e puthura
Miranda Haxhia
Koli vinte rrotull nëpër korridorin e gjatë të spitalit. Nuk dinte ç’të bënte. Anën po e bënin gati për ta futur në sallën e operacionit. Një tumor i keq si amebë i shtrëngonte kokën prej muajsh. Halla i shtrëngonte dorën dhe i vinte rrotull me një napë të lagur për të shtrydhur ndonjë pikë lëngu në buzët e plasaritura të nuses. Ana diçka i thoshte në vesh, me zë të vogël, të vështirë. Plaka e dëgjonte duke tundur kokën. Mori nga çanta një fustan ngjyrë perëndimi e filloi ta vishte Anën.
Jeta e familjes së tyre ishte kapur në kurth. E vështroi nga përtej korridorit fshehurazi. Filloi të ecte si i dehur, me sy të ngulur tej, në fund, ku drita ishte më e dobët dhe e pangopur.
Pamja e saj e ardhur në shtëpinë e Kolit para shtatë vjetësh. Si tani. Dy buzë të varura pa asnjë mëshirë dhe pa asnjë formë. Fytyrë e stërgjatur e dy sy si sy zhapkash të dala jashtë. Vetullat të shkurtëra e të djegura prej diellit. Flokët thurur gërshet. E gjatë, e përkulur në supe, me këmbë të mbushura gjithë damarë blu në jeshil që formonin aty – këtu kokrriza si kërpudha. Femër më e shëmtuar nuk ishte parë në ato anë. Koli ishte ndryshe. I fillonte bukuria tek sytë e kaltër dhe i përfundonte tek trupi i drejtë lastar. Sa e shëmtuar ishte Ana, aq më shumë zbukurohej Koli. Ishte njeri i urtë, punëtor, gjithë ditën në arë. Kjo hallë që tani rrinte tek kryet e Anës, para tetë vjetësh, kur nipi mbushi njëzetë e katër vjeç e mori në shtëpinë e vet diku, matanë kodrës. I shërbeu djathë të njomë pa kripë, rahni rrushi dhe një grusht arrash. E donte nipin halla Kalirò.
Do vijë një vajzë këtu pas pak. Shihe, po të pëlqeu, më thuaj. Mos i dil para, mirë?
Koli qeshi. I shkëlqyen sytë. Fërkoi duart dhe hyri në dhomën erë gëlqereje dhe borziloku përkarshi. Vinte rrotull. Kalonte tek dritarja. Perdja e shkurtër prej pupline me tantellën përfund i kalonte nëpër flokë si vello.
Teto Kalirò, këtu je?
Zë i ngrohtë. I butë. Zë vajze. Zë pranvere. Koli u zgjat dhe pa një perrì. Vetull e sy ishte. Buzë gjithë mish e gjak kishte. Këmbë të ngurta.
Fustan gjithë lule. Shamizë të bardhë në kokë. Një xhufkë flokësh i dilnin poshtë shpatullave nga qarkimi i shamizës. E hajthshme. E parritur mirë.
Vajza ndenji pak, shkëmbeu disa fjalë a porosi me Kalirònë dhe iku sërish. Koli e ndoqi deri tek gardhi kur humbi pas ferrave që rrethonin bahçen e hallës.
Hë, si tu duk?E bukur, hallë! Më pëlqen!Mirë, të keqen halla, tani ma lër mua këtë punë!
Pas një jave Koli u fejua. Si fejoheshin njerëzit ato kohë. Deri sa të bëhej dasma nuk duhej të takohej me nusen e ardhshme. Kur erdhi vjeshta e rrushi harbonte lëngun nëpër ulli të kazanit, Koli mblodhi gjindjen e bënë dasmën. U bë dhëndër. Kostumin ngjyrë gri ia mori borxh Tafilit që ishte martuar para një viti. Këmishën e bleu në dyqanin e fshatit. Edhe këpucët me një shirit në formë M-je rrumbullake në pjesën e përparme. Krevatin dopio Koli e bleu në qytet nga një tregëtar, para tre ditësh, kur do vinte nusja në shtëpi. Dy përdredhjet gjarpërueshe të telave të fortë krijonin ornamente të magjishme. Nuk i durohej sa të shikonte nga afër nusen. Në fillim u dalluan siluetat e njërëzve nga cepi i kodrinës ku vinte rruga prej fshatit të hallës nga do vinte nusja.
Erdhën! Erdhën!
Daja e nuses mori shpatullën e mishit si dhuratë tek oborri i dhëndërit nga të zotët e dasmës dhe u kthye me dy shoqëruesit e tjerë. Nusja e mbuluar me duvak të kuq. Mbi një kalë të kuq. E tërhiqte xhaxhai. E zbritën sikur zbritnin një të verbër dhe e futën në dhomën e grave. Filluan këngët.
Pa të shohim nusen, o,sa e bukur qënka, o,sy e vetull fshehur, o,se djalin e kemi yll….
Vallet dy e nga dy. Motra e Tafilit lëshonte zërin bilbil dhe dridhte shamizën e vogël në dorë si flakë të bardhë. Hapat hidheshin një nga një. Një plakë e moshuar ngriti për pak laurinë nga koka e nuses. Heshti dhoma. Vallja pas pak rifilloi me një ngadalësi derisa u mbyll me dorën e motrës së Tafilit lëshuar poshtë si gjethe e këputur. Nusja heshtte si heshtnin nuset. Te këmbët e saj në këpucë u përplasën lotët si lëng rrushi. Nuk i dalloi njeri. Gratë shikonin fytyrën e nuses. Nuk flisnin. Nuk pëshpëritën. Respektuan dasmën. U larguan një nga një bashkë me diellin që po përmbysej në rrëpirën e kodrës që ndante fshatin e Kolit nga ai i nuses.
Në darkë Koli mbeti vetëm me të. Filloi të zhvishte rrobat e tij të rralla të dasmës. Kostumin e Tafilit e vuri në harkun e karriges. Këmishën e hodhi lehtë sipër. Këpucët në fund të dhomës. Mbi to lëshoi çorapet qëndisur me kurabije ngjyrë blu. Nata ishte e tërë sy e vesh rreth e qark dhomës.
Eja dhe ti, shtrihu këtu, pranë meje!
Ajo nuk luante vendit. Koli u ngrit, iu afrua dhe i hoqi laurin nga flokët. Ngriu. E uli menjëherë. E ngriti pak e nga pak. Ia tërhoqi deri poshtë këmbëve. Para tij dy buzët e varura, sytë e dalë, fytyra e stërzgjatur e djegur nga dielli dhe një pikëllim i madh mbuluar me kënà. Një vajzë jo më shumë se njëzetë vjeç rrinte si statujë. Mjafton ta shikoje dhe të dukej sikur ishte dyzetë.
Kush je ti?
Ana!
Kush të solli këtu?
Më sollën!Kush?U bë dasmë, më morën krushqit!Ke dëgjuar për mua?Po. Më ka folur halla Kalirò.Unë zgjodha një tjetër, të kanë ngatërruar!
Nuk e di…- Ana u drodh dhe pikëllimi iu shpërbë në vështrimin e syve që bashkë me lëkurën rreth e rrotull krijonin brigje liqenesh të braktisura e të harruara.
Koli doli jashtë, u end i tërbuar në oborrin tashmë të braktisur dhe hyri në dhomë ku flinte halla. E shkundi nga supet. Ajo u lemeris.Kush është ajo gërdallë?Nusja jote, Koli.Ajo e ka fytyrën si kalë, pse më gënjeve moj hallë, pse?
Ka zemër të artë, Koli. Është jetime, njëlloj si ti. Është flori. Kush të jepte nuse pa paguar, kush? Kishe parà për t’i qepur rroba? Jo! Mendova për ty, vetëm për ty! Duaje, Koli, është e butë!
Kolit iu drodhën supet prej ngashërimit.
Më gënjyet! Edhe mëzi i Lutos është më i bukur se ajo femër!
Jo, Koli. Duam të kesh njeri të mirë pranë!Ajo nuk është njeri, moj hallë, është prej kafshe!Koli! Mjaft! Shko në dhomën tënde!
Koli u end bahçe më bahçe, theu degë shege që kur thyheshin të ngulnin gjëmbat në pëllëmbë, preu hardhinë me rrush kokërrmadh e të verdhë, të cilën e donte shumë. E la të pikonte lëngun në errësirë. Kapi degët e hurmës dhe i tërhoqi si për t’i shqyer. Pastaj i lëshoi. Gjuajti plis më plis deri sa këmbët iu mbushën me dhè. Në të gdhirë, hyri në dhomën që mbante erë gëlqere dhe nuk foli më. Ana qëndronte në këmbë. Kishte vënë sërish duvakun e kuq. Ndenji pa lëvizur deri në mëngjes. Kur u gdhi, Koli hapi sytë e prishur dhe u çudit kur e pa akoma Anën në këmbë.
Po ti?
Po pres të më përzësh!
Kush të tha që do të përzë?
Askush! …E di vet… E kuptova….!
Koli doli dhe nuk u duk në shtëpi deri në darkë. Halla e mori Anën dhe iu futën shtëpisë së bërë rrëmujë. Pas dy orësh gjithçka ndrinte nga pastërtia. Filluan të vijnë gratë e fshatit të shikonin nusen. Pastaj pajën. Ishte zakoni.
Ana rrinte në këmbë, si mumje. Pa folur. Pa vështruar askënd. Pa duvak mbi fytyrë. Pajë nuk kishte sjellë. Ishte e varfër. Gratë merrnin karamele të athëta me mente dhe iknin duke pëshpëritur me njëra – tjetrën. Në darkë Ana u shtri në një shtrojë tek këmbët e Kolit. Kolit iu dhimbs. Drita ishte fikur.
Eja tek vendi yt, në anë të djathtë. Eja, moj Anë!
Po unë….!
Asgjë, ti nuk ke faj! Eja!
