Login



Register

Dokumenti, Berisha e dinte Gërdecin

Flamur Vezaj
Shekulli

Ushtria njoftoi kryeministrin për transportin e municioneve drejt Gërdecit. Ja korrespondenca që zbulon mashtrimin. Raportet për Gërdecin, në zyrën e Berishës.

TIRANË- “Gërdecin e kam dëgjuar për herë të parë më 15 mars”,-pati thënë kryeministri Sali Berisha, në një prej daljeve të tij të shpeshta publike, pas tragjedisë që u mori jetën 24 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por shkresat zyrtare, edhe këtë herë e nxjerrin zbuluar kryeministrin, në raport me vërtetësinë e deklaratave të tij për tragjedinë në Gërdec. Grupi hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka sekuestruar ditët e fundit disa kopje të raporteve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se Kryeministri i Shqipërisë është njoftuar për gjendjen e sigurisë në vend, por edhe për transportimet ditore të armëve dhe municioneve drejt fabrikës së Gërdecit. Raporti i fundit për Gërdecin ka mbërritur në zyrën e Berishës më 13 mars, dy ditë para shpërthimeve në fabrikën e vdekjes.

***

Gazeta “Shekulli” ka mundur të sigurojë kopjet e këtyre raporteve ditore, ku Shtabi i Përgjithshëm, me anë të korrierit ushtarak ka dorëzuar pranë kryeministrisë raportin për veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Sipas këtij raporti të klasifikuar, njoftohet zyra e kryeministrit për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, ku një pjesë të rëndësishme zë edhe transporti i municionit nga depot e ushtrisë drejt Gërdecit. “Ky raport, bashkë me regjistrin e postës së letrave të klasifikuara është sekuestruar dhe ndodhet në fashikullin e dosjes hetimore. Në këtë raport evidentohet veprimtaria e Forcave të Armatosura, ku njoftohet edhe për lëvizjen e sasive të mëdha të municioneve në drejtim të fshatit Gërdec, ku ishte vendosur fabrika e çmontimit të këtyre municioneve”,-thuhet nga burimet pranë organit qendror të akuzës. Në dokumentet e sekuestruara gjendet edhe raporti i fundit që i ka mbërritur kryeministrit për Gërdecin. “Në raportin e dërguar në kryeministri, në datën 13 shkurt 2008 dhe me numër protokolli 90 njoftohet kryeministri për lëvizjet e municioneve nga depot e ndryshme të ushtrisë drejt Gërdecit”,-pohojnë burimet e mësipërme.

***

Sipas hetuesve të çështjes, kjo shkresë figuron e pranuar edhe në regjistrin e dorëzimeve të letrave të klasifikuara në Kryeministri, ku letra është pranuar nga oficeri roje me inicialet D.B. Gjithashtu, mësohet se në këtë raport, përveç njoftimit për lëvizjet e municioneve të mëdha drejt Gërdecit, Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar kryeministrin për gjendjen e sigurisë në vend në nivel kombëtar, gjendjen e sigurisë së kufijve, gjendjen e gatishmërisë së forcave të armatosura etj. Ndërkohë, mësohet se këto raporte ndodhen në fashikullin e dosjes hetimore, falë dorëzimit të kopjes së tyre nga vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Të njëjtat burime konfirmuan për “Shekullin” se po të njëjtat raporte janë dorëzuar në kryeministri me datë 7 mars, 10 mars, 11 mars dhe shkresa e fundit që mban datën 13 mars, e cila njofton për lëvizjet e këtyre municioneve drejt Gërdecit. Sipas këtyre shkresave që tashmë ndodhen në fashikullin e hetimit kuptohetqartë se kryeministri i vendit, Sali Berisha, jo vetëm që kishte dijeni për fabrikën e demontimit në Gërdec, por madje njoftohej për të gjithë sasinë e municionit që merrej çdo ditë në 26 depot e armatimeve në vend dhe shkarkohej në “perandorinë” e Mihal Delijorgjit.

