Ca mono-dialoge
1.
Megjithese bie nga lart, shiun e pjell toka. Kjo eshte dicka shume shqetesuese, sepse ndoshta ketu fshihen pergjigje te cilat s`arrij t`i deshifroj, vetem se nganjehere me duket se e kuptoj pse deshperohen njerezit. C`me shikoni ashtu, edhe ju i deshperuar jeni; gjithe ai kolegj s`jua ka hequr hijen e dyshimit. Ju jeni ne paradhomen e deshperimit, nese mund te shprehem keshtu; me kot hiqeni i lodhur e pa gjume ne sy… Por ahh, c`mrekulli! Shiu po bie me ne fund, dhe toka e thate avullon ankthin e pritjes, avullon, si ish-virgjeresha naten e dyte te lumturise.
2.
C`thoni per nje koktej? Nje Negroni, psh. Fare mire, fare mire. Kam patur nje mik dikur, ishte i pashem dhe krejt i shendoshe, si nje elefant i penduar. Mbante nje diete te eger (kushedi me sa endje e priste muajin e agjerimit) dhe, per mosqejfin tim, nuk pinte hic alkohol. Ishte gjithnje i kthjellet, kursente dhe centin e nuk hapej kurre shpirterisht, per fatin tim te keq. Te vetmen gje te admirueshme, aftesine per t`u bere cinik, e perdorte vetem ne raste te tejskajshme, per te shprehur nevojat e veta. Tip interesant, he? C`ndodhi? S`e mora vesh ndonjehere me saktesi; me duket se ndrydhi kemben keq. Ndoshta nga pesha e trupit, qe i shtohej sa me e eger behej dieta, apo ndoshta me thjeshte, s`arriti dot te balancohej ne ndonje shkalline, kushedi, kushedi.
3.
Ooo, mirembrema! Me vjen mire qe erdhet prape; jam pothuajse i kenaqur me veten time… Them se do te ishte nje kenaqesi per shpirterat tane te uleshim jashte, ne verande. Po, po, do ta shihni edhe vete. Hena eshte e plote dhe vreshta e lare ne argjendin e saj. Fare mire, fare mire. C`ishte ajo thenie per shpirterat? Ndoshta mund ta keni vene re dhe vete se kur kerkojme rehati, kjo me se shumti i referohet shpirtit, apo jo. Eshte si nje kurth, i domosdoshem, gjithsesi kurth.
Mbaj mend njehere kur isha ne shkolle fillore, per here te pare (dhe per kete jam shume i sigurte), pra, per here te pare e ndjeva trupin te shkeputur prej shpirtit, dhe se trupi ishte njefare pengese ose barre te cilen s`dija c`ta beja atjeperaty. E gjitha kjo ndodhi shume qetesisht. Kisha mbaruar oren e stervitjes ne palester dhe jashte nderkohe qe bere pasdite. Une po sodisja nga parvazi i larte i dritares, me duar te kapura ne te, me mjekerr mbeshtetur ne duar, sodisja shiun e imet qe binte me pertese mbi ndertesat e lodhura te parafabrikateve dhe mbi rrugen e pergjumur. Ndonje makine e rralle kalonte gjithe furi si e inatosur nga ajo nate e parakohshme, dhe pemet e qullura ne dy brigjet e lumit dukej sikur s`e kishin mendjen aty. Kullonin me indiference, te mesuara me shushurimen e lumit. Nga vetja ime arrija te shihja vetem majat e tete gishtave te kapur mbi drurin e parvazit dhe, pasi hodha syte ne kthesen e rruges ku s`po kalonte me asgje, kot, fundoqeanshem kot, mendova c`ta bej gjithe kete trup dhe pse ndodhem brenda tij. Kjo ndodhi shume qetesisht, dhe pas psheretimes se pare kjo qetesi me tronditi dhe une u sprapsa nga ai parvaz i magjepsur.
4.
Jam … vjec, megjithese e di qe kjo eshte nje genjeshter. Jo, s`me ka genjyer kush, por meqe edhe genjeshtra njefaresoj ka moshe, atehere e di me siguri nga gjendja civile dhe gjithe eksperienca e deritanishme e pervitshme se mbusha … vjec kete Janar qe shkoi. Nuk kam te dashur. Po, kam dashuruar. Jo, nuk e di a me kane dashuruar vertet. Ime më po, por kjo eshte tjeter gje. Kam patur shume endrra, iluzione e deshira qejfesh pa makth. Neper to, lumturia tejzgjatej deri atje ku syri dhe imagjinata nuk e kapnin dot me. C`ndodhi? Asgje, u rrita, bera ushtrine dhe m`u prishen dhembet. Po, me duket se kam nja dy semundje, por i sigurte shkencerisht nuk jam. E shtyj gjithnje takimin me doktorin, them se eshte komplot.
