Dhe ishte konflikt
Dhe ishte konflikt…
Ne fytin konkav te shpretkes se majmur
Lot’ me perkujdesin e verdheme te rehatise
gogla rrethrrotulluese
e castit.
-
Bie gongu i katrahures,
nga stepa henore mesyn gjindja insecticide
dhe ahh, habia qe zgjati 4 dite zilepsi dhe vete veshken.
-
Perdridhet kujtesa dhe mbaresa
Gramatikore e sakte
E nje fjalie te harruar. Nduk- ndukin insektet
Si aritmi zemre dhe ti e larget, ndergjegje
Thembrore zhguajsh trokites,
Ma rrok lekuren se brendshmi,
si shtypje thnegle nen kerci …
Entela

20 August 2008 @ 12:25 pm
ë riëll poezi !
thenk ju mis Entela!
ედუარდ შევარდნაძე. d.v. shkruajtur për peshku pa ujë mbë 20 gusht të 2008 ora rreth 13 e njëzetepesë.
20 August 2008 @ 1:58 pm
Ku mund të lexoj më shumë nga Entela?
20 August 2008 @ 1:58 pm
Eshte e para here qe po postoj dicka dhe ti me ate nickun e tmerrshem mos u tall te lutem por thuaj vertetsi te duket
20 August 2008 @ 2:00 pm
fh, sa desha te pyesja te njejten gje… do rrosh me shume, thone.
20 August 2008 @ 2:04 pm
Nuk kam blog por kam nja dy fletore te mbushura me poezi qe spara ua kam treguar shume veteve dhe ketu ndoshta sjell me shume por sjam e sigurte se si do me presin
20 August 2008 @ 2:29 pm
fh dhe losttext!
Entela ka mbaruar per mjekesi, por poezine e ka hobi.
Suksese!
20 August 2008 @ 2:35 pm
Dhe ishte konflikt…
Ne fytin konkav te shpretkes se majmur
Lot’ me perkujdesin e verdheme te rehatise
gogla rrethrrotulluese
e castit.
-
Bie gongu i katrahures,
nga stepa henore mesyn gjindja insecticide
dhe ahh, habia qe zgjati 4 dite zilepsi dhe vete veshken.
-
Perdridhet kujtesa dhe mbaresa
Gramatikore e sakte
E nje fjalie te harruar. Nduk- ndukin insektet
Si aritmi zemre dhe ti e larget, ndergjegje
Thembrore zhguajsh trokites,
Ma rrok lekuren se brendshmi,
si shtypje thnegle nen kerci …
……..
Ky eshte “peshku pa uje” ekuilibron gjerat ashtu si ne jete, jeta/natyra. Jo te gjitha behen ashtu si do dikush, por Entela, MIRESEVJEN!
Me pelqen distancimi deri ne lartesi te abstraguar, vezhgues En-tela perjeton, perjeton, krijon, dashuri intime qe vetem poezia mund te jetoj, kur vjen keshtu, thjesht, si nga fletorja e saj.
p.s. s’eshte rastesi qe ne gracken e Enteles kane rene “f.h.” dhe Losttext.
20 August 2008 @ 2:42 pm
Ne castin qe po behesha gati ta mblidhja shuk, ta beja si top basketbolli ne miniature dhe ta gjuja ne kosh, me kerceu (popped up) ajo ndergjegja
thembrore e zhguajve trokites, dhe ma beri gjemen. Pastaj kur te vijne “te keqiat” hapu deren: erdhi edhe rrokja e lekures se brendshmi, thnegla qe ne vetevete s’ben gje tjeter vec fut nje sfere me te vogel ne nje me te madhe dhe thashe: prit nje here, mbase ka poezi te tjera ketu qe ja vlen me i pa. Perfitimi i dyshimit prevaloi rendshem, ai topthi i baskebollit u shtriq prape dhe u vu ne nje cep te tryezes, i zhubravit, po ne pritje ama… pra desha me thene, bej nje tufe dhe bjeri ketu sepse mostra (kampioni, sample) perfaqesuese eshte aq e vogel, sa qe s’nxjerr dot perfundim te sakte. Medyshje statisticieni kjo, mos e ver re, semundje profesionale.
20 August 2008 @ 2:42 pm
Shprekta, gjindja insecticide, zilepsia, veshka, aritmi zemre…do ishte patjeter mjekesi. Po te mos ishte, do i kisha kenduar edhe une konfliktit ne kete menyre.
Po jo, Entela e sheh debatin anatomik, une e shoh logjik, emi statistikor, losti germezor, edi numeror
e keshtu me radhe.
Kuriozitetin identifikor na e zbulojne adminet. Po per momentin prurjet e reja nuk kane perse te kene frike
20 August 2008 @ 2:51 pm
arifibashkim nuk jam per mjekesi dhe akoma skam hyre ne college dhe ti ske pse merresh me biografite e njerezve por thuaj ndonje fjale per poezine po deshe.
emigrant na qellon qe ti hedhim gjerat ne kosh pa i pare mire e pastaj ngaqe nuk dime gje jemi te lumtur ne zhguallin tone si thua
t-red per prurje te tjera nuke di akoma po te shohim si do ma presin kete te shkurtren se te tjerat i kam te gjata dhe kam frike se njerezit do lodhen
20 August 2008 @ 3:20 pm
Vemendje,
fakti qe “rashe ne gracken” e Enteles, ka te beje me shume me ate qe po bisedohet ne shume tema letrare ke peshku; ku mund te hiqet nje kufi i pranueshem mes references teresisht personale te autorit/autores, dhe piketakimit te saj me ate te lexuesit.
Tashti, poezia ketu me terhoqi sepse mendoj qe eshte tamam ne ate kufi. Per pak, edhe une si emigrant-i, desh e flaka ne koshin imagjinar te plehrave, sepse ne fund te fundit, nje arranzhim dosido fjalesh nuk e percon doemos piketakimin e perfolur, e aq me pak, te jete art.
20 August 2008 @ 3:27 pm
Po kjo eshte e poshter qe po beni . Si thertore bagetish dhe po u fusni tmerrin robve.
Ca lesh !
Po nuk keni per te gjet kurre per sa do egzistoje peshku sinqeritet te ketille :
Ndaj keto citimet e njeri tjetrit sikur u bene bajate.
Idris,
per hatrin tim lexoje kete poezi dhe shkruj pa koka nje koment per Entelen.
20 August 2008 @ 3:35 pm
Koth, pa lidhje me kete vjershe: letersia e paska pas lekuren e trashe si buall! Nuk e paskesha dit. Shume shume duroka. “Letra eshte e durueshme”, thote gjermani. Mban cfare ti shkruash siper, me nje llaf. Mu nje cm mu desh me e leviz dhe me e bo: Letrsia eshte e durueshme. Ose, ose, edhe me afer: letrat jane te durueshme!
Entela, sorry, se kjo nuk ishte per ty. Per ty do ishte: na sill nje tufe qe te kemi c’te themi. Le te jene te gjata. Lexues do gjesh, trust me!
20 August 2008 @ 3:36 pm
Entela,
Mireseerdhe ne peshk. Kaq komente ne pak ore duhet kohe te mblidhen ketu.
Serish, s’ke pse frike nese nxehet ndonje postues. Ne pergjithesi nuk ka tendeca negative ndaj postuesve peshku. Keshtu te pakten me pelqen te besoj.
20 August 2008 @ 3:37 pm
Koth i nerum!
Nje ligj i pergjithshem njerezor me kategorizon tek vdekataret qe mirepresin cdo njeri ne fushen e letersise dhe artit…sidomos muzikes!
Entela mirserdhi…por me then te drejten nuk i takoj kesaj kategorie qe duhet te shijoj gjera qe si kutpojne as vet ata qe is hkruajne….
Akoma nuk eshte perpunuar ndonje teori letrare qe te sistemoje keto prurje me nje kritike te thelle… si nje shperthim naiviteti te lloit “bota rrotullohet rreth meje”.
keshtu qe e mira te mirave (ku futem dhe une) le bejme nje krahasim me kalamajte (femijet) nen adoleshencen qe i TOLEROJME jashte mase duke shpresuar se ne te ardhmen do te ‘behen “dicka…por ….dhe ma kutpo drejt…por kur me te vertete shfaqin shkendija intelekti te kutpyushme nga te medhejte. Sepse ndodh qe edhe te medhej e te kenduar, rob te vetevetes te bien marrezira me shkendija intelekti si XYZ.
Ditet te bukur
20 August 2008 @ 3:48 pm
me fale entela po poezi mishi nuk kisha lexuare ndonje here?????
ke bagazhe dhe imagjinate ne deshire po kjo nuk do te thot se cdo gje qe shkruan eshte e pertypeshme???
gjithe kushe munde te kritikoje dhe te shpreh mendimin e tije dhe te komentoj!
por problemi qendron tek ti!
se di duhet te ndashe shapin nga sheqeri.
20 August 2008 @ 3:51 pm
Entela !
Mbaje shenim komentin e Idrisit , lexo shume, meso shume, shume, dhe hic mos u dekurajo nga asgje.
Em,
prisja dicka te ngjashme me te Idrisit.
20 August 2008 @ 4:05 pm
t-red uroj te jete ashtu si thua ti dhe te siguroj qe une skam galje shume per nervat e ndokujt sesa per kritika me sens
koth nuk e di ce hallin ke a po te shqetesoj gje? Me fal nese po
idris po ndoshta per nje moment te vetem bota rrotullohet rreth meje dhe jam e sigurte edhe ty do te kete ndodhur ndonjehere keshtu. Une dua te di tamam se sa e kam kapur ate moment dhe madje me tej, sa e kam shpene ne ca nivele nga ku nuk behet kercenues per askend e sigurisht as per mua vete.
ok etmond me thuaj ti ku eshte shapi dhe ku sheqeri dhe une ke poezia tjeter do perpiqem ti ndaj
kothi prape ashtu do bej do lexoj e mesoj se njeriu keshtu paska qene kurre sthote qe sot i mesova te gjitha me ne fund
20 August 2008 @ 4:13 pm
Politikanet kane dicka te llojit te kotheres qe bejne vend mesatarisht ne tregun e jetes soc-shoqerore, por s’ke c’i thua, jane, si rrjedhoj nderhyrje me vend.
“Tashti, poezia ketu me terhoqi sepse mendoj qe eshte tamam ne ate kufi. Per pak, edhe une si emigrant-i, desh e flaka ne koshin imagjinar te plehrave, sepse ne fund te fundit, nje arranzhim dosido fjalesh nuk e percon doemos piketakimin e perfolur, e aq me pak, te jete art.”
LostT,
Njeri kerkon, tjetri tregon, tjetri dyshon (keta ne fushen e te shkruarit), tani eshte e qarte, pa dyshim, qe autorja mendon bukur, njeh, di te distancohet dhe prap eshte aty, shume pran, sa lekura nga trupi.
