Identifikohu



Regjistrohu

Çfarë thotë një foto?

green-eye-afghan.jpgNjëra nga detyrat më të këndshme dhe më intriguese që më ka qëlluar të bëj tek peshkupaujë është ilustrimi i artikujve apo tregimeve me fotografi dhe imazhe të ndryshme, gjetja e fotove për “Vendos Diçiturën” apo Fotot e ditës. Tek Peshku jemi mbështetur fort në fotografinë si një medium përbërës të faqes, e për këtë arsye përzgjedhja e imazheve kërkon një përkushtim serioz. Disa fotografi na kënaqin syrin me elegancë, të tjera na bëjnë të ndihemi parehat me gjak dhe shkatërrim. Edhe reagimi ynë ndaj fotove të ndryshme varion gjerësisht, nga vlerësimet, tek akuzat. Por ndërsa qëllimi i fotove nuk është të na kënaqin, shpupuritja e ca puplave është herë e pashmangshme e herë e qëllimshme. Po ku qëndron çelësi i mesazhit, dhe çfarë është e rëndësishme kur zgjedh një imazh për ilustrim?

-

united1.jpg

 

 

Vlera shokuese

United Colors of Benetton është ndoshta kompania më e suksesshme në botë kur vjen puna te përdorimi i fotografisë për të përcjellë mesazhe të forta me tematika nga çështje të nxehta. Dega e reklamës tek United Colors drejtohet nga fotografi italian Oliviero Toscani. Toscani e di mirë forcën dhe impaktin e reklamës prandaj angazhohet që me reklamat e tij të mos mundohet vetëm “të shesë lecka”, por ta përdorë këtë media të fuqishme për të thënë diçka me rëndësi. Në imazhin më lart, pa asnjë shpjegim United Colors pasqyron gradën e rëndë një konflikti në Afrikë, duke na e lënë ne të gjykojmë nëse ajo është një kockë njerëzore, e duke na bërë kështu pjesmarrës në rrëfimin e kësaj historie. Na bën kurjozë të mësojmë ç’ndodh përtej kornizës, e në këtë mënyrë na shtyn të edukohemi mbi faktet.

Ndërsa në imazhin më poshtë kompania italiane e interpretoi si me qëllim prpmovimin e “harmonisë dhe mirëkuptimit” kur u akuzua se po përqeshte vlerat fetare. E vërteta është që me zgjedhjen e imazheve kontraverciale Benetton tëreq vëmendjen si tek çështjet që pasqyron, ashtu edhe tek vetja, duke i kthyer reklamat rebele në subjekte artikujsh gazetash. Audienca së cilës i kushtohen dhe blerësit e rrobave të tyre janë të rinjtë, ndaj dhe kritikat kanë qënë shpesh të mirëpritura.

united2.jpg

 

***

Fotografia në gazetari

Imazhet mund të jenë të të këndshme apo, shokuese, të qarta apo ambiguoze, ajo që kanë gjithmonë të përbashkët është që tregojnë një histori, histori e cila nga fotoja e ngrirë në kohë vijnë në lëvizje dhe plotësohen në mendjet tona.

Ndonjëherë këto foto na prekin në nervat më të ndjeshëm. Duke na përcjellë emocione aq të forta saqë e kemi të pamundur të mos reagojmë. Përcjellja e fotografive të dhimbjes, si kjo fotografi pas një tërmeti në Turqi më 1984 është njëra nga pjesët më të vështira të punës së fotografit. turqi.jpgAtij i duhet të jetë njeri që ta njohë ku qëndron tragjedia dhe njëherësh i kërkohet të zhvishet nga humanizmi dhe të përdorë aparatin për ta fiksuar momentin. E sikur kjo të mos ishte boll, ndonjëherë fotot ngjallin kritika. Fotografi ama nuk është një përbindësh, por fotografia kur ngjall reagim është duke u kthyer kështu në një narrativë të pastër, të bazuar në atë që imazhi na thotë ne. Fotoja duhet gjykuar nga aftësia për të të shpënë në vendngjarje, jo vetëm nga ana pamore, por sidomos emocionalisht. E sa për humbjen pesëfishe të nënës turke, nëse e shikoni foton me kujdes arrin t’ia dëgjosh kujën. Fotografitë mund të kenë qëllim reklamën, portretin, fotografinë gazetareske dhe kështu me rradhë dhe ajo që thonë fotografitë flet dhe për fotoreporterin apo fotografin që i ka shkrepur dhe pashmnangshmërisht edhe revistën, gazetën apo faqen web që i boton imazhet.

Fotoreporteri pra nuk eshte me një fotograf i zakonshem por nje individ me rol aktiv ne formimin e pershtypjeve dhe opinionit publik. Si gazetar, fotoreporteri dhe kameramani luajne role po aq te rendesishme sa james_natchwey.jpgata gazetare lajmin e raportojne me tekst, ne mos me shume. Kur vjen puna tek fotografia gazetareske, kemi një përpjekje për të paqyruar realitetini Një foto e mirë na tregon jo vetëm momentin e shkrepjes por na jep dhe detajet për të kuptuar se si gjërat erdhën deri në këtë moment. Ç’po ndodh përreth. Fotot e shkëlqyera arrijnë të na tregojnë edhe ç’do të ndodhë në vazhdim.

