Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Reportazh

Telefonata e përgjuar e Mladic

I akuzuari i tribunalit të Hagës në përndjekje, gjenerali Ratko Mladiç, i diskredituar për pamje brutale, hija e të cilit akoma shihet si HERO, kujtohet për krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore. Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë zbardhjet e bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Roli i kuvendeve të partive në Shtetet e Bashkuara

Zëri i Amerikës
Emërimi i kandidatit të secilës parti në kuvendet partiake hap zyrtarisht sezonin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Kuvendet organizohen për të forcuar unitetin e partisë dhe për të bashkuar anëtarët në mbështetje të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë:

Kuvendet partiake janë një realizim madhor i ngjashëm me një shfaqje madhështore teatrale. […]

Kalaja Rozafa, një nga monumetet e rëndësishme të historisë shqiptare

Zëri i Amerikës
Kalaja Rozafa, në hyrje të qytetit të Shkodrës, është një nga monumetet e rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Gjatë këtij viti, është punuar për mirëmbajtjen e saj, dhe duket se kjo ka ndikuar në shtimin e vizitorëve.
Kronika ne video

Plumbat e Lazaratit, terror ne Gjirokaster

Gazeta Shqiptare (Ismail Xhaferri)
Ndërsa parcelat me hashash janë në prag të korrjes në Lazarat, banorët e këtij fshati “rebel” në Gjirokastër vazhdojnë “luftën” me të gjitha llojet e armëve, madje edhe me ato të artilerisë së rëndë. Që pas aksionit antikanabis të ndërmarrë nga forcat e RENEA-s, FNSH-ja dhe policia në lagjen Kordhocë, breshëritë e […]

Ditët e fundit të Migjenit

Trupi i tij po e tradhtonte. Migjeni ishte në një luftë të heshtur me mushkëritë e tij. Për shtatë muaj provoi sfidën, i mbyllur në dhomat e sanatoriumeve italiane. Data 14 shkurt e vitit 1938, do të shënonte nisjen e një rruge pa kthim për poetin.

“Mehmeti u shpërblye me 10 mijë franga si agjent”

Gazeta Panorama (Afrim Imaj)
“Tradhti, komplot, terrorizëm e sabotim!” Mbi këto katër shtyllat kryesore, është ndërtuar e tërë aktakuza ndaj Fiqirete Shehut, Llambi Ziçishtit, Nesti Nases e Skënder Shehut. Nga mënyra si argumentohen në materialin voluminoz, bie në sy shtirja në kohë dhe ndërthurja e tërë veprimtarisë agjenturore fund e krye me emrin e Mehmet Shehut, […]

Çfarë kanë shkruar “spiunët”?

Deutsche Welle (Aida Cama)
Çfarë shkruanin “spiunët” që vizitonin Shqipërinë në vitet tetëdhjetë? Në shumicën e rasteve raportet kanë qenë banale. Si jetojnë shqiptarët për shembull, ose çfarë mendojnë ata për kushtet sociale.
Shqiptarët i kanë quajtur spiunë. Shtazi, i quante bashkëpunëtorë jozyrtarë. Një i tillë, me pseudonimin “Sarkazma” ka vizituar për disa ditë Shqipërinë në shkurt […]

Për çfarë ka nevojë Tirana

Fatos Lubonja (Korrieri)

A janë lejet e pakta të ndërtimit problemi që ka sot Tirana? Absolutisht jo. Për këdo që jeton në këtë qytet e që i ka sytë, hundët, veshët, këmbët e duart të lira nga interesat e ndërtimit problemi më i madh që ka sot Tirana është ajri tejet i ndotur, problemi më i […]

Historia e pronave dhe Himara

Revista Mapo
Shkruan: Ben Andoni
Ndërsa për të zgjidhur problemin e qenësisë shqiptare apo greke të Himarës ka materiale të shumta, kur vjen puna për dokumentimin e historisë së pronave, çështja ngec. Atëherë kur specialisti duhet të rrëmojë në dokumente, stepet para arkivave. Vendin e merr historiani, por shumica nuk i shpëton dot patosit dhe urrejtjes për […]

Rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri


Rrugët, trotuaret dhe Liqeni Artificial i Tiranës

Revista Mapo
Alfred CAKO
(…)
Liqeni Artificial i Tiranës
Çdo njeri që ka dy pare mend dhe që s’ka disa banesa prona të veta, natyrisht që nuk mund të mos flaës për gjendjen mjerane të Liqenit Artificial. Ky është një resort i rrallë me konsum të përditshëm për amatorët e shumtë të saj të cilët ndoshta i kanë […]

Autobusi i linjës dhe Shqipëria

Duket si Pazari i Gjos’. Njerëzit qëndrojnë mes dy skajeve, fatorino-shofer, ca hyjnë, ca dalin, përplasen, autobusi tejmbushet me trupa dhe frymë. Njerëz nga shtresa të ndryshme që i presin punët e përditshme jashtë asaj vorbulle duhmash. Me një colpo (ky është stil për të ngjeshur njerëzit) nisemi sërish. Duhet të kemi parasysh që çdo […]

Kavajë, Allah, Berishë… dhe skamje

Hoxhë Xhaferri ka punuar në kohën e viteve para ’90 në tregti. Ka pasur një karrocë, pa është marrë me mbathjen e kuajve, me gjithçka. I ka dhënë jetë tetë fëmijëve, që bajagi ia kanë shpërblyer. Pas vitit ’90 e mori mirë situatën në dorë. Fabrikën e bukës e privatizuan fëmijët e tij, kurse oxhakun, që mbeti ‘pa punë’ e kthehu në minare.

  • Komentet e fundit

    • ThoughtPolice: Kur kane ngelur edhe injorantet te na japin mesime latinishteje, eshte... Morali i dyshimtë i G99
    • Darjeleeng: Luçi mos doje të thoje, Miranda sqaro veten më mirë? Thjesht pyes.... e puthura
    • Luçi: Me duket se eshte dhe ne ndonje antologji, apo permbeldhje te letrave ... e puthura
    • Darjeleeng: Zana thotë: 29 Gusht 2008 @ 11:16 pm LosT,e gjej herme... antimall-makth i kulluar
    • Luçi: Miranda Haxhia - E verdha e Korrikut / tregime ISBN 99943-31-27-2 P... e puthura
    • emigrant: LostT-o, se s'te kam pyetur, po meqe u hap ky muhabeti te mesuarit nga... antimall-makth i kulluar