Identifikohu



Regjistrohu

Berisha: Nga ana ime dhe e zotit Rama është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit

Kryeministri Berisha: Kufizimi i imunitetit përbën një nga zhvillimet më madhore dhe më të rëndësishme të 17 viteve të fundit

Km.gov.al
12/05/2008

Kryeministri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike se vendi ndodhet para një momenti shumë madhor për jetën politike dhe për standardet demokratike. Kryeministri u ndal në rëndësinë që ka kufizimi i imunitetit për të gjithë zyrtarët, me qëllim vendosjen e barazisë së të gjiothë qytetarëve para ligjit.
“Siç e keni marrë vesh në dy deklarata publike nga ana ime dhe e zotit Rama është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit. Mendoj se kjo përbën njërin nga zhvillimet më madhore dhe më të rëndësishme të 17 viteve të fundit dhe ndoshta pas ujdisë për sistemin e ri elektoral ky konsensus përbën të dytin zhvillim më madhor në reformat e këtij vendi dhe e konsideroj këtë dëshmi të një maturimi real të sistemit tonë demokratik”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kjo gatishmëri, vijoi më tej Kryeministri përbën një dëshmi të një besimi tek sistemi ynë demokratik, dëshmi e një vullneti të qartë publik për të vendosur përveçse në aspektin politik, për vendosjen e barazisë para ligjit të Kryeministrit, ministrit, deputetit dhe gjykatësit shqiptar me qytetarin shqiptar
“Barazia para ligjit përbën njërin nga dy-tre parimet më themelore të kushtetutave dhe shoqërive demokratike të vendeve demokratike”, nënvizoi Kryeministri Berisha.

Në këtë kontekst Kryeministri tha se kishte një rëndësi tëë jashtëzakonshme që opozita kryesore shprehu dakordësinë e saj, ndërkohë që për këtë çështje është shprehur një muaj më parë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
“Me këtë reformë jo vetëm vendosim barazinë para ligjit, por me këtë reformë realisht ne heqim një pengesë të tmerrshme që qëndronte para gjyqësorit shqiptar për të mbushur misionin dhe funksionin e tij sikurse edhe vetë ata zhvishen nga imuniteti, për të cilin ata nuk kanë nevojë”, nënvizoi Kryeministri Berisha.

Në këtë kontekst Kryeministri Berisha tha se Shqipëria me këtë vendim nuk bën gjë tjetër vetëm se vendos atë standard që SHBA-të, ata që themeluan Amerikën e vendosën në Kushtetutën e saj, vendos atë standard, të cilin e kanë të tyrin shumica e vendeve të lira demokratike dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Reforma të tilla mund të ishin dashur t`i kishim bërë më parë, mund të ishim përpjekur të mblidhnim 84 vota, por gjëja më e madhe është kur ajo bëhet me ujdinë e të dy palëve, kur pozita dhe opozita dëshmojnë se parimet e mëdha i kanë të njëjta dhe dinë t`u japin atyre përparësi ndaj të gjitha kundërshtive që kanë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryeministri duke e përshëndetur këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Kryeministri Berisha shprehu sigurinë se ky është një kontribut i madh për Shqipërinë, dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian. “Ju siguroj se është një kontribut i madh për Shqipërinë dhe integrimin e saj drejt Bashkimit Europian, plotësojmë një detyrim, ta dini që në vitin 2004 qeveria e mëparshme ka firmosur me Këshillin e Europës këtë që po bëjmë sot, por nuk është mbajtur”, theksoi Kryeministri Berisha.

Duke iu referuar vizitës së një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri tha se kreu i këtij delegacioni, zoti Zogaj informoi parlamentin se mbështetësit tanë kryesorë për anëtarësimin në NATO, SHBA-të, parashtruan kërkesën më specifike për kufizimin e imunitetit, mbrojtje që ata nuk e kanë për senatorët, kongresmenët dhe për askënd tjetër.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

32 Komente »

  1. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 9:02 am

    Ndersa Rama nga ana e tij deklaroi: “jemi dakord per heqjen e imunitetit sepse tani nuk ekziston me klima e gjuetise se shtrigave qe eksistonte jo me larg se nje vit me pare” !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Sipas meje Rama konfirmon se Berisha ka ndryshuar! ;)

  2. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 9:11 am

    A e di njeri se deri ku shkon ky kufizimi dhe si do e realizojne?

