antimall-makth i kulluar

Sikur të ishe këtu…ah, do doja këtu të ishe

për të shpallur ditën,

si një poçe kristali,

ne lëfyt të këtij mal(l)i

të mugët,

kombformues.

~

Supën primordiale, të hollë,

(nga ku ky mendim kërceu, i plotë

e i hajthëm,

drejt e mbi shina fjalësh të marra)

ta përziesh ngadalë me tënden dorë,

- mbushur nënlëkura

me lëng heshtjeje,

errësirë, -

drita në njërin sy, si mburojë.

~

Më thua që është thjesht çështje komunikimi,

dhe malli betohesh që është trigonometrik,

ndërkohë që supën e ntrash me një lot të vetëm,

nga një botë të varet në secilin qerpik.

(si lyth)

~

Dhe unë mësoj ç`është ezoterika,

ose pothuajse ashtu,

se pothuajse sakaq

zgjohem nga frika

se këtu

gjithnjë do jesh,

dhe në secilën botë

do më bësh

të t`humbas.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

105 Komente

  1. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 4:16 pm

    Më thua që është thjesht çështje komunikimi,
    dhe malli betohesh që është trigonometrik,
    ndërkohë që supën e ntrash me një lot të vetëm,
    nga një botë të varet në secilin qerpik.

    You are a good man, B! A good specimen of our species.
    Can’t write longer as I am in a middle of a conference call, phone muted as a temporary tamed beast…

    You are good, LostT!

  2. Ndoci thotë:

    29 August 2008 @ 4:22 pm

    emigrant, po t’vje zor me e komplementue i cik si shqip Lostin :P

  3. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 4:24 pm

    jom ne mbledhje… me fal… flitet anglisht. got carried away… me jep edhe 5 minuta… lostT sorry

  4. fh thotë:

    29 August 2008 @ 4:35 pm

    Ja kështu të pafsha o Lost! Cu dshirushm me tpa delirushm.

    ose pothuajse ashtu,

    se pothuajse sakaq

    e pastaj i themi gjim e zgjim surreajetës…jo mo jo..osht kshu si thu ti. Makth…pas makthi…e prape makth.
    e kisha lexu perpara por vetem kisha honger thonjt me vete…

  5. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 4:40 pm

    Kur eshte shkrujt kjo, LostT ose fh?

  6. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 4:47 pm

    Maroi ne mbshtjellja… na hongri burokracia LostT-o. Per tre fjale qe duhej me thon, duhet me nejt 45 minuta gatitu.

    Pse “poce kristali”? Top kristali (ne kuptimin e “crystal ball”, qe (para)sheh gjera) mbase?

  7. losttext thotë:

    29 August 2008 @ 4:51 pm

    em, kjo o shkrujt ne kete date e vend ku edhe mund te gjesh formen origjinale te strofes se trete.

    poce kristali, e brishte, si perkunder mal(l)it te muget kombformues -por edhe ajo mundesia e shpjegimit tend qendron, meqe permendet ezoterika…

  8. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 4:55 pm

    … e pashe :D kujdes nga stereometria, lostT-o! ;) :P

  9. losttext thotë:

    29 August 2008 @ 5:07 pm

    pa merak, em-o, e mirepres edhe ate :)

  10. karmapolitick thotë:

    29 August 2008 @ 5:37 pm

    drita në njërin sy, si mburojë.

  11. sol-nox thotë:

    29 August 2008 @ 9:24 pm

    mire mire losttext. me pelqen. po ende nuk arrij te kuptoj per c arsye futesh ne debate kunder hermetizmit ne poezite e te tjereve ? :)

  12. pa-nick thotë:

    29 August 2008 @ 10:55 pm

    losttext,
    na bëre për mall me këtë antimallin tënd…

  13. pa-nick thotë:

    29 August 2008 @ 10:56 pm

    p.s. pothuajse…

  14. Zana thotë:

    29 August 2008 @ 11:16 pm

    LosT,e gjej hermetike……….Po limohesh pak si shume…..

  15. belle_fleur thotë:

    29 August 2008 @ 11:23 pm

    Letersi e vertete! Te lexoj me kenaqesi. Flm Lost :)

  16. emigrant thotë:

    29 August 2008 @ 11:38 pm

    LostT-o, se s’te kam pyetur, po meqe u hap ky muhabeti te mesuarit nga poplli, ku te ra me msu nga poplli ty? Apo s’e ke pas at “fat” (jo ne kuptimin dhjamor)? Une kam mesu (nga klasa punetore, c’eshte e Ndrejta, jo popull dosido, por maja e gjese pra) ne faMbriken e tullave, Vore. Stazh mbas gjimnazit.
    Pak a shume ishte: Socializmin e ndertojne masat; partia i ben ato te ndergjegjshme. Shkrimtaret dhe artistet, ndihmes te partise ne edukimin komunist te masave.

    Fshatari i kooperatives perafersisht:

    Takon E. Hoxhen kur kthehet nga ara,
    Ku cezma e fshatit thermohet ne gure.
    Kutine e duhanit te forte ja ve perpara,
    Ndize bre burre!
    E dime ata matane detit e malit coc flasin
    Niksone Forde Brezhnjeve a c’jane
    Ama sikur pak te na ngasin
    Flake merr stralli dhe flake e ndezim dynjane.

