
Këngëtarja e famshme Whitney Houston ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga zëdhënësja e saj, Kristen Foster, raporton agjencia noa.al. Në foton e parë ju po shihni trupin e të ndjerës duke u nxjerrë nga hoteli.
Foster konfirmoi se Whitney Houston ka vdekur në moshën 48 vjeçe kurse tha se aktualisht motivet e vdekjes janë të panjohura dhe të paqarta.
Këngëtarja që njihet si legjendë e muzikës, ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare si gjashtë Grammy Awards, dy Emmy awards, 30 Billboard Music Awards.
Kënga megahit padyshim që ishte "I Will Always Love You". Kurse filmi “Bodyguard” me Kevin Kostner ishte një tjetër supersukses i saj.
E lindur më 9 gusht 1963 në Newark, New Jersey, SHBA, Whitney Houston ishte martuar dhe kishte një martesë të trazuar me këngëtarin Bobby Brown.
***
Mediat amerikane thonë se Houston ndërroi jetë në Beverly Hills Hotel. Një burim që nuk donte të identifikohej tha se në hotel u thirr ambulanca dhe një mjek urgjence por nuk dha hollësi të tjera.
Këngëtarja ishte e ftuasr këtë fundjavë në spektaklin e Clive Davis që i paraprin cmimeve Grammy.
Reagime të shumta kanë ardhur nga fansat e këngëtares së famshme, sidomos në Twitter.
Mes atyre që kanë reaguar, edhe kolegë të saj.
Mariah Carey shkruan: “Jam me zemër të thyer dhe në lot sepse mora vesh vdekjen tronditëse të mikes sime të pashoqe, Whitney Houston. Ajo kurrë nuk do të harrohet, si një prej zërave më të mëdha të dala ndonjëherë në ktë botë. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen Whitney dhe miliona fansa të saj në të gjithë botën”.
Lenny Kravitz: “Uroj që ajo të prehet në paqe. Kurrë nuk do të ketë më një si ajo”.
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg gjithashtu ka reaguar: Ngushëllime të sinqerta. Falemnderit Whitney Houston për muzikën e pazëvendësueshme që i solli kësaj bote”.
NOA
72 Komente
per te ardhur keq.. ishte akoma e re dhe artiste me te vertet e madhe. por qe fatkeqesht abuzoi me jeten....
ngushellime!
Ja si shuhet nje ze madheshtor.Rahmet paste!
Ngushllimet me te mira per boten e muzikes. humbi nje yll qe i beri per vete miliona e miliona degjues....
Vetem nje gje me habit, si shpjegohet qe nje pjese e madhe e ketyre njerezve te medhenj dhe sidomos te muzikes humbasin jeten kaq shpejt dhe ne menyre kaq te dhimbshhme? e kam fjalen edhe per M. Xheksonin, Amy Winehouse, K. Kobain, F Merkury e sa e sa te tjere.....
A ka ndonje shpjegim psikosocial per kete...?
M.Jackson, F.Mercury por edhe Whitney vete, i kishin nja 30 vjet karriere mbi supe, nuk jane te ikur "shpejt". Winehouse dhe Kobain jane humbje te medha, por nuk krahasohen me keta te tre (pa permendur legjendat e ndryshme te grupimit "J27"
.
Shpjegime psikosociale ka sa te duash e nder ta, me i vlefshmi eshte me siguri ai qe ka te beje me pamundesine e ketyre njerezve per te patur nje jete normale njekohesisht me karrieren. Stresi dhe biznesi!
perdorimi dhe varesia ndaj miellit t`bardhe, eshte shkaku i humbjes se VIP-ave !
BBC
E ka pire Gianni Agnelli per 50 vite me radhe kokainen, e gjesend nuk i ka ndodhur. Nuk eshte kokaine problemi, se njeriu mund te vdesi brenda dites edhe duke pire alkool e duke i dhene makines me pas.
Nuk asht kokaina problemi por drognat e randa qe i marrin nga mjeket e tyne personal, me recete.
Stresi .Fama dhe paraja e madhe kane andralla te medha.Behesh i famshem te gjithe presin qe te jesh perfect dhe i kane syte nga ty.Axhende e ngjeshur koncerte udhetime prova qe kerkojne nje energji te jashtezakonshme fizike dhe mendore.Paraja e madhe ben qe gjithe sahanleperist te mblidhen rreth teje si bleta e cdo njeri kerkon dicka e s'te lene rehat 24/7.
