Dhe ishte relaks…

Spiritus

Eshtë stinë e nxehtë vere, me zhegun përvëlues dhe dëshirën po aq përvëluese për tu arratisur, qoftë edhe ca ditë nga përbindëshat tanë urbanë të betonit dhe kakofonisë që sjell vetëm stres. Të gjithë nxitojnë, me një biletë avioni drejt Antalias apo Sharm -el -Sheik, drejt bregdetit të Durrësit të mbjellur cmendurisht me ndërtime apo atje në perlat e gjireve farfuritës të Vlorës, drejt Sarandës me cmimet e kripura apo në Velipojën e rërës me kokrrizat njëtrajtësisht anonime.

Nuk ka rëndësi destinacioni. Të gjithë, të hypur në “tramvain me emrin dëshirë”, me kuletën e mbushur mirë dhe mëndjen e stakur paq, do të përfundojnë diku në bregdet. Dhe deti , i madhi det, i pret me atë zemërgjerësinë e tij të kaltër, me atë bujarinë e tij të verbër, të gjithë,cilindo, pavarësisht nga rangu,posti, pozita, shpirti apo shtati.

Interesante kjo demokraci gjysëm nudiste aty buzë detit. Të gjithë të barabartë, të gjithë anonimë para detit. Aty buzë detit, të shtrirë ashtu gjysëm cullak, duke marrë rrezet e të njëjtit diell, duken aq paqësorë dhe të qetë, humbasin statuset, shkrihen kufijtë , eleminohet hierarkia e vlerave dhe posteve. Ato që mbeten janë vetëm diferencat natyrore të trupit.

Burra elgantë dhe sportivë, të dhjamosur nga konforti apo grykësia tenderiste, gra të bukura, gra mekatare , fëmije tekanjoze, fëmije luksi apo të lindur më kot, të rritur të lodhur nga beteja me jetën, të lumtur me veten dhe të pakënaqur nga vetja, të stresuar nga lodhja, të frustuar nga ambicja, të zhelosur nga gënjeshtra.

Aty buzë detit , në atë masë njerzore janë mëkatarët, mashtruesit, ziliqarët, të ndershmit, sundimtarët, servilet, hipokritët, rebelët, prostitutat,virgjereshat,moralistet, të heshturit, delirantët… ah dhe politikanët!Një galeri e tërë e sojit njerzor , aty buzë detit, në relaks të plotë.

Dhe deti zemërgjerësisht i pranon të gjithë, i merr mbi krahët e valëve, i kolovit, i përkëdhel, pa ja ditur për shpirtin e tyre, për veset e tyre, për pasionet e tyre.

Deti i verbër, i verbëri det, nuk shikon.

Eshtë pa sy kjo masë e pafundme ujore!

Është kaq zemërgjerë dhe kaq tolerant ky Det!

Futen brënda tij dhe deti zemërgjerë i mban mbi shpinë , nuk zemërohet me tekat e tyre, më stilin e tyre , me mosmirënjohjen e tyre për këtë shpirtmadhësi të heshtur dhe të pabujë.

Aq të qetë dhe paqësore me veten dhe të tjerët, një lumturi që derdhet pa komplekse, përmes trupave që kanë flakur tej shenjat dhe nishanet e rangut, pozitës, pasurisë.Qënie të kthyera paqësisht te natyra, ashtu sic nisi rrugën mijra vjetë më parë parardhësi i tyre, Njeriu i Rusoit, që jetonte në harmoni me natyrën dhe mjaftohej me atë që i dukej e mjaftueshme. Pa zili, pa lakmi, pa grykësi. Kështu thotë Rusoi.

Dhe njeriu i iku natyrës dhe transformoi natyrën e tij,shpiku qëllime të tjera dhe mjetet për kënaqjen e deshirave, veseve dhe etjen e panginjur për para dhe pushtet . Dhe u varfërua kaq shumë nga shpirti sa që krijoi një begati të pamatë sendesh, një arkitekturë pompoze fjalësh, një kozmetikë verbuese veshjesh për zbukurimin e trupit dhe humnerës ku ka rënë.