    Tani, dua qe ti te me bec nje cike lidhjen mua: sa ka ndikuar pjesa e meposhteme e jotja ne rritjen e rendimentit te specit dhe patates ne brigaden e dyte; sa u frymezuan shoket qe ti shnderrojne ne te mira materiale idete e percuara nga:

    Sikur të ishe këtu…ah, do doja këtu të ishe
    për të shpallur ditën,
    si një poçe kristali,
    ne lëfyt të këtij mal(l)i
    të mugët,
    kombformues.

    Vargu i pare eshte thirrje per militantizem revolucionar, i dyti shpallje e dites se aksionit, dites se Enverit etj, i treti paraqet pastertine e vijes leniniste, “si kristal” thote autori. Vargu i katert ben nje lidhje organike midis tabanit popullor (mali) dhe pijeve freskuese te kombinatit ali kelmendi (fyti). Tek “te muget” ka shenja gjunjezimi ndaj presionit te jashtem. Pse e muget, c’eshte kjo fryme pesimizmi? Tamam ketu duhet te mesosh mga populli!
    Po e ke permiresuar doren me ate kombformues, qe gojet e liga duan ta perkthejne sikur nuk e ke llafin per pellazget, por per nje komb (nyje) qe te mbeshtillet ne gryke… po sikur te jete kjo e dyta? A? Ne prodhim! Marsh! Marsh! Ta tregon Majakovski ty!

  17. Darjeleeng thotë:

    29 August 2008 @ 11:40 pm

    Zana thotë:

    29 Gusht 2008 @ 11:16 pm

    LosT,e gjej hermetike……….Po limohesh pak si shume…..

    O zana, kur te mundesh je e lutur te na sqarosh se ne ç’kuptim e thua hermetike, ne kuptim pozitiv apo negativ? Dhe meqe je tek shpjegimet, a mund te na e qartesosh kuptimin tend te fjales “poezi hermetike”
    Faleminderit.

  18. avocados thotë:

    30 August 2008 @ 12:02 am

    Emo dhe Lost

    Si e kuptoni ju skematizmin?

    Falemners cuna, po ju nigjoj…

  19. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 12:04 am

    e kisha lexu perpara por vetem kisha honger thonjt me vete…

    fh, you`re too kind, good sir.

    po ende nuk arrij te kuptoj per c arsye futesh ne debate kunder hermetizmit ne poezite e te tjereve ?

    sol-nox, sepse besoj ke pershkallezimi i tretshmerise se hermetizmit dhe perdorimit te tij.

    na bëre për mall me këtë antimallin tënd…pothuajse.

    pa-nick, pothuajse per “fajin” tim apo tendin

    Zana, po ndoshta arrin te gjesh ndonje gje qe te pelqen; kam besim qe po ta lexosh me kujdes, e me shume se nje here te vetme (po pate kohe) do fillosh te gjesh nuanca qe ndoshta te kane shpetuar. “Lemimi” nganjehere mbahet edhe per mire, jo? :) flm!

    belle_fleur, flm ty!

    O Çim, me ke shkri gazit, byrazer :D

  20. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 12:14 am

    Ç’skematizëm, avocados - mund ta zgjerosh pyetjen? Ose t’i japësh një kontekst?

  21. Zana thotë:

    30 August 2008 @ 12:14 am

    Percaktimi hermetik nuk eshte as pozitiv e as negativ,eshte hermetik.Edhe kur them lemim ,jo domosdoshmerisht e shoh negativ.Eshte natyrisht perpunim,rritje artistikisht ,por qe nuk duhet te behet qellim ne vetvete.

  22. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 12:34 am

    lost, tretshmeria varet nga publiku, te cilin si une, si ti, si te tjeret e njohin ne terma te dyshimte ….

    por poezite i ke sh te mira, megjithese se si me vjen kur te degjoj qe i klasifikon si ushqim (te tretshme)…

    emo po sot ku do i shkruajme bejtet :) ?

  23. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 12:36 am

    emo, s`kom msu ka poplli se kom qen i vogel at`here qe t`kuptojsha najgjo, ( e lene mo tashti,,,) po per gallate do permen` nji episod.

    Kam qene nklas te pare me duket, e sapo kisha mbaru kronike ne gur, gjithe qejf, se sikur kisha lexu per veten aty ( ke ajo pjesa qe thote “…rgarita, emri i saj fytyra e gjestet, me erdhen nder mend te pergjysmuara, si buke e gerryer nga minjte” mbaj mend qe kerceva perpjete nga anthuziazmi - aq fort me pelqeu ai krahasim), ene mu mush menja me shkrujt ene un naj tregim.

    Kshuqe mora nje laps e nje leter, u shtriva ne minder e shkrojta gjithe yrysh “Ne fshat erdhen partizanet” e pastaj njela ashtu, pa e dit mo cer t`bojsha me to. Duket qe brainwashing kishte fillu me tregu efektet edhe ke nje fmi si un`, pranej Kadaren shkrimtar e kam te dashur te pazevendesueshem per ato kohera, se ndjej qe me ka mbajt ne pluskim, “safe mode”, ciper infeksionit emulacionist.

