Athinë - Tiranë
Pas përpjekjes time të parë për fëmijët e Kalivaçit të Tepelenës në Gusht të 2007-ës, erdhi momenti për misionin e dytë në Shqipëri. Kësaj radhe në Tiranë. Dhe pikërisht për fëmijët e Gërdecit. Atje ku shpërthimet e tmerrshme të Marsit, lanë pas 27 të vdekur, qindra të plagosur e qindra shtëpi të rrënuara. Kështu, me mbështetjen e Fondacionit “Përkrahja Sociale” dhe zonjës Anastasia Ciakalu, Presidente e Fondacionit dhe përgjegjëse e Sektorit Social të Bashkisë së Anavyssos në Greqi, të martën fluturojmë për në Tiranë dhe atje do t’i dorëzojmë Fondacionit “Fëmijët e Shqipërisë” , shumën modeste të 4000 € e cila dhe do të përdoret për restaurimin e kopështit të fëmijëve të Gërdecit. Takimi ynë edhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë zotin Anastasios, padyshim përbën një përvojë më vete.


12 Maj 2008 @ 4:54 pm
Cer ke ke kete mer Blend !
Me ndrico i cike se nuk te marr vesh fare !
12 Maj 2008 @ 5:15 pm
…..
12 Maj 2008 @ 5:17 pm
Nje ftes tjeter per “orthodoks te mire” edhe ne gerdec, nga orthodoks “fantastik”, ardhur shpejt si flak kashte me devotshmeri aktivisti.
12 Maj 2008 @ 5:21 pm
Blend !
Kete mund ta vije fare mire ke ajo tema e greves se urise qe do bejne neser ata.
E ke pare ti se kush eshte Presidente e atij Fondacionit “Femijet e Shqiperise” ?
Atje shkon me mire kjo tema.
12 Maj 2008 @ 5:32 pm
Fluturim Athine-Tirane plus hotel plus shpenzime xhepi i bojne nja 1000 evro per qejf keta greket kur ndihma gjithsej japin 4000. Sa lezet qe ka te besh emer me fatin e zi e tjeterkujt.
12 Maj 2008 @ 5:37 pm
Koth, flm per keshillen.
E kuptoj, qe 4000 Euro jane nje therrime ne krahasim me miljonat qe u shkrumbuan nga shteti ne Gerdec. E kuptoj qe ndoshta nuk ka nevoje te mediatizohet nje ndihme “kaq e vogel” - por kur SHTETI YNË i ndyre i le Gerdecaret te kene nevoje per LËMOSHË - kjo ka domethenien e vet. Mendoj se po ta shikosh me vemendje e gjen dhe arsyen pse kjo eshte nje teme “Mos Humbisni”…
Tani, une dua ta falenderoj personalisht Nekiun qe me shume se ato kafshet qe e kane detyre dhe paguhen per kete pune, e ben nje perpjekje te ndihmoje - si njeri. S’kam asnje koment me tej se kaq, vetem se me vjen turp qe jam qytetar i ketij SHTET-INCESTIT tone.
12 Maj 2008 @ 5:46 pm
Ore Blend se me cmene fare !
Po shife mer kujt i dorezohen parate po te them !
12 Maj 2008 @ 5:59 pm
Blendi, fillimisht dua të them se, nuk besoj se ishte ide e mirë ta sillje këtu këtë postin nga blogu im.
Së dyti, kam një propozim për të gjithë ata që lexojnë peshkun dhe ndodhen jashtë atdheut: Le të japin nga xhepi ose të çojnë në Gërdec me anë të OJQ-ve bëjnë pjesë ose përfaqësojnë, nga 4000 € secili. Natyrisht, shuma është fare e vogël, ndaj dhe po them këtë. Dhe pastaj, le të shpreh secili mendimin dhe kritikën e tij ndaj meje, për arsyen se unë e bëra këtë dhe nuk prita ta bënim të gjithë bashkë. Madje, edhe ofezat, sulmet dhe gjithçka i vjen në mend ndokujt ndaj meje, fare lehtë mund t’i bëj. Veçse, pasi të ketë dhënë edhe ai vetë qoftë dhe një kuvertë! Një pako biskota apo një palë sandale për një fëmijë.
Ndër të tjera, e dimë të gjithë atë shprehjen e vjetër se, kush është jashtë valles, të gjitha vallet i hedh mirë.
12 Maj 2008 @ 6:02 pm
N.Ago, edhe une i thashe pak a shume te njejten gje para pak, po me etiketuan sofist
12 Maj 2008 @ 6:07 pm
O Neki Bamiresi !
Tregoji peshqve perse keni vendosur qe keto 4000 euro-t keni vendosur t`i coni tek Fondacioni Femijet e Shqiperise qe drejton zonja Liri Berisha?
Nuk eshte se po te kerkoj llogari se si dhe cfare do besh me ate qe ti mendon se ben, po kot sa per kuriozitet desha ta di edhe une, sepse ne ketej bejme me faj qeverine e kesaj zonjes qe ti po i con parate !
Keto pordhet e bamiresise tregoja ndonje tjetri ti.
12 Maj 2008 @ 6:09 pm
Mesa duket, Kryepeshkopi grek i kishes shqiptare ka bekuar fondacionin gruas dhe qeverine e te shoqit.
12 Maj 2008 @ 6:20 pm
dhe
Kështu, me mbështetjen e Fondacionit “Përkrahja Sociale” dhe zonjës Anastasia Ciakalu, Presidente e Fondacionit dhe përgjegjëse e Sektorit Social të Bashkisë së Anavyssos në Greqi, ….
?!
12 Maj 2008 @ 6:29 pm
Bravo Ago per iniciativen.
E vetmja gje qe do te thoja, thjesht per kuriozitet, pse me Liri B.? Apo mos valle ngaqe shoqata e saj eshte ne partneritet me 2 spitale greke?
12 Maj 2008 @ 6:32 pm
Mendoj se ndihma duhet falemnderuar nga kushdo qe vjen. ( per sa kohe ajo nuk kekron koncensione) Ndihma eshte ndihme dhe per kete nuk ka vend per perse, si, cfare, sa, kush etj.
Problemi qendorn tek fjalia e fundit qe nuk ka lidhje fare me kete ndihmen.
Si shpjegohet qe cdo grek qe vjen ne shqiperi shkon e takohet me Janullatosin.
Kur greket shkojne ne Rumani Bullgari, Maqedoni, Serbi, Rusi etj etj A takohen ata me te njejten zell me kryepeshkopet e ketyre vendeve. Keto ndodhin ne greqi ku sa here nje donator, zyrtar shtetror apo drejtues shoqeror apo politik shkon ne nje qytet greke do te mare takim me prifitn/peshkopin e qytetit/fshatit. Mos valle sepse edhe shqiperia shikohet si nje qytet/fshat grek dhe jo si shtet i pavarur si Rumania Bullgaria, Maqedonia, Serbia Rusia etj etj.
