Identifikohu



Regjistrohu

Declare Independence - Bjork

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente »

  1. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Mars 2008 @ 9:30 am

    http://youtube.com/watch?v=igOWR_-BXJU

  2. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 3:42 pm

    MP3

  3. lulian kodra thotë:

    7 Mars 2008 @ 7:56 pm

    Rage Against The Machine meets electronic sound and Damien Hirst apprenticeship.

  4. kolektiviza thotë:

    7 Mars 2008 @ 8:01 pm

    lulian e ke gabim. bjork fle me Mathew Barney, i dashur, s’ka se si te bej apprenticeship me Hirst.
    hajt tashi ktheju puneve persembari

  5. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 9:28 pm

    Kjo është ca e lajthitur në atë të veten. Muzika është acaruse!

  6. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 9:49 pm

    ndoshta duhej pak me sqarim. Sipas lajmeve kete kenge Bjork e ka bere para pak kohesh dhe para ndonje muaji e ka kenduar ne nje koncert ne Japoni duke ia kushtuar KOSOVES. Kete jave qe shkoi e kishte kenduar edhe ne Kine, duke u gricur nervat Kinese ne lidhje me Tajvanin…

  7. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 10:14 pm

    Muzika është acaruse!

    Edhe shpallja e pavaresise sigurisht qe eshte acaruese per disa… :)

  8. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 10:25 pm

    eshte i rendesishem gjesti Ravintsara…

  9. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Mars 2008 @ 1:14 am

    E vlersoj shumë Bjorkun si personazh dhe gjestin e saj. Po ato që thashë qëndrojnë akoma. ;)

  10. lulian kodra thotë:

    8 Mars 2008 @ 1:47 am

    Po e dashur kolektiviza, por ato kanvaset qe rrotullohen dhe ciraket qe leshojne boje ne to me duket se jane stili i Damien Hirst, apo jo? ;)

  11. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Mars 2008 @ 2:46 am

    Muzika…. ravitsara ka te drejte…

    fakti qe ja kushtoi Kosoves me beri ta degjo dy here… po hic nuk e percolla dot… Nejse Urra per Bjork… japonezet ne Shesh kishin therrit pese minuta Kosova Kosova Kosova… Kjo eshte me e bukur se muzika Japonia njohu pavaresine te kete gisht edhe ketu Bjork :D
    Si njohes i ceket i muzikes, une njof mire kete punen e Kines… gre ne fakt Bjork ne Shangai (e cmendur dhe e guximshme) thirri per Tibetin… :P

    Lost… Ca ke bo mire :)

  12. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Mars 2008 @ 3:12 am

    Kraste :)
    Mua me pelqeu videoja si konceptim dhe interpretim; Bjorkut hallall i qofte gaveta groshes ose ushqimi perkates islandez.

    Pastaj, me te veten eshte ne rregull fare Bjorku, e jo si thote Ravintsara :D

  13. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Mars 2008 @ 5:22 am

    Krasta ke te drejte… ne Kine kishte thirrur per Tibetin…

  14. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 Mars 2008 @ 9:38 pm

    Video s’është e Bjorkut, por e Michel Gondry. Dhe s’di nga i ka marrë idetë e instalacionit ai, por mua më duket mëse i arritur. Kënga pa videon është një thirrje për pavarësi, që mua më pëlqeu pa masë (thonë që vetë fansat e saj u ndanë në dy grupe për këtë këngë: ata që e dun fort dhe ata që e urrejnë). Bjork rocks, në të gjitha kuptimet e fjalës te kjo kënga (për mua). Dhe fakti që ia dedikoi Kosovës (mes të tjerëve vënde) ma shton dhe më dashurinë për “lajthitjen” e saj, ndërkohë që serbët ia kishin analluar turneun bash për këtë arsye. Por videoja i shton një dimension më shumë se thjesht vizual. Bjork veshur me rroba ushtarake që këndon “Shpall pavarsinë, ngri flamurin tënd, krijo monedhën tënde”, duket se mbahet pas një megafoni, nga ku dhe këndon, që përshkohet nga litarë, që drejtojnë ushtarët e “piktorët e flamujve”, për të vazhduar te basisti që rri varur horizontalisht me këmbët pas muri, sipër kokës së Bjorkut. A nuk është ironik kombinim i tekstit dhe ritmit të muzikës me ata litarë me të cilët everybody is connected, siç thotë me theksin e vet shkatarrues francez M.G. te The making of “Declare Independence”?
    Bjork njihet për sensin e humorit dhe Michel Gondry për vizionarizmin e vet. Besoj se ajo çka unë perceptoj nga videoja s’është e rastësishme. Kështu…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.