Ben Blushi në “Logos”
“Politika e re”, “zhvillimet brenda të majtës”, “reforma zgjedhore” dhe shumë momente të tjera të zhvillimeve më të fundit në vend do të jenë tema e diskutimit në “Logos” të hënën në orën 21:00 midis anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste, z. Ben Blushi dhe gazetares së mirënjohur Sonila Meço. “Logos” dhe “Peshku pa ujë” ju ftojnë që të merrni pjesë në këtë diskutim duke shtruar në këtë temë pyetje dhe mendime drejtuar Z. Blushi mbi këto çështje dhe të tjera që i gjykoni të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë.
Faleminderit
Jetëshkrimi i z. Ben Blushi nga faqja në internet e Kuvendit të Shqipërisë
Të dhëna vetjake:
Datëlindja: 1.1.1969
Vendlindja: Tiranë
Edukimi:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi.
Veprimtaria profesionale:
Profesioni: Gazetar.
1991-1997: gazetar në “Koha Jonë”, Deutsche Welle Indipendent; 1995-1996: Fondacioni Soros.
Veprimtaria politike:
2001-2002: Ministër i Arsimit dhe Shkencës; 2002-2005 (shtator): Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit; 2001: Prefekt i Qarkut Korçë; 1997-1999: zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave; 1999-2000: Zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Zgjedhur në:
Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 80
Qarku: Korçë
Nr. i votave: 7337
Përqindja: 48.3%
Deputet edhe në Legjislaturën XVI.
Veprimtaria parlamentare aktuale:
Grupi parlamentar: PSSH
Komisioni parlamentar:Komisioni për Sigurinë Kombëtare, anëtar.



8 Mars 2008 @ 12:56 pm
Nje pyetje e thjeshte, por besoj se e rendesishme per shume nga pjesemarresit e Peshkut:
Z. Blushi, ka pasur here pas here zera per te drejten e emigranteve per te marre pjese ne zgjedhjet per Kuvendin. Cili eshte pozicioni i Partise Socialiste mbi kete ceshtje, dhe perse nuk eshte degjuar te diskutohet si nje nga ceshtjet qe do te perfshihet ne “reformen” e shumeperfolur zgjedhore?
8 Mars 2008 @ 1:01 pm
Pyetje 2:
Cfare po behet, cfare s’ka funksionuar dhe cfare do te bente PS ndryshe nese do te fitonte zgjedhjet ne vitin 2009 per te arritur marrveshje me vendet e ndryshme ku ka emigrante Shqiptare per bashkerendimin e kontributeve per sigurimet shoqerore (pension, shendet etj)?
8 Mars 2008 @ 1:35 pm
Duke lexuar mbi biografine e Ben Blushit , plotesova nje puzzle , ne lidhje me vrerin qe villnin “Koha Jonë” dhe “Deutsche Welle” ne fillimet e demokracise deri ne revolucionin komunist te 97-es .
Duket se puna e ka paguar djalin e nje familje komuniste , por pyetja ime do te ishte : Cfare raporti ka perfitimi juaj ( duke perfshire karjeren politike , perfitimet ekonomike etj. ) me humbjen e shqiptareve ne 97-en . ?
8 Mars 2008 @ 3:10 pm
Pak kohe me pare z. Blushi foli per hyrjet e reja ne PS si nje forme balancimi ne forumet e selise roze. Si e gjykon ai prurjen e atyre qe vijne nga jashte dhe kerkojne te aderojne ne te majten Shqiptare? Si me ideologjike dhe te qarte ne synimet e saj? Si me ambicioze per te zene nje vend aty ku shpejt mund te shijosh frytet e pushtetit? Apo si nje kontigjent idealistesh qe kerkojne te jetesojne nje politike te re te vertete e ndryshme ga “politika e re” e artikuluar me aq zell por ne binare te vjeter e Rames?
8 Mars 2008 @ 5:02 pm
Me pelqen kjo inciativa e mediave vizive qe mundohen te krijojne nje kontakt te drejteperdrejte me publikun nepermjet debatit te hapur virtual.Pergezimet e mia Soniles dhe stafit te saj ne lidhje me kete iniciative.
