migjen te diteve te sotme … bravo Ypi, videot e tua te meparshme me kane pelqyer jashtezakonisht dhe pse besoj qe leximin duhet ta beje dikush tjeter ….

  11. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:57 pm

    ato ftyra t zbehta
    e sy t jeshilta
    qe t shohin si hije
    e shtrine durt e mpita

    Dikush permendi Migjenin.
    e kemi mesuar qe ne fillore dhe e mbajme akoma mend

    tani Ypin na e sjellin perjave ketu, kush nga ju me citon nje rresht te ketij fotografi poet.

    a e kuptoni qe jeni bere si aristokratet e degraduar te shekullit 18 qe quanin art cdo lloj farse qe u binte rastin te shihnin, vetem qe te dukeshin “cool”.

    ka plot shkrime ne peshk qe kane fuqi shprehese e ide brenda vetes dhe fundosen nga kritikat ndersa percartje te tilla quhen art.

  12. aiglon thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:12 pm

    Besoj qe te dy jemi dakort qe eja moter nuk eshte ne nivelin e Migjenit dhe besoj qe te dy jemi perseri dakort qe sot ne shqiperi ka nevoje per pak letersi “shpirterore” ose te pakten per pak “ushqim letrar” qe ky popull te kuptoje se sa e rende eshte kriza morale e tij. Po, do te kisha deshire te njihja ndonje poet te mjerimit te diteve te sotme …

    Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
    -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
    mund që të len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem -
    thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.

    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni -
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

  13. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:25 pm

    edhe une do kisha deshire te njihja ndonje poet te tille, po mendoj qe ta kerkosh kete ne farsat eshte rruge pa krye.

    kushdo ti recitoje keto vargje te Migjenit ato shperthejne vetvetiu, te shpalosen para syve si nje film i vjeter bardhezi i Caplinit po me aktore dhe skena shqiptare.
    Keto o miku im jan vargje qe skane nevoje per video.

  14. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:01 pm

    Teksti eshte shume i sinqerte, leximi nuk eshte ne nivelin e tekstit. Ne fillim s’me pelqente, por po mesohem me kete ze qe sjell keto fragmente nga jeta shqiptare, ashtu jo perfekte, krejt reale dhe me pelqen qe ne cdo video eshte vete Ypi qe i lexon. Ka nje personalizim te ketyre videove nepermjet zerit te Ypit qe i perngjan asaj “signature”s te piktoreve ne tablo. Michel Foucault dikur bente te tilla video. (sigurisht tjeter nivel ai, tjeter Ypi).

    ps: krahasimi me Migjenin…Ypi eshte larg, po shume larg.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:46 pm

    o cuna, migjeni (uragani i nderprere, sipas uraganit te panderprere, IK) eshte letersi e kondensuar ne dendesi te pamendueshme. Si ca planete te perqendruar, nje cm kub i te cileve peshon gigaton. nuk krahasohen gjerat me fenomene astronomike. nuk vdesin kot 27 ca njerez!

  16. Arbeni thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:59 pm

    Sidoqofte Edisoni eshte nje ze i rralle qe te ben esell dhe te fut dritherimen e realitetit shqiptar. Uroj te kete te njejtin impakt tek shqiptaret e Shqiperise. Migjeni akoma klasik i paarritshem. Si Xhon Belushi ne Amerike, ai mbetet i ri, i perjetshem dhe i paarritshem.

  17. friend thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:26 pm

    Ky Ypi eshte bo aq i merzitshem saqe mund ta krahasosh vetem me … vetem me …, po, e gjeta me Ekrem Spahine. Monoton njeri :(

  18. saara Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:52 pm

    me te qenit emigrant, sado qe te lodhesh nuk del dot kurre nga pusi i erret i mediokritetit social - fantastike

    Edison Ypi for Lasgush!

  19. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:00 pm

    Kur te duket arti i merzitshem, me shume mundesi ka te jesh merzitur me veten.

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:02 pm

    Edison Ypi for Lasgush!

