Identifikohu



Regjistrohu

Demokracia ka nevoje per pjesemarrje

Esenca e demokracisë është (nga vete fjala) “pushtet i popullit” por që në shqipëri ky term deri më sot është interpretuar si abuzim dhe shfrytëzim me pushtetin e popullit nga ana e një filozofie politike ku principi i etjes per pushtet, dhe abuzimi i pa skrupullt ka fshirë cfarë dol lloj principi demokratik.

Demokraci do të thotë mbrojtje e atyre që quhen të drejtat dhe liritë e njeriut por këto te drejta dhe liri të njeriut shkelen për ditë e më shumë në Shqipërinë tone. Liria e opinionit dhe e informacionit, thekson filosofi i liberalizmit John Stuart Mill për cdo vënd që aspiron drejt shoqërisë demokratike është themeli i saj, kurse në Shqipëri themeli i qeverisjes së një klase politike mediokrësh eshte metoda e qeverisjes autoritariste. Demokraci do të thotë që shteti të përpiqet për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Por në Shqipëri është treguar që mundësit janë vetëm të një oligarkie e cila uzurpuon me votën e popullit e ku fryma e barazisë demokratike nuk ka egzistuar e as që duket në horizotin e filozofisë së tyre..

Demokraci do të thotë që ligji të jetë i barabarte për të gjithë. Por fatëkeqësisht shqipëria ndodhet ende larg një realiteti të tillë. Megjithëse në vendin tonë egzistojnë institucione të cilat në teori janë të krijuara për të garantuar paanesin dhe zbatimin e ligjit,fatëkeqësish cdo ditë e që vjen ato po largohen me shume nga identiteti qe duhet te kene. Nga institucione të garancisë së ligjit mbi të gjitha po shëndrohet në garanzi për pushtetin mbi të gjitha. Filosofia e demokracisë kërkone respektimin e mendimit ndryshe por e vetmja filozofi që po mbizotëron në shqipëri e që po mban peng fatin e një populli është groposja e cdo lloj mendimi ndryshe.

Te jesh shtetas i nje vendi demokratik do te thote qe shteti te mbroje dinjitetin e qytetareve te tij ndersa dinjiteti i shqiptare shkelet, e fyhet vazhdimishtne nen indiferentizmin e plote te shtetit tone.

Por…, demokraci do te thote edhe pjesemarrje aktive e te gjithe qytetareve ne jeten politike te vendit. Ne fund te fundit qe te respektohen te gjitha keto qe u thane me siper e te ndertoshe nje shoqeri demokratike, nje shtet ku te mbizoterojne idealet e lirise dhe barazise, duhet dhe nje shoqeri aktive. Nese demokraci do te thote pushtet i popullit atehere te gjithe duhet te ndjehen te perfshire ne ate cka behet me pushtetin e popullit ne ate cka uzurpuesit e pushtetit te popullit vendosin duke shkelur te drejtat e tij. Ne qoftese duam trajtim te barabarte duhet kerkuar me te forte qe ligji te veproje ne favor te drejtesise.

Mbrojtja e dinjiteti kerkon qe te ngrihet zeri e te uleritet me te madhe sa here qe perdhoset ai. Demokracia ne teresine e saj qe te funksionoje –sipas mendimtarit te demokracise Toqueville- ka nevoje per nje shoqeri aktive, per nje shoqeri qe te marri pjese ne ate ç’ka thuhet, ne ate qe vendoset e ate qe behet nga mbajtesit e pushtetit. Ka nevoje per nje shoqeri qe te mos jete pasive atehere kur shkelen idealet principet e saj. Qe shqiperia te behet nje vend demokratik, me liri dhe te drejta te barabarta ka nevoje per ndryshim ne mentalitetin qe mbizoteron ne shoqerin shqiptare sot, ku te gjithe vrapojne neper mitingje duke valevitur flamurin e njeres apo tjetres parti dhe mbajne qetesi kur dikush tjeter luan me te ardhmen e tyre. Demokracia e vërtetë nuk mësohet e, aq më pak, nuk bëhet për një ditë, por ne të gjithë shqetësohemi edhe me nivelin pothuajse 20-vjeçar të demokracisë sonë.

