Deklaratë për shtyp e Shtabit të Përgjithshëm
Tiranë më 24.03.2008
Në respekt të ligjit dhe të institucioneve, në respekt të dhimbjes për jetët e humbura në ngjarjen tragjike të Gërdecit, Shtabi i Përgjithshëm me ndërgjegje të plotë nuk ka pranuar të dalë para mediave për të bërë deklarata megjithë insistimin e madh dhe të vazhdueshëm të tyre duke bartur kështu me ndërgjegje edhe një kosto jo të pakonsiderueshme në lidhje me rolin e tij në këtë ngjarje. SHP ka qenë i mendimit se në një moment të tillë të një ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme elementi emocional është shumë i fuqishëm e për pasojë ekzistojnë mundësitë që mesazhet që bartin elementë racionalë mund të mos merren në konsideratë.
Në ndryshim me qëndrimin e djeshëm të këshilltares politike të ish-Ministrit të Mbrojtjes, SHP ka qenë dhe vazhdon të jetë i mendimit se vlerësimin për gjithcka ndodhi në Gërdec, në lidhje me përgjegjësitë ligjore të institucioneve por dhe të personave përgjegjës duhet ta bëjnë institucionet e specializuara për këtë punë. Duke dashur të largohemi nga retorika boshe dhe shfajësuese për shumë ndër pikat që u deklaruan dje me synimin e vetëm informimin objektiv të opinionit publik, SHP është i detyruar që këtyre pikave t’i përgjigjet me argumenta, të cilat bazohen në urdhërat, vendimet apo shkresat e tjera ligjore.
Konkretisht lidhur me pretendimet e pikave 1 dhe 2 të deklaratës për shtyp dëshirojmë të informojmë opinionin publik se specialistët e Shtabit nuk janë prononcuar për paraqitjen filmike të bërë nga përfaqësues të kompanisë SAC me një laptop në paradhomën e Sekretarit të Përgjithshëm të MM, dhe nuk ka informacion për faktin se cili institucion me cilin tagër i ka vlerësuar këto materiale në emër të palës shqiptare. Në qoftë se Ministri ka autorizuar një strukturë ose një person për ta bërë këtë, kjo nuk është përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm.
Duke vazhduar më tej në pikën 3 ka një keqintepretim të qëllimshëm të pozicionit të SHP. Do të ishte mirë që paragrafi të vazhdonte dhe për hir të transparencës ndaj publikut dhe mediave, po e citojmë të gjithë në mënyrë që gjithkush të bëjë krahasimin dhe dallimin mes deklaratës së djeshme dhe pozicionit të SHP për këtë çështje. Duke kundërshtuar ngritjen e një qëndre të tillë në Bërzhitë, SHP i shkruan ish MM si më poshtë:
“Qëndra për demilitarizimin e këtyre municioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet negociatave midis palëve, pasi rajoni i Bërzhitës nuk është i përshtatshëm dhe as i licensuar si për depozitim ashtu dhe për asgjësim municioni. Ky rajon ndodhet pranë rrugës nacionale Tiranë – Elbasan dhe nuk merret përsipër sigurimi i energjisë… Për municionet me moshë mbi 25 – 30 vjeçare që kalojnë në proces demontimi, në praktikën tone, baruti i tyre i nënshtrohet asgjësimit me djegie në natyrë.”
Ky pozicionim tregon se SHP nuk ka qenë palë në tratativat për realizimin e këtij projekti, madje ai është anashkaluar me paramendim pasi ka refuzuar implementimin e tij në rastin e Bërzhitës. Pika 4 dhe 5 e deklaratës së djeshme nuk hedh dritë mbi çështjen, pasi pas refuzimit të Bërzhitës zhvillimet kanë qenë më tepër të natyrës administrative dhe asnjë strukturë civile e ushtarake nuk ka paraqitur në Shtab ndonjë mendim në lidhje me vendin e ndërtimit të fabrikës.
Vendosja e fabrikës në Gërdec ka qenë një vendim që ka anashkaluar autoritetin ligjor të Shtabit dhe kjo duket dhe në urdhërin e MM që cakton vendin e ndërtimit të fabrikës. Në këtë urdhër që nuk u paraqit në shtab as si draft, nuk ka asnjë sigël të Shtabit. Edhe njëherë Shtabi nuk ka qenë palë në këtë vendim marrje.