Ngjarja është e vërtetë në çdo rast por pasqyrimi i saj në foto apo film nuk është i rastësishëm por i menduar, dhe i vëzhguar nga një sy i stërvitur. Ne e shohim ngjarjen jo vetëm nëpërmjet syrit të fotografit por edhe nëpërmjet botëkuptimit të tij. Kjo nuk e bën fotografinë më pak të vlefshme, apo të manipuluar - përkundrazi, e bën të arritur, sepse qëllimi i fotografisë gazetareske është të tregojë një narrativë, jo thjesht të ilustrojë një të tillë. Pyetjet që një lexues i kujdeshëm i fotove të lajmit i bën vetes automatikisht ë kur përballet me një imazh janë këto Çfarë/kë shoh? Ç’po ndodh? Cili është konteksti? Si është kompozuar? Cilët janë detajet e rëndësishëm?

imazh1.jpg

 

***

 

Imazhet e luftës

Në botën moderne roli i fotografisë dhe videos (si fotografi në lëvizje) së lajmit merr një rëndësi të veçantë pasi për herë parë është e mundur që nga rehati i dhomave tona të ndenjes të përballemi me imazhe shkatërrimi, lufte dhe dhune. Këto imazhe nga njëra anë nga bëjnë të ndjeshëm ndaj çështjeve por ndonjëherë na imunizojnë ndaj dhimbjes së tjetrit. Përdorimi efektiv i imazheve për të përcjellë nivelin e dhimbjes, të gëzimit apo të tmerrit është në këtë mënyrë një detyrë kritike e editorëve të lajmeve. Shpesh përballemi me kundërshtime kur fotografia përmban dhimbje apo kur subjekti është duke vuajtur, a thua se kjo vuajtje nuk ishte pikërisht arsyeja që i jep rëndësi fotografisë. Vërtetë, fotografia rrëfen një tregim të vuajtshëm, dhe duke bërë këtë bëhet më e madhe se subjekti dhe rrethanat, bëhet një imazh që flet. Është pikërisht atëherë kur fotografi është i ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh që fotografia arrin të përmbledhë kontekstin brenda kornizës dhe bëhet kështu dëshmitare e asaj që ndodh. Akuza për shfrytëzim të dhimbjes së tjetrit është një keqkuptim i rëndomtë në fotografinë e lajmit.

Sa për mendimin tim një tmerr mund të përshkruhet vetëm me imazhe të tmerrshme. Çdo tentativë për të gjetur “anën tjetër”, apo për të përdorur “shije të mirë” në rrethana katastrofe duke përdorur imazhe të vakët e gjej pa sens dhe jo fort të ndershme.

kosova.jpgSikur fotografët që dokumentuan masakrën e Raçakut të mos kishin marrë vendimin e vështirë për të fotografuar kufomat. Sikur të mos ishte dokumentuar në këtë mënyrë eksodi i refugjatëve dhe sikur editorët e lajmeve në botë të mos kishin patur midenë për të botuar këto fotografi të tmerrshme të vuajtjeve në Kosovë, atëherë ndërhyrja e NATO-s ndoshta nuk do të kishte ndodhur, ose do të kishte ndodhur kur për Kosovën të kishte qënë shumë vonë. Në këtë këndvështrim roli i fotografisë së lajmit është edukues. Ishin pikërisht imazhet e dhimbjes së madhe që bënë që bota të kushtonte vëmendje dhe të reagonte. Disa madje spekullojnë se një faktor me infulencë ishte dhe ngjashmëria e refugjatëve kosovarë në trena me trenat e vdekjes së Nazistëve gjatë L2B.

Sa për punën e editorëve kjo mbetet gjithmonë një temë rrëshkitëse, sepse siç e thashë që në krye, fotografia flet jo vetëm për atë që ndodh por dashje pa dashje edhe për perspektivën e fotografit apo editorit. Kjo është e pashmangshme, ndaj mbetet vetëm që fotografi apo editori t’u dalin për zot vendimeve të tyre dhe të respektojnë etikën profesionale. Ndonjëherë ama zelli për të shprehur perspektivën e redaksisë i kalon limitet e asaj që publiku pranon. Rasti i kopertinës së revistës TIME ësht një shembull i mirë i kësaj.

oj.gif

Në qershor 1994 revista TIME ia kushtoi kopertinën gjyqit të famshëm të OJ Simpsonit, një sportist me famë të madhe që akuzohej se kishte therur gruan dhe të dashurin e saj. Fakti që OJ është zezak ndërsa gruaja ishte e bardhë i jepte një kontekst racial këtij gjyqi, duke e kthyer në një stuhi mediatike që zgjati për dy vjet. Edhe pse në fund ai u shpall i pafaj faktet dukej se flisnin ndryshe, ndaj dhe redaksia e TIME parakohe e kishte gjykuar Simpsoni-n fajtor, ndaj e errësuan foton e tij duke e bërë të duket më i lig, ndoshta më fajtor? TIME qartazi po luante me traditën e fortë të kulturës perendimore që shoqëron të zezën, errësirën me të keqen. Ajo që nuk kishin parashikuar ishte se të njëjtën javë edhe revista Newsweek (që me tirazh ishte shumë më poshte se TIME) kishte përdorur të njëjtën fotografi, por të pa retushuar, duke e bërë errësimin e TIME Magazine akoma më të dukshëm. Kur kuptuan çkishte ndodhur TIME e tërhoqi revistën nga tregu dhe doli me një version tjetër.