Dëboi tiranët, rrëzoi mitet, fitoi lirinë.Lirinë për tu kthyer vetë në tiranin dhe mitin më të rrezikshëm të kohes pa mite. Kjo KOHE ku te shenjtët shesin eshtrat e të vdekurve.

Kjo KOHE ku shejtanët blejnë shpirtin e të gjallëve.

Dhe rend si i marre pas konfortit dhe modës më të fundit, projekton deshira te reja me ekstravagante për të mbushur boshësinë e vet, për të maskuar ankthin që vjen nga boshësia, për të zbukuruar krimin e vrasjes së vetvetes.

Dhe deti, i mjeri det, nuk e di se ata që duken aq paqësorë në atë relaks total, do të ikin, do ti rikthehen jetës , rutinës, ritmit të garës për mbijetësë, për para, për pushtet, për pasuri. Do të rimarin përsëri identitetet e lëna përkohësisht me pushim, do të rivendosen sipas statuseve dhe posteve, përsëri në betejën më veten dhe të tjerët, në garën e përjetshme për të arritur diku, më lart, më tej , përtej, asgjëkundi.

Dhe për të mbritur qëllimet do tu rikthehem përsëri ligësive, cmirës, intrigave,dashurive, urrejtjes, inatit.Do të vendosin përsëri atë maskën e mirësisë hipokrite zyrave, tregjeve, rrugëve, sallave, studjove, dhomave, shtretërve, duke luajtur deri në perfeksion tragjikomedinë e absurdit me veten dhe të tjerët. Cdo ditë, cdo orë, pa fund, përjetësisht.

Mbase dhe detit i mbetet dicka nga kjo zgjyrë e shpirtit njerzor. Sepse sezoni mbyllet, plazhet boshatisen, dhe ajo zgjyrë e tretur në atë zemergjerësinë e tij të kaltër, mblidhet, koncentrohet dhe deti rebelohet, shkumëzon nga zëmërimi deti, ngre valët dhe godet bregun e heshtur, kufirin që ndan, kufirin që bashkon.

Ikin në drejtime të ndryshme. Brënda të njëjtës kohë në relaks.

Deti mbetet aty, bujar dhe zemërgjërë, përjetësisht i palodhur për të pritur sërish mbi shpinën e tij mysafirët e rinj në sezonin tjetër.

I pafajshmi, zemërgjeri Det!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

44 Komente

  1. karkaxhualli thotë:

    29 August 2008 @ 3:38 pm

    sa fillova ta lexoj, por nuk mund te rri pa te thene se Saranda NUK i kishte fare cmimet e kripura. Isha 15 dite dhe mu duk jo vetem te arsyeshme, por shume here me te lira se te tiranes.
    Ps po vazhdoj ta lexoj tani.

  2. karkaxhualli thotë:

    29 August 2008 @ 3:53 pm

    kendveshtrim interesant, dhe padyshim filozofik.
    eshtegjithmone dicka qe i bashkon te gjithe njerzit, qe i ben ata te ngjashem ne thelb.

  3. Koth thotë:

    29 August 2008 @ 3:55 pm

    Det o det, i kalter det ,
    ti kengen time ma degjo,
    Iso mbani ju o vale …

    dhe vazhdon kenga. Dmth vazhdonte. Ja kete me coi nepermen leximi i kesaj pjese.
    Te me ndjesh o Spiritus, po kjo kenga duhet te kete qene e viteve 70`

    Po kjo shprehja ketu me habiti shume ne fakt shume :

    Burra elgantë dhe sportivë, të dhjamosur nga konforti apo grykësia tenderiste, gra të bukura, gra mekatare , fëmije tekanjoze, fëmije luksi apo të lindur më kot, të rritur të lodhur nga beteja me jetën, të lumtur me veten dhe të pakënaqur nga vetja, të stresuar nga lodhja, të frustuar nga ambicja, të zhelosur nga gënjeshtra.

    Ne ferr i ke bere pushimet o njeri ?!?!?