Në fakt duhet thënë se ky vendim ka qenë vendimtar për vazhdimin e procesit deri në ndodhjen e aksidentit, pasi përcaktoi vendin e ndërtimit të kësaj fabrike. Për pikën 7, në lidhje me VKM 138 datë 14.08 2007, duhet sqaruar se historia e saj fillon me variantin prokurim i drejtë përdrejtë me kompaninë, dhe më pas në variantin e dytë të kësaj VKM-je, përfaqësuesit e Shtabit kanë firmosur vetëm në relacionin shoqërues për Ministritë e tjera. Në pikën 8 kërkojmë të sqarojmë se Urdhëri Nr. 550 datë 25.04.2007 i MM në momentin e përgatitjes së tij nuk ka kaluar përmes SHP.
Mendojmë se në këtë pikë duhet të ndalen organet e specializuara për t’i dhënë përgjigje pyetjes se përse MM ka shmangur SHP nga vendimmarrja për përgatitjen e urdhërit që përcaktoi vendin për ndërtimin e fabrikës. Përse ky urdhër ka kaluar vetëm përmes drejtorive të MM dhe jo të SHP. Vazhdimësia e procesit me kontratën e dytë ishte llogjikisht vazhdim i punës në të njëjtin vend, për më tepër kur kjo praktikë i është drejtuar Shtabit me shënimin “Për Veprim” kuptimin e kësaj shprehje e njeh mirë çdo ushtarak në Forcat e Armatosura.
Gjithashtu duam të theksojmë se asnjë lloj vizitë i kujtdo autoriteti ushtarak apo civil sado i lartë qoftë nuk kupton dhënien e certifikimit të asnjë aktiviteti. Certifikimi bëhet me rregulla e autoritete të veçanta të përcaktuara po me ligj. Për të sqaruar më tej opinionin publik, SHP i kërkon në mënyrë publike ish MM t’i përgjigjet kësaj pyetje: Përse ai miratoi Gërdecin pa mendimin e shprehur me shkrim nga SHP dhe pa kundërfirmat përkatëse në dokument? Ky është dhe guri i themelit të kësaj fatkeqësie, gur që rrokullisjen e tij e filloi kur nga zyra e Ministrit të Mbrojtjes ju dha përgjigje pozitive projektit të kompanisë SAC.
Faleminderit!


24 Mars 2008 @ 7:59 pm
Or ti i shtabit qe merr urdhra prej politikes…urdheroje politiken te rrije sus perndryshe ia shtyp koken
24 Mars 2008 @ 8:07 pm
SKANDAL, ai MEdiu dhe beri gjithe gjemen e gjithe kete katraure po tani do te djege persona te tjere te mos e mbaje vete fajin dhe leket qe ka marre bashke me ate monxillen zevendesministren qe ka aty ne ministri qe ne kohe te Majkos, Mediu eshte vetem nje mashtrues asgje me shume, ti xjerre ato leket qe ka marre deri tani e tia jape atyre te shkreteve qe i la pa shtepi e katandi. TE pakten te respektoje dhimbjen e te mbaje ate pjese te fajit qe i takon. kaq
24 Mars 2008 @ 8:09 pm
E forte Qafir. Zgjidhja e vetme ShPU ti thote politkes SUS
Mbase kjo eshte e vetmja forme. SHPU ti thote SUS politkes. Cizmja ushtarake ti thete SUS atleteve te politikes. Uniforma ushtrake SUS kostumit dhe kollares se qeverise.
Mbase jo kot thuhet se me ADN jemi nga nordiket dhe me mentalitet nga anadollaku Turqi.
24 Mars 2008 @ 8:12 pm
Kena 27 bataliona, i ndajme ne 7 Kamiona, sa bataliona kena ?
24 Mars 2008 @ 8:22 pm
Pse Toko, zgjidhje e gabuar do të ishte???
Të gjithë ata oficerë të shkurtuar nga reforma, (kur shteti paska pas gjithë këto punë për të bërë akoma me armatimet dhe që ata mund ti bënin mjaft mirë), pra këta zotërinj, të bëhen me SHP, dhe tju tregojnë vëndin të gjithë langaraqëve të politikës.
24 Mars 2008 @ 8:23 pm
Po he pra pse Ministri Fatmir Mediu ky bizbiq, ka dale mbi veton e Shtabit te Pergjithshem,?