Ana merrte frymë me zor. E zuri gjumi afër Kolit. Natën u zgjua duke qarë prej një ëndrre. Koli u kthye nga ajo dhe e afroi më shumë.
Mos ki frikë, mos ki frikë! Unë jam këtu! Fli! Fli, moj Anë!
Më mbytën krimbat, po më vijnë rrotull! Janë shtatë krimba të kuq futur në krahët e një pule….,nënë, ku je, moj nënë, dhe një kafshëz që më përqesh, e madhe…sa tre bubuzhela. Më sy të kuq. E godas, por ajo qesh…nën’, ku je, moj nënë!…më shpëtoni, hiqmani!
Moj Anë, zgjohu, jam unë këtu, mos ki frikë! – Koli e mbështolli me zërin e ngrohtë e të butë. E afroi me krahun e tij dhe e luti të flinte. Kjo endërr e cfiliti netë me rradhë, çdo natë e më pak përfytyrime, çdo natë më shumë gjumë e qetësi.
Dalëngadalë, Kolit nuk po i dukej aq e shëmtuar sa në fillim. Ana ishte e urtë, pa fjalë. Kuptonte shumë dhe fliste pak. Vetëm kur e pyesnin. Pas një jave halla erdhi sërish. Koli nuk i fliste ende. E shmangu. Halla e mori Anën pranë dhe e pyeti në fshehtësi:
Ana, shpirte e hallës, më trego, keni fjetur bashkë?
Po, afër.
Si afër? Keni bërë dashuri?
Unë e dua, ai është i mirë! Më mbron nga endrrat dhe hijet.
Po lëri këto, moj Anë, ngatërroheni natën me njëri - tjetrin duke lodruar?
Jo, hallë!
Mirë, shpirt i hallës, mirë! Mos u mërzit, Koli është i butë!
Ca netë më pas Koli harroi shëmtinë e gruas. I pëlqente vështrimi i ngrohtë i Anës. Flokët i derdheshin në formën e gërshetit të prishur dallgë - dallgë në kurriz e lëshonin aromë rozmarine. Hunda kishte marrë ngjyrën e zakonshme. Lëkura e djegur prej diellit iu zbardh pak e nga pak e faqet po i lakmoheshin nga një purpur natyral. Vetëm buzët i kishte lemeri. Nuk i afrohej dot asaj përveshje mishtore. E përkëdhelte, e kërkonte natën në errësirë, e afronte. Ana e bindur si një shqerrë nuk ndihej. Kështu ditë pas dite, martesa e tyre erdhi në formën e gjithë martesave. Ana rrinte gjithë ditën në këmbë. Një punë këtu, një punë aty deri sa ngrysej. Kur mbeti shtatzanë mori një hir të panjohur. Filluan t’i mbusheshin format e gdhendura të lëkurës së fytyrës. Sytë i shkëlqenin e iu gjallëruan. Shamia zbardhte mrekullisht rrethuar me ojnat ngjyra- ngjyra. Sa vinte Koli nga puna, i dilte para, në oborr, i merrte veglat, trastën e bukës. Nuk fliste. I dilte nga pas kur ai hiqte xhaketën dhe e përkëdhelte me duart e holla në shpatulla. Largohej pas tij. Shtëpia e tyre u gjallërua dhe u ndriçua. Ana lindi një djalë të bukur. Të ëmbël. Të vockël. Me sy e vetulla të pastër, të plotë, me buzë qumështore. Nuk i ngjante Kolit. As Anës. Ishte një përzjerje e të dyve. Koli u gëzua. Ana lumturohej duke ardhur rrotull nëpër shtëpi.
***
Djali që mbushi gjashtë vjet në shtator sa vinte e bëhej më i bukur .Tani, ajo dergjej në shtrat e pashpresë. Doktori nuk i kishte folur fjalë të mira. Koli e vështronte me sy të njomur lotësh. Iu afrua në heshtje. Ana e ndjeu dhe hapi sytë. Erdhi një infermiere për ta marrë e nisur drejt sallës së operacionit. Ana e shtrirë në karrocën lëvizëse. Pranë saj lëvizte Koli. Halla mbeti kërrusur në dhomë. Nuk duronte dot. Qante. Dridhej. Ana e luti infermieren ta linte pak vetëm me të shoqin.
Koli, po iki, më duket. Kujdes djalin!
Jo, moj Anë, jo, do bëhesh më mirë!
Koli, të kërkoj dy gjëra, vetëm dy gjëra!
Fol, ç’të duash ti, moj Anë!
Thuaj hallës ta gjejë atë bukuroshen që e pe dikur. E pyeta hallën për të. Nuk është martuar akoma. Ishte pesëmbëdhjetë vjeç atëhere.
Jo, moj Ana, mos më lëndo!
Dhe një tjetër, Koli!
Fol!
E kam peng. Unë nuk jam puthur kurrë. Nuk e di si puthet një grua. Do më puthësh para se të hyj brenda? E ndjej që nuk do dal dot.
Ohhh, moj Anë! – Koli u ngashërye. Mbuloi fytyrën me duar dhe u tërhoq tek muri. Po i shkundeshin supet. Ishin vetëm.
Ftohtësia e korridorit vinte vërdallë. Ana me buzët shkrumb në krevatin me rrota hekuri.
Ana veshur me këmishën ngjyrë perëndimi futur nën çarçafin e damkosur nga një shifër kryq ngjyrë gjaku të errët, gati si kafe e pjekur. E verdhë. Ngjyrë dheu fytyra e vuajtur dhe e sëmurë.
Ti do shërohesh, moj Anë! Unë të dua shumë, moj Anë!
Koli e mori fytyrën e saj dhe e puthi në buzë, duke mos e lënë të nxirrte frymë. Mes lagështirës së lotëve. Buzë ethesh, të ngrohta, akullnajë, buzë vdekjeje, buzë gruaje. Nuk merrej vesh në ishte puthje dashurie apo lamtumire. Ana nuk foli. Nuk u ndje. Si gjithmonë. E urtë, e pagojë. Kur u tërhoq, Koli pa se goja e saj kuqëlonte.
U mbështet i tronditur në murin e lyer në bojë vaji. Infermierja u rikthye dhe e shtyu karrocën drejt korridorit të gjatë që mbaronte me një dritë ngordhalaqe që nuk të ngopte kurrë.

28 August 2008 @ 9:34 pm
shkruar bukur,,e flm!
28 August 2008 @ 10:25 pm
Ouch!
Ouch!
Ouch!
28 August 2008 @ 10:39 pm
Keshtu, vjen fjala dhe te ben dhurat, nje shkrim veper arti, qe nga detai tek e pergjithshmja, nga fantazia ne realitet, Nje Bogggg Artistik. Bukuria nderton fole diku, tek kjo autore shohim njeren nga folete. Mbrekullia vet!
28 August 2008 @ 11:11 pm
Bukur,dhimbshem dhe shume prekese.Sa reale,aq edhe njerezore!Rrofsh,Miranda!
28 August 2008 @ 11:24 pm
Hajde Miranda Hajde!!!!!!!!
S’mund te them gje…e thjesht dhe madheshtore…shume njerezore…e vecante…mbreslenese.
Pas shume leximesh , nje subjekt njerezor i stilisur me qendistari ndjenjash erdhi si dhurate nga JU .Ndjesite nuk kane vdekur!
Te FALEM me shpirt !
28 August 2008 @ 11:41 pm
Miranda, qe lala per ty.
Tregimi ishte si parvaz guri me mullaga te fjetura, ku peshtet brrylat, shikon henen dhe do ti ulerish… Ashtu vence neper nate, ta kam fjalen. Edhe yjet e kuptojne qe kane ardhur ne qiellin gabim.
Life is possible!
29 August 2008 @ 12:39 am
Bukur Miranda.
Pergezime.
29 August 2008 @ 12:44 am
Ky shkrimi i me poshte eshte postim i XYZ. Meqe nuk mund te postoje ne tema te tjera ka kerkuar qe dikush tia sjelle postimin ketu dhe po ia sjell une.
XYZ thote:
OK, meqe nuk mund te bej koment gjekundi tjeter perveç ketu, po flas dy fjale per tregimin “E puthura” te Miranda Haxhia.
Mbreme, une kam folur ketu per nje menyre te çuditshme te shkruari ne shqip, menyre e perhapur gjithandej, qe te shkruhet pa kryefjale. Mora nje shembull nga nje tregim i dikujt. Thashe ç’mendoja mbi kete problem.
Le te shohim tregimin e Mirandes. Do t’ua them sinqerisht qe nuk e kam lexuar deri ne fund. Mund te jete histori e bukur, por halli se mua m’u duk pak si rremuje. Pa plan. Te me ndjeje Miranda, por paragrafi i dyte :
Jeta e familjes së tyre ishte kapur në kurth. E vështroi nga përtej korridorit fshehurazi. Filloi të ecte si i dehur, me sy të ngulur tej, në fund, ku drita ishte më e dobët dhe e pangopur.
eshte i pazberthyeshem. Ju lutem shume, shkruani qarte qe te merret vesh kush ben çfare.
- Kush veshtroi nga pertej koridorit ?
- Dhe ke veshtroi ?
Ndoshta ju duket gje e vogel, por lexuesi kaq e ka : AI LODHET ! Duke vrare mendjen kush veshtroi ke, ai e le leximin ketu dhe zgjat doren e merr nje liber te Capote dhe lexon per shtate pale qejfe.
Dhe une besoj se kete menyre rrefimi ne e kemi te trasheguar nga nje ide tejet e mbrapshte : shqipja mund te perdridhet si te doje. JO ! Shqipja, dhe asnje gjuhe tjeter, nuk mund te perdridhet si te na doje qejfi neve. Perndryshe, ne nuk bejme gje tjeter veçse sorollatemi neper nje mjegull fjalesh pa ditur nga u nisem e ku do shkojme.
ps : nese dikush ka miresine te ma dergoje kete postim tek tema e Mirandes, do t’i isha shume mirenjohes.
ps’ : Miranda, nese ben njeçike me kujdes mbi keto gjera, mund te fitosh dhe nje lexues tjeter te ri dhe te zellshem. Nese jo, te uroj gjithe te mirat dhe suksese.