S’duhet te jet dikush poet te shoh urimin e mirseardhjes, para trokitjes se arrave ne zallin e “poetit”.
Nuk eshte pathetike, si lexojme meshumese njehere ketu, e kunderta, plot dashuri te artikuluar dhe te kujdeseshme.
Nuk e shoh aq te rendesishem faktorin, na sill ca te tjera. Me demek s’eshte mjaft. Nuk e egzagjeroj po te them, mos sill te tjera, eshte mjaft mendoj, se s’jemi duke ndar cmime, aq me teper qe eshte dhe e re ne moshe.
Do shifja te udhes te kerkoja nga ty LostT dhe “fh” te thoni dicka rreth sa lexoni, para se te shifni apo njihni me teper autoren, me shpresen se do ti hyj ne pune me teper, para se te futet ne ethe enigem, sic u shpreh dhe ajo vet, me dyshim per te tjerat (poezi) se jane me te gjata.
Edhe une pash ne leximin tim nje tendence toleruese per vijueshmerin e se teres si nje trup te poezise, por e kaloj kufirin qe ti permend, mbase nga qe une jame me tolerant? S’besoj, nuk eshte nga ato raste ku kerkohet filtrim, ajo eshte vetfiltruar.
20 August 2008 @ 7:15 pm
Entela moj bije, askush nuk te shau, e jo me te rremojme ne biografine tuaj . Te gjithe me cpo shoh ketu jane shume dashamires me ty. Zjarri i rinise te erreson arsyen. Ne ato fletorkat tende ke lirika shume te bukura ato na i dergo dhe pastaj te shohim. Une te urova i pari suksese dhe perseri te uroj. Fillimi eshte gjithmone i veshtire pastaj shkruaj sa ta duash brockulla te gjithe do ti pelqejne.
20 August 2008 @ 8:01 pm
arifibashkim cdo gje ne kohen e vet dhe jo fletorke po fletore dhe skam lirika se ato i ha delja po kam poezi-mentesha me vida pa vida fare te bronxta t,arta dhe ca te majdanozta se mos i ngeli hatri kritikeve ne pergjithsi e te ken ku me u kap
20 August 2008 @ 8:08 pm
I shkreti Esenin…!
20 August 2008 @ 8:13 pm
O Entele, o luledele,
), bullon, kacavide, gozhde trari… ho pra, mos me bo te sjell ketu gjithe arken e xhevahireve te Lej Fenit tani…
po pse me majdanoz, eri? S’ju date kulinarise ju rinia e sotme…
Mentesha thot! A ke bo dituri makinash ne shkolle mi? Dado (metalike, jo pri mishi
Nigjo, really, seriously, a do sjellesh prape? Jepe i gjymes premtimi, po s’e pate zor t’modh…
20 August 2008 @ 8:31 pm
secili mund te shkruaje poezi emigranto dhe sigurisht qe ka te keto poezi ndonje qe s`do i pelqeje askujt mbase dhe vete autorit kurse po ashtu ka kritike qe spelqejne asnjegjeze vecse hartimet e tyre. Une kete poezi solla per te pare c`kritika do mbledhe po deri tashti vetem keshilla kam pare dhe jo kritika tamam. Ceshte kjo dituri makinash? Po ky Lej Feni?
po po do sjell prape sa te shikoj si do shkoje kjo ketu e po sme pelqeu ndoshta nuk sjell fare po kshu e ka freedom of speech hahaha
20 August 2008 @ 8:38 pm
Po mire, Entela, c`te keqe ka qe njerezit te japin keshilla - kjo don te thote qe kane aq respekt dhe kureshtje sa te te kushtojne kohe. Me tej, c`te keqe ka te sjellesh edhe poezi te tjera, sic te kerkuan ngaqe, mesa duket, u ka pelqyer disi ajo poezia jote fare e shkurter. Kjo poezia ishte e majdanozte apo e bronxte, meqe i ke klasifikuar dhe vete?
20 August 2008 @ 8:44 pm
he losttext shyqyr qe e gjete tekstin dhe jo kjo poezia per mua eshte e arte por pak rendesi ka se cmendoj une per te apo jo. a nuk po thoni ketu sa andej kendej qe pasi postohet nje krijim nuk i perket me autorit? Edhe pak do rri se me bene gjemen keta te shtepise nje e dy duan kompjuterin apo mua larg tij hahaha pra po su pergjigja me sonte mos kujtoni se e bej me qellim
20 August 2008 @ 8:46 pm
Nqse do portretin e Lejit, duhet me pyt nje peshk ketu qe i thote vetes eT. Mbase te jep nji pershtypje pamore nga Leji. Ky qe thu ti kishte nji arke ku fuste lloj lloj mrokllash mekanike te cilat i perdorte me sukses kur riparonte kamione, traktora zetora etj (Please mos me pyt cer jon kto, kshu s’do marojm kurr’. Boj sikur i di ca gjona
)
Kritike do mi? OK, ja nji sa per fillim: “fyt konkav” sikur s’shko…
PS Kom pas i shok un, kur ishin n’mosh tate (pa shku n’kAllegj praaa) ene thojte “sa t’shkoj”. Po ti s’duhet me mor shembulla negativ. Nje proponim: (i) how about “fyt fonveks”? (ii) Po s’hoqe dore nga konkavi, how about “fyt i myset”
O Entele, o bizele….
20 August 2008 @ 8:49 pm
ooops: fyt konveks deshTa me Fon.
20 August 2008 @ 8:53 pm
Edhe ti permbys ke fjetur mbreme?
20 August 2008 @ 8:54 pm
ufff o emigrant do me besh me sher me keta te shtepise se kam dy vellezer me te vegjel dhe nje moter qaramane qe me jane bere si kollone e peste po nejse. perdora fyt konkav sepse ndjeva qe i jep nje afersi fizike pershkrimore perfytyrimit kurse konveks do e bente te jashtem ate perfytyrim. Ce thashe? Mir e thashe? i myset me duket shume lirike gati gati ne kufijte e romantikes packa se mendoj qe eshte fjale e bukur shume. pastaj emigranto une ca gjera mund ti di po bej vete sikur sdi se eshte mire kur degjon me te rriturit e me te mencurit po kete lejfenin dhe emrat e veglave metalike nuk para jam shume familjare
20 August 2008 @ 8:58 pm
Uo Entele,
a ka munsaj me i sterpajk q`ato fjali (per shenja pikesimi e kam llafne, e me sakte, ndonje presje tek-tuk) se m`doket e ga`t, e pafun` porsi er` e majdanozit n`fush t`vet.
20 August 2008 @ 9:00 pm
losttext e di qe e kam gabim kur shkruaj keshtu por ngaqe mendoj shume shpejt skam kohe per pikpresje merr vesh he de
anonim si e gjete
20 August 2008 @ 9:01 pm
ai (Leji) e quante ate “arka e xhevahireve”. Mendo sikur ti te kesh ne vend te mrokllave mekanike, fjale ose togfjalesha gati, si pjese kembimi per ato poezite e fletores. Psh ke mbiemrin i/e myset. Qe perdoret per konkav (ne nje film te kinostudios te pashfaqur edhe, kur femija perdor fjalen konkave, mesonjesja i thote: po jo moj Entela, ne kemi fjalen e bukur shqipe i/e myset). Ti e shef qe “konkav” nuk rri mire, dhe dikur spanohet. Trak, fut doren te kutija ti….
PS Nuk te lejonj te me pyec “c’eshte kinostudio”.
PPS Ka qene nje citat ndoshta i librit te kuq: Te mesojme nga sh. Lej Fen! Mao Ce Dun
20 August 2008 @ 9:06 pm
Edhe Gottfried Benn ka qene mjek, me mire te themi Autopsist. Hapte kufomat, lexonte semundjet ne to, dhe i qepte perseri. Diku nje veshke, e gjelber, si nje trajse me gure. Diku nje shpretke, nga krimbat e ngrene, (si? parakohe?). Ne tavoline nje thike, nje zemer e shkeputur, po aty.
20 August 2008 @ 9:13 pm
Mire, Entela, si ta kesh… po mos u merzit nga kritikat dhe keshillat as nga Lin Biaouja
20 August 2008 @ 9:28 pm
po edhe ju vec kritika beni
20 August 2008 @ 9:37 pm
Mire ja nje lavderim:
Perdridhet kujtesa dhe mbaresa
Gramatikore e sakte
E nje fjalie te harruar. Nduk-ndukin insektet
Si aritmi zemre dhe ti e larget, ndergjegje
Thembrore zhguajsh trokites,
Ma rrok lekuren se brendshmi,
si shtypje thnegle nen kerci …
Dhe me thu qe nuk ke ik ala ne kollegj?
Me cin tallesh mi?
“zhguaj trokites” tregon qe ke 10 vjet e pakta qe merresh me poezi.
Nduk-ndukin? Insektet? Dmth edhe elementi qukapikor, ose ose shkaboro-melcior, per te shku Fell e ma Fell deri te Prometeu i lidhun… dhe s’paske ik ala m’kollegj tina? (ketu vihet gishti poshte syrit dhe shtyhet mollza poshte per te tregu sa me shume te kuqe/roze simas rastit poshte kokerdhokut - (jo te plumbit, lostT-o))
Thnegla nen kerci? dhe po thu qe nuk je tu studju per naj Master Arti a ku di gjo un? (Ktu ngrehen vetllat me pak si kercnim habitoro dyshues albanez per tangerllik dhe orQester)
ufff o Entele, o karramele… (Zana & Fatosi, Made in Kombinati Ali Kelmendi… mos pyt te thac!
) 
20 August 2008 @ 9:48 pm
emo…mendimet e kuptoj qe mund t’mi lexosh po kështu llaf për llaf…ma more komentin pa e shkruar…do rrosh mo gjatë se unë, thonë.
20 August 2008 @ 9:51 pm
idem.
20 August 2008 @ 9:55 pm
E cfare do te thuash?
20 August 2008 @ 10:01 pm
Perdridhet kujtesa dhe mbaresa
Gramatikore e sakte
E nje fjalie te harruar.
Nduk-ndukin insektet
Si aritmi zemre dhe ti e larget, ndergjegje
Thembrore zhguajsh trokites,
Ma rrok lekuren se brendshmi,
si shtypje thnegle nen kerci …
E bukur sa më s’bëhet. Këto vargje më mjaftojnë, nuk ka rëndësi autori. Thjesht, saktë, bukur.
20 August 2008 @ 10:08 pm
Ani, cer fjale nuk kupton ne listen e meposhteme:
0) ufff
1) o
2) Entele
3) karramele (ky me “rr” te forte eshte dialekt tirons, vend nga i cili, sipas perfundimeve te modelit statistikor, Entela ka nje gjase 89.465 perqindshe qe te vije)
PS E gjitha se bashku eshte ne thirrore; meton te beje rime bazuar ne tingullimin “ele”; nuk ka asnje ton derogativ per autorin/en; ne te kondert, eshte menduar si nje gjest miqesor, pa metuar t’ja kete arritur qellimit.
fh, yep!!! Autori/ja sikur ka i cik rendesi, thom u.