Kam pire cigare e jam dehur me alkohol shpeshhere, dhe kam kercyer i dehur, shend e vere ose jo, pothuajse nen te gjitha llojet e muzikes, perfshire klasiken dhe metalin, dhe shume here jam perplasur ne do sende te forta si tavoline, mur, shkalle, berryl, etj. Madje ca here kam perplasur edhe partneret e mia ne keto sende; nuk e di, mendoja se ndoshta e donin kete gje. Po, me ndodhte qe beja seks me to. Kush kenaqej me shume? Nuk e di, s`me behej vone. E di, gjithmone ka shume sy rreth teje dhe te gjithe regjistrojne gjithcka; ti je ne skene, gjithmone. Jo, nuk me shqeteson kjo gje, sy kam dhe une.
5.
S`ke c`ben, miku im. Jetojme ne nje enderr te mbeshtjelle me atmosfere e dite-net. Ka ritmin e vet, qe e njohim fare mire, ka dhe llogjiken e saj qe, natyrisht, eshte e enderrt, por qe s`e kuptuam kurre. Vetem sa e shijojme nga pak ne gjumin e pernatshem dhe, pastaj, ne mengjes, e kemi gojen te hidhur dhe frymen si nga gjol kalbesirash. Enderro, miku im, enderro!
6.
Ju pelqejne keto piktura, he? E dija! Edhe mua me pelqejne egersisht. Si? Nuk thuhet ashtu? E pse jo, o tym i lekurte? Atehere me lejoni te them se ato egersisht ma sigurojne vetmine. Ahh, doni te dini a kam qene ndonjehere i lumtur… Nese po, atehere lumturia ime ka qene e percuditshme, si psh nje qenie me tre sy; nganjehere s`ta mban ta shohesh, e jo me ta kuptosh.
7.
Uhh, ben kaq vape ne kete nate, saqe edhe llambat e rruges e leshojne driten si me turp. Mbaj mend nje nate te tille kur ne, femijet e rrugices, kishim shpikur nje gare: kush te qendronte me gjate palevizur mbi asfaltin e gjysmeshkrire nga vapa, dhe pastaj te ecte duke i patur akoma sandalet ne kembe. E pesonin me guximtaret, apo me mire sandalet e tyre tani gjysme te zhytura ne ate tmerr qe duhej te ishte brendazifti amorf. Edhe mbytja kishte ritmin e saj ndjelles qe kerkonte kurban, ne rastin me te mire, pjelljen e nje monumenti. Ca pale sandale, me rripa te keputur, te mbjella aty-ketu mbi kurrizin e zi te rruges se braktisur nen vape.
8.
Po, po, te gjithe e dime se do te vije. Secili nderkohe vazhdon e capitet ne udhen qe ka zgjedhur vete. Pyetja “ku ishe” eshte nder me te harruarat. Ku jam dhe pse! Eh, s`ja vlen, joooo. Me pershkojne mendime te trishta, te lodhura, si kufoma te shqyera nga beteja te dikurshme. Ashtu, copa-copa, mezi ma mbushin trurin e madh. C`mendjengushte, he? Hajt se po buzeqesh… C`u duhen njerezve keto gjera?! Sikur nuk e dine ata ku kane qene. Thjesht, nuk e kujtojne dot. Ceshtje principi, vella. A ke care gje? Plot?! Fare mire! Po tani? Can prape? Jo keq, jo keq… Per moshen tende do t`ishim bere theror ndoshta te gjithe. S`ka gje, mbeshtetu po deshe. Duhet te mbeshtetesh diku, apo jo. Jo, jo, s`e thashe me ate kuptim. Lodhja eshte e mire, dua te them. T`i sqaron idete. Ose t`i permbys krejt, varet si ta marresh. Mua me pelqen te jem i lodhur. Keshtu e shtyj edhe me. Biles kur nuk ndihem tamam i lodhur, e zgjas me nje zell karnevali seancen e sakrifikimit. Si? S`te pelqen kjo fjala e fundit? S`ke c`i ben! Sikur te kishim mundesi te zgjidhnim, tani s`do te ishim ketu. Si? Ti ke zgjedhur!… Hm. Interessantissimo! Por mund te them se nuk kam me kureshtje ta di. Pa ofeze. Me lejoni t`ju ofroj nje puro? Po? Sa mire! Tymosim dhe gjerat kthjellohen vetiu, apo jo. Ju, psh, s`e njihni Gimcen, budallane e TOB, i cili eshte rritur perqark dhe ne korridoret e ketij institucioni. Eshte i vonuar. Handikapat, gjithashtu. Nuk tregon moshe te percaktuar; ashtu e mbaj mend cprej tridhjete e tre vjetesh. Simbolike, thoni? Eshte rastesi, jua them une! E dini, kam qejf t`i jap ndonje nga keto purot per te pare a kenaqet nga kjo gje, por e di edhe vete qe nuk do ta duroja dot ate pamjen e krahut te tij si dege e shtrember me ate kurore ngerci ne fund qe eshte dora e tij, te afrohet me mundim prane gojes se hallakatur. S`do ta duroja! C`ti besh, jam i ndjeshem! Biles edhe kur isha ushtar, e dine…
C`kohe qe ishte atehere! Po tani s`ka me kohe, e dini kete gje, apo jo. Te gjithe shfryne te cliruar dhe filluan t`ja ngulin syte njeri tjetrit. Hajde pamje, hajde! Thoni pastaj qe njerezit s`jane te fiksuar… Biles tani qe s`ka me kohe, jane fiksuar me keq ne ato gjera qe kane ndermend. C`jane ato? S`mund ta dish, biri im, s`mundesh. Hm. Ha-u. Tara-tara-tata-fiu. Oh, po ia mberrin! Pac e dhenc, sic thone pijanecet, me duket. Pac e dhenc!