  3. Koth thotë:

    13 Maj 2008 @ 9:27 am

    E mer Tirons mer Tirons,

    Rama rehabiliton imazhin e Berishes si njeri i reformave te munguara, per shkak te politikes se vjeter te se shkuares.

    Heqja e imunitetit, apo kercenimi me heqje eshte : SUS zonjusha.

    Dje Astrit Patosi ne nje emision televiziv tha afersisht : Ne inkurajojme prokurorine t`u kthehet te gjitha dosjeve te vjetra te pushtetareve te qeverisjes se kaluar. ( gjusma e te cileve jane deputete te PS e qe nuk duhet te hapin gojen)

    Kur te behet realitet kjo nisme e re do ju risjell nje material qe ka botuara gazeta Tema ne vitin 2005 per ish Ministrin e Drejtesise se asaj kohe : Fatmir Xhafa.

  4. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 9:54 am

    Keta sikur i plasen mrena gjithe ish-at qe jane sot pa imunitet dhe u ngelen vetem keta te ‘imunizumit’

  5. Koth thotë:

    13 Maj 2008 @ 10:06 am

    Tirons,

    shantazhi eshte biznes i madh ne Shqiperi, hyn ke bizneset VIP. ;)

  6. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 11:43 am

    Ku eshte Grupi te na japi versionin zyrtar te Rames per rehabilitimin e figures se politikes se vjeter qe po e le ate mas kraheve dhe i bashkohet nismes se Rames per politike te re, superstar, champion of heavy weights, granfarabut, grantestd’ caz, fildiput Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii Berishaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    O ca tragjedie do jete per shqiperine e shkalapjerdhur nga Berisha ky piktori diletant, kush e ma men ekspoziten e tij te fundit me zhgarravina qe i bente gjate ores se punes.

    Sa po zgjat rruga e Barrikadava, 300 metra rruge????
    O Koth mund te jesh i Inatosur po ca gjona i thu mire plako.

  7. Lefti thotë:

    13 Maj 2008 @ 1:17 pm

    Ndersa Rama nga ana e tij deklaroi: “jemi dakord per heqjen e imunitetit sepse tani nuk ekziston me klima e gjuetise se shtrigave qe eksistonte jo me larg se nje vit me pare” !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Sipas meje Rama konfirmon se Berisha ka ndryshuar!

    Qysh thote Piktori ? “Deri vjet kishte gjyeti shtrigash” ? Po kush nga “strigat” e opozites u cenua vjet (me heqjen e mburojes Sollaku & Moisiu) ?

    Nejse, thuaje troç ore Piktor, se foli Withers II, pra Amerika, dhe s’bere me ze ti ! Pa te ishte per ty, me teper interes kishe te hiqeshe si viktime e prokurorise, e mazhorances, e akuzave politike (per korrupsion)…

    Kjo nuk tregon fare se Berisha ka ndryshuar. Fakti qe Berisha ka 3 vjet e e ka çuar dosjen e imuniteteve ne diskutim, dhe qe PS me Ramen vendosen sot - fill pas urdherit te J. Withers II te pranoi — tregon vetem se Poltika Shqiptare eshte e varur nga te huajt, nga Ambasadori Amerikan (Withers II) dhe ai i BE (Lohan).