Në disa vendime apo veprime të politikes apo vetë shtetit faji i takon dhe qytetareve. Ky faj vjen edhe për shkak të mospjesëmarrjes në krijimin e institucioneve demokratike. Nuk mjafton që demokracinë dhe nivelin e saj ta vendosin një grusht oligarko-militantësh. Sado të dobishëm që janë ata për partitë e tyre, ata nuk mund të jenë aktoret kyesor që te përcaktojnë fatet e vendit. Keta do të ishte mirë të respektoheshin brenda partive që ata përfaqësojnë, me qëllim që të mos flaken në rrugë, kur “nëna parti” fiton dhe s’ka nevojë për ata. Demokracia është një koncept institucional më i gjerë sesa funksionimi i një force politike. Ajo ka nevojë për një pjesëmarrje më të gjerë nga të gjitha shtresat. Filozofia e përfitimit të drejtpërdrejtë nga kontributi në vendimmarrjen demokratike nuk është e kohës. Duhet një pjesëmarrje më e gjerë e opinionit shoqëror në fatet e vendit (jo vetëm për ditën e votimit), kjo gje do të ishte dhe një mekanizëm i mirë për të bllokuar gabimet që janë vënë re deri më tani.

MARION GAJDA

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

28 Komente »

  1. Koth thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 12:43 pm

    Marion,

    ma para, ne kohen e qemotit i thuhej “Pushteti Popullor” dhe mund te kene kuptim te njejte, pofiks fare nga ana praktike.

    Ju faleminderit per referatin *. :)

    * Ky termi referat do i pelqeje shume Idrisit . :)

  2. Tironsi thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 2:48 pm

    Katnaria osht e pafajshme…Ku e din ajo cere osht demokracia

  3. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 3:31 pm

    Shkrimi eshte kuptimplote ,mjaft domethenes per ate pjese te shoqerise Shqiptare , qe vertet , nuk ka te beje me / pafajesine e “qytetarve te sotem” ( duke cituar Tironsin ) , por edhe pse ai ka shume te drejte , ne fund te fundit , katnari per der sa ka zbrit ne qytet, duhet te “perpiqet” te kuptoje e angazhohet ne ate qe nenkupton Demokracia , ne nji far menyre per tu bere edhe vete Qytetar!
    Vetem se per rastet kur kta Katnare arrijne te jene pjese e qeverrise , te “Udheheqin” ather Katnaria Demokrate , e kthen kete shoqeri ne Demokraci Katnaresh !

  4. lumidrin thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 4:06 pm

    Artikulli nuk eshte per tu hedhur,por duhet te jete me i qarte,sidomos kur thuhet-”Mbrojtja e dinjiteti kerkon qe te ngrihet zeri e te uleritet me te madhe sa here qe perdhoset ai.”
    Mbase duhen fakte per te njohur me mire ku perdhoset ai,ndryshe jep mundesin ku secili quan te perdhosur ate qe tjetri e quan te drejt.
    Duke qene te bindur se dinjiteti i nje pjese te shoqeris nuk duhet te sjell perdhosjen e pjese tjeter.

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 4:35 pm

    o Tironsi, o kriminel!… :) :) :)

    Koth, Idris do te thoshte, he e bere “plankonspektin?” ;)

    @Moza: ne kemi katunari hormonale….. ka qen nej “outlier” ai xhaja… :P

  6. M O Z A thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 4:39 pm

    Outlier po po
    Po he se ja gjen ti i cluster :-) edhe ta bash objekt studimi :-)