  4. duka thotë:

    29 August 2008 @ 3:56 pm

    urime per shkruesin e ketyre rreshtave. trajtim shume interesant

  5. Perparim Hysi thotë:

    29 August 2008 @ 4:51 pm

    Jo vetem qe me pelqeu,por nuk kam se si t’ia shpreh atij”spiritusit”kenaqesine time qe,sic besoj,nuk duhet te jete vetem imja.

  6. Pjer Thomas thotë:

    29 August 2008 @ 8:45 pm

    Artikull i bukur, pershkrim interesant :-)

  7. Zana thotë:

    29 August 2008 @ 11:12 pm

    Persiatje interesante.Pak me nota hartimesh…….

  8. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:24 am

    ah o det sa shume le gjalle. pse s’i mbajte ca

  9. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 7:02 am

    Deti i verbër, i verbëri det, nuk shikon.

    Eshtë pa sy kjo masë e pafundme ujore!

    Është kaq zemërgjerë dhe kaq tolerant ky Det!

    Futen brënda tij dhe deti zemërgjerë i mban mbi shpinë , nuk zemërohet me tekat e tyre, më stilin e tyre , me mosmirënjohjen e tyre për këtë shpirtmadhësi të heshtur dhe të pabujë.

    Aq të qetë dhe paqësore me veten dhe të tjerët, një lumturi që derdhet pa komplekse, përmes trupave që kanë flakur tej shenjat dhe nishanet e rangut, pozitës, pasurisë.Qënie të kthyera paqësisht te natyra, ashtu sic nisi rrugën mijra vjetë më parë parardhësi i tyre, Njeriu i Rusoit, që jetonte në harmoni me natyrën dhe mjaftohej me atë që i dukej e mjaftueshme. Pa zili, pa lakmi, pa grykësi. Kështu thotë Rusoi.

    Me pelqeu shume, menyra si eshte trajtuar, kendveshtrimi, meditativo-filozofik.
    Ndersa lexoja mendova me vete :Humanet shkojne ne det njelloj si ne kishe, per te pastruar “mekatet”.
    Me pas keta humane do t’i rikthehen rutines se perditshme, gjate se ciles do akumulojne te tjera “mekate”, duke pritur stinen tjeter, per t’u “ri-purifikuar” serish…
    Une do ta titulloja pjesen: “riciklim mekatesh”

  10. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 9:47 am

    Koth:Ne ferr i ke bere pushimet o njeri?!?!
    Ne FERR ka zbritur i madhi Dante, kurse une se kam kete luks (do te ishte pretendim ekstravagant!) Por interesante pyetja jote habitore Koth.Mu kujtua barsoleta me ato te paktat femra qe kishin shkuar ne PARAJSE dhe i shkruajten leter Zotit per trajtimin mizerabel , nderkohe qe perballe, ne Ferr, cdo mbremje kishte party:)
    Duhet bere nje vizite dhe andej nga Ferri per te pare se c behet me mekataret.

  11. Artian thotë:

    30 August 2008 @ 9:59 am

    Unfortunatly,ky shkrim eshte kot.Ca fjale rremuje, ta kuptosh.

  12. Artian thotë:

    30 August 2008 @ 10:03 am

    Futen brënda tij dhe deti zemërgjerë i mban mbi shpinë

    Shpina,shpatlla,ka ca kufizime,kurse deti,eshte pa kufi,pa fund te pakten keshtu me duket mua.,lexuesit.

  13. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 10:29 am

    Artian, ke kapur nje kufizim c ka tregon se e ke lexuar me vemendje.Flm.vetem se “Deti” nuk eshte thjesht Det.Ky ehste dhe konteksti i kuptimit te fjales “shpine” “kurriz” …Ka pak alegori shkrimi por nuk eshte , gjithsesi, aq hermetik.

  14. Artian thotë:

    30 August 2008 @ 11:14 am

    Spiritus,ti po bisedon me detin,po bo muabet, me nje cep te detit,me nje laps e leter,qe shikon pertej detit,qe shkruan vetem per buzet e detit,shpinen as ja shikon dhe as ke per ta pare ne ate pozicion ku je ulur.
    Vetem ne se udheton me avion, nga larg mund te shikosh detin sa i gjere dhe i pa ane eshte ai,keshtu qe njerzit ne kurriz te tij,shpine sic thua ti,as mund ti imagjinosh.sepse jane shume te padukshem,shpina e detit eshte e paane.
    Ti flet per buzet e detit..aty cer shef ti.Alegoria,hermetizimi,nuk mor vesh nnga ajo lagje.,une jom lexus,jo kritik letrar..respekte spiritus

  15. xhenius thotë:

    30 August 2008 @ 11:29 am

    I thelle si deti frymezimi Yt,spiritus,komplimenti!

