Gazeta “Shqip” zbulon diamantin më të madh të të gjitha kohërave
Nje “perle” ishte dje si kryetitull ne gazeten Shqip, “Sekuestrohet diamanti 500 grame”. Me disa llogaritje te vogla qe normalisht nje gazetar i te perditeshmes “te fuqishme” do te mund ta gjente brenda rreth 60 seconda, 1 karat = 0.2 gram. Dmth diamanti i sekuestruar eshte rreth 2500 karat.
Diamanti me i madh ne bote aktualisht eshte Cullinan I - 530.2 karat dhe nga me te medhenjte te gjetur, ne forma te paprere ishte Excelcior qe ka qene 995.2 karat. Ka edhe te tjere si The Premier Rose, The Regent, The Great Mogul. Asnje nga keta guralece nuk i afrohen as me 1/5 diamantit te Shqipit.
Me nje fjale diamanti i gjetur ne Tirane sipas raportimit nga Shqip eshte absolutisht diamanti me i madh i te gjitha koherave, qe si duket e ka patur mafiozi shqiptar me vete ne xhep.
E vura re pas nje debati te fuqishem ne pune, ku nje koleg pretendonte me te madhe qe “Kan kap diamant gjys kile lale…” e une perpiqesha ti shpjegoja qe ska mundesi derisa ma mbylli gojen, se e kish lexuar ne gazete. Me nxorri Shqipin perpara.
E bukura eshte se ky lajm ishte perdorur ne kryetitull, pra nje dicka qe logjikisht kontollohet rrepte nga gazetaret dhe kryeredaktori dhe ishte permendur disa here ne shkrim dhe gjithashtu permendur edhe ne shkrime te 2 diteve te tjera, pra per 3 dite ,asnje gazetar i Shqipit nuk e ka marre mundimin te beje nje llogaritje.
Eshte ne te njejten vije problemi me ate te para dy javeve kur edhe “Shqip” edhe “Gazeta Shqiptare” kishin ne te njejten dite dy faqe me absolutisht te njejtin artikull me te njejtat fotografi qe si duket e kishin perkethyer nga i njejti vend. Deshmon shume per nivelin e kontrollit dhe kohes qe i kushtojne disa gazeta saktesise se informacionit e qe ka shkuar puna vetem te mbushen faqet.
Besoj se eshte teme e vlefshme jo vetem per grimcen e humorit qe ka brenda por edhe per nivelin e gazetarise tek ne, sidomos per te perditshme qe piken me te forte qe gjejne per tu reklamuar eshte fakti qe jane “gazeta me me shume faqe me ngjyra ne treg”. Me keto nivele vetem diamante mund te presim
Sajmir


2 Nëntor 2006 @ 4:19 pm
do te ket qene “tartuf” kepurdhe qe rritet nen toke .fshataret e quajne diamant.
2 Nëntor 2006 @ 4:36 pm
hajde diamant hajde
e lexova edhe une artikullin as emra as burim asgje thjesht muhabet kafeje…
prandaj e reklamojne aq shume kafen ata te shqipit se e bejne gazeten nga kafeneja
nje dite lexova se 5 kafe ne dite dhe 10(nese eshte lori kafe) nuk te bejne keq per shendetin
Na ruaci re djemat e shqipit
2 Nëntor 2006 @ 6:53 pm
E cuditshme…..qe komentojme mbi nje lajme te tille…
2 Nëntor 2006 @ 7:07 pm
Pjerina, kjo eshte per clodhje.
Pastaj edhe nje cik seriozitet e ka.
Mjaft i zgjidhem gjithe problemet e botes me Peshkun
2 Nëntor 2006 @ 7:17 pm
Hallall “Shqip”-i! Kam qeshe me lote kur e kam lexuar!
2 Nëntor 2006 @ 8:08 pm
ne fakt Sajmir ka jo pak seriozitet brenda. Observimi yt ishte fare i kollajte se kjo ia bente “mu” e megjithate eshte deshperues fakti qe lajme te tilla nuk kapen nga redaktoret e “Shqip”…po me lajme me te veshtira per t’u vertetuar cfare ndodh?
