Champions, 80 për qind e shqiptarëve bast për Milanin
Shqiptarët i besojnë Milanit për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet sot në mbrëmjë në stadiumin “Olimpik” të Athinës. Në një sondazh të kryer dje nga “Gazeta Shqiptare” nëpër kompanitë kryesore të basteve që veprojnë në Tiranë, rreth 80 përqind e atyre që kanë vendosur baste për takimin e sotëm mes Milanit dhe Liverpulit, u kanë besuar kuqezinjve të Ançelotit.