  16. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 11:35 am

    Xhenius,te jesh na Vlora e te mos frymezohesh pak nga Deti?? Desha te them se na detin se shikojme vetem me syrin e skafistit:)
    Sa te keqia luhen mbi kurrizin tend o DET!

  17. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 11:37 am

    spiritus thotë:
    Desha te them se na detin se shikojme vetem me syrin e skafistit:)

    shejtani fle, ti e zgjon

  18. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 11:39 am

    vazhdon MORATORIUMI FLOK, pa merak, i kena bo zap ca gjona:)

  19. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 11:42 am

    hahahahahahhahahhahh

  20. enka thotë:

    30 August 2008 @ 11:47 am

    me pelqen psikollogjisja qe ke bere me detin.
    pune e paqme!

  21. kenguri thotë:

    30 August 2008 @ 1:48 pm

    Kah tia nisi,pershkrim i bukur artistik nga syri i nje filozofi.Deti zemergjere dhe i pranon te gjithe,pra tolerant “demokrat”-keshtu duhet pra.

    Por si do te sillej deti me njerezimin sikur te kishte lexuar Dante Aligierin,dhe shih per kete ,keta shfrytezues te bukurive natyrore.
    Vetem nji mendim.

    Me nderime nga Melbourni

  22. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 2:54 pm

    Floku, Perparim, Xhenius-flm per komplimentat.
    Flok-ashtu vertet, si ne KISHE shkojme edhe ne det,por nuk lahen mekatet. E bukur kjo ane qe ke kapur ti poete:)
    Kenguri, po, demokracia duhet te jete e zemergjere dhe ka vend per te gjithe.Mjafton te jemi tolerante.Poshte intolerantetet dhe NARCIZISTET!!
    Ika se kam per dreke FASULE:)

  23. Koth thotë:

    30 August 2008 @ 8:51 pm

    Duhet bere nje vizite dhe andej nga Ferri per te pare se c behet me mekataret.

    spiritus.

    ja si do te pergjigjej ai miku im qe ben poezi ty ne kete rast :

    I dashuri im,
    Dil e me prit aty
    Ne dere te purgatorit.

    Kemi lene nje gote pa e pire te dy,
    Atje
    Duhet te kete patjeter,
    Nje kafene per poetet
    Plot zhurme, te qeshura e te shara.

    C`dreqin do ti duhej purgatorit
    Nje kafene vetem me te mallkuara dhe te qara ?!

    vijon vijon sa te dush ti vijon.

  24. flokenaja thotë:

    31 August 2008 @ 6:56 am

    spiritus :
    Floku, Perparim, Xhenius-flm per komplimentat.
    Flok-ashtu vertet, si ne KISHE shkojme edhe ne det,por nuk lahen mekatet. E bukur kjo ane qe ke kapur ti poete:)

    ah spiritus, nuk jam poete une, madje, e them me dore ne zemer qe nga poezia nuk marr vesh fare… shgaravis ndonje gje kur me bie rasti, por asnjehere nuk e kam marre veten seriozisht ne poezi…

  25. spiritus thotë:

    31 August 2008 @ 10:25 am

    Antikrishti

    Kam pritur mijra vjet, te vije
    aty te port’ e Purgatorit, sigurisht,
    me kupen e Bakut mbushur me v(r)er;
    me endren e pritjes te vrar’ mizorisht.

    Me lodhi pritja per TY Marie,
    per TY SHENJTORE e patunduar,
    Ne krah te Eves mekatare;
    prej shekujsh mbeta i kryqezuar…

  26. XYZ thotë:

    31 August 2008 @ 10:36 am

    Flokenaje : e ke shume gabim kur mendon qe ti nuk ben per poezi. E kam sinqerisht. Ti ke profilin tend poetik dhe aty shkelqen. Tjetri ka profilin e vet, e tjetri njeçike me andej gjithashtu.