Çfarë e bën një foto të arritur? Kjo mbetet e vështirë për tu përkufizuar. Shijet, opinionet dhe ndjenjat e bëjnë çështjen subjektive. Por në fund , secili e di se cilat foto i thonë diçka. Pikërisht ato janë më të mirat.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

40 Komente »

  1. minatori thotë:

    24 Prill 2008 @ 3:26 am

    Blendo, ilustrimet e artikujve tek peshku gjithmone i ke qare. Jane grindur edhe per fotot tek peshku, sepse kane qene gjithmone me vlere, provokuese, on point.

  2. Peshku Fluturues thotë:

    24 Prill 2008 @ 3:31 am

    Hmm, Blendi ke hapur nje teme te pafundme ne diskutime.
    Kjo me sjell ndermend temen me te debatuar me fotografeve dhe kameramaneve te luftes qe ishte: Kur nje njeri ha plumbin para kameres tende, detyra jote eshte ta ndihmosh qe te kthehet ne jete, apo ta filmosh ndersa po vdes?
    Me 26 Maj 1996 kur u be demostrata e PS ne sheshin “Skenderbej” une isha ne nje SUV bashke me dy kameramane italiane te AP, dhe une meqe isha vendasi ngisja makinen. Ne momentin kur turma doli tek sheshi une i kisha vetem 20 metra perpara makines. Ndaluam ne mes te sheshit dhe une dola dhe kerceva mbi makine qe te filmoja dhe qe te isha edhe si pike takimi, ndersa nje italian u fut ne mes te turmes qe ku po kerrciste shkopi qe te filmonte , ndersa tjetri qe e kishte per here te pare ne nje situate te tille ngeli si i shtangur ne makine pa levizur. S’kisha arritur te filmoja as 20 sekonda kur degjova dike qe bertiste italisht, dhe pashe Gianfrancon qe e kishin kapur ca trima civile, e dy e zvarrisnin nga krahet ndersa dy te tjere i binin me shqelma barkut. Une po me shokdashurine e shqiptarit, kerceva nga makina, ja lashe kameran time ne dore kameramanit tjeter dhe u hodha te shpetoja Gianfrancon. Nuk arrita ti afrohem dot me shume se tre metra se me kapen dhe mua, dhe mbaj mend qe me godisnin nga te gjitha anet dhe e perqendrova gjithe forcen e vullnetit qe te mos me binte te fiktit, se mu krijua bindja qe po te humbja ndjenjat nuk do e shifja me kete dynja. Me hypen ne makinen e policise dhe ate pasdite e shtyva tek nje qeli e Rajonit 2 bashke me Doklen e Legisin, deri sa na nxorri ambasada amerikane.
    Ne darke u takuam me Gianfrancon e me te tjere viktima e shkuam te hame darke tek “Gjeli”, e ndersa secili nga gazetaret e huaj po tregonte eksperiencat e dites Gianfranco mu afrua dhe me tha: “Ti me siguri pret qe une te te falenderoj per ate qe bere per mua apo jo?” Une tunda koken gjysem si shenje pohimi e gjysem “who cares”, po ai mu kthye prape. ” Jo. Ajo qe bere ti ishte thjesht idiotesi. Ti nuk je Supermeni qe shpeton njerez. Ti je kameramani qe merr pamjet dhe vrapon per ti treguar botes se cfare po ndodh dhe vetem kaq. Boten e shpeton Shvarcenegeri!”

    P.S. Ai portreti i vajzes afganase eshte Mona Liza e fotografise.

  3. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 4:06 am

    Çfarë e bën një foto të arritur? Kjo mbetet e vështirë për tu përkufizuar.

    Ne fakt, ti kete e ke perkufizuar deri diku. Nje foto eshte e arritur nese perfaqeson me ndershmeri te verteten, ate qe vete fotografi ka pare por qe mbetet jashte kornizes.

  4. avocados thotë:

    24 Prill 2008 @ 4:20 am

    kur s’do s’do
    ok here it is.

    http://www.npr.org/programs/morning/features/2002/mar/girl/pop.html

    Sy te paharrueshem, kshu i kane quajtur.