    Saara, per hir te vertetes ca bullet points:

    - jam admirues i Ypit;
    - nuk jam i sigurte teknikisht ne cfare zhanri shkruan Ypi. Lasgushi ka qene poet. Migjeni poet dhe mejshter i prozave te shkurtra. Mosklasifikimi i zhanrit, sidoqofte nuk me prish pune ne te shijuarit e shkrimeve te Ypit.
    - te qenit emigrant jo gjithnje dhe automatikisht perkthehet ne “pus te erret i mediokritetit social”. Po te flisja per veten time, nuk kam qene kurre ne pozite sociale me te mire se sa ku jam tani (cka mund te jete gjithsesi mediokre, por qe prap eshte me e mire se ajo e presumuara ne Shqiperi, ku nuk besoj te ma varte torben njeri fare-fare); nga nicku merret vesh qe jam “emigrant” :D
    - nxitimet ne krahasime (Lasgush dhe Migjen bejne 2/3 Gjeni kemi thene) vetem i prishin pune Ypit. Ypi eshte Yp; ka nje emer, nje vule, nje trade mark te pangaterrueshem. Dhe kjo eshte gje e madhe shume. Ta leme me aq, mendoj. Cdo gje tjeter eshte thjesht teprim.

  21. Laura thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:28 pm

    Emigranti:

    “une jam me Geten, qe femra na con te Zoti”, une…………………… une…………….. une……………………..

    Keshtu foli Zarathustra, s’ka rendesi cfare foli, mjafton qe dikush ta quaje Zarathuster (edhe Ypi mos kete mode po ndjek , si shume te tjere?

    dhe neveria
    shtohet
    brutalisht

  22. pisarro thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:51 pm

    Laura thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:28 pm

    Emigranti:

    “une jam me Geten,

    Të jesh me Gëten nuk do të thotë të jesh Gëteshë :)

  23. friend thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:53 pm

    Mire deni.

  24. alb thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:01 pm

    Uo motrra
    pergjigja e motres: Uore vlla.

  25. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:29 pm

    Sikur e paska bere per mua Ypi kete…:D

    Une neser kthehem “perfundimisht” ne Shqiperi e me thene te drejten me ka hyre frika ne palce…

  26. po pra thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:41 pm

    aaa, shume mire, dil iher, hajt per hajer, shko tregoji ypit ku ndryshon gazetaria dhe letersia nga lidhja e fjaleve se mezi po pret te kthehesh e ti tregosh. Po tregoji ypit edhe ku ndryshon patriotizmi me urine, e ardhmja me te ecuren mbrapsh, po po, tregoji ypit meqe po shkon. Po si fillim tregoji ypit c’domethene te vleresosh njerezit si te barabarte e te mos besh humor cinik as me bathoristet e as ata qe zgjohen ne kater te mengjesit per te shitur qepe e lakra qe te ushqejne femijet, e as me ata qe s’kane bere shkolle e s’kane pare as qytetin me te afert se s’kane pas kurre mundesi. Po po, tregoji ypit meqe po kthehesh nga Gjermania (te pakten nga flamuri) qe cdo me “kurva” dhe me “shkerdhata” te luftes se dyte e te luftes se ftohte ka te pakten aq vlere histroike sa te mos i vesh dinamitin per inate personale. Rruge te mbare aaa, dhe mi racomanda, TREGOJI YPIT

  27. po pra thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:43 pm

    “cdo me …” duhet “cdo mozaik me …”

  28. aaa Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:48 pm

    Kthehem nga Italia…dhe avash i ururar se nuk e kam shkruar une “poezine”…

  29. po pra thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:54 pm

    aaa, nuk e kam me ty, me fal po qe se tingelloi keq. Ty rruga e mbare dhe te qofte i lehte kthimi :)

  30. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 9:19 pm

    Po pra je i papam plako.

    analize koncize.

  31. Deshira Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 10:40 pm

    ““une jam me Geten, qe femra na con te Zoti”, une…………………… une…………….. une……………………..”

    hahahah, e modhe je Laura, kurre mos vdeksh…
    M’bere t’regjistrohem ;)

  32. Obvious thotë:

    14 Maj 2008 @ 12:13 am

    Nuk me pelqen Ypi, por kjo menyre e tij e te shprehurit ne kete çorap mireseardhjeje sikur te duket paksa me korrekte se heret e tjera. Nejse, s’e meriton edhe aq shume interesin e masave intelektuale te sapodala nga bankat shkollore…

  33. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 12:21 am

    .

  34. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 12:41 am

    Koncepti getian permbledh mungesen e ekuilibrit dhe paqes me elementin femeror ne ndergjgjegjet tona (pikesepari ne ato mashkullore). Sipas tij, vetem kur keto dy ane te jene ne balancim, kur duoja te jete harmonioze, mund te pretendohet qe rruga per tek Zoti (dmth perfeksioni individual dhe shoqeror) eshte e hapur. Ky eshte i mirenjohuri nocion i “femerores se perjetshme”.

    Nuk kuptoj pse nepergojet te qenit dakord me kete linje! Te cilen thjesht e zgjoi si shoqerim ideshe tema e Ypit.