Ish-drejtori i MEICO-s ka pohuar në gjyq se nuk kishte përgjegjësi për kushtet e sigurisë. Mbetet në qeli

Pinari kundër Mediut: MEICO s’ruan municionet

TIRANË- Gjykata e Apelit në kryeqytet vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga togat e zeza të Shkallës së Parë, ku i pandehuri Ylli Pinari me detyrë ish-drejtor në kompaninë shtetërore të “MEICO”, mbeti në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Akuzë e vetme për tre të pandehurit e këtij procesi vazhdon të mbetet ajo e “shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Gjatë paradites së djeshme, me kërkesë të avokatëve mbrojtës, treshja gjykuese e Gjykatës së Apelit, e kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj mori në shqyrtim ankimin e vendimit të Shkallës së Parë, që vetëm dy javë më parë i dha me kërkesë të prokurorisë masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, i pandehuri Pinari nuk u paraqit vetë në Gjykatë, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit Ardian Leka dhe Artan Zeneli, të cilët pretenduan se masa e ndalimit dhe e sigurisë për klientin e tyre nuk është e ligjshme.

***

Sipas avokatëve, i pandehuri Pinari nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe ndikim në zbardhjen e tragjedisë, ndaj dhe kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Mbrojtja argumentoi se klienti i tyre ishte jashtë Shqipërisë, kur ndodhi ngjarja në Gërdec dhe se më pas ai u paraqit vetë në organin e akuzës, duke u kthyer nga Gjermania. Ndërkaq, sa i përket veprës penale për të cilën akuzohet Pinari, mbrojtja pretendoi se kompania “MEICO” ka në fokus të veprimtarisë së saj tregtinë e municioneve luftarake, pra blerjen dhe shitjen e mallit dhe jo sigurimin dhe ruajtjen e municioneve luftarake. Me këtë pretendim, Pinari ka pasur si qëllim të fajësojë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, që i kanë kaluar kompanisë që ai drejtonte përgjegjësinë e kontrollit të procesit të demontimit. Nisur nga këto pretendime, mbrojtja vlerësoi të padrejtë si masën e ndalimit, ashtu edhe masën e sigurisë ndaj Ylli Pinarit.

***

Megjithatë, kërkesa e avokatëve mbrojtës u kundërshtua nga përfaqësuesja e prokurorisë së Apelit, Thëllëza Alko, e cila e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e të pandehurit Pinari. Gjithashtu ajo pretendoi semasa e ndalimit është marrë në kuadër edhe të sigurimit të provave për çështjen nën hetim. Togat e zeza, pasi dëgjuan pretendimet e palëve vendosën të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. “Këtë vendim do ta çojmë në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë nga ajo e “arrestit në burg” në një masë më të butë”,-kanë pohuar avokatët e Pinarit. Sipas akuzës, Ylli Pinari, me detyrë deri pak javë më parë drejtor i kompanisë “MEICO”, e cila është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndalua me akuzën e “shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Bashkë me Pinarin për këtë çështje, prokuroria arrestoi edhe administratorin e firmës “Albademil”, Mihal Deliorgji dhe drejtorin teknik të saj, Dritan Minxolli, të cilët kishin fituar tenderin e çmontimit të municioneve luftarake.


VENDIMI

Qeveria shton 8 milinë lekë për Gërdecin

Qeveria ka shtuar edhe me 8 milionë lekë, fondet e saj për tragjedinë e Gërdecit. Një shtesë e tillë mbetet e papërfillshme kur një pjesë e madhe e banorëve janë në protestë për një vlerësim të padrejtë të dëmeve. Qeveria ka vlerësuar me 25 mijë lekë të reja cdo metër katror të shtëpive të dëmtuara tërësisht, ndërsa Berisha ka deklaruar gjatë ditëve të fundit se për të gjithë ata banorë që nuk pranojnë këtë vlerësim shtëpitë do të ndërtohen ngastruktura shtetërore.

Më shumë se 1 mijë banorë të Gërdecit kundërshtojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes, më 15 mars. Gjatë javës të fundit, pranë shtabit të emergjencës së ngritur në bashkinë e Vorës ka patur një fluks të madh banorësh, që kundërshtojnë komisionet e vlerësimit për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Sipas banorëve, nëpër dokumente rezulton që pjesa më e madhe e materialeve të shkatërruara nuk janë përfshirë në listën e dëmshpërblimit. Ndërkohë që nuk mungojnë akuzat për korrupsion për komisionet e vlerësimit. E ndërsa banorët hedhin akuza, burimet zyrtare thonë se janë ngritur 5 grupe pune për të shqyrtuar të gjitha ankesat që kanë banorët për dëmet e pësuara nga tragjedia e ndodhur në Gërdec. Qeveria tashmë ka mbyllur të gjitha llogaritë për këtë tragjedi që sipas fondeve të miratuara për dëmshpërblim arrijnë në 20 milionë dollarë. Por kategori të tjera të të dëmtuarve nga kjo tragjedi ndihen të diskriminuar dhe të pavlerësuar nga qeveria. Në disa nga fshatrat e Durrësit që kanë qenë afër në largësi ajrore nga vendi i tragjedisë, ka patur dëme të shumta që ende nuk janë marrë parasysh nga ana e qeverisë.

