Bifteku alla mama

2456216047_4078cb68ca.jpg

Yummania e Enit

Per 2 persona:

2 copa mish viçi (tul pa pike dhjami)

2 karrota

2 speca jeshile

2 kunguj

rigon, kripe, piper i zi, rozmarine.

1 luge e madhe druri vaj

uje me sy

Copat e mishit rrihen deri sa te behen me petashuqe. Me tej siper tyre hidhen erezat dhe perzihen me to. Pritini karrotat, kungujt dhe specat ne copa mesatare dhe perzijini dhe keto te fundit me erezat mire. Lerini mishin dhe perimet nje cope here sa deri sa erezat te depertojne aromen e tyre mbi to. Me pas ne nje tigan vini vajin te skuqet dhe siper vijini mishin dhe perimet. Me tej pa i skuqur fare (nese doni dhe mund ti skuqni) shtoni ujin nga to me ngadale dhe ne sasi te vogla. Bejeni kete vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe bifteket disa here deri sa te jene gatuar. Ne fund fare edhe ujin duhet ta kene pire pak a shume. Servirini te nxehta. Ju befte mire!

Shenim: Sipas deshires mund te shtoni dhe domate te pjekura (2 cope) te prera ne forme kubash te vegjel dhe 2 thelpinj hudre te grire holle. Ne kete rast sasi a ujit te perdorur do te jete me pak.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente

  1. arifibashkim thotë:

    21 June 2008 @ 10:30 am

    Si mund te behen bashke mishi dhe perimet. Mishi do me shume kohe te skuqet , kurse perimet duan me pak kohe. Sidoqofte ngjyrat jane tamam.

  2. Vlore1920 thotë:

    21 June 2008 @ 10:40 am

    Bifteku alla mama
    *********************************
    Ka ndonje ta shpjegoje kete shqipe :).

  3. xhenius thotë:

    21 June 2008 @ 1:11 pm

    ò’do gje mund te jete ky byftek,por, alla mamma s’eshte,mgjt hahet.

  4. strangeMAN thotë:

    21 June 2008 @ 2:53 pm

    Këroj ndjesë për futjen në temë kështu pa lidhje, po nuk kuptoj se pse bifteku alla mama është ngjarje “kryesore”?

    Përshëndetje!

  5. Vlore1920 thotë:

    21 June 2008 @ 3:20 pm

    Pune femrash, prit kur te shohesh ndonje teme mbi edukaten shtepiake a mbi qendisjen :D

  6. edrus thotë:

    21 June 2008 @ 3:41 pm

    StrangeMan, për ju në Shqipëri që hani tre herë në vakt vetëm mish është gjë normale :P , por për emigrantët hyn tek kategorija KRYESORE :P

  7. Pjer Thomas thotë:

    21 June 2008 @ 5:21 pm

    Une do ta quaja; Bifteku alla baba, duke qene se eshte i thjeshte dhe i shpejte :-)

  8. enka thotë:

    21 June 2008 @ 7:10 pm

    Alisa flm qe e solle ketu..
    Edrus :)))

  9. Europa thotë:

    22 June 2008 @ 6:09 am

    Uje me Sy????

  10. edrus thotë:

    22 June 2008 @ 6:17 am

    Europa, janë disa shprehje në guzhinë që përdoren për ata që kanë eksperiencë pranë tiganëve. Sepse nëse do të saktësonte sasinë e ujit do ti duhej të të saktësonte dhe sasinë e flakës ose fuqinë kalorifike të saj :P .

    Por po deshe të kapashe pas llafeve do të këshilloja këtë tjetrën:“1 luge e madhe druri vaj” dhe nuk e di pse mu kujtua një garuzhde druri që ka patur një herë e një kohë gjyshja… merrte pa frikë tre racione konviktori brënda (dhe unë po e imagjinoja të mbushur me vaj për të bërë recetën e Enit :) )

  11. dhembeli thotë:

    22 June 2008 @ 11:31 am

    Te kaurdisesh nje cope mishi me ca perime besoj se eshte gje e thjeshte. Me interesante do ishte te na shpjegonin gatimin e pasticos me mish te grire, mmmmm -mama. E ka nje emer, por nuk po me kujtohet. Flm per receten.

  12. Moza thotë:

    22 June 2008 @ 12:03 pm

    Musaka ?

  13. lefteri thotë:

    22 June 2008 @ 12:04 pm

    lasagna ?

  14. rual thotë:

    22 June 2008 @ 12:27 pm

    mos e ke fjalen per JAHNI qe bahet ne Shkoder se edhe kete na e kane vjedhe duke i vene emrin supe Gulasch :D

  15. Moza thotë:

    22 June 2008 @ 12:30 pm

    Jo po Paidhaqe pra :P

  16. rual thotë:

    22 June 2008 @ 12:37 pm

    po imambajalldi kush po na ban :D

  17. dhembeli thotë:

    22 June 2008 @ 12:42 pm

    Konkursin e fitoj Moza me Musaka. Manjola - mos e hap ate teme se e kam listen e gjate.

  18. Moza thotë:

    22 June 2008 @ 12:45 pm

    Eh, Cte besh
    Jam nene me shume femije, nga keto gjera marr vesht mire :P

  19. bodeci thotë:

    27 June 2008 @ 10:39 pm

    pastice me mish te grire .
    ky eshte emri
    jo musaka ….jo trahana ..apo bakllava
    hahaha

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com