Ne lidhje me te ftuarin e rradhes.Kam pershtypjen se nje interviste te ngjashme e dha z.Blushi dhe tek B.Fevziu para ca kohesh.Pyetjes ne lidhje me politiken e re qe tentohet te futet si koncept tek Ps-ja ju pergjigj ne menyre siperfaqsore (nqs do mund te perdorja kete term).Si element perberes i Politikes se Re se lancuar nga Ps-ja eshte vete turi i E.Rames ne tere Shqiperine.Pyetja e pare per z.Blushi eshte:
A beson ai se ky tur ka per te sjelle rezultatet e duhura ne zgjedhjet e ardhshme;pse u distancua kohet e fundit nga kjo levizje kur ne fillimin e saj ishte nje nga perkrahesit kryesor te saj(akoma dhe ne terren)?
A e sheh veten z.Blushi perseri ne opoziten aktive te Ps-se,dhe nqs po perse nuk eshte bere pjese e saj ne nje moment kur grupi parlamentar tashme ka me shume nevoje se kurre per nje lider real (nuk i referohem ketu mirsjelljes se znj.Leskaj,as opozites alla Brace,madje as opozites se bere nga pionieri Nanoist Balla—por seriozitetit dhe opozites konstruktive te z.Blushi) ?
Cili eshte opinioni i tij rreth z.Nano?A mendon qe nje levizje e ketij te fundit mund te jete fatale per nje tjeter percarje ne prag te zgjedhjeve?
Si komenton z.Blushi tonet e larta politike te perdorura (kryesisht nga Lsi-ja) nga kampi i te majtes ne lidhje me reformen zgjedhore?A e shikon si nje domosdoshmeri nje tjeter tryeze mes dy liderve (Ps-Lsi) ne lidhje me percaktimin e qarte te nje bashkpunimi per zgjedhjet e ardhshme?
Faleminderit
8 Mars 2008 @ 5:21 pm
Shqipoja ose do jete ShIKs ose trashegimtar i “the Golden Compass”
8 Mars 2008 @ 5:29 pm
Faleminderit Sonila dhe Peshku-pa-uje per mundesine qe na jepni t’i drejtojme disa pyetje z. Ben Blushi :
Pike se pari, do te doja qe z. Blushi te sqaronte edhe njehere per publikun, ne menyre qe te mos kete ekuivoke se, ç’fare donte te thoshte kur deklaroi ne media se : “PS eshte si nje autobus i viteve ‘80, ku shkruhet se nuk i flitet shoferit” ?
Se dyti : A mos valle kjo shprehje lidhet me kritikat qe vijne nga njerez brenda PS-se (si prsh Petro Koçi) se ne kete parti ka humbur liria e te shprehurit dhe e mendimit ndryshe ?
Apo deputetet dhe Tenoret e PS kane te drejte te flasin lireshem, te shprehin mendimin e tyre, (edhe pse s’u mor vesh sesi vajti puna e atij nenit statutor te “KODIT ETIK”), kurse nga ana tjeter Kryetari u thote : “Ndal ! Nuk i flitet shoferit !” ?
Se fundmi : z. Blushi, nuk ju kemi pare dhe degjuar neper media per kohe te tera pasi u dorehoqet nga funksionet e larta partiake. Si jane marredheniet tuaja me z. Rama ?
Ne media eshte perfolur se dalja juaj ne frontin e pare mediatik, mund te jete si nje amorse per nje levizje tjeter te z. Nano : si i keni maredheniet me Fatos Nanon ?
8 Mars 2008 @ 5:32 pm
Dhe nje peytje te fundtit per “Politiken e Re” :
Zoti Blushi : Shprehja juaj se “PS eshte si nje Autobus i viteve ‘80, ku shkruhet se nuk i flitet shoferit”, duket sikur eshte ne kontradikte te plote me frymen e re dhe “Politiken e Re” qe duket se do te jete kali i betejes se fushates se 2009 per PS e drejtuar nga z. Rama.
Atehere, cili eshte qendrimi juaj, per te ashtu quajturen “Politike te Re”, duke pasur parasysh se njerez si Skender Gjinushi apo Gramoz Ruçi (njerez tipik te viteve ‘80) po i rrine me prane se kurre z. Rama ?
