Dita e sensibilizimit, 10% e shqiptarëve me hepatit
Gazeta Shqip
Cikuli: Do të hartojmë strategji për ta luftuar
Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare vuajnë nga Hepatiti B dhe C. Në bazë të statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 9 për qind e popullsisë vuajnë nga Hepatiti B dhe 1 për qind nga Hepatiti C. Gjatë një aktiviteti organizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare të sensibilizimit për Hepatitin B dhe C, u prezantuan shifrat dhe u evidentua nevoja e hartimit të një strategjie kombëtare për luftën ndaj hepatiteve virale dhe faktorëve të tij.
Aktualisht, Shqipëria ka një prevalencë prej 9 për qind të prekurve me Hepatit B. Dy janë rrugët e parandalimit dhe uljes së numrit të të prekurve me të dy hepatitet, sipas profesor Bashkim Resulit. Kështu, ai përmend rritjen e sigurisë së përcaktimit dhe mënjanimit të përhapjes së Hepatit B dhe C në Bankën e Gjakut, nëpërmjet teknikave të ndjeshme dhe strategjia e donatorëve të gjakut pa pagesë. Ndonëse numri i të prekurve me Hepatit B është ulur në vite për shkak të faksimit në shifra të njëjta mbetet numri i të prekurve nga Hepatiti C, i cili është vdekjeprurës. Vetëm 3 muaj më parë, 80 fëmijë talasemikë u prekën nga virusi i tmerrshëm Hepatit C. Ky lloj hepatiti merret vetëm nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e infektuar, nënprodukteve të tij të politrabsfuzuar, talasemikët.
Duke folur për problemet e hepatiteve, ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, u shpreh se “përgjysmimi i të sëmurëve me Hepatit B u realizua nëpërmjet fillimit të vaksinimit, ndërsa trajtimi i Hepatitit C është më delikat, pasi nuk mund të parandalohet nëpërmjet vaksinimit”, u shpreh ministri. Për të prekurit nga Hepatiti C, ministri tha se do të rritet fondi për trajtimin mjekësor të tyre. “Kemi vënë në dispozicion 280 mijë dollarë amerikanë për të blerë interferon, i cili është një trajtim i shtrenjtë për kurimin e Hepatitit C, ku llogaritet 4800 dollarë për person”, u shpreh Cikuli.
Sipas tij, vaksinimi për Hepatitin B nuk do të ndërpritet, madje po nxitet tregu i hapur farmaceutik. Ndërkohë, Bashkim Resuli tha se “hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë, ku janë të infektuar nga Hepatiti B, 2 bilionë njerëz në botë, aktualisht të infektuar 350 milionë mbartës dhe 1 milion të infektuar këtë vit. Për Hepatitin C ka 170 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe 20 mijë të infektuar çdo vit”. Sipas tij, në vitin 1991, kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë iu drejtua vendeve të botës për të përfshirë vaksinimin kundër Hepatitit B në programet kombëtare imunizuese, vendi ynë ka pasur një prevalencë prej 18 për qind të Hepatit B, me të dhëna të përafërta me vendet e Azisë së largët.
Dita botërore e sensibilizimit për Hepatitin B dhe C synon sensibilizimin e njerëzve lidhur me rrugët e transmetimit të virusit dhe pasojat nga mosmbrojtja. Rrugët kryesore për tejçimin e virusit të Hepatit B merren nëpërmjet gjakut të infektuar e kontaktit seksual, ndërsa për virusin e Hepatitit C merren nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e infektuar, nënprodukteve të tij të politransfuzuar, talasemikët. Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë morën pjesë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekëve të Gastro- Hepatologëve, Shoqatës së Talasemikëve dhe Shoqatës së Hemofilikëve. Ata diskutuan mbi mënyrat e sensibilizimit për testimin dhe njohjen e Hepatitit B dhe C. Po kështu, u hodh edhe ideja e hartimit të një strategjie kombëtare, e parë si një nga mundësitë që jep ndihmesë në trajtimin e të sëmurëve me hepatite virale.