  7. toko thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 4:52 pm

    Duke ndjekur humorin e bukur (sinqerisht kjo) tuaj ketu. me dashje apo pa dashje kemi aritur te tere ne nje pike. Marion e ka trajtura bukur ne teme rolin e demokracise, por sic i thone nga anet tona “Ja thua por kujt ja thua” Pra teorikisht shume i bukur dhe ideal. Ide te tilla me kujtojne plakun tim qe mendonte se komunizmi do ti bente te tere te hanin me luge te flonjte. Por sic e thote dhe humori i peshkatareve “katunari” qe perben 95% te votuesve as qe e kupton kete. Problemi shtrohet si do ta bejme “Katnarin” ta kuptje kete dhe ta mesoje kete.
    Per tu mos u bere boze apo dhalle une e kam dhene mendimin tim ne shume tema te tjera per kete lloj demokracie idealiste, dhe si mund te arihet tek ajo mbase jo ne masen 100% ( eshte idelaiste dhe s’ka realitet) por te pakten ne masen 75-80% sic e kane tere vendet e zhvilluara .

  8. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:02 pm

    Cajup,

    Nuk kam shume kohe qe lexoj artikuj e komente ketu tek peshku, po me ka rene ne sy nje tendence e madhe per te bere nje barazim midis termit “fshatar” (apo nqs. perdor termin e shume prej jush, “katnar”), dhe termit “nenshtetas i klasit te dyte”. Ndoshta jo fjale per fjale, po konteksti aty te con. A nuk eshte turp qe nje pjese qe e konsiderojne veten “qytetare” mbajne hunden perpjete, vene pseudo-vlerat e tyre “qytetare” ne piedestal vetem per te pare nga siper ata te cilet sipas kritereve tuaja s’paskan arritur te meritojne te njejtin titull? Mendoja se kur flitej per demokraci, behej fjale per te drejtat e cdo nenshtetasi shqiptar, jo per t’i ndare ne kategori si thote dhe nje shprehje “Ca i ka pjelle nena, ca lopa”. Sipas komentit tend, “katnari” qe ka zbritur ne qytet u dashka te kuptoje demokracine per te mos iu ulur namuzin qytetareve, po ne dreq vafte ai “katnari” qe mbeti pas ne katund e fundi fundit ushqen “qytetaret” me punen e vet. Goxha arsyetim, na rrofte e ashtuquajtura “qytetari”!!

  9. Idris thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:13 pm

    E ke kap bukur EMI.
    Me vijne nga i here afer outlier-et, po kshtu ja sa ti prek por nen shembullin e USHTRISE MODERNE te sotme me min.Loje LUFTRASH ,i kom fut tek shkurtimoret.(keshtu e perktheva).
    Admin.kane fillu te ecin nga poshte -lart ose si gaforja. Nga tema te HIGH level, kane fillu me pru nga keto te MOZES :P ;) ;) :).
    Tema lektoresh fshati. “Ne na duhet te kemi nje demokraci te forte” :D :D

  10. M O Z A thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:17 pm

    Demokracine ene gjerat e tjera na duhet ti kemi te forta perhere :-)

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:27 pm

    WASU, me duket se e ke gabim.
    Llafi eshte pak a shume per: http://www.thefreedictionary.com/civilized

    Por si gjithmone, eshte ceshtje perkufizimi. Duhet nje here me u siguru qe flitet per te njejten gje.

    Idris:
    “Socializmin e ndertojne masat, Partia i ben ato te ndergjegjshme” ;)

  12. M O Z A thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:52 pm

    Ka krahu jot jam zogu !
    Ku e rr.uj une per adfshesmin mer

  13. Qafir Arnaut thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 6:05 pm

    qyre qyre..Pse ere per katnarin o bo kjo dhimokracja ee? Tobestrafkullah…ene kete nuk ma priste rradakja.

