Identifikohu



Regjistrohu

Atentati, Ahmeti akuza te drejtperdrejta PDSH-se. Ferxhi: Atentatoret s’kane lidhje me PDSH

(A.S/Balkanweb)
12/05/2008

Fushata elektorale, Atentat kreut te BDI, Ahmeti: Shpetova nga makina e blinduar

Persona te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri ndaj Ali Ahmetit, kreut te BDI, duke lene te plagosur nje femije. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga vete kreu i BDI Ahmeti duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Rakovec ne Tetove. Aktualisht Ahmeti ndodhet ne gjendje te mire shendetesore pasi nuk eshte lenduar nga te shtenat. Teksa ndodhej ne Rakovec per fushate elektorale, Ahmeti ka deklaruar se ka shpetuar vetem nga makina e blinduar. Pritet nje konference per shtyp per te folur mbi ngjarjen.

Atentati ndaj kreut te BDI, Ahmeti akuza te drejtperdrejta PDSH-se per sulmin

Ali Ahmeti ka reaguar per ngjarjen e Rakovecit per te cilen gjate nje lidhje telefonike me “News24” ka treguar ngjarjen. Ne deklarate ai ka thene se sulmi mbi Bashkimin Demokratik per Integrim
eshte bere me qellim qe te mos shkohet ne votim duke akuzuar per sulmin Partine Demokratike Shqiptare. Teksa eshte ndodhur ne Rakovec per te fushate elektorale, Ahmeti ka deklaruar se fillimisht te shtenat jane degjuar kur ai sebashku me personat qe e shoqeronin kane qene ne nje godine sebashku me banoret e Rakovecit. “Ne momentin qe jam futur ne makine u degjuan te shtenat e dyta. Ne ate moment une ndodhesha ne automjetin e blinduar cka me shpetoi edhe nga plumbat e automjetit. Ky eshte nje presion psikologjik per qytetaret qe te mos shkojne ne votim. Gjithashtu dua ti bej thirrje kreut te PDSH Menduh Thacit qe te mos e shnderroje elektoratin shqiptar ne arene dyluftimesh”, ka thene Ali Ahmeti ne lidhjen telefonike.

Zedhenesi i Partise Demokratike Shqiptare ka reaguar menjehere pas atentatit kundrejt kreut te BDI-se Ali Ahmeti. Pas akuzave te Ahmetit se atentati eshte bere nga persona te afert te kreut te PDSH-se Menduh Thacit, zedhenesi i shtabit te PDSH Ferxhi Selami ka hedhur poshte akuzat duke deklaruar se nuk kane asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas tij ngjarja nuk ka lidhje me PDSH dhe se ata e denojne atentatitn. “te zbardhet menjehere ngjarja dhe te denohen autoret. Ne e denojme kete akt te dhunshem pasi Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni eshte per zgjedhje demokratike dhe te ndershme dhe nuk kerkojme te shenojme asnjë akt dhune”, ka deklaruar Ferxhi Selami ne nje lidhje telefonike me “News24”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente »

  1. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 9:18 pm

    Ehhhhhh, bastardet :(

  2. Tironsi thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:15 pm

    Ll, di ndonje site ku mund te marr vesh me shume per punet e ketyre shqipove te Maqedonise se asnjehere nuk e kam marre vesh kete luften PDSH-BDI?

  3. po pra thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:17 pm

    Po pra po, keshtu vazhdoni se e keni mire. Kafshe qe na moret surratin. :(

  4. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 10:18 pm

    Tirons,

    Ne menyre te permbledhur (dhe shume te thjeshtuar):

    BDI = UCK
    PDSh = Klasa politike e mepareshme

    Ky ishte fillimi, pastaj vazhdimi eshte si cdo pjese tjeter e politikes Shqiptare :(

  5. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Maj 2008 @ 11:51 pm

    Cfare injorantesh, ne vend te bashkohen te gjithe sebashku si faktor i jetes politike ne maqedoni, keta bejne lojra te pista per karrike. Turp! Turp! Cfare imazhi te keq krijojne, tallen sllavet me shqiptaret tani!

  6. Ergoni Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 2:51 pm

    Me shume info rreth zhvillimeve ne FYROM gjeni tek: www.ina-online.net

    Llukan, ajo ndarja BDI = UCK dhe PDSH = klasa politik e meparshme, nuk eshte dhe aq e thjeshte. KE tek BDI nga njerzit me antilufte te mundshme (p.sh. nenkryetarja Teuta Arifi) dhe ne PDSH nag komandantet e ish-UCK (shembull sekretari i pergjithshem Matoshi). Por, qe të dy palet janë “kape njërin bjeri tjetrit”.