8 Mars 2008 @ 5:38 pm
Llukan,
Nga sa kam degjuar nga partite tona politike, vetem LSi-ja shprehet se eshte pro votimit te emigranteve dhe ka ngulur kembe disa here ne kete pike …
8 Mars 2008 @ 6:13 pm
Nuk e kuptoj c’fare fumksioni ka ketu “peshku” qe ne beshkepunim me “logon” ti drejtojne pyetje B.B. Edhe nese do tu pergjigjet pyetjeve te soniles apo te Hasan Hysenit te peshkut me siguri pergjigjet e tij do te jene nje tufe llomotitjesh pa me te voglen interes per tu degjuar apo lexuar. Integrimi ne EU, NATO, vizat Nano,Berisha dhe Rama etj, etj.
Ne demokraci cdo njeri ka opinionin e tij dhe Blushi nuk del jashte keasj kornize, pra perseritje lloqesh dhe asgje tjeter.
E dyta Sa per ate qe thote qe Shoferit nuk i flitet ne PS kane folur aq shume sa nuk i fjen ne asnje parti tjeter si Koci,Poci,Blushi,Naci,Baci,Nano etj,etj etj .Sikur te shpreheshin sic shprehen ne partine e Berishes do te kishin fluturuar me kohe. Pra Blushi edhe kjo nuk qendron.
Nuk kam asnje pyetje vetem nje sygjerim te shkoje te punoje atje ku mund te sherbeje me mire dhe per ate cka mbaruar, sa per politike aty bejne te gjithe.
8 Mars 2008 @ 6:51 pm
LSI ka shanse te forta qe ne mos t’i rregulloje pune vetes, patjeter do t’ju prishe juve ne zgjedhjet e ardhshme, nese ajo del ne to si nje force politike me vete.
C’mendim keni per programin e LSI-se, per liderin e saj, rrugen qe ai ka ndjekur per te arritur aty ku eshte?
C’fare keshille do t’i jepnit lidershipit te PS-se ne lidhje me Z.Meta dhe me LSI-ne? (apo ne lidhje me kedo individ apo fraksion qe del nga PS pas investimeve te gjata te saj ne keta njerez)?
8 Mars 2008 @ 7:43 pm
Nuk e di pse kam si alergji nga keto fjalet qe mbarojne me “OS” si ky emisioni
8 Mars 2008 @ 9:16 pm
Pershendetje z.Blushi!
Jam nje ndjekes i mire i politikes dhe ngjarjeve politike ne Shqiperi.Njoh personalisht nje pjese te mire te politikaneve te PS-se por jo juve.
Ju keni hyre ne PS ne te njejtin vit kur une hyra ne Partine Laburiste Norvegjeze.Kemi pervoja te ndryshme politike por edhe nje edukim shkollor pak a shume te njejte pasi pas Gjuhe-Letersise se Tiranes une kam mbaruar edhe dy fakultete te tjera dhe ketu shtoi nje pervoje pune ne administraten norvegjeze prej 14 vjetesh.
Disa nga pyetjet e mia jane;
1.A eshte klasa politike shqiptare nen nivelin e mesem te shoqerise shqiptare?
2.Sa jane politikanet tane nacionalist?Ju lute mos merrni kuptimin e fjales si “nacionalist romantik”.
3.A jeni i gatshem ju si deputet te beni me rastin edhe te reformes zgjedhore ate qe ben z.Meta per voten e lire te cdo shqiptari kudo ndodhur brenda apo jashte Shqiperise qe kjo te mos iu mohohet si e drejte qe ju jepet me ligj cdo qytetari sic ndodh me ate amerikan apo irakian ne bote?E kam fjalen per emigrantet a do te votojne ata kesaj here?
4.Rama duket se mes dy zgjidhjeve Meta apo Gjinushi ka parapelqyer kete te fundit.A nuk ju duket se Gjinushi eshte nje nga xhaketat me te vjetra ne politiken shqiptare dhe ngjan me shume me “Gjeneralin e ushtrise se vdekur”?
5.Se fundi a e shihni PS-ne ne pushtet pa bashkepunimin me Meten apo ka gjasa qe PS-ja te beje kualicion me PD-n?
