Identifikohu



Regjistrohu

Angli, dështon ekstradimi vrasesit Frrok Koçeku

Gjykatësi britanik i merr si të mirqena gënjeshtrat gjatë dëshmisë

Angli, dështon ekstradimi vrsesit Frrok Koçeku

Zbulohen të gjithë mashtrimin e dibranit “wanted” për vrasje

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gënjeshtrat e rrëfyera me kujdes në një gjykatën londineze, përfshi lotët e derdhur, kanë shpëtuar nga ekstradimi një shqiptarë i dënuar në mungesë me 15 vjet burg, për vrasje.
Pas 17 seancash gjyqësore Frrok Koçeku ka mësuar se mund të vazhdojë së jetuari i qetë në Angli duke evituar përballjen me drejtësinë shqiptare, si pasojë e bllokimit me sukses të ekstradimit. Njëkohësisht duke shënuar një precdent të rrezikshëm për fatin e tetë bashkëkombasve të tij të arrestuar në Angli por që janë në pritje të proceseve të ekstradimit.

Vendimi

Gjykatësi Quetin Purdy në vendim e tij prej gjashtë faqesh, ka besuar 100% dëshminë e Koçekut se nëse do të ekstradohej në Shqipëri nuk do ti bëhej një gjygj i drejtë si pasojë e persekutimit politik nga qeveria aktuale.
Sipas gjykatësit esktradimi nuk mund të quhet e legjitim, pasi krimi ka ndodhur 11 vjet më parë dhe kërkesa e Qeverisë Shqiptare është shumë e vonuar.
Ndërtimi i një jete të re nga Frrok Koçeku ka qënë një tjetër shkak për ti thënë JO ekstradimit.
“E shkarkoj nga përgjegjësia për të ekstraduar zotin Koçeku në Shqipëri duke u bazuar në kohën që ka kaluar kur ka ndodhur krimi,të drejtat e njeriut dhe çështjen e rigjykimit. Jam i pasigurtë që kjo gjykatë të vendosë se garancia e Qeverisë Shqiptare për rigjykimin e tij nëse ekstradohet do të zbatohet.” shprehet gjykatësi britanik në vendim.
Më tej gjykatësi Purdy çuditërisht nuk e quan Koçekun një person në arrati për t’ju shmangur drejtësinë paçka se ai në vitin 1998 kur ai mbërriti në Angli, kërkoi azil politik me nacionalitet tjetër duke dhënë emrin Gëzim Pirgu.
Nëse ai me të vërtetë ishte persekutuar siç deklaroi gjatë procesit të ekstradimit, fare mire mund të kërkonte azil si qytetar shqiptar i persekutuar në Shqipëri.
Ish mësuesi Koçeku nga fshati Fushë Lurë i Dibrës i dënuar në mugesë me 15 vite burg, për vrasjen e Besim Busit në 10 Tetor 1996 në dëshminë e tij e ka përshkruar persekutimin duke deklaruar se familja Koçeku ishte e vetmja katolike, në atë fshat dhe persekutohej sistematikisht nga myslimanët ziliqarë pasi ata kishin shumë prona.
Po sipas dëshmisë së Koçekut në gjykataë, gjatë verës së shkuar ata i kishin djegur 300 hektarë pyje pronë e familjes së tij në Parkun Kombëtar në Lurë.
Nëna zonja Liza Koçeku pastruese në Spitalin e Lurës, dhe vëlllai Lazer Koçeku ushtarak, pas arrestimit të tij në Angli, në Nëntor 2006, ishin persekutuar.
Nëna duke ja hequr nga puna ndërsa vëllait i kishin ndërprerë rrogën. Dhe se një firmë italiane po ndërtonte një stacion elektrik mbi pronat e familjes Koçeku pa lejen e tyre, gjë për të cilën ai ishte ankuar në Ambasadën Italiane në Tiranë përmes telefonit.
E gjithë kjo dëshmi sëbashku me argumentat e avokatit mbrojtës për shkelje të drejtave të njeriut apo mos rigjykimit siç e kërkon akti ekstradimit britanik çuan në bllokimin me sukses të ekstradimit për në Shqipëri të ish mësuesit vrarës.