    Elementi femeror i idealizuar getian, megjithate, nenkupton qe faza “nga sqepari te depilatori”, per te perifrazuar dike qe une e resektoj ne menyre te vecante, te kete perfunduar.

  35. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 1:30 am

    Teksi shume i mrekullueshem!

    Leximi… patetik!

    Aq patetik sa ta ben mishin puckuriza, puckuriza!

    Dhe sikur te mos mjaftonte kjo… edhe thuthuq!

  36. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 1:33 am

    Jo vetem patetik!

    Por i urryer!

    Me vjen keq qe kane prishur nje tekst te tille me nje ze…

    … idioti!

    Me falni, por…

    M’i ngre qimet perpjete!

  37. avocados thotë:

    14 Maj 2008 @ 2:20 am

    Absolutisht me pelqeu Ypi ketu! Edhe me melodiken disi arkaike te zerit te tij, sic e permend dhe Ari, nuk po kam me probleme: unik dhe funksional. Shkurt: ndihem e korruptume nga stili i Ypit. :)
    Besoj se kjo ligjerate duhet te kete lidhje me nje shkrim te nje vajze te re qe po kthehej me deshire nga Usa ne Shqiperi, para pak kohesh.
    Sidoqofte, arsyeja e pelqeses sime lidhet me teper me Idealizmin qe percillet, me shpresen e ndryshimit.

  38. toko thotë:

    14 Maj 2008 @ 3:13 am

    Shume e bukur kjo Do ta quaja poezi idealiste, te bukur, rengjethese, realiste. Pasqyrim real, zgjidhje idealiste.
    Nuk e di nese kjo motra mund te munde luanet shqiptare ???
    Faleminderit per prurjen Blendi

  39. Idris thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:02 am

    Perse shkakton nervozizem “ritmi ypian” i zerit gervishes aspak te ngjashem me recitime “teatrale”?
    Per mua eshte nje origjinalitet qe pasqyron me se bukuri mendimin e shprehur ne leter, po prej tij.
    Ai nxiton,vrapon se mos i iken idea…digjoni dhe ngjeshjen e fjaleve me sinonime per shpjegimin e nje dukurie….A do te ishte i arsyshem nje ze teatral
    ..asnje shembull nuk kemi ose mua nuk me kujtohet qe ne nje ngjeshje te tille te kete “pauza dramatike “…plus kesaj eshte edhe vecoria ose subkoshienca e individit qe prurje te tilla pershkuse si “kernackat” :) ..nuk do ti ndaje me njeri…pastaj eshte dhe veza e KOLOMBIT …si i pare ne kete “zhaner” :( (qe njeri se kuptonte ??).
    I papelqyshem ?????? Se shprehu ne nje forme te tille me kaq sinteze ato qe ne disa TEMA rresht jane prure “tonelata” llafesh prej peshqve……
    pra KTHIMI ????????
    Ndoshta do te isha dakort se ne keto lloj meditimesh letrare disa moralizime e perdorim fjalesh te sperdorura sa qe u ka ikur kuptimi si “korrupsion”,zyra etj….mund te ishin gjetur sinonime me artistike ose nenkuptime qe te jepnin indirkt jo ne kete menyre qe s’kane vlere artistike.
    Pena e YPIT eshte e afte ta beje kete ….

  40. Peshku Fluturues thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:04 am

    Ec Bedrana!

  41. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:38 am

    po i lexon edhe dritero agolli poezite e veta (ne nje cd), po ka lezet me e nigju ama… ypi e prish muhabetin se e hudh veren e mire ne nje gote te palame!

  42. Peshku Fluturues thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:53 am

    Ore, e di qe ky Dritero Agolli ka fillu me me pelqy tani.
    Mbaj mend qe ne gjimnaz e kemi pas quajtur per t’u tallur Xixello, dhe libri i tij “Trendalil ne gote” eshte i vetmi liber qe bashke me nje mikun tim e kemi djegur sipas stilit mesjetar, njeri e lyente me vajgur tjetri i vinte flaken me shkrepse.
    Tani them se do t’ia blija me gjithe qejf CD po ta nxirrte ne amazon.com

  43. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:57 am

    Bicikleta e prishur qendron shume kate me lart se derdellitjet e ypit e megjithate te gjith emigranteve ketu u ledhatohet egoja nga kjo farse me video te shemtuar.
    Ku ju duket si lutje qe amon na shpetoni, autori kur i evidenton problemet dhe shkaqet pse duhet te vi motra ti ndreqi nuk ka fuqi ai ta beje ndryshimin.

