Eda Zari lë nënshtetësinë shqiptare
Eda Zari nuk do të mbajë më shtetësinë shqiptare. Këngëtarja mjaft e suksesshme nëpër botë, e cila prej disa vitesh jeton në Gjermani, e ka bërë vet kërkesën për heqjen e nënshtetësisë shqiptare. Emri i saj renditet mes 44 të tjerëve, për të cilët presidenti i republikës zoti Bamir Topi ka dekretuar në datën 16 janar 2008 lënien e nënshtetësisë. Ndonëse në skenat ku është ngjitur ajo ka promovuar muzikën shqiptare duke e përpunuar suksesshëm, duket se kjo kërkesë e saj ka qenë e detyruar. Sipas ligjeve të shtetit gjerman, për të marrë nënshtetësi gjermane, duhet që më parë të heqësh dorë nga nënshtetësia e origjinës. Kjo nuk ka kursyer as këngëtaren e njohur shqiptare.
E njohur së fundmi për përpunimet e muzikës në rrymën jazz, Eda Zari e ka zbritur atë në nivelet ku mund ta shijojnë gjithnjë e më shumë një publik i gjerë. Ky sukses nuk ka ardhur papritur. Lidhja e saj me këngën ka nisur që në vitet e para të fëmijërisë. Që në moshën 4-vjeçare filloi të këndojë në gjirin e familjes (nga ana e nënës), familja Lela nga Përmeti. Në moshën 6 vjeçare del për herë të parë në skenë, më 16 vjeç prezantohet profesionalisht në festivalet kombëtare të RTSH-së, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si avancuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët: L. Gjata, O. Mula. Kryen abiturën dega Kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Ndërsa fillon më pas studimet në Akademinë e Arteve, Tiranë. I hiqet e drejta e studimit(që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve ‘80) dhe i vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit “Musikhochschule” Köln-Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së diplomës si “State Graduated Diplome Oper Singer”. Gjatë kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë opera, musical, opereta dhe shumë prezantime recitale me formacione orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV. etj. Pas realizimit të disa albumeve suksesi i saj vazhdon në koncerte të shumta në disa skena të botës.
(balkanweb)


23 Janar 2008 @ 4:46 pm
E mer mire su ba qameti.
Pune dekumentash eshte.
Po ja desh qejfi e merr prape pasi te marri ate te gjermonit
23 Janar 2008 @ 4:54 pm
kush ja konsumon produktin kesaj: shqiptari apo allamani?
23 Janar 2008 @ 4:55 pm
Allamani mer yahoo, cer l.esh shqiptari
Kjo kno jazz ore ohuuuuuuuu
23 Janar 2008 @ 4:56 pm
Nuk eshte kaq e thjeshte Moza!Nuk eshte vetem pune letrash.Ne ato letra sanksionohet legalisht identiteti yt.E duke te hequr ate pjese se nga vjen eshte e dhimbshme e shpesh jo pa pasoja psikologjike.
23 Janar 2008 @ 5:00 pm
Po moj zana po,
Por me passport shqiptare, kesaj Edes edhe kur shkon per koncerte larg i duhet te rrije ne radhe per vize. Edhe neper airportet e dynjase duhet te tundi ate te kuqen, pashaporten shqiptare, te i rafte damllaja.
Leje mo, identitetin legal tashti, se nuk eshte nje cope tefter i kuq identiteti jot
23 Janar 2008 @ 5:02 pm
qe i rafte damllaja
23 Janar 2008 @ 5:04 pm
Zana,
gjermania nuk te lejon dyshtetesine, pre fat te keq. Keshtu qe, eshte e vetekuptueshme, nese zari ka vendosur te jetoje ne Gjermani ka vendosur edhe per pasaporten gjermane, me rrjedhimin e pashmangshem te lenies se asaj shqiptare. Nuk eshte as e para dhe as e fundit. Pyetja ime eshte: perse perben ky nje lajm per te dale ne gazete? Cfare pritet nga ne? T’i bejme gjyqin Zarit?
23 Janar 2008 @ 5:05 pm
Blend, s’kam vakt me e perkthy shqip.
Majakovski kshu,per pashaporten sovietike:
I’d tear
like a wolf
at bureaucracy.
For mandates
my respect’s but the slightest.
To the devil himself
I’d chuck without mercy
every red-taped paper.
But this …
Down the long front
of coupés and cabins
File the officials
politely.
