Drejtshkrimi ne Blog
Lexohen shume “lemerira “gjuhesore ne faqet e anetareve ( Faqet.com).
Me nje fjale gabime te tmerrshme gramatike dhe jo vetem kaq .Ndodh qe te lexohen edhe “Shpikje” gjuhesore .
Shqiptaret e “ndare” ne Gege e Toske shkruajne dhe flasin dhjetera dialekte ,por kesaj here flasim per gabime gjuhesore dhe jo per dialekte .Pse e shkruajme kaq keq shqipen shumica prej nesh ?
Edhe une bej gabime ortografike ,gjuhesore por mendoj se kjo eshte njerezore.Sidoqofte shumica duken sikur jane te huaj ,sepse shqipja qe ata shkruajne i perngjan atyre te turisteve te pakte te huaj qe vijne ne Shqiperi.
Gjithnje kam qenè i ndjeshem ndaj gjuhes tonè ,por kesaj here eshte kulmi ,sepse papritur zbulova qe shume shqiptare ,nuk dine ,nuk duan,s’deshirojne te shkruajne per se mbari shqipen dhe kjo mund te jetè edhe Fatkeqesi kombetare ,por ndoshta edhe turp apo nje nga çudirat tona ,me te cilat kemi habitur boten pèrherè dhe vazhdojme te çudisim dhe nènvlerèsojme vetveten ,gjuhen ose edhe atdheun.
Perfundimisht nje nga sukseset e medha te blog-ut mund te jete edhe permiresimi i drejtshkrimit te gjuhès shqipe per ndonjerin ,ngaqe siç duket shkolla nuk ja ka dale mbanè.


17 Janar 2007 @ 3:35 pm
Kam vene re edhe ne shkrimet e meparshme se autori i kritikes gjuhesore ben nje gabim shume te rralle. Vendosja e nje hapsire midis fjales se fundit dhe shenjes se pikesimit eshte i gabuar.
ortografike ,gjuhesore
Nisja e fjalise menjehere pas pikes qe mbyll fjaline paraardhese eshte gjithashtu gabim.
“dialekte .Pse e shkruajme kaq keq shqipen shumica prej nesh ?
Edhe une bej gabime ortografike ,gjuhesore por mendoj se kjo eshte njerezore.Sidoqofte shumica”
17 Janar 2007 @ 4:40 pm
Në Shqipëri dominon snobizmi gjuhësor. Ata që shohin veten si elitë përdorin shumë fjalë të huaja që qytetari i thjesht nuk kupton aspak.
akseptim në vend të pranim
bilateral në vend të dypalësh
17 Janar 2007 @ 4:45 pm
Autori i shkrimit me shume e ka fjalen per drejtshkrimin sesa per per perdorimin e fjaleve te huaja (me sa kuptoj). Me sa kuptoj shume nga ne qe kane kryer shkollen e mesme para 90 jane shume me mire ne drejtshkrim se pjesa tjeter. Kjo ka lidhje me renien e nivelit ne shkolla dhe me vemendjen e paket qe i kushtohet shqipes, ne nje kohe qe gjuhet e huaja jane me sexy, me te modes. Keqshkrimi i shqipes eshte vertet fatkeqesi sepse deshmon per nje nivel te ulet kulturor.
17 Janar 2007 @ 4:56 pm
Une jam shume strikt persa i perket drejtshkrimit ne gjuhen angleze, dhe per pasoje kur vjen puna tek Shqipja e kap veten ndonjehere duke shkruar te njejten fjale ne menyra te ndryshme. Ndonese me irriton shume si fakt (nuk ditkam te shkruaj si duhet?) e kam nje justifikim:
Standarti Gjuhesor i 1972 nuk eshte tamam si e kam mesuar une Shqipen si femije ne Tirane.
17 Janar 2007 @ 5:15 pm
per autorin siper, ndoshta nuk e meriton plotesisht verejtjen nga gjergji c. sepse me sa duket po perdor sistemin MAC, i cili transferohet ne kete menyre ne sistemin PC. Me eshte dashur ta korrigjoj shume here kete te mete ne krijimet e nje shokut tim, derisa e kuptova se nga vinte.
eshte e vertete qe ka shume probleme ne bloget e sotme (fjala blog ne shumes thuhet bloge apo blogje?)
ndoshta peshku do te na ndihmoje me nje faqe fjalori ne te cilen do te kemi mundesi te shtojme te gjithe fjalet tona ose te shpallim pyetjet gjuhesore.
keshtu edhe diskutimet e shkuara nuk do te humbin, edhe kush te deshiroje mund te perdore listen per te drejtshkruar shqipen (e perdora edhe une nje fjale mo se nuk duroja dot me).