Transmetimi
I Hepatitit B merret nëpërmjet gjakut të infektuar e kontaktit seksual, ndërsa Hepatiti C merret përmes kontaktit direkt me gjakun
Vaksinimi
Kundër Hepatitit B, është masa më e mirë mbrojtëse, ndaj vaksinimi nuk do të ndërpritet, madje po nxitet tregu i hapur farmaceutik
Kurimi
I Hepatitit C bëhet përmes medikamenteve të kushtueshme, ndaj janë vënë në dispozicion 280 mijë dollarë për të blerë interferon
Shifrat
Në botë flasim për 1 milion të infektuar me Hepatit B në vit dhe për Hepatitin C raportohen rreth 20 mijë të infektuar çdo vit

2 October 2006 @ 3:56 pm
Me sa kam pare une, shqiptaret i kane te tera informacionet gabim per kete virus, duke filluar nga mjeket dhe institucionet shendetesore.
Ne USA ka lloj lloj panaire shendetesore, literature e plot burime informacioni, plus nuk lejohesh te vazhdosh shkollat publike pa u vaksinuar.
Me behet qejfi qe eshte krijuar nje nisme e tille dhe shpresoj te vazhdoje me hovin e tanishem, sepse duhet patur parasysh qe flitet per nje semundje qe nuk njihej si e tille dhe per te cilen nuk flitej kurre, deri ne vitin 1997.
4 October 2006 @ 8:06 pm
Me ne fund iu degjuar dhe ketij ministrit te mjekesise dhe po ben dicka… Qe te dyja hepatit jane te rrezikshme.. shqiperia sidomos tirana gjate kesaj vere sapo kaloi nje number te madhe te semuresh me te verdhin qe me duket se eshte hepatiti C.. kurse per hipatiti B jam e sigurt qe ka akoma me shume te semure sepse si semundje eshte me e veshtire qe ta dallosh dhe mund te jesh mbartes per nja 10 apo me shume vjet dhe nuk e ke idene… per te mos thene qe e merr nepermjet kalimit te gjakut apo kur shkon tek dentisti apo mjeku per nje kontroll normal… Mendoj se pas 10 vjetesh shqiperia do te goditet akoma me shume nga keto semundej sepse atehere do te dalin me ne pah.. mjere populli dhe ata qe do e kene per pjese…mbase duhet te ngrihet ndonje fondacion per kete sic jane neper bote per kancerin dhe semundje te tjera..
Abi
4 October 2006 @ 8:23 pm
verdheza eshte Hepatit A dhe eshte forma me e parrezikshme e Hepatiteve. Hepatiti B dhe C jane viruse te pasherueshem dhe te transmetueshem me ane te gjakut, si edhe me ane te kontaktit seksual, me C-ne me agresivin (e ka edhe Pamela Anderson). Te dy demtojne rende melcine duke shkaktuar ciroze deri ne qeliza kancerogjene. Hepatiti B mund te shnderrohet ne Hepatiti D qe eshte faza e kthyerjes ne semundje
Megjithate shanset e mbajtjes nen kontroll jane shume te mira, partneret nuk rrezikohen nese vaksinohen ne kohe, dhe femijet po i marrin vaksinat e tyre qe ne maternitete.
Ndersa hepatiti A transmetohet shume shpejt ne forme epidemie dhe sherohet po aq shpejt, nese merren masat ne kohe. Eshte shume i ngjashem me hepatitin E. Nuk shnderrohet ne Hepatit B ose C ne kundershtim me shume bindje qe kane sot pacientet e mbartesit e ketyre te fundmve ne Shqiperi.
4 October 2006 @ 10:19 pm
Paska hepatit D, dhe E.. holy sh…. ah shqiperia e shkrete.. me ate ujin dhe balten qe ka per te mos thene me edukaten e madhe seksuale mbi partneret…
5 October 2006 @ 4:06 am
Mendoj se edukimi i njerezve per nje kujdes te vazhdueshem duhet te jete njera nga perparesite. Nje problem i evituar eshte me mire se nje problem i zgjidhur.
Para ca kohesh pati nje artikull tjeter ketu mbi ate qe shume nga semundjet mbarten tek pacientet nepermjet duarve te pasterilizuara te mjekeve…
10% nga epruvetat qe supozohen te jene sterile qe u testuan, rezultuan te mbartnin bakterie te rrezikshmerise serioze.
30 July 2007 @ 1:50 pm
Eshte shume teme interesante ,qe duhet dhene kujdes te madh se jane semundje ngjitese si hepatiti A,B,C,D,E. Duhet qe vazhdimishte popullata te njoftohen me keto semundje ngjitese permes shtypit ,broshurave ne instuticionet shendetesore .