They gather up passports
and I give in
My own vermilion booklet.
For one kind of passport -
smiling lips part
For others -
an attitude scornful.
They take
with respect, for instance,
the passport
From a sleeping-car
English Lionel.
The good fellows eyes
almost slip like pips
when,
bowing as low as men can,
they take,
as if they were taking a tip,
the passport
from an American.
At the Polish,
they dolefully blink and wheeze
in dumb
police elephantism -
where are they from,
and what are these
geographical novelties?
And without a turn
of their cabbage heads,
their feelings
hidden in lower regions,
they take without blinking,
the passports from Swedes
and various
old Norwegians.
Then sudden
as if their mouths were
aquake
those gentlemen almost
whine
Those very official gentlemen
take
that red-skinned passport
of mine.
Take-
like a bomb
take - like a hedgehog,
like a razor
double-edge stropped,
take -
like a rattlesnake huge and long
with at least
20 fangs
poison-tipped.
The porter’s eyes
give a significant flick
(I’ll carry your baggage
for nix,
mon ami…)
The gendarmes enquiringly
look at the tec,
the tec, -
at the gendarmerie.
With what delight
that gendarme caste
would have me
strung-up and whipped raw
because I hold
in my hands
hammered-fast
sickle-clasped
my red Soviet passport.
I’d tear
like a wolf
at bureaucracy.
For mandates
my respect’s but the slightest.
To the devil himself
I’d chuck
without mercy
every red-taped paper,
But this …
I pull out
of my wide trouser-pockets
duplicate
of a priceless cargo.
You now:
read this
and envy,
I’m a citizen
of the Soviet Socialist Union!
23 Janar 2008 @ 5:06 pm
Pasoja psikologjike te lesh pashaporten shqiptare???

kete se kisha degjuar ndonjehre..
Pasoja psikologjike ke ta mbash ne xhep ate pashaporte…
23 Janar 2008 @ 5:09 pm
E forte kjo poezia,
Se dija qe ekzistonte.
Se di a eshte perkthy ne shqip, te interesohem i here.
Rrofsh per prurjen Emigrant
23 Janar 2008 @ 5:17 pm
Ah, Majakovskin, pikerisht kete poezi e kam perdorur para ca vjeteve ne nje teme qe kam mbrojtur ne shkolle ne Poli.Science qe kishte te bente me “First, Second and Third Grade Citizens of our Fourth Grade World” - sigurisht e konceptuar per problemin Shqiptar.
Une mendoj se qasja me e mire ndaj ketij problemi nuk eshte te merremi me Eden por me kete problem te trajtimit te pasaportes Shqiptare si vule murtaje nga te huajt. Duke u koncentruar ne dy pika:
1. Fajet tona si Shqiptare qe kemi mbetur kaq te padeshiruar, te paafruar nga Bota.
2. Fajet e Botes qe ne fryme te qelbet kolonizatore i trajton shqiptaret me perbuzje.
23 Janar 2008 @ 5:17 pm
Moze,po eshte e perkthyer. Mbaj mend ta kem lexuar,shpresoj jo ne rusisht.Duhet te jete nje perkthim rretv viteve 1957.
23 Janar 2008 @ 5:28 pm
Lenia pa “probleme”te pakten ne dukje te pashaportes vjen pikerisht te mbylljes qe te behet duke patur kete pashaporte.Vuajme aq shume me probleme legale ,te integracionit,te oportuniteteve sa ta lesh te vjen gati te thuash :”del dreq e merre”.Problemi eshte politik,i vendit qe ka Shqiperia si shtet,i autoritetit te saj.Edhe rumunet nuk eshte se i jane botes kaq simpatike,por jane ok.Pasaporta e tyre vlen njesoj sa e nje francezi apo e nje gjermani
23 Janar 2008 @ 5:32 pm
Bota pret te behemi ne “te mire”. Kuptohet, “i mire” eshte ai komb qe te thyen koken me $.
Ne presim te behet bota “e mire”. Pra te na leje i cik te oborri, te kolibja e qenit pa mor leje…. gjynof ky se eshte i vogel….
Asnje s’behet “i mire” i pari.
Tani, them se eshte ne nderin e Evropes te mbylli nje sy per ne dhe te na qaste menjehere ne BE. Kot kane frike. Asgje s’do ndodhe. Po fare fare. Sepse ka nje mekanizem vete-zgjedhes ne kete proces, dhe pikerisht: ata qe “bejne qeder” i kalojne filtrat e pengesave “pashaportore” tak-fak, dhe kusuret e tyre i hane ata qe s’bejne dem, ata qe pikerisht e pesojne mbi vete kete atitude te Evropes karaputane!