    Dy poezi qe me kane pelqyer me se fundi : poezia e gruas ne autobus, dhe poezia e zogut ne acar. Por s’kam mundur te t’i them keto fjale sepse kam qene i denuar nga “informatika” (ose dhe nga nje dashamires qe me therret “veshllapush” gjithandej).

    Keto dy poezi, po qe se deshiron, mund t’i marr dhe t’i shtoj tek poezite e tua ne faqen time. Kur te kalosh kendej, me bej nje ze.

  27. spiritus thotë:

    31 August 2008 @ 10:41 am

    Aloooo?? Jane ngaterru linjat??? Ah Dede, Dede , eshte fundjave dhe ti se cdreqin kerkon aty maje shtyllave…:)

  28. flokenaja thotë:

    31 August 2008 @ 10:47 am

    Spiritus, bukur!

    xyz, flm per fjalet e mira,( edhe pse nuk arrijne te ma ndryshojne mendimin ), poezite mund t’i marresh pa problem fare…
    Nuk jam merzitur me ty dhe me asnje tjeter, por kam ne duar dicka dhe nuk i ndjek dot te gjitha temat.

  29. XYZ thotë:

    31 August 2008 @ 10:51 am

    OK, falemnderit. Do t’i marr pastaj e t’i stolis bukur.

  30. edrus thotë:

    31 August 2008 @ 10:59 am

    Spiritus, a nuk do të ishte dhe ambjenti virtual i rrjetit të internetit, një Det përpara të cilit të gjithë duhet të ishin po aq të xhveshur…. nga hipokrizia?
    Në momentin që asnjëri nga ne nuk ka të dhëna rreth peshës, lartësisë, gjërësisë së shpatullave dhe moshës së të tjerëve, nuk të duket absurde që akoma në shekullin e XIX egzistojnë persona që “kanë parë e kanë ngrënë… pamporra” .
    Bile fillojnë të tregojnë që dijnë të notojnë … gjithnji duke kujtuar se janë akoma tek pishina e fëmijëve ku notonin më parë dhe vazhdojnë të kujtojnë se edhe në det… uji nuk do ti mbulojë më lart se të mbathurat.

  31. Stela thotë:

    31 August 2008 @ 11:17 am

    Dy poezi qe me kane pelqyer me se fundi : poezia e gruas ne autobus, dhe poezia e zogut ne acar. Por s’kam mundur te t’i them keto fjale sepse kam qene i denuar nga “informatika” (ose dhe nga nje dashamires qe me therret “veshllapush” gjithandej).

    :lol:

  32. spiritus thotë:

