Çerdhja e Kodër-Kamzës si Kalaja e Rozafës
Miq e shokë ka ndodhur një çudi. Në Tiranë është shfaqur një çerdhe e cila njësoj si Kalaja e Rozafës në legjendat e vjetra prishet e ndërtohet, pastaj prishet e rindërtohet prapë. E për ters rindërtimi bëhet nga forca të ndryshme politike dhe secila e do meritën për rindërtimin e Kalasë së Rozafës, më falni Çerdhes së Kodër-Kamzës, për vete.
Gjithsesi, ca me teper hollesi. Në faqen e saj Bashkia thotë se:
Para 2 vitesh ajo (çerdhja) funksiononte vetëm me 11 fëmijë. Godina e saj ishte plotësisht e amortizuar, pa guzhinë për gatimin e ushqimit të fëmijëve. Pjesa më e madhe e godinës ishte zënë nga familjarë, duke krijuar kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme për mirërritjen e fëmijëve. Bashkia e Tiranës ka liruar të gjitha mjediset, ka financuar rikonstruksionin e kësaj çerdhe dhe ka e pajisur atë me kuzhinë profesionale. Sot ajo frekuentohet nga 60 fëmijë dhe ka një staf prej 9 punonjësish, nga të cilët 5 janë edukatorë. (shkrimi i plotë më poshtë. Në foto djathtas z. Rama me fëmijët e çerdhes më datë 14.)
Çështja u bë ca më interesante kur një ditë më pas në gazetën Tema u botua një artikull me titull Bregu: “Çerdhja është vepër bamirësie, Edi Rama të falenderojë donatorët” e nëntitull Edi Rama, inaguron çerdhen, e cila është ngritur me ndihmën e një fondacioni holandez me ftesë të deputetes së PD-së. Hmm, interesante apo jo? Së pari sa për sqarim, jini të qetë, bëhet fjalë për të njëjtën çerdhe. Së dyti, ja se ç’thotë Tema mbi çështjen:
çerdhja në fjalë është rikonstruktuar në shtator të vitit 2005, por çerdhja është kompletuar me batanije dhe orenditë e tjera të nevojshme më datë 1 qershor nga fondacioni holandez, “Shpresë për Shqipërinë”, pas kërkesës dhe ndërhyrjes së deputetets së zonës për këtë qëllim. ……… “Para se të çonim shtretërit, fëmijët flinin mbi tavolina kopshti me nga një batanije përsiper, ose në krevate portative që prindërit i sillnin në mëngjes dhe i merrnin pasdite. Bashkia që nga shtatori 2005 deri në 1 qershor kur çuam pajisjet kryesore, nuk kishte zgjidhur as problemin minimal të hapjes së vetratave, të cilat në dhomën kryesore ku rrinë fëmijët janë krejt hermetike. Për këtë arsye dërgova dhe një kondicioner që është dhuratë e imja personale….. Me rastin e 1 qershorit 2006, me ndërhyrjen time në cilësinë e deputetes së zonës dhe me ndihmën e fondacionit holandez “Shpresë për Shqipërinë”, çerdhes në Kodër Kamëz iu dhuruan 17 shtretër të rinj me 2 kate, përparëse kopshti, për 35 fëmijët dhe lodra e mjete didaktike. (Shkrimi i plotë më poshtë. Në foto majta zonja Bregu).
Pyetja që të ngelet në majë të gjuhës pasi lexon të dy artikujt është se kush dreqin e rindërtoi cerdhen? Po fundja c’ju duhet ta dini, mos u ngatarroni kot me keto gjera. Te pakten ndertuesit përfituar nga ndërtimi dy here….