Sa per sejlljen e ketij lajmi ketu do te thoja se kjo behet edhe me shtypin Deri sa organi/individi ka nxjere ne publik mendimin/shkrimin e tij nuk shikoj ndonje problem hedhjen e tij per diskutim ketu. Ska perse te na vije turp ose kemi firke per ato qe kemi shkrojtur publikisht
12 Maj 2008 @ 6:32 pm
Koth, e lexoj dhe krrruaj koken me 10 gishta qe te marr vesh pse ndihma i cohet fondacionit te Znj. Liri Berisha…interesante per te thene me te pakten. Habitem dhe me ty qe habitesh me mua pse une e sjell kete ketu.
Sepse Gerdecaret po detyrohen te lypin buken e gojes se femijeve…prandaj!!!
Perderisa Shteti qe i vrau i ka braktisur (dhe eshte perkushtuar ne inskenimet teatrale te zemres se madhe se Zonjes se Pare) - perderisa “Sipermarres anonime te PSSH po ngrene shtepia (cop 1 - minimumi i mundshem) per buje politike - ka dicka qe seriozisht nuk shkon me Gerdecin…jo vetem ate klatastrofen e 15 marsit - por kete tjetren qe vazhdon ndersa shkruajme.
Nuk e di per ju cuna/goca, por per mua Gerdeci eshte ceshtje dite, perdite. S’do lej teme ne lidhje me Gerdecin me ra n’toke pa i dhene ze me sa kam mundesi.
@ Neki. Sic shpjegova tema ka rendesi pertej lajmit. Eshte ne interesin publik te shqiptareve qe keto tema te shtjellohen. Ketij interesi do mundohemi t’i sherbejme, edhe me sakrifica te vogla qofte. E kuptoj qe shume syresh kane qejf te bejne tabele qitjeje me keto - kjo eshte ajo sakrifica e vogel.
12 Maj 2008 @ 6:46 pm
Sapo eshte hapur nje si pyetesor te nje forum shqiptar, e ka hapur N.Ago dhe po pyet “Kush shoqate/fondacion femijesh eshte me i njohur ne Shqiperi sesa fondacioni ku eshte kryetare Liri Berisha?” Ka goxha pergjigje, ca thone eshte ajo ku eshte kryetare Monika, ca thenkerkan qe eshte dhe nje qe ka kryetare Mimi Kodhelin. Dhe pak dhe mbyllet pyetesori.
12 Maj 2008 @ 6:59 pm
Pergezoj z. Ago per bamiresine. Por, duket e pavend zgjedhja e fondacionit te se shoqes, kur i shoqi eshte pergjegjesi i tragjedise. Dhe s’merret vesht pse ngaterrohet dhe Kryepeshkopi grek i kishes shqiptare.
Le te mos merremi me cic-mice. C’kam bere une e c’ke bere ti. As na e ke borxh, e as ta kemi hesapin. Nje gje eshte e qarte, pa kontributet tone, ai vend do ishte shume me keq, dhe ata “miqte” greke s’do kishin c’te milnin.
Megjith respektin per bamiresine, Gerdeci do DREJTESI. Shteti shqiptar eshte pergjegjes per tragjedine dhe duhet te paguaje. Po s’pati pare, le tua marre hajduteve-kriminele, e mos te lozi kukamcefti.
12 Maj 2008 @ 7:01 pm
Cila eshte rendesia e ketij anketimi?
Te tregoj se per ke jemi partizane militante partie? Meta, Berisha Kodheli /Rama etj etj.
lereni ndihmat rehat, mos i ushqeni te perzien me politken ( jo se nuk jane mjaft edhe keshtu sic jane).
Ne qofte se Liria, Monika apo Mimi kane organizata bamirese, bravo ju qofte, kjo nuk do te thote se bashkshortet/te dashurit e tyre ne krye te politkes jane me te mire apo me te keq.
Ago do te ishte me me vlere mendoj une te shpallje nje liste te ketyre organizatave se sa ti vesh ato ne luften/garen e zgjedhjeve politike. Edhe sikur te mos kishe kete qellim kur ke organizuar ket eankete ajo atje do te degjenor se per ne ti e di Partia eshte mbi te gjitha
12 Maj 2008 @ 7:05 pm
Pershendetje ,
Nuk ka shume kohe qe “shetis” tek peshku pa uje dhe ne pergjithesi ne e blogosphere ku kam hapur dhe blogun tim, eshte hera e pare qe bie ne komente kaq te ndyra si ne kete postim dhe jam thellesisht e zhgenjyer !!!
Qe ka injorante, zileqare, fataliste ketu qe shajne ata qe munden te bejne diçka si puna e Nekiut nuk me duket habi, por ajo qe me shokon me shume eshte mungesa totale e MODERIMIT te kesaj dritare qe quhet peshku pa uje!!!
Nuk do ofendoj njeri ketu sepse te ofenduarit ofendojne, kane jetuar dhe rritur ne hapesiren e inatit qe nga femijeria e tyre , ku prindit te tyre i vinte inat pse komshiu ka nje TV me te bukur , apo pse ai tjetri ia arriti me mire, ky metalitet koti qe juketu shtjelloni eshte mentaliteti i vjeter qe na ka lene prapa ne si Shqiptare , ne qe kemi nje vend kaq te bukur dhe nuk dime ta zhvillojme sepse kalojme kohen duke i bere gjerat per inat e jo per me mire.
Ja pra , un mendoj se nuk eshte “big Brother ” qe personifikon shoqerine e sotme shqiptare, nje shoqeri kaq mediokre ku vlerat jena shnderruar ne antivlera dhe Antivlerat ne vlera. Nje shoqeri ku nese di te vjedhesh je i zoti , nje shoqeri ku nese di te bertasesh ne parlament je diplomat, nje shoqeri qe kultivon me moral drogen ..JA PRA tregues te kesaj shoqerie jane keto komentet tuaja , komente qe do i karakterizoja si komente katalizues qe nepermjet virtualitetit tregojne mentalitetin SHQIPTAR!!! TURP!!!
Turp dhe juve peshku pa uje , qe nuk dini te moderoni mesazhe te tilla , nderkohe qe ne sitet me kot aplikohet diçka e tille!!
Personalisht , ” I am done ” me kete peshk qe noton ne sharje e fyerje!!!
REFLEKTONI ju qe shani, dhe sa per ty NEKI , dhe njehere BRAVO dhe most u terhiq sepse nese e ben keta njerez kane fituar me injorancen e tyre!!
12 Maj 2008 @ 7:09 pm
@Po pra
Do të lutesha sinqerisht të mos luhej as me emrin tim e as me të askujt.
Askund nuk ka “anketa” dhe “çanketa” që thuhen më lart. Nuk është në natyrën time kjo dhe as që e dua një “mbështetje” të tillë!
Sinqerisht do te lutesha shumë!!!
12 Maj 2008 @ 7:19 pm
Ehhh, shkolla … shkolla …
12 Maj 2008 @ 7:22 pm
Alidea,
Eric Emanuel Schmitt ka thene : Racizmi nuk eshte frika se tjetri eshte i ndryshem nga ti, por se tjetri eshte i ngjashem me ty.
Mirese erdhe ne blogosfere !
Mbasi te biesh nga kilet ne palester , atehere hajde dhe na jep leksione turpi !
12 Maj 2008 @ 7:27 pm
Kothe me duket se citove perkthimin tim
permende te lutem!
shkojne per te qene me te shendetshem e me te tonifikuar 
E dyta te siguroj se nuk dua te bie ne kile sepse jam ne peshe perfekte!!