29 August 2008 @ 12:50 am
XYZ,
Meqe nje veretje te njejte ma ke bere mua dua te te kundershtoj per kete. Une mendoj te kunderten. E shkruara me kryefjale eshte mjaft didaktike dhe e lodh lexuesin. Pse per ke po shkruajme? Per klasen e katert fillore, qe nuk e kupton fjaline pa kryefjale? Ne pretendojme te shkruajme per nje lexues qe kap dhe zberthen metaforat dhe te tjera figura letrare… tek kryefjala mbeti puna? Pastaj, kur mendon ti me kryefjale mendon? Une nuk mendoj me kryefjale. Miranda aty me siper ka hedhur mendimet rrjedhshem, ashtu sikur se i mendon dhe kjo i jep vlera te vecanta tregimit.
29 August 2008 @ 12:56 am
ashtu si* i mendon
29 August 2008 @ 1:24 am
MIranda nja dy te vockela dhe te parendesishme fare.
“Ngjyre perendimi” dhe “drite e pangopur”. Mbase i rishef, po e pe te arsyeshme. Te dyja shkojne si ndertime, por jo si jane dhene aty, me duket.
29 August 2008 @ 1:32 am
miranda…shume bukur e ke shkruar. mua vetem emrat e personazheve nuk me tingellojne natyrshem
29 August 2008 @ 1:37 am
sol-o, as “mëzi i Lutos” nuk eshte i natyrshem?
29 August 2008 @ 1:43 am
per “mëzin e Lutos” duhet ta flasim “andej” bre lalke, matane. se meketane eshte gjyna tua prishim gjellen (megjithese edhe andej e kemi hedhur kripen pa kararar fare).
tregimi i mirandes goxha i bukur, kutelian do te thoja
29 August 2008 @ 4:46 am
Tregim shume i bukur dhe i dhimbshem! Flm per prurjen, Miranda!
29 August 2008 @ 6:18 am
tregim i dhimbshem i rrefyer ne menyre terheqese dhe i shkruar estetikisht bukur. Fjalite e shkurtera me paragrafet kombinohen harmonikisht pa e lodhur lexuesin, gjer qe deshmon faktin qe autorja eshte edhe lexuese e vemendshme e nje letersie te mire.
me solli ndermend frymen e letersise shqiptare te viteve 30-te, nje fryme e cila, nese nuk do ishte nderprere dhunshem nga lufta dhe diktatura qe pasoi, do kishte sherbyer si baze e natyrshme klasike e letersise se mevonshme shqiptare.
pervec pergezimeve te merituara, autores, nese me lejon, do i beja edhe nje sugjerim, sigurisht nese ndonjehere do e ripunoje kete tregim te bukur.
ndryshimi total ne tonet e gjuhes se perdorur nga Koli (sigurisht pasqyrim i ndryshimeve ne boten e brendshme shpirterore te Kolit) ne harkun e nje 24 oreshi qe nga momentet e zhgenjimit e deri me pas me tingellon i shpejte, disi i panatyrshem dhe artificial:
kemi nje Kol qe shprehet:
Kush është ajo gërdallë? Ajo e ka fytyrën si kale…Edhe mëzi i Lutos është më i bukur se ajo femër!
dhe brenda po asaj dite ne darke i njejti Kol shprehet:
Eja, moj Anë!
Fli, moj Anë!
Moj Anë, zgjohu, jam unë këtu, mos ki frikë!
mendoj se kjo diference mes dy toneve duhet zvogeluar dhe duke shkuar keshtu drejt nje natyrshmerie me te madhe. ose duke shmangur epitetet krahasuese me kalin (gje qe do e sugjeroja) ose duke evituar perdorimin e “moj Ane” te pakten ne naten e pare te marteses.
Koli perjeton ngjarjen me te rendesishme te jetes se tij: martesen. dhe pikerisht ne ate moment perjeton zhgenjimin me te tmerrshem: i kane dhene nusen e gabuar, nje shemtire ne vend te perise, pra jo ate qe zgjodhi vete ai. ndryshimet e befta shpirterore sidomos nga nje efekt negativ drejt pozitivitetit kerkojne kohen e duhur e cila sigurisht nuk eshte kurre aq e shpejte sa te kalosh nga “gerdalla” te “moj ane”.
kurse ne vazhdim te tregimit, pra pasi Koli ka kapercyer zhgenjimin dhe koha ka bere te veten, mendoj se perdorimi ritmik i:
Jo, moj Anë, jo, do bëhesh më mirë!
Fol, ç’të duash ti, moj Anë!
Ohhh, moj Anë!
Ti do shërohesh, moj Anë!
Unë të dua shumë, moj Anë!
eshte funksional dhe i jep gjuhes se tregimit ate sharmin e letersise shqiptare te viteve 30-te.
29 August 2008 @ 7:35 am
te dashur miq e dashamire, isha shume kurioze te mesoja se sa i lexueshem do ishte ky tregim. Ju falenderoj per te gjitha verejtjet dhe mendimet tuaja. Nuk eimagjinoni dot sa shume i çmoj ato! te voglat dhe te medhate!
29 August 2008 @ 7:51 am
prove…
29 August 2008 @ 7:57 am
edhe me tej disa sqarime per verejtjet
verejtja e pare qe vjen nga XYZ eshte me vend. fjalia e do kryefjalen, ne rastin tone..Koli veshtronte…. e falenderoj. ne rastin me poshte te verjtje e -nje lexues- mendoj se ka nje keqkuptim prej tij, nuk behet fjale per harkun kohor prej 24 oresh, por prej shtate vjetesh per te perligjur ndryshimin e ndjenjes se Kolit per Anen. tregimi nis ne spital, rikthehet shtate vjet me pare dhe mbyllet serish ne spital….faleminderit per vemendjen.
29 August 2008 @ 8:01 am
#
XYZ Shkruaji mesazh privat thotë:
29 Gusht 2008 @ 7:51 am
prove…
29 August 2008 @ 8:02 am
Ufff… qenka çare rrethimi, me ne fund !
OK, ja te themi dhe dy fjale :
- Une nuk di te flas keshtu pak si pa lidhje. Mora paragrafin e dyte. Po e marr edhe njehere :
Jeta e familjes së tyre ishte kapur në kurth. E vështroi nga përtej korridorit fshehurazi. Filloi të ecte si i dehur, me sy të ngulur tej, në fund, ku drita ishte më e dobët dhe e pangopur.
Ju lutem, kush sheh me qarte ketu nder ju, kush veshtroi ke ? Halla djalin ? Halla Anen ? Ana djalin ? Ana hallen ? Djali hallen ? Djali Anen ? Plot gjashte kombinime ! Te lodhesh mendjen e lexuesit qe ne paragrafin e dyte, te me falni por kjo shkaterron çdo tekst, qofte dhe tekst shume i madh.
Me vjen shume habi nga njefare guximi ose shperfillje qe autori ka ndaj lexuesit. Mua me duket se autoret shqiptare as e vrasin mendjen per lexuesin : a do ta kete te lehte ta lexoje ? A do ta terheqe ? Mos kam perdorur gje qe e pengon ? Mos duhet shtuar diçka qe e afron ?
Te gjitha keto pyetje, une kam pershtypjen se autoret shqiptare nuk i njohin. Me ç’kam vene re, keta autore ecin me kete mendje : une kam boten time, kam stilin tim, kam menyren time dhe aq me ben ç’mendon lexuesi. OK, por ta dini qe keshtu shkoni drejt e ne mur.
Izabel me thote : a mos shkruajme per nxenes ne klase te katert ? Jo, e dashur, nuk shkruajme per keta. Por ama nuk shkruajme as per tokmake qe kane kohe te tepert te vrasin mendjen me gjeegjeza dhe kriptograme. Kur une ndermarr nje lexim (sidomos letersi artistike), une nuk pres qe nga ky lexim te di si fitohet para me shume. Dmth, nuk pres ndonje perfitim ne afatshkurter, perfitim material. Qellimi i pare eshte te kaloj kendshem nje gjysme ore apo nje ore (aq sa te kem mundesi). Dhe qellimi i dyte eshte te njihem me nje histori, me nje ngjarje. Nese autori me shkruan si t’i kaloje atij neper mendje, atehere, ju lutem shume, mos mendoni se lexuesi do te rrije me ju si nje i pakushtezuar. JO. Autore ka me mijera dhe ai jua heq pernjehere spinotin dhe kalon ne nje lexim tjeter.
Ju mund te mos i lexoni fare ç’ju them une ketu, por nese do t’i kushtonit pak me vemendje kohes se humbur te lexuesit, do te benit gjera me te mira.
29 August 2008 @ 8:06 am
Miranda, nuk me duket se jam keqkuptuar.
ky pasazhi i meposhtem a nuk zhvillohet brenda nje 24 oreshi?
29 August 2008 @ 8:11 am
nuk mendoj se shprehja - moj Ane- mbart me shume sesa nje forme e dallueshme me te cilen Koli dallohet. si njeri i mire ne thelb, qe sado i ndodh, e ndyrshon dot miresine e tij e cila buron pa dashje, eshte nje krahine andej nga ne, ku njerezit i drejtohet tjetrit, qofte edhe pa emocion- p.sh moj Miranda.