Nga Gjegjani i Kukësit në depot e Voskopojës, tonelatat e municionit që shkaktuan tragjedinë

Raporti, 26 depot që furnizuan Gërdecin

Pas shpërthimeve që u morën jetën 24 personave dhe plagosën qindra të tjerë, opinioni publik u përball me “ngritje supesh” nga zyrtarët e Ushtrisë Shqiptare, Shërbimeve Informative e deri tek ministrat apo kryeministri. Por procesi i furnizimit të fabrikës së Gërdecit nuk linte hapësirë për mungesë informacioni.”Shekulli” ka publikuar pak ditë më parë raportin e transportit të municioneve nga depot e ushtrisë drejt fabrikës së Gërdecit, nga data 5 janar deri më 14 mars, një ditë para tragjedisë, raporte këto që kanë shkuar edhe në zyrën e kryeministrit Berisha.Sinanaj-Gërdec, Krujë-Gërdec, Vërtop-Gërdec… Itinerari i kamionëve të ushtrisë, në ditët e para të janarit ka qenë disi më i shkurtër.Javën e parë të janarit, kur administratori i fabrikës, Mihal Delijorgji sapo kishte marrë miratimin e dytë nga Ministria e Mbrojtjes për të vazhduar punën, në Gërdec janë shkarkuar deri në 100 ton municion në ditë, që vinin nga depot ushtarake në Fier, Berat dhe Krujë. Pas kësaj jave, harta e depove që morën urdhër të furnizonin me municion fabrikën e demontimit në Gërdec u zgjerua.

Gjatë dy muajve të tjerë, drejt Gërdecit do të shkarkoheshin tonelata të tëra municioni, që vinin nga depot e ushtrisë së Kukësit, Matit, Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës, Përmetit, Skraparit. Municioni u sigurua prej ndërmarrjes MEICO në më shumë se 26 depo, të shpërndara në fshatra të rretheve të ndryshme në vend. Ushtarakë të këtyre depove dhe eprorët e tyre u vunë në dispozicion të fabrikës së Mihal Delijorgjit dhe kamionët e ushtrisë bënin po me karburantin e ushtrisë qindra kilometra rrugë, për të çuar municionet në destinacion. Lëvizjet e qindra kamionëve me municion, ditën për diell, drejt fabrikës së Gërdecit e kanë kthyer këtë zonë tashmë të shkretuar, për disa muaj me radhë në epiqendrën e ushtrisë shqiptare. Urdhrat e furnizimit të kamionëve, njësoj si edhe raportet për transportimin e municioneve ishin të detyrueshme të kalonin në disa tavolina ushtarakësh të lartë, e parashikuar kjo me ligj. Megjithatë, Gërdecin, këtë fshat kaq pranë Tiranës askush nuk e njihte, deri para shpërthimit që i tronditi të gjithë….


DEPOT QË FURNIZUAN GËRDECIN

Sinanaj, në Fier

Depoja e Krujës

Vërtop, në Berat

Dhëmblan, në Tepelenë

Shmil, në Elbasan

Labinot, në Elbasan

Melgush, në Shkodër

Macukull, në Mat

Lozhan, në Korçë

Bigaz, në Skrapar

Depoja e Ndroqit

Gjegjan, në Kukës

Qafë-Shtamë, në Burrel

Qafë-Mollë, në Tiranë

Bratil, në Gramsh

Mirakë, në Elbasan

Mbrezhdan, në Përmet

Bushat, në Shkodër

Zall-Herr, në Tiranë

Depoja e Laçit

KMR e Korçës

Depoja e Voskopojës

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

27 Komente

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 April 2008 @ 9:00 pm

    “Ja pra që krisma nuk ka patur… pastaj edhe në ka patur, helbete luftë është, edhe krisma do ketë”

  2. Artian thotë:

    9 April 2008 @ 9:03 pm

    Kush po pyet per Gerdecin,Kryeministri? Ai tani ferkon duart nga gezimi,se hyme ne NATO,pa per Gerdecin se ka problem,nuk rrezohet burri per nje Gerdec mer Yahoo..!