E treta me vjen keq qe ti mendon se njerezit shkojne ne palester vetem per kilet
sa per leksionet nuk desha thjesht me inspiruan keto “bemat ” tuaja kaq te bukura”
12 Maj 2008 @ 7:27 pm
“Do të lutesha sinqerisht të mos luhej as me emrin tim e as me të askujt.”
Po ata si luajn me emrin e femijve, duke te perdorur ty,? Je ne rruge pa drite, mik!
12 Maj 2008 @ 7:31 pm
alidea, sic hyre ashtu edhe po del nga peshku - rruge te mbare pra edhe lundrim te kendshem ne ujrat e siteve tjera.
Po ndonje dekurate ka mbetur mo Sillo per t’ia dhene dhe ktij Agos apo do ja leme Janullatosit t’ia ferkoje ca koken e t’i thoje “m’i rruafsh Gerrqise or bir!”. Un them t’ia veme emrin kopshtit “Nikos” (Neki ne shqip besoj).
E di qe do me thone mosmirenjohes per keto rreshtat me lart, mgjt une them qe po tregoj te kunderten: kjo bamiresia me 4000Euro ka vrar nje kope te tere zogjsh: reklame Lirise, mbeshtetje kundrejt Sales, mirenjohje per “babain” e madh Janullatos, si dhe padyshim ndihmesen e pamohueshme qe bamiresi i jep femijeve te Gerdecit.
Urime pra, per dhembshurine e patriotizmin; jo te gjithe ne kemi mundesine (ose deshiren) te bejme akte te tilla qe i afrohen altruizmit deri ne detaj.
12 Maj 2008 @ 7:32 pm
Po shif moj Alidea se do mesohesh me ne ketej nga peshku !
Ne ku te te rrufisim, ku te te ndukim.
Po ti sikur nuk ke shpine moj vajze!
Cuna goca, pleq e plaka te peshkut !
Alidea eshte ketu : http://albanianworldcitizen.blogspot.com/
12 Maj 2008 @ 7:34 pm
Po shif moj Alidea se do mesohesh me ne ketej nga peshku !
Ne ku te te rrufisim, ku te te ndukim.
Po ti sikur nuk ke shpine moj vajze!
Cuna goca, pleq e plaka te peshkut !
Alidea eshte ketu : http://albanianworldcitizen.blogspot.com/
12 Maj 2008 @ 7:35 pm
Po shif moj Alidea se do mesohesh me ne ketej nga peshku !
Ne ku te te rrufisim, ku te te ndukim.
Po ti sikur nuk ke shpine moj vajze!
Cuna, goca, pleq e plaka te peshkut !
Alidea eshte ketu : albanianworldcitizen ne blogspot pike com
12 Maj 2008 @ 7:37 pm
@ Kush.Jam
Perderisa nuk e di kush je
mesoje , dhe pastaj bej urime 
Sepse me duket se ke frike nga identiteti yt !!
12 Maj 2008 @ 7:38 pm
N. Ago, bravo per nismen, qe eshte per tu pershendetur dhe ajo zonja duhet falenderuar gjithashtu.
Edhe sikur 4 euro te kishte dhene prape i duhet thene faleminderit.
Shume mire qe takoheni edhe me Janullen gjithashtu. Ketu une kuptoj se Janulla nuk qenka ne vdekje e siper perderisa ka kohe te takoje gjithe Greket qe u kalon rruga ne Shqiperi, dhe te them te drejten sikur po me prishet pak terezia.Por ska gje, kohe te reja po vijne e nje dite edhe KOASH s’do jete me ne dore te spiuneve.
12 Maj 2008 @ 7:52 pm
alidea, flm per keshillat (dhe turpin qe na meshove).
- E shpejte ne zemerim! (Hmmm). Mundohemi, mundohemi por gjithesesi, disa blogje (ju) jane me te suksesshem ne moderim sesa te tjere (ne).
Tani, ne ndryshim nga disa blogje ku rendesi thelbesore kane mendimet dhe botekuptimet e te zotit te blogut, ketu tek peshku rendesine ua kemi dhene opinionit dhe mendimit te publikut (anonim) - cka natyrshem na ul shume pike ne shkallen e elitizmit te perceptuar…dmth na ben disi “popull” qe ka zakon t’i thote ca gjera pa takt dhe rrezikon te fyeje (pa qellim) persona te vecante…por nga ana tjeter eshte menyre me efektive per te marre vesh cfare thote dhe mendon publiku i pasofistikuar shqiptar. Ne perpjekjen per ta vjele kete opinion publik ne formen bruto rrezikojme edhe te krijojme ndonje shqetesim personal vetes dhe miqve tane te mire - por kauza, kauza…
12 Maj 2008 @ 7:55 pm
neki, degjo cimin, pa asnje paragjykim: ka te beje sasia e parave per te cilen behet fjale. Eshte shume e vogel per te qene nje argument gojembylles. Ka nje mase kritike per cdo gje.
Me kujtohet nje here (kam qene ne Austri atehere) kur po perqeshej nje ndihme amerikane (s’di dhene kujt shteti); argumenti: nje grand slam winner ne nje turne tennisi merrte me shume $ se ajo ndihma amerikane.
Shpresoj te me mirekuptosh. Po te them njeren vrime ku mund te pikoje catia ne kete muhabet.
Best.
Cimi
12 Maj 2008 @ 7:56 pm
Ne tere boten shoqatat e te aferme te qeveritareve ndjejne zhvillim kur keta persona jane ne pushtet. Kjo per faktin se me te drejte apo pa te drejte gjykohet se kur keta te aferm jane ne pushtete kane mundesi me shume qe ndihmat e dhena ti perdorin me me efektivitet duke shpesh kapercyer kordonin e kuq ( red tape) qe vihet shpesh ne keto ndihma nga shteti. Prandaj nuk besoj se ka nje cudi ketu perse ju dha Liris dhe jo Metes apo Kodhelit. Do te ishte me mire ta shikonim ndihmen dhe bamirsine si ndihme e barmisi dhe jo si veprime politik megjithese jam i bindur se ato behen per kete qellim. Duke u nisur e luftuar ndihmen si qellim politik l ne nuk bejme gje tjeter vec se ligjerojme kete gje ne syte te te tjereve. Ne qofte se doni te akuzoni Berishen per shkaktar te katrahures le ta akuzojme per kete dhe jo se guraja e tij shperndan ndihma per keta te demtuarit e katrahures qe beri i shoqi.
UAUUUU Alidea Dukesh qe je e re tek peshku

12 Maj 2008 @ 7:57 pm
Do ishte me e udhes qe kjo ndihme modeste t’iu shperndahej dere me dere te prekurve nga tragjedia e Gerdecit.
12 Maj 2008 @ 7:57 pm
N.Ago, përsëris falenderimin që të bëra në blogun tënd për këtë iniciativë duke falenderuar dhe Blendin që solli shkrimin tënd këtu.
Qoftë dhe për atë që, rëndësi ka që të flitet, përmëndja e Gërdecit duhet që të na bëjë të reflektojmë dhe të mos ta lëmë të shuhet këtë “mrekulli” si gjithmonë pas ditës së tretë.
