Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Shtypi

Shqipëria shpëton përfundimisht nga kriza energjetike

Gazeta Agon
09/05/2008
Shqipëria kapërcen përfundimisht krizën energjetike. Duke filluar nga ky vit, vendi ka të gjitha mundësitë që të furnizohet 24 orë me energji elektrike. Këtë fakt e ka pohuar vetë drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi. Sipas tij, këtë vit kërkesat e vendit për drita po plotësohen nga importi, kombinuar me prodhimin […]

E mitura plagos pa dashje shoqen me pistoletën e nënës

M. Mullai
Gazeta Metropol
08/05/2008
Vajza 13-vjeçare mbante armën në çantën e shkollës sepse e ëma zihej me të shoqin
Me pistoletën që nëna i kishte lënë në çantë, një vajzë vetëm 13 vjeçe nga fshati Zhupan i Fierit qëlloi pa dashje shoqen e klasës, duke e plagosur lehtë në këmbë. E mitura e mbante armën në çantë, pasi […]

Krijohet Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës

http://www.lsi.al
08.05.08
Krijohet Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në Komitet marrin pjesë disa parti politike dhe shoqëria civile. Partitë politike që marrin pjesë janë LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK dhe Lëvizja e Petro Koçit. Në Komitet janë përfshirë edhe analistë të mirënjohur, si Artur Zheji, Andrea Stefani, Henri Çili dhe Blendi Kajsiu dhe të tjerë analistë […]

Berisha: Gati trupat komando ne Cad

Koha Jone
E Enjte, 08 Maj 2008
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha vecoi vendimin per miratimin ne parim te Marreveshjes ndermjet Shqiperise dhe BE-se per pjesemarrjen e vendit ne operacionin ushtarak te BE-se per menaxhimin e krizave ne Republiken e Cadit dhe Republiken e Afrikes Qendrore, te propozuar nga ministri i Mbrojtjes. Kryeministri u shpreh […]

INSTAT: Inflacioni në prill 4.4%

INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT PRILL  2008
Instat.gov.al
08/05/08
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2008, arriti 102.0 përqind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin e kaluar.
Ndryshimi vjetor në muajin Prill është 4.4 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9  përqind.
Indeksi i grupit “Ushqime […]

Izraeli feston ditëlindjen

Sebastian Engelbrecht / Tel Aviv
Deutsche Welle
08.05.2008
Para 60 vitesh u themelua shteti i Izraelit. Me dëshirat për paqe dhe me një paralajmërin ndaj të gjithë armiqëve të mërkurën mbrëma filluan festivitetet për 60 vjetorin e themelimit të shtetit izraelit.

Shënimi i ditës së themelimit të shtetit filloi pranë varrit të vizionarit sionist Theodor Herzl. Emri i tij […]

Greqia bllokon vajin ukrainas, ishte nisur per Shqiperi

Gazeta Standard
8 Maj 2008
Një sasi vaji luledielli që prodhohej në Ukrainë dhe eksportohej nga Greqia dhe një pjesë për Shqipërinë, ka alarmuar autoritetet helene. Kjo, pasi në bazë të disa analizave në një institut në kryeqytetin zviceran, Bernë, ka rezultuar se vaji përmban lëndë të rrezikshme diokside, konkretisht që në përbërje të tij ka edhe […]

Shtohen akuzat, Sefgjini kërcënon prokurorin e çështjes

Gazeta Tema
09/05/2008
Shtohen akuzat, Sefgjini kërcënon prokurorin e çështjes
Nga Bledar Lumani
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, përveç zhdukjes së Remzi Hoxhës, do të procedohet edhe për rrëmbimin e Avdyl Loshajt, akuzë e cila iu komunikua gjatë ditës së djeshme, teksa i është komunikuar masa e sigurisë. Pas komunikimit të akuzës së re, Sefgjini ka reaguar […]

PR: Ja tre emrat per minister

Fatjona Mejdini
Koha Jone
E Merkure, 07 Maj 2008
Negociatat mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike ne lidhje me emrin e ministrit te ri republikan, qe do te perfaqesohet ne qeveri, kane nxjerre edhe emrat e pare te te diskutuarve. Keshtu, burimet prane Partise Republikane, ne lidhje me keto negociata, bejne te ditur per gazeten se 3 emrat […]

Kryeministri Berisha ironi me demokristianët

Besnik Anxhaku
Mer, 07 Maj 2008 15:14:00
Sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar ishin përballlë ish kryetari Nard Ndoka dhe kryetari i zgjedhur dje nga një kongres i jashtë zakonshëm i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi. Në mbledhjen e qeverisë ndodhej dhe Zef Bushati ish kryetari i parë i kësaj partie. Kryeministri Berisha ka lëshuar batutën e radhës […]

Zv.ministrja kurohet në SHBA me 100 milionë lekë të qeverisë, njerëzit vdesin nëpër spitale

Nga Artur Hoxha
Gazeta Tema
07.05.2008
Para një viti, sorollatesha në spitalin onkologjik në Tiranë, ndërsa shoqëroja një të afërmin tim të sëmurë. Mungonin citostatikët, ilaçe me të cilat mjekohen të sëmurët me kancer, pasi nuk ishin bërë blerjet e nevojshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas interesimit, mora vesh që zëvendësministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, prej […]

Ne qofte se do kishte nje emer te dyte…

Saimir Tahiri/Panorama
A ka njeri në këtë vend që nuk është neveritur me Kryeministrin tonë, kur para pak ditësh nga bregdeti i Sarandës i sugjeronte sejmenëve të tij të mbledhur rreth e përqark të pagëzonin qeverinë e tij dhe atë vetë me ermin e dytë “Premtim-Mbajtësja” dhe “Premtim-Mbajtësi”. A ka njeri që nuk ka sharë e […]