  3. TOKO thotë:

    9 April 2008 @ 9:11 pm

    Rumpalla shqiptare ka dhe te mira
    Po si mundet qe dokumenta te tilla kaq te rendesihme qe jane akoma ne duar te prokurorise per tu hetuar dhe qe do ti sherbejne nje ceshtje kaq te redesishme te dalin ne pazar sikur te jene lajme nga kontigjenit ‘Big Borther”.
    Rumpalle vallaj Rumpalle. Por kete radhe rumpalle e mire se na e nxori mbretin lakuriq Vec kam frike se kjo do te perdoret si dem prurese nga prokurria ku do te thote ” E mbyllim ceshtjen ne pamundiesi te hetojme ceshtjet se provat dolen ne gazete para se ne ti analizonim ” Sikur te ishte prokuroria e nje vendi te zhvilluar perendimor dhe jo porkuroria e rumpalles shqiperi. Nejse e perseris Rumpalle e mire.
    Si tha mbreti “Une nuk dija gje ” per here te pare kam degjuar me 15 Mars?”
    BERISHA IIIIIIK

  4. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 April 2008 @ 9:20 pm

    TOKO, atë po mendoja dhe unë, si dolën në shesh dokumentat sekrete? Kur gazetarët kanë kaq mundësi, mendo sa kollaj e kanë shërbimet sekrete të huaja.

  5. anonymus thotë:

    9 April 2008 @ 9:27 pm

    Ky do e kaloje me: posta mund te kete ardhur, por une nuk kam marre gje nga protokolli!
    A ju kujtohet se si luanin ku-ka-mchefti ne Kuvend me kerkesen e Prokurorise per imunitetin e atij Bashes? Ka ardhur letra, s’ka ardhur letra! Jo po ka ardhur po Kryetarja eshte jashte shtetit dhe vetem ajo ka te drejte ta hape letren!!
    Keshtu do beje dhe Prijesi! Do thote qe letra mund te kete mberritur ne Kryeministri, por jo edhe ne zyre te tije!
    Do e haje ndonje Dode qe punon aty tek Dezhurni!
    Do e pushojne nga puna, jo se do pesoje gje!

    Jam kurioz se cfare do thote Bamiri per kete pune! Se ai s’ka edhe shume pune! Kur e hap korrespondencen nga Shtabi i Ushtrise ky Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura?
    Apo i le te behen nja 10-20 letra!
    Prandaj i shkonin qurrat poshte Sales ate dite ne Konf per Shtyp!! Se i ka ditur te gjitha keto qelbesirlleqe!
    Pt’hu!

  6. toko thotë:

    9 April 2008 @ 10:03 pm

    Qeveria shton 8 milinë lekë për Gërdecin

    Qeveria ka shtuar edhe me 8 milionë lekë, fondet e saj për tragjedinë e Gërdecit. Një shtesë e tillë mbetet e papërfillshme kur një pjesë e madhe e banorëve janë në protestë për një vlerësim të padrejtë të dëmeve.
    ——————-
    Qeka rit cmimi i mishit ne shqiperi. Lum blegtoret qe pas protestave tani do te fitojne ca me shume nga shitjet e tyre.
    Ishallah opozita vazhdon te mbaj nen mbiqyejre kete procesin “Body parts for cash” se vallaji mund me u bo noji pisllik aty. AH qe se kisha shtepine ne Gerdec ;(
    Sinqerisht eshte e dhimbeshme te tallesh me kete fatkeqsi por te acaron ideja se qeveria ja hodhi duke paguar disa $ dhe Gerdecaret tani jane fokusuar sa para do te marin. Ndersa populli vazhdon me idene Rrofre Bridsha po Poshte Berisha.

  7. ardi thotë:

    9 April 2008 @ 10:07 pm

    …keto documenta a letra sekrete, nuk i hyjne ne sy atij, i eshte regj lekura e po ashtu edhe neve….me naton sala mund ta shtyj deri per zgjedhje…dhe ndonje cudi nuk eshte ti fitoje zgjedhjet prap….se dhe Ed palloshi, sec ben ca ujdira me te…..!!!!!
    ….edhe pas 20 vjetesh akoma dun me emigru shqiptaret…..

