Bonu interesant!

varavingo.gifVaravingo.com është risia e fundit që u shtohet faqeve shqiptare në rrjet. Më tërhoqi menjëherë emri (gjeniale!) domethënës. Dukshëm e frymëzuar nga Facebook por dedikuar të rinjve shqiptarë në të treja harqet e Urës Shqiptare në Ballkan, varavingo duket përpiqet të krijojë një rrjet social për studentët shqiptarë. Tentativa të ngjashme në të kaluarën nuk kanë ecur, ndoshta është një sipërmarrje e vështirë të përmirësosh atë që facebook e ofron më së miri. E mua prap më pëlqen, qysh nga emri dhe sllogani më pëlqen. Prandaj, suksese! :)

Për sqarim, kjo nuk është një reklamë, edhe pse e kuptoj se më së miri e kryen këtë funksion. Gjithsesi ne të Peshkut nuk kemi të bëjmë me (as nuk i njohim) ata të Varavingos, edhe pse (edhe ne) bëjmë varavingo gjithë ditën.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

30 Komente

  1. eT thotë:

    7 October 2008 @ 8:03 pm

    Varavingo.com është risia e fundit

  2. akvll thotë:

    7 October 2008 @ 8:07 pm

    hehe! deri tani kam dëgjuar të kundërtën : mos u bon interesant = mos bëj xhibla kot. emri qenka fantastik!

  3. XYZ thotë:

    7 October 2008 @ 8:09 pm

    Para se te ngrihem per te bere detyrat e shtepise, ja dy fjale te shkurtra qe me kujtoi ky shkrim :

    Mund te me cilesoni si te doni : tradhtar, grindavec, arrogant, diversant, trap e rrap, por une iu rri larg ketyre gjerave shqiptare te varavingove. Pse ? E thjeshte fare : ne te shumten e rasteve, keto lloj websitesh jane thjesht per te mbledhur te dhena private nga pjesemarresit. Me vjen keq qe e them por ne Internet qarkullon gjithfarelloj tipash : pak t’iu shkosh ndesh, dhe veç kur ta shohesh kurrikulumin tend te shtate brezave ne internet.

    Nuk jam duke thene aspak qe kjo faqja e re eshte e tille. Nuk e njoh dhe nuk kam ndermend ta njoh. Thjesht po sjell ngurimin tim mese te perligjur.

    Salut.

  4. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 8:28 pm

    XYZ, t’ka lënë Enver Hoxha me hije … shikon armiq, spiuna dhe agjentë të huaj dhe të brëndshëm nga të gjitha anët :)

  5. Penar Musaraj thotë:

    7 October 2008 @ 8:54 pm

    Domainin e kane cool. Megjithese s’me duket se i pershtatet faqes. Nejse.

  6. xhibi thotë:

    7 October 2008 @ 9:12 pm

    Domain e ka interesant, dmth terheqes, dicka te vecante, po gjynaf, se te tjerat, sa i hodha nje sy atyre fjalive te para, me humbi interesi direkt.

    Lidhu me kolegët tuaj të ri duke mos i harruar të vjetërit!
    Mëso se ç’bëjnë miqtë tuaj tërë ditën dhe natën në Varavingo! :-)
    Exploro fotot e fundit të anëtarëve dhe votoni ato! :-)

    Duhet ta kishin vene dhe kete moton tjeter aty “Te vije te na mesoje dikush gramatiken e klases klases se peste” :D

    Dhe dizenjo e faqes s’ishte gje. Ka me mijera faqe interneti dhe qe te promovosh nje te re mendoj shume varet nga impresioni qe krijojne vizitoret 2-3 sekondat e para qe e shikojne nje faqe te re. Kjo faqe nuk e kalon ate test. Next. :P

  7. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 9:20 pm

    Xhibo, bonu interesant e na trego ka ke qenë mromë… na bone merak kur pamë borsat që s’ishin n’terezi…. :)

  8. t_red thotë:

    7 October 2008 @ 9:21 pm

    Dhe kjo na kishte ngelur tani :D

    Po juve ku iu del koha te beni varavingo poshte e perpjete, apo e vute lart rrjeten edhe po iu tepron koha? :P

  9. emigrant thotë:

    7 October 2008 @ 9:42 pm

    Forrest Gump: shit happens

    …all the time, do shtoja une.

  10. edrus thotë:

    7 October 2008 @ 9:43 pm

    Nga ajo faqja:

    (shumica janë këtu, ne jemi duke i shtuar në mënyrë konstante)(Duket premtim i ministrisë së arsimit :P)
    Shqipëria

    * Akademia e Arteve
    * Akademia e Filmit, Multimedias “Marubi”
    * Epoka University
    * Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
    * Universiteti “Justiniani I”
    * Universiteti “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
    * Universiteti Aldent
    * Universiteti Aleksandër Moisiu, Durres
    * Universiteti Aleksandër Xhuvani
    * Universiteti Bujqësor i Tiranës
    * Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokaster
    * Universiteti Europian i Tiranës
    * Universiteti Fan Noli
    * Universiteti Justicia
    * Universiteti Kristal
    * Universiteti Luarasi
    * Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkoder
    * Universiteti Marin Barleti
    * Universiteti Medikadent
    * Universiteti Polis
    * Universiteti Politeknik i Tiranës
    * Universiteti UFO
    * Universiteti Ushtarak Skënderbej
    * Universiteti Wisdom University
    * Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë
    * Universiteti i Tiranës
    * Universiteti i Vlores
    * University of New York Tirana

    As komisariate policie nuk ka kaq Shqipëria besoj :) .