  14. toko thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 6:11 pm

    Wasu,
    Une personalisht te jap te drejte per keqkuptimin. Por te pakten ne komentin tim te siguroj qe eshte keqkuptim.
    Une ne “Katnar” nuk kam patur parasysh aspak personin qe vjen nga fshati pavarsisht se fjala “katnar” direkt ka ate kupitm. Une kam perdorur “katnarin” si sinonim te asaj pjese te popullsise ( nga qyteti njesoj si edhe nga fshati) qe ne keto 18 vjet ka votuar vetem per Bershen, Nanon apo Ramen dhe companine e tyre te ujqerve qe i ndjekin nga pas si shqera. Keta po ti shikosh nuk jane fshatare dhe me keq ne paraqitje shpesh jane dhe intelektuale, ( ti degjosh ca nga keta katnaret qe them une, te lot tepeleku i kokes nga elakuenca kur falsin per demokraci, pavasisht se kur veprojne veprojne jane njesoj si ata qe dalin neper mitingje e tubime e ciren duke thirur Rofte Parti me ne krye shokun/ zotin X dhe Y)
    Keta kam patur parasysh dhe e perseris azgje te perbashket me fshatarin. DHe fatkesisht e perseris, keta katnare jane shumica e popullsies me te cilet Marion kerkon te greje demokracie e permendur ne shkrimin e tij

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 6:21 pm

    ke fillu me i lone frazat pegjys, idriso…. s’osht shenje e mire kjo… munges fosfori…. ;) …jo per gjo, po them se duhet te jete me rime ajo qe prune(shkolla S. Daja, apo jo), ene vuuu i liste e gjate me emra mu pa dashje ne koke…. dilli, (dmth diell), ose milli (dmth miell), ose k’shilli (dmth k’shill)…. etj etj….

  16. Idris thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 6:40 pm

    Mo m’ luj hedreq se qok m’ron…Une kom qysh dje qe po t’them perfunoi mendimet…:) ti u kujtove sot me lujt …. :P
    Ime m’luj :D…. dhe ke per ta kuptu se osht e thelle kjo puna e demokracise ne fshat e ne qytet.
    Demokracine e ndertojne masat,Partia i ben te ndergjegjeshme ato.

  17. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 7:04 pm

    Toko,

    Po shkojne keqkuptimet zinxhir me duket. Nuk jua marr me te keq kur flisni per injorance, jam shume e vetedijshme se kjo e fundit eshte e keqja me e madhe e Shqiperise. Fjalen e kisha tek ai kategorizim qe per shume sherben si justifikim per urrejtje, sidomos kur permendet “Na u ka mbush Tirana…me fal, TirOna, me maloke”. Sepse doesmos, sipas ketij gjykimi, kushdo qe ka zbritur nga mali duhet te jete medoemos koketrashe. Po rralle na bie ne mendje se kategorizime te tilla jane pjese e injorances qe s’po na le te bejme nje hap me tej. Me vjen rende kur kujtoj qe ne Fier (ku kalova nje pjese te mire te femijerise) shiheshin shtrember te gjithe ata te cileve mund t’i vinin epitetin “malok”, “kosovar”, “cam”, “evgjit” etj etj, pa marre ne konsiderate faktin se te gjithe jetonin ne te njejtin komunitet, shkonin ne te njejtat institucione edukimore, punonin ne te njejtat pune, kishin te njejtat gezime e te njejtat halle.

  18. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 7:39 pm

    N’Forume tema interesante / q’degjenerojne nga “kritik”…..
    qofshin kto aktuale per shoqerin ose per Historin,
    “komentohet” e shkruhet (disi shqip) por pa asnji kuptim,
    primitiv nga permbatja asgje afer asaj qe quhet llogjik……

    C’te jene valle kta “Tipa” / kte pyetje i bej vetes shpesh….
    si pergjigje, si gjithmone ( c’mund te vij tjeter ) dicka e pa shpres .

    Dikush belbezon,( me vetveten) , cfare absurde tingellon,
    fjale e fraza te cuditeshme qe veshtire per vec tij ,tjeter i kupton,
    i duket vetja “Krenar” -( or -nar) duke shetitur me budalliqe posht e lart….
    edhe pse dikush vec gishtit te mezit ngre perpjet -1- pjese tjeter te trupit sipas te tijes art …..

    Padyshim qe ktu duhet te shkruhet brenda nje llogjike,
    e kjo vertet , prej atyre qe thjesht, ne fund te fundit dicka n’shqip e seriozitetin e temave kuptojn…..
    veshtire eshte per nje tru apatike…
    qe brenda asaj llogjike Jete….. te komunikojne !