12 Maj 2008 @ 7:58 pm
alidea,
deri tani isha duke bere shaka. Dmth citova nja dy gjera te vogla qe ti vete i ke shkrujt ke blogu jot.
Edhe te urova qe mireseardhe ne peshk , ja po te them dhe Gezuar ditelidjen qe e kishe vetem 5 dite mbas Gerdecit !
Nuk eshte fyerje Alidea kur tregoj se kush eshte blogu jot !
12 Maj 2008 @ 8:05 pm
na e tregoni ate blogun mer… mos na leni injorante!
12 Maj 2008 @ 8:11 pm
Blendi me vjen keq nese je ndjere i fyer , por po thosha sikur keto sharje te mos behen me ane te shkrimit ..hmmm di kishim lufte civile me kete menyre te komunikuarit !!
E kuptoj anen popullore blendi , por pikerisht dhe ne anen popullore tipa te tille do “denoheshin” , dmth ne kuptimin qe, ti mund te flasesh por sisa fjale NUK LEJOHEN , dmth ti thua se rendesine ia keni dhene IDEVE dhe DEBATIT
Po me tha Blendi , me ndriço pak , si mund te behet debati kur atij i vihet shkelmi me ane te sharjeve???
Vetem aty nuk ka debat!!Sepse sharjet jane si ato blackout qe stopojne dialogun! Si ky rast psh , shiko ku devijoi biseda ..
Po sikur keto komente te lexohen nga femije .. u pa puna do ju duhet te shtoni nje shenje te veçante pastaj !!
Eshte e lehte te inspirosh urrejtje blendi shume me e lehte sesa te inspirosh miresi ,
12 Maj 2008 @ 8:13 pm
@emigrant
Erdhi pa miratimin tim këtu për t’u komentuar e për tu ridhënë mundësinë disave të shfryjnë mllefin e tyre.
Ripërëris propozimin tim: gjithkush që mundet, vetëm apo me mbështetje e bashkëpunime, të kontribuoj për Gërdecin shumën krejt modeste të 4000 € . Në pamundësi të kësaj, le të kontribuoj qoftë dhe një kuvertë, një pako biskota, një palë sandale.
Kontributi tek peshku duke mbjellë vrer, fyerje e sharje, vogëlsi, shpirtngushtësi e filozofira false, nuk vete në Gërdec.Ngelet këtu për të kujtuar atyre që e bëjnë se, sa mjeranë janë duke qëndruar në internet cafe e harxhuar për të vjellë ligësitë e tyre.
12 Maj 2008 @ 8:23 pm
sa shume po i shajme greqerit qe dhurojne vetem 4000 euro?!?!
Imagjino sesa shume do na kene share ata ne kur i dhame vetem 50.000 mije euro kur i ra zjarri para nje viti?!?!
po ndonje delegacion nisem atje ne,te takonte myftiun e zones ne ato kohe te veshtira se s’me kujttohet?
12 Maj 2008 @ 8:25 pm
ps.shumesin e “grek” e kam patur te veshtire ta mesoj,qe kur isha i vogel nena me terhiqte vemendjen,pastaj edhe babai.
12 Maj 2008 @ 8:29 pm
Urime per iniciativen Ago dhe suksese!
Mesa te kam lexuar, ne shume gjera nuk biem dakort, po e drejta duhet dhene. Ketu ke te drejte.
12 Maj 2008 @ 8:37 pm
@ Koth
Ok faleminderit per mireseardhjen qe me urove , thjesht ajo kishte ca fjale ne komentin e pare qe bere per mua ketu qe u duk sikur po thoshe ” shikoni kush eshteee kjo qe po na SULMON”
“Po ti sikur nuk ishe shpine moj vajze” E pra nganjehere rrethanat e shoqeruara me garnituren e mesiperme, bejne qe fjalet te ngjajne ndryshe , prandaj duhet nje ekuilibrim ne raste te tilla
Uroj te shfryeni ankthet tuaja qe te flini me rehat kur shkoni ne gjume , me duket urimi me adapt ne kete teme , sidomos duke ditur se psikologet akoma jane tabu ne vendin tone 
12 Maj 2008 @ 8:52 pm
OK, alidea. Nuk u ndjeva i fyer. Eshte krejt OK, lekurëtrashë ne ketej. Tani, le te kapercejme pak veten qe te mos e rrembejme temen. Ben fjale per ndihmat bamirese te shoqates “Perkrahja Sociale” (Greqi) dhene shoqates “Femijet e Shqiperise” per viktimat e Gerdecit. Cilesine e debatit e diskutojme gjetke. Flm.
Neki, sjellja e kesaj ketu nuk ka per qellim “për tu ridhënë mundësinë disave të shfryjnë mllefin e tyre.” - mos me paragjyko, fundi m’i njeh vertete qellimet? Thua?
Ky eshte nje lajm, sjellja e tij ketu nuk m’varet nga reagimi qe do kene peshqit apo nga konsiderata vllazerore qe kam personalisht per ju. Lajmi nuk ka “pronesi” apo “atësi” - kushdoqofte burimi.
Sic e shoh une - nese dicka ndodh - publiku kane 1000% te drejte te komentoje. Here na pelqen, here na pervelon por asnjehere nuk duhet te veme ne dyshim qe publiku ka inteligjencen te dalloje nje shfryrje pa sens nga nje argumet i qelluar…secili e ka nje “sitë” qe i le krundet jashte…no worries.
Te pergezoj edhe nje here per gadishmerine per ndihme. Personalisht do kisha preferuar qe 4000Euro te coheshin me transferte bankare ne vend te nje delegacioni…per vete paradoksin qe cmimi i biletave / hotelit / ushqimit mund te kaperceje shumen e dhurates simbolike.
12 Maj 2008 @ 8:58 pm
Aleida,
Une nuk jam dakort qe keto uretje dhe fyerje te redaktohen nga Amdin, per s akohen nuk kalojne ate te fyerje personale apo jashte teme
Ato jane ketu tek ne pavarsisht nese shikojne driten e botimit apo jo. Pasi drita e botimit eshte si ajo rera ku struci fut koken per te besuar se nuk e shikon njeri.
Ndersa nese ato lejohen te shkruhen dhe te publikohen atehere lejohet dhe debati per to. Nuk pretendoj se ketyre urjejte mbajetesve do tu ndryshoj mendja nga debatet tona , por te pakten atyre qe i lexojne do tu duket se (sic thote Ago) ….sa mjeranë janë duke qëndruar në internet cafe e harxhuar për të vjellë ligësitë e tyre…. Ne te kundert do te dukej qiell i kalter pa re dhe ndersa ne kemi dale nga shtepia pa cader …… kuptohen pasojat.
Saper femijet ky blog ka vulen “Rated PG13″
12 Maj 2008 @ 9:00 pm
@ B.Salaj
Nëse nga dikush, pres me të vërtetë një mendim të dobishëm e të “kredhur” në logjikë, pikësëspari e pres nga ty. Dhe kurrë nuk jam zhgënjyer.
Transferta do të qe diçka e ftohtë. Qe dëshira ime ti sillja në Shqipëri edhe vetë personat, mbasi mund të bëjmë edhe diçka tjetër me vlerë. Do vemi dhe në Gërdec. Jo të gjitha janë të publikueshme.
Apo jo?!
