Ku fytyra, ku maska
Nuk jam as i pari as i fundit që e vras mendjen për shkaqet e maskarallëkut që mbizotëron çdo sferë e çdo instancë të jetës shqiptare sot – private dhe publike, të elitave dhe të masës, të qytetit dhe të fshatit. Varfëria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e një feje të konsoliduar, mendësia e ashtuquajtur “anadollake”, varfëria shpirtërore, lëvizjet e mëdha të popullsisë, paranoja e izolimit…