17 Janar 2007 @ 8:05 pm
Gjuhna e Shqypnes asht ni ner gjuhet ma e vjetera ne bote, si rredh pri pellazgeve, ajo duhet mermajt , ene me u modernizue xhithmone duke ruajtun bazamentin e saj.
gjuhna shqype asht folun 9 mije vjet ma pare, dhe shkruajtun shum vone , si fakt kimi dy ish shkruesit e pare Xhon Buzuku e Pjeter Budi duke e pasue deri n’kohen e setcme.
deri diku asht ruajtun mire deri n’kohen si na jetojme por kohes se funit asht perziem me fjal t’huja t’cilat i kan dhan nrejtime t’nryshme menyres se folunes.
Dialekti per mue asht ni thesar i gjuhnes Shqype, si e ushqen mire ate me fjalet e bukura .
shum huta menojn si per te folun ni fjal te huj asht me tregue se je i edukum mire por harron se po tregon hutllekun e vet.
gjuhna asht kjo si asht, qofte n’dialektin e gegnise apo tosknise ajo quhet shqyp.
17 Janar 2007 @ 8:07 pm
burrel, e bukur

17 Janar 2007 @ 8:08 pm
Fjala ‘blog’ do të duhej të shkruhej ‘bllog’ pasi ashtu shqiptohet, dhe në shumës sipas rregullave të shqipes do të duhej të ishte ‘bllogje’. E cila mund të merret si kombinim i fjalës ‘llogje’ me ‘blloqe’, po asnjëherë të mos ngatërrohet me fjalën ‘l@qe’.
17 Janar 2007 @ 8:53 pm
Shume e drejte vrejtja e Erionit.
S’behet fjale per ketu tek ‘peshku’,sepse ketu edhe nese ka gabime,vijne per shkak te shpejtesise ne shkrim,por neper forumet shqipetare te vjen te zesh koken me duar.
Dhe me e keqja eshte se s’jane punetore ose bujq,por jane studente universiteti dhe (e leme menjane “thelbin” e atyre qe duan te thone)s’dine te perdorin as emrat dhe as foljet ne gjinine dhe ne kohen e duhur
17 Janar 2007 @ 10:34 pm
Kjo eshte nje teme shume e rendesishme, dhe me vjen mire qe eshte hapur tek Peshku. Nuk eshte e tepert te themi qe ne pergjithesi shqiptaret nuk e zoterojne gjuhen e tyre dhe vuajne sidomos me gjuhen e shkruar. Nuk ka si te ndodhe ndryshe ne nje vend ku gjuha nuk mesohet pas klases se tete (te pakten deri sa kam qene une ne ate sistem)! Kjo eshte e pafalshme. Paradoksi eshte qe kemi nje popullate ne pergjithesi poliglote dhe shume te hapur nga gjuheve te huaja (dhe te afte ti pervetesoje ato shpejt) por qe nuk mund te shprehet bindshen ne gjuhet e vet.
Jane shume te rralla rastet kur me ndodh te lexoj nje artikull shqiptar i qete pa u nervozuar nga perdorimi i gjuhes. A. Vehbiun mund te permend, por ai eshte linguist. Ne internet, ne fakt, jemi mesuar me llahtarira gjuhesore dhe nuk na ben pershtypje por kjo ka efektet e veta ne degradimin e aftesive komunikuese tek te rinjte. Nese mendoni se ne kemi perdorim te varfer te shqipes, shkoni pak neper shkollat e Tiranes sot ku brezi i ri i kap apo jo 200-300 fjale gjithsej ne perdorim.
Kam pare edhe “esete” e studenteve neper fakultetet e Tiranes: Jane te dhimbshme. Kjo nuk eshte per tu ofenduar apo per mbetje qejfi, eshte nje problem i yni qe duhet ta zgjidhim bashke.