  8. toko thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:11 pm

    Te ndryshosh nje ligj do te thote se ai eshte pengese.
    Ketu thuhet se arsyeja qe do te kufizohet iminiteti i personave qe e kane ate eshte se ka mare fund gjuetia e shtrigave.
    Kjo eshte nje deklarate fushate, nje lloj llafollogjie qe nuk i shkon jusitfikimit te ndryshimit te ligjit.
    Do te mendoja se me vlere per te justifikuar kete ndryshim do te ishin faktet, statistikat
    1.Sa veta jane akuzuar nga prokuroria dhe ndjekja penle eshte kufizuar apo bere e pamundur sepse personi i akuzuar ka pasur imunitet?
    2. Sa kerkesa i jane bere parlamentit nga prokuroria per heqjen imuniteti dhe parlamenti ka refuzuar kete kerkese
    3. Cili eshte menimi i prokurorise , i eksperteve dhe ish eksperteve te prokurorise per rastet kur ka kerkuar heqjen e imunitetit per personat qe ajo ka akuzuar? Sa prej ketyre kerkesa prokuroria ka vertetuar se ata jane fajtore dhe shkak per mos denim eshte bere imuniteti i tyre?
    Te tjerat o Edush jane perrala. jane fjale fjale fjale pa fund.
    Nuk e di kur do te mesohemi ne te veprojme ne baze te fakteve, ose te pakten te perpiqemi te justifikojme veprimet e tona me fakte reale jo me fjale boshe.
    Personalisht jam dakort qe imuniteti te mos kufizohet por te hiqet fare. Perse persona qe kane ne dore jeten tone, qe me fakte e statistika jane me kriminele se vete populli i thjeshte duhet te kene imunitet? Por ne rast se kjo behet duhet argumentuar dhe jo mbuluar me fjale boshe fushate.

  9. hunter thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:31 pm

    Plotesisht dakort me heqjen e imunitetit parlamentar.
    Kushtetuta e Shqiperise
    Neni 18
    1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

    PD bie dakort me PS per heqjen e imunitetit te deputetit, ashtu sic Berisha, Topalli e gjithe PD ne pergjithesi kerkonin para dy vitesh. Po tani i “famshmi” avokat Ngjela, opozitaret e vejushat e atehershme qe shkulnin floket perpara ketij propozimi si do t’ja bejne? Kush i harron thirrjet, ulerimet per shkelje te drejtave kushtetuese, per puc istitucional? Ku kane perfunduar vajtojcat me pagese?

  10. Tironsi thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:39 pm

    Personalisht jam dakort qe imuniteti te mos kufizohet por te hiqet fare. Perse persona qe kane ne dore jeten tone, qe me fakte e statistika jane me kriminele se vete populli i thjeshte duhet te kene imunitet? Por ne rast se kjo behet duhet argumentuar dhe jo mbuluar me fjale boshe fushate

    Toko, imuniteti i atyre derrave eshte cmimi qe ne duhet te pagujm qe te kete mendim ndryshe brenda parlamentit. Perndrsyhe deputete do jene akoma me pak te lire se sot. Shqetesimi jot mund te shuhet mbasi derri deputeti-kriminel te mbaroje mandatin dhe te jete i hapur per hetime. Ka plot nga keta sot qe nuk jane me me imunitet. Pse nuk heton ata prokuroria?

  11. Koth thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:42 pm

    Hunter,

    dakort je ti, po javen qe shkoi u ndryshu Kushtetuta.

    Keta kujtojne ndonje gje cdo jave dhe kerkojne te nderhyjne ne Kushtetute. Ta kishin bere kush i ndaloi.

    Keshtu si propozojne keta te dy i bie qe Kushtetuta behet edhe zyrtarisht paçavure, se ne realitet ka kohe qe eshte.

  12. Tironsi thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:43 pm

    O hunter, mu ka duk se ke njefare kulture juridike, prandaj po me habit qe flet kshu. Nqs ata nuk kane imunitet nuk te duket se eshte shume me kollaj ti intimidosh, shantazhosh per te votuar apo mos-votuar nje ligj sipas interesit te krieminstrit?
    Mendoje te njejten situate, neser kur ne pushtet te jete Rama dhe tu beje shantazh 3 apo 4 deputeteve te PDse per te votuar per te, sepse ashtu arrin numrin 84 qe duhet per ndryshimin e disa ligjeve te rendesishme. Nuk e sheh qe po hapen ca shtigje te rrezikshme mer plak?