Ndokujt mund ti duket kjo histori për të qeshur e është pa dyshim qesharake por mbi të gjitha duhet të jetë shqetësuese. Se nqs politikanëve tanë s’u zë dot besë për një ndërtesë të thjeshtë e të hapur ditën me diell, si mund tu zësh besë për gjëra shumë më ndërlikuara e të paprekshme nga publiku votues? E fatkeqsisht këtu s’po flasim për politikanë të dorës së vjetër, ata që i kemi trashgim nga diktatura e që kritikohen aq shpesh në vija të përgjithshme në shtyp në artikuj që bëjnë thirrje për rifreskim të politikës Shqiptare (pse vallë ndodhin vërtet rifreskimet me urdhëra nga gazetat?). Jo, po flasim për një artist që është vlerësuar për punën e tij e për një studiuese shoqërore me disa tituj shkencorë e një sërë punimesh. E kur këtyre s’u zihet dot besë atëherë si i bëhet? Apo vallë mos kanë të drejtë që të dy? Mos është rikthyer vërtetë miti i Kalasë së Rozafës e çerdhja u shkatërrua pas 1 Shtatorit 2005 dhe u rindërtua më 14 Nëntor 2006? S’është çudi, gjithshka mund të ndodhi në rrëmujokracinë Shqiptare.
Llukan Tako
16 Nëntor 2006
********************************************************
Ngjarja sipas Bashkisë së Tiranës:
Përurohet Çerdhja e Kodër-Kamzës. Gati përfundimi i punimeve edhe në 3 çerdhe të tjera
U përuruan sot punimet për rikonstruksionin e çerdhes në Kodër-Kamëz, institucion ky mjaft problematik për krejt zonën, por që tani e tutje falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës ofron shërbime bashkëkohore për fëmijët.
Çerdhja e Kodër-Kamzës është në zonën e Njësisë Bashkiake Nr.11. Para 2 vitesh ajo funksiononte vetëm me 11 fëmijë. Godina e saj ishte plotësisht e amortizuar, pa guzhinë për gatimin e ushqimit të fëmijëve. Pjesa më e madhe e godinës ishte zënë nga familjarë, duke krijuar kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme për mirërritjen e fëmijëve.
Bashkia e Tiranës ka liruar të gjitha mjediset, ka financuar rikonstruksionin e kësaj çerdhe dhe ka e pajisur atë me kuzhinë profesionale. Sot ajo frekuentohet nga 60 fëmijë dhe ka një staf prej 9 punonjësish, nga të cilët 5 janë edukatorë.
Prej disa vitesh radhazi, Bashkia e Tiranës po implementon me sukses projekte për rikonstruksionet e godinave të çerdheve të fëmijëve. Në qytetin e Tiranës funksionojnë 29 çerdhe me 1700 fëmijë. Gjatë 5 viteve të fundit, Bashkia e Tiranës me të ardhurat e veta ka realizuar rikonstruksionin e 11 çerdheve në Tiranë dhe ka në proces rikonstruksionin e 3 çerdheve: Nr.8, Nr.10 dhe Nr.35, duke siguruar kështu shërbime cilësore dhe përmirësim të kushteve për mirërritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, ka përmirësuar shërbimin për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ruajtjen e shëndetit, përmirësimin e mënyrës së të ushqyerit dhe për herë të parë ka krijuar sektorin e edukimit me 12 punonjës: psikologë, punonjës socialë, mjekë pediatër dhe animatorë, të cilët kanë mundësuar ofrimin e shërbimit psiko-social për fëmijët dhe komunitetin.
Ky grup ka përmirësuar trajnimin e stafit në fushën e edukimit, si dhe ka ofruar shërbimin psiko-social te prindërit, nëpërmjet funksionimit të “klasave të prindërimit”. Të gjitha vëzhgimet psiko-motore dhe psiko-emocionale që kryhen te fëmijët pasqyrohen në fletoren individuale të fëmijës duke ndjekur zhvillimin e tyre në vazhdimësi.
Ky grup, përvojën e grumbulluar e ka pasqyruar në 3 botimet, të cilat në formë broshure u janë vënë në dispozicion stafit dhe komunitetit. Këto broshura janë: “Broshura për planin vjetor të edukimit të fëmijëve”, “Broshura me vjersha për fëmijë”, “Broshura si të luajmë”.
Bashkia e Tiranës këtë vit ka mbështetur financiarisht 331 familje në nevojë, duke u ulur tarifat dhe pagesën mujore të ushqimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.