15 February 2008 @ 7:38 pm
Losttext,
Eshte kenaqesi te te lexosh, ne te gjitha format e te shkruarit. Me pelqyen mono-dialogjet e mesiperme. E para e gjashta dhe e shtata, mund te quhen pa frike poezi ( kam lexuar shkrime shume me prozaike se ato, qe mbahen per poezi te mira).
” Por ahh, c`mrekulli!
Shiu po bie me ne fund,
dhe toka e thate avullon ankthin e pritjes,
avullon, si ish-virgjeresha
naten e dyte te lumturise.”
15 February 2008 @ 7:41 pm
Fare mire!
Fare mire!
15 February 2008 @ 7:56 pm
Qene te bukura keto monologjet,por ndonjehere ke pare qe nuk me mbushet mendja me ndonje shprehje apo fjale.P.sh. pse duhet te mos jete i shendosh si nje elefant,por sic thuaj ti”si elefant i penduar?!”.Vetem per “elefante te penduar” zor se do me shkonte mendja.Ne eshte lapsus,eshte tjeter pune.
15 February 2008 @ 9:01 pm
Egersisht bukur Lostt
15 February 2008 @ 9:12 pm
Lost, pres shkrimin tjeter nga ty, bro!
Nderkaq, lexova te madherishmet Variacione dhe u mbusha me oksigjen prej verteti (O2 per se mbari, kupton, se ka edhe ozon “O3″ lostT
).
C’m’u lebyr sot kujtesa
Nga vete ideja jote,
Si kusht atmosferik.
Per te fundmen here u kujtova
Te te harroj,
Vec ne te gjetshin tek une postmortem printuar
Yep, my friend, letersi per se mbari atje! Ne fakt, ne fakt, letersi inkandeshente (still understatement, but WTF!) …. pra vete e ke fajin me i llaf….
Cheers, big man!
15 February 2008 @ 9:21 pm
Emigrant, kjo është cituar të paktën 20 herë nga unë
, prandaj nuk është më e Lostit 
15 February 2008 @ 9:35 pm
Jo jo, s’i perket me atij. Nuk e diskutoj.
Tek ajo tema e broduejit, do vej ca vargje te tjera. nga e njejta…
16 February 2008 @ 1:27 am
flm te gjitheve per kohen e komentet.
Papi, ndoshta ke te drejte ne ato qe thua; mua m`u duk se ‘elefant i penduar’, pervec treguesit fizik, jep si togfjalesh edhe nje gjendje shpirterore te caktuar.
16 February 2008 @ 4:14 am
Bukur Lost. Shume interesante kjo menyra e te shkruarit si mozaik dhe ca figura i ke vertet madheshtore.
16 February 2008 @ 4:15 am
Po jap nje paradhenie po jo si borxh.
:( ……ose duhen me shume arsye ta biesh kete ndjenje ne mos qofte e njenjte edhe tek tjetrit per ty…..
:) 
Pene e kendeshme…pershkruese…peizazhist me cilesor tek Peshku…
Si jithnje le mbresa dhe te shtyn te meditosh,d.m.th.te vesh ne levizje mendimin,perfytyrimin, sidomos per mua “7″ .Thote shume apo pak nuk mund te them por di qe me ve ne levizje
Tani tek mesazhet .Patjeter sipas zhargonit tim.
Nuk ka arsye te “percmosh” nje ish mik qe thyen kemben sepse tregon qe je nje mik me gisht ne b…
16 February 2008 @ 7:03 am
i like. i like rrethrrotullimet. ti ke guximin te sjellesh zgjuarsine ne shkrim. smartass
agresiviteti sapo ka nisur te ndertohet keshtu qe kerkoje tekstin dhe na e sill. you’ve got us worked up.