  5. ados thotë:

    24 Prill 2008 @ 6:51 am

    ok, une do te komentoja ne foton e pare. Eshte cilesuar nje nga fotot me te bukura te gjinise femerore. Vajza eshte afgane, dhe fotoja eshte marre ne vitet 80′ gjate pushtimit soviet nga nje amerikan , nqs nuk gabohem. Dikur eshte quajtur “The eyes of Freedom”…Mbas 20 vjeteve i njejti fotograf shkoj perseri ne Afganistan, dhe takoj te njejten femer , tashme nene e kerrusur, e vuajtur me shume femije ne nje nga kampet e refugjateve afgane ne Pakistan..

  6. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 9:58 am

    Nuk kam dot ndonje koment per kete shkrim, edhe mua me pelqejne fotot pervec rastit kur ato sillen me tendendcen per te mbuluar nje rrealitet me te hidhur ose per ta shtremberuar ate.
    Do te deshiroja qe te sillej ne peshk artikulli mbi Kadarene dhe Poradecin per te cilin mendoj se do na bente mire ta lexonim dhe te mund te shkembenim opinionet per te. Faleminderit!

  7. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 10:13 am

    Syribukur,

    Asnje pergjigje s’eshte hequr nga ai diskutim, thjesht e kishte bllokuar sistemi si spam. Pergjigjet e metejshme jane bllokuar per te gjithe, jo vetem per ty.

  8. lulian kodra thotë:

    24 Prill 2008 @ 11:31 am

    Blendi, pak nga pak po me hyn ne zemer si nje nga shkrimtaret me te mire ne boten virtuale shqiptare. Me ndihmen e fotografive qe sjell si shembuj neper shkrime, natyrisht: “qëllimi i fotografisë … është të tregojë një narrativë, jo thjesht të ilustrojë një të tillë”. Boldi imi, dhe aty ku jane pikat ne kete citim, eshte percaktimi “gazetaresk” i qellimit te fotografise, por une besoj se tregimi i narratives i perket si qellim cdo fotografie, prandaj e ndryshova.

    Tani t’a zeme se, larg qofte, e sjell koha qe shkrimi jot te humbase, dhe e vetmja qe mbetet nga shkrimi eshte ky koment i imi ku ndodhet nje citat i Blendi Salaj. Citimi eshte i edituar, si nga ana e permbajtjes, edhe nga ana vizuale me bold. Percjellja e realitetit subjektiv tendin humbet nepermjet subjektivitetit tim. Perderisa une nuk e ruajta citatin ashtu si duhet, do te thote se sipas meje ti e ke keq. Njesoj si Times ne lidhje me OJ, ekspliciteti i te mires dhe te keqes hyn ne territorin e etikes.

    Ajo qe dua te them, por qe i paskam rene nga kina, eshte se duhet t’a kishe bere pak me teper eksplicite etiken fotografike. Fotografia mund te na ndihmoje te krijojme nje narrative spekullative mbi ate cka ndodhet jashte kornizave te saj, apo mu ne kufinjte e saj, mu ne korniza, si ne rastin etik te teknikave paraqitese, ama ne lidhje me ate cka eshte eksplicite ne fotografi, jo nje mije fjale sic perdoret shpesh shprehja tek peshku, por asnje fjale nuk ka vlere per t’a shprehur, pasi fotografia, imazhi, qe eshte gjuhe po aq sa eshte gjuha e folur gjuhe, e ka shprehur me mire vete.

    Se fundi, ne te njejten rruge nga kina, koha e tregon qe ndertimi i nje imazhi duke vendosur kufinj mbi implikimin, hyn ne sferat e influencuara jo vetem nga etika por edhe nga estetika. Me kohe, fotografia e Time, humbet vlerat etike, nderkohe qe vlerat estetike mbeten. Dhe edhe pse nga ana etike konflikti mes te mires dhe te keqes nuk shprehet me me ane te konfliktit midis te bardheve dhe te zinjve, ne estetike, shprehja e ketij konfliktit ne kete menyre mbetet influencuese. Aq me teper qe OJ u gjet i pafajshem nderkohe qe perceptimi mbetet se nuk eshte i tille.

  9. Pjer Thomas thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:35 pm

    Ajo fotoja e asaj afganes eshte marre ne kohen e talibaneve dhe jo ne kohen kur trupat ruse ishin ne Afganistan. Foto e cila u quajt fotoja per syte me te bukur ne bote nga revista Nacional Geografic. Kur u rrezuan nga pushteti talibanet, nje grup gazetaresh (apo me sakte dy-tre kameramane, fotograf, mbajtes mikrofoni, shofer, teknik/specialisht fotosh) pra nje grup u nisen drejt Afganistanit per ta kerkuar kete grua. Pyet e pyet, arriten ne nje fshat ku banoret dhe shoqeruesi afgan i çuan para nje dere. Trokiten, e iu doli nje burre. U futen ne oborr, aty doli dhe nje grua e vjeter, te cilet pane foton ne reviste. Banoret e shtepise iu thane se gruaja ishte brenda por s’mund te dilte jashte pa lejen e burrit te vet. Burri ishte ne pune dhe grupi duhej te priste disa ore gjersa ai te vinte. Ne bizedimet qe u bene nderkoh midis familjarve dhe grupit , u kerkua 300 dollare nga familjaret per ta pare. U be pagesa dhe nusja doli. Syte i ngjanin pake por grupi dyshoi per origjinalitetin kur i kerkoi nuses te zbulonte fytyren. Me gjith kundershtimet e familjarve, grupi arriti ta filmonte pakez, ajo kish nje vrage ne fytyre, te cilen familjaret e justifikuan me dhunen ne lufte. Grupi se bashku me shoqeruesin vazhduan per me tej te kerkonin, por kesaj here me te kujdeseshem ndaj mashtrimeve, sepse ishte perhapur fjala ne ter Afganistanin se ca perendimor kishin taksur 1 milion euro a dollar per ate vajzen e fotos. Programi (te cilen e kan dhene ter kanalet prestigjiose) ka nja 3-4 vjet qe eshte dhene.