    Hej Patriot !!!!!! - Ajo lloj e pakuptimte “Arrogance” ne te te shprehurit shqip eshte thjesht nji karikature e “Krenarise sate …ne te shprehur ”

    Personalisht , mendoj se , Demokracia kerkon perkushtim , pershtatje me Boten qe na rrethon dhe perpjekje per konsolidimin e saj , duke e marre cdo gje seriozisht nder shqiptaret e Shqiperise !

  19. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 8:06 pm

    VASU_ duke lexuar lart shkrimin tend duke mu drejtuar mua, dyshoj se e ke konceptuar jo drejt , nuk ka te beje aspak me rracizem(ca te nenes/ca te Lopes-) por mendoj se ka nji kriter ne cdo vendbanim te ri, ku personi vendoset te jetoj , - e para i pershtatet ambientit, mentalitetit, duke u munduar (ashtu si dhe Ne qe kemi emigruar jashte,) te rrespektoj e kontriboj ne ligjet e rregullat e vendit te stacionuar , apo jo VASU! Por fatkeqesishte shpernguljet ne qytete ne Shqiperi e sidomos ne Kryeqytet -Tirane kto 17-vjete kane vertetuar te kunderten , tani a nuk duhet ushtruar presion karshi kesaj “Tufe”, un mendoj se po, perndryshe nuk do te exzistojne me qytete , e kjo do te ishte nji fatkeqesi e madhe per Shqiperine !
    Sa i perket shkrimit tjeter ktu lart mendoj ke te drejt, edhe un jam rritur e kam pasur shoke si cam,kosovar , jevgjit, ne lagje edhe malok, dhe i kam shok edhe sot , por le mos ti ngaterrojme temat se sdo te kishte kuptim Demokracia !

  20. Pjer Thomas thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 9:32 pm

    Autori nuk e kishte keq, por si e tha dhe njeri/a ketu; Kujt ia thua. Politikanet shqiptare nuk ndigjojne mire nga ky vesh. Parvarsisht se shumica e politikaneve qendrojne me poshte se mesatarja e intelektit te popullit, ata/politikanet nuk preferojne te ndigjojne zerin e njerzeve apo te pakten te specialisteve.

  21. Tironsi thotë:

    8 Dhjetor 2007 @ 1:08 am

    Per ata qe s’e kon pa Qazim Mulletjen:
    Katnaria osht e pafajshme…ku e din ajo cere osht fecizmi? Keto fjale i thote Robert Ndrenika te Prefekti dhe mua me duken shume te vlefshme dhe sot.
    Me “Katnaria osht e pafjshme” s’desha te fyej askend dhe kerkoj falje nqs e kam bere. Thjesht doja te thoja qe ky eshte populli yne, pjese e te cilit jam dhe une qe jap mendime ketu po kur vjen puna per tu ndier rri urte.
    Popujt e tjere qe jane perpara nesh, per mendimin tim, e kane arritur ate stad ne 2 menyra
    1 vete katnaria (kupto populli, pavaresisht qytetare apo fshatare) ka qene e emancipuar dhe kane ushtruar dhe ushtrojne presion mbi eliten apo lidershipin per te mos dale nga shinat. Vende te tilla une do klasifikoja Angline, Francen…pergjithesisht vendet europiano perendimore
    2 katnaria ka qene e pafajshme si ketu te ne po kane pasur lidership te pergjegjshem. Amerika, Kanada, disa vende te Europes Lindore qe sot kane ecur shume perpara nesh kane pasur lider jo-vampira.
    Ne kushtet tona kur shumica e popullit, jo per faj te tij, eshte inocent e i paditur, me duket e tepert t’ia veme fajin atij. Me mire do ishte qe ne “te shkolluarit” presionin ta ushtronim ndaj lidershipit dhe jo te pafajshmeve

  22. Tironsi thotë:

    8 Dhjetor 2007 @ 1:15 am

    Tani shpresoj te kem qene politically correct :)

  23. losttext thotë:

    8 Dhjetor 2007 @ 8:45 am

    Shoh ke prirja e pergjithshme e shqiptaresve (etiketimet si malok, katnar, ju tironcat jeni rob koti, ju labet jeni keshtu, lalucet, e me radhe e pafund), ngashnjimin e mjere per t`i mbushur mendjen vetes se eshte me i/e mire se tjetri.