    31 August 2008 @ 11:31 am

    Oh Endrus, a good question! Me kete pyetje me ke ofruar luksin te them dicka me shume rreth asaj qe kam postuar ketu ke peshku dhe menyres se si i shikoj une gjerat, ketu ne boten virtuale dhe jashte saj.
    Do mundohem te jem i sistemuar sepse nga pyetja jote , rremujshem me erdhen shume gjera ne mendje.
    Ky shkrimi im “Dhe ishte relaks…” erdhi si nje impresion i nje casti aty buze detit.Mund te mos vleje as pse groshe si shkrim (artistikisht) dikush e pelqen dhe kjo me ben te mendoj se ka dhe disa te tjere qe mendojne ashtu si une per ca gjera rrotull e brenda nesh. Pra eshte nje nxitje per te dikutuar apo edhe debatur , qofte dhe duke hedhur batuten eradhes apo duke sjelle nje bejte te kendshme.Pa problem.
    Ketu ke Peshku dhe gjithandej ne boten virtuale njerzia cfaqen me nga nje nickname.Kjo ka avantazhet e veta por edhe rreziqe. Ka avantazhin sepse mund ti japesh gjuhes si te ta doje kokra e qefit dhe identiteti yt real mbetet anonim. Mund te besh ekspertin e midhjes,te fasules, peshkut, artit, politikes, diplomacise, arkeologjise, erotikes, publicistikes etj.etj. Ketu mua me lind pyetja:
    Me ke po diskutoj? Cfar beckgroundi ka X apo Y? Ti do te thuash c rendesi ka? Fjalet , mendimet jane ato qe krijojne profilin virtual.Ok por ketu tinezisht hyn edhe ajo, hipokrizia qe ti pyet.
    Gjetja jote eshte e bukur. S me kishte shkuar nder mend, ne fakt. Edhe bota virtuale edhte bere si NJE DET ku navigojme te gjithe me masken e hipokrizise, ku hiqemi si puritane, tolerante dhe sapo debati na prek pak ne seder , masken e hedhim tej dhe tanatosi , ai impulsi agresiv, mazohist, ngre krye dhe felliq gjithcka.
    Te kthehem te shkrimi. DETI mer disa kuptime dhe ne fakt gjithcka qe kam thene aty nuk lidhet fare literalisht me Detin, pra me ate masen ujore.Deti ka nje kuptim me alegorik.Diku kam shkruar se aty buzedetit jane te gjithe: te ndershmit, mekataret, prostitutat … AH DHE POLITIKANET. Popullin, miletin e shikoj si ate detin zemergjere qe i pret, i degjon, i zgjedh , shpreson dhe i mban mbi SHPINE .etj. etj.
    Hipokrizia dhe eufemizmi jane maska e qyteterimit tone modern. Nuk di a e ke lexuar librin brilant te Prof Fuges, “Rrota e mundimit”
    Pak rremujshem kto mendimet e mia por shpresoj te kem dhene nje pergjigje ose me mire te te kem ngacmuar per ide te tjera.
    Respekte

  33. XYZ thotë:

    31 August 2008 @ 11:53 am

    @ Stela : o nene o nene, si m’i kishte turinjte ai derri, origjinal si te miat kur me bie feta e bukes pertoke nga ana e gjalpit. Pa lere veshet pastaj…

    Stela, te te thur ca lavde tani ? Ajo Stela e Elia Kazan eshte “magnifique”. Ajo me pelqen me shume se Vivien Leigh. Sidomos pjesa kur Stela del ne ballkon dhe i bertet Stanley-t : shut up ! dhe pastaj ne ate skenen kur zbret poshte ngadale me nje muzike kryeveper : kjo eshte nder pjeset me erotike qe kam pare ndonjehere. Po deshe, ta gjej ne youtube dhe shikoje. Megjithese te gjithe duhet ta mbajne mend.

    Mire Stela, merci per çburgosjen.

  34. AR31 thotë:

    1 September 2008 @ 11:22 am

    “dhe ishte relax” titulli me duket teper i stisur per te qene origjinal.

  35. spiritus thotë:

    1 September 2008 @ 12:26 pm

    Vrejtje e diskutueshme. Mund te kishte si titull:
    1.Deti
    2.Pushime buze detit
    3.Maskat
    4.Dhe nuk ishte konflikt….
    Ar31 kaq te beri pershtypje?? Asgje me shume??? Ndonje vrejtje por me teper nje diskutim per debat rreth hipokrizise sociale dhe maskes se miresise qe mbajme te gjithe ( edhe une) packa se ne behemi agresive, t epaskurpullt, me elegance dhe brutalisht, sipas nivelit kulturor, kur jemi ne garen e ekonomise se tregut etj. etj. do me pelqente.Do ta mireprisja kete debat edhe sikur (ka gjasa) astirtikisht shkrimi t emos velnte as pese grosh.
    Ky ka qene qellimi im.Jo, absolutisht jo, per te treguar si nje mburravec i narcizist: hej , shikoni zbulimin tim.Basta.
    Por e di, eshte shum me e kendshme dhe nje engledisje e vertete per te thurur vargje per fasulen!!

  36. AR31 thotë:

    1 September 2008 @ 1:18 pm

    spiritus ai gjykimi im me siper eshte krejt personal, dikujt tjetri mund ti kete pelqyer. sugjeroj qe thjesht “relax” do te kishte qene me i goditur, por ti ke shijen tende. Permbajtja mu duk e kendshme dhe me shkoi fill ne mendje nje shkrim shume i bukur i elidor mehillit http://www.peshkupauje.com/feja-qe-na-lidh-eshte-mungesa/2007/09/06/

    te uroj krijimtari te mbare.