Evropa ka faj ne kete histori, tamam si ka faj nje prind per “hyneret” e djalit ne tetevjecare.
23 Janar 2008 @ 5:51 pm
emigrant,
Ne na duket padrejtesi e madhe sepse flasim nga kjo ane e sportelit, jo nga ana tjeter, e fundi fundit as si dikush qe s’ka lidhje me sportelin (i paanshem dmth). Fakti eshte qe nje pjese e madhe e shqiptareve e shikon akoma vizen si mundesi per t’u shperngulur diku tjeter e per te gjetur ne jete me te mire. Disa arrijne deri aty sa e shohin me mire te qendrojne ne nje shtet te huaj ilegalisht, pa kurrfare dokumenti, sesa te kthehen te Shqiperi. Atehere sa u intereson kjo atyre nga ana tjeter e sportelit?
23 Janar 2008 @ 6:02 pm
Wasu, u intreson aq sa ta heqin ceshtjen “Shqiperi” si burim kokecarjesh nga axhendat e tyre.
Shqiperia eshte nje realitet qe duhet pranuar dhe qe duhet te merresh me te. Une e di qe nqse Shqiperia do gdhihej e zhytur nen Adriatik&Jon nje mengjes, ky nuk do perbebnte lajm Nr. 1 per Evropen. Por kjo nuk ndodh. Perjashtimi i Shqiperise si partner tryeze (palo partner, te kuptohemi, s’them jo, se ashtu jemi!
), pra perjashtimi nuk eshte zgjidhje per EU-ne. Por zemra e tyre sa nje lajthi, per harmoni organike, ju rregjon edhe trurin. Dhe nje proces vetehipnoze ndodh: shqiptareve normal ju duket si faj (i lindur) etnia e tyre.
23 Janar 2008 @ 8:14 pm
Edhe pse mund te kuptohen arsyet qe kane cuar Eda Zarin dhe shume te tjere per te braktisur nenshtetesine shqiptare, theksoj se:
Heqja dore nga nenshtetesia, duhet te jete shume e qarte per te gjithe shqiptaret dhe sidomos per ata faqe-kuqet qe prezantohen me pashaporta te huaja para kontrollit policor te aeroporteve, se, ka nje vlere shume te qarte legale dhe sado qe te thone neser te gjithe keta se jane shqiptare, duhet qe t’i kujtojme me kembengulje, ne, “budallenjte” e tjere, se NUK JENI ME SHQIPTARE!. Simpatite per Shqiperine dhe shqiptaret qe mund te keni ne te ardhmen, jane pune tjeter dhe do jeni gjithmone te mirepritur per t’i bere mire vendit.
Te largohesh si frikacak nga veshtiresite dhe te heqesh dore nga nenshtetesia jote vetem per arsye interesi te ngushta te momentit, kur mund te kesh edhe alternativa te tjera per te mbijetuar pa nevojen e ketyre taktikave, mua me duket nje veprim teper i ulet dhe i shpifur.
Perkundrazi, respektoj te gjithe ata qe heqin dore nga nenshtetesia e tyre per arsye bindjesh te thella edhe pse personalisht me keto te fundit mund te mos jem dakort.
Cfare eshte nje bashkshort qe martohet me nje tjeter vetem se kjo i duket me e bukur. Nje tradhetar dhe nje i divorcuar. Ja cfare eshte!
Bashke duhet te ndajme frutet e po bashke duhet te djersitemi per t’i pasur ato frute. Nqs nuk punon me kopshtin, mos hajde pastaj qe te lypesh buke!
Shpresoj qe edhe neser e pergjithmone te mos detyrohem qe ta mendoj ndryshe!
Te me falin ata qe mund te jene ndjere te gjykuar, por eshte nje teme qe me ngre floket perpjete.
Tjetra, e ka ndertuar jeten e saj duke shitur etno-folk shqiptar edhe pastaj cfare ben per te falenderuar?! Thote: “pa me lini nje cike rrehat tani se s’ja u kam qejfin!” Nejse, puna e saj!
