E drejta për të sfiduar pavarësinë
Nga New York Times*
Nëpërmjet një opsioni të pazakonshëm të ligjit ndërkombëtar, Serbia ka fituar në përpjekjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtojë mënyrën se si është shpallur pavarësia e Kosovës.
Votimet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ishin thellësisht të polarizuara, me 77 vende që përkrahën kërkesën e Serbisë, 6 që e kundërshtuan atë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe 74 abstenime.
Gjykata, selia e së cilës gjendet në Hagë, shpeshherë është thirrur për të ndërmjetësuar në konfliktet ndërkufitare dhe çështje të ngjashme, por kërkesat nga Kombet e Bashkuara për një mendim ligjor janë kryesisht të rralla.
Rasti i pavarësisë së Kosovës do të jetë një rast veçanërisht i vështirë. Nicolas Burniat, një avokat, i cili për gjashtë vjet me radhë ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, thotë se “ligji ndërkombëtar njeh disa nga hapat formalë drejt pavarësisë nga ish-kolonitë në vendet sikurse është Afrika dhe Amerika latine, nuk ka udhëzime të ngjashme se si duhet vepruar mbi shkëputjen në vendet tradicionale ashtu si është Evropa”.
Gjithsesi, shumica e vendeve evropiane kanë abstenuar nga votimi. Madje, disa ambasadorë kanë tërhequr vërejtjen se kjo nismë e Serbisë do të shërbejë veç për të vështirësuar hyrjen e saj në Bashkimin Evropian.
Duke nënvizuar se 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur tashmë Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Sir John Sawers, ka thënë se “Serbia duhet të punojë në mënyrë konstruktive me partnerët e saj të ardhshëm të Bashkimit Evropian”.
Ambasadori francez, Jean-Maurice Ripert, citohet të ketë thënë se një veprim i këtillë, “nuk ndihmon në zbutjen e tensioneve”.
Rosemary Di Carlo, ndërkaq, e dërguara e Shteteve të Bashkuara, ka nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, duke e përshkruar kërkesën e Serbisë si të panevojshme dhe të dëmshme.
Edhe pse dëgjimi i rastit në Gjykatë do të mund të zgjasë rreth dy vjet dhe vendimi nuk do të jetë i detyrueshëm, fitorja diplomatike e Beogradit do të mund të ngadalësojë njohjet e mëtejme të shtetësisë së Kosovës.
Një vendim pozitiv në Gjykatën Ndërkombëtare do të mund të forcojë dorën e Serbisë për të bërë pazar mbi ndarjen e Kosovës, në mënyrë që veriu i banuar me shumicë serbe t’i bashkohet Serbisë.
Jo më kot, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se është i gatshëm ta shqyrtojë opsionin e ndarjes, për të zgjidhur më në fund çështjen e Kosovës.
*Artikulli është botuar në numrin e djeshëm të gazetës së madhe amerikane. Titulli është i redaksisë se Shekullit (nga edhe eshte marre artikulli). Titulli në origjinal: “Serbia fiton të drejtën për të sfiduar pavarësinë e Kosovës”. Përkthimi në shqip nga sajti online i radios amerikane Europa e Lirë

10 October 2008 @ 2:00 pm
Shqetesimi eshte krejtesisht i kote. Rezolutat qe kerkojne dergimin e ceshtjes ne gjykate nderkombetare thuajse gjithnje kane kaluar. Dhe dihej nga te gjithe qe do te kalonte dhe kjo rezolute (me te drejte madje, pasi synohet te vihet nje theks i munguar tek domethenia e institucioneve te gjyqesorit nderkombetar)
Gjithsesi gjykata nderkombetare ne, cilindo rast, nuk mund te zhbeje procesin e njohjes, qe eshte perfunduar nga nje seri shtetesh protagoniste te marredhenieve nderkombetare.
Me ben pershtypje se si, menjehere pasi u kalua rezoluta, nje numer shtetesh qe per arsye gjeopolitike po perpiqeshin ta shtynin njohjen e KS, me nje nxitim “te pashpjegueshem” miratuan kete njohje. Uncle Sam u zemerua nga kjo rezolute me duket
10 October 2008 @ 3:33 pm
e drejte qe s’eshte arsye per shqetesim ky muhabet. nga ana tjeter, eshte ceshtje interesante ligjore sepse eshte hera e pare qe cohet nje ceshtje e tille ne Hage. dhe gjykatesi qe do e marre kete persiper do kete shume me teper barre mbi kurriz. nese vendos po, i jep shprese nje tufe rajonesh per pavaresi. nese vendos jo, nuk besoj se do reshtin kritikat nga organizatat qe mbrojne interesat e minoriteteve.
dmth, ne cdo rast, do jete vendim interesant dhe mbase edhe vendoses per te ardhmen e botes ne pergjithesi. kosova e ka mbyll kapitullin e vet.