  13. Moza thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:49 pm

    Kushtetuta behet edhe zyrtarisht paçavure

    Leter higjenike mer thuj, se msove qe se msove zhargonin e ri :-)

  14. toko thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:28 pm

    Toko, imuniteti i atyre derrave eshte cmimi qe ne duhet te pagujm qe te kete mendim ndryshe brenda parlamentit. Perndrsyhe deputete do jene akoma me pak te lire se sot.
    —————-
    E drejte Tironso. Mendoj se u nxitova. :(
    Eshte bere si ajo puna. Hall me burre e hall pa burre hall te mos martohesh kurre. :)

  15. hunter thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:29 pm

    Koth thotë:
    13 Maj 2008 @ 2:42 pm
    Hunter,
    dakort je ti, po javen qe shkoi u ndryshu Kushtetuta.
    Keta kujtojne ndonje gje cdo jave dhe kerkojne te nderhyjne ne Kushtetute. Ta kishin bere kush i ndaloi.

    Mire e ke, po pse nuk e bene perpara, them muhabet alla shqiptarce!

    Sa per faktin qe nje deputet pa imunitet mund te jete subjekt shantazhi, une them, qe ai qe s’ka gje per te fshehur, s’ka pse te trembet.
    Biles me sa kam lexuar, varianti qe propozohet nuk heq imunitetin ne “toto” po vetem per fazen e hetimeve. Aktualisht thjesht per te hetuar nje deputet duhet hequr imuniteti, ndersa propozimi (nqs nuk gaboj) propozon heqje imuniteti vetem per fazen e hetimeve. Per arrestimin eventual imuniteti ngelet.
    Dhe une si “ekstremist” do te doja nje heqje totale te imuniteti (si per hetim ashtu edhe per arrestim), por mund edhe te pranoj nje sistem ku te mos kete imunitet per fazen hetimore, per fazen gjygjesore dhe nqs. gjykata e gjen te fajshem deputetin, ekzekutimi i vendimit (dmth burgosja) te nisi me mbarimin e legjislatures, pra te mandatit si deputet. Me garanci se kaq nuk behet.

  16. Lefti thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:38 pm

    Personalisht jam pro kufizimit te imunitetit, jo heqjes (totale) te tij.

    Te mos kete mburoje juridike per akuzat per korrupsion prsh, eshte normale, nese duam vertet te ndeshkojme “peshqit” e medhnj.

    Por gjithsesi dua te meshoj tek Hipokrizia e vazhdueshme e Opozites, e cila deri pak muaj me pare bente namin ne parlament kunder heqjes se imuniteteve. Parlamenti u detyrua te pyese edhe Komisionin e Venezias per ketu ndryshime, por prape opozita hidhte vickla — “JO ndryshohet me 70 vota , jo po duhet 84 etj etj”

    Tani qe foli AI, foli perfaqesuesi i USA - me vrap Rama u bind dhe hyri ne rag - Gati Tu !

    E pate te gjihte besoj ? Withers II foli ne darke per heqjen e imunitetit me konsensus; kurse Rama doli qe ne 10 te mengjesit, PRONTO per te “hequr imnitetin” sepse “tani situata s’eshte me ne gjuetine e shtrigave si nje vit me pare” !

    E kush i ha ato perralla me “gjyeti shtrigash” ?! As fanatiket e PS jo !

    Te gjithe e dine se “ndryshimi” i kursit te PS per kete çeshtje erdhi me “urdher nga lart” - ndaj Rama kot e ka qe mundohet te justifikohet.

    T’a bejne kete pune sa me shpejt, dhe te marri fund nje here e mire kjo çeshtje, qe kur te kete skandale te tjera, Porkuroria te mos prese vendime nga Parlamenti per hetim korrupsioni, por te filloi direkt procedurat.

  17. Qafir Arnaut thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:39 pm

    Ku di poplli ca o ‘gjujtja e shtrigave’ mer Ram? Ata rrezik e morin sikur po gjuhet per seks:)

  18. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:12 pm

    Hehe…deri dje thoshit…ata ne parlament me imunitet qe s’i kap ligji bla bla bla…sot thoni…pse ja heqin imunitetin deputetve?? Pra sipas llogjikes tuaj…meqe ata deputet mund te jene te perlyer me kriminalitet dhe mund te kene dosje ne prokurori…me mire ti mbajme me imunitet qe te “shprehin mendimin kunder”…dhe kjo…sherben per te “rehabilituar figuren e Sali Birishes”.