  8. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 April 2008 @ 10:11 pm

    Sigurisht qe Ministri i Pare nuk i ka marre keto letra. Kete do ta thote dhe Doda ne prokurori kur ta therrasin. Ai me pas do te pushohet nga puna per tu emeruar drejtor i tatimeve ne Mirdite ose Puke. Sa per Presidentin mesiguri ai nuk e ka ditur se duheshin lexuar ato letra, ose dhe po ti kete lexuar nuk i ka kuptuar dhe bile ka qeshur duke thene me vehte “Sa budalla ky Moisiu qe eshte marre me kete pune”.

  9. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 April 2008 @ 10:44 pm

    Ky eshte lajmi me i rendesishem per Gerdecin pas shperthimit dhe te gjithe heshtin rreth tij… A nuk kemi diskutuar ketu me jave te tera vetem per kete pune.. asnje tv nuk e trasmeton… (Per here te pare dokumentet u shfaqen ne zone e ndaluar te tv klan nga andi Bushati, por te nesermen nuk u ndoqen nga askush, madje klani bere nje pergenjeshtrim rutine, ku thoshte se Ministria njofton qe nuk e njoftonte kryeminisitrin per gerdecin)… Megjithate jo vetem shkrimi, por edhe dokumentet tregojne te kunderten… Berisha informohej per Gerdecin ne vazhdimesi… duke i hequr atij mundesite e informimit nga SHISH dhe SHIU sepse kshu tha ai.. Berisha ka marre raporte mujore nga ushtria dhe keto raporte duke qene te klasifikura i dorezohen atij vete ne dore dhe jo njerezve te trete apo te katert… Sidoqofte jehona e ketyre raporteve eshte thuajse zero… asnje kronike ne tv asnje lajm, heshtje sikur te mos ishin… ky eshte tmerri

    PS Toko Dori, situata kur raporte te tilla bien ne duar te medias eshte krejt e ndryshme nga ajo e nje sherbimi te huaj sekret…Nuk eshte ceshtje rrumballe, kryesisht ato dalin prej personash te zhgenjyer dhe te demtuar, ose prej njerezish me ndergjegje, qe nuk duan te kene gisht ne mbulimin e se vertetes…Keta nuk i shesin asnjehere materialet as nuk marrin bakshishe as nuk behen publik… Problemi yne ne rrumballen e krijuar eshte zhdukja e dokumenteve dhe jo publikimi i tyre, qe sidoqofte (pasi i kam pare dokumentet) nuk demton interesin kombetar, por demton berishen, topin dhe moisiu. Ai qe i ka nxjerre ka mbajt parasysh pikerisht kete fakt dhe ne dok nuk del asnje sekret kombetar…

  10. hunter thotë:

    9 April 2008 @ 10:55 pm

    Eksluzivat e “Shekulli”-t jane si bombat me sahat. Dihet se kur do te plasin, dihet se si jane. Se shpejti pergjime te tjera vetem tek ne, tek “Shekulli” . Taman lajme kontingjent “Big Brother”

  11. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 April 2008 @ 11:06 pm

    O hunter.. a nuk te shqeteson fakti qe kryeministri jot tha qe nuk e dinte gerdecin, nderkohe qe informohej cdo muaj per gerdecin… Thjeshte qe ka genjyer… nuk te shqeteson…

    Valli i forte je…

  12. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 12:05 am

    Ka nje praktike standart qe kur vjen nje shkrese ne nje institucion nga ndonje institucion tjeter, apo nga nje zyre tjeter, konfirmohet qe kjo leter u mor, dhe kjo sherben si garanci per dhenesin qe tani problemi eshte ne duart e marresit dhe marresi ka pergjegjesi te merret me te…

    shume dite folem jo per pergjegjesi personale, jo per pergjegjesi morale, jo per pergjegjesi ligjore…. kjo eshte pergjegjesi ligjore, qe ti e more lajmerimin, u konfirmua dhe tani duhej te vendosje cfare te beje. Nuk bere gje, te plasi … tani pergjigju…

  13. lulian kodra thotë:

    10 April 2008 @ 12:07 am

    Jo or jo, nuk jemi te forte or Kraste, jemi te dobet. Jemi me langaraq se ai langaraqi qe na udheheq perderisa udhehiqemi prej tij. Eshte e kote tashme te pritet prej langaraqit qe te vije ne vete, duhet mos t’a tregojme ne veten langaraq nen krye langaraqin. Mashtrim pas mashtrimi, eshte verem t’a mendosh me kete pune, vetem veprimi e rregullon gjendjen.