Bujari
Oslo
8 Mars 2008 @ 9:23 pm
Pyetje: ne kontekstin e Shqiperise a nuk eshte e vertete qe ‘e majta’ nuk ka kuptim Perendimor, por nje kuptim krahinor? Me sakte a eshte e vertete qe ‘e majta’ nuk eshte gje tjeter vecse nje perfaqsim tribal?
8 Mars 2008 @ 9:25 pm
Nuk i ndjek shume emisionet politike shqiptare… E para kane mangesi te thelle te shprehuri shqip dhe e dyta cilesia e programeve le shume per te deshiruar.
Pervecse muhabeteve boshe dhe ndonje inati personal, nuk mund te mesosh asgje te re.
Megjithese duhet ta pranoj qe gazetaria me larte ka aftesi profesionale (edhe ne shqip ka dallim nga te tjeret), perseri ngelet per tu bere shume ne anen cilesore dhe tematike te debatit.
Duhet kuptuar qe nje debat nuk mund te zhvillohet me gjetje batuta te momentit dhe zerin e larte.
Kaq per Logos…
Ndersa per politikanin habitem pse peshku ka dale me pyetje kaq te lehta.. Prisja pyetje me te forta nga t_red dhe lexuesi.
Ja pyetjet e mia…
1) Zoteri jemi vendi me i varfer ne Evrope dhe nje nga me te varferit ne bote… Ju si politikan i atij vendi dhe si ish minister a mendoni se keni deshtuar ne karrieren tuaj politike?
2)Nje raport i DaSH para disa ditesh e krahason Shqiperine me nje vende te botes se trete ku mbizotron krimi i organizuar dhe kontrabanda. Ju si politikan dhe deputet ndjeni turp kur takoheni me homologot tuaj amerikane?
3) A mendoni se ka patur ndonjehere Shqiperia kryeminister te sukseshem gjate ketyre 17 vjeteve demokraci?? Pse mendoni eshte kjo?
4)Mendoni se mentaliteti shqiptare i mos mbatjes se pergjegjsise per keto 17 vjet eshte nje shkak i varferise Shqiptare? Ndryshe si mund ta shpjegoni qe te gjithe politikanet e ketyre 17 vjeteve varferie,mungese arsimimi,mungese sherbimesh sociale nga me elementaret, kerkojne te jene ne pushtet?
5) A mendoni se jeni ne politike per interesat tuaja personale apo per tu sherbyer shqiptareve?
N.q.s. eshte e dyta, atehere c’fare beni konkretisht per te ndihmuar njerezit ne nevoje ne Shqiperi? Ju zoteri personalisht.
Thank you….
9 Mars 2008 @ 12:23 am
Zoti Blushi,
1)Cilat kane qene nismat tuaja personale(dhe jo pjesmarrjet ose perfshirjet), ligjore, per permirsimin e jetes se qytetareve gjate ketyre viteve ne opozite.
9 Mars 2008 @ 12:34 am
Andej nga fundi i mandatit te socialisteve solla shoket e mi nga korca qe kisha njoft gjate udheheqjes se prefektures se Korces, dhe i bera drejtora poshe e lart. Edhe hengra me luge floriri ( ne kuptimin e vertete te fjales, se e mbusha nje maune nga pallati brigadave me “thesare” te shqiptareve dhe i cova ne shpi
)
9 Mars 2008 @ 12:43 am
ho me, u botë bashkë ju të dy? s’ju vje zorrr, s’ju vje…
9 Mars 2008 @ 12:54 am
1. Ju jeni nje reflekim i mire i suksesit te ‘gjenerates se re’ se majte (duke u bere zedhenes-keshilltar i kryeministrit ne moshen 28 vjecare). Cfare rekomandimi do ju jepnit 28 vjecare te tjere qe duan te gdhihen zevendesministra nje dite?
2. Ke perfaqeson partia Socialiste sot? Demografikisht, ekonomiksht, politikisht? Cfare keni bere ju per shtresat qe perfaqesoni direkt? Cfare eshte e ‘majte’ ne politikat tuaja?
9 Mars 2008 @ 1:12 am
Cfarë synon konkretisht PS me marrëveshjen e saj me PD lidhur me ndryshimin e sistemin zgjedhor aktual?