  10. Perparim Hysi thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:50 pm

    Blendi!ke bere nje pune te shkelqyer me te gjitha fotografite dhe te pershendes.Sa c’mbaj mend une,per te”replikuar miqesisht me Pjer Tomas”per ate afganen:nuk eshte ajo e syve me te bukur.Historia eshte krejt ndryshe.Fotografi e kish filmuar kete”bukuroshen me syte me te bukur qe kur qe femije”,dhe erdhe dhe e gjeti,mbas shume kerikimesh,kur qe bere grua me femije.Diciturat e tjera jane shume te lexueshme dhe vetem nuk kane goje te therresin.Te lumte,Blendi!

  11. ados thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:08 pm

    Pjer, ok mos te kalojme ne replike.. por fotoja eshte ketu edhe 20 vjet me pare..kur ruset ndoshat ishin ne ikje.. Sigurisht talibanet erdhen ne fuqi menjehere

  12. lulian kodra thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:14 pm

    Pjer, komenti jot duhet te vendoset me vete, nen titullin “Fatma, Udhetim drejt Lindjes”. Eh c’mu kujtua Herman Hesse.

  13. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:17 pm

    Ajo fotoja e nenes me femijet e vegjel eshte e tmerrshme!!!! :( :(

  14. hunter thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:41 pm

    Me e bukura mbetet e para. Ndoshta fotoja me e bukur fotografise gazetare.
    Autor Steve McCurry; syte e medhenj jeshil jane te Sharbat Gula ne Peshawar, Pakistan, brenda nje kampi refugjatesh afgan, 1984, fundi i pushtimit sovjetik.
    http://www.stevemccurry.com/main.php

  15. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 1:49 pm

    Syte e vajzes afgane jane vertete shume te vecante e te bukur, sikur te perpijne. Gjithashtu dhe shikimi i saj si i trembur e inatcor ne te njejten kohe, por mendoj se kjo foto eshte bere aq e famshme me shume per historine qe ka.

  16. Idris thotë:

    24 Prill 2008 @ 2:55 pm

    I nderumi BLEND!
    Jo pak here na ke perqendruar vemendjen ne domethenien e FOTOGRAFISE duke lehtesuar keshtu kutpimin ose nxitur per te lexuar prurjet.
    Them se je i kompletuar ne kete pike ndoshta me pikantja e talentit TUAJ.Te uroj me shpirt!

  17. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 4:30 pm

    Oliver Wendell Holmes thote qe fotografia eshte si gjuetia (shoot). Gjahtari kap gjahun, ruan lekuren dhe braktis karkasen. Fati i botes eshte ne lekure, karkasat jane nje peshe e pavlefshme…

    e keto tema e kena keq punen blendo… mund te diskutojme per vite :)

  18. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 5:30 pm

    Shume artikull interesant. Cfare e ben nje foto te arrirë? Me duket sikur nuk i je pergjigjur deri ne fund Blendi. Pergjigja e kesaj pyetje nuk besoj se ka te bej vetem me impaktin tek publiku, sepse publiku mund te mos jete fare profesional dhe thjesht te emocionohet nga imazhi i paraqitur. Pra aty fotoja humbet vleren e saj si strukture artistike dhe i gjithe vleresimi shkon tek ngjarja e trajtuar.
    Ndoshta duhet te shtoje se nje foto eshte arrire kur ne te respektohen disa rregulla estetike te cilat fotografia i ka te fiksuara. (psh 1/3 2/3, pikat e forces, perspektivat, nderlidhjet mes tyre, ngjyrat, drita, etj etj).

  19. Laura thotë:

    24 Prill 2008 @ 6:17 pm

    Po flasim per fotografine gazetareske,

    e atehere A -ja do te ishte,

    gazetari gazetarja, qe jane aty ne terren, per te realiszuar foton ….