Mashtrimi

Nga një invetigimim rreth dëshmisë së Frrok Koçekut rezulton se ajo është tërësisht e fabrikuar që përbën një krim të dënushëm deri me burg përjetë nga drejtësia britanike, nëse do të hetohet.
Zyrtarë të komunës Fushë Lurë pasi janë kontaktuar, kanë deklaruar se atje jetojnë 7 familje të krishtera dhe se familja Koçeku nuk është e vetmja. Ata jetojnë në paqe të plotë me banorët e tjerë mysliman dhe kurrë nuk është shënuar ndonjë konflikt me karakter fetar.
“Djegja e 300 hektarëve pyje ka ndodhur për shkaqe të temperaturave të larta gjatë verës së shkuar dhe jo djegjes së qëllimshme siç mund të ketë pretenduar zoti Koceku në gjykatë. Policia e qarkut Dibër gjatë verës së shkuar nuk ka trajtuar asnjë nga këto zjarre si të qëllimshme por thjesh të shkaktuara nga temperaturat e larta” ka deklaruar Aldo Puca zëdhësi i policisë për qarkun Dibër.
Ndërsa zëdhënsja e Misinistrisë së Shëndetësisë Zhaneta Tomlini hedh dritë për shkakun e vërtetë të “largimit” nga puna të zonjës Liza Koceku pastruse në qëndrën shëndetësore Lurë jo spitalin Lurë siç deklaroi Frrok Koçeku në gjykatë.
“Largimi zonjës Koçeku është bërë për arsye se i kishte ardhur koha për pension dhe nuk ka aspak background politik” saktësoi zëdhënsja Tomlini.
Mashtrim ka rezultuar edhe pjesa e dëshmisë ku Frrok Kooeku deklaroi se vëllait Lazër Koçeku ushtarak në Tiranë, i është ndërprerë rroga fillim vitin 2007 për disa muaj në shenjë presioni pasi autoritet shqiptare e dinin se ai po kundërshtonte ekstradimin në Londër.
Nga një kontakt telefonik me Zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes Igli Hasani rezulton se në bankën e të dhënave të kësaj ministrie nuk rezulton që Lazër Koçeku të jetë në organikën e kësaj ministrie.
Duket qartë se gënjeshtrat e Frrok Koçekut të përpiluara me kujdes dhe lotët e derdhur në gjykatë kanë kryer efektin e duhur, duke bërë që gjykatësi Purdi të besojë atë dhe jo drejtësinë shqiptare hartuese e kërkesës për ekstradim, e cila ka 14 ditë për të apeluar vendimin.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente »

  1. anonymus thotë:

    26 Janar 2008 @ 5:49 pm

    Nje dite lexova ne nje gazete te Masacusetsit qe nje person nga Shqiperia kishte marre strehim politik ne ShBA sepse, sipas tij, atij i kercenohej jeta ne Shqiperi nga ekstremiste islamike nga qe “babai i tij, gjate Luftes se Dyte Boterore kishte strehuar nje familje cifute”. :)
    Mua mu be qejfi qe tjetri u be me letra, por me lane shije te keqe, kjo e peger qe i ben njeriu vendit te vet dhe injoranca totale e gjykatesit.

  2. toko thotë:

    26 Janar 2008 @ 6:00 pm

    Eheh anonymus, sa te tilla degjojme ne ne dite. Sa shije te tilla te hidhura provojme cdo dite ( te pakten une qe kam kontakte te vazhdushme per ceshtje bisnesi qe lidhet me dokumentat) Mirpo nuk i thua dot. I thashe njehere ne nje teme tjeter ketu ( kishte lidhje dhe ajo me angline dhe ndihmat qe marin emigrantet) dhe mu hodhen ne gryke si njeri qe nuk do shqiptaret, si njeri qe ka haruar cfare ka kaluar vete kur emigroj etj etj. Keshtu qe kete shije tani e mbaj brenda vetes. PO sem mos jane vetem emigranet. Nuk bejne te njeten gje partite politike kur raportojne 3 here ne jave ne ambasadat e huaja per kercenimet e jetes qe ju behen qytetareve nga opozita kur ankesa vjen nga pozita dhe nga pozita kur ankesa vjen nga opozita.
    Te tere kerkojne te fitojne dicka personale ne kuriz te shqiperise