    Megjithate eshte e drejta juaj te pelqeni cfare te doni qofte kjo edhe poezia trash.

  44. avocados thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:01 am

    Ore, e di qe ky Dritero Agolli ka fillu me me pelqy tani.
    Mbaj mend qe ne gjimnaz e kemi pas quajtur per t’u tallur Xixello, dhe libri i tij “Trendalil ne gote” eshte i vetmi liber qe bashke me nje mikun tim e kemi djegur sipas stilit mesjetar, njeri e lyente me vajgur tjetri i vinte flaken me shkrepse.Tani them se do t’ia blija me gjithe qejf CD po ta nxirrte ne amazon.com

    O tempora, o mores!

    Skandal!

  45. dukati thotë:

    14 Maj 2008 @ 9:38 am

    shume aktores leximi i Edisonit. kjo ja ngre ndjeshem vleren kombinimit poetiko-muzikoro-filmik. ngjall emocion. urime edisonit.

  46. xhenius thotë:

    14 Maj 2008 @ 1:25 pm

    nuk e kuptoj domosdoshmerine e paraqitjes se vargjeve te Migjenit(fantastik)dhe krahasimit me te,Ypi nuk pretendon te jete Migjeni;ai eshte nje “puzzle”artistik ku jane shkrire shume bukur ndjeshmeria,patriotizmi,forca e mendimit,deshira per ta pare sa me te bukur vendin tone kaq te veshtire e dinamik njekohesisht;duket qe ka thithur qumesht me germa qe te injekton ne trup ndershmerine vuajtjen dhe jo servilizmin e dinakerine.si cantautor do ta krahasoja me Vasco Rossin qe shquhet per forcen e mendimit dhe jo te zerit.

  47. Idriz thotë:

    14 Maj 2008 @ 3:16 pm

    PO per ne te tjeret qe :…ky paqllek na ka mbajte (rritur)… :) :) :) ???
    Shko ne Paris se atje ka nje seksion special qe merren me pastrim gotash
    Ne ketu ne USA :P :P :P i kemi prej kartoni dmth njeperdorimshme dhe nuk i perdorim si mjete krahasimi te qendrushme…flas gjithmone per ne qe SHIJOJME veren , pavaresisht nga gotat , aq me teper kur gotat e kane “mezen” mrena :D
    Dhe e fundit fare… PO QE YPI ESHTE POCHAR !

  48. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 3:44 pm

    dukati, thjesht per tu siguru, se ca gjona kuptohen vetem nga toni i zerit: po talleshe kur thoje leximi i Ypit aktoresk apo mendon vertet ashtu?

  49. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 4:16 pm

    Zëri i Ypit i shkon për mrekulli përmbajtjes; monoton, edhe pse s’të lë indiferent; i plotë, por i ngopur me veten, aq sa dhe i pasigurt mbi përfundimin dhe nervoz; tallës (ironik më duket shumë), por s’dihet në e ka me veten, apo me të keqin e poshtër, apo me të mirën naive; i dridhur si paaftësia e identifikimit që përftohet nga leximi. Shkurt muhabeti, unë u gëzova që dëgjova më në fund zërin e Ypit, se më bindi që e lexoj mirë. Edhe njëherë, ju falemnderit!

    Ja për shëmbull, te kjo prurja, nuk kuptohet a e ka me vërte atë shpresën e shpëtimit, sepse vajza të brishta, të bukura, të zonja, të forta, punëtore, që i dalin krah familjes dhe shoqërisë, që acarohen nga padrejtësia, që dinë pos të tjerave dhe të vishen bukur, ka plot Shqipëria dhe s’po di t’i mbajë, apo po e tall që ka marrë rrugën me vullnet të mirë qoftë dhe idealist. Po falë zërit, më duket se thellë-thellë e ka me të tallme, po nuk i del tamam, se e pengon ajo dija sipas të cilës nuk është mirë me u tallë me grarinë, sepse duhet me qenë xhentëllmen. (…)

  50. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 9:43 pm

    mirembrema miq!Une kete shkrim te ypit e kam lexuar kohe perpara dhe me ka pelqyer shume.Ketu jo dhe aq…………Kam frikr se Ypi eshtene krize astinence frymezimi e po ripertyp ç’ka ka shkruar ne kohera me te mira.He per s’jam ka vij vlla.Jam mire e bukur ketu ku jam…………..

  51. K. thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:14 am

    Ypi te kenaq:)

    Ah te dinin njerezit te degjonin…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.