Arkahios Logos + Love
Zemer,
Tani qe folem ne telefon, dhe degjova zerin tend te relaksuar dhe prej “qenusheje” super te shtrenjte
- (une e di qe ty te pelqen kjo qe thashe), pra nga ato qeniet e bukura qe duan vetem dashuri dhe qe kerkojne me ngulm te perkedhelen, u ndjeva me fat!
Po perfytyroja te isha dhe une te ajo makina me te cilen po udheton, e ti ta vendosje koken te gjoksi im, te shtrire te dy te sedilja, duke degjuar Baby I am yours, derisa kthesat e Llogarase te perfundonin e makina te ecte ne rruge te drejte, me shpejtesi drejt Tiranes. E me diellin si nje portokall i fresket ne nje cep te vockel te dritares se makines, drejt perendimit…
Po e degjoja pa fund keto dite kete: Baby I am yours. Me pelqen kitara dhe stili veror, i cliret i kenges. E ben ate me te sinqerte. Teksti eshte shume i thjeshte dhe i rehatshem.
E gjithe kenga me kujton ty dhe me ben te mendoj per ca momente te ngrohta me ty, larg zhurmave dhe preokupimeve, mundesisht ne nje krevat te bute, ne nje dhome te vockel: dora ime e majte e mbeshtjelle ne qafen tende te lemuar, ndersa dora e djathte ne qelqin e nje gote me vere te kuqe, te ftohte, te cilen e gelltis me gllenjka te vockla, sa here qe ti merr fryme dhe e cliron ne menyre ritmike nga gjoksi yt i vockel…
Po mendoja pastaj se sa dite u bene pa te pare! Dhe, ngaqe koha dhe ditet ne kete periudhe te nxehte e me udhetime kot me koti, tashme nuk e kane me dimensionin e vet normal, cuditerisht nuk munda ta mbaj mend sa dite kemi pa u pare! Me duket sikur nuk te kam pare prej nje jete…
Te fola une ty per Saranden? Nuk e mbaj mend
Ato tre dite atje, i kalova ne nje klime te qete, por shume depresive: mu kujtuan ato kater vjet kur shkoja cdo vit, si student, qe punonim shume, ne mes te diellit, qe mahnitesha sa here qe zbuloja ndonje unaze floriri
ne vilen e Ciceronit ne Diaporit, qe shkoja pastaj rreth ores 2 te drekes, te shplodhesha ne banjon romake. Ulesha me milingonat te cepi ku nuk e kapte dielli dhe haja dreken e marre me vete: ishte pothuajse gjithmone buke me sallam, djathe dhe domate
Pastaj, hidheshim me rrobat e pista te germimit ne liqenin e Butrintit, me uje te embel qe lidhej me detin permes Kanalit te Vivarit. Kanali i Vivarit dhe i gjithe ai liqen ishin dashuria ime ato vjet. Ne shkonim nga Butrinti drejt Diaporitit me motoskaf (Diaporiti eshte ne anen tjeter te Liqenit te Butrintit, ka qene si te thuash periferia e Butrintit ne kohen kur ky ishte nje nder qytetet me te lulezuara dhe me luksoze te Mesdheut dhe qe kishte nevoje si te thuash per hapesiren e tij prodhuese, pra per Diaporitin ku prodhohej qeramika e Butrintit. Atje, ne Diaporit, Ciceroni kishte ndertuar me pas vilen e tij, apo te pakten keshtu besuan gjithe kete dekade arkeologet, dhe pas Ciceronit prifterinjte e pare, ata te dale menjehere pas Krishtit ndertuan manastirin e pare, pikerisht aty ne Diaporit: manastiri i pare ne te gjithe Ballkanin).
Keshtu, keto tre ditet e fundit te mia ne Sarande, ishin dite kujtimi.
Kujtimi per mengjeset kur pasi merrnim motoskafin pershkronim mespermes liqenin, kalonim te strukturat prej betoni ku kapet midhja e famshme e Butrintit, ndalnim pasi Genci, djali i ri qe drejtonte motoskafin, terhiqte brenda atij motoskafi nje gjerdan te rende midhjesh, e pastaj niseshim serish.