  7. buli3go thotë:

    13 Maj 2008 @ 3:03 pm

    BDI = UCK
    PDSh = Klasa politike e mepareshme

    Nuk pajtohem me kete konstatim tendin, po nejse…
    PO jap disa konstatime te miat psq jam edhe spektator direkt i kesaj shfaqjeje te marre. Fakt qe turp per neve shqiptaret, mirepo kur te kihet parasysh se kemi te bejme me injorate dhe njerez te cilet kane shitur edhe shpirtin e tyre per tua bere qejfin atyre qe gjithnje kane qene bastardet e ceshtjes shqiptare por edhe e bahskejeteses ne Maqedoni.
    Tash dua te qartesoj dicka; se partia qe parafolesi im e quan klasa e meparshme, eshte ajo qe me ushtare partiake dhe pjesetare te policise (psq eshte ne qeveri) naten heq flamujt dhe materialin tjeter propagandistik neper qytete. Sa per ilustrim, ne Tetove nuk mund te gjesh asnje flamur ose te pakten nje logo te vogel te BDI-se (sapo erdha nga Tetova). Athua nuk ka asnje perkrahes te kesaj partie ne kete qytet? Jo, perkundrazi! BDI ka perkrehjen e mese 70% te popullates shqiptare ne Maqedoni. Tjeter, nuk kane shkuar me shume se 3 dite nga fillimi i fushates parazgjedhore, dhe jane demoluar dhjetera shtabe te BDI-se, ndersa asnje i PDSH-se. Mirepo, vojvoda yne ka vendosur qe nepermes dhunes te shantazhoje voten e shqiptareve, te ndjell lufte vellavrasese, per hir te vellazerise se tij me Nikolla Gruevskin.

    Se fundmi, nga kjo qe thashe me larte, ndoshta ka tngelluar qe jam i ngjyrosur kalter, mirepo besoni qe jam apartiak, ndersa kjo qe po ndodh me ben qe ta urrej te kuqen.

    Shqiptari nuk duhet te kete plumb per shqiptarin. Plumbi i shqiptarit eshte vota e tij dhe ai do te kercase me 1 Qershor, atehere kur te del ne pah vullneti i shumices.

  8. Besart E Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 4:04 pm

    Ky eshte argumenti me i mire, se shqiptaret nuk dallojn njeri prej tjetrit. Te gjith jan nisoj. Sa per ilustirm, per te gjithe te interesuarit. Zakonisht BDI -ja miret si krahu luftarak ne Maqedoni, ndersa PDSH- ja si krahu i meparshem politik. Ky konstatim eshte shume i gabuar, eshte e vertet se ne BDI gjinden shume prej ish komandateve te UCK, por kjo nuk do te thote se dhe ne kete parti nuk ka elemente te cilat nuk ja deshirojn te miren shqiptareve. Problemi eshte se ne maqedoni, shqiptaret dashurohen mbas partive. Atyre nuk i intereson edhe aq shume programi politik. Psh. ai qe ka perkrah zgjedhjet e kaluara BDI- ne ai nuk e ndron me , mbetet gjate gjithe jetes BDI, e njejta ndodh edhe me votuesit e PDSH-se. Ndoshta nuk e dini, por aq fell ka depertuar politika ne mes shqiptareve ne maqdoni, sa qe edhe ndahen ta gjitha instucione, duke filluar nga ato fetar deri tek ato arsimore . Ne nje fshat etnikisht i paster me shqiptare, edhe objektet fetare i kan te ndara. Nje xhami eshte e PDSH-se dhe nje xhami e BDI-se. Ka ndodh shpesh qe te kete edhe aksidente mes votuesve te BDI-se dhe atyre te PDSH-se. Keta votues as nuk komunikojn ndermjet veti dhe secili e mer tjeterin per tradhtar te interesava shqiptare. Po te dalin ne zgjedhje dy partite ne koalicon jam shume i bindur se nje prej tre instucioneve me te rendesishme te shtetit do ta ken shqiptaret (me siguri Kryetarin e Parlamentit) si dhe nje prejt tre ministrive kryesore te qeverise (me siguri ministrin e Mbrojtejs ose te Puneve te Mbrendeshme). E them kete sepse shqiptaret qysh keshtu te ndare ne shume parti (nuk jan vetem keto dyja) fitojn dikund rreth 30 ulese ne paralament prej gjithsej 120, qe dmth diku me shume 25 % (nuk ka vende te garantuara te gjitha zgjidhen nga populli). Shqiptaret do te mirnin edhe me shume sikur maqedonia te ishte vetem nje zone zgjedhore. Por fatkeqseisht eshte e ndare me 6 zona zgjedhore. Kryesisht kjo ndarje eshte e konceptuar per te zovgluar numrin e deputeve shqiptare (automatikisht edhe ndikimin e tyre). Sikur maqedonia te ishte e tera vetem nje zone zgjedhore dhe sikur shqiptaret te dilnin si nje trup zgjedhor me siguri se do te fitonin shume me shume ulese. Fatkeqsisht pershkak te partive politike ka humbur edhe interesimi per zgjedhjet. Del nje numer shume i vogel ne to dhe humben shume deputet.