29 August 2008 @ 8:15 am
YXZ ka edhe nej here shuem te drejte. perse nuk e kupton dot qe une i kam thene - keni te drejte me siper?
sinqerisht e vleresoj verejtjen shume. nje problem tejetr mund te jete renditja ne kryeradhe qe e lodh lexuesin. po tefillonte ne kryeradhe fjalia e dyshuar, nuk do ishte e veshtire te kuptohej qofte edhe nga trajta e shkurter - i-
29 August 2008 @ 8:15 am
Miranda, atehere shkruaj : Koli veshtroi (hallen, Anen, infermieren, a ndonje tjeter) nga pertej koridorit…
Kemi dhe diçka tjeter. Nese themi “Une e veshtrova nenen…” mendoj se ketu kemi nje gabim. Kundrinori eshte dhene dy here. Njehere nepermjet “e”, dhe njehere tjeter nepermjet “nenen”.
Nuk shkon. Gjerat ne nje fjali jepen VETEM NJE HERE. Perndryshe kemi nje gabim gramatikor.
Forma e rregullt eshte : “Une veshtrova nenen…”
Ja dhe nje shembull tjeter. Themi psh :
“E kapa Ilirin per krahu dhe i thashe…”
Kjo eshte gabim. Ose perdoret “E kapa per krahu…” (por kjo vetem pasi jemi ne kontekstin e ngjarjes, psh kur fjalia pararendese ka sqaruar mire kush eshte Iliri dhe ç’po bejne dy personazhet (une dhe Iliri), ose perdoret “Kapa Ilirin per krahu dhe i thashe…”.
Por forma “E kapa Ilirin per krahu…” eshte nje forme te folure popullore pashkollore dhe nuk ben per te shkruar letersi.
29 August 2008 @ 8:16 am
aha, kete nuk e dija.
sidoqofte edhe njehere pergezime per tregimin e bukur.
29 August 2008 @ 8:32 am
@ Miranda : nuk eshte puna tek ty. Mos e merr personale. Une kam kapur diçka ne nje shkrim te veçante dhe po diskutoj per nje problem te pergjithshem. Diskutimi im ngrihet mbi nje “anomali” te perhapur gjithandej. (Mos harro gjithashtu se postimet tona kryqezohen dhe pergjigjet i marrim jo te sinkronizuara).
________
Ne nje diskutim tjeter qe pata para dy ditesh, mora shembullin e nje shkrimtari shqiptar. Nuk po permend emer, nuk eshte qellimi aty. Do te diskutoj vetem dukurine. Ja dy paragrafe te nje tregimi te ketij shkrimtari :
Ajo, plaka, rrinte gati për plakun e saj. Duke u marrë me diçka tjetër, njëherësh. Ishte mësuar t’i mbante veshët andej. Nga krevati ku prehej trupi i dërmuar i plakut të saj. Kur ishte brenda shtëpisë, por edhe kur dilte në oborrr, për të nderur rrobat, nuk ishte aq e vështirë të mbetej me sy e vesh për të. Ndonjëherë, kur ishte duke ujitur ato të shkreta domate në bahçen e vogël pas kuzhinës, në anën tjetër të kopshtit, atje po, atje duheshin dyzetë palë veshë. Ishte ca larg, por edhe punët duheshin bërë, edhe veshët do t’i mbante tek plaku. Duhej përgjuar ai, papushim.
Ashtu në pritje, herë-herë i bënin veshët. Nxitonte, linte kovën e ujitjes, shplante duart tek muslluku në oborr, ecte majagishtash, hynte në dhomë, i afrohej, ia dëgjonte frymën, bindej që e gjente, që ishte në gjumë, që ishte gjallë, pra. Nuk bëhej pishman për lodhjen, le t’i bënin veshët! Ashtu si erë, kthehej përsëri tek perimet e bahçes. Tu shërbente edhe atyre, gjë e gjallë ishin edhe ato! Le të mundohej edhe ca. “Më shumë kemi rrojtur se do rrojmë, më shumë jemi munduar se do mundohemi!”, thoshte me veten. Duke qeshur.
Dy paragrafet flasin per nje personazh i cili eshte dhene vetem NJE HERE, ne fillim te citimit : AJO (plaka). Dhe me pastaj, ASGJE ME. Lexuesi i gjore duhet te kaperceje dy paragrafe te tere me mendjen tek plaka. Sepse autori nuk vjen asnjehere ne ndihme per t’ia kujtuar qe : “ej mik, po flas gjithmone per plaken”. Them se ky lloj rrefimi eshte rrefim i keq. Shkurt, rrefim qe nuk ka taktika terheqese per lexuesin. Nuk ka joshje. Dhe sinqerisht, pas ketyre dy paragrafeve, une e lashe leximin. Oops ! jua thashe, lexuesi s’eshte tokmak qe mund t’ia vjedhesh kohen si te duash ti. Dhe kalova ne nje lexim tjeter, ku autori ishte me “kopil” dhe ma kishte servirur shkrimin me te tera. Ja keshtu.
________
Edhe njehere, Miranda, asgje personale. E kam sqaruar ne postimin tim te pare qe solli Izabel (harrova ta falenderoj, sorry) : kjo praktike shkrimi vjen nga ideja mbareshqiptare : SHQIPJA ESHTE MREKULLI SEPSE MUND TA PERDREDHESH SI TE DUASH. Eh mire, po qe se shkojme me kete mendje, nje verre ne uje kemi per te bere, edhe une, edhe ju, edhe te gjithe.
29 August 2008 @ 9:08 am
Sidoqofte,shkrimi i Mirandes ka bere nje efekt te madh, sidomos ne fundin e tregimit.Me preku pak fundi i shkrimit dhe i Anes,qe me gjithse se shemtia eshte shemti,ka nje nje margaritar,sinqeritetin dhe pafajesine e shpirtit.Nuk ishte fai i Anes qe ishte e shemtuar.
Shkrimi ka mendim,dhe mbrese.
Persa i takon profesionalizmit,megjithse jam amator dhe mund te jem gabim ,ka ca fraza qe edhe te duken pak pa kuptim.,psh,shamia.. si flake e bardhe,vetullat e djegura nga dielli,ngjyre perendimi… buze pas nje meshire ..por keto nuk
Urime Miranda.!
29 August 2008 @ 10:01 am
miranda, duhet te te them qe tregimi eshte i realizuar shume mire, dhe per mendimin tim nuk ka asnje te mete. ka stil te rrjedhshem, nuk eshte i sforcuar, dhe as i fryre me gjera te panevojshme. ka natyrshmeri, dhe per mua eshte nje tregim shume profesional, dhe nga me cilesoret ne kete faqe.
do te me pelqente te lexoja me shume nga ty, keshtu qe ben mire te na sjellesh ndonje krijim tjeter.
te pershendes.
29 August 2008 @ 10:42 am
Koli: Ajo nuk eshte njeri moj halle,eshte prej kafshe!
Koment:
Dhe me pas, rrefimi vazhdon me metamorfozen humane te Kolit per t e pranuar fatalisht BBISHEN si te BUKUR!!
MIRANDA
Nku jam kritik letrar, thjesht lexues qe kam pak shije kur lexoj (, shpresoj, ) te ndjej estetikisht, te kuptoj mesazhin, te vleresoj ne se situata eshte reale apo e stisur,te kuptoj motivet e sjelljes se personazheve etj. Nje krijim, qofte dhe tregim i shkurter, ka permbajtjen e cila dikton formen, ka stilin, gjuhen, atmosferen, konteksin ku zhvillohet ngjarja.Te gjith keto (pervec kontekstit social-kohe-hapsire qe mungon) i vleresoj.
Dhe pas kesaj hyrje te lodhshme, po vij te pyetja: Koli eshte DEBIL, SAKAT, apo SEVAPZHI??
Ka qene nje kohe (dhe nje hapsire gjografike-ne fashtra kryesisht) kur njerzit fejoheshin qe ne djep, madje para se te lindte femija dhe femija (mashkull/femer) mund t eishte sakat dhe tjetri yll, por fjala edhene ishte ligj dhe fati ishte fatalitet.
Pra Koli kuptojme se nuk ishte i detyruar te bente kete zgjedhje por…nuk kuptojme se si prani kaq kollaj Bishen(sic!) per Bukuroshe???
Ndonje shpjegim nga TY e pres duke qene i bindur se nuk jam KRITIK LETRAR DHE AS KRITIZER.
29 August 2008 @ 10:51 am
nje shpjegim per Spiritus:
Kur e kam shkruar tregimin nuk kam menduar shume se ç’epitet mund te gjeneroje per personazhin e Kolit.
kam dashur te shkruaj per njerez te thjeshte, si Koli, qe kane jetuar ne nje zone te thelle, ndoshta i pashkolluar, i rritur jetim qe ndoshta dhe nuk di te shprehet shume bukur, por i thote ashtu si e ndjen ai.mendoj se e keni kuptuar qe ngjarja zhvillohet kohe me pare, besoj ne vitet e pata pas luftes se dyte.
29 August 2008 @ 10:54 am
spiritus, mbase nuk me takon, por po perpiqem te ta jap une nje shpjegim, qe eshte produkt i perceptimit tim si lexues.
reagimi i Kolit ( ku thote se Ana eshte kafshe) ka ardhur menjehere pasi ai ka zbuluar se ajo nuk eshte personi te cilin ai priste. ka zemerim ne thenien e tij, dhe do te ishte absurde qe personazhi te kishte permbajtje ne shfryrjen e tij qe erdhi si pasoje e zhgenjimit qe pesoi kur pa se kush qendronte pas duvakut. Cfare prisnit ju, qe Koli qetesisht ti bente nje pershkrim estetik anes??? Sigurisht qe ai ashtu do te reagonte.
Pjesa qe duket se koli ndryshon, ne fakt ka te beje jo me ndryshimin e kolit, por me pranimin e realitetit. Kolit si jepte kush nuse se ishte fukara, halla duhej respektuar, dhe per me teper Ana nuk kishte asnje faj. Pasi shfryu sa deshi ai e dinte se nuk mund te bente asgje. Nuk ndryshonte dot realitetin duke thyer hurma e duke prere hardhi. Deri tek shkatarrimi i kopshtit mund te shkonte “rebelimi” i Kolit, po te kemi parasysh se behet fjale per kohen kur nusja mbante ende duvak.