Damn, nuk me jane duke ndoj here kaq shum kto 140shkronja, sa te tweet i Mariah Carey-t. Apo maybe she just wrote a note and tweeted a pic of that note. Hmmm interesting!
Tashi t'gjithe e dime se kjo ka kene ne drogna t'randa, prandaj deri kur t'vertetohet qe s'ka kene ai motivi, une jam krejt indiferent ndaj ksaj vdekje.
Ja cndodh ku lidhesh me te ligun. Martesa me Boby Brown e mori ne qafe. Hapni syte ju peshqit beqare!!!
grate e liga te bejne te lig,burrat e ligj te vdesen
don't call me whitney, bobby
Une e pashe pakez tek lajmet, por nuk po e kuptoj (nuk e thote as artikulli) shkakun e vdekjes. Di gje njeri shkakun, ngase vdiq, si vdiq.
Nuk kane c'te thone pa u bere autopsia. E kane gjetur te vdekur ne nje dhome hoteli (alla Morrison, asfiksi nga vjellja) dhe kaq. Me siguri nuk eshte vdekje natyrale.
sikur e ndjej... pytja tjeter qe do te bej Pjeri ty eshte: kush eshte ky Morrison-i?
Gezim Mersini
People are strange, when you're a stranger
faces look ugly, when you're alone...
ahahahah
Harroi te merrte fryme lol.
qyqja u plakem , kane vdek shumica e artisteve te kohes tone
tani as whitney qe na ka pas dalldis mendjet ne early adolescence me konget e dashnise nuk rron mo.
ishalla ka rone rehat , se, dukshem, kjo bote e flliqme nuk i mban dot shpirtat e dobet.
u prehsh ne paqe bukuroshe me zerin e mrekullueshem !
eh mi Ruzhe,c`te kenduar u beja une kengeve te kesaj ne rini..ehhh,shume e kam dashte...
ehh le mo pastaj ai Kevin Costner, ma rrëmente shpirtin fare
lol
vari lesht mo tani
i gjalli me te gjallet
Rrofte Maddona, se ajo na ka met. She rocks !
tu pa Kevinin na hypi qejfi me u be indiane se jalla,na vinte nonji vallzim me ujqerit me sycka jeshile,cik si i turpshem e benim nji kasolle,rrukulliseshim gjithe diten
kane ardh kohe te kqija vec,tani sa po enderroja kasollen romantike,mu be nje si Totozani qe na heq nga kasollja e na fut na godine me popllin
kesaj i thone mos te kesh takat te enderrosh...
hahahah, jo mi jo, kjo quhet qe je moshuar
vene vene...
niveli i te enderruarit eshte percaktues.
kot lodhesh.
je plak
cheers
mire moj mire,po ti pse ke kaq qejf qe plakem une xhanem
qe mos ndihem vetem mi lol
egoizem
nga ca thone keta qe morrin vesh, ka pas ze e talent te rralle, u punonte zbor notave muzikore.
RIP Whitney Housten!! Ishte vertet legjende e muzikes..
Dheu i lehte.. S'mora veshperse eshte humbje e madhe gjithsesi..
Muzika e Whitney mund te mos u pelqeje te gjitheve, por zeri i saj ishte rralle.
Nje ze qe dhe himnin nacional (kenduar ne Super Bowl) e coi ne Top 10 Charts.
Mbreme ne Grammys edhe pse s'pati kohe per nje dedikim sic i takon, ishte prekes interpretimi i Hudson. Prekes nder te tjerash per faktin se as ajo s'i afrohej dot zerit ikone.
U prehte ne paqe!
http://www.youtube.com/watch?v=FxYw0XPEoKE&ob=av2n
Une nuk kam problem me muziken e saj, dmth, ksaj here nuk mundem me shku kunder rrymes dhe te them se muzika e saj s'ka kene ne nivelet e duhuna apo idiotlliqe t'tilla. Muzikante e kangtare te mire lindin cdo dite, por Whitney dhe muzika e saj ka me kene shembull dhe pike rreferimi per shume kohe (nuk i dihet se cdo ndodhi, mbase me nje nga kto rrevolucionet tuaja do permbysni cdo gja).