  24. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 12:40 am

    sol-nox, kur them tretshmeri, kam parasysh raportin midis meje dhe hermetizmit te perfolur, dhe aspak kundrejt publikut. Per kete te fundit them se do ishte mendjemadhesi per kedo te pretendonte qe ja di ycklat me saktesi.

  25. fh thotë:

    30 August 2008 @ 12:42 am

    Her me tizëm, her pa tizëm.
    Sol, eja mlidhuni këtu-këtu!!!! a t’vi dhe unë..

  26. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:01 am

    s’doli lidhja…nesje, vari hejbet e atij plakut qe ecen ne mote.

  27. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:02 am

    fh, po filloja vet o lla`

  28. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:06 am

    po meqe ti je i ri ne kto paujna, eshte nje llukan llukan knej qe ububu mi none komshiut sa i ka gershonet… kshu qe perfito na koha qe na dha djali, tha. :D

  29. avocados thotë:

    30 August 2008 @ 1:08 am

    Skematizmi ne letersi. ne pergjithesi flas, cfare mendoni, (nuk ka lidhje me poezine ketu).
    ne fakt pyetja me lindi pasi lexova komentin e gjate te emigrantit nji post me lart postit tim te pare. Zakonisht kur permendet fjala skematizem, mendja shkon direkt tek realizmi socialist. a eshte skematizmi plage e asaj metode apo eshte semundje e pandare e letersise?

    po sollet dhe shembuj pastaj aq me mire…

    losttext thotë:
    30 Gusht 2008 @ 12:14 am
    Ç’skematizëm, avocados - mund ta zgjerosh pyetjen? Ose t’i japësh një kontekst?

  30. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:10 am

    ej fh, un ja filloj po kam nevoje per lejen eksplicite te losttext, se ashu eshte muhabeti… :)
    emigranti paska ikur
    peshku driten e ka fikur

    letersia ka filluar
    te na mbaje naten zgjuar

    ne tiron sot boka ftoht
    vargjet tona futja kot

    ne tiron sot boka vap
    bejtexhiu prap po llap

  31. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:11 am

    ooops..qenka heret…te erresohet edhe ca…

  32. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:15 am

    xhid thaush or toj, sollnoks, lirajsht futja vrajk e vrajk

  33. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:15 am

    avocados, kam bindjen qe LostT-i, me c’thote, nuk e ka perjetuar shume kohen gri e skematizmes. Pese pikat e “novij put-it”, te cilat IK i rimon diku duke e bere p-ne “m” (LostT-o, te Muzgu?) kane qene heroi pozitiv, tabani popullor, internacionalizmi e ku di c’tjeter. Letersia ishte bullon&burme i makinerise se shtetit; ky koncept eshte ja leninist, ja stalinist (me shume e para me duket). Drama Njollat e murrme, qe s’di nga me ka ngec ne tru ( e kam lexuar? vertet nuk e mbaj mend si e pse) qe gjeneroi luften e ashper ne arte dhe betonoi artin skematik andej nga fillimi i 70-es, (i ati i F. Lubonjes ne ate kohe e ka “ngrene”, together me F. Pacramin, qe thuhet se pinte kafe me E. Hoxhen nje here ne jave… vuuuu shoqnia, e kupto vete ti avocados) pra “Njollat” vuante nga mospasja e nje heroi per se mbari pozitiv. Heroi ishte nje cun nga nje familje mikroborgjeze qe meditonte gjithe kohen, ne mos gaboj, ndersa partizanet luftonin andej perjashta.. etj etj…

    Eh, ne ato kohera, ne ato vite/ s’kishim buke hanim simite, tha njoni. ;)

  34. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:17 am

    skematizmi, ne kuptimin e te projektuarit dhe te punuarit mbi veper nuk eshte aspak semundje, por kusht i domosdoshem i te krijuarit ( jo vetem letersi )

    dhe nuk eshte aspak e vertete qe ka qene thjesht metodologji pune e socrealizmit

    dhe edgar poe psh te “the raven” e shumepermendur keto dite, punoi nja 15 vjet gjersa nxori ate vargun me rime te komplikuar te brendshme etj etj.

    spontaniteti eshte ok, po duhet latuar e duhet gdhendur gjithnje, edhe pse nuk duhet cuar deri ne vulgaritet edhe perpunimi. arti eshte ceshtje devijance nga ekulibri, po si fillim duhet te ekzistoje nje ekuiliber midis frymezimit dhe metodologjise

  35. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:17 am

    O JO, natyrisht skematizmi nuk eshte monopol i realizmit socialist. Ku jane luftetaret e soap operave, mer! Ketu duhen!!!

  36. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:21 am

    Sa per bejte, 40 kafshita pas te zotit te shtepise sikur eshte zakoni :D

  37. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:22 am

    per çejf t’i moce
    qi sja msova dot emrin
    e mprefa kalemin.
    Si e ke përemrin?
    Po u thy maja
    kur shkrujta i leter
    per i mocë tjeter.
    qamet shi i madh
    leng heshtje gjith naten
    se squlli pataten
    si lapsi thyfte komët
    ai qi ja njul dhomët.