14-11-06
*************************************************
Ngjarja sipas gazetës Tema:
Edi Rama, inaguron çerdhen, e cila është ngritur me ndihmën e një fondacioni holandez me ftesë të deputetes së PD-së
Bregu: “Çerdhja është vepër bamirësie, Edi Rama të falenderojë donatorët”
Deputetja e zonës, Majlinda Bregu, tha dje se, çerdhja në fjalë është rikonstruktuar në shtator të vitit 2005, por çerdhja është kompletuar me batanije dhe orenditë e tjera të nevojshme më datë 1 qershor nga fondacioni holandez, “Shpresë për Shqipërinë”
Çerdhja në Kodër Kamëz, e “inaguruar” dje nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, është hapur që para më shumë se një viti dhe institucioni i bashkisë nuk ka kontribuar për rindërtimin dhe rikostruksionin e saj. Deputetja e zonës, Majlinda Bregu, tha dje se, çerdhja në fjalë është rikonstruktuar në shtator të vitit 2005, por çerdhja është kompletuar me batanije dhe orenditë e tjera të nevojshme më datë 1 qershor nga fondacioni holandez, “Shpresë për Shqipërinë”, pas kërkesës dhe ndërhyrjes së deputetets së zonës për këtë qëllim. Bregu shprehet se, në kohën kur ka ndërhyrë fondacioni në fjalë, fëmijët flinin mbi tavolina, ndërkohë që 35 fëmijë të vegjël janë mbledhur në 2 dhoma të vogla guzhine. Nga ana tjetër, sipas Bregut, kondicionieri i vetëm që ka çerdhja është dhuratë e saj personale me rastin e 1 qershorit. “Para se të çonim shtretërit, fëmijët flinin mbi tavolina kopshti me nga një batanije përsiper, ose në krevate portative që prindërit i sillnin në mëngjes dhe i merrnin pasdite. Bashkia që nga shtatori 2005 deri në 1 qershor kur çuam pajisjet kryesore, nuk kishte zgjidhur as problemin minimal të hapjes së vetratave, të cilat në dhomën kryesore ku rrinë fëmijët janë krejt hermetike. Për këtë arsye dërgova dhe një kondicioner që është dhuratë e imja personale”,- thotë bregu. Sipas saj, ka qenë fondacioni në fjalë, i cili ka bërë të mundur edhe dërgimin e uniformave dhe të shtrerëve të fëmijëve. “Me rastin e 1 qershorit 2006, me ndërhyrjen time në cilësinë e deputetes së zonës dhe me ndihmën e fondacionit holandez “Shpresë për Shqipërinë”, çerdhes në Kodër Kamëz iu dhuruan 17 shtretër të rinj me 2 kate, përparëse kopshti, për 35 fëmijët dhe lodra e mjete didaktike”,- thotë Bregu.
Inagurimi
Sipas deputetes së zonës, inagurimi nga ana e Edi Ramës, e një vepre tek e cila nuk ka asnjë lloj merite është vërtet i turpshëm. Sipas saj, Rama së paku duhej të falenderonte donatorët dhe në atë kohë të mundohej që t’u dërgonte disa shtretër fëmijëve të vegjël, të cilët sipas saj flinin në tokë, ose sipër tavolinave. “Rama shkon lexon vjersha në 14 nëntor 2006, fiks 1 vit e 2 muaj pasi çerdhja është hapur, por nuk thotë që është detyrë e bashkisë, jo vetëm rikonstruksioni fizik i ambientit, por edhe pajisja me objektet e domosdoshme për të përmbushur misionin e ambienteve parashkollore. Por meqë këto Edi Rama, nuk i bën dot, i bie shkurt dhe lexon vjersha, duke mashtruar publikisht “se kjo çerdhe model është vepër e bashkisë”. Minimumi i duhej të falenderonte donatorin që iu përgjigj ftesës sime dhe e bëri çerdhen me të vërtetë model”,- tha Bregu.