  3. Idris thotë:

    26 Janar 2008 @ 6:22 pm

    Ja ketu qendron marifeti…Te interpetosh nje problem duke e shkeputur nga KOHA e rrethanat kur kane ndodhur….Kjo eshte shqiptarce dhe ne vend te mesojme se si trajtohen PAS 11 VJETEVE probleme te tilla nje “surrogato teorike “,ne kete rast,nga Veliu na vjen si n/titull ……MASHTRIMI :( :( :(
    Apeli eshte. Perse trajtohen keshtu keto fakte nga GJYKATES ku vendimi i tyre eshte ABSOLUT ne shtete drejt se ciles reflektojme per DREJTESI,dhe jo se si duhet te trajtohen nga DREJTESIA militante e Memedhembjes dhe ca me keq nga komente e shkrime “plotesuese”.
    Ngushellime te vdekurve(qe nuk thuhet asgje se c’ka ndodhur) dhe fat KOCEKUT ne jeten e re te nisur….
    VENDIM nga me te rrallet, qe trondit thelle per qartesine e te njohurit te MENTALITETIT Anadollak dhe Megalloman tek nje pjese e jona e te menduarit…

  4. Ferit thotë:

    27 Janar 2008 @ 10:37 am

    te nderuar komentator,Dua tju them si njohes i mire i familjes Koceku ne shqiperi, frrok koceku ka dy viktima nga Lura dhe Dibra, dhe vrasesit e familjes se tij jane liruar nga gjykata e krimit te dibres, ne vrasjen e familjes se tyre jane implikuar edhe ish komuna Lure , dhe policia.dhe mos kujtoni ju se gjykatesi britanik ka dhene nje vendim te padrejte per kocekun, ai mbron te drejtat e njeriut dhe nuk lejon qe koceku te persekutohet nga klane te caktuara te LURES dhe Dibres, urrejtje fetare eshte e pranishme ne lure, pasi familja koceku nuk merr dhe ndihme ekonomike, dhe nuk perkrahet nga asnje banor i Lures.
    Liza koceku nena e frrok korrk kocekut eshte larguar nga puna padrejtesisht, dhe nuk ka dale ne pension aktualisht eshte ne proces gjyqsore ne diber qe une jam i bindur se do marre nje vendim negativ.
    Pyjet nuk digjen nga tempraturat e larta por nga dora e zeze e shqiptarve zileqare dhe te inkriminuar.
    firma italiane ka dashur te pushtoj token e kocekut por ajo u largua se ishte ndihmuar nga lura per te futur familjen koceku ne konflikt.
    prandaj une me plot pergjegjesin time deklaroj se dekleratat e kocekut jane te bazuara ne fakte, dhe jo ne monitorime.
    i bej thirrje veliut ta perkthej mire verdiktin e gjykatesit britanik, dhe te mos hedh balte mbi shokun tone mesues Kocekun, ai nuk eshte vrases,zoti veliu mos humb vlerat si gazetar mos mba anshmeri ne lajmet qe ju beni, thuaj te verteten dhe mos u bashko me injorancen.
    zoti e ndryshofte derjtesin ne shqiperi dhe shqipertaret

  5. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Janar 2008 @ 12:48 pm

    Ferit e lexova me vemendje komentin tuaj. I beni mikut tuaj Frrok nje mbrojtje teresisht te pabazuar ne argumente.
    Doja t’ju bej vetem dy pyetje.
    Si eshte e mundur ne keto 17 vitet e fundit demokraci ku mediat jane te lira te raportojne gjithcka, ne kurre nuk kemi lexuar per nje “persekutim” te katolikeve nga myslimanet ne Fushe Lure?
    Po ashtu doja te pyesja ne lidhje me kerkesen e azilit ne Britani te Madhe nga mesues Frroku.
    Kur miku juaj ka ardhur ne Angli ka kerkuar azil me emrin GEZIM PIRGU shtetas jugosllav nga Kosova dhe persekutohej nga serbet.
    Nese me te vertete ai persekutohej ne Lure nga myslimant apo shteti sic pretendon, perse athere nuk kerkoi azil ne Angli si qyetetar shqiptare i persekutuar nga shteti shqiptar? Shancet per te fituar azil ishin 100% ne krah te tij.
    Pergjihgja eshte e thjeshte. Ai e dinte qe ishte denuar per vrasje dhe kerkimi azilit me emrin Gezim Pirgu ishte thjesht per t’ju fshehur drejtesise shqiptare.
    Jan me dhjetra rastet kur ish punonjes te SHIK apo andministrates Berisha ne 1997 kane ardhur ne Angli dhe kane kerkuar azil si te persekutuar nga ish rregjimi Nanos dhe kane fituar azilin pa asnje problem.
    Kete mund ta bente fare mire edhe mesues Frroku. Nuk e beri se e kishte mizen nen kesule sic thote nje shprehje e vjeter popullore.
    Zoteri une jam i angazhuar te them te verteten. Ne kere rast e vertea eshte se Frroku si nje aktor i vertete diti te genjej dhe gjykatesi e besoi.
    Per kete ai ka merite pasi te mashtrosh nje gjykates britanik nuk eshte edhe aq e lehte.
    “Topi” tani eshte ne porten e shtetit shqiptare nese eshte shtet te apeloje dhe ti kthej reston Frrok Kocekut njeriut i cili e nxorri Shqiperine si nje vend me konflikte fetare nderkohe qe vendi yne eshte kampion ne bote per tolerancen fetare mes feve.

