Identifikohu



Regjistrohu

Arkivi për seksionin Internet

Bathorja e Europës

Shqipëria zë vendin e fundit në Europë për përdorim të Internetit, me vetëm 1% të popullsisë në moshë të rritur, të lidhur në linjë. Që kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët, e vërteton edhe fakti që, përveç Maqedonisë me 5%, të gjitha vendet e tjera të Europës kanë përqindje përdorimi dyshifrore, duke filluar nga Turqia me 14%, Bosnjë-Hercegovina me 21%, Mali i Zi me 32%, Serbia me 37%, Greqia me 46% e kështu me radhë, deri te Islanda, ku pothuajse 90% e popullsisë së rritur e shfletojnë Internetin rregullisht.

Danezët e internetit

nga Xhaxhai - Forumet e diskutimeve në Internet janë në thelb komunitete virtuale, të cilat realizohen dhe riprodhohen, sikurse komunitetet reale, në bazë rregullash, herë eksplicite herë të nënkuptuara. Forumet janë si rregull të hapura për këdo, dhe shumë pjesëtarë të komunitetit përftohen si të tillë duke e ndërtuar reputacionin në bazë të veprimtarisë së […]

Plagjiatura nga interneti, endemike në vendin tonë

Arbër Boriçi
gazeta Panorama
Zhvillimi i internetit, librarisë më të madhe të globit, ka sjellë një rritje eksponenciale të disponueshmërisë së informacionit apo të të dhënave në formë elektronike. Përhapja e internetit në pothuaj çdo cep të globit, përfshirë edhe vendin tonë, ka lehtësuar punën e përdoruesit për të filtruar e për të marrë, brenda një kohe […]

Shqipëria, vend ideal për kompanitë mashtruese në Internet

gazeta Agon
Zakonisht vendosen në vende të botës së tretë ose vendeve që ende nuk kanë një legjislacion që të përcaktojë funksionimin, mirëmbajtjen dhe shitjen e sistemeve kompjuterike me licenca të ligjshme. Në këtë mënyrë, kriminelët virtualë janë të lirë të krijojnë webhoste që shpërndajnë viruse tepër të rrezikshme, që mund të bllokojnë kompjuterin tuaj. Në […]

Takimet e dashurisë për brezin me tel - një shok prej silikoni

Në fillim qe Gloria. E njoha nëpërmjet një agjensie takimesh të quajtur Aromë Parajse. Këta shquheshin për erërat. E ke parasysh kur u merr erë flokëve të së dashurës dhe bëhesh aq i ndjeshëm e të fluturon mendja? Ti mendon se ndodh për shkak të ndonjë tërheqjeje të natyrshme nga përzierja e saj e veçantë e djersës me “Head and Shoulders”?

Mirë, nuk thashë që po.

New Kosova Report, përgjigja jonë ndaj serbianna-s

Kosova ka kaluar shumicën e diskursit ndërkombëtar mbi statusin e saj pa kontributin aktiv nga ana e shqiptarëve. Të lumtur me fitoren e para tetë viteve, shqiptarët e Kosovës u tërhoqën në vetvete të bindur se e drejta morale është në anën e tyre dhe se bota doemos do ta njoh atë se shpejti. Fatkeqësisht, […]

Facebook - Mania e fundit e socializimit virtual

Sot dua te flas pak per Facebook, apo manine e re te socializimit virtual. Facebook nga dita ne dite po behet dhe me e preferuar dhe e aplikuar, duke lene keshtu ne hije mjaft faqe te tjera sociale si Myspace, Hi5, Yonja etj.
Le ta marrim me nga afer kete fenomen te ri […]

Turmat në mikrofon

Para dy muajsh (”Liria e turmokratëve”, “Shekulli”, 17 qershor 2007), pata tërhequr vëmendjen për një efekt të padëshirueshëm të të ashtuquajturit demokratizim të mediave ndaj ligjërimit publik shqiptar bashkëkohor: vandalizmin ndaj institucionit të fjalës së lirë. Hordhi anonimësh, të të gjitha skajeve, skutave dhe dialekteve, enden hazdisur nga forumi në forum, kryesisht në Internet, duke […]

Foto e ditës: Pensionistët dhe interneti


“The New York Times” Hap Arkivat


Në internet me Bamirin

Të gjithë ata lundrues të Internetit, shqiptarë e të huaj, që duan të dinë diçka më tepër për Presidentin e ri të Republikës Shqiptare, zotin Bamir Topi, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Presidencës së Republikës, e cila përmban e shpalos të dhëna të larmishme për veprimtarinë e këtij institucioni të lartë dhe të titullarit […]

Wiki Wiki

Këtu dua vetëm të tërheq vëmëndjen për gjendjen e mjerueshme të faqeve shqip të enciklopedisë Wikipedia, e cila me të shpejtë po shndërrohet në instrumentin kryesor të referencës për të gjithë përdoruesit e informacionit në botën virtuale.