Identifikohu



Regjistrohu

Durrës, turizmi “patriotik” në gërryerje

Llambi Kallço
Shekulli
Konkurrenca nga fqinjët, ka tërhequr një pjesë të mirë të pushuesve jashtë kufijve

2 milardë EURO ka arritur investimi për turizmin në Durrës. Ky fakt është evidentuar në edicionin e parë të Forumit të Dhomave të Tregtisë për Turizmin. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Andrea Xhovara, operatorët e Durrësit, ofrojnë sot gjigantin më të madh të turizmit balnear në vendin tonë.

Performanca e tij e mbështetur nga një investim privat prej 2 miliardë EURO, me një pikë sezoni prej 150 mijë pushues, me të ardhura prej 120 milionë EURO në vit (vlerësimet e UAMD), e vendos atë në vendin e parë të listës së kontribuuesve të produktit turistik shqiptar. Sipas Xhovarës, për të përballuar sfidën e konkurrencës së fqinjëve të vendeve të rajonit Adriatik-Jon, duhet të ndërtohet një vizion i ri për mbështetje ndaj operatorëve turistikë.

Ndër problemet kryesore të evidentuara në forum përsa i përket turizmit, është evidentuar fakti që sezoni i shkurtër turistik, vështirëson mundësitë për rimbursimin e paktës financiare të investuar, infrastruktura kritike për të ofruar eksperienca cilësore te vizitorët, mungesa e rritjes së përpjesëtimit ndërkombëtar të tregut dhe vëmendja për të inkurajuar shqiptarët të pushojnë në Shqipëri, mungesa e instrumenteve vertikale për zbatimin e strategjisë së turizmit.

Duke i pranuar këto mungesa në takim është evidentuar fakti se, “turizmi jonë “patriotik” është në gërryerje. Forumi ka dalë në konkluzionin që turizmi nuk ka nevojë që të ulë çmimet, por të përmirësojë shërbimet dhe të rrisë investimet .

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.