Anullohet fondi i qeverisë, poliklinika jashtë funksionit

Shekulli

S.Gozhina

BERAT- Qeveria ka anulluar tre ditë më parë fondin prej 150 milionë lekësh që e kishte akorduar një muaj më parë për rikonstruksionin e poliklinikës qendrore të qytetit të Beratit, duke rrezikuar që ajo të dalë plotësisht jashtë funksionit. Faktin e konfirmuan burime nga spitali i qytetit. Të njëjtin lajm e ka pohuar për gazetën edhe drejtuesi i poliklinikës, Dilaver Ajazi. Sipas kreut të poliklinikës, anullimi i fondit është lajmëruar me anë të telefonit. Sipas tij, qeveria Berisha ka akorduar në maj dhënien e këtij fondi nga buxheti i shtetit, për vënien në efiçiencë të plotë të poliklinikës. Ky fond iu kalua Ministrisë së Shëndetësisë për të përzgjedhur firmën fituese në një tendër të hapur për rikonstruksionin komplet të godinës, por tani lajmërohet se fondi është anulluar.

13/09/2006

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. LlTako thotë:

    13 September 2006 @ 2:35 pm

    A e dini pse e vura kete lajm te shkurter ne faqe te pare? Sepse mendoj qe eshte turp per qeveritaret tane (te tashem e te shkuar) qe nuk harxhojne para per forcimin dhe permirsimin e jetes ne pjesen jugore te vendit; pjese e cila ndodhet vazhdimisht nen ndikimin e “fqinjeve dashamires”. C’duhet te beje nje Shqiptar ne Jug te vendit nqs semuret dhe ka nevoje per nderhyrje te shpejte e cilesore ndersa shteti s’ka ngritur nje rrjet sherbimesh? Zgjidhja me e mire ngelet Janina e qendrat mjeksore Greke. E si mund ti kerkohet ketij njeriu te jete patriot, te vere nevojat e Shqiperise mbi te tijat e ato te familjes se tij kur ai mund ti detyrohet edhe per jeten dikujt tjeter?

    Mosinvestimi i shtetit ne nevojat jetike te qytetareve nuk ndalet vetem tek spitalet. Dimrin e fundit kur ne Korce pati reshje te medha debore erdhen makina pastruese nga Greqia per te hapur rruget. Sot ka pasur nje zjarr ne pyje ne Dropull e kush e ka fikur zjarrin? Zjarrfikesit Shqiptare? Jo, sepse makinat e tyre s’shkonin dot deri tek vatra e zjarrit. Prefekti i Gjirokastres ka thirrur ne ndihme helikoptere zjarrfikes Greke te cilet kane punuar me ore te tera per ta fikur.

    Duhet te tregohemi realiste; do te jete e veshtire te kerkojme nga ata qe jetojne aty dite pas dite qe te tregojne besnikeri te madhe ndaj Tiranes po s’u kujdesem per ta. Idealet s’te japin buke.

  2. ABI thotë:

    13 September 2006 @ 3:04 pm

    Kuptohet qe anullohet fondi per rregullimin e nje poliklinike ne berak.. ku ne berat???? Behet pyetja po ku eshte berati??? Larg tiranes, larg perkrahesve te sales, larg syrit te mrekullueshem te politikes.. Atehere pse te harxhoj leke shteti per rregullimin e kesaj poliklinike… per populllin.. bah ku eshte degjuar qe qeveria shqipetare te beje gjera per te miren e popullit.. JO JO… kjo s na cudit fare.
    Pastaj pyejta me e sakte eshte ministria e shendetsise zgjedh firmen qe do te bej kete rregullim me ankand… po sikur leket te mos jene paguar gjate kesaj kohe???? atehere kuptohet qe do te ndalohet fondi…..se mos ministrise se shendetesis i intereson mireqenia e njerezve.. Jo leket ose me mire Euro se vetem ato pranojme politikanet tane nuk u dhane me te pakten jo aq sa u premtuan…
    Ju lutem ju te peshkut na vine lajme kur qeveria apo ndonje minister ben dicka per mireqenien e popullit … sepse ajo po qe eshte nje LAJM SHUME I MADH DHE I RENDESISHEM po kjo mo.. as qe vihet re fare ne syte e shqipetareve qe rrine neper kafene duke mbrojtur here nje pale dhe here tjeteren.

    Abi

  3. eizo thotë:

    13 September 2006 @ 3:07 pm

    po ata te jugut dhe ato pak gjera qe kihsin i prishen ne 97 :-(

  4. vlonjati thotë:

    13 September 2006 @ 6:52 pm

    Eizo me fal qe po ta them po ti dukesh qe ske qen kurr ne jug, vec emrin ja paske degjuar.
    Ky muhabeti jot eshte si nje bashkbisedim i nje Dibrani me nje nga Mallakastra.
    E pyet Dibrani kete te Mallakastres se nga je dhe pasi mer pergjigjen, ja pret ky i Peshkopise se ju te Gjirokastres jeni Greker.
    Me kot mundohej ky tjetri ti shpjegonte se sishte nga Gjirokastra po nga Mallakastra, po ku e kishte Dibrani idene se per cpo flitej ai vazhdonte se ju Gjirokastritet jeni greker.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com