Te gjitha keto per mua e bejne tregimin harmonik, asoak te sforcuar dhe mjaft interesant. Mendoj se autorja ka ne krijimet e saj dicka nga lirika dhe arti popullor. e njeh mjafte mire realitetin dhe ka pershkrime shume te verteta, perceptime shume te sakta. Kete perfundim e arrita pasi lexova edhe “Mos e moho mikpritjen”.
edhe njehere urime autores.
29 August 2008 @ 11:14 am
Mik, mbrojtje e bukur. Edhe une jam KLANIST dhe di te bej alenaca por…ai i urti thote: ” Duvaku, jetimi, halla, varfanjaku (por lexojme se ishte simpatik si pamje dhe super si shpirt) jane fjalet kyc qe shpjegojne dhe justifikojne sjelljen e Kolit. Dakort, deshira per tu martuar me TE BUKUREN E DHEUT (imazhi, idealja) jane te cdo njeri por realiteti thyhen cdo ender dhe e vetmja gje e udhes mbetet pershtatja me fatalitetin.Ket e kuptoj.Biles kete subjekt e kam pare real ne disa raste (dhenderi -jetim por simpatik goxha dhe Nusja-sakate por nga dere e mire)
Por besoj me lexove se si ka qene ZAKONI ne Shqiperine e Lashte.Kurse KOLI eshte perpara nje MASHTRIMI dhe BISHEN ja rasin ne thes si TE BUKUREN ( imazhin qe e la pa mend Kolin)
Mbase eshtee lehte te besh kritike por do preferoja qe, ne kontekstin e kesaj ngjarje te zakonshme per MALET TONA, autorja te jepte , qofte dhe me nje penelate, perpelitjen e NJERIUT ndermjet ENDRES dhe REALITETIT/MUNDESISE. Nejse.Thjesht pune shijesh.
sa per stilin, lirizmin, zoterimin e teknikes se te shkruarit-Miranda meriton nje flete lavderimi
29 August 2008 @ 11:24 am
Plotesim:…ai i urti thote:
Sa per “Mos e moho mikpritjen” kam bere nje koment dhe e perseris : Znj/Zj? Miranda ka nje keqkuptim.Shiptaret e modernizuar andej nga dherat e huaj, nuk perbuzin MIKPRITJEN por trishtohen, zhgenjehen dhe revoltohen(gjithnje nga dashuria per memedhimbjen, sic thote IDRIZI) qe shume gjera ketu, edhe pas 18 vitesh jane ku therret qameti.Jo me larg, por mbreme kisha mysafire disa persona qe jetojne/punojne jashte prej 15 vitesh, nga ata qe jane rritur me dhalle e me buke misri. Nuk ma shane mikpritjen por u erdhi keq qe s kisha uje, qe para pallatit pane xhunglen me plehra etj.etj.
29 August 2008 @ 11:26 am
Ndryshe nga te tjeret une nuk pata problem te gjeja kryefjalen, kallzuesin etj, u sforcova pak po nuk ishte ndonje mundim i madh…dhe as problem thelbesor…
Nuk e pata problem as te kuptoja personazhet…
I vetmi problem per mua ne shkrim, ishte stili i vjeter…krijuesve shqiptare u eshte qepur kemba kembes letersia e viteve 30…
si pasoje e ketij ndikimi, me c’kam vene re, shume nga ata, e zberthejne shkrimin qe ne rreshtat e pare… (githsesi ky eshte vetem nje perceptim personal… edhe mund ta kem gabim)
Por nuk mund ta le pa ri-pergezuar miranden per shkrimin:” mos e moho mikpritjen…” e kam thene dhe atje te tema: Bravo…!
29 August 2008 @ 11:27 am
Asnje promovim, ku te bejne hero pa te lexuar, nuk do ishte kaq i vlefshem sa keto debate, sidomos per mua, sepse secila prej tyre eshte nje sinjal. ju siguroj qe di t’i pervetesoj keto sinjale dhe t’i çmoj si fjale te njerezve qe e duan letersine e vertete dhe e duan tregimin si gjini e veshtire per tu levruar.
po te ishte roman, “gabimet” nuk do binin ne sy, do mbahej mend volumi. Ndersa tregimi ose eshte, ose nuk eshte. dhe une doja te dija, perveç deshires sime per te shkruar, per veten time, a mund te kete ky tregim nje lexues tjeter? Ju faleminderit!
29 August 2008 @ 11:31 am
spiritus, nese mendon se kam bere keto komentet lart thjeshte per pune aleance me vjen keq. une thashe ato qe mendoj, ashtu sic i mendoj dhe e perseris, se te shkrimet e autores jane prurje qe ja rrisin vleren forumit.
Te qenit pjese klanesh mik eshte si puna e zgjebes. ka sindrome kerruarjen, dhe une per cdo gje por vetem per tu kerruajtur qe nuk kohe.
Te pershendes.
Ps une ketu e mbyll se nuk dua qe ti prish edhe temen.
29 August 2008 @ 11:45 am
Une e pelqeva( nuk eshte kompromis) dhe dicka qe mu duk se kerciste, mendova ta them sa per diskutim. Kush del ne vije te pare, do prese dhe shigjetat.:) Kaq. Dhe kushtova me shume kohe sec duhej.
29 August 2008 @ 2:14 pm
plage te vjetra ,te dhimbshme te shoqerise tone,mos u kthefte kurre ajo kohe!
shkruar bukur,thjesht,me ndjenje,shqip,komplimenti!
29 August 2008 @ 2:20 pm
E me dhe ju, pse e boni tragjike.
Te pakten ashtu rregulloheshin te gjithe e martoheshin.
Hem te bukrit, hem te shumtutit.
Ene martoheshin sipas sojit dhe takatit gjithesecilit. Fukarai ke fukarari, pasaniku ke pasaniku.
Jo si kjo ketu :
“http://www.youtube.com/watch?v=gnJRnhhP4gI”
29 August 2008 @ 2:29 pm
O mjera Miranda ….ne duar te kujt paske rene..
:P
Hiq dore nga prurjet ne se behesh objekt i te …..
Por bjer sa me shume se keshtu ata qe kane ndjesi per letersine….shijojne dhe vetem shijojne ….pambarimisht shijojne….edhe pa analizuar se me cfare dore e hapi deren KOLI edhe ne i vajti mendja te shtrihej ne krevat duke hequr mbulese (kuverten) qe me te verte ai shkrimi JUAJ e nenvlereson.
Dhe si i tille ky tregim pose prurje te shpije ne kuptime Irracionale ku k/fjala zevendeson kallzuesin dhe ku pyetjet “Ku ishe ti Thanas gjate luftes” nuk dalin shume te qarta .
O mira Mirande bjer ne kete linje “ku shpirti pi dhe mendja dehet”!
29 August 2008 @ 2:39 pm
Mua me pelqeu. Per te tilla shkrime e hap peshkun ndonjehere. Edhe ndonje kritike qe te kane bere mos e mer per keq.
Ketu i kane bere kritike Kadarese e jo me ty!!!!! hihhihihi
29 August 2008 @ 2:42 pm
per Idrizin: Ju faleminderit shume!
29 August 2008 @ 2:43 pm
29 August 2008 @ 11:08 pm
Mua me pelqeu….edhe shume.Nuk me duket aspak axhami ne te shkruar ,edhe pse nuk perdor kryefjalet.Nuk ka gje Miranda!Gjerat e medha u bene nga njerez qe menduan jashte rregullave.Me ndjeni injorancen….Ka ndonje botim ne letrat e sotme Haxhia??
29 August 2008 @ 11:31 pm
më pëlqeu edhe mua. (kjo s’do me thënë ndonjë gjë të madhe, po m’u thashka…)
29 August 2008 @ 11:39 pm
Miranda Haxhia - E verdha e Korrikut / tregime
ISBN 99943-31-27-2
Plus po te guglosh, del dhe si bashkeautore ne libra per femije nqs eshte po i njejti personnnn ????
Miranda, na sqaro vete mo mire
29 August 2008 @ 11:41 pm
Me duket se eshte dhe ne ndonje antologji, apo permbeldhje te letrave te sotme shqipeeee
29 August 2008 @ 11:51 pm
Luçi mos doje të thoje, Miranda sqaro veten më mirë? Thjesht pyes. Faleminderit.
30 August 2008 @ 12:05 am
Një mrekulli! Urime dhe faleminderit.
30 August 2008 @ 2:31 am
Me poshte po parashtroj mendime e pershtypje qe ndryshojne nga ato te shumices se diskutuesve pararendes, sepse krijimi per ta thene shpejt e shkurt eshte skematik e dobet si ne forme edhe ne permbajtje. Por, shpresoj ne perpjekje te tjera me te mira te autores.
Emrat me bejne pershtypje. Nuk eshte bere perpjekja me e vogel per t’i shpetuar klisheve dhe ripertypjeve. Te fillojme nga Ana. C’ne Ana me kete grua qe duket t’i perkase nje ambienti rural? Ana ne kohe te diktatures ishte nje emer qe sugjeronte prejadhje borgjeze, perendimore e ideologjikisht te huaj. Kadareja e perdori Anen per te pershkruar nje grua mistike, te sofistikuar, te bukur, te lakmuar, te cliret, te perkedhelur, te nje rrethi elitar e metropolitar. Semundja e pasherueshme dhe vdekja e benin Anen edhe me te mistershme, te ndryshme e te modes per lexuesin. Qe atehere Anat nuk kane reshtur se shfaquri si riciklime. Por gruaja qyqare e tregimit ne fjale me kete lloj simbolike te Anes nuk perputhen gjekundi. Emrat e tjere, edhe ato sugjerojne mjedis qytetas, ndersa ngjarja duket se i perket mjedisit rural arkaik (qe sic e vuri ne dukje nje diskutues here-here vjen e zhvendoset pa pritur ne formatin e sotem).