20 August 2008 @ 10:09 pm
Mua me thene te drejten, me duket pak si shume e ngaterruar me figuracion qe te lodh qe ti japesh kuptimin. Megjithate, nuk se eshte keq. Jam me FH qe mbase duke paur me shume poezi mund te krijosh nje mendim me te sakte.
20 August 2008 @ 10:15 pm
@emo: hajt se po i bojmë i përjashtim për rastin në fjalë.
20 August 2008 @ 10:16 pm
FH, po ti pse nuk sjell ndonje gje tjeter.?! Ato te parat ishin te bukura.
20 August 2008 @ 10:24 pm
Pf i dashur, kam qënë i zënë me grupin armiqësor këto kohë..na zbuluan pasi nuk doli naftë.
Të drejtën e zotit, këtu kam lexu poezi përsmari nga ju të mësipërmit (të gjithë) e jam kënaq. Këtu tek peshku ka autorë me shije të holla e me opinione të forta.(Sinqerisht!). Për të mos i trazu këto detna, po ti nis ca n’privat. Falemnderit. Entela na fal…
20 August 2008 @ 10:43 pm
fh, mos nis gje ne privat po na i jep t`i shijojme te gjithe. Iku Entela? S`po e mbroka istikamin
Ju te tjeret kulturohuni ne diell, per te perifrazu Tinguj Lufte.
20 August 2008 @ 10:44 pm
Ti rrofsh Fh, por sic i thoja edhe atij XYZ, Peshku deri tani ka qene nje vend i kendshem per te diskutuar krijimet letrare. Po te mos jesh aq “tallash” sa ti marresh si flori safi si kritikat ashtu edhe lavderimet, eshte edhe nje eksperience e bukur dhe e vlefshme per cdo njeri qe perpiqet te krijoje dicka per “qejf te shpirtit te vet”, sic thone ato pleqte qe i binin veglave tek “Gjeneral Gramafoni”.
20 August 2008 @ 11:08 pm
emigrant faleminderit shume per ato qe thua se po i marr si komplimente te terthorta. im ate ka nje biblioteke te madhe nga Shqiperia dhe qe e vogel i kam lexuar me kureshtje te pashuar deri me sot. mua me pelqen tej mase gjuha shqipe dhe mundesite e saj per t shprehur gjendje nga me te ndryshmet edhe nga ato qe duket se jane te papershkrueshme. fjalet e rralla sidoemos i kam qejf sepse nganjehere kur me teket te bej ushtrime poetike i mbledh keto fjale dhe perpiqem te krijoj gjendje te ndryshme me to. them se eshte ushtrim krejt i mire per ata qe shkruajne poezira
fh faleminderit per komentin e kendchem kurse ti PF smund ti pelqesh te gjitha apo jo hahaha
20 August 2008 @ 11:11 pm
se harrova sa per ty losttext dhe istikamerat qe me tregon nuk kam nevoje te mbroj gje une madje edhe cpjegimet mbi ate qe kam shkruar i kam te rralla shuuume ok?
20 August 2008 @ 11:18 pm
Per ne qe dime shqip dhe akoma mbajme mende abetaren shqipe a mund te me thoni se c’fare do me thene shqip Ne fytin konkav ?
Tjeter gjindja insecticide ? dite zilepsi ? shtypje thnegle ?
Nuk jam kritik letrar dhe nuk dua te jem. Per mua letersia eshte zbavitje e argetim. Per Kritiket eshte art dhe i respektoje!
Por, pse kaq e veshtire te besh poezi me fjale shqipe?
Personalisht kam nje antipati te theksuar kur ne shkrimet shqipe eshte e zorshme te kuptosh fjalet shqip. Ky shkrim nuk ben perjashtim!
20 August 2008 @ 11:33 pm
LostT-o, qe mer ke erdh EntelJa….
dul te istikami.
Nuk qeka fryks/e, mer jo!
Mire Entele, i ushtrim te vogel sa per hyrje: ajt te shqiperojme llafin jo shqip “insekticid”. Dhe ta rivendosim ne poezi. Shif te arka e xhevahireve, dhe mos nigjo Lin Biaon, as Ten Hsiao Pingun. Mos pyt as baben per ket.
21 August 2008 @ 12:07 am
Shkrimtaret tane te rilindjes,larg nga Shqiperia e pushtuar nga turku qe perpiqej te shfaroste gjuhen tone shkruanin ne shqip,jo si keta te vetequajtur shkrimtare e poet qe gjysmat e fjaleve i kane ne gjuhe te huaja.Te lutem shume Entela se me vrave syte e veshet me poezine tende
21 August 2008 @ 1:31 am
Pjesa e dyte e poezise eshte bukur ne vetvete; ate te paren s`di nga ta lidh por te pakten ka nje gje te mire, sepse gjithsesi metaforat edhe pse duken pa lidhje ne vecanti, ne pergjithesi ato e bejne tok. Pra, Entela, duhet te na biesh edhe pjesen tjeter te poezive qe te arrijme te te kuptojme me mire, me sakte, me bukur. Po shpejt?! Ehe, edhe shpejt…
Em, shqiperohet dot fjala insekt? Ncuq mer, edhe pse kemi fjalen e bukur kanderr, por fatkeqsisht jo te gjitha insektet jane kandrra, edhe pse te gjitha kandrrat jane insekte. Apo e kam kabim
21 August 2008 @ 1:46 am
A duhet me i vra patjeter gjithe insektet?
21 August 2008 @ 1:52 am
Kanderrvrases…do ishte fjale e hatashme
Entela duhet ta shohi kete gje
…mesyn gjindja kanderrvrasese.
21 August 2008 @ 1:55 am
…
love it!!! really! tingullimi great! Perseritja e “r”-eve dhe “s”-eve rocks!
21 August 2008 @ 2:10 am
Vemendje, se me paske terhequr vemendjen edhe s`e kam pare.
Une mund ta ndjek poezine ne fjale, sepse e ndjej, por po te me pyesesh se tamam per cfare e ka fjalen autorja, nuk do dija cfare te thoja me siguri… A ka shume rendesi kjo gje? Here po, here jo, dhe ketu ndahen perceptimet, referencat, dijet, dhe pritshmerite e secilit lexues. Mund te them qe ka nje shqetesim kjo poezi; nje merak, nje infeksion, i njemendte dhe figurativ, e shqeteson folesen, e cila, per merite te saj, arrin te mbetet larg gjithckaje.
21 August 2008 @ 2:40 am
Naten e mire te gjitheve, vecanerisht Enteles; ma “beri diten”
21 August 2008 @ 2:42 am
Pa folur per gabimet gramatikore dhe sintaksore ( te cilat mund te ti rregulloje nje redaktor, por qe na e bejne pak sa te veshtire leximin neve qe te lexojme ketu), per mendimin tim poezia jote ka nerv.
Por imazhet ne te me duken te mbivendosura si te thurura gershet gje qe e ben te lodhshme poezine. “Shpleksi, dhe lere eren te ti krehe”. Mendoj qe poezia do te kishte dale me e bukur me “floke te gjata, te leshuara”
21 August 2008 @ 6:45 am
“Mund te them qe ka nje shqetesim kjo poezi; nje merak, nje infeksion, i njemendte dhe figurativ, e shqeteson folesen, e cila, per merite te saj, arrin te mbetet larg gjithckaje.”
Ajo mire ben, qe rri larg “gjithckaje”, kur ajo gjithckaja fillon per te bmaruar ketu. Po si or Lost ti e kerkon jo dashuri si jo pak here ke pas ti disa prurje, jo large fjales-por larg llogjeve koke thara moralizuese.
Entela ju beri nje nder me prurjen. C’far pame ne per shperblim te ketij nderi. Dyshim, pasiguri, “mashkullori” (shterpesi) me kurajo hekuri, pra nen drejtimin hekur-gji.
Lutjuni Enteles te jete e vertet si autore-person, qe te shihni se sa viktime e gjykimeve behet gjykimi, kur do te trgoj dhe jo te perjetoj me mendje te hapur.
E panjohura (hezitimi) e Enteles eshte po aq shqetesuese sa edhe e juaja, por me nji ndryshim, qe ndersa ajo kish bere dicka, si krijuese, ju! Ju s’kishit, jo vetem bere, por edhe te thonit gje tej hezitimit-kompleks. Pse mor djem, edhe ate qe dikush krijon, kerkoni te mashtroni veten se e krijoni ju me “zbulimin” qe i beni dickaje ne punen e tjetrit. Me ate “thesin me drite” xyz gjetet ate qe kerkuat, kurse ketu jo.
21 August 2008 @ 10:01 am
Vemendje, me kerkove te jepja mendim - e dhashe. Tani me thua se cfare mendimi duhet te them…
Do te te lutem te me flasesh ne njejes, dhe jo shumes, sepse eshte normale qe nuk perfaqesoj ose ndjek nje grup njerezish. S`di ku e pe qe “viktimizova” Entelen. Dhe nuk di se c`don te thuash me “Pse mor djem, edhe ate qe dikush krijon, kerkoni te mashtroni veten se e krijoni ju me “zbulimin” qe i beni dickaje ne punen e tjetrit.” Njehere me kerkon mendim per krijimin e Enteles, pastaj me akuzon per interpretimin qe i bej?! Dicka nuk shkon ketu, i nderuar Vemendje…
Di ta cmoj humorin tend, Vemendje, edhe atehere kur eshte i paqellimshem.
21 August 2008 @ 10:41 am
Ka nje lloj ngerci nder vargje… mundet te jete si rrjdhoje e faktit qe autorja nuk e praktikon shume shpesh shqipen?
Gjithsesi e dashur Entele mos i merr per baze keto fjale qe shkrova me lart, se nuk jam eksperte ne poezi… personalisht me pelqejne poezite qe percohen nga nje fabul,poezite e natyrshme, pa lojera fjalesh e figuracionesh te ngurtesuara, sepse mua me duket se keto te fundit jane te destinuara te vdesin shume shpejte si poezi.
Gjithsesi poezia jote percjell mendim.Mireseerdhe tek peshku!
21 August 2008 @ 11:25 am
Hermetikisht e persosur kjo poezi.Flokenaja, per ne qe s jemi eksperte, dhe druhemi per te mos rene ne kurthin e te berit te ekspertit, pls na i zberthe pak mendimin qe percjell kjo poezi.:)
21 August 2008 @ 11:33 am
po une kam shkruar qe nuk jam eksperte o spiritus jo qe jam
mua me percolli nje lloj gjendjeje, nje perceptim vetjak, nje lloj meditimi te tipit : ku po shkon kjo bote ne dukje e rehatuar, por qe ne te vertete eshte nje katrahure vlerash ( e shoh qe po i bej varrin vetes me kete qe shkrova po kjo eshte ajo qe me percolli)
tani autorja ben vaki te mund te mos kete patur fare mendim kur e ka shkruar, po mua kete me percolli, pasi e cova dhimbjen te forca dhe arrita ta lexoj deri fund…
u kenaqe spiritus… jpei tani qello….