12 Maj 2008 @ 9:06 pm
Alidea,
Faleminderit qe viziton dhe merr pjese aktive ne diskutimet e Peshkut prej te pakten Shtatorit te vitit te kaluar. Shpresoj qe ne te ardhmen te arrish te kuptosh qe shkembimi i mendimeve te ndryshme eshte qellimi i faqes, dhe qe ata qe mendojne ndryshe nga ti s’kane mendime “te ndyra”.
Ll.
12 Maj 2008 @ 9:12 pm
@ Toko
12 Maj 2008 @ 9:18 pm
@ Li
12 Maj 2008 @ 9:25 pm
Alidea,
Faleminderit per vleresimin e menyres sesi shkruaj. Tashme, nese s’te intereson shkembimi i mendimeve por thjesht hedhja e akuzave ndaj pjesmarresve mbase do te ishte me mire qe te na lije te qete mes nesh.
Gjithe te mirat,
Ll.
12 Maj 2008 @ 9:30 pm
Li
te lutem , nuk eshte qellimi im te nderpres qetesine tuaj 
ahh harrova , mu duk sikur ketu ishim te “lire ” te flisnim ç te donim
ABSTRAKTE e gjitha kjo eeee
12 Maj 2008 @ 9:34 pm
@Alidea
Këtu është inkubatori i ideve më progresiste dhe vatra e shkëmbimit të mendimeve më të kthjellëta dhe jo tendencioze. Këtu, kurrë nuk sulmohet dhe fyhet njeri.
12 Maj 2008 @ 9:37 pm
Alidea,
Mbase nuk me kuptove ne pergjigjen time te pare; qellimi eshte shkembimi i mendimeve, jo “liria absolute”. S’eshte e veshtire ta kuptosh, mjafton te perpiqesh pakez, pakez fare.
Ll.
12 Maj 2008 @ 9:38 pm
@ N.Ago, e drejte, e drejte transferta eshte e ftohte. Pastaj, vajtja atje ka rendesine e saj të qashtër, edhe une do shkoj se shpejti - si per ngushellim e me qoke.
E perseris, e sjell kete shkrim ketu jo per te nxitur shfryrje por per te nenvizuar sa e plote eshte braktisja qe i ka bere shteti ketyre te mjereve.
Juve jeni te nderuar per ndihmen - problemi qe kam une eshte me shtetin shqiptar. Gerdeci nuk ishte nje fatkeqsi natyrore por nje KRIM shteteror, prandaj Viktimat e Gerdecit nuk duhet te kishin nevoje per bamiresi por u takon te DEMSHPERBLEHEN 100% nga shteti qe i demtoi dhe mandej te DEMSHPERBLEHEN per humbjen e te afermeve, vuajtjen dhe dhimbjen…
Ne cdo rast, i meshoj kesaj pike, qe keta nuk ishin viktima te nje fatkeqsie por te nje PADREJTESIE - prandaj shteti duhet te mbuloje 100% cdo dem qe beri, dhe nuk duhet te kishte pat kurrfare nevoje per bamiresi.
Gerdeci kerkon Drejtesi, jo Bamirsi! - Kjo eshte ceshtja jone, problemi qe kemi. Sa per zemergjeresine, me gjithe zemer Faleminderit.
12 Maj 2008 @ 9:40 pm
Alidea,
te do xhaxhi fort. Ke mbush 30 vjec dhe jeta te paska dermu shume andej nga vendi i Xixes .
Zin ndonje te dashur me digju mu ! Beji hall vetes se bela eshte.
Ketu ne pshk zor se do te gjindet njeri te beje sevap .
12 Maj 2008 @ 9:43 pm
@Blendi Salaj
Krahas problemit me shtetin, që ke ti (dhe unë e pothuajse të gjihtë), unë u mundova për të mos qëndruar duakryq.Tek e fundit, shtetarët nuk fshihen dot pas asnjë përkrahjeje sado e madhe qoftë ajo, dhe aq më tepër pas kësaj kaq modestes që munda unë të realizoj.
Të përshëndes miku im!
12 Maj 2008 @ 9:48 pm
Or ky akoma s’e kupton, se e kane hipur ne gomarin e kendit te lojnave.
12 Maj 2008 @ 9:50 pm
Nje ide do te ishte te krijohej nje ekip avukatesh e t’i qepej shtetit shqiptar gjer ne Hage, po qe nevoja.
Mjafti, psh do te fitonte shume pike me nje inisiative te tille, dhe do te mund te tregonte se eshte ndryshe, dhe i pavarur nga politika e vjeter, e re apo e dreqit.
12 Maj 2008 @ 9:50 pm
Li e kuptova por me sa duket ti nuk me kuptove
Jam krejtesisht/ plotesisht e bindur se mund te debatohet pa fyer !
Nese ti denon vertet “lirine absolute” mbase ti do ishe nje nder ata qe do kerkonin pak moderim.
Gjithsesi, per tu kthyer tek tema, mendoj se ky akt eshte per tu vleresuar , te PAKTEN sepse rizgjon TEMEN e GERDECIT. Te pakten per kete!!
Drejtesi ..patjeter qe kerkon Gerdeci
Bamiresi po ashtu kerkon ! Se ju dhe une ne keto momente jemi te ulur para nje ekrani, por ka shume nga keta te prekur te kesaj tragjedie qe jane ne gjendje shume te rende jo vetem ekonomike por mbi te gjitha shpirterore.
Po ne ne vend qe te debatojme me SI MUND TE NDIHMOHET debatojme pse po e ndihmon keshtu ai tjetri ..me duket paksa pervers si gjykim , e megjithate mund te debatohet mbi te pa share persona te veçante.
12 Maj 2008 @ 9:58 pm
O Alidea,
Paske pasur nje vendosmeri per tu patur zili. Deri ne castin qe ti shkruajte pergjigjen tende te pare ky diskutim kishte 18 pergjigje. Ne kete cast ka 57 (58 me kete), fale pikpamjeve te tua agresive, te pasakte dhe te pavendta. Ne asnje prej 18 pergjigjeve fillestare s’kishte materiale qe mund te moderohen pasi s’ka fjale te “ndyra”, por vetem shprehje te mendimeve pro dhe kunder ndaj kesaj nisme. Mendimet Pro e Kunder s’moderohen, kjo do te ishte shkelje e lirise se mendimit
Rob,
Mjaft-i ka dy nisma per Gerdecin, njera prej te cilave shpallet kete jave dhe tjetra shume shpejt. Megjithate, ky s’eshte vendi i duhur per ti sjelle ne pah.
Gjithe te mirat,
Ll.
12 Maj 2008 @ 10:09 pm
Ll.,
Une nuk e di cfare nismash ka per Gerdecin. Por, di te them, se jo vetem ne Shqiperi, rruga me e sakte per kete situate eshte ajo legale. Bile ne rastin e Shqiperise, drejtesi ky rast mund te gjeje vetem ne Hage, ku demshperblimi mud te jete qindra milione $ a mos me shume. Politika shqiptare ka nje huq, qe degjon vec drurin e perjashtshem.
Sherbimi legal do te ishte ndihma me e madhe per ata fatkeqe te demtuar ne menyre kriminale. Dhe kush do ta bente nje gje te tille do te fitonte simpatine e shume robve te tjere.