  14. Bonehead thotë:

    10 April 2008 @ 12:26 am

    Duhet mbeshtetur hetimi i prokuroreve. E verteta mund te jete kjo:
    Kryeministri eshte i mireinformuar per kete tregeti armesh dhe mund te jete pjese e lekeve qe shperndaheshin nga perfituesit edhe mbase jo drejtepersedrejti pasi emri i djalit te tij eshte permendur ose
    Ai nuk e ka idene fare se cfare informacionesh jepen neper keto dokumenta ose i lexon por nuk i kupton.
    Si do qe te jete n.q.s. keto dokumenta jane dorezuar nga ushtria ne kryeministri dhe kjo vertetohet nga grupet hetuese, jo vetem atij qe do t’i dale boja por te gjithe demokrateve qe e perkrahin.
    Te flas ne gjuhen e nje qytetari te thjeshte eshte e turpshme per keta njerez qe e perkrahin akoma kete person. Qe te jesh demokrat do te thote qe te jesh simpatizant dhe aktivist i nje niveli shume here me te larte se sa ky.
    Sa per informacionin qe ka dale ne kete menyre nuk besoj se do te kishte rruge tjeter pas akuzave dhe kunder-akuzave qe kane bere me njera tjetren ushtria dhe ministria e mbrojtjes.
    Megjithate pyetja enigme qendron: A do te jape doreheqjen Zt. Berisha pas t’i vertetohen genjeshtrat publikisht?
    Jo!!!!!!
    Sic eshte thene edhe me lart do te jete dikush tjeter qe do ta haje!
    Shpresoj kryeprokurja dhe grupi hetues i prokurorise jane njerez te drejte dhe i shkojne ketij hetimi deri ne fund.
    Gjithcka varet nga hetuesit!!!

  15. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 1:24 am

    E bukur ajo thenia e momentit nga JFK.

  16. toko thotë:

    10 April 2008 @ 4:31 am

    …Toko Dori, situata kur raporte te tilla bien ne duar te medias eshte krejt e ndryshme nga ajo e nje sherbimi te huaj sekret…Nuk eshte ceshtje rrumballe, kryesisht ato dalin prej personash te zhgenjyer dhe te demtuar, ose prej njerezish me ndergjegje, qe nuk duan te kene gisht ne mbulimin e se vertetes…
    ————-
    Ne cilin do rast Krasta keta kane shkelur ligjin Kane bere publike dokumenta qe jane ne pronesi dhe nen procesin e hetusise Por e perseris eshte rumpalle, jo se e shesin informacionin( kete nuk e kam thene se nuk e di, por nuk do te ishte cudi) por se kane nxjere jashte nje sekret qe eshte nen mbrotjen e prokurorise. Ndersa sa per sherbimet huaja kjonuk me ben asnje dydhim Ne shqiperi gjen spiune pa pagese, thjesht per nje vize, nje darke apo qofte edhe nje xhiro me makinen e amabsades se huaj. Por thuaj qe per sherbimet sekrete ne nuk kemi sekrete, dhe keshut qe ska vlere.
    Hunter
    Ashtu eshte lajmet meren me te njetin veshtiresi si mund te meren lajmet nga “Big Brother” dhe irionia eshte se ky lajm eshte i nje rendesie qe as qe mund te krahasoshet me lajmet qe shuajn kuriozitetin tend per jeten e “big brother”
    Bonehead.
    A do te ike Beirsha? Kjo nuk varet as nga prokuroria as nga hetusia, Ato tani kane mare ere. Kjo varet nga ne. Ne rast se ne nuk do ta harojme Gerdeicn, ne rast sen e te kerkojme me ze te larte BERISHA IIIIIK , dhe ik per gabimin qe ka bere dhe jo qe te vijen dikush tjeter. Ki bindjen se ai do te ike. Ne rast se ne do te mbeshtetim shpresat tek Majft apo PS apo partite e Gjinushit , ai nuk iken asper 100 vjet se keto Parti/OJQ kane hallin qe po te ike Berisha te vijne vete ( normale kjo) por duke ditur se vete jane cope cope ata dine se nuk ja vlen te konkurojne prandaj bejne marveshje me berishen, me mire nje kocke nga Berisha se sa hic fare( kur ju thesha se Rama nuk e ben dot PSne te “Re” ju talleshit me mua , na tani provojeni) Ata duhet te presin 100 vjet sa te rinohen e formohen pa te konkurojne me Salen deri atehere na ka mbire bari ne dhe larg qofte edhe shqiperise.
    Duhet shtypi dhe ne me BERISHA IIIIIK qe te pakten ai ta ndjeje qe po i lekundet karigia.