21 August 2008 @ 11:48 am
“Njehere me kerkon mendim per krijimin e Enteles, pastaj me akuzon per interpretimin qe i bej?! Dicka nuk shkon ketu, i nderuar Vemendje…”
Po, LostT, dicka nuk shkon; ndodhi dicka ne postim qe s’ben senc shumesi, por ti e di pranimin e individualitetin tend ne dialog.
“Di ta cmoj humorin tend, Vemendje, edhe atehere kur eshte i paqellimshem.”
Ketu ta kam fjalen, se si ti, jo me pak se dikush tjeter, tregon qe jeni te qellimshem, per te pranuar me hater tjetrin, dhe perjashtuar si pasoj dike tjeter pa hater.
p.s. E mbyti Lejfini peshkun ne uje.
21 August 2008 @ 12:01 pm
Flokenaja. Nuk qellohen perlat, ato admirohen:) Ne fakt edhe une ket arrita te kuptoj por frenova gjuhen se mendova po ja fut kot dhe hajde degjo akuzat e autores per deformim te mesazheve.. Konflikti midis rehatise ne goglat e casteve te nginjura me kenaqsi kulinare dhe ndergjegjes qe nuk eshte e qete! Mbase, mbase
21 August 2008 @ 12:03 pm
EPO QENKEMI TE DY ATHERE NE SHENJESTER…
21 August 2008 @ 12:28 pm
entela nese te kritikova? per poezin duke te then ate cka shpreha. kjo nuke do te thote se poezia jote eshte(e dob..) perkundrazi eshte goxha hermetike! por duhet te jeshe teper specialiste qe te hyshe ne thelbin e kuptimit qe ti do te shprehesh dhe do te perciellesh si mesazhe.
ngecia ne disa fjale me iniciale dhe nderthurie artistike dhe kodike eshste e saket dhe e kuptushme ne nje pakice! ndersa per te tjeret, hollesimi dhe thjeshtesimi gramatik dhe ckodimi fjalore ben qe te vilet lehet kuptimi.
21 August 2008 @ 12:30 pm
uu sa qenkan bere por ja do mundohem ti marr me radhe
liqeni cte te them ndoshta mund ta rifreskosh gjuhen shqipe me ndonje liber pertej abetares he si thua mire jo? edhe pse ti ke antipati per shkrime te tilla une nuk kam per ty te jap fjalen
emigranto nuk dua ta shqiperoj insekticidin se ashtu mendoj qe e jep ate gjendjen e nje semundjeje qe duhet luftuar. sa per ato diskutimet e tua me lostin e me kanderrvrasese ndoshta eshte fjale e bukur vertet por mua me tingellon sikur do dali dikush me pallaske ne dore te vrasi miza
losto lexo me lart
edvin ve syze e tapa per veshet cte te them po mos e lexo or mik ktheje mausin bashke me vemendjen aty ku nuk te vriten syte dhe veshi speech of freedom no?
izabel cgabime kam bere ke poezia? mi trego te lutem. figurat e mbledhura ashtu e kane nje qellim qe sdo doja te ishte lodhja e lexuesit por me shume loja me fjalen qe krijon dhe pershkruan nje gjendje te caktuar. per floket qe me thua te leshoj sado qe kuptoj metaforen uroj te mos me kesh ngaterruar me ndonje tjeter. dhe perfitoj nga rasti te te them qe me pelqejne poezite e tua ca me shume nga tregimet po he se kushedi
vemendje faleminderit per mbeshtetjen po mos u trego i rrepte me komentuesat he te keqen
floknaje e dashur shqipen e praktikoj shume mbishpesh ndaj mangesite qe gjen ke poezia sjane nga kjo gje por ndoshta nga ndonje gje tjeter. edhe ne vdekshin shpejt si poezi live fast die young who cares right?
spiritus po pikes i ke rene o bur (grua?) i (e?) dheut. faleminderit per kohen prapeseprape
21 August 2008 @ 12:43 pm
Mashkull motra, mashkull .Dhe tani jam i sigurt qe komentet e mija (ne se do vazhdoj ta vras mizorisht kohen!!) do ti gjykosh si zili mashkullore per femrat:) Nuk jam maskilist, pa merak.
21 August 2008 @ 12:44 pm
etmond kuptova se cpo thua por me vjen keq qe smund te bej dot gje se perndryshe poezite do shkruheshin me porosi si bente ai persiani i famshem qe sja mbaj dot mend emrin
21 August 2008 @ 12:54 pm
Entela,
Urime dhe suksese ne vijim…!
E ke fjalen per Rumiun,Saadiun apo per te famshmet “Letrat Persiane” te Monteskye???!!!
21 August 2008 @ 1:59 pm
Firdusi?
21 August 2008 @ 2:15 pm
jo keq …….
ca fjale si kuptova mbase ngaqe jo vetem entela por i gjithe publiku shqiptar eshte infektuar nga perdorimi i fjaleve te huaja gjithsesi ne poezine ketu jane kombinuar me kuptim dhe te ben qe te mendohesh.
ps . mos jan shqip dhe jam mbrapa une?
21 August 2008 @ 2:35 pm
syri faleminderit per urimin. skishe me konkrete per poezine? dhe me duket se ka qene sic thote emigranti Firdusi ai qe shkruante me porosi nga mbreti i tij or whatever
bela faleminderit edhe ty po per cfar fjalesh e ke fjalen pervec fjales insekticid?
21 August 2008 @ 2:38 pm
liqeni cte te them ndoshta mund ta rifreskosh gjuhen shqipe me ndonje liber pertej abetares he si thua mire jo? edhe pse ti ke antipati per shkrime te tilla une nuk kam per ty te jap fjalen
Entela, abetarja eshte liber shkollor i detyrueshem per nxensit e moshes 5-7 vjec. Gjuha shqipe nuk “rifreskohet” (mos do te thuash pasurohet? ) me fjale te gramatikes angleze, gjermane,italiane turko apo greke!
Gjithashtu edhe une nuk kam antipaty per ty, por per shkrimin tend me siper.
P.s. Kaq veshtir e pate te pergjigjeshe per pyetjet e mia?
21 August 2008 @ 2:38 pm
kanderrvrases sikur te jep edhe jehonen e vrasjes se endrres, si aftermath. Nuke?
21 August 2008 @ 2:47 pm
Se pse me duket si i njohur ky lloj shkrimi!!! Si thu ti Entela?
21 August 2008 @ 2:47 pm
o liqeni mos me ler te genjej po shih cke thene e pastaj indinjohu {Per ne qe dime shqip dhe akoma mbajme mende abetaren shqipe} dhe meqe akoma mban mend abetaren ka ardhur koha per rifreskim apo pasurim cdo bejme tani do merremi me sematike. me ate rast hap ndonje fjalor dhe shikoji fjalet qe si di ke kjo poezi cte te them tjeter pervecse faleminderit
21 August 2008 @ 2:53 pm
po sigurohu mire o thelbi dhe nese je i bindur rinjihu prape
emigranto mire e ke ti me kanderrvrases po poezia nuk eshte ne dialekt gheg dhe pastaj endrra dhe kandrra sikur kane ngarkesa te ndryshme emotive
21 August 2008 @ 3:01 pm
Entela,
Une nuk indinjohem me njerez qe nuk dine te shprehen shqip,por me ata qe bejne shkrime shqip me fjale te huaja!
Ishte veretje KAQ!
Thekju for jor dibeit!
21 August 2008 @ 3:44 pm
insecticide
fytin konkav
thnegle
zilepsi
Mbase jam gabim por keto fjale ishte hera e pare qe i lexojsha , faktikisht kam lexuar dhe shume te tjera ne arenen shqiptare te internetit apo medias shqiptare, gjithsesi do kisha deshire te disha domethanien e tyre per te kuptuar ate qe ke dashur te shprehesh mes vargjesh, me pelqen shume krijimtaria letrare e cdo individi qe mundohet te krijoje art deri tek i arrituri!
Shpesh shkruaj dhe vete.
Flm dhe sukese Enteles!
21 August 2008 @ 4:04 pm
e dashur bela insekticidin e kemi diskutuar me lart po ashtu edhe thneglen kurse konkav dhe konveks jane forma te caktuara qe mund te kete nje objekt si luga psh nga njera ane eshte ashtushe nga ana tjeter keshtushe. kurse zilepsi vjen nga fjala zili. me pelqen ti bela sepse je shume e qashter (e dlire)
xhan xhan dhe faleminderit
21 August 2008 @ 4:30 pm
Ne fytin konkav te shpretkes se majmur
Lot’ me perkujdesin e verdheme te rehatise
gogla rrethrrotulluese
e castit.
Entele, a nuk ka dicka nga nje loje rulete ne Vegas kjo?
21 August 2008 @ 4:38 pm
Entela per ty qe je ne fillimet e tua, poezia eshte e bukur edhe pse per shijet e mia si lexuese shume e renduar nga ana artistike.
Kjo per sa i perket poezise ne vetvete.
Per sa te perket ty si autore per te kuptuar me mire mendimet, gjendjen dhe stilin qe kerkon te ndjellesh te lexuesi duhet te sjellesh te tjera poezi. Mere kete si nje stage per hobin qe ke zgjedhur.
Jashte teme nje keshille miqsore: Ironine dhe agresivitetin ne pergjigje perdore me pak. Kush te jep kohe nga e tija duke lexuar poezine tende edhe pse nuk e ka pelqyer nuk duhet shpene me shkelma.
Jo per gje por, eshte bere e modes keto kohet e fundit ti hidhesh ne fyt lexuesit.
21 August 2008 @ 6:25 pm
Test sa per tu grric me bejte nga Bejto Bejtua (i Pilurit):
O Entele, mi Entele,
Lidhi floket me kordele…
PS Mos shif nga vrima e celesit se un jom…
Ja parrulla po s’besove:
toshkëz,
toshkëz me lëndina
me lëndina e kodrina
dele, tulla edhe shina
duhan, rrugë e makina
rendimente e vitrina
plepa, thana, qepë, vidha
e kuti me aspirina
që të mos na dhembë kaptina
ka më pas xhama e tjegulla
por edhe vreshtë, edhe pjergulla
plot bute e fuçia
rroftë vera! lart rakia!
pellgje, pellgje edhe çezma
që në verë i zë lemza
plaka, plaka, pleq shumë
që i hyjnë gjithkujt në punë
toshkëz me zhaba
toshkëz pa kishën
kishëzën e prishën
toshkëz me kanalin
kanalin s’e ndalin
pengesat që dalin
për toshkëzën këngë
thur tërë jetën
o toshkëz…
21 August 2008 @ 6:31 pm
gugla eshte autoritet zotsi virtyt kjurjos. e sheh qe se paskam pas keq qe mendoja qe i thone nje lloj insekti a mize po tashti rrofsh se u be daha me mire. kendej jemi mire me shendet. te shkuara kush eshte ftohur dhe mesim te mbare kush nuk di te lexoje.
emigranto tashti qe e mendoj ashtu me duket dhe mua ngaqe ndoshta fjalet gogel dhe rrethrrotullim jane aty per ate gje. dhe po pune fati eshte nganjehere.
nostalgji faleminderit per mendimet dhe keshillat dhe me fal nese kam perzene ndonje me shkelma. ashtu duket e? une drejt e drejt i jap ato pergjigje te shkreta. kurse per poezine me pelqeu sygjerimi yt dhe faleminderit prape.