Problemin, si shqiptar qe jam, e si i tille nuk mundem t'rri pa fute hundet dhe aty ku mbase s'me takon
, e shoh tek mnyra e saj te jeteses. Dmth, you got it all! Pse kerkon me i dhane fund jetes? Pse kerkon me na e fute nji shuplakte t'gjithve me nji veprim te tille?
Asht ndjenja e zhgenjimit, ajo, qe do e shoqeroje muziken e saj.
kish krymin mrena, kish Bobin..
Per kte Bobin e ke fjalen?
Nuk permenda ne komentin tim zgjedhjet apo pasojat e jetes e saj personale. Thjesht shkruajta per Whitney si Dive e Muzikes.
Sigurisht qe njerezit mund te ngrene edhe pyetjet e mesiperme. Jane bere qe nga ikona te tjera si Elvis Presley e me rradhe. Lista eshte, shume fatkqesisht, e gjate.
Lene Visin moj. Une du t'di, pse Uitnin?
p.s. I mean, une du t'di shume gjana... por per momentin mund t'na ndihmosh me kte problem.
Nuk te ndih dot.
Po te kisha mundesine, do ndihja VIP-at njehere, e pastaj do jepja konferenca nga ishulli im privat.
Asht gjynah te dhuash dicka te tille sot, ne epoken e twitter.
Mire.
.
Ku e sheh t'miren ktu? Help me, se une jam verbu.
Eshte thjesht nje menyre* per te thene qe fjalen e fundit mund ta thuash ti, s'ka asnje problem se une s'e cyt me tej
.
* e civilizuar
.
Jam duke e shkru kte, thjesht qe te te baj t'lumtun.
Oj ti shoq!
Per boten e muzikes, Uitni kish nja 15 vjet qe kish cof!
Ca thu mor? Po ajo jetonte brenda, ne zemrat e belle_fleur apo Mondes. Se brenda meje asht kollaj per t'jetu nje femen. Amkupto?
Teefa, mos u nxito ta marrsha, se ne zemren ka rralle
Tani nese une vleresoj talentin dhe vokalitetin e saj, edhe nese i dal ne "mbrojtje" sic po thu ti, mos e xen emrin tem ne goje, jo per gja por fillon lemza, edhe i kam listen e gjate, e kush po e pushon lemzen e shkrete
njisha ne zero shoku, njisha ne zero..
A i ke pa keto te lartpermendurat ta vejne noihere ke tralalate? JO! (besoj
)
Qyqja, ca mu desht me shkru. Une se paskem dite se ku paskem ra!
he pra he, ça tu desht
O shoku
.
Shyqyr qe muzika eshte recording industry e per aq sa eshte regjistruar, sot per sot apo edhe 15 vjet me pare, nuk ka vokal femne (per mendimin tim te vobekte) t'i avitet.
ket po thosha, kjo ka 15 vjet qe si avitet jo vetes jo e jo, po as eshli simpsenit
Te thyefte ndonje kitare heavy metalshe xhama e dritare, e gjithe qelqurinat e shpis!
eshli simpson ne nje fjali me Ate! Ueeee bote mizore.
Ueee ca ka than!!! Qe prova.
M'vjen keq por s'bi dakord me ket mendimin "she got it all", sepse eshte shume kollaj me ja ba llogarinë tjetrës nga larg. Baju pak ma i kuptueshëm edhe munoju me e vu vedin ne vendin e saj, tan presioni qe keta njerez me fame e kane. Ne nje interviste te dhene prej kengetares mjaft te dashur e te talentuar per mua, ajo vete thoshte qe te kesh fame, s'do te thote te jesh i lumtur, dhe te kesh leke, ose dollare, perkundrazi s'jane ne avantazhin tend, neccessarily.
Mu me erdhi vertet keq per vdekjen e saj. Eshte nje nder kengetaret qe ka shoqeruar adoleshence time, bashke me M.Jackson. Humbja eshte per jeten e saj, dhe vertet i uroj qe shpirti i saj i "lire", te prehet ne paqe!
E kupton se me kte qe thu je duke i dale per zot kulteve te individeve ne kapitalizem. Do te te hane te gjalle peshqit e kuq moj!!!!