10 October 2008 @ 3:36 pm
E vertete, do institucionalizohet precedenti “Kosova”. Interesant do te jete vendimi pikerisht per kete arsye. Por nuk ka asnje mundesi per zhberje te njohjes
10 October 2008 @ 4:13 pm
Habitem se si nuk eshte bere akoma nje film mbi masakrat serbe mbi popullsine autoktone shqiptare ne Kosove.
10 October 2008 @ 8:59 pm
Jane hapur shume tema jane te njejta ne thelb. Por meqe ketu po permendet specifikisht ndarja e Kosoves, po vazhdoj me dicka qe e permenda ne temen tjeter (Mali i Zi njeh Kosoven.)
Nqs vendimi i ICJ merret me seriozitetin e nje vendimi “binding” atehere lemshi ne Ballkan behet i papare. Vete pavaresia e Kosoves nuk eshte “precendent” ne Ballkan (megjithese shikohet si precedent nga shtete te tjera ne ligjin nderkombetar.) Kosova fiton legjitimitet dhe pavaresi me te njejten rrjedhoje dhe linje llogjike qe coi ne shperberjen e Yugosllavise: Kroacia, Fyrom, Bosnia etj.
Por nqs behet ndarje e metejshme, pra aneksimi i Mitrovices, atehere hapet kutia e Pandores. Te njejten gje do kerkojne (qe po e kerkojne) serbet dhe kroatet e Bosnies. Fyrom/Maqedonia po ashtu eshte nje shtet artificial qe te peste shtetet (perfshi Kosoven) perreth kane interes. Bile sot qe flasim vijat veriore kufitare te Maqedonise jane ne pikepyetje te madhe.
Nqs Fuqite e Medha jane gati te levizin me kete veprim distabilizues dhe me pasoja ne Ballkan, atehere shqiptaret do vihen para pikepyetjes: Mitrovica apo Maqedonia Perendimore?!
10 October 2008 @ 11:18 pm
sikur gjykata t’i thote PO pavaresise se Kosoves, do i mbetej perseri topi ne fushe Serbise. Trogloditet e Beogradit duke e cuar kerkesen per ne Hage kane thene se do te respektonin cdo vendim te saj.
Nje gje eshte e sigurte:
Nuk ka gjykate nderkombetare qe te shpalle te paligjshem vendimin e nje populli per pavaresi; eshte e drejta e vetvendosjes se popujve. Perkundrazi, do te shpallej i paligjshem sundimi serb ne Kosove, kunder deshires se nje kombi krejt tjeter qe dashje pa dashje perbente 20% te popullsise se pergjithshme te gjithe Serbise; qe nuk flet nje gjuhe me te, qe ka tradite, zakone, kulture dhe histori krejt te ndryshme nga ai.
11 October 2008 @ 4:47 am
E njejta gjykate i pati konsideruar serbet fajtore per Srebrenicen. Nothing happened.
Votat jo ne favor te Serbise ( 74 abstenime + 6 kunder=80) ishin me shume se ato ne favor. (77).
PO ta njohin Kosoven te gjithe ata qe ishin jo ne favor te Serbise jemi kaluar.
Tre dhane shembullin e pare, dhe qe te tre kishin votuar ne favor te Serbise.
Hajt, per te mire.
11 October 2008 @ 5:28 am
Shqiptaret e kosoves kane fituar shume gjyqe e po paten dhe kete radhe nje mbrojtie te mire, nuk do ta kete te lehte kundershtari.
Gjykata Nderkombetare shqyrton, ceshtiet mes shteteve te OKBse. Kosova nuk eshte ne OKB e nuk njihet nga Serbia, e do kete shume probleme proceduriale e ligjore mbi vete gjykaten per kete ceshtie.
E DREJTA NDERKOMBETARE thote serbia
NJESHI ESHTE E DREJTA PER TE JETUAR, te mos vrasesh njerez, serbia shkeli kete te drejte me masakrat qe beri.
Kosova po te kete mbrojtie te mire ligjore, kundershtari i saj nuk do ta kete te lehte.