  6. GENTI-7 Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Janar 2008 @ 1:22 pm

    Zoti Ferit: Fakti qe Lurjotet donin ti mernin token Kocekut sepse ishte katolik, rezohet nga vet te interesuarit per marjen e tokes se tij te cilet jane gjithashtu katolik…Fakti qe familjen e tij nuk e mbeshtet asnje familje tjeter, sepse jane katolik, rezohet nga fakti se dhe katoliket e zones nuk e mbeshtesin…Nuk e njohe z.Koceku,por me duket se pervecse kriminel,eshte edhe njeri i lig.Dhe kete e tregon perpjekja e tije per te futur ne grindje fetare bashkefshataret e tije.

  7. Ferit thotë:

    27 Janar 2008 @ 3:18 pm

    keni bindjet tuaja o komentator, apo gazetar.
    dua tju them qe e verteta e ben njeriun te lire, dhe e verteta dihen por duhet analizuar, konflikti qe ka ndodhur ne lure ne 93 qe eshte vrare Servat Koceku, dhe plagosur xhevalin Koceku eshte bere per ti marre pronen, ne konflikt u perfshine 17 persona te fiseve te ndrysheme gjate asaj kohe shteti armik i kocekut nuk arrestoj asnje person per kete pune duke injoruar familjen e krishtere koceku.kan qene dhe tre polic te implikuar ne ngjarje, dhe sot kane filluar pune perseri ne policine e dibres po po, eshte e vertete. mos kujto ti qe mashtrohet gjykatesi britanik, ka prova te plota qe familja koceku persekutohet, dokumente , pamje filmike, po po eshte e vertete. familja koceku nuk merrr asistence ne lure, dhe trajtohet nga krimi i lures si serb.po po eshte e vertete.
    eshte prishur edhe kisha e lures me traktor po po eshte e vertete merr kaseten tek fiks fare, myslymanet e prishen apo e prishi frrok koceku?
    ky eshte agesion ndaj asaj familje une e mbeshtes ate familje se eshte persekutu nga lura dhe nga shteti, si eshte e mundur te vriten dy person dhe asnje to mos perballet me ligjin a eshte ligji per te gjithe? ne lidhje me emrin nuk e di se si eshte prezantuar por e di qe ai ne vendin ku banon e ka pas emrin Frrok koceku edhe para se me fillu procesi gjyqsor ndaj tij, ai kurre nuk i eshte fshehur drejtesise por drejtesia per te eshte e vdekur ne shqiperi, sepse armiqte e koceku te veshur me pushtet, ne gjykata drejtori etj po perpiqen te godasin ate familje me cdo mjet antiligjor, por do ta kene shume te veshtire pasi britania e madhe i respekton te drejtat e njeriut dhe nuk do ta leshoj ate familje te goditur nga lura rraciste, dhe nga bandat e Dibres. Frrok koceku nuk eshte dhe as nuk do te jete kriminel por ai do jete nje person qe i ben balle agresionit te madh kriminal te lures dhe dibres dhe regjimit totalitar te BARINJEVE te Sali Berishes. une si mik i ngushte i familjes koceku nuk e kam ditur se Frrok koceku eshte denuar nga gjykata,
    ai eshte denuar ne fshehtesi dhe pa njoftuar familjen. une e kam pare vendimin e dibren ne tetor 2006 nje shok ma solli nje kopje eshte skandal vendimi i tij,une tani e kam vendimin ne dore. aty flitet per arsimim 8 vjeqar, aty eshte ndrruar identiteti, n.q.se ai vendim shkon ne strasburg gjobitet shqiperia mijra euro, dhe peanlizohet, ti e di shume mire se ne shqiperi sistemi gjyqesor eshte i korruptuar. prandaj nuk ka shtet ne bote qe hedh poshte dekleratat e Kocekut , jane te bazuara te gjitha ne fakte dhe prova.