    Nje pyetje kam une per ju…cila eshte me e rendesishme per ju…reformat e nevojitura dhe te kerkuara ne Shqiperi per permirsimin e…shume fushave…apo Sali Birisha?? Edvin Rama po ben ate qe i kerkohet…ate qe duhet te bej cdo opozite KONSTRUKTIVE dhe moderne…te bashkpunoj atje ku duhet me qiverine per te kryer reformat…atje ku duhet!! Sepse atje qendron interesi i Shqiperise…jo ke figura e Sali Birishes.

    Pra Edvini duhet te…dali ne shesh me kazme ne dore e te Inatoset cdo dite…per hir te qenjes ne opozite…apo atje ku ka mundesi dhe atje ku eshte e nevojshme…te mundohet te permirsoj gjendjen?? Sipas jush….CFAR eshte opozite?? Te jesh i Inatosur?? Apo te jesh kritikues konstruktiv?? Po ju doni bam-bum se s’ju mesohet veshi me zerin e holle te Erjon Braces. Ju doni Inat…dhe eshte fatkeqsi se ju jeni dhe shtresa me e “pare” dhe e “edukuar” e ati dreq kombi…dhe prap mendjen e keni vetem ke inati…Nuk e keni problemin aspak se cfar po behet…jo jo…e keni problemin se po flet me SALI BIRISHEN!!

    E kutpoj kte qendrim se nuk e do njeri ate kafshe pyore…po nje njeri qe pretendon te jet demokratik dhe qe pretendon te rrespektoj ligjin dhe vullnetin e popllit (pretendon…sic pretendojme te gjithe ne)…duhet te kuptoj se ishit JU dhe NE qe votuam per Sali Birishen dhe qe e vume si perfaqsues te pushtetit. Atehere fajin qe Edvini duhet te flasi me Birishen nuk e ka Edvini…e keni JU. Mund te kishit zgjedhur dike tjeter dhe Edvini do ishte duke folur me ate sot…se kjo eshte detyra e opozites dhe detyra e cdo pjestari te shoqerise. Nuk behet opozite duke thene…nuk te du une ty prandaj nuk do respektoj as kolltukun qe mban. Kjo eshte opozita inatcllie…

    Ore…make up your minds…mos u hidhni si majmuna cdo 10 minuta nga nje dege ne tjeter ne kerkim te Grupeve Armiqsore te Edvin Kristaq Rames.

    E kuptoj qe e keni marr me vrull kte fushate anti-Ramush dhe kto ditet e fundit doli Skraparlliu i Inatosur tju frymezoj…po te pakten mos ndryshoni mendimet cdo 10 minuta per te njejten teme.

    PS: Rruga e Barikadave NUK mbaron dhe NUK ka per te mbarruar kurre sepse atje jeton dhe kalon perdite Koth-ja…dhe si per inat…nuk ja mbarojne. Te thash Koth-e nuk i ke punet mire me Shalsin…

  19. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:18 pm

    Nqs ata nuk kane imunitet nuk te duket se eshte shume me kollaj ti intimidosh, shantazhosh per te votuar apo mos-votuar nje ligj sipas interesit te krieminstrit?
    Mendoje te njejten situate, neser kur ne pushtet te jete Rama dhe tu beje shantazh 3 apo 4 deputeteve te PDse per te votuar per te, sepse ashtu arrin numrin 84 qe duhet per ndryshimin e disa ligjeve te rendesishme. Nuk e sheh qe po hapen ca shtigje te rrezikshme mer plak?

    Do me falesh Tironso po kjo eshte komplet pa llogjike…

    Mund te jet 100% ashtu sic thua ti…po atehere zgjidhja nuk eshte mbajtja e imunitetit se paskemi pislliqe ne parlament…por pastrimi i pislliqeve.

    Shantazh Birisha mund te kishte bere me kohe kundrejt shume deputetve dhe kundrejt Edvinit vet…po shantazh nuk jane cirrjet e Birishes…se ai dhe mamane e vet e akuzon per korrupsion.

  20. Koth thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:33 pm

    Kush ka kuriozitet le te lexoje kete shkrim

    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=66867&Itemid=0&lang=

  21. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 5:54 pm

    Ke artikujt e Kastriot Myftarajt paskeni perfunduar??

  22. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:07 pm

    “Mund te jet 100% ashtu sic thua ti…po atehere zgjidhja nuk eshte mbajtja e imunitetit se paskemi pislliqe ne parlament…por pastrimi i pislliqeve.”