  38. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:23 am

    e ka thon dhe spartak ngjela
    duhen pa telenovela

    e ka thon fadil pacrami
    ku s’ka mish hahet sallami

    e kam thone edhe un
    poezia do ca pun

  39. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:24 am

    avocados, nuk kam background te mjaftueshem per t`ju pergjigjur kenaqshem pyetjes tende.

    Gjithsesi, me skematizem kuptoj pak a shume shabllonizimin e karaktereve apo situatave, atyre qe ndryshe u thone edhe cliche`.

    Ne kinematografi eshte ndoshta me e lehte per t`u vene re kjo gje, kur nje film ndertohet rreth karakterit qe perceptohet se nje aktor i caktuar i percon publikut. Kjo ne lingon cinematike quhet typecasting.

    Per t`ju kthyer pyetjes tende, ne skematizem fare kollaj mund te bjere kushdo e nga cdo rryme. Soc-realizmi ndoshta ka qene me i prirur, per vete kufijte dogmatike qe iu mveshen, per “skematizem,” edhe pse jam i sigurte qe kunder kesaj “semundjeje” beheshin edhe mbledhje partie. Nuk e mbaj mend kohen gjate revolucionit kulturor kinez se kam qene fare i vogel, por do ishte me interes qe me te moshuarit ketu ( O Idrisoooo, duku he burre!) te na thonin ndonje gje.

    Per vete me ka pelqyer pa mase “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo,” e Driteroit, ku, me mjeshteri edhe pak pehlivanllek, folesi i noveles, por edhe vete autori, merren me dukuri, segmente shoqerore dhe karaktere qe fare kollaj mund te quhen skematike.

  40. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:27 am

    e mor sol po poezia
    sosht si gru qi rri ke shpia
    po si mlodhi llafet rruges
    nuk le leshte ke tasi i supes

  41. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:30 am

    poezine diskutojme
    rame ne gracke te etiketes
    skematizem apo jo
    mu rrudh jaka e xhaketes

    vargu i gjate a i shkurter
    rendesi ka fare pak
    e kam mendjen te gjyslymja
    per te zemra m’kullo gjak

    emigrant te marrt e mira
    leni nazet hec n’aheng
    se i zoti i shtepise
    qefin ton s’e ma dot peng

    o fh o cun me emer
    mos me shkruaj vec per mace
    shkruj per gocat qe kan zemer
    dhe ato me tullumbace

  42. XYZ thotë:

    30 August 2008 @ 1:31 am

    @ Zana : per hermetizem, lexo te lutem George Trakl. Nuk e shpon as plumbi. Por po t’ia gjesh anen e fillit, ska gje me te bukur. Ka vdekur 27 vjeç, tip vetevrasje, mbidoze droge, diku ne vitet e Luftes se I boterore. Nje incest te dyshuar me te motren, edhe ajo vetevrare. Trakl mbahet si nje nga poetet me te medhenj gjermane. Por per ta kuptuar, duhet te kalosh neper kritiket e tij, perndryshe, nga njeri vesh hyn e nga tjetri del. Megjithese imazhet i ka te bukura, ato jane krejt pa lidhje per ne njerezit e zakonshem.

    Pershendetje dhe bonne nuit les petits enfants.

  43. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:32 am

    Mire LostT-o, na fal pra. Po hajm para teje:

    e kam thone edhe un
    poezia do ca pun
    Tito doli firaun
    kombinati Mao Ce Dun
    Dhe Stalini n’kombinat
    Kadiut i rrefen parat
    Shtiu tete e vrau shtat
    Sot hane pulat koncentrat
    Ters vertit sheriane
    Pardje vran Celo Mezane
    po ne kemi shoket tane
    Caj Kaj Shin e Cu En Lane…

  44. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:32 am

    mire, mos shkruni vetem aa bb, ab ab, bojeni gjith aaaaa, ose bbbbb per pershpejtim ritmi e rime pa kthim prapa :D

    emo ska gjo, 40 kafshita sbojn pun ktu, se sjom nform per bejte, kshu qe lirisht… :)

  45. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:32 am

    e fshehta e paqetes porti
    paskish qene Katrani
    tre here mas buke
    ka i gjys miligrami
    e ti tashti na vje
    me i tufe me skema
    hape ku t’dush gropen
    se Emi do bi mrena

  46. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:35 am

    o fh o cun me emer
    mos me shkruaj vec per mace
    shkruj per gocat qe kan zemer
    dhe ato me tullumbace

    :D

  47. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:35 am

    Xe Y Zeja qe po iken
    s’e ka mprefur sonte thiken
    me vazhdon me hermetiken
    s’e pertypi dot mastiken

    Xe Y Ze djale modern
    ne e dim qe ke kulture
    mos na e shperfill bejtene
    se te vjen temperature :)
    ja losttexti tolerant
    na i lshoi sonte vendin
    kalemxhiu sado serioz
    jo gjithnje do ndjeki trendin

  48. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 1:36 am

    Per te te mos mbetur ndonje paqartesi jam gati te ta shpjegoj me gjere perse mendimin tim per poezine e prura me vergje…Me pelqeu Lost !
    Truthari buall , ecen cale -cale….hijeve e rrezave me qerpik te vrare
    Edhe lopa ka qerpiket skematike ,
    dhe vici paska qerpike po jo aq trigonometrike
    dhe une kundroj ne pik te hallit gati te bije
    ne te lopes Lefyt…si klithme e fundit e trurit qe digjet
    Tuti , Kallo , Cimi…
    Ps.Thuj Emigrantit mos te me shaje per mungese metrizmi se kom kalu ne gjinine e Hermetikeve…

  49. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:36 am

    O Lost ti e pi cinaren,
    pse s’e heq per sot kollaren?