Mirepo emrat me pak kujdes edhe mund te rregullohen e te zgjidhem me mire ne krijimin e radhes.
Difekte te tjera me problematike e te zorshme per t’u korrigjuar jane ato qe kane te bejne me thelbin, mesazhin dhe logjiken e brendshme te krijimit.
Ku i ka prindet Koli? Pse punet kishin mbetur aq fatalisht ne duart e tetos? C’ishte kjo urgjence per martese? Pastaj si justifikohet ai goxha mashtrim i tetos? Parate? Po pse, valle sa keq ishin katandisur punet? Asgje nuk na behet e ditur.
Me e rendesishme: C’duhet te na mbetet ne mend nga personazhet? C’ndjenja ne prekin? Po Koli? Ky u duk se ne fillim u skandalizua dhe une prita se si do zhvillohej ky personzh me tutje. Mirepo, Kolit, si femijet kur merziten, zemerimi cuditerisht i zgjati fare pak. S’beri ze fare. E pranoi si vendimin e tetos ashtu edhe nusen ne shtrat pa u ndjere shume, pa u perplitur mes medyshjes, revoltes, keqardhjes, luftes mes veten, sakrifices, a ndonje aresyeje sublime.
Po Ana? Valle heshtja (vajze e ‘pa fjale’) dhe nenshtrimi te jene dy virtytet qe duhet te na bejne ta duam kete personazh? Po pse a nuk ishin keshtu te gjitha vajzat e grate e ne menyre te vecante ato te fshatit? Po shemtia? Apo kjo duhet te na zgjoje meshire? Apo kjo situate absurde te na beje keshtu te qeshim? Po kanceri? Ky te jete instrumenti efektiv per te na shkrehur automatikisht ne vaj? Po c’jane keto stisje? Asnje perpjekje per te parashtruar e ofruar ndonje kontrast midis bukurise se brendshme (gojekycja?) dhe shemtise se jashtme, ose virtytit shpirteror dhe shemtise fizike. Ku vajten vlerat e bukurite shpirterore, te cilat me siguri kjo vajze do t’i kish patur, packa se autorja nuk ben perpjekje t’i deftoje e t’i zhvilloje?
Sepse, perndryshe qe Ana te rrije te prese burrin naten e pare te marteses e te marre ne sy se mund ta perzeje, ose qe t’i dale ketij perpara t’i marre trasten kur vjen nga puna, te beje shtepine drite e te mbetet shtatzane, e te jete e “pa fjale” keto jane te gjitha tipare e fakte kulturore qe nuk e bejne kete fshatare te dalloje nga cilado vajze e grua e kohes se saj.
Po fraza “kuptonte shume por fliste pak”? C’do te thote kjo, ndonje gje send per t’u admiruar - a mos ka arsye lexuesi te mendoje se kjo grua nuk e ka ditur shqipen mire apo se ishte menderisht pak e vone dhe papritur na habit duke na ndryshuar parashikimet me aftesite e saj perceptuese?
30 August 2008 @ 2:40 am
e ka lexu njeri ate romanin e supershitur ne shqiperi “sikur (v) ana” ?
30 August 2008 @ 2:46 am
Une te gjithe e kam kuptuar kete analize me siper dhe po bej me c’rast edhe une kundershtite reale te nje rradhe ku humbet se pari me te dyten po mund te gjesh shume mire se treti me te pesten.
Miranda tjeter here te jesh me e kujdeseshme….
4-Duhet te thellohesh mire ne VENDIMIN per ndryshimin e emrave te vitit 1965 sepse nje Ana nuk mund te jete ne te njten kohe edhe MYQEREME….
9-Pak me e pergjegjeshme per te na i prure si me kujdes ambientin rural te Sokolit se nga c’levizje historike rrjedhin stergjyshet e tij…Psh shume qarte mund te marre analizen e IK per Doruntinen si fenomen Ballkanik.
11- Duhet me shume respekt per grate e fshatit sepse nga momentet qe ti pershkruan e ke nxjerre lakuriq Anen…pa ferexhe , vetem me duvak…bile nuk e ke prure cmimin se sa shitej nje femer e tille kuarjoze .
12-Si nga Laberia qe je ose duhet te kesh shoqe te ta thone se vargjet
Ne paje dhe nje terkuze
keshtu e kish lene i pari
nusja e mire per burre
do ngarkohej si gomari
jane vergje armiqesore qe s’kane asgje te perbashket me moralin dhe emancipimine femres shqiptare.
Kaq he per he . Per pikat qe mungojne mos u merakos se jane shume
derrmuese per vepren tuaj por paraprakisht po te them se bejne fjale per RROKAQIEJT ,,,,,dhe do gjej kohe e vend ti bie.
30 August 2008 @ 5:25 pm
pershendetje,
Nuk po flas per tregimin, sepse e kam lexuar ne liber, botim i Uegen.
Duke mos mbetur ne hije per gjithe mendimet dhe duke i cmuar me gjithesej ato, po sqaroj pak me vonese Lucin per Miranden, meqe e njoh pak, jo personalisht, por nga te tjere.
Eshte e vertete qe ka botuar librin me tregime “E verdha e Korrikut” para dy a tre vjetesh. Nga ky liber eshte edhe tregimi ” E puthura”
Do perpiqem te gjej adresen e saj dhe do t’i lutem te dergoje edhe disa tregime te tjera, sepse jane te vecanta, ani pse nuk kane rene shume ne sy ketu ne Tirane. Ajo eshte tip i terhequr, nuk e pelqen shume rremujen mediatike. I ka tre libra per femije, teresisht te vetet, i ka fituar nga nje projekt me Sorros. Tregimi i saj, mesa me kane thene, ka terhequr vemendjen edhe ne Itali. e kane çmuar prozen si te veçante dhe tregimin te tipit klasik te tregimit.
mesa di une po ben gati nje liber te ri per botim. Po keshtu i çmohen si interesante shkrimet publicistike.
i uroj suskese!
30 August 2008 @ 5:44 pm
Me beri shume pershtypje diskutimi i Shqatos. Per mua, kjo eshte pikerisht si nuk duhet diskutuar.
Miranda, do ta lexoj nja dy-tre here tregimin tend dhe do te mundohem t’i pergjigjem pak shqatos. Vertete çudi…
30 August 2008 @ 5:55 pm
Tregimi E Puthura thote Eri qenka i botuar ne nje liber. Madje ka edhe libra te tjere…
Po mjere letersia shqipe atehere ku po katandiset - edhe e kam fjalen per nje aradhe te tere pseudo-letraresh qe botohen si ne leter ashtu edhe elektronikisht! E mjere publiku per ushqimin qe fut ne mendje e shijet qe i baterdisen!
Mire autorja vete se fundi ben ate qe ia pret mendja, perpiqet mire a keq aq sa mundet. Po valle a s’ka redaktore fare, qe te pakten te bejne pastrime te tekstit, te rregullojne ortografine, te krasistin fjale te keqperdorura e t’i zevendesoje me fjale korrekte, te mireorganizojne e lemojne tekstin, te permiresojne rrjedhshmerine e keshtu me radhe? Edhe s’po flas fare ketu per pretendime qe kane te bejne me rregullime ne ceshtje te permbajtjes, dilemave, marredhenieve te personazheve - sepse po t’i futemi ketij shtegu i bie qe tregimi te mos ekzistoje me.
30 August 2008 @ 5:55 pm
Vallahi ti Idriso, sapo e lexova u mata tia terezitja një herë dhe unë si ty, po mi ke shly gërmat.
31 August 2008 @ 2:57 pm
Ke te drejte J…
:)
.
S’kam kaluar akoma nga “Shtigjet e Luftes” ku rrefimeve si ky i Mirandes i bien “puplat” nga bresherite e automatikeve …
C’eshte mor keshtu ? Shkruan tjetra per nje te puthur njerezore , pa i vene rendesi pershkrimit te buzeve , pozicionit te paleve , momentit HISTORIk nderkombetar , ambientin social-politik e psiko-analitik te rrethanave ne te cilat ndodh kjo puthje…..Mbi te gjitha nenvlereson prejardhjen gjenetike ne shekuj te ketyre dy fatzijve qe ju ra rasti thjesht te PUTHEN ….
E keshtu me gjithe keto mungesa ky tregim nuk duhej te titullohej
“E Puthura” por me dicka qe te tingellonte si labce…”E kafshuara ” pra
si dicka instiktive qe nuk ka te beje me cilesite qe permba ne vetevete e PUTHURA…. Dhe sheno se kjo qe vetem se dyti pa se pari e se treti.
Neqoftese do me…ketu me ke ..
1 September 2008 @ 7:44 am
ka qene krej te pamundur te ndjek debatin tuaj per shkak te fundit te javes. Nuk kam fuqi te mbrohem nga dilemat e emertimeve - Shqato, pasi ai eshte pikeveshtrimi i nje lexuesi. e respektoj.
por… mendohem gjate dhe them, ja ne Shqiperi nuk ka redaktore, ja une ja fus kot se keshtu me thote mendja, megjithate si ka mundesi qe:
-tre tregime per femije qe kane fituar jane perzgjedhur nga nje juri prej 70 vetash ne Bukuresht (dhe nuk jane kusherinj te mite!)
si ka mundesi qe tregimi “Xixellonjat po fikeshin” ka fituar vendin e pare ne nje premio ne Itali dhe la pas 256 tregime te tjera? dhe vendin e trete ne nje tjeter cmim me tematike “non discriminare”
si ka mundesi qe tregmi “Flamengo e detit” eshte klasifikuar nder 10 tregimet me te mira te nje tjeter cmimi ne itali mes 90 konkurenteve ne narrative?
si ka mundesi qe tregimi “nje britme e lindur ate nate” renditet i treti ne nje tjeter premio ne itali dhe sipas jurise, i vleresuar tregim qe vjen rralle?
etj.etj. gjera te vogla
por, si duket vleresuesi i huaj nuk eshte aq i vemendshem dhe nuk e analizon kaq thelle prozen tone!
mendoj se ky tregim edhe mund te digjet ne turren e druve, por edhe sikur te ndodhe kejo, aroma e djegjes se tij do jete ngazellyese, te pakten per mua!
p.s. ah, emri Ana sa per dijeni, meqe nuk u gjendkerka ne Shqiperi, eshte emri i gjyshes sime dhe ajo nuk ka qene borgjeze!!!por nje grua e forte, e thjeshte, e dashur, e bukur! shemtia duket tjetrkund, te dashur njerez te mire!
sinqerisht, ju falenderoj, sepse jo çdo e puthur mbart shijen kolektive te perçmimit!