Une qendroja gjithmone te maja e motoskafit, qendroja ne kembe, hapja duart si te Titaniku
dhe ndjeja eren ne fytyre, ere e mbushur me aromen e myshqeve te liqenit dhe me aromen e fresket te midhjeve dhe gjarperinjve te ujit… Ndonjehere ishte e rrezikshme te qendroje ashtu, pasi nese ne liqen frynte ere veriu, Gencit i duhej gte ndalonte pak sekonda dhe te merrte nje kthese 90 grade ne sekonden e duhur, atehere kur era ishte ne anen e kundert te motoskafit. Nese vonoheshim nje sekonde, mund te ndodhte qe i gjithe motoskafi i vogel me arkeologet brenda te permbysej…
Ne Sarande takova praktikisht te gjithe anglezet dhe irlandezet me te cilat edhe une kisha qene ne ekspeditat arkeologjike. Si gjithmone, mblidheshin cdo nate te Tani, lokali i te cilit vazhdonte te ishte me i izoluari dhe me i preferuari, ne te gjithe Ksamilin, qyteza qe kete vit vazhdonte te kishte ate dheun e kuq qe te ngjitej ne kembe, nderkohe qe kishte hotele e ambiente te reja, shume me teper ambiente per turistet, por qe te mbledhura se bashku i jepnin nje pamje edhe me te trishtuar
kaotike dhe tranzitore…
Takova serish Pipen! Pipa duhet te jete rreth 50 vjec, eshte nje restauratore e jashtezakonshme e British Museum, e cila vjen cdo vit ne Shqiperi qe nga viti 1994. Per here te pare piva raki me te deri ne oren 5 te mengjesit dhe cuditerisht nuk u merzita fare
Me tregonte per vitin e pare kur kishte qene ne Shqiperi. Per vitin 1994. Te gjithe arkeologet angleze ishin vendosur te ish kampi i punetoreve, buze rruges qe lidh Saranden me Ksamilin. Atehere funksiononte akoma. Kishte ende ne sherbim disa dhoma te medha dhe te ftohta. Pipa kujtonte se ne nje dhome te tille,
i duhej te gatuante ne nje furnele korenti e ne te njejtin ambient te restauronte me elemente kimike objektet arkeologjike qe zbuloheshin gjate dites nga skuadra qe punonte me nje ritem te shpejte.
Per here te pare, Pipen e mbaj mend ne muzeun arkeologjik te Korces. Ne kishim shkuar per te germuar ne Tumen prehistorike te Kamenices, dhe here pas here mua me binte rradha te mos shkoja ne germim dhe ne sit gjate dites, por te ndihmoja Pipen ne laboratorin e restaurimit, ne nje dhome te lagesht te Muzeut. Ajo realizonte nderhyrje te shpejta dhe emergjente ne objekte fare te vockla qeramike, si gota, vazo apo ene te tjera qe ne i zbulonim ne varreze, zakonisht te vendosura ne kembet e skeletit: sa me shume ene te tilla te kishte ne nje varr aq me i pasur duhet te kishte qene skeleti 7000 vjecar, ne kohen kur ishte i gjalle…
Pipa mbante ne nje dollap te fshehur gjithmone nje facore me raki korce. Pasi lodhej dhe stresohej me detajet e restaurimit, e nxirrte gjithmone ate faqore, hidhte pak raki ne dy gota te vockla dhe e ndante me mua
Dikush tjeter, qe tani po studionte bunkeret komuniste, si objekte materiale te kultures shqiptare te shekullit te XX, me tha se baptisteri i Butrintit rrezikonte cdo dite te shkaterrohej, per shkak se ujerat e Vivarit po i hynin qe poshte. Duheshin rreth 500 milion leke nderhyrje e specializuar qe ta ndalonin kete shkaterrim…
Time me e lashe ne Sarande, pasi kishte vite qe nuk pushonte. Kenaqej gjithe diten ne det. Ishte me e lumtur se femijet…