  50. avocados thotë:

    30 August 2008 @ 1:38 am

    @kujt ka fol per ske-ma-tizmin
    eh shyqyr :) ma hoqet i merak.
    edhe nji pyetje te fundit dhe po u le rehat, se e di qe nuk osh ven per ket kuvend
    po stili vete a eshte skeme?

    thanks guys, me jete e shnet gjith ckeni per zemer :)

  51. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:41 am

    “palla ime eshte pena” tha dhe m’ktheu shpinen
    snob deri ne fund, sic e kish bere natyra
    me te zeza i veshur se nuk i pelqente ngjyra
    me la pa pire multivitaminen

    kadarene s’e ka qejf, se nuk i rezistoi pushtetit
    shkrimtar o vete, ja shikoni ca do shkruaj
    osht me i mire, si shkrimtaret e huaj
    poezi e tija, poezi-xhenet

    shkrimtarit qe kerkon sensacionin me vepra
    te shkruara me stilin qe shkruante kuteli
    me sa duket iu ka kput ai teli
    qe mbante myll stanin me lepra

  52. fh thotë:

    30 August 2008 @ 1:42 am

    te rrapi te Lishja Shkrimtareve
    Cercidrizi mblodhi bishtat e cigareve
    kjo oshte e Solit, kjo oshte e Emit
    pa ta morte dreqi, kjo qeka e Et’emit

  53. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 1:49 am

    pse e late djema majakrahin
    bejten pse e late ore te bekuar
    ne shkruajm, idrisi gatuan pilafin
    ne shkruajm se ora erdhi per te shkruar

    si s’doli i femer qe te bente strofa
    bejtesh me humor edhe plot lezet
    ku shkoi barazia, lufta per te drejta
    dishprimi ke femrat m’shkakto vec siklet

  54. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 1:55 am

    Flokt e tuja Vali
    krefur me kujdes-e
    mos i maj bishtkali
    mrapa medreses-e
    rritur me perime
    si alen deloni
    jevgu lagjes sime,
    Denis italioni
    kpuc me taka Fija
    kauboj spartaku
    e ka zon dashnija
    e ka myt maraku.
    flokt e tuja vali
    krefur me kujdes-e
    pran ju qendron lali
    deri sa te vdes-e

    ku me ike zemer - shpirt-o ku me le-eee
    Shesh Besh, Sherezadja vogel ti me je-eee

  55. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:58 am

    Idris, i thosh, ene thot qe s`te shko :D

    emo, e kom lon cinaren u bo 5 muj, lene lene, se ne ajo m`duhet, pa kollaren rralle e vesh :)

    avocados, pyetja tjeter eshte akoma me e zorcme per t`ju pergjigj, ndaj edhe me me interes - po shkru naj ese ti a si e ke hallin :D

  56. Perparim Hysi thotë:

    30 August 2008 @ 1:59 am

    Pse ia prishni bukurine kesaj poezie te bukur?Me ngacmuat dhe mua,plakun,qe te ze nga bejtet.Po une per bejtet jam i”famshem”dhe qe”palla!”:
    O losttext aliaz Entela
    Na ke futur ne te thella
    Makthi i mallit u be komb
    Ah,c’po heq,i ziu rob!

    Mua ky mall me ben nevrik
    Se dhe vet jam hermetik
    Vjen sol-noxi me nje thike
    Dhe mbarova…edhe pike.
    P.S. He,si ju duken? Vargjet jane krejt miqesisht!Besoj se do mirekuptohem.

  57. fh thotë:

    30 August 2008 @ 2:00 am

    Rrofsh o Lost-o qi na thirre
    po çna nxjerr petlla me maja birre?

  58. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 2:04 am

    Perparim sojlliu, rreshtat c’i keputi
    Kur e zemka vargun, e ze tartakuti.

  59. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 2:04 am

    Ahhaha o Papi e modhe kjo e jotja! po jepi se s`prishet buk`ria peezis nga gallatat shoqnore. S`u bo vitrine ketu, desha te them. Pastaj, sa here e mban mend te jete bere dicka e tille ke peshku?