    Grupo, po ne nuk do vejm pasardhesit e Krishtit, Muhamedit, Budes e ku di une se ke tjeter ne parlament mer plak. Njerez do jene dhe ata te rinjte. Nga lista e PS e PD do jene dhe shume nga keta birbot e sotem. Mjafton te shofesh mitingjet e fundit edhe duken cakenjte ne rrjesht te pare. Ata do jene deputet prape mer shpirt, jo une e ti.

  23. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:10 pm

    Ajo qe po them une o Grup eshte qe po hapen shume shtigje per tu bo presion deputeteve dhe kjo ben mu. A do perdoren keto apo jo, nuk di te te them. Mbase ne kemi arrit pjekurine e duhur dhe jemi aq te emancipum sa te mos i perdorim ato. Po qe dera osht hap, osht hap

  24. Koth thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:18 pm

    Tironso !

    Qe daja cer ka thene Kryetari Rama ( shoku i Meros ) vete per kete pune sot :

    Nuk do të jetë as një arsye për t’u rifutur në Kushtetutë, për një element të vetëm. Por, do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje më të gjërë, për të cilën duhet të ketë një diskutim të madh, publik dhe e cila duhet të vijë si rrjedhojë e asaj vetëdije që mishërohet në Paktin Kombëtar për Drejtësinë dhe atij angazhimi që forcat politike duhet të marrin për këtë pakt…

  25. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:52 pm

    …Nuk do të jetë as një arsye për t’u rifutur në Kushtetutë, për një element të vetëm. Por, do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje më të gjërë, për të cilën duhet të ketë një diskutim të madh, publik dhe e cila duhet të vijë si rrjedhojë e asaj vetëdije që mishërohet në Paktin Kombëtar për Drejtësinë dhe atij angazhimi që forcat politike duhet të marrin për këtë pakt…

    E edhe?? A nuk po thot pikerisht ate qe po ndodh?? Ku e shikon problemin ti faktikisht?? Mua me duket se problemin e shikon vetem se….eshte Sali Birisha ne anen tjeter. A nuk e votove ti Sali Birishen…me thuaj? Atehere cfar kerkon??

    Tironso…dakord 110% me ty. Atehere CFAR duhet bere?? Duhet lene ashtu sic eshte…pra deputet me imunitet dhe…gjith te tjerat pastaj i dime?? Apo duhet kufizuar imuniteti??

    A duam parlament qe te pakten te jet ME i paster dhe ME i kontrollueshem nga drejtesia (drejtesi i thencin po si PARIM te pakten)?? Besoj se po. Atehere si do behet dhe ku duhet filluar?? Na jep nje alternative!

    Besoj se te GJITHE mund te pranojme se imuniteti duhet kufizuar ose hequr. S’ka dal njeri kundra ksaj…vec sot…se doli Rama pro ksaj. Dhe pastaj fillojne teorite konspirative per Grupet Armiqsore.

  26. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:55 pm

    Njerez do jene dhe ata te rinjte

    Jo jo…”te rinjte” jane me te miret…kte perfundim kemi arritur me Erjon Veliun.

    Te vjetrit na dolen te keqinj…te rinjte na dolen “njerez dhe ata”…politika “e re” na doli Grup Armiqsor. Epo pik e zeze!!…CFAR shikoni ju te pakten si NJE HAP ne drejtimin e duhur?? Ne thani te pakten te marrim vesh dhe ne…se deri tani vetem kritika keni sjelle dhe asnje alternative. Toko-ja do ju thoshte…po ju ku e keni programin??

  27. Qafir Arnaut thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:10 pm

    Rrnoft Kac Myftaraj!