Naten e fundit, te thashe qe ishim ne Disco
Po, po ne Discon e Ksamilit. Deri ne mengjes, te rinjte e fshatit kane kercyer cdo lloj ritmi te mundshem. Mu desh te shtrydhja trute per t’u shpjeguar irlandezeve ne nje moment te mbremjes se pse gjithe cunat, pasi nisi nje kenge tipike greke, u ulen duke qare ne mes te discos dhe nisen te kercenin, sipas irlandezeve ne nje menyre shume te cuditshme: te gjithe te ulur ne nje rreth dhe njeri i ngritur ne mes te rrethit duke u sperdredhur para mbrapa, majtas djathtas, me kembet qe shkonin ne menyre ritmike ne disa hapa ne dukje te thjeshte…
U thashe se ndoshta kjo u kujtonte atyre te rinjve kohen kur kishin mundur te defrenin ne Greqi, ndoshta ne ato momentet e pakta te defrimit pas oreve te lodhshme ne pune bujqesore…
Gjithe kete fundjave kam qene vetem ne shtepi. Ti mendon se me siguri do kem qene ne prani te dikujt… Te duket e pamundur qe une ti kushtoj vetes pak me shume kohe, te jem i qete dhe rehat ne vetmine time…
Ndersa ti ishe ne atmosferen e bukur te Havanes ne Dhermi, une po lexoja vellimin e dyte te Khaled Hooseinit, ai qe ka shkruar Gjuetarin e Balonave qe ty nuk te pelqen aspak. Tek faqja e 230-te me dolen lotet e pare…
Pastaj rimora ne dore disa librave te tjere qe i kam lexuar se fundmi, per te bere nje lloj krahasimi te teknikes se Hoosenit me te tjeret: e krahasova me Blushin (ti serish refuzon ta lexosh librin e tij, pasi i ke alergji librat e shpallur ‘best-seller’). E krahasova edhe me Salambone (e kam rinisur kete disa here dhe asnjehere nuk e coj dot deri ne fund…).
Mes te treve, me pelqen Hooseini, ndoshta e vleresoj Flober dhe padiskutim me befason Blushi.
Kur nuk po me pergjigjeshe dje ne telefon, u merzita shume. Me kapi nje ankth i pashpjegueshem. Deshiroja te hakmerresha! Ndaj nuk ta ngrija pastaj telefonin. Kur e pashe qe ishe dehur shume, u shqetesova, doja te isha aty per tu perkujdesur per ty…
Me mori malli shume!
Tani je duke udhetuar drejt Tiranes. Une po perfundoj disa gjera te vockla qe ti kem gati per punen, neser, diten e pare te javes.
Jam i lumtur qe te njoh, qe te kam, qe zihem me ty ne cdo moment, qe kam mundesi te te tregoj per gjithcka. Nje mendim i cmendur: a do kemi lene ne ndonje gjurme materiale qe te jete objekt arkeologjik i studimit te dashurise sone, mijera vjet me vone…?


20 Korrik 2008 @ 9:10 pm
email arkahios logos love arkeologji
dashuri turizem arctic monkeys
them se dikush ndoshta do e pelqeje…
20 Korrik 2008 @ 9:24 pm
” them se dikush ndoshta do e pelqeje…”
se shume kush s’do e pelqeje!
20 Korrik 2008 @ 9:30 pm
vemendje, me pelqen me shume nese vetem dikush e pelqen :)\
atehere ka real connection
20 Korrik 2008 @ 9:34 pm
ate-here (dikushin) e ke te sigurt.
Ti, je mjatueshem.
20 Korrik 2008 @ 9:41 pm
pse kaq pa shpirt vemendje
….???
20 Korrik 2008 @ 9:43 pm
se fundja, te peshku ne nuk do zbulojme gjithmone gjerat me brilante, apo jo vemendje?
Ndonjehere ndarja e ca perjetimeve, qofte dhe personale, behet me e kendshme ketu apo jo? Pse i dekurajon njerezit e sinqerte :)????
20 Korrik 2008 @ 9:45 pm
Ukthye??
20 Korrik 2008 @ 10:22 pm
Klajd,
ti ke shpirt. Mjafton ne argetim ajo qe ke.