    Psh, ate foton e nenes , kush e ka bere?????
    Ajo foto me ka frymezuar, lexoja artikujt e Gerdecit, nuk kisha asgje per te thene, ansje koment, vecse ankth, ajo fotografia, me shtyu te them dicka, fjalet e nenes… ashtu sic i degjoja une…

    Roland Barthes thote qe fotografia gazetareske eshte e arrire kur aty mbizoteron dicka qe i ka shpetuar mbase syrit te gazetarit. Per mua, gazetari mund ta kuptoje ose jo domethenjen e asaj fotografie qe ka shkrepur, ajo qe ka rendesi, eshte brendia e fotografise, gjuha e saj…

    Te peshku, Blendi, do te falenderoj kur fotot ti besh vete… :) bashke me te tjeret…

  20. klajdevour thotë:

    24 Prill 2008 @ 7:41 pm

    Pyetje Blend:

    te kopertina e Time, ishte zgjedhje edhe vendosja e portretit mbrapa fontit te Time jo mbi fond si ben newsweek (si me thene: duhet fut ne burg meqe te sjell ne vemendje hekurat e burgut)???

    Kjo, sigurisht duhet te jete qendra e nje debati ne lidhje me etiken, nje ane e imja eshte dakort se kjo duket qarte nje shkelje e etikes, nje ane tjeter e vockel e imja qe eshte dakort me idene se kur nje ceshtje eshte bere prone e publikut atehere padiskutim cdo forme permes se ciles media jep mendimin e saj eshte e pranueshme. Dmth nje ane e vockel e imja (me e vogel se e para) e pelqen kete “djallezi” te redaksise :) sorry :)

  21. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 11:03 pm

    Ate foton e nenes e ka bere Vladimir Karaj, Laura, shumekush ketu e di. Per mendimin tim Ladi duhet ta fuse ne ndonje konkurs te World Press Photo, eshte fotografi e atij kalibri. Autoresia eshte e rendesishme, sic kam permendur ne shkrimin, por nuk eshte (ose nuk duhet te jete) A-ja. I duhet dhene nje shanc imazhit te flase tek A-ja, funksionon njesoj si ne letersi. :)
    Tema e imazhit kurre nuk mund te ezaurohet (sic e veren AR31), nje shkrim si ky vetem sa provon te hape nje bisede, per te perdorur mendim kritik kur ballafaqohemi me imazhet. Me tutje secili merr ate qe do nga fotografia. Vetem se duam apo nuk duam, ne kulturen tone jemi rober te imazhit - gjuha e tyre flet se brendshmi, jo se jashtmi si teksti. Imazhi eshte aty - mesazhi eshte ne ty.
    Pastaj autori analizohet sa te duash.

    Peshku Fluturues faleminderit per historine, ishte ngjyrim i perkryer per temen. Sido qe per ty s’ka qene aq ‘aventure e kendshme’…

    lulian, krist - keni nje qasje te ngjashme ndaj veprimit te TIME. Ky ishte edhe shpjegimi i tyre, qe kishin marre “creative freedom” dhe qe nuk ishte thjesht nje foto por nje portret.Sigurisht, nxirrja dhe e kornizes se kopertines tregon qe erresimi nuk po mbahej sekret por behej haptaz. Une jam dakord me ju qe ne sensin ilustrativ te historise imazhi nuk eshte i keq. Por jam i sigurte qe edhe ju e kuptoni se per kohen kur ndodhi, nderkohe qe “the jury was still out” - literally! Reagimi poblik ishte i pritshem. Ndoshta do ishte kopertine e shkelqyer per nje biografi te OJ, por per kohen fotografia e arrestimit te OJ kishte “NEWS Value” e ndoshta keto foto nuk duhen prekur kur jane ende LAJM - veshtire te thuhet kui qendron ballanca…

  22. maverick thotë:

    24 Prill 2008 @ 11:27 pm

    ne fillim te artikullit shtrohet pyetja:

    ku qendron celesi i mesazhit dhe cfare eshte e rendesishme kur zgjedh nje imazh per ilustrim?

    pergjigja: ????

    ma merr mendja, artikulli vazhdon ne numrim e ardhshem….

  23. Laura thotë:

    25 Prill 2008 @ 12:42 am

    Nuk thashe autoresia eshte A-ja,
    A-ja eshte marrja e fotografise, jo ne internet, por atje ne terren (shpesh mes plumbave….)….

    Imagjino sikur une te shkruaj nje strofe poezie edhe strofen e dyte ta marr nga Visar Zhiti per ilustrim, pa i vene aspak emrin e autorit…

    Per mendimin tim, sa here qe sillni foto, edhe te marra ne Flickr, duhet tu vini patjeter autorsine. Nga ta dime qe e ka bere foton Vladimir Karaj, kur nuk i vihet emri i autoresise?

    Tung
    laura

  24. topoxhixho Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 2:41 pm

    kam shume deshire te ndaj me ju nje foto por nuk po di si tia bej. Po tentoj ta dergoj si artikull me vete

  25. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:37 pm

    Koment nga topoxhixho;

    Nuk kam ndonjë ide te qarte per kategorine e kesaj fotoje por meqe pashe nje teme ne lidhje me fotografite sidomos ato gazetareske e ndjeva te nevojshem botimin e kesaj fotoje. Foto reporteret kane tendecen ti metaforizojne pak gjerat ndersa mua personalisht me pelqejne fotot skandal, fototlajm, ato lloj fotosh qe mund te permbysin nje qeveri dhe jo thjesht te percjellin nje lajm apo mbrese. Ndoshta jam pak ekstremist. Sa i takon fotos eshte bere nga sateliti dhe ne menyren thjshtesisht skandaloze tregon per kulisat prapaskenat dhe inskenimet e qeverive. Ne rastin specifik eshte vetem tibeti dhe kina protagonist por ju ftoj ta shikoni me gjere

    skandalii.jpg

  26. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:05 pm

    Nga sateliti kjo?????