1 September 2008 @ 8:20 am
O i nerumi Idris.E ke kaq te omel ironine. Mendoj se shijet jane personale.Sigurisht qe kur shijon artin/letersine, nuk eshte njelloj sic shijon byrekun. Dmth c rendesi ka forma, menyra e vendosjes se peteve, sasia e gjizes apo hirres , eshte me lakra apo me veze.Nje krijim letrar sikurse eshte proza e shkruar ka disa elemente dhe komponente.Dhe nuk vjen ndonje e keqe nese dikush thellohet dicka me teper per te analizuar se si qendrojne keta elemente ne raport me njeri tjetrin.
I heq kapelen (edhe pse akoma s kam nisur ta mbaj:) Mirandes dhe respektoj talentin e saj, aq me teper pas ketij informacioni qe na dha per suksesin eshkrimeve te saj. Respekte.
Une jam kundershtar i nderhyrjeve terkuze dhe llafazanerise se merzitshme te krijuesit qe komenton dhe kundershton gjithcka, por edhe me i rene keshtu:
Oh e bukur, Nice, me pelqeu-themi gjithcka por nuk transmentojme asgje.
Kshu pra, edhe per ate irritimin lidhur me SITUATEN NDERKOMBETARE DHE SOCIAL-HISTORIKE.
Dikush noton ne siperfaqe.Asgje te keqe s ka.Shijet jane personale.Dikush kerkon te “zhytet” pak me thelle (mjafton te dije pak not:)
Miqesisht, Idriz
Suksese Miranda dhe presim prurje te tjera…
1 September 2008 @ 8:31 am
Miranda, fakti qe ke marre gjithe ato çmime dhe qe je perzgjedhur ne shume konkurse tregon se shkrimet kane qene te denja. Dhe une te pergezoj per kete dhe te uroj suksese te tjera.
Dua te bej nje vezhgim te vogel : shkrimet shqiptare, kur perkthehen ne gjuhe te huaj (psh frengjisht) dalin me te bukura. Ndoshta eshte struktura dhe rregulli qe sundon ne keto gjuhe, por fakt eshte qe ato marrin nje fytyre tjeter.
Cfare duhet bere qe keto shkrime ta fitojne bukurine edhe ne shqip ? Per mendimin tim, duhet bere nje rishikim i mire i tere teorise se shkrimit letrar. Them se neve na duhet nje ndarje e mire perfundimtare me 50 vjet letersi socialiste. E di qe ketu mund te digjen emra te medhenj shkrimtaresh te kesaj kohe, por ja qe une mendoj se ky eshte haraçi qe duhet paguar.
Pershendetje.
1 September 2008 @ 9:12 am
i/e dashur XYZ, ndjese te gjitheve per kete egocentrizem qe shpreha pak me pare, gje qe nuk eshte ne natyren time, kurrsesi, eshte e vertete qe letersia jone vuan nga kultura letrare dhe ajo qe eshte me thelbesore, nga kultura gjuhesore.
e keqja eshte ne praktikat qe ndjekin njerezit qe shkruajne derisa botojne. Mendoj se autoret duhet ta diskutojne me shume lexues para se ta shpien per botim, sepse libri nuk eshte njelloj si te shpiesh leshin ne punishte dhe te ta bejne triko.
ne Shqiperi eshte rrezik te botosh, pasi botuesit e botojne edhe sikur te jete i pavlere fare, sepse marrin paratè.
arsyeja perse e solle mes juve kete tregim, eshte se e cmoj shume nivelin e debatit ku e kam hasur ne tema te tjera.Une kam lexuar me dhjetera libra, edhe te autoreve te njohur qe nuk kane letersi fare brenda, por shiten, ose botohen sa per te kenaqur shijet personale te autorit, apo fisit te tij.
faleminderit!
1 September 2008 @ 9:40 am
Miranda, postimi yt me lart eshte i mbushur perplot me çeshtje qe duhen diskutuar nje ore e me pare. Te falenderoj qe hape nje kantier te tere.
Do t’i them me pika çeshtjet qe ngrihen nga diskutimi yt i mesiperm :
- a eshte egocentrizem te flasesh per çmimet e tua te fituara permes punes se shkrimit ?
- letersia jone vuan nga kultura letrare dhe ajo gjuhesore.
- a duhet diskutuar me lexues nje shkrim i pabotuar qe synon te botohet ?
- ç’rol kane shtepite botuese ne botimin e nje shkrimi ?
OK, do te perpiqem te jap mendimin tim :
- Nuk eshte aspak egocentrizem te flasesh per krijimet e tua. Nese ka njerez qe ende nuk e dine, krijimi eshte vepra zanafillore e universit. Zoti KRIJOI boten. Nuk shkaterroi por krijoi. E kam fjalen qe krijimi eshte vertete diçka e larte dhe fisnike. Ca e ca andej-kendej e kane bere zanat te dites shkaterrimin. Shperndaj kritika (kritika iu thençin, po nejse !) lart e poshte dhe po t’i ndalesh pak e t’i pyesesh “dale zoteri, ke krijuar gje ne jeten tende ?”, ata do te pergjigjen “jo, krijimi nuk eshte vetia ime, per mua ekziston vetem shkaterrimi”.
- C’ndodh me kulturen letrare te vendit tim ? Ndodh kjo qe, siç e the dhe vete, ne nuk jemi nje shoqeri e ngritur mbi germen e shkruar, por pikerisht mbi ate te folur. Ne nje vend ku ende kontrata e shkruar shikohet me mosbesim dhe ne vend te saj preferohet “fjala e gojes”, eshte jashtezakonisht e veshtire te depertohet me liber. Po lexoja para pak minutash nje artikull letrar ku thuhej se, ne France, 6% e francezeve kane gati nje doreshkrim per ta botuar. Le te marrim 6% e 3 milion shqiptareve dhe dalim tek 180 mije shqiptare qe do te kishin gati nje doreshkrim. 180 mije !!! Sikur te shiteshin ne Shqiperi 180 mije libra gjate vitit, kjo do te ishte tashme nje fitore e madhe e lere me qe te kishim 180 mije doreshkrime ne pritje te drites jeshile te shtepive botuese.
Per kulturen gjuhesore, te mos flasim me mire. Mjafton te hapesh TV, gazetat, radiot. Mjafton te bisedosh me mesuesit qe as vete ata nuk dine ta shkruajne mire shqipen.
- A duhet diskutuar me lexues apo jo ? Ketu jam pak si medyshes. Une mendoj se autori (ne kete rast, Miranda) duhet te krijoje nje rreth shume te ngushte lexuesish, te njohur te tij tek te cilet ajo ka besim qe ata jane lexues te afte dhe qe zoterojne tashme nje kulture te mirefillte letrare. Nese une shkruaj diçka, fjala bie nje roman, eshte e qarte qe une do te pyes thjesht nja dy-tre vete tek te cilet kam besim te plote qe fjala e tyre eshte mese me vend. Por sinqerisht, nuk besoj se do te pyes lexues kalimtare andej-kendej.
- dhe se fundi, roli i shtepive botuese ne tregun e librit. Nga pervojat e mia, kam arritur ne perfundimin qe nje shtepi botuese shqiptare funksionon si nje dyqan specash tek cepi i pallatit. E para e punes, drejtoret e ketyre shtepive (shumica dhe jo te gjithe) nuk kane kurrfare lidhje me librin. Jane ish-shkollare te Shkolles se Partise, ish-te burgosur politike, ish-keshtu e ish-ashtu. E dyta, eshte e rralle qe nje drejtor shtepie botuese te lexoje me teper sesa gazetat e dites, ose ndonje liber mbi rrenojat e qyteterimit etrusk ne Shqiperi, ose dhe mbi debatin mjaft te larte komiko-filozofik Kadare-Qosja.
Dhe e dyta, shtepite botuese shqiptare punojne me teper si shtypshkronja dhe magazina librash sesa si ent botues.
_________
Mendoj se i kam thene te gjitha ç’pata ne koke.
1 September 2008 @ 9:44 am
Gabim : jo “te njohur te tij tek te cilet ajo” por “te njohur te tij tek te cilet ai”
ps : kisha ne mendje njehere autori e njehere Miranda.
1 September 2008 @ 9:44 am
Qyqja,
Cer ha per mjes ti Urim ???
1 September 2008 @ 9:53 am
Fasule me mish dhie. Gjenden me shumice ketu tek peshku. Per çudi, kam qekur qe s’kam ngrene peshk. Por do t’ia bej gjemen ndonje peshku keto dite, patjater.
ps : me fal, Miranda, per kete pushim te shkurter luço-xyz’ian.
1 September 2008 @ 11:54 am
per XYZ, e lexova jo nje jere mendimin tuaj, por iu riktheva, si kafshet ripertypese, sepse eshte mendim shume i sakte dhe pikerisht destinacioni i fundit i atyre mendimeve qe une shpreha me siper.
ky eshte debat qe po ta trazosh, duket sikur ngul nje shkop ne nje kenete dhe fillon e ndihet era e nej realiteti letrar kenetor! i uroj vetes sime te mos katandisem si miskonje e keqe infektuese me ate qe shkruaj.