  28. toko thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:22 pm

    Berisha: Nga ana ime dhe e zotit Rama është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit ..
    ————
    Pyetje
    A do te jete Rama i ofenduar nga kjo deklarate?
    Berisha e ka quajtur Zoti dhe jo Shoku. Thua sikur Ramam te mos jete anetari i PS ku anetaret theriten me SHOKU por sikur te jete anatar i PD ku anetaret theriten me ZOTI. Perse hesht Rama? Thua ti kete ardhur mire? :lol:

  29. Tironsi thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:39 pm

    Grupo, ja ca alternativa
    1. Presidenti te zgjidhet nga populli mbas raudit te peste
    2. KQZ ne kushtetute por te mos kete perberje partiake. Merr shembullin e Kosoves. Biles po te duam te jemi novator dhe te gjejme formula te tjera.
    3. Kryeprokurore te vihen njerez qe kane pervoje mbi 20 vjecare ne drejtesi, se njeriu ne ate moshe nuk behet lolo kollaj, dhe prokurori ta kete mandatin te pakten 9 vjet

    Ka plot te tjera qe mund te behen e mjafton te pyeten konstitucionalistet. Po kesaj rradhe nuk u pyet njeri dhe u bene simbas terezise punet.

    Deputeteve nuk duhet tu kufizohet apo hiqet imuniteti. Pse kemi hajdute sot nuk dmth se do jete keshtu gjithmone. Toko mire e tha, sa here eshte bere pengese imuniteti per te hetuar akuza korrupsioni? Ne legjislaturen e kalume vetem Nukolle mavrise donin tia hiqnin se denoncoi Nanon.
    Imuniteti eshte si anonimiteti ketu te peshku. Nqs une e ti nuk do e kishim, do ishim shume me te kufizuar ne debat.

  30. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:06 pm

    Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 6:55 pm
    Te vjetrit na dolen te keqinj…te rinjte na dolen “njerez dhe ata”…politika “e re” na doli Grup Armiqsor. Epo pik e zeze!!…CFAR shikoni ju te pakten si NJE HAP ne drejtimin e duhur?? Ne thani te pakten te marrim vesh dhe ne…se deri tani vetem kritika keni sjelle dhe asnje alternative. Toko-ja do ju thoshte…po ju ku e keni programin??

    O Grup qe sa vjen e po me dukesh si Lefti, Hunteri e TP, po si mund te justifikosh Ramen ne kete fare feje??!!!

    Nje Hap ne drejtim te duhur une personalisht shikoja vetem reformen zgjedhore dhe kartat e identitetit qe te garantonte zgjedhje te ndershme, ne momentin qe Rames ju hap oreksi per pushtet e qelbi fare. Rama do qe kur te zgjidhet kryeminister te drejtoje ne te njejten menyre sic drejtoi keto vite Bashkine e Tiranes “Si i Deshi tr@pi ati”.
    si mund ti besohet ati njeriu qe me ate qe beri dhe nuk beri i vrau per te dyten here ata fatkeqet e Gerdecit.

    Po e them me perpara qe nuk jam nga ata te Inatosurit qe ti i don fort po keshtu sic ka vajte puna une e mbeshtes referendumin jo si mjet per te rregulluar kushtetuten po si nje pellembe popullore ndaj Piktorit diletant dhe doktorr shkallovit bashke me 114 lakenjte e parlamanetit shqiptar.
    Madje po i bej nje kerkese Penarit te beje nje poll te peshku per ceshtjen e referendumit.

  31. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:34 pm

    1. Presidenti te zgjidhet nga populli mbas raudit te peste

    NUK behet sepse Shqiperia eshte republike parlamentar. Presidenti nuk zgjidhet dot nga populli sepse pastaj ndryshojne kompetencat e tij.

    3. Kryeprokurore te vihen njerez qe kane pervoje mbi 20 vjecare ne drejtesi, se njeriu ne ate moshe nuk behet lolo kollaj, dhe prokurori ta kete mandatin te pakten 9 vjet

    Dakord…tjeter pune kjo komplet. Pastaj…ke ke ti me 20 vjet pervoje ne drejtesi?? Prokurori i Ramiz Alise??

    Deputeteve nuk duhet tu kufizohet apo hiqet imuniteti. Pse kemi hajdute sot nuk dmth se do jete keshtu gjithmone. Toko mire e tha, sa here eshte bere pengese imuniteti per te hetuar akuza korrupsioni?

    Asnjehere…atehere pse eshte pengese imuniteti per shontazh??

    Ka plot te tjera qe mund te behen e mjafton te pyeten konstitucionalistet.