  8. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Janar 2008 @ 11:18 pm

    Ferit desha te dij pergjigjen e kesaj pyetje dhe jo megallomi ka faj ska faj eshte vendim politik apo jo.
    Ceshtja i nderuar eshte shume e thjeshte.
    Miku juaj ka ardhur ne Angli ka kerkuar azil me emrin GEZIM PIRGU shtetas jugosllav nga Kosova dhe persekutohej nga serbet.
    Nese me te vertete ai persekutohej ne Lure nga myslimant apo shteti sic pretendon, perse athere nuk kerkoi azil ne Angli si qyetetar shqiptare i persekutuar nga shteti shqiptar? Shancet per te fituar azil ishin 100% ne krah te tij.
    Mund te me japesh nje pergjigje te drejte perdrejte per kete duke mos i rene nga Kina?
    Kaq per tani pasi kam edhe te tjera fakte qe ai ka genjyer madje shume ne 17 seanca gjyqesore ne londer.
    Me kupto drejt.
    Une jam jashte kesaj historie. Detyra ime eshte te raportoj te verteten ne baze te argumentave.Deri tani me rezulton se Frroku vetem ka genjyer.

  9. Ferit thotë:

    28 Janar 2008 @ 3:17 pm

    Nga një invetigimim rreth dëshmisë së Frrok Koçekut rezulton se ajo është tërësisht e fabrikuar që përbën një krim të dënushëm deri me burg përjetë nga drejtësia britanike, nëse do të hetohet.
    Zyrtarë të komunës Fushë Lurë pasi janë kontaktuar, kanë deklaruar se atje jetojnë 7 familje të krishtera dhe se familja Koçeku nuk është e vetmja. Ata jetojnë në paqe të plotë me banorët e tjerë mysliman dhe kurrë nuk është shënuar ndonjë konflikt me karakter fetar.
    “Djegja e 300 hektarëve pyje ka ndodhur për shkaqe të temperaturave të larta gjatë verës së shkuar dhe jo djegjes së qëllimshme siç mund të ketë pretenduar zoti Koceku në gjykatë. Policia e qarkut Dibër gjatë verës së shkuar nuk ka trajtuar asnjë nga këto zjarre si të qëllimshme por thjesh të shkaktuara nga temperaturat e larta” ka deklaruar Aldo Puca zëdhësi i policisë për qarkun Dibër.
    Ndërsa zëdhënsja e Misinistrisë së Shëndetësisë Zhaneta Tomlini hedh dritë për shkakun e vërtetë të “largimit” nga puna të zonjës Liza Koceku pastruse në qëndrën shëndetësore Lurë jo spitalin Lurë siç deklaroi Frrok Koçeku në gjykatë.
    “Largimi zonjës Koçeku është bërë për arsye se i kishte ardhur koha për pension dhe nuk ka aspak background politik” saktësoi zëdhënsja Tomlini.
    Mashtrim ka rezultuar edhe pjesa e dëshmisë ku Frrok Kooeku deklaroi se vëllait Lazër Koçeku ushtarak në Tiranë, i është ndërprerë rroga fillim vitin 2007 për disa muaj në shenjë presioni pasi autoritet shqiptare e dinin se ai po kundërshtonte ekstradimin në Londër.
    Nga një kontakt telefonik me Zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes Igli Hasani rezulton se në bankën e të dhënave të kësaj ministrie nuk rezulton që Lazër Koçeku të jetë në organikën e kësaj ministrie.
    Duket qartë se gënjeshtrat e Frrok Koçekut të përpiluara me kujdes dhe lotët e derdhur në gjykatë kanë kryer efektin e duhur, duke bërë që gjykatësi Purdi të besojë atë dhe jo drejtësinë shqiptare hartuese e kërkesës për ekstradim, e cila ka 14 ditë për të apeluar vendimin.
    >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>.

  10. Ferit thotë:

    28 Janar 2008 @ 5:11 pm

    i nderuar press 78
    me sa duket paske perplasje personale me kocekun, sepse nuk ka mundesi qe nje gazetar te thote mendimet e tij per nje proces gjyqesor nderkombetar. Ti si gazetar nuk je as organ akuze, dhe as i akuzuar ne kete kontekst, prandaj ti duhet te bashkohesh me ralitetin dhe thuaj ate cfar thote gjykata , prokuroria, policia, politika apo frroku apo individ ne lidhje me kete ceshtje, dhe mos formulo fraza te cilat demtojne imazhin e gazetarit.