  37. spiritus thotë:

    1 September 2008 @ 1:41 pm

    AR31 je shume xhentil/e.Te falenderoj per sugjerimin lidhur me titullin dhe per informacionin mbi shkrimin e E.Mehillit.Stil qe me pelqen , galant.
    Ti kthehem pak sugjerimit per titullin.
    Te jem fare i sinqerte titulli pare ishe pikerisht: Relaks.Por nderrova mendje ne pagezimin e ketij shkrimi modest.Dhe a e di perse? Ja arsyeja:
    Para disa ditesh nje frekuente e re , ne mos faboj, entela, postoi nje mini poezi ( Dhe ishte konflikt) por me maxi nentekst domethenes.
    Duke mare shkas nga titulli i saj, doja te tregoja me titullin: Dhe ishte relaks(qetsi) qe , megjithate, konflikti midis miresise/qellimev ete mira dhe te keqes/mjeteve mbetet brenda nesh.Aty buze detit (kjo eshte sa per simbolike) dhe kur jemi ne sitata qetsie dukemi aq paqesore, por ah…Njeriu-kafsha me e rrezikshme.
    Qofsh mire.FLm edhe njehere.

  38. spiritus thotë:

    1 September 2008 @ 1:43 pm

    Shit.. me keto gabimet e mija:ENTELA duhet shkruar.

  39. Idris thotë:

    5 September 2008 @ 1:44 pm

    Spiritus!
    Te shumtat jane thene dhe une i shtoj nje ze korit te ardhesve me shume deshire e kenaqesi per kendveshtrimin e detajuar filososfik….
    Me e pershtatshmja do te ishte te trajtohej si ESE….
    Raporti natyror midis njerezve ne kuadrin e Plazhit !!!!!!!!!!! A sikur mos ti besosh vetem castit dhe aftesive “pjellore” krijuese !!!!!:) :)
    Me ke knaq me nje percaktim tip “ja po vij ,por po i bie nga hena” :P :P nga deshira e pakontrolluar per figura letrare…mbase qesh dhe vet…
    “”"”"”"apo në Velipojën e rërës me kokrrizat “”"”njëtrajtësisht anonime”"”"
    mire anonime :) :) :) po pse “njetrajtesisht” ???? :( .Por po e le se duke vazhduar kam merak mos dal nga sinoret e te tjereve q

  40. spiritus thotë:

    5 September 2008 @ 2:03 pm

    Persh Idris.Te falenderoj qe hodhe nje shikim edhe ketej nga bota e pakategorizume:) Ne fakt, sugjerimi yt eshte i drejt: nuk eshte kjo copez letersi por tamam nje persiatje ne forme eseje.Ta kisha quajtur ESE ? Isha ne dileme.Mendova si shum po ja rrit kanarin vetes:))Lere ta peshojne te tjeret.
    vetem ket nuk kuptova: Ma ftillo pak se e di qe ti ke vezhgime te holla dhe me humor.
    E fundit per nga rendesia: kokrizat e reres jane njetrajtesisht anonime sepse edhe anonimet jane njetrajtesisht ANONIME:) paveresisht nga diferencat qe qendrojne pas maskave anonime.
    pres nje koment dhe mos u merakos se je brenda sinoreve te tua:)