21 August 2008 @ 6:32 pm
Entela. Elexova prapë dhe prapë më pëlqeu.
Dhe ishte konflikt…
Dhe ishte konflikt…
Ne fytin majmur te shpretkes konkave
Lot’ me rehatine e verdheme te perkujdesit
casti rrethrrotullues
i goglës.
-
Bie gongu i katrahures,
nga hëna stepore mesyjn fjalitë insecticide
dhe ahh, dita qe zgjati 4 habi veshkulloi dhe vetë zilepsjen.
-
Perdridhet kujtesa dhe mbaresa
Gramatikore e sakte
E nje gjindje te harruar. Nduk- ndukin insektet
Si aritmi ndergjegje dhe ti, e larget, zemer
zhguall trokitjesh thembrore
Ma bren(d), lëkurën e rrokesh
si kërc thnegle nën shtypje …
U mundova ta konveksoj dhe i pres sharjet me humor.
21 August 2008 @ 6:37 pm
fh edhe martin camaj do te te kishte zili mdoket mu? …………a nin?
ahahah bej shaka
21 August 2008 @ 6:48 pm
fh shume bukur se e ke bere si tip andy warhol e duket me ngjyre tjeter kjo poezia
21 August 2008 @ 6:53 pm
Entela!Te uroj me kembe te mbare ne rrugen tende te poezise(thua qe ke nja dy fletore?!),por nuk e di pse e ben shume abstrakt dhe pak te ashper vargun.Metafora(anon gjithmone nga fusha emjekesise apo biologjise,po pune per ty!)qendron vetem kur i ngul kembet mire per toke.Se ja krahasoj nje varg,si:”malet kishin vene festen e bardhe prej debore” dhe “malet kishin vene festen e bardhe prej kosi”.I dyti(analogjia me kosin)ta shtare dhe te kalle krupen,i pari qendron.Konkave fyti i shpretkes,apo diku insekticidet,per te mos imarre vargjet ne bllok,jane diku larg me poezine dhe afer,shume me afer me mjekesine qe,sic pretendon,s’qenka fusha jote.Megjithate,ty te pelqen kjo lloj poezie me kaq kode te fshehta,ku,si pas meje,lexuesi duhet te leshoje djerse te ftohta per te gjetur celesin e atij kodi te “fshehte”.Ma merr mendja,qe nga biblioteka e babait tuaj,zor se ka qoft edhe nje poet kaq hermetik qe te te kete sherbyer si model,se une di mirese c’poezi apo poete kane qene perkthyer tek ne(te pakten deri ne vitet’90 te shekullit qe u mbyll). Shkurt,tek keto poezi qe ke paraqitur,je per lexues elitare.Me tej,sec do sjellesh,le t’ia leme kohes.
21 August 2008 @ 7:19 pm
entela;
“Si aritmi zemre dhe ti e larget, ndergjegje
Thembrore zhguajsh trokites,
Ma rrok lekuren se brendshmi,
………
pershtatje shqip-shqip, nga flori h. e vargjeve me siper
“Si aritmi ndergjegje dhe ti, e larget, zemer
zhguall trokitjesh thembrore
Ma bren(d), lëkurën e rrokesh”
…kur vargjet lexohen nga lexues qe lexon.
Duket si varianti nga me te miret i perkthimit shqip-shqip, POR, sic e di edhe vet “fh” dicka transformohet ne perkthim, megjitheate ky ushtrim zbavites mes gjith komenteve ka poezi. Nuk eshte rastesi qe i pari qe ra ne gracke ish “fh”, ndofta si lexues nga me te miret e poezis ne fjale.
22 August 2008 @ 12:47 am
1-thujse te gjithe autoret ne mesjete e paraqitnin vepren ne oborre mbreterore, po nuk shoh arsye pse firduzi (qe e kam dhe shume qejf) u dashka vecuar si i paguar nga mbreterit (per me teper qe nuk ka patur ndonje porosi te vecante nga ndonje shah per shahnamene)
2-si mor te googlohet “thnegla” ? a e mbani mend fabulen e mjedes te leximi i klases se katert ??
poezia eshte e mire, “konkave” nuk eshte ndonje qamet i madh, se tingellon bukur ne raport me fjalorin viviseksional (mos duhet te them trupndaresor) qe ke zgjedhur.
22 August 2008 @ 12:54 am
aj aj aj… ta paska revizionu fh “konfliktin” mi? shenj’ e mire, me duket. vetem klasiket revizionohen…
kurse une ala me bejton, te ura. Hiti i funit i tij ishte: O Entela, mi Entela/ Mbaji floket kacurrela….
Strofa e dyte, gjithnji sipas B-ese (bejtos, por me akronim modern se jon zhvillu piluri, jon bo pun’ e modhe), permban shume elemente qe presin zberthim.
Pse “gong”, c’simbolizon katrahura, pse stepe henore, c’shkreti do te ravijezoje kjo, pse kohezgjatja e habise eshte percaktuar kater dite (definuar, tha bejtua fjaleperfjalshem, por u kritikua rende per kete nga i gjithe piluri) , mos eshte “four” ne inglishte, dmth for (”per” si parafjale, ne te njejten linje qe abuzohet me numurat e shkrete duke i kthyer ne fjale, sidozot numurin e shennjte 10 ne gjuhe cqipe), c’insekte, a mos ka te beje kjo me faktin qe insektet jane specia me e favorizuar nga ana evolucionare, dmth qe kokrochet do i mbijetonin edhe nje katastrofe atomike, pse u zileps veshka, qe mesa dime eshte mes dhjamit, dhe ziline e ka shume lipido-file, cili eshte raporti habi/zili, dhe si ndryshon ky raport pergjate mesymjes qe insektvrasesve…..
22 August 2008 @ 2:24 am
Entela,
1- Gabimet: - insecticide= insekticide ( ne shqip )
- Me germe te madhe shkruhet vetem pasi ve pike. Perndryshe cdo here qe shihet germa e madhe behet pauze e gjate dhe nese do i lexoja vargjet e tua me pauze te gjate pas cdo germe te madhe…. provoje vete si do dilnin
2- Nuk te kam ngaterruar me askend per faktin e thjeshte qe nuk te njoh fare, nuk i bie fare ne te se kush mund te jesh dhe nuk kam aspak kohe te mendohem per kete. Metafora nuk kishte te bente aspak me ty personalisht por me vargjet e tua. Nese ti nuk ke kuptuar dot nje metafore aq te thjeshte, mos pretendo qe te kuptoje njeri metaforat e tua.
3- Nese kam folur ketu me seriozisht nga sa duhet, te me falesh ti dhe lexues/shkruesit e tjere.
Gjithe te mirat
22 August 2008 @ 2:30 am
Izabel, kjo per ty. Cheers! Ah, dhe po, ke fol me seriozisht se duhej.
trust me….
22 August 2008 @ 3:39 am
Emigrant, flm.
Nje metafore e shkelqyer ( pershendetja jote). Dhe sigurisht qe te besoj plotesisht per sa me thua. E kisha nuhatur dhe e dyshoja dhe vete dhe ti ma perforcove…
22 August 2008 @ 2:20 pm
Te dashur kolege peshkatare,
poezia eshte e imja. “Entela” ishte person fiktiv, te cilin m`u desh ta krijoj per disa arsye, te cilat po i shpjegoj me poshte.
U fol shume ke peshku per poezine, referencat, kuptimshmerine dhe sa e si keto ndikojne ne pelqimin ose jo, te nje poezie.
Akuzat dhe paragjykimet ishin dhe jane te llollojshme, por nga me kryesoret jane keto: Peshku eshte bere vater miqesish e lidhjesh mbajekrahu, dhe sipas ketyre aleancave, gjykohet edhe poezia apo tregimi i sjelle i radhes. Dmth, te njoh, te mburr, s`te njoh, shkelm bytheve.
Akuza apo verejtja tjeter eshte si duhet pare dhe gjykuar nje poezi, verejtje e cila sipas gjasave lidhet shume me te paren.
Per keto arsye, thashe te shkruaj nje poezi shpejt e shpejt, pa e menduar, te dali ku te dali, shatra-patra, e qe thua ti qe s`the asgje, dhe me ne fund, doli e perfolura lart. Metaforat kacul njera mbi tjetren, e keshtu me radhe…
Qe te vertetoja ne syte e mi raportin objektivitet-subjektivitet te mysafireve te peshkut, duhej doemos qe te shpikja nje identitet te panjohur, ndaj “Entela”.
Kjo gje me vertetoi bindjet e mia qe 1. ke peshku vertet s`ta pertojne te te thone ate qe mendojne, mik ose jo; 2. perceptimi i secilit ndryshon ne gjykimin e nje poezie a tregimi, pra interpretimi mbetet pothuajse po aq i shumengjyrte sa dhe komentues ka; 3. gjenden, gjithsesi, edhe ne kete poezi ne dukje absurde, pika takimi, pelqimi dhe largimi, te perbashketa.
Per ta bere me te komplikuar “situaten,” nuk e bera poezine krejt pa kuptim, por ruajta deri diku nje forme qe e kam perdorur edhe ke nje poezi tjeter, te pakten, ajo mbi Gerdecin
Pashe, me kenaqesi, qe njerezit komentuan pak a shume ashtu sic i prisja, pa paragjykime, edhe pse vihet re perpjekja per ta lidhur doemos pjesen me shkruesin, dhe mbi ate baze, per te gjykuar me tej. Mbetet megjithate, dyshimi nese disa persona do komentonin ne te njejten menyre (ose asfare
) po ta dinin qe poezia eshte e losttext-it, po kjo eshte drugu mesele dhe objekt per spekullim.
Ju falemnderit te gjitheve per vemendjen, pjesemarrjen dhe dashamiresine e pergjithshme. Shpresoj sinqerisht qe te mos i mbese hatri askujt, por nese ndodh keshtu, kerkoj dyfish ndjese.
22 August 2008 @ 2:29 pm
pjesa e fundit e komentit qenka lidhur me link-un, por vetem fjala “Gerdec” ka te beje me ate link. Flm.