  60. … thotë:

    30 August 2008 @ 2:04 am

    Qekni mledh i tuf me peshq
    tuj bo vjersha e bot’ namin
    hapni syt mer budallenj
    se Alisa po nrof tiganin

  61. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:05 am

    sec na mbyti hermetika
    popullin e zuri frika
    socialiste u be marika
    sa zeher eshte politika

    edhe artistja e re
    qe nuk vjen te rrije me ne
    eshte e zene per kafene
    sa zeher eshte politika

    edhe goca e talentuar
    qe karrieren ka filluar
    lum kush mbeti pa martuar
    sa zeher eshte politika

    edhe nusja e shefqetit
    qe ne qafe s’i ka rene shtetit
    s’ka diplom universitetit
    sa zeher eshte politika

    edhe djaloshi trendafil
    dy metra i gjate bandill
    te vjen t’i therrasesh bill
    sa zeher eshte politika

    edhe administratori
    qe postimet fshin nga zori
    se i vjen embel lakrori
    sa zeher eshte politika

    dhe poeti pak me para
    kerkon rime pa para
    jo a be e jo be a
    sa zeher eshte politika

    dhe rruspija te kryqezimi
    qe s ka bere kurrfare shkollimi
    e ka shkrojtur nje fare shkrimi
    sa zeher eshte politika

  62. fh thotë:

    30 August 2008 @ 2:05 am

    hahhhhh PH me knaqe.

    Qenke “djale” per shtepine
    e pi veren dhe rakine
    hermetike poezine
    po t’lejme ty me mbajt shtepine..

    Shaka. Tok.

  63. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 2:06 am

    Vre ,vre ,vre , c’na paska gjetur
    …………hem sy mbyll e hem pa fjetur,
    ……………..Po boj ca vargje forme rombi
    O c’na myti malli per kombin !
    ……e kom lidh si kullare fyti mallin
    …………m’dulen rrylat prej veni u dalcin.

  64. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:07 am

    o papi o shkolle e vjeter
    ty po t’prisnim asnje tjeter

    po mos na kopjo nga rima
    s’behet bejtja me shume vrima

  65. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:12 am

    cunat rruges kur po shkonin
    harruan pa shtyp butonin
    degjonin xhanet xheksonin
    qe ne shishe myll shejtonin

    peshku kercen ne tigan
    e ka mor malli per njala
    si m’ka thon i her i shkodran
    ja ke njala, ja ke shala

    duhet me hap nje forum
    ku bejtene ta levrojme
    cuni vogel do llokum
    edhe arat do lerojme

  66. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 2:20 am

    Kom per tu cudit cuna me gjojna te qume
    vec prej teje kam frike o LUME
    kur kam qen ke dasma e Lleshit
    kryq terthor i kom ra persheshit
    kam gjujt zogjt me llastiqe
    kam vjedh veze neper furiqe
    kamckul lakra kam ckul presh
    Vecem Lumes i rrujta LESHT!

  67. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:21 am

    e mo cuna e late topin
    (e futbollit, jo bamirin)
    shkuat te kerkoni gopin
    dhe e late me grun fakirin

  68. fh thotë:

    30 August 2008 @ 2:25 am

    Ja gatova 8 replika
    ne kuzhinë te Amerika
    ti qi dhembje i thu venit
    laj thaj vish ato t’lej fenit
    ti qi propozo forume
    mos je rritur me llokume
    ti qi hiqesh si merhum
    mos kujto se je kalum
    dhe e fundit hallall papi
    si burre doli nga dollapi.

  69. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 2:26 am

    Shumne do desha me vazhdu,
    LostT me dul nje pune ashtu
    S’eshte ajo qe thote sol-i
    Eshte si pune autogoli….

    LostT-o, i here tjeter per s’mari bro! Ti do sjellesh prape, s’diskutohet.

    Persh. te gjitheve!

  70. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 2:28 am

    ( :D s`po na leni me maru darken, aq shume jom tu qesh)

  71. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 2:30 am

    Noten emo e flm bro

  72. fh thotë:

    30 August 2008 @ 2:32 am

    hajt pra ta myllim
    se na vodhen dhe fyllin.

    Naten te gjitheve, me shprese se do fshihen neser e ti kthehemi metaforave e simbilisituatave.
    Na fal Lost-o e kshtu na e shperblefsh.

    Goodnojt Houston, bongjum Marsieille, Laku noc Paris e mbulohu pak Elenë.

  73. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 2:32 am

    U kisha pa ka po kalonit nga ” kingadagudishi ”
    qe prej se largu u dukej mishi,…… e te tjera…… e te tjera
    me jeni duk si rrypa kaishi :) :) :)
    flori o bir e shkuar tunxhit,
    ka e xhumaja tjeter po t’fusim hunin
    tani po iki se ashtu o i pune
    s’do ikja per bese po ja qe me zune

  74. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 2:34 am

    noten floro :)

    kalofsh mire Idris!

  75. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 2:35 am

    hajde dhe nji te fundit per naten e mire
    qe t shkoj buka n vend o losto mos ha shtrire
    fh ti provove dhe prova kalon
    bejtja jote shkon drejt e n elbason
    emo si s’i late keto autogolat
    dominoja pret dersa te gjejme stolat
    dhe idrisi me lumen ka lene nje feud
    do bojn nje femij e do ta qujn mafmud
    dhe si fund ky papi nga lartesi e tija
    doli nga dollapi se i ra shamia

  76. fh thotë:

    30 August 2008 @ 2:37 am

    Hahahaaa, Si kisha pa kto dy t’funit.. Noten Idrizo. Noten Sol.