    Ky ngashnjim eshte i mjere jo pse vetem i padrejte dhe i denueshem, por me shume per faktin se eshte kunder-produktiv ngado qe ta vertisesh, sepse asfikson tolerancen dhe cungon vete protagonistin duke e denuar kete te fundit te persillet vetem ne rrethin e vet te ngushte familjar e shoqeror. Keto pastaj perkthehen ne jetezgjatjen e manifestimit te nepotizmit, ryshfetit, kercenimit, genjeshtres dhe nje aradhe “cilesish” qe s`ka thes qe i mban.

    Eshte shume kollaj qe prej ketyre ndarjeve dhe stigmatizimeve, te kalohet ne pershkallezimin e tyre sipas perkatesise fetare, gjinore, dhe pse jo, edhe klasore.

    Ne keto marrje dhe dhenie me njeri tjetrin, gjithnje perplasemi me kulturen, apo me mire, mungesen e saj. Por kultura boshe, ne pjesen me te madhe, qe serviret neper TV e gazeta, nuk ben asgje per t`i rrafshuar kundershtite nen rrokamen e etiketimit; perkundrazi, i ushqen ato papushim, si kerpudha helmatare nen shiun acidik te perendise Para`.

    Ketu nuk eshte pune faji, sic thote Tironsi me lart, sepse faji gjithnje mbetet jetim, por eshte me shume pune pergjegjesie e perbashket. Ke tema tjeter “Veteizolimi,” ca thone qe shteti duhet te pjesemarre me intensivisht ne institucionin shkollor te edukimit, ca thone qe ky i fundit duhet te mbaje pavaresine e tij. Por shteti, mendoj, ne kete mugullim demokracie qe jemi ne, duhet te INVESTOJE totalisht ke sistemi shkollor, dhe ketu fjala kyce eshte investim dhe jo “nderhurje.”

    I meshoj edukimit sepse familja shqiptare, cerdhja tjeter e rendesishme e edukimit, mund te thuhet qe eshte e coroditur nga te gjitha anet. Vetem nje forme organizimi, te cilen vetem shteti mund ta marre persiper, mund te hedhe faren e demokracise me gjere e me larg neper skutat e “katundarise” sone shpirterore.

  24. Andivlora Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Dhjetor 2007 @ 6:37 pm

    populli shqiptar eshte nje popull tifozash disa bejne tifo per njeren parti (skuader), disa per tjetren parti (skuader), te tjeret rine e fryjne syte.
    Populli eshte i papune, s’ka uje te laje syte, s’ka drita te beje mesimet, s’ka rruge te sakta, vetem ca gjysmake ku mund t’i paqezosh rrugica.
    Populli tamam duhej te ishte ngritur me protesta dite e nate per kushtet me minimale te njeriut, kemi 17 vjet qe genjehemi perdite po nga te njejtet, turp.
    E meritojme te jemi keta qe jemi, ca tifoze te mjere, mjerane.

  25. artan thotë:

    8 Dhjetor 2007 @ 7:46 pm

    Ky artikull nga nje vesh te hyne ,dhe nga nje vesh te del ,jo se problemet nuk qendrojne ,por sepse jane shume i pergjithshem ..

    Demokraci do të thotë mbrojtje e atyre që quhen të drejtat dhe liritë e njeriut por këto te drejta dhe liri të njeriut shkelen për ditë e më shumë në Shqipërinë tone. Liria e opinionit dhe e informacionit, thekson filosofi i liberalizmit John Stuart Mill për cdo vënd që aspiron drejt shoqërisë demokratike është themeli i saj, kurse në Shqipëri themeli i qeverisjes së një klase politike mediokrësh eshte metoda e qeverisjes autoritariste.