    Asgje nuk u be kundra nodnje neni te kushtetutes…prandaj pse duhen pyetur “konstitucionalistet”??

    ———-

    Hajdar…s’eshte mbrojtje fetare qe po i jap Rames une por eshte sulm fetar qe po beni ju per aresye te pakonceptueshme nga mendja ime (dhe per kete mund ta kem fajin une e pranoj). Nuk e konceptoj dot se KU qendron ky sulm kundra “babezise” per pushtet te Rames…Nga njera ane disa e akuzojne se “ja dha Berishes pushtetin”…a te tjere thone te kunderten se “do te behet si Pinoche”. Te dya kto mundesi nuk mund te jene e verteta njekohesisht. Po ashtu une NUK shof asgje se ku dhe si reformat e reja forcojne Birishen ose forcojne Ramen. Kto jane sisteme dhe modele qe ekzistojne ne forma identike ne pothuajse te gjitha demokracite Evropiane…por ne i konceptojme si anomali. Dhe ne Itali presidenti zgjidhet ne raundin e peste me 50% 1…nuk shof ndonje cenim te madh ne demokracine Italiane nga kjo. Dhe ne Angli ose Gjermani ose Spanje…opozita propozon kandidat te ri ne rast te votimit per mosbesim…dhe KM shperndan parlamentin nese deshton. Nuk jane katandisur ne revolucione neper rruge akoma kto shtete. Dhe ne Amerike deputetet nuk kane imunitet…sa keq ju ka bere.

    Para se te hidheni perpjet me Gerdecare etj…duhet te SHPJEGONI se SI kto levizje te Rames “forcojne” pozicionin e tij te mevonshem (sipas teje…se sipas disa te tjerve forcojne Birishen)…dhe se dyti PSE shume vende te tjera Evropiane kane po kto modele??

    Tani na thoni….MOS hiqni imunitetin…se keshtu mund te tremben me kollaj ata qe i kane duart e pista (gabimisht perdora nje parrulle PD-iste…me fal)

    Si parime dhe si ligje…une nuk shof asgje te keqe dhe asnje anomali. Shof vetem nje kopjim te modeleve ekzistuese Evropiane. Pastaj…se KUSH vendoset ne ato poste…eshte problemi i atyre qe votojne…pra problemi YNE. Mend ne koke…

    Sa per te Inatosurin…perseri duhet kutpar se ai e ben kte vetm per pushtet personal…ashtu sic ka bere ccdo lloj manovre ne historine politike te tij. Prandaj…aq vlen dhe levizja e re e tij.

    Referendumin e mbeshtesni sepse ju vet nuk e respektoni ate palo ligj qe kemi. Nese ligji thot kshu dhe ashtu…dhe cdo gje u be brenda ligjit…nuk mund ta kundershtosh se s’te pelqen ty. Prandaj eshte ligji…ne nuk te pelqen mos kishe votuar per ata qe votove atehere!! 114 deputet votojne pro…dhe ju thoni “u be kundra vullnetit te popllit!” Po eshte republike parlamentare…vullneti i popllit jane deputetet…te mire a te keqinj…respekto ligjin te pakten. Ne nuk te pelqejen deputetet…te lutem mos voto per ata.

  32. Idris thotë:

    15 Maj 2008 @ 5:11 pm

    “”"”"Siç e keni marrë vesh në dy deklarata publike nga ana ime dhe e zotit Rama është rënë dakord që të shembet muri i imunitetit.”"”"”"
    Keshtu deklaroi CJAPI me KEMBORE i PD duke ftuar sipas menyres se tij edhe DASINm me KEMBORE te PS qe si duket e pelqeu kete zile…..
    Si nuk mesuan te pakten ne ETIKE te shprehen se ….”Nisma….. eshte
    gjetur e drejte nga te dy krahet e POLITIKES dhe tani pas konsultes me Juriste e grupet perkatese politike ,mbetet te formulohet paraqitet e te diskutohet per MIRATIM ose JO”… ne pallavramentin e JOZIT,….asaj pra skllaves se berishes…..
    Dhe pas ketyre triumfatore vijne argumentusit….. Lefterosesit pra dosat e ORUELLIT…..Berisha ka tre vjet qe e ka thene …. :P :P :P :P

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.