9 Mars 2008 @ 1:12 am
Nese me lejon Zoti Blushi do desha ti pergjigjesha pyetjes se minatorit.
Pik se pari ata nuk perfaqsojne minatoret; ndonese jo eksluzivisht, te pakten pergjithsisht, ata perfaqsojne militantet e tyre dhe ,si cdo parti tjeter, ata perpiqen ti sigurojne vende pune dhe ti krijojne lehtesira ligjore shtreses qe perfaqsojne.
9 Mars 2008 @ 1:15 am
Akell,
Duhet thene se une e shof Blushit si partner substencial ne luften kunder terrorizmit..
9 Mars 2008 @ 1:38 am
Bravo Logos qe demokratizon dhe diversifikon pyetjet ne emision.
Pyetja ime eshte:
Ne nje Parti Socialiste kur lideri i saj del me teorine “pertej te majtes dhe te djathtes” a eshte ky kalim pertej nocionit socialist? Mos duhet te kemi edhe ndryshimin e emrit te Partise me kete rast? Psh Partia e se Pertejmes? A mendoni se sot i ka ikur koha te majtes dhe tashme lufta politike per 2009 duhet bere midis te djathtes dhe te pertejmes? Kush do ta beje perfaqesimin e elektoratit te majte? LSI? Po ata qe duan te jene ne nje parti te majte a mos duhet te zgjedhin LSI? Po ti i perket te majtes apo te pertejmes? A kane marre gje vendim forumet e zgjedhura (nese jane zgjedhur ndonjehere se une kam deshmi anetaresh qe thone se zgjedhjet kane qene nje farse) qe PS te kaloj pertej te majtes?
9 Mars 2008 @ 3:03 am
Tek “Koha Jone” e vitit 97,ne faqet e para pothuaj cdo dite kishte fotografi te turmes se egersuar qe manifestonte me tre gishta lart.
“Revolucionaret e Vonuar Demokrate” per t’ju kundervene “veriorit” Berisha, paten zgjedhur simbolin e shovinisteve serbe.
Si ndiheni ju zoti Blushi per kte “sherbim” qe i bente popullit, gazeta ku ju kontribuat me aq zell?
9 Mars 2008 @ 3:06 am
1-A ka perfunduar procesi zjarrvenesve te redaksive nga revolucionaret boje blu te PD? Ka ndonje raportim ne Komisionet Parlamentare?
2-Perse nuk u administru rezultati i 97 ,kur populli rrezoi nga KALi,despotizmin modern,i vuri fre hakmarrjes se re POLITIKEqe po thellohej dhe krijoi premisa per te dale nje klase e re Politike pa te”fandaksur”?
3- A jeni me te vertete aq te degjeneruar si klase Politike ne teresi ,kur shikon qe edhe sot Personalitete te larta jane te inkriminuar me Vjedhje,trafiqe influence etj dhe ce pengon PS te beje nje denoncim penal per faktet qe ka ndaj Matrapazeve Politike te Sotem?
9 Mars 2008 @ 12:41 pm
Pyetje 3
:
Perfaqsuesit e shtetit Shqiptar ne bote mund te cilesohen ne rastin me te mire si “pa burimet e duhura financiare e njerezore”, e ne rastin me te keq si te “korruptuar e te paafte” per te mbeshtetur emigrantet e shumte Shqiptare ne vende te tjera. Nese PS fiton zgjedhjet ne vitin 2009 a do te ndermerren hapa per te permirsuar gjendjen ne kete drejtim apo do te vazhdohet qe te mbahen ambasada me nga 2-3 veta, dhe nje pjese e ambasadave te perdoren si shperblime per besniket e partise?
9 Mars 2008 @ 3:48 pm
Z. Blushi, po i hedh edhe une nja pese pyetje me fare pak shprese per pergjigje.
1- Nese PS vjen ne pushtet a do filloje spastrimin e administrates dhe rindertimin e saj sic ishte para ardhjes ne pushtet te PD? U tha qe shume specialiste ku shteti kishte investuar, u hodhen ne rruge nga PD-ja.
2- A i njihni Berishes ndonjelloj suksesi keto vite te qeverisjes se tij?