Opo peshqit, apshu, apshu
Shndet, se'e vertete!
Kur te behesh edhe ti i famshem si ajo dhe te jetosh ne vendin e saj, atehere mbase do ta kuptosh! Por kjo eshte e pamundur, keshtu qe mos bej pyetje koti.
Qe kur lashe shpine, jam ba i famshem, e i kam provu ca drogna t'lehta (nuk e di a e mban mend l'ovale dell bovisa-n.) Shtriheshim me ftyre kah qielli dhe kishim ca vizione t'papame. Dmth, na dilte e na fliste Brunelleschi nga rete. Apo kishim vizione te punes se Leonardos gjate punes per Cenacolo-n.
_
Se s'te kam pyt, ti duhet te kesh frekuentuar edhe Leoncavallon?
Shi terroristat e kuq! Kane bo edhe sit: http://www.leoncavallo.org/spip/
_
Minkkkia! Ktheju n'shpi djale, se t'gjene belaja atje.
Pse ca jam une mer daj.... kamunist si ty?
Ka dy vende ne Milano qe nuk kam pas rastin me i frekuentu ndonjehere. Njoni eshte Leoncavallo, tjetri eshte San Siro!
PS: Per hir te se vertetes ne San Siro isha vjet, per here te pare ne jeten time. Betohem.
Ueee, e beson se as une s'kam kene kurre n'sansiro? Edhe ne ate kohe kisha shoke (studente) qe punoshin aty, edhe mundoheshin me ma mbush mendjen me shku edhe une me punu me ta, por dembel isha dhe dembel mbeta. Amkupto'? lol
jo mor, ky asht kamionist me zetor ne rruget e Manhatanit

Teefa eshte kamunist i pendum dhe kete s'e lu as topi!
E di sa te tmerrshem jane keta ish-kamunistat?! Me keq se isht-duhanxhinjte!
Eh, e kam vare keffiyeh-un ne gozhde!
RIP per Whitney-n
Bota humbi nje ze virtuoz(qe kishte kohe te gjate ne abstence)...por dyqanet e alkolit ne SHBA humben kilenten e tyre me te rregullt
Greatest love of all
http://www.youtube.com/watch?v=IYzlVDlE7...
Si kjo nuk ka..
http://www.youtube.com/watch?v=8QaI-M9sxW4
Headline me i goditur mbi lajmin
"Whitney Houston beats Bobby Brown to death"
Ceshte ky cinizem per kete vdekje?
Nuk e di se cfare duhet te beje njeriu qe ju te kenaqeni dhe te mos hidhni romuze dhe kur vdes.
Kengetare si kjo vijne nje here ne shekull dhe sa per zerin,vetem Kristina Agilera i ka kapur notat e saj.
Nuk e di nese do tju vinte mire nese do ta kishit te familjes dhe te lexonit keto komente cinike nga njerez shpirtvegjel.TURP!Si ja u nxe goja,kur tjetra akoma nuk eshte varrosur te merreni me romuze dhe te hidhni helm!
Cte duhet ty se sa alkool pinte ajo ne dite or kungull!E mban veten dhe per artist pastaj.
Pale pastaj ata te tjeret qe hiqen is njerez pa mekate!Pu,pu pik e zeze thuaj!
O Kristi, per Whitneyn e more mundimin te komentosh po tek kjo tema ketu nuk shikoj te kesh kritikuar se pse nuk thote njeri RIP per 10 viktimat... apo te thuash sa njerez shpirtvegjel qe nuk sensibilizohen... TURP te te vije dhe ty!
kjo qe thote al bano :
prova me ze e imazh, LIVE : http://www.youtube.com/watch?v=tYFHAvULvJ0
Whitney duke u argetuar me zerin e saj ! Rehat fare-fare ! Pa asnje sforcim.
Vertet qe hynte tek kategoria e 'kengetareve me zë' (qe s'jan preferenca ime), por per nga charme, ishte vite drite para ndonje mender-Celine Dioni !
Por edhe jemi rrit me Whitney-n : kujtimi me i forte qe kam per te ka qene kur e degjoja permes nje radioje shkatarraqe kur beja zborin ne Mamurras
, si e ftuar ne Sanremo