  11. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Janar 2008 @ 5:58 pm

    Zoteri une nuk jap mendime personale por rapotoj fakte ate qe ka thene Frroku, gjykatesi, pala mbrojtese dhe qeveria shqiptare.
    Ne ate gjygj ka patur edhe gazetar te tjere anglez qe kane raportura per kete proces dhe po hetojne per shkrimet e tyre te ardheshme ate qe tha Frroku dhe realiteti. Te siguroj se perfundimi do te jete i njejte.
    Do apo nuk do ti keto jane faktet. Me rezulton qe ai ka genjyer dhe te genjesh ne gjykaten britanike eshte krim si ne te gjiytha gjykatat e botes.
    Une nuk i bashkohem realitetit. Misioni im eshte raportimi fakteve.
    Kurre ne jeten time nuk e njoh Frrok Kocekun apo palen tjeter ne konflikt me te.

    Nuk mi ke dhene ende pergjigje pyetjes time.
    Miku juaj ka ardhur ne Angli ka kerkuar azil me emrin GEZIM PIRGU shtetas jugosllav nga Kosova dhe persekutohej nga serbet.
    Nese me te vertete ai persekutohej ne Lure nga myslimant apo shteti sic pretendon, perse athere nuk kerkoi azil ne Angli si qyetetar shqiptare i persekutuar nga shteti shqiptar? Shancet per te fituar azil ishin 100% ne krah te tij.

  12. Ferit thotë:

    28 Janar 2008 @ 6:29 pm

    une nuk e di se si e ka pasur emrin ne angli pasi une jetoj ne shqiperi, lind pyetja pse nuk ja ke bere ti kete pyetje atij meqese paske qene ne gjyq? ai fare mire mund te pergjigjet per veten e tij.
    dhe e dyta kundershtoj ate cfare ti ke shkruar nga mashtrimi, pasi asnje nga thenjet nuk jane te verteta. dhe nje gazetar duhet te jete preciz ne ato qe thote.
    ajo dihet publikisht tani dhe te gjithe e dine se familja koceku persekutohet, dhe eshte neperkembur nga shteti dhe nga lura, dhe te siguroj se dekleratat e kocekut jane te bazuara ne te vertete, i dashur po ta them edhe njehere mos kujto se mashtrohet gjykatesi britanik ai eshte bazuar ne te vertete, ata nuk mashtrohen dot se jane 250 vjet para nesh, ti e di shume mire se si funksionon drejtesia ne shqiperi. duhen 1000 faqe per te shpjeguar per mundin e asaj familje.

  13. Idris thotë:

    28 Janar 2008 @ 6:37 pm

    O Ferit!
    Mos u lodh kot te na i biesh si te KRISHTER.
    E di kuptimin e KOCHEKUT ????? Lei se jane niprit tane…kemi dhene vajze ne ta..:D :D :D
    Rendesi ka menyra e TRAJTIMIT humanitar te ceshtjes ne BALLAFAQIM me marifetin ANADOLLAK te interpetimit te ceshtjes nga kushedipseja
    z.VELIU.
    -Se sa histori te tilla ka Memedhembja e te fillosh te interpetosh ato nuk mjaftojne as SHEKUJ…por mjafton nje artikull i “palyre” per te kutpuar nivelin e korespodencave nga jashte per fatet e perfaqsimin tone .

  14. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Janar 2008 @ 9:17 pm

    Ferit ne fund te procesit kur Frroku mori ne dore vendim ishim dy gazetare une dhe nje britanik.
    I thame duam nje koment per fitimin e gjygjit dhe disa pyetje.
    Ai tha NO Coment.
    Nje mosdhenje pergjigje pyetjeve tona njera nder to perse genjeu drejtesine britanike perkthehet se ai nuk e pati kurajon te thote dy detaje neve dhe se fsheh shume gjera.
    Ne nje nga postimet e mesiperme thua qe ke pare vendimin e gjykates londineze. Atje e ke se kur dhe si ka kerkuar azil ne Angli.