Kush do ta haje tani,Ministri apo Shefi i Shtabit…kaq duhet per te hapur lojen me kungulleshka.. pse nji,? po sa ? dy. pse dy? posa? nji .. pse nji? po sa ? dy……
Mjere ata viktima se ne dore te kujt kane qene ..!!!!.
24 Mars 2008 @ 8:54 pm
Kjo eshte nje shenje shume e mire. Shpresoj qe kjo deklarate per shtyp te mos ngelet ketu.
24 Mars 2008 @ 11:20 pm
Me ADN greket jane nga ne edhe ata e vune junten sa u vuri robve mendjen te terezi tani shesin si pordhe si evropiane. Ai gomar ate samar do. Pajk!
25 Mars 2008 @ 4:36 am
Qafir/Edrus.
Mos ma prekni kete pike Ju e dini mendimin tim megjithese peshqit liberale me quajen diktator.
Po te jete per mendimin tim atje duhet junte ushtrake, qe te pushkatoj ne mes te qytetit kriminelet e mafiozet e tipit Delijorgji apo te koruptuarit tipit buxhetor ne kryeministri.
Ne rast se Kilit ju desh Pinoceti per te shpetuar nga komunizmi, ne qofte se Turqise i duhet Ushtria per te shpetuar nga islamizmi ekstrem Shqiperise i duhet SHPU per 8 vjet ne fuqi per te shpetuar nga korupsioni. Mbase jo si Kili se nuk na le Evropi por si Turqit dhe gjeneralet e saj i duhet i Shqiperise.
E keqja eshte se SHPU nuk ka me bura. Ata qe ishin burra i zhduki Enveri dhe Sala ne keto 60 vejtet e fundit. SHPU zevendesoj burrat e vertete shqiptare me komuniste servile dhe hajdutet te sapo liruar nga burgu. Nen parullen e idelave komuniste dhe dhe idelave te lirimit dhe perkrahjes te se perndjekurve politike ne SHPU zune vend burra pa bole. Burrat e verte ose u burgosen per jete per agjitacion e propagante ose u lane pa pune e pa buke dhe moren rruget e mergimit. Keshtu qe haroje edhe kete rruge se ajo nuk behet me burra pa bole
25 Mars 2008 @ 4:57 am
Prandaj edhe une thom qe t’ja u leshojme grave vendin. Burrat e Shypnis te mos kene te drejten e votes per nje brez te tere (sa te zhduken kopilat me emra si Armadilo, Ronaldinjo, Usmail, Usarmi etc etc)
25 Mars 2008 @ 5:41 am
Luan!
Mos permend me vendime te KM ! Ti je sh.sh.p pra zv.komandanti i KOMANDANTIT te PERGJITHSHEM (qe marshalla e ke edhe me mbiemer TOPCHIU) , pra z. Bamir Topi!
Na nxirr raportin e drejtuar atij (Kom.Pergj) per” menjanim ” dhe arsyet e ketij menjanimi dhe pasojat qe vijne nga kjo !
Na jep daten dhe oren e takimit per ti raportuar(K.P.) per ndodhine ne fjale , per palet dhe rrolin e MIN.MBROJTJES ne kete rast !
Na nxir relacionin e te qenit kunder ngritjes se “Fabrikes se Vdekjes”
jashte cdo rregulli te sig .teknik ,me pasoje ngjarje te Jashtezakoneshme!
Na bjer edhe ndonje gje konkrete te MIN MBROJ. si psh. ku e gjeti kete “fuqi” per te ndermarre vendime e veprime antiligjore , nga kush mbeshtetej dhe pse e pranoi K/Min.kete menjanim te SH.P.
Pergjegjesine e ke te madhe dhe varet nga TY vendimi, por pasi te vene para gjyqit shkaktaret kryesore.
Lere analizen e pacavures per shtyp te MIN MBROJTJES dhe “Karabines”
Te qenit “kukull” per hater te emrit te madh ne jerarqi , tregojne se ky shtet eshte i kalbur qe ne strukture.Vure gishtin ku duhet!