15-11-06


16 Nëntor 2006 @ 11:35 am
E mo si behen dhe keta. Fundja nuk u bo qameti pse Rama i rrecitoi “zogut” edhe ne çerdhe,qe ishte i vetmi stacion ku akoma Rama nuk ishte ndal me i kendu “zogut”.
16 Nëntor 2006 @ 11:49 am
A ka ndonje numer telefoni kjo cerdhe qe ta pyesnim se kush e rregulloi,
para se te fillojme dhe ne te bejme debat ne tym.
16 Nëntor 2006 @ 2:48 pm
Llukan c’jane keto abstraksione plako,
Ti duhet te ishje munduar te gjeje te mesmen ne kete muhabet, se keshtu ne ajer s’mund te diskutojme ne!!!
16 Nëntor 2006 @ 3:14 pm
a me thote njeri se ku eshte problemi ketu? Bashkia, (sic e lexoj une) ka bere investimin per punet FIZIKE, takem muresh, kuzhine, banjo etj!!!
Ndersa kjo deputetja ka NDERMJETESUAR qe nje shoqate e huaj te paguaje per batanijet, kreveterit e me the e te thashe!!
Ku eshte kontradikta ketu???
P.S. Kopshtet dhe cerdhet jane ne varesi te Bashkise perkatese. Kjo deputetja e zones ka vepruar ne menyre JO-ETIKE kur ka anashkaluar “bosin” e cerdhes dhe nuk i ka kanalizuar keto kontakte te saj ne Bashki por ka vajtur dhe ka bere “sevap” me koke te vet.
Une e kam thene dhe here tjeter ketu, por po e perseris. Keto te Saliut nuk kane respekt per asnje ligj te shtetit, per procedura te shkruara ne leter, e jo me per gjera te huaja per ta si psh sjellje ne menyre etike per te ruajtur “la bella figura” te shteti tone te ngrate.
Rrofte Bregu, antikomuniste e oreve te para, dhe zemerdhemshur par excellance!!!
16 Nëntor 2006 @ 3:51 pm
Kryebashkiaket e Sofjes,Riges,Bukureshtit, mos te flasim per te Prages apo Budapestit perurojn Biblioteka,Muzeume moderne,ndertesa universitare apo stacione moderne trenash ky kryebashkiaku i kryeqytetit tone s’shkoj me tej sesa ndonje rruge 1.5-2km apo cerdhe e shkolla 8 vjecare. … sepse Tirana ka qene plot me leke gjithe keto vite plot me shitje lejesh ndertimi po i vodhi ai & co.
16 Nëntor 2006 @ 4:03 pm
Ec mo, Vlonjat,
U perpoqa me nje kerkim ne internet por me c’duket te dyja palet s’kane harxhuar para per vendosjen e nje telefoni ne cerdhe. Pastaj e verteta eshte e sikletshme, me mire keshtu me nje Rozafe moderne sesa me nje politikan/e genjeshtar/e
Anonymous,
Tek pjesa nga Tema thuhet qe cerdhja u rindertua me shtator 2005 dhe pastaj u pajis me batanije me 1 Qershor 2006. Dmth Tema thote qe ana fizike ishte ne rregull me date 14 Nentor kur u be perurimi nga Bashkia…..
Ardi,
Nqs Edi Rama paska vjedhur plot 8 vjet atehere pse s’eshte akoma ne burg? Pse s’ka nje dosje per te dhe pse s’behet publike? Ku jane provat?
16 Nëntor 2006 @ 4:13 pm
Duhet te merret prokuroria . ceshtja eshte se per asnje minister apo kryetar bashkie s’po gjenden provat qenkemi vendi me i paster ne bote te huajt na kane kualifikuar kot vendi i 100 e ca me i korruptuar . Me ate prokuror qe kemi do dalim dhe vendi pa asnje te burgosur sepse s’ka fakte ………………………
16 Nëntor 2006 @ 4:37 pm
Per mendimin tim deputetja ka bere shume mire siç ka bere.Te priste ajo te ndiqte rrugen nga bashkia e Edi Rames do te katandisej kokoshi nje thele.