  27. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:13 pm

    Duket sikur ushtaret do vishen si murgjit e Dalai Lamës…

  28. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:20 pm

    Sateliti me sa e di une i merr fotot nga siper, jo nga anash. Megjithate s’i dihet. ate mendova dhe une, qe do te visheshin si murgjit, po s’e marr vesh perse nuk jane bere keto pune ne nje ambient me privat, po dites me diell e rruges.

  29. topoxhixho Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:40 pm

    sa per sqarim. Kjo foto eshte prone e agjensise shteterore angleze te lajmeve, shteterore a e mbretereshes pak rendesi ka. Zakonisht i atribuohen sateliteve ato foto qe nese deklarohet se i ka bere filani shkelin disa te drejta te privatsise apo puneve te brendshme dhe ruajne jeten e fotografit ne rastin konkret. jane nje grup ushtaresh kineze te cileve po u shperndahen veshje murgjish. me pas keta djem shkaktuan ato trazira qe te gjithe i ndoqem nga ekrani dhe Dalai Lamen qe te gjithe e merrnin per te cmendur kur denonconte se ata nuk ishin murgjit e tij.epo ndoshta kishte te drejte

  30. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 6:06 pm

    wow kjo qenka e forte! po sigurisht ne kemi pare edhe me keq, i kemi pare live te gjitha orkestrimet e trimave te sales.

  31. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 6:14 pm

    Fotot nuk thone asnje gje. Jane pamje te heshtura, pa audio.
    Audioja/zeri thote, jo shikimi.
    Ai qe shikon pastaj, genjen veten se fotoja po i thote keshtu apo ashtu; pra, troc, ai qe sheh foton fillon e flet me vete.
    shikoni sex-jonin e “vendos dicituren”… Per nje foto nuk gjen dot dy komente qofte dhe te ngjashem; kuptohet, ne menyre humoristike, por gjithsesi tregon se sa te panumerta jane kombinacionet e llafeve per t’i dhene kuptim nje fotoje.
    Imagjinoni sikur te perdorej vetem degjimi, jo shikimi. Si do te mund ta shpjegonit nje kenge(psh) me pamje vizive, nje foto apo nje dicka tjeter… E pamundur… ?
    Sekreti eshte se truri i njeriut funksionon me baze vizive; me imazhe. Prandaj kur thuhet nje fjale, imagjinohet figura perkatese. Prandaj interpretimi i nje fotoje duket te jete me i thjeshte se nje kenge te kthehet ne pamje, por kjo nuk e absolutizon kurre ate.
    PS: detyrat e shtepise:
    Si do te ma shpjegonit me nje foto nje fjalim te Sales ne fushate elektorale?

  32. eT thotë:

    25 Prill 2008 @ 6:32 pm

    ???

  33. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 6:52 pm

    Pa fjale, o kukudh; se e interpretova dhe ate foton tende tani… ;)

  34. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 8:50 pm

    Kam nje foto qe dua ta postoj ketu, si e perktheni ju?

    snake.jpg

  35. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 12:22 am

    rrofsh e qofsh sa malet o zoti skllavopronar e ta ngritshin shtatoren mu ne mes te Dodones. ;)

  36. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 12:44 am

    zotrules ia fute artit nje çok kokes ee? hehe mendoj qe nese do ta njihje me nga prane procesin e prodhimit te nje fotografia ne krahasim me ate te nje kenge, do te kuptosh, se eshte shume me e veshtire te besh nje foto profesionale se nje kenge profesionale. (flas per nivel pro jo per ato fotot me brrylin mbeshtetur te televizori qe dalin tek pershendetje nga ekrani). nje kenge me pamje vizive, dmth klipi do te thuash ti? klipi eshte nje seri imazhesh, eshte nje album dhe jo cdo imazh eshte i arrire duke marre parasysh kete fragmentizim. pastaj jane te rralle klipet muzikore ku videot jane vertet te perkryera dhe po ta shohesh pa ze, pamjet flasin vete. tregohesh pak naiv (me shkrive me ate me siper) ne shprehjen “fotoja flet” ti mos prit te degjosh zera, :), eshte shprehur ne menyre figurative dhe te njohur per te gjithe; ajo “thote” eshte emocioni qe te shkakton. pastaj, interpretimi i gjithckaje ne bote jo vetem ne art, gjithmone mbetet personal, pasi kemi perceptime te ndryshme ne varesi te jetes qe kemi pasur dhe ne kete larmi interpretimesh ketu s’ka ndonje gje te keqe! e rendesishsme eshte qe gjithsecili gjen pjesen e vet.
    idene e gjarprit me zile me koken e sales, e ke te bukur, por eshte realizuar ashtu ashtu :p nga hunda si sqep e njoha qe ishte sala. te kishe futur koken e atij iannis aty *
    kesaj foto s’ke c’ti perkthesh, se ajo uleret vete! s’ka mister hic, fotot e arrira flasin pa ze, te transmetojne zerin, ashtu me rryma te nendheshme ciao mik!;)