12 Maj 2008 @ 10:12 pm
Rob,
Jo sonte, jo ketu. Se shpejti
Ll.
12 Maj 2008 @ 10:13 pm
…..Rob-terneti thotë:
12 Maj 2008 @ 9:50 pm
Nje ide do te ishte te krijohej nje ekip avukatesh e t’i qepej shtetit shqiptar gjer ne Hage, po qe nevoja…..
…kjo sme kishte vajtur ne mendje dhe se besoj se eshte e mundur…..por po te jete - ja vlen te ndihmosh me $4000.00….
….sa per kete shkrimin me siper…jam me koth-in….ftjk,…
….ska grek ne bote, ti besosh….mor po as edhe nji …..
12 Maj 2008 @ 10:15 pm
Alida???? Sa u be pa te pare!!!!!
12 Maj 2008 @ 10:16 pm
E di qe eshte jashte teme por kam nje pyetje.
A mund te ma shpjegoje ndokush se perse Kisha Ortodokse Shqipetare ka ne majen e hierarkise se saje nje Grek????
Jo se kam ndonje gje kundrra ketij fakti por thjesht nuk e kuptoje se perse eshte nje Grek dhe jo nje Shqiptare!!!!
12 Maj 2008 @ 10:17 pm
ne te gjithe u gjendemi prane atyre fatkeqeve ne gerdec, po ceshtja qendron ne shkakun e tragjedise, te fajtoret qe tani paraqiten si shenjtore. O Agush po ato leket qe dha qeveria sikur ishin tonat, se ne i pagum taksa te na behej nai rruge a nai shkolle e shkun me mulu genocidin e qeverise ndaj popullit te gerdecit.
Zj.Berisha po te kishte fytyre njeriu nuk do ngaterrohej fare ne kete mesele qe e gatiti familja e saj.
O Blend vazhdoni plako se e keni blogun “kull more”
pranej dhe futemi e hudhim nai llaf edhe ne injorantet qe nuk dime te citojme fjali me kacurrela te emrave te veshtire e qe nuk “kemi fatin te flasim dhe te kuptojme rrjedhshem disa gjuhe te huaja” ;-).
12 Maj 2008 @ 10:17 pm
po pra, mos tu bofsha se filloi nga e para
12 Maj 2008 @ 10:19 pm
Tironsi, ja ka fut gjumit tani se eshte vone
12 Maj 2008 @ 10:27 pm
Roni,
nuk di pse eshte, por di qe eshte fakt i fajeve te pa diskutueshme qe i kane rrenjet qe nga R.Alia e deri tek te tjeret me pas, qe i njohin te gjithe.
Feja eshte politika me e madhe ne shqiperi sot, dhe jo politikanet.
Per te ardhur keq eshte se, tani qe ajo eshte nje mall i konsumuar nga vedi qe e sjell, perkraher nga injoranca ne vendin tone per vdekje.
12 Maj 2008 @ 10:31 pm
Roni, nje keshille shuuuume dashamirese. Mos germo per ta marre vesh, se do te te kape nje maraz qe s’ka per te tu shqitur me

12 Maj 2008 @ 10:49 pm
Me 4000 evro nuk shkon dot der te pragu deres, hajde de te ishin nja 20 000 te pakten por 4000? Nuk shkon kjo pune.
12 Maj 2008 @ 11:46 pm
Ajo ceshtja e Gerdecit duhet sjell e risjell dhe nuk duhet harruar asnjehere. Dhe ketu Blendi ka shume shume te drejte! U bene kaq kohe dhe ende nuk jane gjendur fajtoret, perse? U jepet kohe e mjaftueshme fajtoreve per te fshehur faktet, per ti zhdukur, per te denuar te tjere te pafajshem dhe ky popull i rrenuar ekonomikisht, duke u fokusuar ne problemet jetike te perditshme, po bie ne harrese per ate qe ndodhi atje. (sic u harrua 1997).
Kjo ndihma simbolike per Gerdecin eshte e pasinqerte dhe pse e nevojshme. Duken si ato ndihmat e arabeve te para ‘96, ne kembim te xhamive dhe Shqiperise ne konferences islamike. Sigurisht perballe mjerimit kjo lemoshe do te duket kaq pozitive, se ata njerez atje kane nevoje per te dhe jane gati ti falen brenda dites dhe priftit dhe hoxhes dhe rames dhe berishes per ndihme financiare. Eshte e neveritshme qe pas kesaj ndihme shfaqen eksponente te lidhur me ata qe e shkaktuan kete tragjedi (qeveria) dhe qe rindertojne imazhin e tyre duke dhene keto ndihma simbolike.
Roni ben nje pyetje te bukur “perse eshte Janullatosi ne krye te kishes ortodokse shqiptare”
Roni , Janullatosi eshte shtylla kryesore e komplotit grek per te varesuar Shqiperine ndaj Greqise. Dhe realisht ata sot na kane ne dore, Shqiperia nuk eshte e pavarur, pasi greket zoterojne cdo sektor ekonomik, industrial, social, kulturor dhe ate te telekomunikacioneve dhe mediave ne Shqiperi. Dhe mbi te gjithe greket (greqerit) kane ne dore politiken shqiptare. Nje shembull, shikoni per kuriozitet ministrine e puneve sociale. Ministri, sekretari i pergjithshem i kesaj ministrise, thone tek cv, kombesia greke, kurse nenshtetesia shqiptare nuk figuron absolutisht. Gjuha shqiptare tek cv e ketyre dy personave del si gjuhe e huaj qe keta zoterojne. Atehere c’pret ti nga keta qe ti sjellin te mire Shqiperise? Bollanosi eshte bishti i kavallit, kokat e oktapodit jane ne politik. Jane keta qe te vrasin ne mes te dites dhe pastaj vine me kryqa e me mjekrra per te te dhene lemoshe.
13 Maj 2008 @ 8:35 am
Na paskeni turperuar fare qe te gjithe ju cunat e peshkut kudo qe ndodheni



Ja u paska mbledhur mire frerin vajza
Ec aty! Nga 4000 eurot e Nekiut dhe te Lirise ju ka devijuar te gjitheve vemendja tek shokimi turperor dhe reflektimi gjithe guxim e argumenta qe buron nga shetitesit “already done” me kete faqe skandaloze ku, neve si popull, kemi frike nga identiteti.
Po pranej, pranej….nuk behet ky vend jo!
13 Maj 2008 @ 9:31 am
E mi t_red,

E shef cer bohet kur ska fembra rrotull
Vjen Alidea ene do me honger ke tasi jone i persheshit
Tyt moj Alidea aty, mbaj radhe.
Pse me 4000 euro do kalosh para nesh ne radhe eeee:-)
13 Maj 2008 @ 11:37 am
Doli tasi plot edhe paska edhe më pershesh me duket!

Duket, se i jep luget vete!
Ja do ta shohesh ti notarja qe nga Shtatori se c’efekt ka moderimi ketu (nga ata qe kane edhe vete nevoje per moderim :D)
sapo te vere syrin ne peshk, faaaaap, do na beje nga nje te fshire mua edhe Mozes, po si fillim do ta lere qe ta lexosh edhe ti!
