Baxhaku promovon “Gur”, librin e jetës reale të shqiptarëve
Fundja me përmbledhjen e reportazheve “Gur”, na ka sjellë një libër nga ata që kanë vlerën e një pune të madhe dhe që mbahet në këmbë falë kësaj pune. Fatmirësisht Baxhaku, miku ynë i mirë, është nga ajo lloj gjelle që nuk e dëshiron suksesin e fituar për shkak të emrit të fryrë. Ndaj edhe në kopertinë ka zgjedhur të shkruajë një titull të madh dhe nje emër në hije.

