Ambasadori rus në Tiranë: Versioni ynë për armët shqiptare në Gjeorgji
Ambasadori rus në Tiranë, Lvovich Prishchepov ka reaguar menjëherë sot kundër deklaratës së bërë nga kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme.
Merkure, 27 Gusht 2008
Ambasadori rus në Tiranë, Lvovich Prishchepov ka reaguar menjëherë sot kundër deklaratës së bërë nga kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme. Ai është shprehur se: “Rusia nuk ka akuzuar Shqipërisë për shitje armësh por emri i Shiqpërisë ekziston në sitet ruse për shkak se në Gjeorgji janë gjetur armë që vijnë nga Shqipëria”. Sipas tij shitja e armëve nuk është një vepër kriminale kështu që Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet lidhur me këtë.
Dje kryeministri Berisha tha në një konferencë shtypi se nuk i ka shitur armë Gjeorgjisë për luftën.
Sipas tij Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta ushtrinë e vet, dhe që pësoi një agresion.
“Akuzat ruse nuk më çudisin aspak. Kanë një qëndrim konstant ndaj Shqiptarëve. Por qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla sipas mendimin tim është i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO”
– tha Berisha në takimin e djeshëm.
Ndërkohë ambasadori rus është shprehur se Rusia nuk përdor agresion madje mundohet ti ndihmojë vendet që pësojë agresion.
Interesimit të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet Rusi- Shqipëri ai i është përgjigjur se pozicioni i tij diplomatik nuk e lejojnë të komentojë lidhur me këtë. Por sipas tij nuk ka asnjë ndryshim. Ai ka kërkuar madje edhe takim me presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Ndërsa sa i përket Kosovës, ambasadori rus tha se “Kosova është një rast unikal”. Ai nuk ka komentuar asgjë lidhur me pavarsinë e dhënë dje për Osetinë Jugore dhe Abkazinë.
27 August 2008 @ 2:40 pm
Shkrimi nuk eshte i sakte. Rusi ka tall bythen me gazetaret dhe iu ka thene : A nuk keni shkruar edhe ju qe Kosova eshte rast i vecante ??
Shqip do te thote qe si rast i vecante duhet trajtuar si i vecante, por ne Rusi kjo nuk perkthehet pavaresi.
Rusi nuk doli per te marre kapital politik ne Shqiperi.
Atje ku luhet karta e Rusise se madhe te rrezikuar, keto deklaratat qe Shqiperia i ka shit arme armiqve te Rusise kane efekt tjeter te ndryshem nga ai qe deshirojme. Nuk eshte i pire nje ambasador kur del e komunikon me media dhe aq me keq nuk eshte tape Shefi i Ushtrise Ruse.
Berisha mire beri qe foli, po keto pune me mire i bejne Ministrat e Jashtem se kryeministrat.
Nuk eshte deklarate kryeministri kjo.
27 August 2008 @ 11:40 pm
Koth nuk e dimë a ka bërë mirë Berisha që foli akoma, lexo këtë lajm. I bie që ose s’merr vesh se ç’ka bërë Shqipëria ose po gënjen. Për ne shqiptarët jo ndonjë gjë e madhe, por vazhdon të lërë nam.
28 August 2008 @ 1:05 pm
Berisha e bën si puna e strucit që mundohet të fusi kokën në rërë, por sa më shumë mundohet të fshehi kokën aq më shumë i del prapanica e zbuluar…
28 August 2008 @ 8:37 pm
Sala eshte gomar nga koka ne kembe. Po te kishte pak tru do te kishte thene: “Shitja e armeve Gjeorgjise nuk eshte kunder ligjve nderkombetare. Ne, po te doje Gjeorgjija, mund t’ju shesim gjithe tunelet dhe magazinat qe i kemi plot per plot. Ne kete menyre, mbushet buxheti i shtetit dhe nuk rezikohet popullsia nga stoqet e armatimeve. Deklaratat e ruseve as na ngrene e as na ulin. Eshte e veshtire ta mendosh sesi Rusia mund te mbaje nje qendrim me armiqsor ndaj Shqiperise nga qendrimi qe mban sot.”