Bursa bie përsëri ndjeshëm në të gjithë botën
Zëri i Amerikës
06-10-2008
Tregu i aksioneve ra ndjeshëm të hënën në të gjithë botën nga frika se kriza e kredive bankare dhe dobësimi i ekonomisë globale mund të shkaktojnë dëme të tjera më të mëdha.
Përpjekjet e udhëheqësve botërorë për të parandaluar rënien masive po dështojnë të kenë ndikim, madje disa investitorë po e quajnë këtë ditë si “E hëna e Zezë”.
Si indekset kryesore të aksioneve amerikane ashtu edhe ato evropiane patën një rënie të madhe.
Në Azi, indeksi Nikei arriti pikën më të ulët në katër vjet, ndërsa rënie shënoi edhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut.
Zyrtarët në Rusi dhe Brazil pezulluan shit-blerjen e aksioneve pasi indekset e tyre kryesore ranë me më shumë se 10 përqind.
Frika rreth ekonomisë në përgjithësi bëri që çmimet e naftës të bien në nivelin më të ulët që prej tetë muajsh gjatë këmbimit të bursës sot në Nju Jork.
Zyrtarët më të lartë evropianë thanë se do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ringjallur besimin dhe për të rikthyer stabilitetin në sistemin financiar.
Presidenti Bush tha se investitorët duhet t’i japin kohë planit financiar të shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh që të funksionojë.

6 October 2008 @ 9:51 pm
Si është puna?
6 October 2008 @ 10:06 pm
1-Duhet pak kohe qe te implementohen $700 miliard..
2-Njerzit(investitiore) jane te friksuar ,dhe cfare bejne ata ne kete moment te veshtire ,vetem shesin ,poshatisin xhepat per shkak te pasigurise !
Te pakten keshtu thone gazetat ,por kjo pune keshtu do te jete,si dallget ne vale ,po eshte sunam mo Edrus !
6 October 2008 @ 10:12 pm
Lene Artian, më ka zënë frika se ka ca kohë që nuk shikoj Xhibin
.
Sot njerëzit kanë filluar të shkojnë të tërheqin paret nga disa banka këtu në Itali… Me gjithë premtimet e Berluskonit se depozitat ishin të sigurta , por dhe njerëzit tani duket se ja kanë marrë dorën, sa më shumë përpiqen politikanët që t’i qetësojnë, aq më shumë ju hypën frika… kanë filluar ta njohin politikën
6 October 2008 @ 10:18 pm
Edrus!E pe si reagoi merkel!!Atij i them shtet une.E pastaj çuditemi se si gjermanet kane kaq besim tek shteti i tyre.Mjafton nje bilbil dhe i mbledh.I lumte per Zotin!I hoqe parate ti??
6 October 2008 @ 10:19 pm
Kjo është të vritesh me helmin tënd…
E ke lexu nga Artur Hejli “Bosët e dollarit”? Nëse jo, ta rekomandoj pa doreza fare.
6 October 2008 @ 10:31 pm
j. mos është ahumë i vjetër ky titulli (dmth para nja 20 vjetësh? )
6 October 2008 @ 10:37 pm
Julius!Qenke goxha “i vjeter “e paksa naiv qe merr shembull “Boset e Dollarit”.Ne realitet nuk ndodh kurre ashtu si ne roman qe klientet e bankes ne radhe duke pritur te terhiqnin kursimet e tyre ikin ne shtepi sepse drejtori i bankes i bindi te ishin te qete….
Une s’do besoja shume.Paraja ka hasem veten -thone diku andej ka ju. 
6 October 2008 @ 10:41 pm
Anxhelen, ta them paraprakisht e kam pike te dobet
Pasiprakisht, nuk kishte si reagonte ndryshe. E bene nje cike corbe punen e Hypo Real Estate, ne fillim vetem me 30 milion euro, e kur i pane qe s’dalin iu desh te hidhnin edhe 40 milione euro.
Garancia qe dha shteti (FED gjermane) per bankat, ne fakt ishte e detyrueshme. Po jane dy probleme te lidhura me kete ane. E para ne nje bote bankare te nderlidhur, nqs nuk garantohen banka te tjera, pak rendesi ka nqs garantohen vetem ato ne Gjermani. Ky “crash” qe ndodhi sot, eshte per arsye te ngrirjes se kreditit. Bankat nuk po i japin borxhe njera-tjetres. Qe me pare ne kohe te bukura, ishte me interes nen 1% e deri dje ne disa raste me interes dy shifror.
Problemi tjeter eshte se duke garantuar te gjitha depozitat ne retail banks, shteti gjerman futen ne borxh 250% te GDP. Tjeter mesele kjo pune pastaj.