23 Janar 2008 @ 8:48 pm
Kete kengetaren nuk e njoh, por kjo s’do te thote te flitet rromba per tomba. Gjermania dhe tere shtetet europiane, tashme e kane nenshkruar dhe aprovuar dynenshtetesine. Vellai im ne Gjermani ka dy shtetesi, turqit po ashtu, pas demostratave qe bene para disa vitesh. Mirpo si kudo , ka akoma burokrate qe ecin me psikollogjine dhe ligjet e vjetra , te shekullit 20. Sikunder ka dhe qe shohin pozicionin e veshtire te nje artisti, viza, azili, statusi, te nje pozicioni te veshtire per artistin, dhe e detyrojne kete/ate te pranoje vetem shtetesine e tyre, qe neser kur ku/kjo artiste te behet me emer , te permendet artist/ja e kartes se identitetit dhe jo origjines.
23 Janar 2008 @ 8:56 pm
Per kuriozitet, a e di njeri cilat jane kushtet per marrjen e shtetesise shqiptare?
23 Janar 2008 @ 9:19 pm
duke kujtuar veshtiresine per te marre cdo tip certifikate te thjeshte nga shteti shqiptar, une besoj se duhet te jete teper e veshtire, ne mos e pamundur te marresh nenshtetesine shqiptare. po kjo eshte njwe misure e shtetit shqiptar per te mbajtur rracen te paster
23 Janar 2008 @ 10:17 pm
Emigranto, megjithese Evropin e kom vdekje per kete punen e vzave duhet ta them qe s’na ka piken e fajit
U cane tu na thon rregjistroni popullsine qe te heqim vizat e ne mazallah. Me keto qe ndodhin te ne, nuk eshte cudi qe po te hiqen vizat popullsia e shqiperise te dyfishohet brenda vitit. Dhe jo me shqiptare qe nuk kane shtetesi shqiptare po me kineze, kurde, turq, armene, rus e soj-sorrollop tjeter te cileve ne do u shisnim per 2 mije euro shtetesine shqiptare. Me thuj ti mua, a ka Evropi faj?
23 Janar 2008 @ 10:34 pm
A e ben ky veprim Eda Zarin me pak shqiptare se ne te tjeret qe themi qe jemi shqiptare?? Nuk besoj edhe pse shume e mendojne ndryshe. Nuk mund te gjykojme veprimet e tjetrit pa qene ne kepucet e tij/saj sepse ndonje dite mund te perballemi me dicka ne jeten tone, dhe mund te veprojme si Eda.
Nejse, cdo njeri e di vete sec bene ne jete, keshtu dhe artistja shqiptare!
23 Janar 2008 @ 10:47 pm
Shqiperia aty eshte…ajo kendon ne nje nga hotelet me famose te Berlinit tani…Keshtu si gjermane i hapet me shume rruga..me shume te drejta ect ect….Cdo kush mund ta bente ate..
23 Janar 2008 @ 10:47 pm
Eda Zarit i rrofte qenesia nga dinastia e ‘Lela de Permet’ se sazet ja ble allamoni, ene atij i perkulet jo katnarit t’Tajrons.
24 Janar 2008 @ 1:13 am
Shetites interneti. Ceshtja Zari nuk ka ndonje vlere scoopi ne vetvete, por ajo qe paraqet problem eshte mohimi i shtetesise nga nje “Vip” siç po behet zakon neper disa “parlamente” private ne Shqiperi.
Ajo do mbesi gjithnje nje shqiptare, por ne rradhe te pare eshte europiane. Nuk besoj se mohimi i shtetesise shqiptare i mohon asaj te drejten te thote qe jam shqiptare kudo qe te shkoje. Pastaj, eshte e drejta e vet dhe respekti per vendimin qe ajo ka marre. Sa shume shqiptare e shqiptar ka neper bote qe heqin te zinjte e ullirit per pak letra te rehatshme, sa premtime, sa shkarje, sa lote, sa keqkuptime, sa lendime.
Kjo eshte Evropa e bashkuar, ku duhet me u qujt gjerman apo francez apo italian, per tu respektuar, per tu pasur frike apo per tu tallur.
24 Janar 2008 @ 10:35 pm
Edhe ne Shqiperi eshte liberalizuar çeshtja e marrjes se nenshtetesise nga te huajt. Me te mbushur 5 a 7 vjet qendrimi, siç eshte dhe kendej ne EU , ke te drejte te besh kerkese dhe mbas nje pritje 1-2 vjet e merr.
Wasu, per siguri duhet te shohesh faqen/sajtin e Presidences, qe heq dhe jep shtetesine.