13 Maj 2008 @ 11:51 am
-Napoleon Bonaparte
—
Sa per te tjerat, kontributi i Nekiut nuk eshte per tek “Mos humbisni” (sic shkruan dhe ai vete), dhe e gjithe historia e ka zanafillen ketu…
… per te tjerat: “Llafe, Imzot, llafe…”
13 Maj 2008 @ 1:32 pm
Aty ku ka shtet me otrano-lazarat-himare e gerdece;
duhen edhe parlamentare e bashkiake me gjimnaze e analfabete :).
Shuma dhe feja jane pa rendesi ato forcojne kontributin kot u bien me qafe te tjerave.
Ec-mo suksese-keshtu do behet edhe shqiperia.
13 Maj 2008 @ 3:23 pm
Alidea!
Mendoj se je futur ne ujrat e gabuara…..!
Kur nuk gjen mbeshtetje fare pak dhe tek Koth (qe eshte objektiv ne te shummten e rasteve) mos prit se do tia dalesh, ne kete amulli komunistesh….!
Ps. Nuk me dukesh se je bere per sevap sic thote Koth..
Dhe mos i hy ne livadh Mozes…?
13 Maj 2008 @ 11:08 pm
Domethene asnjeri nuk e di pse ne majen e hierarkise se Kishes Ortodokse Shqipetare eshte nje njeri me nenshtetesi Greke!!!!!??????
Kushedi si i levizin kockat ne varr Fan Nolit te mjere, qe nuk la rruge te Amerikes e Evropes pa bredhur per te krijuar dhe shkeputur Kishen Ortodokse Shqipetare nga influenca e Kishes Greke.
E the mir Tironco qe te kap nje maraz qe nuk te shqitet me!!!!
13 Maj 2008 @ 11:43 pm
E more pergjigjen me lart, ne s’e dije.
Shqipot, pari e vegjeli tok, duan vetem te hane e te xhvatin. Nga babezia nuk shohin se nga c’ane po e hane.
Fan Noli me shoke ishin te tjere lloj Burrash, tashti ka vetem bira.
13 Maj 2008 @ 11:52 pm
sa shume tema po nderthuren ktu… . ja po e nxis edhe une pak zjarrin:
1. Nekiut e te tjerve bravo u qofte - edhe sikur 400 euro te kishin qene. Ju qe percmoni ato paret qe u dhuruan, me thoni i cik, sa euro keni dhuruar? nuk jam aspak tifoz i grekve, por, me sa mbaj mend, ishin ndoshta te paret qe bene gati spitalet per te plagosurit, apo e kam gabim? S’e kuptoj sesi vec ne mund te jemi rot qe edhe kalit te fal i shohim dhembet. Pse, mos na kishin naj borxh greket kshu?
2. Kujt ju nxi nese 4000 euro i mori shoqata e Lirise apo e Monikes? Juve me mire thoni qe t’i shkojne atyre qe kane nevoje e mos te humbin te xhepi i naj njonit. s’e di sa mund t’a ngrejne 4000 euro familjen berisha kur po akuzohet nga te gjitha anet.
3. Pa dashur te filloj te bej terkuze se i kujt ishte faji i gerdecit (kushtet e pa sigurta te punes, korrupsioni, etj. etj. etj.), dhe duke shpjeguar qe Berishes ia kam vu vizen qekur na erdhi te studentet si perfaqsus i Ramizit per t’i shpernda, te rrime shtremet e te flasim drejt. Nuk kam qellim aspak te ofendoj te shkretet qe vdiqen apo u plagosen ne kete tragjedi. Puna eshte qe s’mund t’ja lejme gjithe fajin korrupsionit. Ajo ishte pune e rrezikshme dhe te gjithe ata qe punonin aty e dinin se cfare mund te ndodhte. Megjithate, varferia apo nuk e di cfare, i bente qe te vazhdonin te shkonin perdite ne pune. Askush s’i mori me zor si skllever, as Berisha as Mehdihoxha. Eshte si puna e minatorve: ata e dine fare mire qe galeria edhe mund te shembet, por ama shkojne perdite. Dhe asell-asell… sic e tha edhe nje nga te mbijetuarit ne nje gazete, kishte qene ai qe, pa dashje, kishte shkaktuar shkendijen. Perseri, s’po i vej faj atij (qe humbi te shoqen aty), ishte AKSIDENT.
14 Maj 2008 @ 8:35 pm
Ago, ndihma ndonse modeste nuk mund te perflitet se ne fund te fundit eshte dhurate, mirpo cuarja e atyre eurove te shoqata `Femijet e Shqiperise` , me duket pa kuptim, se mund te pjestohej me femijet e Gerdecit e tu jepej atyre ne dore, ose tu blihej artikuj shkollore e ushqimore e tu shperndahej vete atyre.
Gjergji, me pelqeve aty.
Koth, pse te del nganjehere flamuri grek, mos ndoshta ke shkuar aty ku shkon gjithmon, ne juglindje te Shqiperise, nga ku kafe-interneti, lidhet me shpejt me fibrat e internetit te Greqise.
15 Maj 2008 @ 2:48 pm
@ Pjer Thomas dhe për të gjithë ata që nuk e kuptuan ose nuk lexuan me vëmendje tekstin e njoftimit:
Kontributi ynë modest , u dhurua dje tek Fondacioni “Fëmijët e Shqipërisë” por me kushtin se do të përdoret për rimëkëmbjen e kopështit të fëmijëve në Gërdec.
Dhe një sqarim të vogël, për ata që me dëshirën e mirë për të kritikuar ose edhe nga inercia e të qenit kundër çdo marrëdhënie me Greqinë. Ky fond kaq modes, ishte nisur që të vinte doemos në Shqipëri qysh vjet në Tetor. Fillimisht qe nisur për një shtëpi fëmijësh në Jug, për të mos përcaktuar ku. Ndërkaq, pas ngjarjes në Gërdec, me propozimin tim u dërgua në Gërdec. Nëse kjo quhet e dënueshme, kërkoj ndjesë po, sërish do ta bëj nëse është e nevojshme. As hera e parë është dhe as e fundit që mundohem me forcat shumë të vogla dhe mundësitë që ka një emigrant, të bëj diçka. Lavdërime nuk pres. Janë bërë dhe përpjekje të tjera por që nuk u deklaruan kurrë. Ndaj, përpara se të sulmoj ndokush, le të shoh thelbin e çështjes. Për mua kishte rëndësi të venin të hollat në Gërdec. Për ndonjë tjetër, ka rëndësi kush i shpie. Tjetër politika e kredhur në mëkat e qeverisë Berisha dhe tjetër një Fondacion që ndihmon fëmijë dhe që drejton e shoqja e Berishës, kam mendimin. Pa të pyeten edhe ato familjet e fëmijëve që Fondacioni ka ndihmuar?! Kur të zë halli, nuk kërkon testën e partisë. Vetëm po qe se je militant dhe pranon të…vdesësh por të mos bësh aleancë me partinë tjetër. Por ne jemi të gjithë shqiptarë vëllezer. Fajësimi kolektiv aplikohej vetëm në diktaturë. U përshëndes të gjithëve, edhe ata që mbajtën qëndrim pozitiv por edhe ata që kritikuan ashpër. Mjafton të mos arrijmë në fyerje personale. Disa e kanë bërë, për fatin e keq.