  15. ferit thotë:

    28 Janar 2008 @ 10:10 pm

    pershendetje press
    jo une nuk e kam vendimin, une kam vendimin e Dibres, Ta dish mire une jam mysliman, dhe e mbroj frrokun se di shume gjera, duke mos e paragjykuar nga pikpamja fetare, por une e di se si eshte e verteta. mesues koceku nuk mund te marr persiper nje akuze qe i eshte faturuar padrejtesish.
    Aty kur flet drejtesia nuk mund te flas koceku, pse nuk more gjykatesin, apo avokatin e tij ne pyetje ata mund te jepnin pergjigje per gjithcka ai nuk mund te dilte mbi palen mbrojtese keshtu mendoj une.Sepse ti ke te drejte se je gazetar dhe shume i pregatitur.

  16. press78 Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Janar 2008 @ 10:31 pm

    Ferit
    Ne Britanine e Madhe nuk flet as gjykatesi as avokatet. Avokati flet kur klienti e instrukton te flase ne emer te tij.
    Frroku ne menyre kategorike revuzoi te flase sic jua shpjegova.
    Te jesh i bindur Ferit se ky lajm nuk ka ngjyra aspak fetare nga trajtimi im si gazetar, packa Frroku ceshtjes se tij i dha nje trajte te tille. Kjo eshte puna e tij.
    Puna ime eshte te jem sherbetor i te se vertetes.
    Nese Frroku do te doje te flase me mua, te tregoje detaje te tjera rreth persekutimit une jam i gatshem, te flas me ate, te botoj anen tjeter te mendaljes.
    Ne kete ceshtje mua si gazetar nuk me intereson Frroku apo Qeveria Shqipatre qe kerkon ekstradimin, por ti shkoj deri ne fund si qendron problemi. Kush ka te drejte? Kush po fallcifikon deshmiret e ngjarjes apo dokumentat e paraqitura ne gjykate.
    Jam i vetedishem qe eshte nje cesthje komplekse por si e tille e ben profesionin tim me te bukur,pasi sic mund te jesh ne dijeni ne USA gazetaret kane shpetuar nga karrikja elektrike shume njerez ose ne te kunderten kane “gozhduar” me fakte kriminele duke ndihmuar ne venjen e drejtesise.
    Deri me tani faktet shkojne deri ketu. Nese neser do te ket te reja padyshim do te publikohen.
    Ceshtja e ekstradimeve eshte e komplikuar, pasi gjykatesi nuk ben hetimin e materialeve qe paraqet mbrojtja apo juristi britanik qe perfaqeson shtetin shqiptare.
    Ne fund ai vendos ne baze te asaj qe i eshte paraqitur.
    Dua te them se jam mahnitur nga mbrojtja qe avokati Ben Wartson i ka bere Frrokut duke ekzagjeruar xhdo aspekt, fakt apo raport te nderkombetareve per shqiperine te dala jashte moder si ato te departamentit te shtetit te viteve 97,98,2000 etj.
    Ne fund te fundit per ate paguhej.

  17. Leon thotë:

    28 Janar 2008 @ 10:56 pm

    press,
    Te dy jetojme ne te njejtin shtet, edhe ti si une e di shume mire parimin thelbesor te drejtesise Angleze… “Me mire nje i fajshem i lire,sesa nje i pa-fajshem prapa hekurave”..
    Ketu kemi te bejme me nje te fajshem te lene te lire,per hire te ketij parimit..
    Gjykatesi anglez merr nje vendim ne baze te provave te sjellura nga pala akuzuse dhe ajo mbrojtese..Nuk mund ti kerkosh gjykatesit ne nje salle gjyqi te lexoje shkrimet per Shqiperine apo te marre vendim duke u bazuar ne artikujt shtypi dhe ndarjet fetare.. Ne nje salle gjyqi vetem dhe vetem provat dhe argumentet juridike merren per baze..
    Ne kete rast kemi te bejme me nje pale akuzuse shume te dobet,qe nuk ka ditur te mbroje interesat e shtetit shqiptare..
    Megjithate, drejtesia angleze te jepe te drejten e apelimit dhe argumentat juridike mund te ballafaqohen perseri ne salle gjyqi..N.q.s. pala akuzuse eshte e sigurte te provat qe sjell mund te apeloje..
    Eshte e kote ti besh moral dikujt para gjykatesit..Cdo qenie njerezore e ka ne natyre genjeshtren,sidomos kur rreziku per te treguar te verteten mund te te kushtoje shume shtrenjte..