22 August 2008 @ 2:44 pm
e unë prapë them: Entela na i bjer ato poezitë e gjata.
22 August 2008 @ 3:01 pm
Entela po presim neve
22 August 2008 @ 3:15 pm
Entela,

22 August 2008 @ 3:28 pm
Lost,
mu personalisht me ngeli hatri. Nje arsye me shume per t`ja bere mutin ne koke peshkut dhe te gjithe atyre qe u bene pjese e kesaj loje.
Pa perjashtim !
22 August 2008 @ 3:45 pm
Koth,
nese i kupton, pertej hatermbetjes personale, arsyet per te cilat e bera kete gje, do flisje ndryshe.
Po ti feel free te besh c`te duash, me perjashtim apo pa.
22 August 2008 @ 3:57 pm
Shyqyr qe asnjeri prej jush nuk e ka seriozisht
22 August 2008 @ 3:59 pm
bathbathponjekokerr
22 August 2008 @ 4:06 pm
22 August 2008 @ 4:21 pm
koth ca tka ba vaki vella?
22 August 2008 @ 4:29 pm
Ke provokuar?Vec ke humbur respektin.Eshte njesoj si te lozesh me zjarrin.Sa,per mua,losttext,nuk ke bere aspak mire.Perkundrazi.Sikur edhe Kadare ta bente kete”loje”per te na vene”brire”,do ta nemja.Ty,natyrisht,as nuk ta fale.E di qe nuk te prishet asnje pune,por keshtu sic ke vepruar vertet me bind se paska “shpretke me fyt konkav”.Dhe c’shte me keqja,do bej “vazhde miu ne mjekerr” se kushedi c”fyt piramidal a kubik”do te shfaqet si”Ufo”dhe do ndjekim qe t’i gjejme”gjurmat”.Per mua,ke bere turp.Te tjeret,kane mendjen e tyre dhe,sic e tha dikush,mezi te prete.Ti po si i ngeshem qe je,ceplendisu sa te mundesh,(se anuk ke dy fletore?!)dhe per cdo poezi fut ndonje pseudonim e dil tej matan.Kishte hak XYZ qe thoshte”kokeboshet e peshkut…”.Ku me gjen me”kokeboshe se kaq?!”.Hajde,losttext entela,jepi gaz se mezi te presim.Sa turp!Ndaj,them une,qe eshte me e ndershme qe te shkruhet me emer e mbiemer.Sa e bukur qe eshte demokracia!Por ja qe kthehet ne hic nga porvokatore te tille…
22 August 2008 @ 4:35 pm
Papi, cfare tamam te ka prekur se s`te mora vesh. Arsyet i shpjegova. Nese nuk te duken te mjaftueshme, ma shpjego pse jo. Mendo c`te duash, por me duket padrejtesi ky barazimi me zero qe i ben ti gjithckaje qe kemi folur e cmuar mes nesh ketu ke Peshku. Me te mira.
22 August 2008 @ 4:45 pm
rezultatet e studimit do te ishin te njejta edhe duke e mbajtur gojen mbyllyr
”kur s’ta mbajne dot 24 nuk ta mban kush per hater”
22 August 2008 @ 4:59 pm
Mire, max, por eshte mire t`i dine te gjithe. Shume diskutime u bene per “te ndare shapin nga sheqeri,” si kritikohet poezia a tregimi, kush eshte mik me ke, etj, por praktikisht askush s`mundej ta thonte me siguri si ishte puna. Une, (nese kam vene ndonje gje ne loje me kete qe bera ka qene emri im, sepse pas pseudonimit losttext fshihet nje person i vertete, emer e mbiemer, qe eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe ke blogu im e ndaj ndonjeri te mi kurseje akuzat per fshehje emri), pra une nuk kam vene ne loje askend; desha thjesht te vertetoja per te gjithe ato principe qe kam besuar gjithnje dhe qe kam gjetur ke peshku. Hidherimet dhe hidhesite qe ndihen tani pas “vetezbulimit” tim me bejne te mendoj qe ka akoma njerez qe kerkojne gjurmet kur u tregohet ujku.
E perseris, nese dikush eshte vecanerisht i ofenduar, gje per te cilen kerkova dyfish ndjese, le te me thote tamam perse ndihet i/e tille, dhe le t`i kurseje te sharat per dite me shi.
22 August 2008 @ 5:02 pm
Me duket se ma kane fshire postimin e meparshemose eshte ndonje gabim i imi. Nejse po vij prape me bene “Per nder te Peshkut”
:) 
:P 
:)
Ne te vertete e ka henger ENTELA…. 
Pak ashume Lost thoja qe s’ka pse te duket cudi qendrimi ndaj NICK-ut .
Eshte teper ,teper i arsyshem dhe oMbjektiv , se ne fund te fundit ke ardhur i mirepritur me Krijim si pene cilesore e jo me brockulla.
Qendrimi ndaj “Enteles” qe shume dinjitoz…persa nenkutpoi nje MIRSERDHE ose per kedo MIRESEARDHJE!
Ky mendoj se eshte thelbi i PESHKUT…
Pastaj kur “Entela” kaloi ne kerkim te “anal-izes” dhe ne nje fare mase kaloi ne fushen e marrezise te tipit XYZ ,qe ulerin akoma se “une jam qendra e botes” ,cfare prisje ti per nje krijim qe vinta nga nje njeri: qe ose kishte dale nga nje oficine (me vida e bokolla) ose kishte dale nga nje expozite carnale ( me fyte e gabzerre) ose kishte ardhe nga nje ekip i luftes kunder karkalecave ( me insekte etj)…
Peshqit ruajten raporte tolerante per nje rishtar dhe te tilla me duket se i ka ruajtur kurdohere por kur shesin “pordhe” si Entela e XYZ, patjeter qe te tregojne edhe anekdota e te vene re edhe pikpresjet…
Dhe them se nje nga Yryshesit e pare per kete lloj gjuhe do ishe ti ,per te mos thene qe do ta udhehiqje SULMIN.
Patjeter qe Papi e ka mire edhe per nje gje (jo per vendimin emocional) por per te drejten qe te lind ty qe pas kesaj te thuash prap :
-Hej une s’isha Losti po Entela me fletore e fletorka . Prap e hengret o Peshq
Nje prurje SURROGATO! Dhe falendero KOTH qe kerkoi mendim SERIOZ se me ato lloj vergjesh kushedi c’do kishim thene…
22 August 2008 @ 5:22 pm
Ziko, pse shet mend mer…
Koth-i nuk bo keq qe revoltohet, po shko e zbraz koburen ne hi dreqi… (pa dashje, kuptohet). E hongren ato temat pulitike, e hongren. Ho pra, a do merrni pjese i cik me shume knejta a si e keni hallin. Salen dhe Tosin dhe Co. atje mer i keni, s’ja u lu as dreqi!
22 August 2008 @ 5:37 pm
Losttext sic te thashe dhe ne nje postim diku me siper krijimi per nje fillestar ishte i mire por, meqe the qe e kishe bere ti, po te them se nuk ja vlente per penen tende. Me proven qe bere, edhe pse kuptoj ne thelb ate qe ke dashur te verifikosh, ke marre njesi matese te gabuara. Do te kishe me shume rezultate ku te bazoje studimin tend apo ti vertetoje te tjereve se peshku eshte asnjanes, pikerisht, duke marre vleresimet jo pozitive per poezine e shkruar me siper. Ne kete rast per fat te keq ke dimostruar te kunderten. Megjithate duhet vlersuar perpjekja jote per mbrojtur vlerat e ketij blogu dhe pjesmarrseve te tij.
22 August 2008 @ 5:41 pm
E kom me gjithmen Emo!
:P “”"”
:) 

Te kishte nonje rresht prurja …tip Losti epo hajde edhe po kaperdinim ndonje gje….por pervec asaj qe “merzit lexuesin me te drejten e autorit”
te ban dhe chythen si Entele duke kerkuar…
“”"FUTUNI thelle ne anal-iza , se aty do gjeni edhe XYZ…Ne jemi e vecanta e letersise yjoro-nendetsore qe qendrojme para ju te mplakurve si Mali ndaj Gropes se hapur ne GERDEC!
Pranohen te tilla provokime, biles jane shume te bukura por gjithsesi ne fushen e humorit , jo me prurje qe s’te bejne as te zger-dhitesh ….
E kam ndare ne rrokje fjalen zgerdhirje duke vendosur nje “T” ne vend te “H” se pranuar pergjithesisht….por jam mbeshtetur ne nje cilesim me vendndodhje leksike nga Krahina e BELSHIT(Dumrese).
Ne kete rast ftoj per nje anal-ize gramatikore Entelen per vertetesine e ndrimit te “H” ne “T”….pa me mbetur hatri fare!
M’hi gjujti- tha- po ca pluhur syve ti hudhi….
22 August 2008 @ 5:51 pm
LostT-i, i nderuari im Idris, e dha nje kumt; sipas menyres se vet, por me nje qellim te qarte. Integriteti i tij si pjesemarres/ze i fuqishem i kesaj tryeze as qe vihet ne dyshim; do ishte harxhim i kote energjishe te fokusohej ndokush aty. Perparimi e ka marre pak jangllesh kete pune (pershendetje dhe ty, i nderuar dhe i dashur Papi) - nga e gjihte kjo kane cer te mesojne te gjithe, peshq dhe admine. Jam 100% i sigurte qe LostT-i nuk do e ndermerrte kete po te mos shikonte/ndjente sopaten e shtrember ne trup te peshkut ne rubriken letersi. S’paguhen adminet e shkrete, e di, por jane viktima te suksesit te tyre. Vjen me kosto i shkreti…
Ja keshtu. Mbase flasim prape. Njatjeta per tani.
22 August 2008 @ 6:02 pm
Po Emigrant, mirë e ke ti, po ti shikoje të tjerët më të zemëruar se Papi tek një temë tjetër… të vinte që po ti kishe përpara… të mos i jepje birrë
.
Për mendimin tim, duhet shkruajtur si ANONIMË tek peshku për të parë një vlersim objektiv.
Edhe një kërkesë ndaj autorëve: Vendosni dhe një kuti për të votuar, ku të vlerësohet artikulli (1 deri në 5 yje) dhe ku del dhe numri i votimeve, dhe kështu një artikull lexohet dhe vlersohet më seriozisht (dhe jo të merret për bazë numri i komenteve, siç është deri më sot kriteri për listën e artikujve më të shikuar të javës).
22 August 2008 @ 6:05 pm
I nerumi EM!
:( 

Askush s’ka vene ne dyshim vlerat e Lostit si nje ze i arsyshem dhe per mendimin tim personal , cilesor, ne qendrimin ndaj prurjeve…Ndryshe ne nuk njohim shqipen dhe shqiptarin!