6 October 2008 @ 10:42 pm
1975 thotë këtu. Titullin e ka ndryshe në origjinal, siç e vë re. “the Moneychangers”
do e kesh lexu ti…
6 October 2008 @ 10:46 pm
Monda, nuk e di nëse lexon italisht… hidhi një sy këtu
6 October 2008 @ 10:50 pm
Ketu po flitet per nje “L-shaped recession”. Ne ShBA ata qe kane me shume se 250,000 USD ne llogari bankare nuk jane te siguruar nga FDIC dhe kjo mund te shkaktoje terheqje te madhe depozitash nga bankat pasi askush nuk di se kush e ka rradhen te bjere. Me keq do behet.
6 October 2008 @ 10:51 pm
Atëhere është ai që kam lexuar edhe unë Jul :), por kisha frikë ta shtyja datën më parë se para 20 vjetësh (s’desha me tregu që jam aq plak
).
Kam parasysh skenën e parë: Barka me vela që futet në port, dhe Ai me një manovër precize e ancoroi mu në vëndin e duhur (natyrisht që nuk më janë shlyer nga kujtesa dhe “peripecitë” e burgut)
6 October 2008 @ 10:52 pm
Ah, edhe korporatat nuk po jane ne gjendje te marrin me kredi. Xerox Canada u detyrua ti jepte $300 milione borxh prindit ne US se prindi nuk ishte ne gjendje te gjente fonde per veprimet e perditshme. Bankat nuk i japin borxh njera tjetres ose korporatave. Komplet tregu i kreditit ka ngrire ne 2 anet e Atlantikut.
6 October 2008 @ 10:57 pm
Plani qe aprovoi kongresi ME DHUNE (kongresmenet ishin kercenuar me gjendje shtetrrethimi nqs nuk votonin ‘pro’) nuk zgjidh problemin sistemik te ashtuquajtur ‘undercapitalization’ te bankave. Ato MBS qe do te blehen nga bankat nuk dihet cfare cmimi kane, dhe perseri do mbeten te nen-kapitalizuara..dmth qe do vazhdojne te mos japin kredi.
Kjo eshte nje strategji e poshter qe i sherben te medhenjve qe kane aksione ne industrine perkatese. Sot psh, Paulson emeroi nje tjeter kapterr te Goldman Sachs qe te ’shperndaje’ ate $700 miliardshin.
6 October 2008 @ 11:00 pm
Sic thashe me lart, dhe sic thote dhe Arnauti, kjo eshte kriza sot. Ne US, kane dy jave qe cirren e bejne muhabet per bail out (ose pork in, sic u pa ne fund) nderkohe qe ekonomistet po cirreshin nga ana tjeter qe ngrirja e kreditit eshte thembra e Akilit.
Edrus, ajo (mos)marreveshja tjeter e Merkel eshte lajm i vjeter, dmth lajm week-endi lol, ndaj dhe nuk e permenda me lart.
6 October 2008 @ 11:00 pm
Qafir, është që në korrik të vitit të kaluar që e bënim këtë muhabet… talleshin “amerikanët” e peshkut (siç talleshin deri para një jave) dhe nuk arrinin të kuptonin se në ç’rrugë pa krye ishim futur
6 October 2008 @ 11:01 pm
qafo,
ridistribuimi ka fillu.. nje drejtor filiali banke me thosh se kane fillu duke hap llogari bankare per femijet per te leviz lekun nen nivelin 100k/llogari..
6 October 2008 @ 11:03 pm
edrus,
Kjo eshte kohe e arte miku im! E kam thene dhe e them prap! kjo eshte koha per tu pasuruar!!!!
6 October 2008 @ 11:05 pm
Monda, Canale5 (itali) po transmeton një emision mjaft interesant… vetëm ti shikosh fytyrat e specialistëve…
6 October 2008 @ 11:06 pm
Chene, per kete rast ekziston nje banke e themeluar nga nje ish burokrat i FDIC qe i lejon te pasurit te hapin shume llogari bankare ne banka te ndryshme ne menyre qe gjithe kapitali te jete i siguruar nga shteti. Po i njejti burokrat eshte marre ne pune si konsulent i jashtem nga Goldman Sachs, qe ti keshilloje se ’si te transformohen ne banke komerciale’:)
6 October 2008 @ 11:07 pm
Cheney, ata që kanë pare sipas teje “guxojnë” që të bëjnë shakara?
)
(nuk po të pyes për ata që s’kanë
6 October 2008 @ 11:09 pm
kete nga e more vesh, Qafir?