  77. Perparim Hysi thotë:

    30 August 2008 @ 2:40 am

    O sol-noxs mos na hap pune
    Se filloj me vargje une
    Dhe s’mbaroj,sado i vjeter
    Ende shkruaj nja dy gisht leter.

    Me ben thirrje per mejdan
    Ja tek erdha:gati jam!
    Ti me bejte,une me bejte
    Tash po hap timen”sepete”

    I nxjerr vargjet une me rime
    Se e kam plot shtepine
    Po s’besove,shih tek “blogu”
    Sa i madh qe me eshte “toku”

    Ne s’i njeh,eshte pune per ty
    Po kam mal me poezi
    A kane vlere?Ku mund ta dish?
    Po kam shkruar vec pleqerisht.

    Edhe plakut(kjo gje dihet)
    Vec per mall,atij i shtihet
    Se i ka ditet e fundit
    Sic i kam une prej katundit.
    P.S. Perqafime te gjithe dashamireve te”peshkut pa uje”
    sol-nox!Me rime nuk me mudn dot,se vetem me rime jemi mesuar ne”te vjeterit”.Sigurisht,ti nuk ma merr aq seriozisht.

  78. Milloshi thotë:

    30 August 2008 @ 2:49 am

    Lost-o me pelqejne shume shkrimet e juj. Edhe tregimet, edhe poezite. Edhe mendimet.

  79. Idris thotë:

    30 August 2008 @ 2:54 am

    Une deshta me te diftue
    se s’osht vshtire me rimue
    une kam dal per me nigjue
    si ban era vue vue
    per ksi gjanash s’kena vue,
    tere jeten ja kemi vlue…
    a don ma per me vazhdue..
    Ja mer per kete e kisha mendimin VETEM URIME e FALEM admin.qe e lane nje te premte te LIRE….Le te bjere si te doje dhe kush te doje….
    Ama kur vje aty ke ” UNE JAM “!…ta shtrengoje sumen mire…
    Noten te dashur…foli ne Pf te vije te premteve….

  80. Milloshi thotë:

    30 August 2008 @ 3:00 am

    Majasilli smunie e vjeter
    pranaj merrni laps e leter
    shkruni ka nji gjo tjeter
    po nuk doli do jete teper

  81. lulian kodra thotë:

    30 August 2008 @ 3:02 am

    Ky Sol-noksi poet ballkoni
    s’paska fryke nga italioni,
    s’paska fryke nga regatoni,
    dul ke peshku e rima boni.

    Emigranti, cun zakoni,
    “Me kshu skemash mos ndertoni,
    se po dilni kamunist dyqoni,
    e ka thone dhe Kadare kampioni.”

    Idriz e Papi, pse s’na thoni,
    nga kjo pune se cfare mendoni,
    pleq me t’lutme ka plot mejdoni,
    mo na vononi, mo na trashoni.

    Lost i nderuar, si jeni, c’boni?
    AAAAAA vazhdon kerkoni?
    Se po qe kshu dhe etaloni,
    qe ku dola vete kampioni
    tuj e mbyll si e do zakoni,
    se sa te rroje lala Gjoni,
    hani, pini e kendoni,
    gjetci cupa e i cvirgjeroni,
    po kur t’vdes lala Gjoni,
    mos u trembni e mos vajtoni,
    hermetik varrin t’ma boni,
    hajduti mos t’a thyj betonin.

  82. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 3:07 am

    Millosh, ju falemnderit!

  83. hasan zyko kamberi thotë:

    30 August 2008 @ 3:12 am

    djema, jeni shume te dobet ne bejte…te gjithe :)

  84. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 3:12 am

    o lulian o italian
    vet e thure njat nishan
    kembekryq permbi divan
    rima thur permbi sahan

    vec per emrin qe ti ke
    qe vjen ere trendafile
    meriton te jesh me ne
    une ketu po te bej be

    po lulian mos u nxito
    mos bej rima xhelozie
    bejtja poezine e do
    by****mlliku s’i ka hije

  85. sol-nox thotë:

    30 August 2008 @ 3:15 am

    ti hasan kur s’di kendim
    pse los me kalemin tim :D

  86. lulian kodra thotë:

    30 August 2008 @ 3:55 am

    Xhelozia, mik, eshte e thartume,
    rri te rime, rima ishte per karshi,
    kot t’u duken muhabete sume,
    dem t’kane bere te tjera turshi.

  87. hasan zyko kamberi thotë:

    30 August 2008 @ 4:05 am

    hasanit i qafshi halle
    s’ka kalem, por ka palle…
    :)

  88. Milloshi thotë:

    30 August 2008 @ 4:27 am

    O hasan a po ma han
    tha Sol Nox andej matan.

  89. Milloshi thotë:

    30 August 2008 @ 4:37 am

    Noten te gjitheve, e kom majt barkun me dore ne zemer, Pafshi ne gjelle endrra pasanikesh.

  90. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 6:38 am

    Losti, me kete pjese me pelqeve plotesisht, jo se me pare me kishe pelqyer pergjysem, por si e re qe jam ketu, ca kohe u hallakata njecike midis enteles dhe lostit…
    me sinqeritet qe me pelqeu shume kjo q

  91. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 6:40 am

    ….. qe ke sjelle…..

