E mjera mjekësi
Mungesa e vëmendjes dhe mos kushtimi i rëndësisë ndaj problemeve shëndetësore, kanë sjelle kaos, dhune, pasiguri dhe mungese totale besimi në sistemin dhe shërbimin e këtij sektori jetik në vend.
Mungesa e vëmendjes dhe mos kushtimi i rëndësisë ndaj problemeve shëndetësore, kanë sjelle kaos, dhune, pasiguri dhe mungese totale besimi në sistemin dhe shërbimin e këtij sektori jetik në vend.
Bujku tundte kokën me një qese helmi në dorë. Vazhdova t’i lexoj se Bujqësia kontribuon me 21% të PBB-së në vit, se rritja e sektorit bujqësor është nën mesataren për shkak të eksodit rural, marketingut të produkteve, ujitjes dhe kullimit, nivelin e ulët të teknologjisë, organizmin e dobët të fermerëve, e të tjera probleme që ndikojnë negativisht mbi interesin për investime serioze serioze për prodhimin e produkteve agro-ushqimore. I ziu më pa i habitur, më tha se kisha të drejtë unë dhe strategjia që mbaja në dorë, dhe iku me qesen e helmrave drejt furgonit për në ruralin e tij të humbur.
Qendra tregtare nuk kishte asgjë interesante, në party kërcehet muzikë e çuditshme, hareja është me tepricë në këtë karaoke, por oh, “sa qesharak theksi shqiptar i anglishtes”. Frëngjisht-folësja Dankërk zgërdhihet në dorën time teksa përpiqet të thotë “help fresh air” në shpërthimin para-vdekësor të 1945-ës; pikërisht ndërsa turistja ime angleze mendon se këndimi i hareshëm shqiptar në anglishten e “Fly over the rainbow” tingëlloka shumë jashtë mode në 2008-ën.
Sigurisht që takimi nuk po shkonte sipas parashikimeve. Ç’kuptim do të kishte po të ishte kështu? Të brendshëm e të jashtëm i shesin mend njëri-tjetrit për arritje që janë të shënuara vetëm në letër. “Po, shkëlqesi”- servilosen konsulentët që duhet të kthehen në shushajnër (shoe - shine - er) të palës shqiptare që ka në dorë miratimin ose jo të fazës tjetër të projektit. Në tre fazat e para të tij, përveç shpenzimit të 4.5 milionë eurove, asgjë tjetër nuk është e sigurt.
Shtyrja e pafund e marrjes së një vendimi është loja më acaruese që bëhet mbi ta. Detyrimi për të pritur zakonisht e kryen efektin e parashikuar. Falë tij, edhe ndikimi mbi alternativën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë ka filluar të jetë aq i fortë, sa frika ndaj pasojave të saj ka filluar të jetë në qendër të opinionit dominues që po përhapet ngadalë dhe në mënyrë konstante në Kosovë.
(P)ër bankat jo, për ndërtimet jo, për TEC-in jo, për heshtjet mediatike jo e jo, për qeverinë larg qoftë, se harxhohet fryma dhe energjia kot; po atëherë për çfarë të flasin mes vedit shqiptarët e lirë e të pavarur? Për pavarësinë e Kosovës? Janë të gjitha punë me zarar, pas xhamit ku shkruhen skenarët e telefilmave të lirë me protagonistë prej vërteti në skenat ku banojnë shqiptarë
“Të premten organizohet një protestë për mungesën e energjisë në vend. Jeni të ftuar të merrni pjesë për të bërë publik aktivitetin” - thoshte një njoftim për shtyp i shpërndarë para disa kohësh. Mbrëmjen e të mbledhurve, pak ose aspak media e përmendën shumë përciptazi protestën, të cilën nuk e kishin klasifikuar dot si “breaking […]
Drita dhe ngrohja vazhdojnë të kenë frikë prej furisë. Një shtesë pallati në bllok bllokoi zjarrfikëset të shuanin zjarrin e rënë mbi Budën në bar. Meditimi paqë-kërkues u përqendrua në gjeneratorët masivë buzë rruge dhe tek pritja e ankthshme e shpërthimit që u lodh e nuk ndodhi. Berisha fle me NATO-n. Topi dha goxha shpërblime emërimesh për vitin që po ikën vjedhurazi nga këtu, edhe pse ishte i pari vit në pallatin që ka drita.
Takime, shtyrje, pritje, shikime, rishikime, anullim në minutën e fundit, prenotim në minutën e fundit, afate të pafund, të pavendosura, të parespektuara. Pritje dhe qitje, në shenjë vetëm kur nuk duket, mbi tabelën Shqipëri, që kalon duar më duar. Kjo është një ditë e zakonshme në Tiranë, si për një të sapoardhur për pak ditë, edhe për një tjetër që ka vite të tëra që qëndron stativ këtu. Si për dikë që ka vetëm pak orë punë, edhe për dikë që ka ardhur në Shqipëri me kontratë afatmesme për t’iu dhënë mend shqiptarëve.
Por ka diçka që më mban këtu. Trokitja e gotës me kaq shumë miq, shkëmbimi i ideve me njerëz që gjithmonë i kam respektuar, afërsia familjare që ngroh edhe me ngushtësinë e saj, Tirana e gërvishtur, e vogël, e madhe, e mbyllur dhe konfliktuale, me fton në sfidë që nuk më jep mundësinë ku ta kap.
Të shumtë janë të rinjtë e talentuar apo stafet shqiptare me eksperiencë që janë të aftë të përballojnë më shumë se katër detyra në të njëjtën kohë; ama të qenit shqiptar e disfavorizon menjëherë këtë kategori, dhe e bën të ndjehet pjesëtare e grupit ku ndjenja e inferioriteti duket sikur është injektuar deri në deje.