  41. Idris thotë:

    5 September 2008 @ 2:31 pm

    Drejt Spiritus se keto sinoret u bene si zelli tepruar i k/tarit te kop…ne Berat po qe u kerkonte llogari fshatareve te nje koop…te Tepelenes sepse kishte kaluar sinoret kufitare midis rretheve fqinje…:) :) :)
    Ja se si e mendoj kete “lapsus” karakteristike e kujtedo qe perpunon nje prurje…I zhytyr ne brendine e saj,kalon sinoret e te kuptuarit normal te te tjereve sidomos ne fushen krahasimore…dhe pa dashje bie ne “hermetizem” duke e quajtur si te mirkuptuar ate qe mendoi momentalisht vete..Kjo ka ndodhur dhe ndodh shpesh ne ate qe mileti artedashes Veshllapush e quan me te veten Letersi dhe jo do si do po “kontemporane efendem”…dhe e shoqeron pa lidhje fare me emra nga e gjithe bota qe ka ne mendje duke harruar se edhe Burkina Faso dhe krahina e Ujgurise eshte ne Bote !!!!!!!!! :P :P
    Kjo prurje qe me te vertete ka marre trajta te plota te nje esseje me prirje fiklosofike ne fushen sociale , ose nje perpjekje per zberthim i :
    “Lirive dhe drejtave te Njeriut ” shpreh pikerisht dallimin,diferencen,midis shtresave qe mund te jen te njejtat KOKRRIZA por pikerisht e shpreh sepse nuk jane te nje trajteshme….ose me mire te mungon dhe levizja Drejtvizore… :) :) :) sidomos ne VELIPOJE :P :P

  42. spiritus thotë:

    5 September 2008 @ 2:51 pm

    Njerzit-le ti quajme atome sociale-apo KOKRRRIZA -jane barabarte vetem para Zotit dhe ne Dinjitet(te drejtat).Edhe para ligjit , se harrova!!Por jane te diferencuar ne aftesite, prirjet, statusin, nivelin intelektual, ekonomik etj.Prandaj ai relaksi-qetsia me shqip-eshte vetem nje moment.I perjetshme eshte konflikti, levizja JODREJTEVIZORE (dallge dallge dhe me zikzake-hahaha)
    Dhe duke qene se jeta eshte keshtu, askush nuk mbetet anonim si kokrrizat e reres por afirmon veten dhe justifikon veten. Sa per mjetet, keto gjithsekkush i zgjedh vete, sipas mundesive, rrethanave, synimeve dhe takatit. Dhe kur ke shume inat dhe pak takat, ketu hyn ne pune vera prishet dhe behet uthull.Uthulla thone se prish enen evet me pare:) Kot pa lidhje kjo e fundit por dua te tregoj se ke te drejte kur konstaton qe ai qe shkruan dicka , emendon ashtu per momentin.te tjeret jane masa dhe vlera egjykimit me te plote.
    Shnet dhe pacim bereqt ke peshku:)

  43. karkaxhualli thotë:

    5 September 2008 @ 2:54 pm

    Njerzit-le ti quajme atome sociale-apo KOKRRRIZA -jane barabarte vetem para Zotit dhe ne Dinjitet(te drejtat).

    Kjo per mua eshte thenia e dites.

  44. Idris thotë:

    6 September 2008 @ 12:56 am

    E ka thene Cesari….
    Ne breg te detit Mesdhe pasi mbushi nje dore me rere ju pergjigj pyetjes se M.Antonit–Po njerzit ?
    Cezari hapi doren ku kishte rere dhe duke e lene te bjere ne menyre te njetrajteshme :) :) :) deri diku drejtvizore :D :D :D u pergjigj me shikim tutje nga horizonti pa e pare Markun ne sit:
    -Njerzit ????? Kokriza rere ne duart e fatit !!!!!!
    Kkxh jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit :D
    Spiritus!
    Kesaj Ju tremba qe te kerkova leje per te ardhe ose Jo , sepse deshira per te argumentuar se si e kishe ne mendje dhe cfare pasqyron krahasimi ne PRURJE , eshte jo fort i dobishem per te mos then shkollaresk ….
    Asnjeher nuk i kam kuptuar ata qe shpjegojne pas prurjes ; sepse kohen e kishin me “thes” per ta menduar , perpunuar e prure ne menyre sa me te plote e te kuptueshme…
    Kujt i JUSTIFIKOHEN ? ….Perse duhet te jene medoemos pa gabime ??? Perse duhet te plotsojne po ato qe kane shprehur ?
    Me duket me i arsyshem ai mendimi qe te shprehja me lart se eshte i SINQERTE dhe nuk do shume KOMENTE :)
    “”"”pa dashje bie ne “hermetizem” duke e quajtur si te mirkuptuar ate qe mendoi momentalisht vete”"”"”"”

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com