Identifikohu



Regjistrohu

Kryeministri uron Silvio Berluskonin

 Tani juve nuk ju ngelet hatri nese une ju rekomandoj juve te lexoni kete njoftim te KM.

“Koth”

**********************

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në një deklarim për mediat, fitoren e Silvio Berluskonit në zgjedhjet e përgjithshme në Itali.

Km.gov.al

Mbrëmë, në Itali, korri një fitore të shkëlqyer një mik i madh i Shqipërisë, i Partisë Demokratike, miku im, Silvio Berluskoni. Marrëdhëniet midis Shqipërisë e Italisë kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera që nuk kanë ndryshuar dhe nuk janë ndikuar nga spektri politik që ka qeverisur. Por natyrisht fitorja në Itali e partisë së Silvio Berluskonit, aleatit më të ngushtë të partisë në pushtet në Shqipërisë, është eveniment i madh jo vetëm për qendrën e djathtë italiane apo qendrën e djathtë shqiptare, por për mbarë qendrën e djathtë evropiane. Unë pata një bisedë shumë të përzemërt me mikun tim që në orët e para të fitores së tij dhe i shpreha një urim shumë miqësor. Të dy ramë në të njëjtën linjë që të intensifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy miqve, marrëdhëniet midis dy forcave politike, marrëdhëniet e gjithanshme. Edhe një herë dua t’i përcjell urimet më të përzemërta Kryeministrit të ditëve afërta të Italisë Silvio Berluskoni, si dhe të shpreh, gjithashtu, falënderimet e mia ndaj Kryeministrit Romano Prodi për ndjenjat e tij thellësisht miqësore, të dëshmuara ndaj Shqipërisë e shqiptareve dhe mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë. Kjo ishte një çështje për të cilën unë nuk mund të mos dilja sot para jush.”

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me reformën e sistemit zgjedhor, Kryeministri tha se kjo reformë është zhvillim madhor për interesin e vendit dhe po diskutohet me të gjithë faktorët. Ajo nuk synon cenimin e interesit të asnjë force politike, por, përkundrazi, synon një hap tjetër të madh përpara drejt projekteve madhore të vendit e kombit, integrimin.

15/04/2008

Kush mendon se kam bere ndonje modifikim ja ku e ka pi virteti.
Ne Tv ky koment eshte brilant.
http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=7842

Dmth 3B jane ne fuqi per momentin.

******************

(Shkrimi me siper u nis si nje koment ne nje diskutim tjeter por u zhvendos sepse paraqet me shume interes. Ll.)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente »

  1. rual thotë:

    15 Prill 2008 @ 5:58 pm

    Italia mi ka jasu $$ :D

  2. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 6:08 pm

    Njehere ja futi Nano kur u martu dhe Sala e pyeti ..si ja ben?
    Tani prap ja futi Nano se ai tha i pari :
    “Ju e dini qe berluskonin une e kam mik” Si dhuroi gjo Berluskua.
    Tani edhe Sala e paska MIK..Po ky i ka kerku BACES ti rregulloj ca femra te bukura kur te vije ne Shqipri… mire Rual :) :) :)

  3. rual thotë:

    15 Prill 2008 @ 6:13 pm

    Bac u kry :D

  4. J. thotë:

    15 Prill 2008 @ 6:15 pm

    Mos e krruni me me Salen se ka miq ne kryesi.

    Shqiperi e vogel, miq te medhenj, tha.

  5. ados thotë:

    15 Prill 2008 @ 9:12 pm

    Sala ne San Siro….priteni se po vjen

  6. rual thotë:

    16 Prill 2008 @ 11:15 am

    Nje B para nje B prapa ene ne Serbi eshte Boris Tadic e Angli Gordon Braun
    .
    kush ka B ne emer mos ta caje B..en
    B….a force e madhe :D

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • sol-nox: une matura 2000 ke qemal stafa, (kam lindur two years after the tennin... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: C'ke me ne o Sol. Ne u plakem. Une jam Matura 1981 e Ismail Qemalit.... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: ten-ned on October 10, 1980. PS fifteen days before the october revol... Dhe ishte konflikt
    • sol-nox: obobo sa paska vujt ai i banjos, i thone 28 vjet... te kronike ne gur ... Dhe ishte konflikt
    • emigrant: @Bostonian vetem: shiko sol-noxin me siper: perdor fjalen ulurime "lek... Dhe ishte konflikt
    • Peshku Fluturues: Sol-nox, faleminderit. Po punoj qe t'i permbledh te gjitha po s'na len... Dhe ishte konflikt