    P.s: Ç’dreq universitetesh janë ata që kam shënuar me të zezë?

  11. xhibi thotë:

    7 October 2008 @ 9:49 pm

    edrus thotë:

    Xhibo, bonu interesant e na trego ka ke qenë mromë… na bone merak kur pamë borsat që s’ishin n’terezi…. :)

    Bera proteste ne heshtje per censurimin e vazhdueshem te Peshkut per tema politike, sic e bejne ata qe vene ngjites tek goja, dhe nuk shkrova per nje dite. :D

    Ti ke hasur ndonje faqe interesante ne internet qe do te na i prezantosh, apo ke qene i zene duke shpetuar ato bankat e Evropes nga kriza qe kishit keto dite? :P

  12. Taqi thotë:

    7 October 2008 @ 10:26 pm

    P.s: Ç’dreq universitetesh janë ata që kam shënuar me të zezë?

    Universitet per mbetesit ne klase ! por qe baba u ka nji dore leke !

  13. Taqi thotë:

    7 October 2008 @ 10:27 pm

    une si kam qejf keto lloj web sites : jo vetem qe te harxhojne kohen, por qejfi te del shpejt … behet monotoni, kot fare : ketu po flas ne pergjithesi, jo per websitin ne fjale

  14. t_red thotë:

    8 October 2008 @ 7:31 am

    Ata me te zeze:
    Epoka, fringo i ri. Fillon kete vit. Me qera te gjithe godinen e shkolles se partise, tek Dogana. Marshallah ambientet e shtetit per 1 dollar m2 qerane.
    Aldent, ne fillim te rruges se Dibres. Dikur trajnonte ndihmesit e denitisteve. Sot, ata qe i ka ndritur si ndihmes (dental assistant), i ka kthyer prape ne shkolle, do i mbaje edhe gjysem viti, e do i nxjerre stomatologe te kulluar, qe te eksperimentojne me dhembet e mi e te tute :D
    Justicia (ashtu si Justiniani), i sherben policeve qe nuk kane arsim te larte, ose qe kane vetem tre diploma e duan t’i bejne kater. (sigurisht duke vazhduar te jene ne vendin e punes e ne tre universitete te tjera bashke, njekohesisht. Rrace e zgjuar!
    Kristal! Ah, universiteti im i preferuar privat. Ne gjysem viti behesh Jurist me diplome te klasit te pare dhe me mesatare mbi 9. S’ka rendesi kur regjistrohesh. Ne fund te vitit merr diplomen e nje vertetim se ti ke ndjekur Universitetin pas asnje mungese per be, cdo te shtune e te diele per tre vjet me radhe, edhe pse per qefin tend, ti mund te jesh duke vuatur krizen financiare ne Amerike apo ne hene gjate ketyre tre vjeteve.
    Medikadent: Shih me siper per Albadent :D
    Polis: ha ha ha…:( Vetem juriste do na nxjerre he per he, se po vuan tregu per ta.
    UFO: - pa koment…po edhe nuk me rrihet pa thene qe ate godinen e re tek rruga e Kavajes e ka qare me lot vetem per nje muaj. Transormuar ne nje nga godinat me te bukura ne Tirane. I ka dhene edhe pamje te vertetete universitare. Zoti e merr vesh nga burojne ato miliona euro te hedhura aty dhe tek godina tjeter tek Blv. Zogu I qe ky UT te jete kaq luksoz ne pamje. Ah, po. Hap edhe kampusin e pare per studentet nga rrethet. Dhomat me frigo dhe wireless. Pagesa 7 mije euro ne vit. Kush i pranimit: Nuk lejohen mesatarje e se mesmes mbi 5 :P
    Zoja e keshillit te mire: ne Laprake. Nisi si institucion bamiresie dhe poliklinike. U shnderrua ne UT qe ofron edhe studime politike po deshe ti. Edhe prit, prit. Tani ofron edhe Master. Jo ne teologji, po ku tjeter te duash ti :D

    Do me per Belulin? :(

  15. golem thotë:

    8 October 2008 @ 9:31 am

    Universitare keta te varavingos? Po ne cdo rresht kane gabime te frikshme te shqipes! Brenda se njejtes fjali te drejtohen ne fillim me ti e pastaj me ju

    Lidhu me kolegët tuaj të ri duke mos i harruar të vjetërit!
    Mëso se ç’bëjnë miqtë tuaj tërë ditën dhe natën në Varavingo! :-)
    Exploro fotot e fundit të anëtarëve dhe votoni ato! :-)

    Tre fjali gjashte gabime sintaksore e drejtshkrimore. Pervec foljeve skandal , ‘te vjetrit’ shkruhet me ‘ë’, Exploro me x, Votoni ‘ato’ per anetaret. Anetaret eshte e gjinise mashkullore or varavings. C’turp.