“sylla-mbylla” eshte nje loj qe me kujton, si thua me siper; me perkujtimet personale te sinqerta. Une lexova pjes te shkrimit, dhe mendoj, pjeserisht je ‘pjesor’
megjithe ate, nje kokerr potokalle, edhe pse e frsket (se do ti ta shohesh te tille), nga qe eshte diell, atje pertej dritares se makines, ma le ne kujtes, ashtu si edhe te kujtoj se vetem sinqeriteti nuk ben dot shkrimin, se Ai do edhe se cfare eshte e sinqerte, gje qe ti do qe ta gjesh, dhe pse jo, nje dite mundet te ndodh dicka per dike nga vet ti.
20 Korrik 2008 @ 10:50 pm
faleminderit vemendje
une besoj se ne nje medium si te peshku, njerezit duhet te ndihen te cliruar, te ndihen rehat, pse jo, me njeri tjetrin dhe me ate qe lexojne: ti mos prit te gjesh maksimumin ketu, madje kjo do ishte shume e gabuar: ketu do duhet te gjeje ate pjese njerezore te se perditshmes, e cila eshte apo jo e vertete deri 100 perqind, eshte apo jo artistikisht e arritur deri ne 100 perqind, ne fund te fundit eshte (besoj) totalisht e prekshme, totalisht e perjetueshme dhe e kuptueshme…
Nese dikush kerkon te ndaje me te tjeret nje email dashurie, dhe perjetimi njerezor, atehere kjo, besoj, eshte nje shenje se peshku “pershkohet” nga dashuria
Dhe se peshqit, mbi te gjitha, vleresojne pikerisht dashurine dhe sinqeritetin, ne vend te ca debateve shterpe (por qe duhet te kene ne thelb ndonje teme super te rendesishme)… 
:dashuria per veten, per vendin, per ceshtjen, per parimin, per politiken, per rehatllikun :), per filozofine e letersine, per mendimin e ri, per thashethemin, per kujtimin e per kujtimet 
Eshte dashuria ajo qe i mban njerezit ketu
20 Korrik 2008 @ 10:52 pm
Leter do ta quaja une ,shume e bukur,si dikur kur nuk kishte as email,as celular,por nje zarf kur te vinte nga postieri,ishte nje mrekulli,si ajo ndjenja sot e email-eve ,”te rendesishme ” qe ti pret..well done,klajde..
Ah,ky eshte instikti i vazhdimit te llojit ..qe mundon cdo qenie,sidomos ato femal!
por edhe male sigurisht
20 Korrik 2008 @ 11:02 pm
qe vdeksh ishalla
do bej hartime sa here te kem qejf, se me mungojne 
20 Korrik 2008 @ 11:40 pm
“per kujtimin e per kujtimet ”
nji Kujtim dhe shume Kujtime…pse
21 Korrik 2008 @ 2:25 pm
ça jan kto lloj komplimentesh te reja :s ….ka dale mode e re kshu ….
21 Korrik 2008 @ 2:44 pm
Eshte ceshtje materializmi dhe trendlleku…”elitare” me nje fjale
21 Korrik 2008 @ 3:02 pm
Autori thote:”Jam i lumtur qe te njoh, qe te kam, qe zihem me ty ne cdo moment, qe kam mundesi te te tregoj per gjithcka….”
Jo te gjithe e kan kete fat ne jete!
21 Korrik 2008 @ 3:08 pm
e pra !!
21 Korrik 2008 @ 3:17 pm
ahhhaaa…
e bom i here ate muhabet, zgjidhjen e di vete ti
22 Korrik 2008 @ 2:08 pm
31 Korrik 2008 @ 1:49 pm
Pervec rreshtave te pare, pergjithesisht ishte nje shkrim i mire, ku dallohet sinqeriteti dhe jeta “boheme” e arkeologut, qe nen rrenonjat e nje qyteterimi te lashte mundohet te gjeje lidhjet e jetes.
Te ka hyre dashuria na deje, Klajd!
4 Gusht 2008 @ 6:12 am
Mua me pelqeu, sidomos pjesa e librave qe asaj si pelqejne kur nuk jane best-seller :). Me pelqen thjeshtesia dhe rrefimi i gjerave te vogla, e bejne shume reale. I really enjoyed it, Klajd