Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Letërsi

Në kërkim të së panjohurës së Leonard Veizit

Leonard Veizi vjen në këtë roman pas një përvoje në prozë të shkurtër. Këto tregime që zgjaten deri në kufijtë e novelave janë përpjekje dhe dëshmi të një gërmuesi subjektesh dhe personazhesh të cilat e kanë qejf fundin e skajshëm, që shkojnë mundimshëm, por të sigurt në destinin e tyre. Janë fate njerëzore të cilat përpiqen të mbijetojnë nën petkun e një depresioni social, e një pikëpamjeje kaotike për jetën.

10000

Kam një jetë mbyllur në këtë kullë,/
Në anën tjetër të presin/
me një liber të hollë në dorë,/
Gjithshka u bë është shkruar brenda,/
Është veç një rrokje,/
Nje klithme e shkurter,/
Diçka si ah apo oh

skrap (sprove poetike)

Papritur më shkoi në mendje,/

tragjedia që mund të ndodhte,/

nëse një prej veturave të varej në humnerë:

I gjithë vargoni do të varej,/

duke marrë me vete edhe njerëzit./

(Përvec atyre që ishin atletë,

e do t’i shpëtonin vrullit të vargonit,/

me një kapërcim akrobat…

Akorde zemrash

Seç u kujtova sot/

Nje shkumës në dorë duke marrë/

Kalciumi del dhe nga dekompozimi i kockave/

Të atyre që janë akoma gjallë…

Turiste

Në njëorëshin që kam në dispozicion, lahem, thahem, lyhem, parfumosem, paketohem me fustan, me geta e me perla, bëj një fotografi që t’ia çoj sime mëje, që gati pëson paralizë faciale kur më sheh me fundin dhe bluzën e preferuar që i vesh sporadikisht prej pesë vjetësh, dhe nisem të marr trenin për në Lozanë. Takoj Maria Magdalenën në stacion, shkëmbejmë të rejat e fundit në tren dhe ndërkaq duket liqeni që na i qep gojët respektive…

Pik

Pjekur jam, gati për të rënë,/
e nëse nuk vjen askush e më këput/
(Si një fik të madh të zi degëve të ulta,/
me tul lëngëzuar nga rrezet e bark të kuq,/
ku vallzon një fëmijë prej zjarri flakë të pakuptueshme…

Minipjese nga “Kenga e Mjelmes” ose “The Dark Opera”

Uaa, nga perplasja buzeve, nga tingulli qe nxorra ajo merimanga vockel ra nga siper pasqyres. Apo s’ra nga tingulli qe leshova nga buzet? Mos ishte koincidence qe ra ne te njejten sekonde me daljen e tingullit nga buzet e mia? E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence? Si ka mundesi qe ne hapesiren e pafund dhe kohen e pafund, te ndodhin dy veprime ngjeshur ne hapesire kohe te njejte? Kjo s’ka mundesi. Duhet te kete nje shpjegim.

Rrëfim pa nocione biologjie

…sillet rreth një llambe nga ato që rrinë mbi një këmbë të gjatë nja dy metra dhe kokën e kanë të rrotullueshme. E kam blerë në internet se më pëlqeu shumë modeli; lirë fare, se ishte e përdorur, dhe jo vetëm kaq, por kur erdhi në shtëpi, doli që ishte e gërvishtur dhe bënte shumë vapë dhe pak dritë. Dhe unë i kam thyer pa dashje xhamin e i ka ngelur vetëm tubi i gjerë inkandeshent brënda hinkës metalike që, nga vapa, ia kam drejtuar tavanit…

UNGJILLI MODERN

Në mesnatë/

Do ta fik kandilin!!!/

Uroj të m’i nxjerrësh sytë/

Dhe të m’i puthësh/

Vuatjet e mbytura…

Ketra për Mozën

Mirë Moza, po të sjell ca ketra/
Në vend të trëndafilëve,/
Se lulet më dokëndisin,/
Më sjellin kujtime stallash,/
Mërzi foragjere…

Fjalë kurmi

Në një shkëndijë bebëzës m`u duk se të pashë shpirtin,/
Dritë e mjegullt që hyri dritareve të mia e më gjeti vetëm,/
Të pashë e pashë veten si tymi renë, shiu detin, tjetrin,/
pema pyllin, zogu pemën, trungu dheun, dheu të vdekurin…

Shkëputur nga libri i Petro Markos “Intervistë me vetveten”

Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i
themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim
politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne
Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po
dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i
kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.