  18. ferit thotë:

    29 Janar 2008 @ 2:54 pm

    press leon,
    une e hedh poshte proverben, pasi anglia nuk kritikohet per drejtesi por ajo qe akuzohet ne komunitetin nderkombetar dhe ne strazburg eshte shpiperia. dhe cdo dite po merr gjoba nga gjykata e strazburgut, une e di qe nuk eshte vetem personi i lart permendur i vrare me drejtesi.por cdo dite media trondisin shoqerine tone ketu ne shqiperi, me mijra akuza hidhen ne drejtim te gjyqsorit.

  19. Linda thotë:

    2 Shkurt 2008 @ 12:23 pm

    per veliun
    Shqipërin’ e mori turku,
    i vu zjarr!
    Shqipëtar, mos rri, po duku,
    shqipëtar!

    Mjaft punove për të tjerë,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lerë
    dhe tek heq.

    Pesëqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhurë me këmn’ e duar
    me zinxhir!…
    Gjithë djemtë që ke qarë
    dhe mban zi,
    për Morenë janë vrarë,
    për Turqi!

  20. emigrant Ne Angli thotë:

    15 Korrik 2008 @ 1:00 pm

    O Z. ferit e njoh aq mire familjen Koceku sa nuk e ke idene. Babai im ka qene ne vendngjarje kur eshte vrare I ati i Frrokut.
    Vrasja ka qene aksidentale pas nje debati te forte midis djemve te Servatit ( babai i Frrokut dhe personave qe kane kryer vrasjen.
    Personi eshte denuar me 18 vjet burg.
    Frroku ka marre hak duke vrare vellain e vrasesit.
    me pas familjet jane pajtuar dhe i kane pire kafen kesaj pune dhe te dy familjet jetojne ne lure pa u trembur nga asnje lloj hakmarrje.(fakt mund te verifikohet)
    Se pari ne Lure nuk do me dite njeri per fene, jane te gjithe te lidhur nga gjaku, farefisnia, martesat dhe shoqeria.
    Motra e Frrokut ka marre nje musliman per burre.
    Lazer Koceku Vellai i Frokut ka marre nusen Muslimane ne Lure ( fakt mund te verifikohet)
    Ca lidhje kane pronat e tij te cilat jane park Kombetar dhe nuk jane te tijat me zjarrin, Po ne Greqi, Californi apo ne Seman te Fierit qe sapo jane djegur mbi 15000 Ha toke dhe mbi 100 shtepi te Frok Kocekut ishin? Zjarri nuk ka lidhje me asnje pronar se sic themi ne nga shqiperia Uji dhe zjarri te marrin pa Exhel…
    Familja koceku nuk presekutohet nga asnje qeveri sepse une isha ne lure dhe Tirane me pushime dhe sapo jam kthyer ne Angli.
    Dy vellzerit e Frrok Kovekut me sakte Valentin dhe Lazer Koceku punojne ne Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise(te dy pa shkolle vaj halli per ushtrine shqiptare dhe naton)hahaha
    Nuk i ve faj per menyren per te shpetuar koken dhe Frroku mund te perdorte cfare do lloj menyre por jo te hedhe balte mbi imazhin e lures dhe shqiperise per persekutime te rreme e ku di une se cfare
    suksese Frokut ne jeten e re, por mos te harroje qe keta muslimane qe ky thote qe e persekutojne kane ngrene me te dhe e kane dashur familjen e tij dhe pse jo shume te ndershme

  21. ferit thotë:

    5 Gusht 2008 @ 8:13 am

    O Z. ferit e njoh aq mire familjen Koceku sa nuk e ke idene. Babai im ka qene ne vendngjarje kur eshte vrare I ati i Frrokut.
    babai yt more emigrant > ka qene i impilikuar ne kete pune, por i mbyllet punet sepse patet kryetarin e gjykates, po te mos ishte implikuar shteti i asaj kohe ne kete problem, edhe babai yt do ishte denuar per bashkpunim ne vrasje.

  22. ferit thotë:

    5 Gusht 2008 @ 8:17 am

    komenti yt nuk bazohet ne te vertete, por ne konjektura te lures, thjesht per te demtuar imazhin e familjes koceku, e cila me vuajtje e sakrifice i ka bere balle agresionit te Lure dhe Dibres.

  23. hitleri thotë:

    7 Gusht 2008 @ 7:59 pm

    o komentator e njoh Frrokun ,por jo dhe aq mire. Por! po ju them se ne strasburg do perfundoj kjo loje. eshte djal i zgjuar , mbase lura ta mbaje mend tere jeten edhe si hitler.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.