  92. karkaxhualli thotë:

    30 August 2008 @ 9:34 am

    poezia ishte nice.
    bejtet, ishin gjigande fare.

  93. karkaxhualli thotë:

    30 August 2008 @ 9:38 am

    poezitë ishte nice.
    bejtet, ishin gjigande fare.

  94. karkaxhualli thotë:

    30 August 2008 @ 9:41 am

    paskadale dy here kjo. ju lutem admineve qe ta qerrojne me lezet njerin nga postimet.

  95. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 10:02 am

    hahaahhaaa dre dre dre, po paska plasur bejtja qe ne sabah ketej..O burra te them dhe u nja dy vargje:
    Lum e lum sa mir’ i shkruat,
    edhe Lost-it ja kaluat :)
    Hermetizmi transparent, si suveniret e kristalta, i terheq dhe tundon te gjithe.
    Urime Losttext.

  96. xhenius thotë:

    30 August 2008 @ 1:02 pm

    per te share e poezì
    s’na e kalon ne bote njerì
    ju falimnderit te gjitheve qe me dhuruat keto minuta te kendshme.

  97. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:02 pm

    floknaja, spiritus, ju falemnderit te dyve.

  98. flokenaja thotë:

    30 August 2008 @ 1:15 pm

    ne fakt une lexova vetem poezine lost, dhe me pelqeu, sa per bejtet, nuk di t’i vleresoj,e aq me teper ti kuptoj, nuk besoj se te mbetet hatri ty…

  99. spiritus thotë:

    30 August 2008 @ 1:22 pm

    Sikur u lodhem duke MENDUAR dhe komentuar.Dhe njoni qe e ka kuptuar kete (eshte weekend ne fakt) ka postu nje shkrim i cili ne fund na thote: Boten shikoje por mos mendo per te.Duke qene se edhe nje krijim eshte pjese e botes reale vura kete shenim:……………:)

  100. losttext thotë:

    30 August 2008 @ 1:24 pm

    floknaje, te falenderova per kohen dhe komentin ndaj poezise - pa merak, s`me ngelet hatri per kurrgjesend, vec ne mos u gdhifte e nesermja, atehere po :)

  101. emigrant thotë:

    30 August 2008 @ 4:12 pm

    LostT-o, ket e ke si food for thoughts, se per pak me duhet me dal. Dua te vej perballe dy konstrukte-situata.

    Ti thua “drita në njërin sy, si mburojë”.

    A. Hasani thote pak a shume qe syzet e diellit (nuk na ka thene SPF-ne, por hej, ku ka persosmeri ne ket bote :P ), pra syzet e diellit i ka si mburoje per turmat nga shikimi i tij i tmerrshem.

    E para ( e jotja) eshte si nje harte e ishullit i thesarit, e cila duhet zgjidhur me ndihmen e Sir Artur Konan Dojlit. E dyta te tregon edhe emrat e kujdestareve te dhomave ne rezortin turistik a la Golf Club ku do me kalu Urlaubin.

    Dhe Lenini (alJas VoloGJa) thoshte: “C’te bejme”?

    Dhe Imzot Noli ja kethente: “Xgjith e merr”.

    LostT, une du me dit emrat e kujdestareve, se pune dreqi, cer s’bo vaki… :P

    Do Zoti folim nga pasditja. Will give you a call sometime soon.

    Tschuess und habe-die-Ehre!

  102. Pjer Thomas thotë:

    30 August 2008 @ 7:16 pm

    E bukur poezia, te bukura dhe bejtet.

  103. losttext thotë:

    31 August 2008 @ 1:13 pm

    em, s`e kisha pa ket mesazhin tend. Po, vertet, food for thought eshte perqasja e dy konstrukte-situatave, dhe meqe jam ne njeren ane te ekuacionit, jam subjektiv, kshuqe s`po flas me tej :)

    knej i zon` me rikonstrakshen e restaurejshen ke shpaja, po na bo naj cerre lirisht kur ta kesh per mbare.

    Pjer, kkxh, ju flm te dyve!

    *Bejte-re* neccese est

  104. emigrant thotë:

    31 August 2008 @ 1:37 pm

    S’u maru i her ai mansioni jot, LostT-o.

    Pa merak, pa merak.

  105. kapedani thotë:

    31 August 2008 @ 1:49 pm

    Boll i mire paskish qene ky
    shkrimtar i zoti, dhe jo py..(k).

    Po keta te tjeret q’ishin?
    te frymezuar, sikur nga hi..ci.

    Nje ere thithen gjithe keta,
    Muzes ngateruar neper shale, badihava!

    Mire e kane, jo hic keq
    duhet te ndrojme ca gjell’n.

    ………….edhe stilin (T, Z, dhe D).

    Trima, turma kur ju lavderon
    trembuni,
    ….lavdise kijini drone

    Zilia zullumin prapa sjell
    zukatje grerezash
    …mprehin te tyrin helmues gjemb

    Derman nga drobitja do te gjeni
    dergeses se profetit,
    …. bejini vend.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com