  9. Tironsi thotë:

    13 Maj 2008 @ 7:58 pm

    Po Arben Xhaferri ku eshte ne kete mesele?

  10. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:29 pm

    Tirons,

    Ndjese per keqdrejtimin ne kete ceshtje, sic e shikon s’jam burimi me i mire i informacionit mbi kete teme :)
    Ll.

  11. Tironsi thotë:

    13 Maj 2008 @ 8:49 pm

    Ti rrofsh qe fole se nxite te tjeret :)

  12. Qafir Arnaut thotë:

    14 Maj 2008 @ 5:14 am

    Problemi eshte se ne maqedoni, shqiptaret dashurohen mbas partive. Atyre nuk i intereson edhe aq shume programi politik.

    Ky eshte nje nder tiparet me serioze te semundjes te quajtur: arrnautizem akut

  13. Ergoni Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 8:27 am

    Një histori që i dëmton të gjithë shqiptarët
    Nga Celo Hoxha

    Historia e atentatit ndaj Ali Ahmetit para disa ditësh, kryetarit të partisë shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrim”, në Maqedoni, ngjan si histori shumë e dëgjuar në vatrat shqiptare.

    Subjekti, pa detaje, është ky: ndodh një incident me armë zjarri, aty rrotull ndodhet një politikan shqiptar gjoja duke parë hallin e vet dhe menjëherë nis gurguleja. Politikani që është “në hall të vet” fillon të akuzojë kundërshtarin politik. E ka kapur me presh në dorë, ndër keqbërësit është edhe një truprojë e kundërshtarit politik. Ekziston edhe një kasetë, ku duket keqbërësi në krah të “armikut”.

    Kush e ka harruar, duhet të kthehet nja dhjetë vjet mbrapa në kohë, në politikën e Tiranës së viteve ‘97-‘98, kur për shumë incidente socialistët ulërinin se bëheshin nga njerëzit e Berishës, i cili është akuzuar edhe për pjesëmarrje të ish-truprojave të tij në ngjarje. Vrasja e Azem Hajdarit është ngjarja me profilin më të lartë.

    Akuzat shërbyen për politikën e momentit, më pas socialistët u përqendruan në ndërtimin e sistemit të korrupsionit në vend dhe akuzat – lidhja e Berishës me “ngjarjet kriminale” – nuk u vërtetuan asnjëherë. Por mund të ketë edhe një arsye tjetër, përse Berisha nuk u gjet kurrë fajtor, akuzat kanë qenë retorikë e ulët politike.

    E njëjta logjikë duket se funksionon edhe në rastin e zotit Ahmeti. Ai fajësoi menjëherë strukturat e sigurimit shtetëror dhe Partinë Demokratike shqiptare për goditjet me armë në një tubim në Rakovec, komuna Bogovinë, ku ishte edhe ai i pranishëm. Armët nuk u drejtuan ndaj tij, por ndaj makinës së tij, raportoi MIA (agjencia maqedonase e informacionit).

    Nuk përjashtohet mundësia që tentativa për atentat të ketë qenë reale, por trajtimi politik, në një periudhë fushate elektorale, ia ul shumë besueshmërinë.

    Të kërkosh të rritësh profilin politik në fushatë elektorale, duke marrë shkas nga ngjarje të dyshimta, është manovër politike primitive. Aq më pak i shkon një rol i tillë zotit Ahmeti, një politikani që doli në skenë, duke iu drejtuar armën të tjerëve. Vetëviktimizimi është shenjë e karaktereve të dobëta. Serbët e kanë bërë pjesë të identitetit të tyre këtë cilësi dhe, kjo s’duhet harruar, ata i kanë sjellë shumë shqetësime Ballkanit.

    Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, pavarësisht se në fushatë konkurrojnë për interesat e tyre, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm për gjithë situatën në rajon.

    E para, për një incident politik kundër shqiptarëve në Maqedoni mund të jenë të interesuar shumë aktorë, një pjesë edhe jashtë atij vendi.

    E dyta, nga thellimi i përçarjes mes faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni, vetëm shqiptarët nuk do fitojnë gjë.

    As shqiptarët jashtë Maqedonisë nuk fitojnë gjë, imazhi i tyre i keq na prek të gjithëve.

    Qeveria kosovare pritet të marrë në dorë përgjegjësitë e plota shtetërore më 15 qershor, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së saj dhe shqiptarët kudo që janë duhet të reflektojnë maturi në veprimet e tyre.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.