3- Nese vini ne pushtet a do vazhdoni punet qe ka nisur qeveria Berisha si psh. rruga Durres-Kukes dhe projektet e tjera te infrastruktures apo do filloni me hetime dhe do i vini punet ne ngrirje?
4- Cili mendoni se eshte difekti me i madh i PS sot?
5- Si e vleresoni punen e Edi Rames si kryetar bashkie dhe si kryetar i PS?
Faleminderit.
9 Mars 2008 @ 4:06 pm
Z.Blushi, për sa % të atyre që do të thoni në këtë transmision do të ishit në gjëndje të vini dorën në zjarr se do të realizohen?
9 Mars 2008 @ 6:32 pm
Per stafin e Logos:
Perse mi fshini komentet e mia? Po SMS qe dergoj ne emision? Kaq te rrezikshme jane? Faleminderit per komplimentin
9 Mars 2008 @ 10:43 pm
Cfare eshte “Dialog me Shqiperine”, prefushate elektorale, kthim ne identitetin popullor, krijim politikash bottom up (enciklikat) apo thjesht nje ide qe tregon dhe nje here dominimin dhe karizmen personale te Edi Rames ? Pse ky dialog nuk eshte dialogu i PS-se me Shqiperine, Ben Blushi me Korcen, Bashkim Fino me GJirokastren etj etj ? A tregon kjo gje nje “zbehje” te figurave historike te PS, nje krize autoritariste ne PS apo thjesht faktin qe PS-ja, humbese e zgjedhjeve te 2005 nuk mund ti paraqitej popullit me te njejtat “fytyra” humbese dhe se vetem Edi Rama mund te “simbolizoje” fitoren ne 2009 ?
9 Mars 2008 @ 11:15 pm
Zoti Blushi :
Edi Rama dje u shpreh se PS ne 2009 do te nxjerre nje “Rezultat Spektakolar” - si e komentoni kete deklarate, kur dihet se e Majta eshte e ndare sot me shume se kurre ndonje here ? A eshte kjo nje shenje dobesie nga ana e PS-se e cila i thote pak a shume LSi-se : “Ne fitojme dhe pa ju, s’ja u kemi nevojen ?”
Si mundet qe e majta te shpresoje nje fitore, aq me teper “Spektakolare”, kur nga njera ane keni LSi-ne qe eshte kunder jush, kurse nga ana tjeter keni edhe nje pjese te mire te deputeteve te PS te cilet jane ose kunder Rames, ose Pro-Nanos ?
A nuk ju duket, se ne 2008 PS-ja eshte e ndare me “TRESH”, atehere qe ne 2004 me shkeputjen e LSi-se, ajo ishte “vetem” e ndare me “DYSH”, dhe prape i humbi zgjedhjet : si mund te pretendoni t’i fitoni zgjedhjet, kur vete PS-ja nuk eshte ne unison, e jo me te jeni ne nje linje dheme “aleatet” ?
Kush eshte pergjgejs z. Blushi, per perçarjen e radhes te se Majtes ?
Mos valle eshte pergjegjes Ineksperienca Politke e z. Rama, apo “dallaveret” per pushtet te Nanos dhe Metes ?
10 Mars 2008 @ 12:15 pm
Pyetje per Sonilen:
Kam vene re se ne bote ka nje tendence per t’u vene programe televizive emra ne anglisht. Vecanerisht kur per here te pare jane ideuar nga angleze e amerikane. (Big Brother …etj,)
A mund te na thoni cfare ju shtyu ju per te zgjedhur nje fjale greqisht si emer per programin tuaj?!
10 Mars 2008 @ 9:53 pm
Kujtese, Logos mund te shikohet drejtpersedrejti ne keto caste tek http://www.vitrinat.com
Sonila s’ka shume qe i theksoi Blushit qe do ti kerkoje ti pergjigjet pyetjeve sepse eshte shprehur mendimi qe do ti shmanget
11 Mars 2008 @ 11:36 pm
A ju pergjigj ndonje pyetjeje Blushi?
Meqenese e ndihmuam Sonilen a mund te na ndohmoje edhe ajo ne duke na dhene transkriptimin?
Alo operator?
12 Mars 2008 @ 9:14 pm
VIDEO: “Logos” me Ben Blushin
http://www.vizionplus.tv/emisione_video/Logos.wmv