  17. Cen thotë:

    10 April 2008 @ 7:35 am

    Krasta, ca shkon deri te mediat e tjera e ankohesh se nuk e ndoqen lajmin megjithse eshte nga faktet me te forta qe kane dale qe nga shperthimi.

    Shif peshkun se ku e ka rendit nga cepi, dhe ka kryelajme per Tibetin :)

  18. J. thotë:

    10 April 2008 @ 8:08 am

    Kryeministrin e kishte zene barku ate dite. Qe ta dini ku ka perfundu raporti.

  19. J. thotë:

    10 April 2008 @ 8:32 am

    Kafshet e pyllit, te ndergjegjesuara per ndotjen e ambjentit, vendosen te ndertonin nje HALE te madhe (banje alla turka) te rrapi i mocem 50 vjecar.
    Ishin te ndergjegjshem se rritja e konsumit shkaktonte pershpejtim te procesit fiziologjik bashke me intensifikimin e tij.
    Keshtu te zgavrra e rrapit, cliroheshin sa here kishin nevoje banoret e pyllit. Mirembajtja e halese normalisht i caktohej dikujt cdo kater vjet. Kishte raste qe edhe prishej rregulli, po kjo nuk pengonte ne mbarevatjen halelore.

    Kohet e fundit, haleja e pyllit tone, kishte marre certifikate sigurie ISO-NATO…qe te flasim me popullorce, ishte bere me kapak. Pasi mbaronin nevojat (sipas rastit bark, kaps apo normal, nevojtusi mund te ulte kapakun)
    Keshtu kaluan plot 18 vjet halelore (te dh….dmth) Banoret e pyllit ishin shume te entuziazmuar nga evenimeti prandaj vitet i numeronin qe nga ndertimi i halese dmth p.h dhe m.h. Para halese dhe mbrapa halese.
    Pas ketyre viteve me prodhimtari te larte, vendosen te benin nje bilanc sesi kishin shkuar punet…Folen te gjithe…Ca mire ca keq.
    Po ne fund e mori fjalen lepuri…
    - Kam nje ankese ndaj elefantit -tha. Ai qendron me shume ne hale se gjithe ne te tjeret, asnjehere nuk e ul kapakun dhe jo vetem kaq, por kur mbaron perdor 10 nga ne per tu fshire.

  20. Liri thotë:

    10 April 2008 @ 9:03 am

    Per “Edrus”: Kush foli? Ti……, ti….., apo ti?

  21. Liri thotë:

    10 April 2008 @ 9:05 am

    …. ja pra sic e shikoni krisma nuk ka pasur….

    dhe nese ka pasur ato jane shashka me tym qe i hedhin kamunistet….

    Ishte nje aksident i vogel banal…

  22. admiri thotë:

    10 April 2008 @ 9:20 am

    dokumente jane ne dore te prokurorise,
    dhe me ne fund drejtesia do te vendoset :)

    ju kujtohen piramidat, ne burg perfundoi alimucaj, po te tjeret?
    prokuroria nuk i konsideroi fajtore, edhe atehere kishte dokumente sa te duash :(

  23. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 12:49 pm

    Se pari ne duhet ta kuptojme qe s’ka ASNJE shans qe Berisha te MOS e ket degjuar Gerdecin dhe te mos dinte se c’ndodhte ne ate fabrike. Eshte tjeter pune pastaj qe ta vertetosh me fakte…po te pakten duhet ta kuptojme ne personalisht. Kunati i tij ishte njeriu qe mbante llogarite e asaj veprimtarie!!!…ktu kuptohet shume qart se me cfar kemi te bejme. Per veprimtari te tilla informohet si Kryekafsha si PRESIDENTI…Po Topxhiu c’beri?? Per veprimtari te tilla flitet ne mbledhje te ministrave. Per veprimtari te tilla patjeter qe MM informon. Ne nuk eshte bere asnjera prej tyre…atehere kemi te bejme me nje shkelje ligji…pa llogaritur shkeljet e ligjit ne Gerdec qe vetem per aq duhet te perfundojne ne burg me dhjetra persona.