Llogjikisht duhet te mendojme se nje rrjete neper te cilen kalon kaq kollaj “balena” nuk ka shanc te kape ndonje “peshkaqen”…dua te them me kete…Sa kredibilitet i mbetet Shqip-it pasi boton ne faqe te pare se ne Tirane paskeshin gjetur nje diamant 500 gramesh???
Duhet shenuar ketu se kjo paaftesi e plote nuk ka infektuar vetem “Shqip” por shume gazeta dhe “gazetaruce” ne Tirane.
2 Nëntor 2006 @ 11:30 pm
po c’merreni me keta. aguridhe. para tre ditesh shkruanin (kryetitull dhe ky) “50 milione dollare per ish-pronaret, 0.1 perqind e buxhetit 2007″. I bie qe buxheti i shqiperise per 2007 te jete 500 000 000 dollare here 100.. 50 miliard dollare del? Ec aty Shqiperia…!!
3 Nëntor 2006 @ 3:24 am
dhe ju lexoni gazeten “Shqip” amon
3 Nëntor 2006 @ 8:37 am
Me sa duket kot qe rropatemi ne te peshku per shpjeguar çfare ndodh e perse ndodh ne Shqiperi.Atje nuk ka asne hall.Te gjithe jetojne “felici e
contenti”
3 Nëntor 2006 @ 11:32 am
Ketu ne Shqiperi ka nje mije e nje halle, po askush nuk do te flase per dicka qe nuk i intereson personalisht. Ketu qendrojne ne rradhe te pare, pronaret e mediave, ndersa me keta gazetaret qe bejne kronika nuk ia vlen te flitet, se dhe nje gazete shkolle ka me shume profesionalizem.
4 Nëntor 2006 @ 4:32 am
HAHAHAHHAHA ju qani hallin e diamantit.Gazeta Shqip e shiti dhe youtube.com per nje milian e gjysem euro.
Shikoni çfar tu shkrujt sot gazeta Shqip-
- Përdorimi i “You tube”, sajti që transmeton video të xhiruara nga përdoruesit (sapo është blerë me një shumë prej një milion e gjysmë euro nga “Google”)-
E moret vesh sapo u ble nga Google per nje milion e gjysem euro.Nga i perkthjene keta lajmet mor aman se eshte nje billion qe do te thote miliard dollar jo milion.Po dhe mos me dit anglisht si mer lal nuk e mendojne dy here kur e lexojne dicka.Nji milion? Po ku e ka lexu lajmin, se une keto dite lexova qe Youtube.com eshte kerkuar prej Google per tu blere, por keta te Youtube.com nuk e kane pranuar oferten edhe pse momentalisht nuk mund te bejne leke prej faqes, pasi kane probleme me te drejtat e autorit.Google ka marreveshje me shtepite e prodhimit te filmit dhe muzikes ne Amerike, ndaj mendohet si me favoritja.
Diamanti, Youtube, po kryeredaktori i ketyre cfare ben tere diten, lexon gazetat e tjera?
4 Nëntor 2006 @ 11:30 am
john, kryeredaktorin hedh valle i dashur! po nuk shiti ca “scoop”-e “Shqip”, me se do te mbijetoje atehere?
4 Nëntor 2006 @ 1:29 pm
ta mor vesh iher, sa i madh ishte ky diamanti?
5 Nëntor 2006 @ 4:12 am
po jo o Jana se nuk eshte scoop eshte injorance dhe pa aftesi. me marr perkthyes qe nuk di shifrat ne anglisht? Mese keta jane gazeta me e shitur pse nuk marrin perkthyese nje mesuese anglishteje.hec me muhabet koti
6 Nëntor 2006 @ 4:02 pm
mesues anglishteje? nga ata qe skane dal asnjehere nga shqiperia? ekonomi tregu vlla.. sa te mban xhepi..
30 Dhjetor 2006 @ 12:40 pm
qka smund te ndodh tek ne shqiptaret kjo eshte fare e thjesht .personi qe e ka dijamantin i ka rene fukarallekut me grushta.
4 Nëntor 2007 @ 6:23 pm
Shume interesante