25 Mars 2008 @ 9:54 am
Idris,
Vendime të tilla të qeverisë, siç ishin ato për municionet e që kishin të bënin me sigurinë kombëtare duhej të kishin edhe miratimin e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe të kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas të drejtave që i jepte Kushtetuta e Shqipërisë. Në kreun e dytë të saj thuhet se: “Presidenti i Republikës është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gëzon autoritetin e plotë të komandimit e të drejtimit të Forcave të Armatosura. Ndër detyrat dhe përgjegjësitë e tij është miratimi i planit të veprimeve të Forcave të Armatosura në kohë paqeje”.
25 Mars 2008 @ 3:18 pm
Keshtu e kisha kuptuar dhe une se duhet te jete z.Leon !
:(
makar dhe Demontimi dhe asgjesimi (ose tjetersim) i armatim-municioneve ?
Ke te drejte dhe PIKERISHT per kete problem po flas. Si eshte e mundur te menjanohet Shefi Shtabit te Pergjithshem ? C’fare L…komandanti eshte ky qe nuk i raportojne per probleme MADHORE te kohes , nje nga
“Detyrat e Shtepise ” prej NATO-s ,sic eshte “DEMOLIMI”
Ata dine dhe datat e Sulltan Novruzit dhe diten e Hashures si mos te ditkan se c’behet ne Memedhembje me arsenal shfarroses ?
Si pranon “Komandanti Pergjithshem “-TOPI te menjanohet zv.i tij i pare nga nje individ aspak specialist por thjesht nje “xhepaxhi” politike?
Keto jane pergjegjesi te RENDA qe kane ne themel te tyre “GERDECE” me
pasoja shume here me te renda se sa Gerdeci Real dhe per kete te pergjigjen si LUANI si TOPCHIU.
Ata nuk kane pune thjesht me ngjarjen se e ka ujdise “ustai” ate pune ,
por me keto fakte qe dhe USTAIT ti shkojne djerse te tjera me teorite
karagjoze si “QEVERIA ne DIETE “e “Centrale Berthamore”
25 Mars 2008 @ 3:27 pm
Ne opinionin tim Idrizi e ka kapur thelbin e problemit,shtabit te pergjithshem te ushtrise nuk i falet shfajsimi,ok edhe nqs ministria e mbrojtjes e ka vecuar ate nga ky problem,por ata te pakten duhet te benin nje relacion si profesionist ne fushen ushtarake te topciu[TOPI si komandant i forcafe te armatosura}edhe sikur thjesht si i thone,”cover your ass”
25 Mars 2008 @ 4:52 pm
Lexoni me poshte mor amani!
:(
Dhe se kush prallis ketu me teori neoliberale e neokonservatore e neo bathore…:(
Ministri jep URDHER ! Shtabi Pergjithshem s’can Bathoren????????
Komandant Topchoiu “s’di gje “?????/…”por pergjegjesia eshte e rende”
Hajde shtet hajde! As loja me “lufte” jevgjish nuk kishte kete nivel.
………….Kishte nje kumanant o tu keqen………..
Po ne “kumanantin” per cdo gje e kemi tek K/ministria me topa perpara…
“”"”"‘Nga dokumentat origjinale që disponon gazeta “Shekulli”, drejtuesit ushtarakë dhe civilë në Ministrinë e Mbrotjes kanë qenë në dijeni të këtij fakti, por që nuk kanë bërë asnjë veprim deri në ditën e katrastofës më të madhe në vend, ku ende nuk ka një bilanc të saktë të viktimave.Nuk janë vetëm punëtorët që dëshmojnë një gjë të tillë, por edhedokumentatzyrtare për praktikat që janë ndjekur në ndërtimin e fabrikës në Gërdec. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë në dijeni që në fabrikën e Gërdecit nuk ka patur asnjëperson që të garantonte zbatimin e kushteve teknike të demontimit të municioneve si dhe mbrojtjen e tonelatave të rrezikshme të municionit. Në bazë të dokumentacioneve që disponojmë, me të cilat janë njohur edhe nivelet më të larta të qeverisë, në tetor të vitit 2007, Komanda e Forcave të Bashkuara ka hequr dorë „de-jure” nga sigurimi i fabrikës së Gërdecit. E gjithë praktika ligjore ekziston në zyrën e ish- ministrit të Mbrojtjes, i cili nuk ka reaguar edhe pse repartet e specializuara të ushtrisë tërhiqen për të garantuar sigurinë në procesin e demontimit të municioneve në fabrikën e Gërdecit.”"”"”Botuar tek Shekulli…