Identifikohu



Regjistrohu

E mitura plagos pa dashje shoqen me pistoletën e nënës

M. Mullai
Gazeta Metropol
08/05/2008

Vajza 13-vjeçare mbante armën në çantën e shkollës sepse e ëma zihej me të shoqin

Me pistoletën që nëna i kishte lënë në çantë, një vajzë vetëm 13 vjeçe nga fshati Zhupan i Fierit qëlloi pa dashje shoqen e klasës, duke e plagosur lehtë në këmbë. E mitura e mbante armën në çantë, pasi e ëma ia kishte lënë për shkak të konflikteve që kishte me bashkëshortin, Hamza Hoxhën.

Ngjarja e pazakontë u regjistrua në fshatin Zhupan të komunës Qëndër, rreth 3 km larg qendrës së Fierit. Në pushimin pesëminutësh gjatë përfundimit të orës së parë e fillimit të orës së dytë Emine Hoxha, 13 vjeçe, para klasës ka nxjerrë nga çanta pistoletën tip TT për t’ia treguar shoqes së saj Albana Braka dhe pa dashje kreu qitje të pavullnetshme duke e qëlluar shoqen në pulpën e këmbës së djathtë. Plumbi shpoi këmbën e vajzës 13-vjeçare dhe pasi bëri rikoshetë, doli nga dritarja duke thyer edhe xhamin e dritares ku për fat nuk ka prekur asnjë nga nxënësit që kanë qenë në klasë.

Frika ka pushtuar nxënës dhe mësues, ndërkohë që të lajmëronin policinë ata kanë fshirë njollat e gjakut dhe gëzhojën e kanë hedhur jashtë dritares. Policinë e kanë njoftuar me 30 minuta vonesë. Forca të shumta policore kanë shoqëruar autoren e ngjarjes, babanë e saj dhe mësuesen kujdestare. E plagosura është marrë prej drejtorit të shkollës dhe u dërgua me urgjencë në repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal Fier ku u krye ndërhyrja kirurgjikale e më pas është shtruar në njërën prej dhomave të këtij reparti.

Policia arriti të gjejë armën e fshehur në kasollen pas shtëpisë ku ajo banonte me prindërit e saj.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 9 e 30 minuta në kohën që kishte mbaruar ora e parë dhe fillonte ora e dytë. Nxënësit kishin bërë orën e matematikës dhe ndodheshin në pushimin pesëminutësh.

Sipas nxënësve, që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes mësohet se Emineja kishte thirrur afër Albanën, të cilës i tregoi armën, me të cilën u krye plagosja pa dashje.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 7:02 am

    Policinë e kanë njoftuar me 30 minuta vonesë

    po nderkohe ca ben? i futen i domino?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.