Jam shume dakort me perdorime “alternative” te gjuhes te tipit The Burrell por po ta vini re perdorimi i tij eshte jo koherent, plot gabime dialektikore, dhe i pa standardizuar brenda tipit te tij, dmth, Burrelli shkruan edhe sipas standartit edhe sipas tipeve dialektikore.
18 Janar 2007 @ 8:58 pm
Temë intereante, dhe që i vë pikat mbi i !
Jam dakort me mendimin e një komentuesi më lart që, personat që shkollën e mesme(të paktën) e kanë mbaruar përpara vitit 1990-të, gjenden të jenë më të përpiktë në shenjat e pikësimit por edhe në drejtshkrim(ortografi është fjalë greke : orto-drejt, grafi-shkrim).
Ne që zotërojmë blog personal, përpiqemi të jemi sa më afër shqipes së saktë.
Përjashtimet, janë të kuptueshme dhe logjike këtu.
Në blog, e shoh të tepëruar dhe mungesë njohurie të gjuhës.
23 Korrik 2007 @ 3:43 pm
Nje Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe (350.000 fjalë e trajta fjalësh ) për Firefox dhe Thunbrid mund ta bëni në www.shkenca.org. (322KB). Pas instalimit (dhe konfigurimit) të suksesshëm, fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi mund të bëhet duke i klikuar fjalitë e gabuara (të nënvizuar më ngjyrë të kuqe) me tastin e majtë të miut .
17 Tetor 2007 @ 8:03 pm
Por, ndoshta nuk asht keq me e pa edhe anen tjeter e medaljes: sa na respekton shqipja (kjo standardja) ne si shqiptare? Ne nji pjese derrmuese te shqiptarise thuhet “me dale”, “me ece”, “me pase”, “me nise”…. keto forma paskajore standardi shqip le qe nuk i pranon, por hiqet sikur nuk egzistojne. Si me qene ne krejt korrekt ndaj shqipes kur ajo nuk asht krejt korrekte ndaj nesh? Nuk asht fjala per dialekt: paskajoren pakkush nder shqiptare nuk e perdor.
17 Tetor 2007 @ 8:28 pm
Zibid, nuk ta ka fajin paskajorja por ta ka fajin mesuesja e gjuhes qe te ka lene pa mesuar!
Psh, nje person nuk mund te jete korrekt NDAJ shqipes!! Nje person mund ta flase ose shkruaje korrekt (ose jo) nje gjuhe, por kur ti kerkon qe shqipja te jete korrekt NDAJ teje, ti mik, jo vetem qe kerkon dicka te pamundur, por edhe per ta shprehur e shpreh mendimin ne menyre te pa artikuluar. Kete difekt, nuk ka Kongres Drejtshkrimi qe e riparon.
Me te mira!
27 Tetor 2007 @ 5:41 pm
Nje teme interesante keni prekur ketu.
Mendimi im eshte se vertete ne shqipetaret kemi filluar ta ndryshojme te shkruaren ne shqip kjo per arsye dhe fakte shume te ndryshme, sic jane:
- te lindur dhe rritur jashtetit; ose perdorimi i gjuheve te huaj ne mase nga popullata qe ndodhen ne shqiperi ose jashte trevave te saj. Kjo nuk do te te thote qe po humbet gjuha shqipe…gjuha evulon po ashtu sic evulon koha, shkenca dhe procese te tjera sociale jetesore.
Dhe ne UK gjuha, dialekti dhe menyra e te shkruares eshte teper problematike per akademiket sepse gjuha angleze ka ndryshuar rrenjesisht si ne te folur dhe ne te shkruar. Dhe pse ka ndodhur kjo…GLOBALIZIMI dhe proceset e tjera.
Eshte vertete mire qe shqipetaret po e kuptojne qe dicka duhet bere per te mirembajtur gjuhen, por po ashtu mund te themi se gjithcka evulon dhe ec perpara…! Dhe kete do te bej dhe gjuha shqipe dhe shqipetaret.
Lexo shkrimet dhe poezite e Frasherit ose Pjeter Budit dhe parardheseve tone te tjere, dhe do te te shikoni se sa shume ka ndryshuar gjuha e bukur SHQYPE.
JU FALEMINDERIT DHE ZOTI JU BEKOFTE JU DHE GJITHE SHQIPETARET ANEMBANE!