Botërori i Luanëve!!
Ne France po zhvillohet kupa e botes ne Regbi. E kuptoj mire qe Regbia njihet shume pak ne Shqiperi, por do kisha deshire qe t’jua sillja ne mendje,sepse mendoj qe eshte nje sport shume burreror dhe luhet me zemer. Sigurisht si peshq qe jetojme ne kater anet e botes dhe lagur nga shume oqeane, nuk besoj se bejme gabim te sjellim pak nga eksperiencat,kulturat dhe zakonet e vendasve ku jetojme.
Pak per Rebgin dhe c’fare eshte??
Regbia ose “Rugby” anglisht eshte nje sport qe i ka fillimet me 1823 kur nje djalosh ne Rugby (Angli) merr nje top ne dore dhe vrapon ne nje fushe futbolli me te. Kjo loje u zhvillua,ndersa shume shkolla Angleze dhe universitete filluan te luajne kete sport te ri interesant. Me 1871 u formua Bashkimi i Regbise Angleze (English Rugby Union) te vendoste standartet dhe rregullat e lojes.Nje loje Regbi luhet me nga 15 lojtare ne cdo skuader dhe luhet ne nje fushe e cila eshte 100 metra e gjate dhe 69 metra e gjere.Fillon duke shqelmuar topin nga qendra e fushes dhe topi progres ne fushen kundeshtare duke e shqelmuar apo mbajtur ne dore.
Topi nuk mund te pasohet para,vetem mbrapa!!!
Kur lojtari qe mban topin sulmohet (tackled) topi vendoset ne toke dhe rimaraja e topit fitohet duke perdorur nje sistem qe quhet “ruck” (gure ne shqip). “Gure” eshte kur dy ose me shume lojtare perdorin kembe e koke dhe shtyjne lojtaret kundeshtare mbi topin, keshtu qe shoket e tjere te ekipit te fitojne topin.Kur ndodhin prishje te rregullave atehere gjyqtari vendos qe loja te rifilloje duke perdorur nje tjeter menyre qe quhet “scum” (fatkeqesisht e vetmja fjale shqipe qe mund te me veje ndermend eshte “lemsh”). “Scrum” eshte kur 8 lojtare nga cdo ekip vendosen ne 3 breza.Brezi i pare perdore fuqine e shpatullave dhe te kokes te shtyje ekipin tjeter duke futur topin ne “tunelin” qe ata krijojne.
Ne raste te thyerje te rregullave ne menyre te rende atehere penallti jepet nga gjyqtari.N.q.s. topi shkon ne fund te fushes qe mban ekipi kundershtare atehere nje “Tri” fitohet.Tri per ata qe nuk e kuptojne regbin mund te krahasohet si nje Gol ne ndeshje futbolli. Te fitohet nje “Tri” topi duhet te preke zonen kundeshtare te “Tri zone”. Nje “Tri” eshte ndyshe 5 pike ndersa 2 pike te tjera mund te fitohen direkt duke arritur te shenosh ne mese te dy shtyllave. Nje penallti e realizuar eshte 3 pike.
Kjo me pak fjale eshte nje pershkrim i shkurter i lojes.
Mbreme eshte luajtur gjysme-finalja e pare, ku Anglia pas nje fitore te pabesueshme ndaj rivaleve te tyre historike Austrialiane, kishin perballe nje nga favoritet dhe organizatoret e boterorit Francen. Mos te harrojme se Franca vinte vete pas nje fitore qe habiti te gjithe ndaj favoriteve kryesore Zelanda e re ose sic quhen ndryshe “Oll Black”.
Atmosfera e ndeshjes ishte magjepse dhe interesimi i jashte zakondshem. Mijera angleze kishin pushtuar Parisin dhe Francezet kishin ndaluar qarkullimin e makinave ne bulevardin kryesor, ne pritje te Festes se fitores. Pas nje loje shume te forte dhe shume emocionesh Anglia arrine te mposhte Francen me rezultatin 14 me 9!!
Te dyja ekipet dhane 100% ne fushe dhe ne fund te ndeshjes Anglezet qanin nga gezimi ndersa Francezet nga hidherimi! Mos te harrojme qe keta jane burra qe peshojne mbi 100 kile dhe te gjate mbi 1.85 m dhe ju ruajte zoti te beni debate me ta!! Kush tha qe burrat nuk qajne???
Sot eshte gjysme finalja tjeter ku ekipi surprize i Argjentines do te ndeshet me ekipin shume te disiplinuar te Afrikes se Jugut!! Argjitanasit kane nje pasion te jashte zakondshem,keshtu qe zemra me thote ate do kalojne. Anglezet si kampionet e botes ne fuqi po presin!!!
P.s. Ju lutem adminit te kete parasysh qe kete shkrim e kam pergatitur vete dhe n.q.s. do kishit mundesi mund te vendosni disa foto nga ky boteror.Kjo per tu shpjeguar me mire lexusve.Mund te gjeni shume foto te boterorit te Regbis nga faqja e sportit te BBC.
Faleminderit!