6 October 2008 @ 11:10 pm
Edrus, ky Canale five qe kam une ketu ka halle te tjera mer lal, American Idol, e teleshows
6 October 2008 @ 11:13 pm
Monda, prandaj bëheni 200kilsha juve andej, se nuk e vrisni mëndjen
6 October 2008 @ 11:16 pm
Kontrollo ne YouTube: Rep.Brad Sherman Martial Law
6 October 2008 @ 11:19 pm
Derman, une hollohem me “The Economist”, BBC news qe ne sabah e te tjera dieta europiane :D.
Se keto tonat ketu, vertete te trashin, me perjashtim te ndonje “Foreign Affairs” por qe vjen ne doza te vogla nje here ne tre muaj lol.
6 October 2008 @ 11:25 pm
Nëse ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme qaheshin sepse nuk kishin mundësi të kishin kredi nga bankat deri disa muaj më parë… ç’do të ndodhë kur bankat të mos kenë mundësi t’ju japin kredi?
7 October 2008 @ 12:17 am
Kjo qe thua eshte shume e drejte dhe nxit shume pyetje te tjera. Gjendet nje rregull qe quhet FAS 157 e cila, pa u futur ne detaje te panevojshme, percakton kuadrin ne te cilin vleresohen keto instrumente te cilat nuk tregtohen rregullisht. Plani $700B permban nje ligj qe i jep SEC-se te drejten e pezullimit te rregulles FAS 157. Nqs kjo ndodh, bankat te cilave ju kan ngel ne dore keto MBS do mundohen te rrjepin sa me shume nga ky plan.
Nje ane tjeter qe nuk permendet shpesh eshte dicka qe quhet carry trade. Japonia ka vite te tera qe mban nje ZIRP (Zero Interest Rate Policy) dhe shume hedge funds merrnin borxh YEN dhe i investonin ne nje valute tjeter. Tani, kur te gjithe po eleminojne ekspozimin ndaj firmave te tjera dhe borxhet/huate kjo carry trade po prishet. Shiko cfare po i ndodh dollarit australian.
Degjova diku nje koment te nje trader-i qe thote se po blehen vetem USD, bono thesari, ar, shishe uji dhe fisheke.
7 October 2008 @ 3:30 am
Shtrengo armen tha:)
7 October 2008 @ 3:33 am
Mos ndoshta ai kambisti ka dashur te thote nje alliteration,fjale qe nisin me nje shkronje, ne kete rast ‘B’: bonds, bottles, bullets:(
Nesje, me e keqja ska ardhur ende…
7 October 2008 @ 3:40 am
USD eshte up, nafta down nen $90 … shyqyr te marrim pak veten se ne ketej s’ishim mesuar me cmime avadan si ne Evropi :).
Edhe per Evropin mire eshte qe po bie euro, se hoqen te zite e ullirit me eksportet/turizmin etj.
Kadal kadale, mbase ekuilibrohen ca gjera.
7 October 2008 @ 6:07 am
Naften ti motra do e kesh ke rreth $200 fuci vitin tjater. The saudis are lying to you.
7 October 2008 @ 7:51 am
Tre menyra tregetie jane.
-Tregeti e mbare.; “Blen me lek , e shet me lek;
-Tregeti as e mbare as e mbrapesht,;”Blen me kredi e shet me lek, ose e kunderta, blen me lek e shet me kredi.
-Tregeti e mbrapesht.Blen me kredi e shet me kredi,(s’merret vesht asgje.)
Banka qe kane dhen kredi 25 here kapitali i saj.Hajde Bixhoz,hajde.
Kur deklarova te ardhuart tek CAF,shikon zonja se ne banke nuk kisha snje euro.
-He, -me thote zonja, nuk i mbani eurot ne banke, i mbani nen dyshek.
-Zonje,-i them, e keqja eshte se jam aq fukara sa nuk kam as dyshek,jo te kem euro.
7 October 2008 @ 5:12 pm
Nafta mund te ndikoje ne tregun shqiptar, por do goxha kohe qe te vije nje krize e tille e sistemeve bankare ketu te ne. Vetem nje fakt po ju jap:
Shqiptaret (biznesmenet), edhe me te fuqishmit, punojne me leke ne dore. Pra do akoma kohe qe te zhvillohet kultura bankare qe sapo ka hyre ketu
7 October 2008 @ 6:09 pm
Alpe Lluble ma mir
7 October 2008 @ 7:02 pm
Per nder te pa-mendueshmes, Qafir Arrnaut do te transformohet ne Black Swan ‘25 standard deviations’ from extinction.
7 October 2008 @ 9:57 pm
interesting
7 October 2008 @ 10:38 pm
Amon kur po vjen ajo Mjellma e Zeze se na cmendi. Jetojme ne nje moment qe rabinet e quajn “Moment Mesianik”: moment kur njerezit zgjohen,shkunden e thone: BOLL! RRENA NUK JETOHET ME!