1 September 2008 @ 12:11 pm
1 September 2008 @ 12:14 pm
turtull
1 September 2008 @ 12:44 pm
Mua me pelqeu ky shkrimi, sidomos nga ana stilistikore, dhe jam i mendimit me ate Lexuesin nga Gjermania.
Tani perpara se te kritikoj XYZ, dua te flas mbi respektin qe duhet te tregojme per bashkebiseduesin. Kam vene re ketu se disa nuk e respektojne tjetrin dhe fillone bejne ironira kot. Ironia ndaj atij qe me te vertet punon (perkthen, shkruan etj.) per mendimin tim eshte “ligesi” (nuk ka rendesi nga cfare motivohet). Nese dikush deshiron te diskutoj, nuk ben ironi dhe sarkazem me personin, porse diskuton temen. Se nuk kemi dale ketu per tu treguar me te mencur dhe me te bukur. Kaq per Belulin.
XYZ ti citon nje shkrimtar shqiptar, dhe ke problem me kryefjalen.
Une nuk ja kam haberin teorive gjuhesore. Por flas keshtu nga metoda ime induktive, pra me cfare kam lexuar larte e poshte, dhe mbas reflektimeve kam arritur ne ndonje konkluzion mbi rregullat ose ate qe mund ta quajme “te zakonshmen”.
Ne kete citat kemi te bejme me shpalosjen e nje karakteri. Dhe kur kemi te bejme me shpalosjen e karakterit nuk ka nevoje ti permendet emri ose ti rikujtohet lexuesit se po behet fjale per personin X. Kjo ngase prish rrjedhshmerin e te lexuarit. Lexuesi pretendohet ta kuptoj kete karakter, dhe jo ne distance, porse te krijoj nje lloj identifikimi me te, ose me pjese te veseve dhe virtuteve te tij. Nese ti ja kujton gjithe kohes se kemi te bejme me X dhe jo me Ty (lexuesin) atehere distancon lexuesit nga botekuptimi i karakterit. Kjo ne rrafshin psikologjik te trajtimit te temes.
Por une mendoj se edhe ne rrafshin gjuhesor kryefjala nuk duhet gjithmone. Duhet me pyetur ndonje me te dijshem.
1 September 2008 @ 12:49 pm
Kapedani : me vjen keq por pas nje shkembimi qe pata mbreme me njefare Bukowski, i cili mori guximin deri te me vjedhe kujtimet e mia te femijerise (sigurisht te zbukuruara ca sepse ashtu e nisa, si zbavitje per ca dashamires), nuk kam ndermend te bej me debat me ty.
Nuk eshte asgje, as per mua, as per ty. Thjesht nuk mundem t’i kap ca lojera te fshehta.
Gjithe te mirat.
1 September 2008 @ 1:13 pm
Merre shtruar XYZ, apo e ke alfabetin me 36 shkronja. Njoh nje gjuhe: boll 52, nuk e di se cila eshte.
Dhe qe e kishe kopjuar ate nga Bukowski, nuk e luan topi.
Tani degjo kete dhe futja gjumit: http://www.youtube.com/watch?v=bVS4xeCV1S4&feature=related
1 September 2008 @ 1:51 pm
I nerum Spiritus….
:)
:P :P…
:P
tregimet apo rrefenjat.
:P 
:( po ja qe edhe ti me lexon mua
edhe une ty 
:P :P….
me ke knoq me ate te shijeve….
Personale jane …mbase e di dhe une.
Po te te vije tjetri te te shtyje me dore ne brryl kur ti shkruan ????? dhe me e bukura te thote
“Mbaje doren drejt se s’te del shkrimi mire”
Edhe kjo personale duhet te jete dhe ka te beje me shijet e atij qe SHIJON bukurshkrimin ….por daha me tej , te te filloje te mbaje lexione kot se koti pa lidhje fare sespe mungon k/fjala dhe s’del i qarte kallexuesi
Ndoshta ti e ke kete shije , po personalisht me qe jemi tek shijet mua me vjen peshtire nga notat megallomane ku ne cdo rresht shohin teren se u erdhi dita me dhene LEXIONE si duhen shijuar..
Dhe te kutpohemi ketu nuk eshte nje nderhyrje e lloit te “shijes”qe ka njeri apo tjetri por nje shpalosje “euridite e thelle” nga gjuhesia e letersia a thua se ka nevoje njeri te ndjeke Fakultetin e Letersise tek Peshku.
Mund te thuash mos i lexo…???
Bilee aq te bindur jane qe po i lexojne sa fillojne mbajne neper goje alucinante letrare, te vetem e te paperseritshem ne lloin e tyre, sikur
kane zbuluar strukturat mendore te te ardhmes se shkrimeve letrare
1 September 2008 @ 1:59 pm
haha Idris.Good. Ok.Mesazhi kaloi.Dhe une si per dreq si kam shum qef narcizistat.Por , te lutem, po te ishi(m)n te gjithe aq te permbajtur dhe me fjalepake, a nuk mendon se BAR PESHKU do falimetonte??:) Nejse.Fali o zot se nuk dine c thone kur shpalosin erudi(a)ksionin.Kjo kohe me kaq bereqet te ngazellen, i dashur Idriz:)
1 September 2008 @ 2:09 pm
Nga anet tona, qe nuk e di as vete se nga bien (Emrin ma thone kozmopolitan), krehjes se bishtit i themi: masturbim. Dhe lyerjes me boje: spermatozoim.
1 September 2008 @ 2:27 pm
Parashikove “vrasjen” culluf , jashte kategorise se “urrejtjes” se njerezve qe jetojne JO domosdoshmerisht ne cmendi.
Ndryshe do me kishe prane ,se me cullufe mund te rimohen shume bejte.
Psikopatia nga te menduarit normal ne extrem nuk ndryshon shume….
1 September 2008 @ 2:40 pm
Natyren nuk ma ndryshon as rima dhe as vrima!
1 September 2008 @ 4:40 pm
Gezohem qe znj. Haxhia paska fituar shume cmime. Une s’kam patur privilegjin te lexoj tjeter gje pervecse tregimin “E puthura”. Por, edhe sikur ta njihja krijimitarine e mehershme te saj, c’ka te beje kjo me diskutimin e nje njesie me vete? Kritika ime s’ka te beje as me Haxhine vete, as me cka bere e cka arritur ajo me pare.
Prandaj pa devijuar, le te perqendrohemi aty ku ishim: te e “E puthura”. Jete te prishura e te munduara nga fatekeqesi ka sa te duash. Edhe njerez qe nuk ia dalin dot te ngrihen mbi gjemat qe i ka gjetur ka plot. Por jo cdo fatkeqesi eshte art, ashtu sikurse jo cdo shkrepje aparati e jo cdo perpunim me photo shop eshte art. Asnje veprim i personazheve nuk eshte i mbeshtetur mire: Tetoja mashtron nipin (edhe nuk ndien kurrfare brerje te ndergjegjes - per me teper as nuk merret vesh se c’e shtyn ta beje nje veprim te tille). Po e njejta teto, mjalt e sheqer, me vone thote, “Mirë, shpirt i hallës, mirë! Mos u mërzit, Koli është i butë!” C’do te thote “i bute”? Qe Koli mashtrohet e mund t’ia hedhesh pa problem? Qe Koli nenshtrohet e shkon kunder deshirave te veta? Qe e merr sapunin per djath e s’ben fjale? Po si mund te te beje ky personazh ta pelqesh, pervecse ta percmosh me pafuqine per te vendosur dhe inferioritetin. Do te ishte ndryshe sikur Koli t’i bente te gjitha keto ne emer te nje arsyeje sublime, si p.sh. te pajtonte dy grupe ne konflikt, te shpetonte njerez duke lidhur ura pajtimi, te shpetonte dike nga vdekja a rrenimi i sigurt e keshtu me radhe…
Po Ana? Pse te pershkruhet sikur te ishte nje kafshe e mjere, e shemtuar, kokeulur, asgje me shume? Valle mbi c’baze e si arrin ajo te ndertoje kaq kollaj kete harmoni, saqe i shoqi me gjithe teton te pikellohen aq fort kur ate ta pllakose semundja e pasherueshme? Sepse lindi nje femije edhe i meshonte mire bishtit te fsheses?
Valle nga t’u buroje respekti dhe dashuria qe keta njerez kane per njeri-tjetrin? Une e di se keto gjera nuk jane te lehta per t’u krijuar, por sidomos per t’u ruajtur e mirembajtur. Eshe nuk e kuptoj dot sesi mund te mbahen ne kembe mbi baza mashtrimi, thyerje te besimit, dhe detyrimi me pa hir. Cili lexues (nuk me ben goja te permend juri autoritare te cmimeve) eshte gati te gelltise profka te tilla?
3 September 2008 @ 5:05 am
Nje e puthur eshte e nevojshme apo e domosdoshme?
28 September 2008 @ 2:54 am
Faleminderit Miranda, me pelqeu dhe e cmoj aftesine & menyren e vecante per te treguar. Aspak e lodhshme per ta kuptuar e ndjere. Oops, harrova te ve kryefjalen ” Tregimi nuk ishte i lodhshem per ta kuptuar e ndjere” Alma (Edmonton)
28 September 2008 @ 12:14 pm
O Shqato,nuk eshte as novele as roman por tregim i shkurter,e para.
E dyta une vet jam nga ajo pjese rurale,nga nje fshat qe ska ku te shkoj me larg e megjitheate njeri nga femijet e mi e ka emrin Elton e nje tjeter mban emrin e nje prej personazheve te Balzakut.
Kurse tregimi me la shije te mire.Edhe pse ka ndonje gje fare fare te vockel qe duhet rregulluar nuk i prishin asgje,pergezime autores!