Eshte shume here me vlere te besh me durim pa u lodhur , i kuptushem , sqarues ,shqipfoles , cdo lloj komenti qofte edhe mospelqyes se sa te mendosh te luftosh nje te “keqe” , qe i duket dikujt se po “kaleron” ne Peshk , keto kohe me qendrimin ndaj rubrikes letersi, me nje te keqe po te ketij lloji qe e ka emrin …provokim ?????
Une personalisht mund ta kaperxej se nuk kisha me te VERTETE deshire te hyja ne kete krijim surrogato . Keshtu qe jam i qete,po fale edhe Kothit !
Vete adminet mendoj se duhet ti ndalojne keto lloj lloj prurjesh e experimentesh ne ate vend ku se kane vendin . Ndoshta ka ardhe koha te RISHIHET mire rubrika Letersi …dhe une e kam dhene mendimin qe i perjashton edhe keto raste…Eshte e drejta e Admin.ta vleresojne apo jo
Ne kete rast admin ,jane bashkepunetore ne INJORANCE !!!!!!
22 August 2008 @ 6:25 pm
Sinqerisht Idriz te jap te drejte. Me duken me shume si vargje te hedhura kutura, qe te them te drejten vajza se di se ku do te dale. Pavaresisht respektin qe kam per femrat, se marr vesh cishin tere ato elozhe. Ka mundesi te ma shpejgoje dikush qofte ne zhanrin letrar, apo qofte ne ate filozofik se ku do te dale kjo njeri me keto vargje
“Bie gongu i katrahures,
nga stepa henore mesyn gjindja insecticide
dhe ahh, habia qe zgjati 4 dite zilepsi dhe vete veshken”.
Tashi sinqerisht, ne rast se kjo eshte aq e bukur sa thone, me duhet te ve ne dyshim inteligjencen. Entela vrulli e adoleshences mund ta kishte shprehur me vargje me te qarta dhe te kuptueshme, se insekticited qe i kane bllokuar veshken
22 August 2008 @ 6:36 pm
Cja paskam fut kot, se kisha lexuar komentin e Lostit. Ajde ajde
22 August 2008 @ 6:39 pm
Idris,
po thua me fjale te tjera po ato gjera qe vertetova me kete marifet.
Per t`ju pergjigjur edhe Nostalgjise, ne keto perfundime nuk jam mbeshtetur vetem ne reagimet pozitive, por edhe ato negativet, dhe me kete gje, e dashur Nostalgji, provova qe peshku vertet eshte asnjajes. Duhet thene ketu se jo cdo reagim ka qene bardhe e zi, por ne fakt, me gradime grije.
Idris i nerum, “Entelen” e bera posacerisht karakter jo dhe aq simpatik, per te vertetuar ate qe thua ti, se, edhe nese seftexhiu ke peshku eshte nje hajvan e gjys apo cerek, prapeseprape reagimet e lexusve do jene ne pergjithesi dashamirese, dhe jo me shkelma, apo bazuar sipas miqesive.
Tjetra, Idris, ishte qe poezia, sic e thashe dhe ne sqarim, u be qellimisht inkoherente, por jo plotesisht e tille. Nga kjo gje vijuan edhe komentet gjys keshtu, gjys ashtu. Une nuk kisha pse ta udhehiqja sulmin, per arsye qe jane te kuptueshme, por edhe me shume per faktin se po t`i bija me sopate ndoshta do influencoja ndonje njeri tjeter, gje qe nuk e doja.
Gjithe kete gje e bera, e perseris, per akuzat qe u hodhen ke seksioni i letersise ke peshku, ku shpatare dhe tifozat perkates entuziaste benin pikerisht ate gje per te cilen peshtynin akuza sa majtas-djathtas. Vete sic e sheh, Idris, nuk kisha c`te “fitoja” pervec mundesise per akuza te metejshme, kesaj here personale, dhe per te cilat ndjej se nuk ja kam borxh askujt ne ate nivel personal.
Ky eshte shpjegimi i dyte qe jap, dhe i fundit shpresoj per kete gje. Do doja qe pas ketij, individet e ofenduar rende prej gjestit tim, te jene icik me te sqaruar me veten e tyre apo edhe me mua. Pershendetje dhe falemnderit!
22 August 2008 @ 6:39 pm
S’ja ke fut kot Mand. Thjeshtë ke thënë se kjo poezi nuk të ka pëlqyer.
22 August 2008 @ 6:40 pm
Cim,
Koth nuk pelqen diskutimet psh… sic tha emigranti apo …e tha dhe losti me siper apo …edhe une si losti mendoj etj etj. ( shiko ku kam nderhyre une )
Ketu filloi ulerima ime se keni 7 dite qe doni t`i provoni vetes dicka.
Kjo eshte pune bq* i themi ne te linjes se ashper, ose pedesh keshtu nji cike me pa takt. Sepse mund ta shofesh veten personazh pa asnje problem ketu nese adminet i bejne antaret e tyre skavie. ( por edhe mund te kete ndodhur )
Tani keto pune ne fakt keshtu jane po muti nuk lahet me shurre.
Te me ndjesh qe po i fus i kobure tjeter po ate historine e pastimit te haleve e tregova se desha me vu ne dukje se ishte rast i arte per te mesu me vu kundragazin.
Dhe po ta kesh vene re e kam thene shume koha para se versioni Lost i nicknameve te bente kete studim.
Tani provo te gjesh ku ka koka nga ato te Idrisit se ashtu me duhet per nje prove.
22 August 2008 @ 6:42 pm
Ja nje shembull konkret per vjershen: (bisede ne LACH ne 69,e vertete)
:)
:P
) po sulmon Peshkun!!!!!
“Or taj-tha .Kam pa nje sherret. A je tu mi dhone tabi ?”"
“Heu bre !Pa le , pa le!”"”
“Mbi sheshajolle e nen sheshajolle -zorre , krena e brina lype perzi…
“”"Heu or ti! Bash ahmeti ka msy burgajetin
Po te dush Em zevendesoje me “Bash Sala ka msy Vicidolin” ose me qe jemi konkretisht jepi tabi :
“”"Heu bre! Bash Entela (XYZ
22 August 2008 @ 7:13 pm
Nejse, Kotherja ka te drejte. Ne fakt ketu te peshku qe te hedhesh dicka eshte bere vertet tmerr. Dhe ketu ka filluar te bjere ere tarafesh dhe preferencash, dhe ne shumicen e rasteve hidhen ne faqe shkrime apo poezi pa pike vlere si ajo qe na pasqyroi Losti, nen pseudonimin entela. Sinqerisht nuk do kisha marre mundimin as tia hidhja syte dhe jo me te beja komente ne rast se sdo kisha pare se kishion folur me superlativa per ate “entelen”. Natyrisht skisha nga ta dija se ishte loje.
te nderuar administratore dhe ti Losti. Revolta e Kotheres eshte e drejte, se askush tashi ska te drejte te na harxhoje kohen ose te talle lesht, duke perfituar nga rasti se kemi simpati per kete faqe, dhe te na hidhni te tilla pacavure per te na matur pulsin. Shume nga ju ishin po ata qe iu leshuan asaj absurdes me te gjithe arsenalin e tyre intelektual per tia zhvleresuar ate qe kishte bere. Une nuk them se ishte ndonje gje kush e di se cfare, po ishte ku e ku me mire se pacavurja e mesiperme, dhe te pakten ajo vajza ishte munduar te krijonte dicka. Nje keshille, ruajeni kete faqe si nje tribune ku mund te thuhet dicka dhe e lexojne njerez me nje fare niveli, perndyshe shume shpejt do ju shnderrohet ne faqe mesazhesh te tipit “paloma”
22 August 2008 @ 7:15 pm
Lost me duket se nuk hyn ti “FARE ketu po FARE ama” TM e Koth-it!
:)
dhe ajo se ka kete te drejte te fitoje admirim e dashamiresi me bokolla e kacavida,me gabzhere e mushkri , me karkalece e mushica qe ne prurjen e pare…sado Konkave apo Konvekse , sado henore e misterioze ta kete prure krijimin…
:P 
:( 
:P
ki njecike meshire …..mos na ul deri ne ate nivel sa te pranojme per prurje (pervec titullit)
:)
nje poezi si kjo kesaj rradhe.Meshire dhe per ne te vjetrit qe s’kemi para te blejme libra dhe lexojme tek Peshku …
:D 
Po flasim per Entelen apo jo
Nuk meritojne keto lloj me teper se nje MIRSERDHE…dhe :…”Ke kohe te na mbushhesh mendjen se c’nivel je”. Dhe nga gjerat me te Arsyeshme te Peshku eshte se asnjehere askush nuk kam lexuar te thote
Mos Hajde Me ! Perkundrazi- Hajde prape! Dhe kjo nuk eshte pak si inkurajim …apo jo ????? Gje qe ja thane dhe Enteles!
Per ndonje te marre qe te “peshtyn” e “gju me grushta” edhe eshte thene , por 1 ne njemije si XYZ! Por dhe atij jo per prurjen por per …….
per…. per…… perperet e bezdiseshme qe kaluan cdo kufij bashkebisedimi e vetmburrje.
Personalisht te kutpoj dhe i cmoj keto lloj variacionesh e experimentesh por aman ore
22 August 2008 @ 7:15 pm
Lost ndoshta ke keqkuptuar shprehjen time. Ajo qe kerkoje te demostroje (ketu ndoshta kam kuptuar keq une) se vertet peshku, dmth pjesmarrsit, nuk bazohen te emri i autorit duke i ngitur lavde pafund, si perfaqsues te te njejtit grup si hidhte dyshimin dikush, por vlersojne prurjet. Duke shkruar me nje nick tjeter, per mendimin tim, hija e dyshimit mbetet per ata qe e hodhen. Njerezit vlersuan si vepren po ashtu dhe autoren por, ajo nuk ishte nga grupi lider prandaj dhe vlersimet mbeten te mediokria.
Ne qoftese ti bazoheshe te nje tjeter dyshim i hedhur, dmth refuzimi i autoreve te rinj, atehere me fal se ke te drejte.
22 August 2008 @ 7:23 pm
Koth,
nuk e kuptoj revolten tende, e aq me pak nevojen qe ke per te perdor ate lloj gjuhe. Nuk e di per cfare te ka ngrene meraku prej 7 ditesh, sepse s`te kam pare te jesh aktiv ke ndonje teme e letersise, te pakten kohet e fundit, pervec rasteve me hudh naj kunj e me ik prap. Nese do me e dhi muhabetin, ashtu thuj, ne i vem pik.
Mand, Absurdes “ju leshova” une. Arsyet i kam thene aty shkoqur, edhe ne privat pruresit te asaj. Kjo qe bera s`ka fare te beje me ate gje. Deri tani askush nuk ka thene tamam pse qenkan revoltu. Pse u moren me “nje brockull?” Ndihen te fyer rende? Po them qe mu poezia s`me duket krejt brockull, po kjo eshte tjeter gje. Sa e sa poezi e tregime jo te arrira artistikisht e kane pare faqen e peshkut? Rri, pash zotin…
22 August 2008 @ 7:26 pm
lost-o, i bëre peshqit të përpëliten si të ishin… pa ujë.