    Populli , nuk po njef robet e shtepise , dhe jo me c`fare ka theksuar filozof John Stuart Mill ,

    Populli do ta beh zap politiken dhe qeverine vetem atehere kur te paguaj taxa ,dhe ti dhimbset paraja e xhepit te vete nese ajo shperdorohet .Popujt e tjere te demokracive perendimore ,nuk jane indiferent dhe bejne demonstrime te fuqishme ,kur realisht preken dhe ndjehen se u eshte prekur xhepi pikerisht, atehere kur cenohen shpenzimet publike ,ose abuzohet me fondet ,apo kur nuk sigurohen ,nevojat me te domosdoshme te jeteses nga qeveria ose politikanet.
    Po te paguaj taxat populli shqiptar do te behet me i fuqishem,dhe do ti mbroje te drejtat e tija me shume me mire sesa sot !

    Kuleta e secilit kur boshatiset ,ose kur shperderohet te detyron me shume ,te kerkosh dhe te ngresh zerin larte e me larte ,te ben me shume demokrat !

  26. marsi thotë:

    9 Dhjetor 2007 @ 4:17 pm

    Cfare thuhet me larte,e ca thu ti o artan…po normalish qe keto budallenjt e shqiprise nuk e njofin ate filozof se njofin vetem ca thote enveri dhe cuni i vete sala…po ai filozofi aty ka dhane nje konttribut shume te madh me idet e veta per shtetet demokratike sot,sepsedhe kto vende qe sot jane demokratike,jane fale mendimeve te njerezve si puna e atij filozofi..po shqiptaret nuk dun filozofa qe flasin per lirine e barazine dun padrona qe i rrine siper kokes dhe ja shtypin sa here e ngrejn..

  27. Tironsi thotë:

    10 Dhjetor 2007 @ 3:55 pm

    Ti Marsi, pak me i kujdesshem po deshe. Ne kemi c’kemi do i zgjidhim. Po te jete per filozofi demokratike nuk jane shume me te mire se ne edhe popujt e tjere, jo. Mos fol me percmim per shqiptaret se te pakten s’i kemi bo dem te tjereve keto shekujt e fundit. Italianet i boni zap Ducja, gjermanet i hipnotizoi Hitleri sa s’lane krim pa bere, serbet dihet c’bene me Miloshevicin dhe sot po i terheq Koshtunica per hunde. Ne te pakten ashtu rakapjerthi po ecim para si breshka e dem s’i kemi bo njeriu. Prandaj pak me respekt per shqiptaret.

  28. marsi thotë:

    10 Dhjetor 2007 @ 7:41 pm

    O tirona qe po te isha tamam nga tirona nuk do i shifshe gjerat keshtu. ke te drejte se ne shqiptaret nuk kemi bo dam te tjereve,perkundrazi nga qe jemi shume te zghìjut i kemi bo vetem vetes.enverin salen tosin dhe prap salen i kemi majt per vete dhe i kemi dash dhe i dum shume.mgjtht..mgjtht sikur ti pysnin nje here keto vendet fqinje ku ka shqiptare si itali psh,gjermania apo anglia nuk ma mer mendja se do thone qe ne shqiptaret jemi aq te urte e nuk i bejm dem njeriu.mjafton te shofesh lajmet per dite dhe e kupton.kjo nuk eshte ceshtje percmimi se dhe une shqiptar jam e nuk e mohoj kurre,por duhet me e pa realitetin ne sy.saper ate filozofin aty lart e per te tjere si puna e atij,pak me rrspekt,se ata kane thane nje kontribut aq te madh jo vetem per vendet e veta por per te gjithe njerzimin,dhe nuk me duket qe te jete i krahasuheshem me ndonje figure shqiptare te rangut te tij.Pra pak me rrespekt per figura,qoft te huaja,qe kane dhene kontribut te pa cmuar me veprat e tyre per te gjithe.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.