  37. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 1:26 am

    AR31… me shkrive fare…
    Krahason muziken me fotografine?
    Jane dy gjera krejtesisht te ndryshme!
    Kenga eshte shpikur mijera vjet para fotografise, dhe ende ka mbetur kenge.
    Fotografise, t’ja shtjellojme historikun.
    Nese do te konsiderosh si foto pikturat prehistorike, perseri deri ne fund te shekullit 19 mbeten po piktura, me te rafinuara, por piktura. Kenga u shpik kenge dhe mbeti kenge, bashkimi i hyjnores, - muzikes, qe ne cdo aspekt eshte krijim i mirefillte, (perkundrejt imazherise. / shif e shkruaj) bashkuar ne harmoni me fjalen e folur, misherim te mendimit, atij krijues dhe atij te thjeshte, te ndjenjes.(sot, te budallallekut dhe torollakerise ne te shumten e rasteve)
    Shume shpejt, fotografia, ashtu sic hyri, u zevendesua nga filmi, dhe sot per sot, ne imazheri filmi eshte kampjon bote dhe olimpik.
    neser do zevendesohet nga holografia, dhe ja, vate imazhiiiii.
    Nuk po mundohem ta hedh poshte kurrsesi; por fotografia ka vlere te tille, sepse ashtu thone ca njerez e meqe ashtu thone ca njerez, nje turme tuhafesh jane gati dhe te sakrifikohen.
    Sot ka sharlatane qe shesin piktura dhe fotografi qe arrijne dhe miljona $, sepse ka peshq qe i bien kollaj atij karremi. dhe me kete dua te them, qe ka fotografe qe bota e tere do te kursehej t’i quante edhe amatore e qe kane shkrepur momente te mrekullueshme, e s’kane kokerr leku ne xhep; sepse aty i fut turinjte ai qe me siper e quajte “profesionalizem”.
    Imazhi vella, i flet nje pjese te njeriut dhe muzika nje pjese tjeter. Muzika hyn nga veshet, por edhe nga gjithe trupi, dhe per kete edhe ndihet. Muzika i flet shpirtit dhe imazhi trurit.
    Po ne me duket se degjojme muzikera te ndryshme…

  38. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 2:42 am

    zotrules! pyetjes tende nese krahasoj muziken me fotografine, i pergjigjem JO (jo ne kete rast, por do ti krahasoja me kenaqesi)! thjeshte ndoqa ate perafrim qe ti i kishe bere kenges dhe fotos ne komentin me siper. Ajo qe une krahasoj me siper, jane teknikat e prodhimit te nje kenge dhe te nje fotoje. pra spo krahasoj dy arte, po krahasoj prodhimin e tyre dhe kete e solla ne rrafshin e diteve te sotme. kaq. une nuk po te flas ketu per kenget e barinjve dhe lahuten e malsise, po te krahasoj si prodhohen dy krijime modern teper teknik sic jane kenga dhe nje foto.
    une pajtohem me ate qe thua ti mbi natyrat e ndryshme te muzikes dhe fotografise. Kenga mbetet kenge megjithe evolucionin teknik, kjo eshte e vertete, kurse fotografia pervec merites qe ka mundur te “mberthej” kohen, eshte nje art ne nje proces te vazhdueshem zhvillimi. kurse morali qe ti ben me siper kjo nuk me intereson sepse eshte teresisht ceshtje subjektive, secili ka shijet e tij dhe nese ti nuk blen, dikush blen, ty te duket kot, dikujt i pelqen shume, ty te duket harxhim parash, ok ai tjetri i ka parate dhe e blen.
    Imazhi hyn nga syte dhe shkon ne tru thua ti - muzikat ndoshta i degjojme te ndryshme, por besoj se na hyjne nga te njejtet vesh per te shkuar serish drejt trurit. pershendetje mik!

  39. klajdevour thotë:

    26 Prill 2008 @ 10:11 pm

    zotrules vallai nuk e kuptoj kete njeriun me dy mendje e me dy shpirtra, qe njerin e ka ekskluzivisht per muziken, e tjetrin per fotografine…

    se hic mendjen: ky njeriu ka ndonje procesor me vete per tekstin, po per audion? Po per videon? Vetem nje zot rules apo jo :) ?

  40. beard thotë:

    26 Prill 2008 @ 10:49 pm

    aida jeni shum te mrekullueshem po shum na dihmoni emsioni asht mjaft i mir dhe ju falemnderoj shum stafin tuaj nese doni me u ndihmu nai sen do mundohem shum rri ne itali ne vendin roma qka te doni u ndihmoj me gjith forcen naten e mir

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.