    Tani sic that Gre-ja…kto shkresa kan dhe vertetim qe jane marre nga kryekafsha. Pra nuk ka si ti shmanget.

    Por fatkeqsisht te genjesh para parliamentit nuk perben shkelje ligji…vetem verteton qe nga goja e asaj kafshe nuk del asnjehere nje fjale e vertet.

  24. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 April 2008 @ 12:52 pm

    Shif peshkun se ku e ka rendit nga cepi, dhe ka kryelajme per Tibetin

    Edhe kjo…eshte me rendesi

  25. Edi thotë:

    10 April 2008 @ 4:03 pm

    Mir ua ben atyre pulave gerdecare. Se pula jan. U vriten femij vllezer gra dhe e vetmja gje qe bejn eshte te protestojne per cmimin e bagetive. Prandaj dhe ua vune fabriken aty se i njihnin se c’ishin. Ta kishin provuar ta vinin ne tropoj ose afer shpise time po e shfnin mire pastaj. Perfundonin te gjithe me delijorgj medi e sali si azem hajdari. Do luteshin vete keta te futeshin ne burg si zan caushi kur fillun ti vrisnin vllezerit. Edhe ju qaheni per prokurorine qe s’po heto. Normal, po s’pati shtyse nga viktimat pse do hetojn? Si s’pati nje burre mer zot ti vinte flaken kujt i vrau femijen e te vinte drejtesine ne vend. Shqiperia eshte jetime s’ka Nena Baballare Vllezer e Motra.

  26. kikthi thotë:

    10 April 2008 @ 9:50 pm

    Vetem fotot e Shkelzenit me delijorgjin ne Gerdec e largojne perfundimisht Berishen. Pse nuk hapim nje fond e te mbledhim leket per tja paguar keto foto fotografit qe kerkon te behet milioner brenda nates…

  27. lumidrin thotë:

    10 April 2008 @ 11:17 pm

    Berisha ne burg, Berisha i ikur, nuk me intereson.
    Me intereson se sa artikulli eshte i qarte.
    Them i qarte, per arsye se nuk besoj qe nje gazete si “shekulli” te bej gabime te tilla, me kete qe paraqet duket si nje “bumerang”.

    “Në raportin e dërguar në kryeministri, në datën 13 shkurt 2008 dhe me numër protokolli 90 njoftohet kryeministri për lëvizjet e municioneve nga depot e ndryshme të ushtrisë drejt Gërdecit”,-pohojnë burimet e mësipërme

    “Sipas hetuesve të çështjes, kjo shkresë figuron e pranuar edhe në regjistrin e dorëzimeve të letrave të klasifikuara në Kryeministri, ku letra është pranuar nga oficeri roje me inicialet D.B. Gjithashtu, ”

    Sipas “shekullit” Berishes i ka arritur vetem nje shkrese mbi transportin e municioneve drejt Gradecit,ajo e dates 13 Mars, dy dite para shperthimit.
    Ne fillim te artikullit thuhet qe Kryeministri ishte ne dijeni te Gradecit sipas raportit derguar nga Sh.P.me date 13 Mars 2008.
    Me poshte thuhet “kjo shkrese” ( njejes) d.m.th. se vetem nje shkrese ka marre Kryeministri nga Sh. P. mbi levizjen e municioneve drejt Gradecit.
    Si eshte e mundur qe nuk ka marre me pare shkresa nga Sh.P. mbi levizjen e municioneve drejt Gradecit.?
    E permban ligji qe kryeministri njoftohet çdo dite mbi levizjet e municioneve te ushtris apo te policis ( perjashto ato qe mund te jene te interesit personal).
    E ben “shekulli ” kete gabim?-te nxjerr ne drite dokumenta qe me shume jane bumerang.
    Te presim se çfare do na afroje ne ditet e ardhme,nuk eshte se e ka mbyllur me kaq.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.