15 October 2007 @ 6:58 pm
Per dijeni mbreme Afrika e Jugut arriti te mposhte ekipin suprize te Argjentines me rezultatin 37-13.
Finalja eshte midis Anglise dhe Afrikes se Jugut!!
Foto nga Angli-France.
http://news.bbc.co.uk/sport1/hi/rugby_union/7043376.stm
15 October 2007 @ 6:58 pm
Per dijeni mbreme Afrika e Jugut arriti te mposhte ekipin suprize te Argjentines me rezultatin 37-13.
Finalja eshte midis Anglise dhe Afrikes se Jugut!!
Foto nga Angli-France.
http://news.bbc.co.uk/sport1/hi/rugby_union/7043376.stm
15 October 2007 @ 7:12 pm
E mire here tjeter evitoji kto lloj fotosh…me vrasin shikimin
AGGRRR…..
http://www.la-croix.com/mm/illustrations/Multimedia/Actu/2007/8/12/rugby2.jpg
15 October 2007 @ 7:16 pm
EH shume e forte kjo foto..

E kam kerkuar kete foto po nuk po e gjeja dote..
Meqe ra fjala ti qave per Francen???
15 October 2007 @ 7:20 pm
po me..u shtriva per toke tu perplas komet nga inati…edhe hongra flamurin qe isha valvita 80min
15 October 2007 @ 7:25 pm
Vivo, t’rroni vetë
15 October 2007 @ 11:58 pm
Po ai kokleshi i frances qe sikur e kishin nxjer nga shej XV si e ka emrin??
16 October 2007 @ 12:17 am
@kikthi
Ai kokleshi quhet Sebastien Chabal. Eshte nje nga pikat e forta te ekipit francez, dhe me beso mjafton te hedhesh nje sy ne youtube per te kuptuar se eshte mete vertete nje force e natyres. Edhe pse nuk me pelqen shume si personazh me duhet te pranoj se eshte nje lojtar i nje niveli te larte.
Pergezime per shkrimin. Kete vit eshte hera e pare qe shoh nje ndeshje rekbie dhe me thene te drejten mbeta me te vertete i mahnitur nga ky sport qe ne te njejten kohe eshte interesant dhe i bukur. Edhe pse shume veta nuk e kuptojne mendoj se eshte nje sport me te vertete burror ku muskuj, shpirt e taktike vlejne njesoj.
Me vjen keq qe nuk eshte kaq e i perhapur ne Shqiperi. Do te me pelqente me shume qe ne vend te ndonje telenovele koti si gjithe ato qe jepen ne stacionet shqiptare, te kishin blere te drejtat e transmetimit te kampionatit. Per mendimin tim si popull “i forte” dhe “burreror” qe jemi do te kishte shume persona qe do ta ndiqnin. Ndoshta edhe duke u ndihmuar per ta kuptuar nga disa emisione te mirerealizuara mbi rekbine para fillimit te kampionatit.
Eshte me te vertete per te ardhur keq qe kultura sportive ne vecanti (si pak a shume kultura ne pergjithesi) ne shqiperi eshte kaq e kanalizuar, dhe e perqendruar.
16 October 2007 @ 11:41 am
nbc,
Me pelqeu komenti jote.
Te pakten s’qenkam shqiptari i vetem qe shoh regbi!!
Eshte vertet elektrizuese momenti kur himni kombetar kendohet me ze te larte. Gjithashtu shpirti i gares dhe solidariteti midis lojtareve eshte shume i larte.
E vecante tjeter eshte se urdherat e arbitrit nuk diskutohen dhe kundershtohen, edhe sikur te jene pak te “ashpra”…. Kjo ne dallim te madh nga futbolli,ku “prima donat” fillojne dhe kercejne si gjela ndaj arbitrit.
Ne fund te ndeshjes, eshte nje rregull i pashkruar, ku ekipi qe fiton i behet nje tunel nderi nga ekipi qe humbet duke i duartrokitur.
Vertet do te ish interesant qe ky sport te zhvillohej ne Shqiperi..
P.sh. Argjentina nuk ka regbi profesionist,por ekipi arriti te shkoj ne gjysme-finale!!
16 October 2007 @ 2:16 pm
Dhe te mos permendim ketu pjese te tjera, si psh. kercimi tradicional i disa vendeve ne fillim te ndeshjes (psh. Haka e Zelandes se Re).
16 October 2007 @ 2:58 pm
HAKA…

http://www.youtube.com/watch?v=PKnUMaR5IkA&mode=related&search=
Shikojeni gjer ne fund..
17 October 2007 @ 7:24 pm
20 October 2007 @ 10:53 pm
Mbaroi!!
Pas nje ndeshje shume te bukur dhe te forte, Afrika e Jugut mund Angline me rezultatin 15-6..
Kampionet e Botes jane Afrika e Jugut per te dyten here!!
Heren e fundit qe e fituan ishte me 1995 dhe per kete hyjne ne historine e Regbis, si ekipi qe e fiton per here te dyte kupen e botes..
Ju lumte, se e merituan vertet kete fitore..
Mirupafshim ne boterorin tjeter..(mbase me pak fat mund ta ndjek nga shkallet e stadiumit boterorin e ardhshem)..
22 October 2007 @ 2:57 pm
Shum i këndshëm shkrimi, Leon.
ps: unë u kënaqa