16 February 2008 @ 8:19 am
flm, PF
Idris, ai miku nuk eshte percmuar nga folesi i pasazheve; me duket se eshte interpretim i yti, megjithese ke te drejte mbase, meqe elementet e sjella jane te rralla (ne numer). flm
tropizma, pac e dhenc, pac e dhenc…
16 February 2008 @ 11:16 am
heu bre!!!
kush tha se tek Peshku nuk shkruhet letersi per se mbari???
Lost…hallall uomo!!!
P-S:Ma preve rrugen.pata mendu me nis nje shkrim keto dite,por kryevendi te takon.
16 February 2008 @ 5:48 pm
Monolog filozofik nen ndikimin e shiut
16 February 2008 @ 11:22 pm
Dritan, flm per fjalet e mira; ti nise shkrimin tend, se mesojme prej njeri tjetrit. Sa per kryevendin, rrofsh po jom shume larg prej tij
Keto copeza jane shkruar nen ndikimin e Kamyse si konceptim, dmth s`ka asgje origjinale, pervec se fillimisht i kam menduar si te ndermjeme, hedhur aty-ketu mes tregimeve.
Pjer, imagjino c`do na bente bresheri…
Gezofshim Pavaresine!!!
17 February 2008 @ 10:49 pm
Me dukesh si nje toke qe eshte ngopur nga rreshjet e shiut te imte te “peshkut”, pa arritur te shuaj mbresen e etjes se thatesires ne te, qe ndalon
veshjen me zakonin e deformuar te ngopjes.
20 February 2008 @ 2:02 pm
O Lost qe vetem “i humbur”nuk je.
I perkas dhe une atij brezit qe ka mbaru ushtrine,qe kane fillu’ ti prishen dhembet,prandaj nuk duhet i shtoj gjesend tjeter ketij shkrimit tend edhe pse sipas menyres time!sa te lejushme!sepse i ke thene ne menyre te pakundershtueshme,ashtu si duhet.pastaj shkrimi im eshte nje proze goxha e gjate per tu botuar me njehere tek peshku.fillon qe ne moshen e para ushrise,dhe vazhdon deri para librit te pare me poezi.nuk e di ne do ishte i pershtatshem me qe tia shkund pluhurin e harreses.
dhe mos iu druj bre burre kryevendit.kur te takon te takon.se ndryshon as ti diçka te tille!
e thene pa dorashka Lost!!!
20 February 2008 @ 2:49 pm
Mon capitain, sille pjese pjese, e na ler te duam te lexojme me shume.
20 February 2008 @ 3:06 pm
Na hudhni që të dy ndonjë gjë, boll i bëtë komplimenta njëri-tjetrit!
20 February 2008 @ 6:34 pm
O losttext,po me fton ne mekat?!:-)
Akull-naja,
oj cuce as ti nuk beson pa e vu doren n’plage?!:-)
nejse,proza i perket nje moshe relativisht te harruar tashme njerez.ti themi gjerat si jane,pastaj eshte ne doreshkrim dhe pertoj te ulem e ta “hudh” ne pc.shume pertac,dhe skeptik per prozen ne fjale!
kushedi…
20 February 2008 @ 6:49 pm
Megjithese rrine ne nje cep aty djathtas, poshte, keto postimet e letersise ngrene krye here pas here, po aq sa edhe zhduken pa i mbushur mire ditet aty. Kjo eshte shqetesuese….
Shume shqetesuese, Lost.
1) sepse me kishte shpetuar ky postim
2) sepse me detyroi ta nis komentin sipas modelit te dy fjalive te tua te para ne te
3)…mire ky grupi juaj, mire. Kompakt dhe i frytshem. Mjere kush guxon t’ju trazoje
Monolog e pata. Vetem per receptoret e mi.
20 February 2008 @ 7:02 pm
akll, pse maj, vet je e xanun me taraboshin, a si?
t_red…
20 February 2008 @ 7:50 pm
Kapitano,
unë të besoj, por du të lexoj (dhe detin ta kaloj, e asnji të mos m’ndaloj)
Mos përto ta shtypësh, se e pakta fare, do rikujtosh veten tënde dhe do na bësh më interesant qëndrimin në internet, tani që ethet e pavarsisë po bien pak nga pak.
Last, mar i dashtun, taraboshi asht t’u tha n’mur…po kam hy n’vek, se po duhet me i maru do shtroja e muloja prandvere për burr’ e f’mi…
Lost,
Më pëlqyen shumë copëzat më lart, po s’kam gjetë deri tani asnjë poezi, këngë, valle a kritikë medemek letrare për ta futë si levë. Por, më pëlqyen shumë, ama.
p.s. komenti u bë me buzëqeshje konstante dhe me një ngritje sysh drejt tavanit para fjalës “vek”.