Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Mos Humbisni

Veshka shkijesh apo PSYOPS?

Zhurma shurdhuese rreth disa rrëfimeve të Carla del Ponte-s në librin e vet të fundit “La Caccia”, për kinse trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga UÇK-ja, nuk lejon që të kuptohet mirë se për çfarë është fjala pikërisht; meqë si edhe herë të tjera, një takëm pseudo-patriotësh duan ta shfrytëzojnë edhe këtë rast për të treguar se sa të gatshëm janë për t’u kacafytur me mullinjtë e erës, në favor të çështjes shqiptare.

Bathorja e Europës

Shqipëria zë vendin e fundit në Europë për përdorim të Internetit, me vetëm 1% të popullsisë në moshë të rritur, të lidhur në linjë. Që kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët, e vërteton edhe fakti që, përveç Maqedonisë me 5%, të gjitha vendet e tjera të Europës kanë përqindje përdorimi dyshifrore, duke filluar nga Turqia me 14%, Bosnjë-Hercegovina me 21%, Mali i Zi me 32%, Serbia me 37%, Greqia me 46% e kështu me radhë, deri te Islanda, ku pothuajse 90% e popullsisë së rritur e shfletojnë Internetin rregullisht.

Një shpjegim i domosdoshëm

As hedhja në sulm e agjentëve më të zgjedhur mediatikë (për favore të reja a për të shlyer të vjetrat?!), as shpeshtimi i daljeve personale në publik, nuk rezultuan mjete efikase. Nokdauni politik në të cilin ndodhet klani përgjegjës pas Gërdecit, duket të jetë aq fatal e i pashpresë sa që çdo ri-ngritje duke u mbajtur pas litarësh, s’mund të jetë veçse një mundësi tjetër për …ri-gremisje.

Fasule kokërmadhe

Të gjithë fshatrat e Shqipërisë janë vende të shenjta ! Por ky është hata’ fare. Është, në të njëjtën kohë, edhe Xhami edhe Kishë, edhe minare edhe kumbanare, edhe altar edhe tyrbe, edhe kasolle edhe tempull, edhe i urtë edhe buçimtar. Ai fshat është një vend aq i mirë sa kush kërkon që gjynahet t’i falen, pa e zgjatur fare, duket patjetër të shkojë ta shohë.

25 pyetje për Kryeministrin

1. Cili ka qenë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve?
2. Çfarë i keni thënë ish-ministrit Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit?
3. Cili ka qenë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”?
4. Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë?

Një hostel në Tiranë

Pothuajse gjithçka ndahet me miqtë e tjerë.. Dushet, kuzhina, salloni janë të përbashkëta.. Dhomat janë me shumë shtretër (zakonisht janë të mobiluara me shtretër marinari). Do pyesni pse?

Transkripti i intervistës në HARDtalk

“Po, 24 u vranë, 300 u plagosën, por nuk ishte një bazë ushtarake. Ishte një sektor demontimi i një kompanie private. Një aktivitet i një kompanie private, për të cilën përfundimisht po bëhet një hetim i plotë. Por ajo që ndodhi, ndodhi. Çfarë ndodhi më pas? Operacioni më i suksesshëm dhe energjik i shpëtimit. Ushtria jonë, policia, qytetarët tanë shpëtuan aq shumë jetë në një situatë aq dramatike. Ky ishte reagimi i menjëhershëm, i mjaftueshëm dhe dëmet u reduktuan në maksimum.”

Intelligence grise 3

U fol se AX do e çonin për riedukim. Krahu katunar u gëzua me triumf. S’doli gjë ajo punë. Duket AX i kish krahët e ngrohtë. U tha sikur i kishin dhënë vërejtje. Me paralajmërim. Ç’ka u përgënjeshtrua nga një burim i sigurtë. Ndoshta edhe kjo ishte vepër e departamentit të dezinformimit. Këto lajmet u bënë si byrekët e Shanos, a i qivja udhët!

Dokumenti, Berisha e dinte Gërdecin

Ushtria njoftoi kryeministrin për transportin e municioneve drejt Gërdecit. Ja korrespondenca që zbulon mashtrimin. Raportet për Gërdecin, në zyrën e Berishës.

Dilema e identitetit kosovar

Edhe pse ‘kosovarët’ kanë qëllime politike të njëjta si bashkësi, nuk ka komb kosovar sepse nuk ka diçka të veçantë që e bën të veçantë ‘kosovarin kombëtar’. Abetarja është pothuajse e njëjta në të gjitha trojet shqiptare dhe socializimi i individëve bëhet si në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo vende tjera.

Mbi tranzicionin dhe shëndetin mendor

nëse e ke në dorë çmendurinë tënde, është më mirë të zgjedhësh një çmenduri që e orienton agresivitetin nga tjetri. Që i shkel të gjitha njëherësh, që të këqijat i bën të pakthyeshme e të patjetërsueshme. Kjo sepse, nëse shkel vetëm ndonjë rregull të vogël, këput ndonjë gjethe në park (të supozuar) apo i teshtin në surrat ndonjë gjykatësi, rrezikon që të gjithë inatin

Intelligence grise 2

Po ku qëlluan të gjithë aq të mënçur, mor aman! Mbledhur në një qoshk të dheut! Gjasë e vogël shumë, por jo zero, hë tu bëfsha, hë derman! Hë! Aty ma lidh gajdhurin! Dhe kjo punë e filozofllëkut, tip mulli me erë pa bereqet që bluan bosh qënkësh punë e madhe! u ngjitkësh si virus, si sidë e si grip toksiko-etnik. Nga ai bulevardi i qëmotit në cybermiletin e sòdit.