    Ah dhe kjo: Jeni te regjistruar? Kycu ne varvingo! Po vendose mer vlla si do m’flasesh, mos u boj KAQ interesant

  16. golem thotë:

    8 October 2008 @ 9:33 am

    Ka dhe me. Edhe ketu nje fjali dy gabime. Pervec ’selekto’ qe te ngjeth mishte

    Për tu regjistruar selekto universitetin tuaj apo kolegjin:

  17. flokenaja thotë:

    8 October 2008 @ 9:59 am

    une kujtova se qe fjale “e jashmte” ajo bonu :)

  18. artian thotë:

    8 October 2008 @ 10:03 am

    Kristal! Ah, universiteti im i preferuar privat. Ne gjysem viti behesh Jurist me diplome te klasit te pare dhe me mesatare mbi 9. S’ka rendesi kur regjistrohesh. Ne fund te vitit merr diplomen e nje vertetim se ti ke ndjekur Universitetin pas asnje mungese per be, cdo te shtune e te diele per tre vjet me radhe,

    Vertetim!!! :) ,t-red ,nga kurset 6 mujore ,kemi kaluar ne korpuse te dijes ,univers te universiteve te Tiranes ,pak te duket ?

  19. totally thotë:

    8 October 2008 @ 10:08 am

    ” Me knaqësi po e lansojmë verzionin e parë të varavingo.com - rrjet ekzluzivisht për shqiptarët dhe prezentimin e tyre në botën virtuale. ”

    Akoma nuk kishte komente, po jam shume e sigurt qe ata qe do i shkruajne do jene super analfabete. Kam pershtypjen qe “ë”-ja po vdes ne gjuhen shqipe. S’ka njeri qe e ve ne fund te fjales.

  20. sol-nox thotë:

    8 October 2008 @ 10:20 am

    varavingo-korrupsioni i italishtes vado e vengo. website i ri, ne te njejtin trend, mund te quhet bagabondi.com

  21. Pjer Thomas thotë:

    8 October 2008 @ 3:20 pm

    Varavingo :-) kete fjale mbaj mend qe e perdornim kur ishim te vegjel, dhe eshte sinonim me fjalen shqipe; verdall. -Mos me hec mua verdall/varavingo. -ç’a ke qe vjen varavingo/verdall.

  22. tiku thotë:

    8 October 2008 @ 4:30 pm

    t-red uni. polis prodhon urbanist dhe arkitekt dhe jo juriste me sa di une

  23. J. thotë:

    8 October 2008 @ 4:31 pm

    Epoka, fringo i ri. Fillon kete vit. Me qera te gjithe godinen e shkolles se partise, tek Dogana. Marshallah ambientet e shtetit per 1 dollar m2 qerane.

    Ka premisa ky a jo o t_ekuqe? Kishin ofruar dhe bursa kët vit për maturantët me rezultate të larta kisha dëgjuar..

  24. Nexhi thotë:

    8 October 2008 @ 4:34 pm

    Ka J. , kshu themi , sepse eshte vazhdim i kolegjeve turke te cilat kane rezultuar nder shkollat e mesme me te mira ne Shqiperi.
    Megjithate per tu pare eshte .
    Dhe mua me beri pershtypje godina qe okupuan

  25. J. thotë:

    8 October 2008 @ 4:45 pm

    Po mendohej një i afërmi im se i kishin ofruar bursë… të shkojë? Si thu ti Nexhi? Dhe a njihet nëpër botë diploma?

  26. gj_z_ thotë:

    9 October 2008 @ 10:29 am

    J. per cfare dege interesohesh?

  27. J. thotë:

    9 October 2008 @ 11:15 am

    Arkitekturë

  28. censura thotë:

    9 October 2008 @ 11:58 am

    i sherben policeve qe nuk kane arsim te larte, ose qe kane vetem tre diploma e duan t’i bejne kater.

    Eshte evidente qe ne treg mungon nje universitet per ata pa te mesme,qe bashke me diplomen e universitetit te jape dhe ate te shkolles se mesme

  29. Anabel thotë:

    9 October 2008 @ 1:41 pm

    Ueeeee kulmi, Universiteti i Tiranes, keshtu ne pergjithesi nuk figuron gjekundi, dmth ketu duhet te regjistrohen vetem studentet e atyre universiteteve qe shkruhen aty me?
    Hallall se kane gjet edhe emrin qe ju shkon me pershtat - varavingo gjithe diten e perendise. Jo se stadentat e UT nuk bejne varavingo, po kjo qenka varavingo e-litare jo llafe. :P

  30. Nexhi thotë:

    9 October 2008 @ 3:14 pm

    taftibafti

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com