Kohët moderne
Me modernitetin, ne kemi hyrë në epokën e prodhimit të tjetrit. Qëllimi nuk është më ta vrasësh tjetrin, ta përlash, ta joshësh, të matesh me të, ta duash apo ta urresh, por së pari dhe mbi të gjitha është ta prodhosh. Ai nuk është më objekt pasioni, por objekt prodhimi. Ndoshta, në përveçsinë e tij të pareduktueshme, Tjetra është bërë e rrezikshme apo e padurueshme dhe joshja e saj duhet të ekzorcizohet.