…dhe s’mu duk fare e ngjajshme me gërdecin, përveçse në planin… abdominal. ok, dhe ritmi. po mendimi im ky.
22 August 2008 @ 7:35 pm
akllo,
qe` pjesa nga Gerdeci:
ja dhe pjesa nga “brockulla”
Por ke te drejte; eshte me shume ritmi, sesa cdo gje tjeter.
22 August 2008 @ 7:38 pm
Mando, superlativat për Entelën erdhën sepse fjalët janë të gjetura dhe poezia ka ritëm, pavarësisht se autori vetë thotë që ia ka futur kodra pas bregut.
Tashti kur përballesh me gjëra që të janë të pakuptueshme, por që kanë fjalor e ritëm, të lind dyshimi se diç mund të ketë aty brënda që s’ka ardhur akoma koha për ta kuptuar. Personalisht, mendova se ishte dikush për të cilin kam bindjen se s’ka asgjë për të kuptuar, ndaj dyshimi as nuk më ceku. Të tjerët që e super-latuan do kenë qënë në rastin e parë.
Kaq.
22 August 2008 @ 7:39 pm
Mos boni mo “pislliqe” të tilla…
22 August 2008 @ 7:40 pm
p.s. e tërheq o-në, Mand.:)
22 August 2008 @ 7:43 pm
Nje mendim me vlera do kishte edhe xha Rrapushi :). Pse nuk ndjehet…?

Do i jete “thy” maja e kalemit
22 August 2008 @ 8:00 pm
Jo mer akvll leje 0-ne ska problem. Por ta them vertet qe po haja inat me veten se e lexova nja 15 here ate poezi dhe spo ja ngajasja ku desh te dilte. Do thuash ti sje i detyruar! Dakort mer plak, po kur shihja qe po komentonte emigranti, losti e te tjere per te cilet kam goxha konsiderate per ato qe thone, thashe na paska lind nje talent i ri. Prandaj kur e mora vesh qe ishte poezi e tipit “pirdh moj gjyshe” me iku truri.
Losti, prap miq ngelemi me plak, tashi ne ndonje pjese te debatit dhe do revoltohemi, po sidoqofte ky forum eshte dhe ska vend per hatermbetje. Dhe kothi do qetesohet se nuk vdiq kush jo
22 August 2008 @ 8:10 pm
yyy, po ti Mand kujton se e kanë lexu nga 15 herë ata që e super-latuan?… unë s’kujtoj ashtu…
sidoqoftë, më duket se s’ka vënd për kaq shumë hatërmbetje; losti na e tha vetë; mund të na kish lënë në errësirën e mendimit se s’kuptuam diçka shumë të bukur që filani apo fisteku e shijoi më shumë sepse e kuptoi. s’më duket se ka fyer njeri, po ashtu. ndoshta po të kishte sjellë një perlë nga ato të vetat nën emrin e Entelës, do e kishte provuar më mirë se çfarë lexuesish ka Peshku.
22 August 2008 @ 8:14 pm
ej..po mu që m’pëlqeu mer çar m’ngeli…
22 August 2008 @ 8:16 pm
Ja dhe një poezi e ngjajshme me këtë (ndjesë që e nxjerr pa leje, po nuk po nuk po ma mban tastjera):
Kjo )nuk( është një poezi
Kjo është një poezi
Për ata që nuk dinë shqip
Ndërsa për shqiptarët
Ky është thjesht
Një NJOFTIM
Se,
Kjo është një poezi
Për ata që nuk dinë shqip
Florian Hida
22 August 2008 @ 8:18 pm
ops, s’e paska ruajtur formën… noch ein mal:
Kjo )nuk( është një poezi
Kjo është një poezi
……….Për ata që nuk dinë shqip
Ndërsa për shqiptarët
………Ky është thjesht
……………..Një NJOFTIM
Se,
Kjo është një poezi
Për ata që nuk dinë shqip
22 August 2008 @ 8:19 pm
Disa fraza ju betohem me jan dukur te ngjashme me disa historira poezish qe i gjen tek bibla por thash ska mundesi……………..
megjithate te shpresoj se jam akoma ne dyshim mendimesh
22 August 2008 @ 8:21 pm
Ooops!
22 August 2008 @ 8:23 pm
fh, thenglat të ngelën. po prit, hej, se ndoshta eksperimenti ka fazën e dytë: losti ia ka fut kot që ia ka fut kot, dhe pret reagimet e kofinit pas të vjelit të të vjelave të para. shih kur të dalë nesër të na thotë që shihni, se nëse s’keni kuptu asigjo, është se jeni vetë bosh.
22 August 2008 @ 8:25 pm
Lost,
ne gjithe keto kohe qe kur erdhe sefte ne peshk e vetmja gje qe kam pyt per ty ka qene : Emigrant perse nuk me ke rrefy per Lostin ?
E kam fjalen per ato poezite para qe ke sjell se dallova klas . Kaq Daje, Sot u bera kurioz te shof blogun per te mesuar me shume .
As do e mendoja dot qe mund te behej kjo pune ne peshk, ndaj po te them aq fjale te renda.
Me beso sot kam pare per here te pare kush je, si emer e kam fjalen. Te kam lexuar ne pothuaj te gjitha postimet qe ke bere ne peshk kur kam pas peshkun perpara. Sepse ta kam vleresuar fjalen, mendimin por edhe reagimin. Nuk eshte se do ndryshoje ndonej gje nga kjo.
Ajo qe nuk me pelqeu ishte prova qe bere. Dhe sic e ke thene dhe vete mund te prisje ndoje gje te perafert si reagim.
Ti nuk ke pse te merzitesh mua fare, po fare sepse kaq i drejperdrejte jam une mik dhe nuk i vij fare emrit , por asaj qe ndodhi.
Une fare mie mund te kisha postu me Entelushka, ndaj ti gjej mundesi dhe kupto cer te dush nga kjo qe po shkruaj une.
Une ketu nuk jam mik me kerkend. Une ketu lexoj cdokend dhe kam te preferuarit e mij, por dhe nje i preferuar me zhgenjen or mik sikurse une ata. Ndaj mos e mer personale.
Une u vura nga dikush ne dijeni qe po ndodh kjo para dy ditesh, por sic mund ta kesh vene re nuk fola deri ne castin kur ti doje ta beje shakane publike, ose deshe ta tallje menderen keshtu hapur.
Nuk jam keq , nuk ndjehem keq mik vllai, vetem se ta them sinqerisht ne konkluzionet qe arrite mund t`i kishe arrit edhe pa e permend shakane-studim.
Dhe nje shtese te vogel : Armiqte e mij nuk jane ne peshk, absolutisht asnje per be dhe as ti mos e mer personale. Ajo c`ka shkruan ti, si poezi e kam fjalen, nuk ngelet ta gjykoj une as dhe do cenohet autoriteti i penes tende edhe nga kjo qe ndodhi.
22 August 2008 @ 8:27 pm
të kërkoj ta heqin? e kam marrë prej njifar’ richi…:) s’e di a është e publikuar a jo. ndjesë.
22 August 2008 @ 8:28 pm
kotherja mke mu mik mos rrej ahahahaahahah
22 August 2008 @ 8:34 pm
akllo …ska problem, leje. I shkon muhabetit.
Cfarë kuptoj unë është se Losti edhe kur do me shkrujt keq, s’mundet. :-0
22 August 2008 @ 8:36 pm
ashtu si s’po mund ti bëj unë këto emotikokat.
22 August 2008 @ 8:45 pm
fh, jashte teme; po kerkoja edhe ke blogu yt, po nuk pashe ndonje informacjon se ku dhe si mund t`i gjejme ndonje nga librat qe ke botuar, sidomos kete te dytin - na njofto, please.
22 August 2008 @ 8:48 pm
Mire, Koth, me sqarove - s`prishena per kaq `igjo.
22 August 2008 @ 9:36 pm
Koth, lene LostT-in se I pajtum je, po duku me shpesh te letersia, bro. Ket po doja me te thon qe me at fillim. Nuk ta them kot dhe nuk ja them cdo njeiriu ket.
e kuptove vete? Nqse po, bravo!!!
Ps po m’vika cudi qe e dije…
22 August 2008 @ 9:44 pm
em, paske shku n`kanad`?
Koth, desha me shtu qe kete prove nuk e bera t`i mbush mendjen vetes, por te tjereve qe hyjne e dalin ke peshku, si dhe te perhershmeve.
22 August 2008 @ 9:48 pm
Losttext,
Ja tani do ta them mendimin time tamam tamam per poezine mandje me vargje ( meqe te pelqenin vargjet e mija me shume se proza )
I ke rene trupit rrotull e perqark
Nga fyti konkav
Ne melci
veshke, themer
Losttext, o njeri pa zemer!
(lol)
22 August 2008 @ 9:59 pm
Mire, Izabel, e meritoj
22 August 2008 @ 10:04 pm
Jo mer LostT, I bo blacku I berreve kto marifete.
Ps I gjymes llafje s’m'the per bejtet :p
O entele, o top sheqere
Ty te zgjodhen brigadiere.
22 August 2008 @ 10:07 pm
poezia eshte ende e mire. meqe ketu tani po hidhen poezi me lidhje e pa lidhje, po e fus dhe une 1 serioze me kofsha pule, dhe me rime e kuptim tradicionalo-realist (kuptohet ndryshe nga stili im penepastervitur
) :
Poezi me rime (per shijuesit)
Unë jam trim blogjesh, asgjë nuk më ndal

Pa frikë ia shtroj gishtin tastierës
Google më ka bërë intelektual
E ndjek unë debatin mbas erës
-
Jam mjeshtër i satirës, sarkastik më thonë
Sa koka dërrmova në Net
Aty ku njeriu-njeriun s’shikon
Aty bëj unë luftën e tretë
-
Ah sa i suksesshëm, sa para do shkoj
Sa shumë do fitojë kjo logjikë
I zgjuar siç jam nuk kam pse lexoj
Vazhdoj rrugen time pa frikë
-
Unë kapem pas fjalës, ajo është për mua
Mjet pune dhe mjet argëtimi
Idenë e përbuz, atë nuk e dua
Ajo vjen veç erë masturbimi
-
Unë jam letrar, edhe shkencëtar
E k’pus unë në mes politikën
Marangoz, inxhinjer edhe katunar
Specialist edhe për gjimnastikën
-
Dhe të mos harrohet jam mjeshtër i humorit
Një djalë i dashtur nga femrat
Me mouse i bie përditë kraharorit
Më grisen çorapet nga thembrat
-
Sa shokë kam online, sa shumë më duan
Një ditë do t’i takoj që të gjithë
Po ai që në blogje me mua e kruan
I ka bërë hesapet me bithë
—
djale i keq nuk jam
kam edhe kallam
a do beheni shoqe si me pare ???