15 Maj 2008 @ 3:35 pm
Neki, une te falenderoj shume per kete mundim. Gjithashtu, te kerkoj ndjese per komentet e pandjeshme te njerezve ketu. Me djersen tende, na ke bere me turp te tereve ne qe bejme llap-llap ketej pari!
). Ky fondacion qe kur eshte formuar, tradicionalisht ka lene te jete ne krye te tij gruan e Kryeministrit aktual. Kaq!
Te lutem mos u dekurajo nga llafet e hallkut!
Per ju te tjeret dua te sqaroj qe fondacioni “Femijet e Shqiperise” nuk eshte i kesaj gruas se Sales! Ajo eshte thjeshte “the poster boy” i ketij fondacioni, nje perpjekje per ti dhene nje fytyre publike atij (ketij, atij, hajt mo’
Para Lirise se Saliut ka qene ajo kingja e Tosit, Xhoana e Dik Sheltonit, dhe pas Lirise do jete e shoqja e ndonje tjetri.
P.S.
Jo se po krahasoj Nekine me Nene Terezen, por ky argumenti; qe ti ben kompromise me gjirizet e botes, per te cuar para bamiresite e tua, dhe si rrjedhim i jep atyre legjitimitet, i eshte bere ne menyre te vazhdueshme edhe Asaj! Asnje nuk i mban mend kryeministrat dhe ministrat e brendshem me te cilet punoi ajo e varfra! Por Nene Terezen, e dine te tere se cila eshte!
Ymer pac, Neki! Per vete dhe per ne!
15 Maj 2008 @ 10:39 pm
@ anonymous
I kam që i kam veshët pak të bollshëm, mu bënë një pëllëmbë nga këto fjalët e tua!
Faleminderit për sqarimin e rolit të gruas së Berishës. Edhe unë tani e mora vesh.
p.s.: po vër nje emër o njeri i mirë se, me këto anonimet më ka vajtur buza pas! :0
16 Maj 2008 @ 6:11 am
Pak jashte teme po mua mu duk shume interesante
Per ata qe nuk jane njohur akoma me librin e Petro Markos “Interviste me
vetveten”, i cili ka dale ne Tirane para disa kohesh.
Ne menyre krejt miqesore do t’ju keshilloja ta lexonit kete liber te bukur,
nga i cili zgjodha fragmentin e meposhtem( faqe 47 - 51) jo si me i bukuri,por me aktuali. Nuk kam per qellim t’ju bej propagande, thjeshte per t’junjohur. Pastaj nxirrni perfundime sipas kultures e ndjeshmerise suaj.
(Pyetjet jane te vete Petro Markos)
Pyetje : - Pasi fole per shkollat shqipe, pa me thuaj pse fshati juaj e
humbi gjuhen, pse flet greqisht ?
Pergjigje: - Kete do ta zgjidhin mire kompetentet : historionet,
gjuhetaret.Une vete jam interesuar dhe kam qene shume kureshtar. Shume shokeme kane pyetur : Po ju, jeni shqiptare apo greke ? Te jesh i cdo kombesienuk eshte turp, por une para disa vjetesh, kur isha ne fshat, dhe pasikampistet (punetoret qe shkonin ne kampin e Dhermiut per te pushuar) mepyeten nese ishim shqipetare apo greke, u pergjigja me siguri : “Ne jemishqipetare!” Me pyeten pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda, u thashearsyet. Te nesermen provokova nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborrii shkolles me burra e gra. Menjeane ishin nxenesit dhe gjithe te rinjte, see kishin merre vesh qe une do te flisja rreth temes : “jemi shqiptare apogreke?”
Biseden e nisa pak a shume keshtu :
- Duhet ta dime mire se c’jemi, c’kombesi kemi, se degjohen poshte e lartfjale se keta jane greke, keta nuk dine se c’jane! Pra fillojme : Ti,shoku
Pavllo Beja, nga e ke origjinen?….
- Familja jone, si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se
Skenderbeut.
- Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate ?
- Ne vijme nga Terbaci. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaci. Dhe nga te trevellezerit u shtuan lagjet Lizaj, Cacedhimitret dhe Trekot.
- Po ju o Koste nga vini ?
- Ne vijme nga Velca! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. - Ju e keni degjuar ate
breg-shkemb atje lart, qe quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontet,si ju nga Buajt. Aty tek Trapeza paguanin venecianet, prandaj quhet dhe sote kesaj dite Kont-Tava ose Trapeza…
Keshtu me rradhe te gjitha familjet thane se nga rridhnin. Na doli se vetemnje ishte i huaj : Josif Averbahu, me origjine cifute, nga Austria. Kjo
eshte nje histori e cuditshme : Nje konsull i Austro-Hungarise, qe ishte ne
Vlore, dashuroi nje fshataren tone qe mblidhte myshqe ne Llogara me shoqet esaj. Ky konsull shkonte ne Llogara per gjah. E pa kete vashez dhe u cmendpas saj. Erdhi ne Dhermi dhe e kerkoi per grua. I thane te nderronte fene.
U be ortodoks dhe banor i fshatit….
Pra c’jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ?
Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mireshqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta ithemi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellimpolitik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte neMesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, pody krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.
Erdhi koha qe himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere,kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati umyslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurrelidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat temyslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacionendeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e neKurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varkaper ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkoninpleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersambaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin neishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit.Prandaj dhe, kur flasingreqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, sigjiritlinjte.
Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me
Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin.
Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ;myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punene saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi njedelegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himaresdelegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane.
Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Meplaku i kuvendit himarjot u tha delegateve :
- E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait seketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk najep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe ShenSpiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemimyslimane. Keshtu i thoni pashait.
Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhetha :
- Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! - Pastaj, duke qeshur : -
Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj !
Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himaraishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishinprivilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankatgreke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propogandengreke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku ekishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, nePeterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite.
Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te
varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane
dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, tecilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa ukrijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin eVorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicionte parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte parànga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionarenacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madheduke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike kujane ortodokse).
Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij
te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia
ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer
shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.
Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda grekee ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke!
Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, tecilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje
luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, megjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. SpiroMiloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis LLuke Zh. e tetjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore tepropogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mosbehemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhene armiq te betuar te turkut.
Shume fanatike ishin fshataret e mi ! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj
mend une se kishte tete prifterinj.Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi,
interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per
ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje
autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeverie Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nukmerreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion,ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi,pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanadae gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nukia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi oseTirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone. Disa percares, veteregjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na percau. U ndame ne fshat ne dy parti
: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe ; dhe pendebardhet, qedeshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partinee pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.
Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thenese Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar ngaitalianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e teshkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofteim vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene :
“Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga
internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara soteshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate neballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.
16 Maj 2008 @ 6:33 am
Ron,
sinqerisht faleminderit per prurjen..
31 Maj 2008 @ 12:18 pm
88 komente mbi një shashkë
2 Qershor 2008 @ 6:41 pm
#
Koth thotë:
30 Qershor 2008 @ 5:52 pm
Ore, Neki. por kur do na i bish ato pare o bir. kalun 10 te marta.
dhe shif mos nigjo peshqit jo jan pak jo jan shum. qelepirit si them jo une.
shiko se dhe Japusllaqos eshte bere shume merak per ty