16 Nëntor 2006 @ 5:07 pm
Tani shoqja deputete qe nxehur se nuk kishin nxjerre ne televizor dhe kondicionerin qe kishte bere ajo dhurate? Me siguri sdo kete pasur drita dhe ndaj nuk e tregonin dot dicka qe nuk punonte
16 Nëntor 2006 @ 5:43 pm
me falni qe insistoj… por une nuk shikoj ndonje kontradikte ketu, edhe sikur cerdhja te jete riparuar FIZIKISHT nje vit perpara!! Tani, nese cerdhja u kompletua me batanije apo ku di une, vetem kohet e fundit (pavaresisht se kush i ka dhene te shkretat leke), a nuk eshte logjike qe cerdhja te “inaugurohet” tani?
dhe nese kjo qe po them une ben sens, kujt i takon qe te beje “inaugurimin” e cerdhes?
Bashkise, apo jo? A nuk eshte cerdhja nen hyqmin e Bashkise?
Ku eshte kontradikta ketu, une nuk e kuptoj! Nga ana tjeter, une ne fakt jam nje cike i avashte nga mendtte! Ndjemeni!
16 Nëntor 2006 @ 6:11 pm
Po njerezit jane ftohur ne ….. s’e marr vesh fare pse shkruhen artikuj te nje niveli te tille neper gazeta…. ai gazetari pak gjera apo ceshtje ka per te folur per shqiperine qe duhet te shkruaj nje faqe artikuj kush e merre meriten e ndertimit te nje cerdhe…. ESHTE CERDHE O POPULL.. nuk eshte ndonje magji.. nuk eshte ndonje zgjuarsi.. eshte thjesht nje cerdhe qe mesa duket nuk paska qene e mbaruar ne fillim dhe tani u kompletua.. kaq.. eshte shume e thjesht nuk e marr vesh pse njerezit i veshtirsojne punen vetes…. qe te gjithe e dime qe populli s’e can fare koken se kush e ndertoi nje cerdhe sepse s’kane drita, uje, rruge, paga, pune…shendetesi… pse merren keto gazetare te gatuar nga injoranca me tema te tilla…. Ah populli i shkrete… ne sikur po nxjerrim dhe shume gazetare dite pas dite… ku jane keto studente qe kane mesuar aq shume dhe kane marre diploma…. dine te analizojne.. dhe mbi te gjitha dine te zgjedhin tema qe ia vlen ….Cudi e madhe.. eshte me interesante, me REALE, te marresh te lexosh nje shkrim nga vitet e Nolit, Konices, per shqiperine dhe gjendjen e saj se keta gazetaret tane te ndritur……………..
Abi
16 Nëntor 2006 @ 6:57 pm
Para dy javesh Berisha peruroi rruge qe i kishte prere shiritin Nano para nej viti si psh Palase-Dhermi. Ne Shqiperi te gjithe luftojne per te prere sa me shume shirita.
18 Nëntor 2006 @ 11:45 am
O Dirk-u fjala ishte per Edin dhe jo per Salen, per kuriozitet mos ke gjekafshe ndonje foto te Sales te koka e krevatit?! Po te Edi-it?
20 Nëntor 2006 @ 7:27 am
JA harrova emrin Carter me duket ish presidenti amerikan ka nje fondacion qe ndihmojne ndertimin e shtepive per njerez me vuajtje etj.Shpresoj mos te jem gabim se nuk e mbaj mend mire, por mu duk sikur tha ne reklame se ka ndertuar shoqata 300.000 shtepi.Keta me flasin per nje cerdhe, qe do suva boje krevate e lodra nga wallmart pfff
i hengert iiii sa i urrej qe tallen keshtu po dhe populli yne si nuk ve mend.permbrapa i shkon si kungull.Une me me lut skisha shku ne prerjen e shiritit.Ta kishin bojkotuar kafshen se ec ashtu vene mend.Po keta tallen e populli vazhdon i duartroket.ndaj se vrasin trurin